AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Politikanėt e Kosovės janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14802
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Politikanėt e Kosovės janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė   Mar 8 Avr - 23:54

http://www.koha.net/?id=26&o=75


Politikanėt e Kosovės janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė2014-04-07 11:47:49
Kush do ta pengojė bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn; ndėrkombėtarėt apo vetė shqiptarėt? Arsyet e elitės sė Kosovės qė do tė vonojnė bashkimin dhe cilat janė ngjarjet ndėrkombėtare qė mund tė ndikojnė nė pėrfshirjen e shpejtė nė BE tė dy shteteve shqiptare .
“Elita politike e Kosovės, pėrveēse nėn trysni tė fortė tė brendshme dhe tė jashtme nuk do pranonte, nė asnjė rast, tė lėshonte pushtetin nė Shqipėri. Ajo po konsolidohet, po fiton instinkt dhe shprehi politike, po krijon domen financiar dhe elektoral, tė cilat ėshtė e qartė se nuk ka ndėrmend t’i lėshojė pėr njė kohė tė gjatė”
****
Vonesa e zgjerimit me Evropėn do ta detyrojė Shqipėrinė tė zgjerohet. Natyrisht nė Kosovė. Por ky proces shumė shpejt do tė ketė kundėrshtarėt e vet qė do arrijnė ta shtyjnė bashkimin pėr disa dekada tė mira. Dhe kundėrshtarėt e bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn nuk do jenė mė serbė, as rusė dhe as evropianė. Ata do tė jenė shqiptarė.
Po pėrpiqem ta argumentoj kėtė bindje, sepse e di qė kėto fjalė do t’ia ngrenė shigjetat e gjahut politik shumė shqiptarėve, qė kėtė sport e kanė tė dashur nė ēdo kohė. Edhe kur vetė bėjnė tė kundėrtėn. Sepse shqiptarėt kanė njė zakon nga i cili nuk shpėtojnė dot: luftėn me tė vėrtetėn. E vėrteta ėshtė viktima e tyre mė e madhe nė histori.
Kosova ėshtė sot shteti mė unik nė Evropė. Funksionon si shtet, sepse ka qeveri dhe pushtet lokal tė zgjedhur, ka parlament, ka polici dhe administratė. Ėshtė pra, njė model funksional demokratik, pavarėsisht nga cilėsia e kėtij modeli. E, megjithatė, Kosova ende nuk ka sovranitetin e duhur pėr tė marrė disa vendime. Kosova ėshtė njė eksperiment ndėrkombėtar pėr modelin dhe funksionimin e tė cilit doktrina perėndimore nuk ishte e pėrgatitur pėrpara se tė ndodhte. Kosova ka thyer rregullin ndėrkombėtar tė krijimit tė shteteve dhe, megjithėse ky pėrjashtim nga rregulli i ka dhėnė avantazh shqiptarėve nė tėrėsi, serish pyetjet qė lidhen me tė janė pa pėrgjigje. Ēfarė do bėhet me Kosovėn? A ka mundėsi ky shtet tė jetė politikisht dhe ekonomikisht i vetėmjaftueshėm? Unė them se po.
Mė shumė pėr meritė tė kėmbėnguljes sė Shteteve tė Bashkuara, por edhe tė Evropės, eksperimentit shtetformues tė Kosovės po i shkohet dhe do t’i shkohet deri nė fund. Nuk ka mė asnjė mundėsi qė Kosova tė kthehet nė Serbi. Por ēėshtja ėshtė: Do ekzistojė si njė shtet mė vete, apo do duhet t’i bashkohet Shqipėrisė? Evropa ėshtė e ndarė nė kėtė pikė. Kryesisht pėr shkak tė refuzimit tė Rusisė, roli i sė cilės ėshtė duke u rritur, por edhe pėr shkak tė paragjykimit pėr Shqipėrinė. Paragjykimi pėr aftėsinė shtetformuese tė shqiptarėve e vonon procesin e bashkimit mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ose e shtyn atė pa i dhėnė mundėsi Shqipėrisė dhe Kosovės tė forcohen bashkėrisht si njė shtet. Por nė tė ardhmen ky paragjykim do tė mbijė edhe tek shqiptarėt dhe, sidomos, tek shqiptarėt e Kosovės.
A duhet tė bashkohemi me Shqipėrinė? Nė fund tė fundit, a ia vlen?
Kosova do ta vonojė bashkimin me Shqipėrinė
Pėrveē konjukturės ndėrkombėtare ka njė faktor qė sot dhe, ndoshta, edhe mė shumė nė tė ardhmen, do tė jetė nė heshtje kundėr bashkimit. Kjo ėshtė elita e Kosovės dhe, kryesisht, klasa e saj politike. Asaj i ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė qeverisur njė vend qė nuk ka ekzistuar dhe ēdo motiv patriotik pėr ta humbur kėtė mundėsi do kundėrshtohej. Nė heshtje fillimisht, siē ndodh sot. Dhe, nė tė ardhmen, edhe me zė. Qoftė edhe mendimi se duke u bashkuar me Shqipėrinė fuqia politike do tė zhvendosej nė Tiranė, e huton klasėn politike nė Kosovė, e cila pothuajse nuk flet pėr bashkim kombėtar, por vetėm pėr integrim.
Dhe kjo gjuhė nuk vjen vetėm nga detyrimi pėr tė bėrė farmaci diplomatike, por rrjedh nga nevoja e brendshme pėr autonomi.
Pas sigurimit tė pavarėsisė sė plotė nga Serbia dhe, pėr pasojė, edhe nga kontrolli ndėrkombėtar, nevoja pėr mė shumė autonomi nga Shqipėria do tė dominojė mendimin politik tė Kosovės. Kėshtu ka pėr tė ndodhur nė tė paktėn dhjetė vitet e ardhshme pėr tė mos thėnė edhe mė gjatė, nėse nė Evropė nuk ka ngjarje tė cilat sot ėshtė vėshtirė t’i parashikosh. Le tė themi se kriza me Rusinė, frika e dominimit rus dhe presioni nė rritje i ShBA, mund ta detyrojnė Evropėn tė kapėrcejė skepticizmin qė ka sot ndaj Ballkanit pėr shkak tė prapambetjes, varfėrisė e dasive etnike dhe, kėsisoj, tė marrė njė vendim politik pėr bashkimin e shpejtė me Ballkanin dhe nė kėtė kontekst edhe tė Shqipėrisė me Kosovėn apo tė Serbisė me njė pjesė tė Bosnjės.
Por le tė kthehemi nė Kosovė, nė kushtet kur faktorėt ndėrkombėtarė janė po ata qė janė sot, pra po aq tė mpirė, po aq tė kujdesshėm dhe tė pavendosur. Analiza e arsyeve shqiptare dhe e pasojave tė kėtyre arsyeve mbi Shqipėrinė ėshtė qėllimi i kėtij libri.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Politikanėt e Kosovės janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: