AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14504
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe   Mer 2 Oct - 2:20

http://gazetadita.al/55-pergjigjet-e-edi-rames/



A eshte e vertete se Sali berisha ka nenshkrue marveshjen e krijimit te serbise se madhe zotri Edi Rama ?

Po flitet pėr njė projekt tė Serbisė sė Madhe ku qeveria e Saliut ka marrė pjesė me konsensus nė tė. Pse nuk reagoni?

Pergjigjet Edi Rama;

Nuk ka asnjė projekt tė tillė, qeveria e mėparshme ka plot faje po jo kėtė.

Plani pėr “Jugosllavinė e re”
Besiana Xharra & Arbėr Selmani
Publikuar: 25.09.2013 - 08:09
Komente (124) Publiko nė:        

Njė asamble parlamentare e pėrbashkėt, njė treg i pėrbashkėt ekonomik, njė sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkėpunime nė shumė fusha tjera, pėrfshirė edhe luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, ėshtė plani i nismės pėr gjashtė shtetet e Ballkanit Perėndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtėshja e Ballkanit Perėndimor), pjesė e sė cilės janė: Shqipėria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativė kjo pėrmes sė cilės synohet integrimi i pėrbashkėt nė Bashkimin Evropian.

Kėtė dokument-strategji, tė mbėshtetur nga komisionari pėr zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar kėtė vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zėri” nė tė cilėn shpalosen detajet pėr bashkėpunimet ndėrqeveritare mes tyre.

Pėr kėtė nismė madhore, pėrmes sė cilės synohet tė pėrcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovės dhe e shteteve rajonale, do tė takohen tė enjten (nesėr) nė New York, ministrat e jashtėm tė kėtyre gjashtė shteteve nė mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, pėr tė vendosur pėrfundimisht se a do tė gjejė mbėshtetjen definitive.

Plani i kėsaj nisme, i pėrpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar nė duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Kėshillit pėr Bashkėpunim Rajonal, (tė dy pėrkrahės tė nismės), u ėshtė dorėzuar 6 shteteve nė muajin prill tė kėtij viti, ndėrkohė qė ato kanė pasur njė takim nė qershor nė Budvė tė Malit tė Zi ku kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues nga Kosova.

Nė transkriptin e kėtij takimi tė siguruar nga “Zėri”, mėsohet se parimisht shtetet e kanė pėrkrahur si iniciativė.

Nesėr takohen nė New York

“Zėri” ka mėsuar se tė ėnjtėn (nesėr), ministrat e jashtėm nga gjashtė kėto shtete do tė
takohen nė New York.

“Pėrfundimisht do tė dihet nė kėtė takim, nėse do tė pėrkrahet si nismė, ku pėrfaqėsuesit e kėtyre 6 shteteve do tė votojnė pėr ta dėrguar apo jo pėrpara kėtė strategji”, thonė burime diplomatike tė “Zėrit”.

Nė kėtė takim ku Kosovėn do ta pėrfaqėsojė ministri i jashtėm, Enver Hoxhaj, do tė sqarohet edhe njė ēėshtje qė konsiderohet me rėndėsi tė madhe, qė ka tė bėjė me atė nėse nė kėtė bashkim do tė jenė tė pėrfshira edhe Kroacia e Sllovenia, duke bėrė kėshtu G6+2, edhe pse kėto dy shtete janė anėtare tė BE-sė, por qė sidomos pėr Kosovėn, ka shumė rėndėsi pjesėmarrja e tyre.

Burimet tregojnė se Sllovenia tashmė ka hequr dorė, ndėrsa Kroacia ka dyshime. E rreziku, sipas Kosovės, ėshtė se nėse edhe Kroacia heq dorė, dominimin e kėsaj nisme ka pėr qėllim ta marrė Serbia, e cila tashmė ka nisur intensivisht tė punojė nė kėtė drejtim, qė tė ketė rol udhėheqės nė kėtė nismė, e qė nė kėtė rast nuk do t’i konvenonte Kosovės.

Pas pėrpilimit tė dokumentit nga ana e Malit tė Zi, deri tani ėshtė mbajtur vetėm njė takim nė Budvė tė kėtij shteti, nė nivel tė drejtorėve politikė tė 6 shteteve, ku pjesėmarrėse ka qenė edhe Kroacia, apo siē ėshtė emėrtuar “Ballkani Perėndimor Gjashtė + 1”.

Kosovėn e ka pėrfaqėsuar Sami Ukelli, drejtor gjeneral nė Ministri tė Jashtme dhe Sylė Ukshini, drejtor pėr Ballkan nė po kėtė ministri.

Nė transkriptin e kėtij takimi, tė siguruar nga “Zėri”, thuhet se nė parim pjesėmarrėsit nė takim kanė konfirmuar gatishmėrinė pėr, siē thuhet, bashkėpunimin nė formatin e dhėnė tė bashkėpunimit rajonal, objektivi kryesor i tė cilit ėshtė integrimi mė i shpejtė i tyre nė Bashkimin Evropian.

Nė dokument thuhet se Kroacia edhe pse tashmė ka aderuar nė BE me anė tė kėsaj iniciative tė pėrbashkėt ka pranuar qė tė japė kontributin e saj duke ndarė pėrvojėn e integrimit me vendet tjera dhe duke vazhduar mė tej marrėdhėniet partnere me vendet e rajonit.

Nė takim pjesėmarrės ishin edhe shefat e delegacioneve tė BE-sė nė Mal tė Zi, ambasadori Mitika Drobnic dhe sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit pėr Bashkėpunim Rajonal, Goran Svilanovic.

Transkripti citon ambasadorin Drobnic, i cili konfirmon qėndrimin e komisionarit pėr Zgjerim tė BE-sė, Stefan Fule, se kjo iniciativė e Mali tė Zi po ndodh nė momentin e duhur dhe se trajton nė mėnyrė tė barabartė ēėshtje tė rėndėsishme tė procesit tė integrimit nė interes tė vendeve pjesėmarrėse.

Ndėr tjerash, “Zėri’ jozyrtarisht mėson mbi qėndrimet e kėtyre shteteve veēmas, nė atė takim.

Shqipėria ishte ajo qė ka shfaqur dyshime dhe nuk ka dhėnė pėrgjigje definitive. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanė pranuar. Ndėrsa Kosova ėshtė deklaruar se ajo pėrkrah ēdo nismė qė ka pėr qėllim integrimin e saj dhe tė rajonit nė Bashkimin Evropian.

Si pėrfundim, qė kėto 6 shtete tė japin pėrgjigje definitive, u ėshtė ardhur ftesa nga Mali i Zi me iniciativė tė komisionarit Fule qė tė takohen tė New York, me 26 shtator (nesėr), ftesėn tė cilėn e ka parė edhe “Zėri”. Por qė kėsaj here, takimi do tė jetė nė nivel mė tė lartė, mes ministrave tė Punėve tė Jashtme.

Po ashtu mėsohet se nėse kėsaj here, plani e merr dritėn e gjelbėr, takimi i radhės do tė mbahet nė fund tė kėtij viti nė nivel kryeministrash.

Emėrimi serb “Versioni 4.0 i Jugosllavisė”

E nisur me siē thuhet me qėllim tė integrimit tė 6 shteteve nė BE, nisma po keqpėrdoret nga shteti serb, i cili tashmė edhe i ka dhėnė tjetėr format asaj, duke e quajtur ndryshe si “Versioni 4.0 i Jugosllavisė”.

Ėshtė ideja e fshehtė e tyre pėr ta paraqitur krijimin e njė Jugosllavie tė re, ku Serbia do jetė dominuesja, e tri shtetet tjera: Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi, tė jenė si Beneluksi pan-shqiptar.

Jozyrtarisht gazeta ka mėsuar nga burimet e saj nė Serbi, se Beogradi duke mos dashur ta njohė pavarėsinė e Kosovės, po e pėrdor kėtė iniciativė qė t’i hapė vetes dyert mė lehtė drejt BE-sė.

I njėjti burim thotė se Serbia dėshiron tė tregohet mė dominuese dhe se ky mbetet njė plan i cili do tė zbatohet nė momentin qė shtetet pranojnė anėtarėsimin final.

I kontaktuar nga “Zėri”, zėdhėnėsi i Qeverisė serbe, Milivoje Mihajloviq, nuk jep detaje sepse thotė se Beogradi zyrtar ėshtė nė shqyrtim tė dokumentit.

“Qeveria e Serbisė ende ėshtė nė shqyrtim tė kėsaj ideje. Andaj nuk mund tė themi asgjė mė shumė pėr momentin”, thotė Mihajloviq.

Nė anėn tjetėr, Dijana Vukomanoviq, anėtare e Komisionit pėr Integrime Evropiane nė Qeverinė e Serbisė, nga Partia Socialiste nė pushtet, pranon pėr “Zėri” se kryeministri serb Ivica Daēiq po e sheh kėtė ide si njė farė lidhje ballkanike nordike.

“Kryeministri Daēiq ka folur pėr njė farė lidhje ballkanike nordike, dhe kjo ėshtė njė ide qė ne kemi plasuar mė parė, e ngjashme me njė Beneluks pan-shqiptar”, tha ajo.

Por, sipas saj, posa tė plasohet nė opinion si ide pėr krijimin e njė Jugosllavie tė re, apriori ajo do tė gjykohet si e dėshtuar, duke pasur parasysh tė kaluarėn jo tė largėt mes kėtyre shteteve, tensioneve e konflikteve ndėretnike.

Kėto janė forma tė organizimit tė shtetit tė cilat tashmė funksionojnė nė Evropė, siē ėshtė edhe Beneluksi i pėrmendur, thotė Vukomanoviq, por, sipas saj, njė ide e tillė do tė ishte mė e realizueshme nė njė tė ardhme mė tė largėt.

Ėshtė pikėrisht kjo politikė e fshehtė e Serbisė nė kėtė iniciativė, qė ka bėrė qė pėr Qeverinė e Kosovės, pjesėmarrja e Kroacisė tė jetė e rėndėsishme.

Madje siē ka mėsuar “Zėri”, nė takimin nė New York, pėrgjigjja e Kosovės do tė varet shumė edhe nga pėrgjigjja e Kroacisė.

“Ekzistojnė dyshime dhe shqetėsime se me tėrheqjen e Kroacisė, Serbia do bėhet dominuese nė kėtė nismė, qė nuk i konvenon Kosovės, dhe kėtu ėshtė hezitimi i vetėm i saj nė kėtė nismė”, tha njė burim nė Qeverinė e vendit.

Megjithatė tė kontaktuar nga “Zėri”, zyrtarė tė Qeverisė kanė hezituar tė japin njė pėrgjigje zyrtare rreth kėsaj ēėshtje dhe takimit tė nesėrm.

Dyshime pėr qėllimin e kėsaj iniciative

Lulzim Peci, analist, ish-ambasador i Kosovės nė Suedi, thotė se si iniciativė e pėrkrahur nga Fule dhe e plasuar nga Mali i Zi, G6 ka paqartėsi nė pėrmbajtjen e saj.

Ai thotė se edhe pse BE e ka pėrkrahur, iniciativa ende nuk ka hasur nė ndonjė entuziazėm nė regjion, pos asaj ende nuk ka pėrgjigje nga Uashingtoni zyrtar.

Si e tillė, iniciativa ka edhe tė mirat, por edhe disa elemente qė nė afat tė gjatė mund tė jenė negative, shprehet Peci.

“Pėr arsye se bėhet fjalė pėr shtete qė synojnė anėtarėsim nė BE, ky dokument mund tė tingėllojė si njėlloj vetėdetyrimi i regjionit, dhe kjo mund ta zgjasė procesin e zgjerimit pėr regjion nėse reformat nuk ecin pėrpara”, vazhdon Peci. Sipas tij, BE mbase po e pėrdor kėtė plan pėr tė pauzuar politikėn e zgjerimit tė BE-sė.

“Pas anėtarėsimit tė Kroacisė nė BE, mendoj se BE-sė i duhet njė pauzė me vendet ballkanike perėndimore. E pėr ta arsyetuar kėtė pauzė, kjo iniciativė ėshtė e duhura pėr t’u thirrur nė tė”, shton Peci.

Por, Shenoll Muharremi, njohės i integrimeve evropiane, thotė se parimisht si iniciativė e cila thuhet se ka pėr qėllim bashkėpunimin rajonal, ėshtė e mirėseardhur, sidomos kur kemi parasysh historinė e afėrt konfliktuoze dhe tensionet nė Ballkanin Perėndimor. E mbi tė gjitha, Kosova kėtė iniciativė mund ta pėrdorė pėr tė hyrė si pako nė BE, thotė ai.

Ėshtė interes strategjik, fondamental, i Kosovės qė tė punojė, argumentojė dhe lobojė qė vendet e Ballkanit Perėndimor tė anėtarėsohen si pako nė BE. Nėse Kosova dyfishon angazhimet rreth reformave dhe zė hapin me tė tjerėt, rajoni do tė mundė tė hyjė si pako nė BE, tha ai.

“Mbi tė gjitha, do tė pamundėsonte njė skenar tė mundshėm ku Serbia anėtarėsohet para Kosovės dhe si vend anėtar me tė drejtė veto Kosovės do ia vėshtirėsonte anėtarėsimin nė BE- pėrfshirė kėtu edhe detyrimet qė do tė mund t’i paraqiste karshi saj pėr kompromise tė reja”, tha Muharremi.

Pra, sipas tij, kjo iniciativė si e tillė ėshtė me rėndėsi qė tė iniciohet, pėrkrahen dhe mirėmbahen nga vetė rajoni pėr vetė interesin e tyre.

“Fundja ky ėshtė edhe njė kusht elementar pėr anėtarėsim nė BE”, shprehet ai.
Tė kontaktuar nga “Zėri”, edhe zyrtarė nga zyra e komisionarit, Stefan Fule, kanė pohuar pėrkrahjen e kėsaj nisme.

“Iniciativa G6 e Malit tė Zi, ka pėr qėllim forcimin e bashkėpunimi mes shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Komisionari pėr zgjerim e pėrkrah kėtė iniciativė, nė pėrputhje me rėndėsinė qė ajo atribuon pėr bashkėpunimin rajonal, si njė element thelbėsor tė procesit tė Stabilizimit dhe Asocimit”, thotė Peter Stano, zėdhėnės i komisionarit Stefan Fule.

Me asamble tė pėrbashkėt parlamentare

Duke pasur parasysh faktin se parlamentet paraqesin kornizėn mė tė fuqishme institucionale tė demokracisė sė pėrfaqėsimit dhe rolin e tyre nė rritje nė procesin e integrimit evropian tė secilit vend anėtar, nxitja e njė bashkėpunimi mė tė fuqishėm nė kėtė fushė do tė jenė njėra nga detyrat mė kryesore, thuhet nė dokumentin e siguruar nga “Zėri”, tė pėrpiluar nga Mali i Zi, ku paraqiten planet dhe fushat qė ata parashohin bashkėpunimin ndėrqeveritar mes 6 shteteve.

“Pėrpjekje tė veēantė do tė pėrqendrohen nė themelimin e Asamblesė Parlamentare tė gjashtė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, i cili do tė pėrbėhet nga 10 pėrfaqėsues nga secili vend anėtar, respektivisht (60 pėrfaqėsues gjithsej) dhe e cila do tė jetė njė vazhdim i arsyeshėm i Forumit Parlamentar tė Cetinės.

Dokumenti parasheh edhe plan nė luftėn e pėrbashkėt ndaj korrupsionit. “Meqė ėshtė rėnė dakord se lufta kundėr korrupsionit paraqet njė komponent tė rėndėsishėm dhe tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, vendet anėtare do tė sugjerojnė konsolidim tė Iniciativės Rajonale pėr Migracion, Azil dhe refugjat, dhe Iniciativės Rajonale Anti-Korrupsion me qėllim tė krijimit tė njė qendre rajonale tė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar”.

Rritje tė kompetencave dhe konkurrueshmėrisė sė ekonomive tė ndėrsjella dhe gjetja e njė formule efikase pėr zbutjen e efekteve negative tė krizės sė ekonomisė globale pėr stabilitetin dhe ruajtjen e tregut rajonal, ėshtė pika tjetėr e paraparė nė kėtė plan. Rrugėt energjetike dhe infrastrukturore ėshtė bashkėpunimi tjetėr.

Plani parasheh edhe qasje tė integruar nė fondet pėr financim tė projekteve me interes rajonal.

Ndėr tė tjerash, parashihet krijimi i njė zone unike pėr shkėmbimin e njerėzve dhe kapitalit, ku vendet anėtare do tė bėjnė pėrpjekje nė thjeshtėsimin e procedura pėr kalimin e kufijve nė atė nivel sa tė hiqen edhe pasaportat.

“Vėmendje e veēantė do t’i kushtohet edhe pėrmirėsimit dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, pėrmirėsimit tė jetės sė pakicave pėrmes formulimit tė politikave tė ndėrsjella dhe pėrcaktimit”.

Njė komponent tjetėr i rėndėsishėm paraqitet promovimi dhe nxitja e nismave rajonale ekzistuese.

“Do tė mbėshtetet bashkėpunimi ndėrmjet Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore (SEECP) dhe Kėshillit pėr Bashkėpunim Rajonal (RCC). RCC ka pėr qėllim hartimin e njė strategjie dhe programi tė ri tė punės sė kėtij kėshilli pėr periudhėn kohore 2013-2016, me qėllim tė konsolidimit tė bashkėpunimit rajonal ne Evropėn Juglindore”, thuhet ndėr tjerash nė kėtė plan, i cili pėrmban edhe dhjetėra detaje tjera.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Enver Hoxha nga Peqani suharekes perkrah serbine e madhe
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: