AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 vrasja e Miliq Kerstiq-it nga Selman Kadria,verteta

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: vrasja e Miliq Kerstiq-it nga Selman Kadria,verteta   Ven 11 Avr - 2:04

Ja si ndodhi vrasja e Miliq Kerstiq-it nga Selman Kadria
10.04.2014 | 18:11
Nga Muharrem Blakaj - Selman Kadri Hasanaj – Lindi nė Cerrcė nė vitin 1906. Si i ri u dallua me virtyte e shkathtėsi. Ishte mahitar, tregimtar dhe rapsod i talentuar.
Si kėngėtar i shquar, i kishte takuar grupit tė rapsodėve tė mirėnjohur tė asaj kohe, Brahim e Ali Kabashit, tė cilėt, me kėngėt popullore dhe me zėrin e tyre brilant, sikur i kishin dhėnė vullnet pėr jetė e qėndresė nėn pushtimin e egėr serb mbarė popullit tė Podgurit. I ftuar nė dasma, fjalė nusesh dhe ahengje, Selmanit i kishte rastisur tė takohej me shumė burra tė shquar e patriotė, por edhe me figura tė ndryshme politike tė kohės. Nė saje tė takimeve tė tij tė shpeshta me Smajl Ali Bicajn, pėr herė tė parė ishte ndeshur me literaturė shqiptare, qė Smajlit fshehurazi ia kishte sjellė Sali Hoxha nga Orrobėrda, i cili e kishte marrė nė konsullatėn shqiptare nė Shkup. Kėta libra Smajli i kishte lexuar vetė dhe ua kishte shpėrndarė shokėve tė tij tė besueshėm, si Avdyl Sylė Mavrajt, Idriz Fazlisė, Tafė Maxharrit, Selman Kadrisė, Brahim Ukė Kabashit, Ali Kabashit etj. Tė influencuar nga literatura shqiptare, tė indinjuar nga shtypja e egėr serbe, kėta shokė tė besės disa herė kishin biseduar pėr organizimin e njė kryengritjeje tė armatosur pėr t’u liruar njė herė e pėrgjithmonė nga tutela serbe. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, Selmani kishte lidhje gjaku me Kėrstiqėt, sepse nėna e tij ishte bijė e fisit tė tyre. I trajtuar si nip i Kėrstiqėve, Selmani me kohė kishte fituar besimin e serbėve tė Istogut e veēmas tė vojvodės, Miliq Kėrstiqit. Duke qenė i pranishėm nė mesin e serbėve, kishte arritur tė zbulonte shumė intriga, vrasje e dhunime tė tmerrshme tė kryera nga Miliqi dhe pasuesit e tij. Me kohė kishte zbuluar se vdekja tragjike e babės sė tij nuk kishte ardhur si njė fatkeqėsi rasti, por si rezultat i intrigave tė Miliqit.
Nė periudhėn e dytė tė viteve tridhjetė, nė Kosovė e mė gjerė ishin krijuar shoqata ilegale si „Kosmeti“
e „Besa“. Nga kėto organizata ilegale vepronte rinia dhe studentėt e rrallė shqiptarė duke shpėrndarė parulla nė gjuhėn shqipe kundėr reformės agrare, kundėr kolonizimit tė tokave tė tyre dhe njėherėsh duke i bėrė thirrje popullit shqiptar qė tė mos braktiste trojet e veta[3].


Se vėrtet kėta rapsodė tė talentuar i kishin takuar ndonjėrės prej kėtyre organizatave politike, qė pėr qėllim kishin luftėn kundėr pushtimit tė egėr serb, pritet fjala e historisė, por vendimet e tyre historike, pėr t’i vrarė vojvodėt serbė tė Podgurit, Arsa Peroviqin, Miliq Kėrstiqin, Panta dhe Gale Terziqin, janė tė freskėta nė kujtesėn e popullit tė kėsaj ane.
Ndėrkohė kishte ndodhur njė vrasje, qė kėtij organizimi i kishte dhėnė drejtim tjetėr. Vesel Ibishi nga Llukavci i Begut, nė Pazar tė Pejės e kishte mbytur me bisht shati Ramė Ali Bicajn. Vėllai i Ramės, Smajli, nė rrėmujė e sipėr, para vendimeve kombėtare, nxjerr gjak, duke e vrarė njėrin nga meshkujt e Vesel Ibishit dhe duke e plagosur njė tjetėr. Smajli del nė mal, duke i humbur kontaktet konspirative me grupet e tij.


Nė muajin qershor tė vitit 1938 Selman Kadria e shfrytėzon rastin dhe e vret Miliq Kėrstiqin. Menjėherė pas vrasjes shkon nė Vrellė dhe troket nė derėn e Tahir Ali Bicajt. Del i vėllai, Mustafa, dhe e njofton sė Tahiri nuk ndodhej nė shtėpi. Atėherė Selmani i tregon Mustafės nė „besė“ se si e kishte vrarė Miliq Kėrstiqin. Thuhet se nė fillim Mustafa nuk i kishte besuar, duke i thėnė: „Hala s’ka ba nana djalė qė e vret atė shka“. Pėr ta bindur se ngjarja ishte e vėrtetė, Selmani i tregon vendin e vrasjes, fshehjen e kufomės, marrjen e disa dokumenteve, qė Miliqi i kishte pasur nė xhep, si dhe pushkėn e tij, tė derdhur nė argjend, e tė cilėn Selmani e mbante nė dorė. Pastaj kėrkon ndihmėn e tij, pėr ta strehuar apo pėr t’i treguar se ku ndodhej Smajli me shokėt e tij kaēakė. Mustafa e njofton se Smajli sa ishte nisur nė drejtim tė Shqipėrisė, i shoqėruar nga i vėllai mė i vjetėr, Tahiri, i cili do ta bashkonte me disa miq nga rrethi i Deēanit. Selmani ishte ndarė nga Mustafa pėr tė kėrkuar rrugė tė reja shpėtimi, kurse Mustafa shkon nė postkomandėn e xhandarmerisė nė Vrellė dhe e lajmėron rastin. Ndėrkohė, ishin pėrhapur fjalė se gjoja kallėzimin e kishte bėrė miku i Selmanit, Isuf Vesel Blakaj, i cili kishte pasur miqėsi tė ngushtė me familjen Peroviq

Ndjekjet e menjėhershme kundėr Selmanit kishin filluar nga xhandarėt e postėkomandės sė Vrellės. Ishin zėnė pikat strategjike tė fshatit. Rrugėt ishin patrulluar me forca tė shtuara.



I zhgėnjyer qė nuk kishte gjetur strehė nė konakun e Bicajve dhe nga nevoja pėr t’u takuar me Smajl Alinė, i frikėsuar nga ndonjė tradhti e mundshme, Selmani troket nė derėn e Kadri Imerit, dhėndėr i fisit tė tij (gruaja e Kadri Imerit quhej Zade, por me pėrkėdhelje e thėrrisnin Lalė. Ishte e motra e Zeqė Hasan Hasanajt, kushėrirė e afėrt e Selman Kadrisė). Kadri Imeri ishte personi i dytė qė ishte njoftuar nga vetė Selmani pėr vrasjen e Miliqit. Pasi e dėgjon me vėmendje ndodhinė, Kadriu e pranon kėrkesėn e Selmanit pėr ta ndihmuar nė kėto momente tė rrezikshme. Nuk guxon ta strehojė nė shtėpi. Rreth tri ditė e mban tė fshehur nė njė kolibe nė zabel pranė vreshtit tė tij. Kadriu i kishte kumtuar Selmanit lajmet e hidhura qė qarkullonin se xhandarmėria serbe ishte ngritur nė kėmbė me njė vrull tė paparė ndonjėherė nė kėrkim tė tij, duke pėrdorur tė gjitha format qė i kishte nė dispozicion, prej torturave, burgosjeve, mashtrimeve, dezinformatave e deri te shumat marramendėse tė parave pėr ata qė do ta zinin apo qė do ta njoftonin xhandarmėrinė pėr lėvizjet e Selmanit e qė do tė ēonin nė kapjen apo vrasjen e tij! Tė parėt qė e pėsuan nga kjo valė e tmerrshme dhune, ishin bashkėfshatarėt e Selmanit, miqtė dhe dashamirėt e familjes sė ngushtė dhe tė gjerė, e veēmas kushėrinjtė e tij tė parė, pra familja Hasanaj nga Cerrca. Kėsaj dhune nuk i shpėtoi as Lubozhda, me ē’rast u torturuan rėndė kėta burra: Ramush Sadri Osaj, Ali Sadri Osaj, Sali Bajram Sejdijaj, Ramė Asllan Idrizaj, Mehmet Nezir Idrizaj, Tahir Beqir Zeqiraj, Ali Tem Hasanaj, Jashar Tem Hasanaj, Fetė Islam Hasanaj, Shaban Mursel Ēetinaj, Tahir Mursel Ēetinaj, Sadik Isuf Ēetinaj, Ramė Lahaj-Lajqi, Sylė Lahaj-Lajqi, Haxhi Vuthaj, Xhemajl Adem Pepaj, Bekė Deli Pepaj, Isuf Kadri Pepaj, Adem Adem Pepaj, ndėrsa Sejdi Zenun Pepaj nuk e pranon torturėn zhburrnuese, duke e hapur gjoksin para xhandarėve pėr ta vrarė. E shpėton fqinji serb Jagosh Masllavariqi.


Ndėrkohė, Kadri Imer Blakaj i tregon Selmanit rrjedhėn e ngjarjeve dhe i sugjeron se nė rast mungese nė sjelljen e ushqimeve nė kohėn e caktuar, ta kishte tė qartė se ishte arrestuar nga xhandarėt dhe tė kėrkonte rrugė tė reja shpėtimi, sepse pėr strehimin e tij nė vresht Kadriu nuk kishte guxuar t’i tregonte askujt, bile as vėllezėrve tė vet. Nuk vonon dhe xhandarėt e arrestojnė Kadriun. E dėrgojnė nė Istog dhe e mbajnė nė arrest duke e torturuar deri nė alivanosje pėr t’u treguar se ku ndodhej Selmani. Pas njė vonese prej tri ditėsh, Selmani e mėsynė Rugovėn dhe takohet me Xhemė Sadrinė, tė cilin e kishte mik tė besės, me shpresė sė me ndihmėn e tij do tė kalonte kufirin dhe do tė arratisej nė Shqipėri. Ndėrkohė, Selmanit i vijnė lajme tė tmerrshme nga vendlindja, se gjoja pushteti serb, nė krye me Rale Vuliqin, ia kishin vrarė tė gjithė anėtarėt e familjes. Atėherė Selmani merr vendim tė kthehet pėr ta vrarė Rale Vuliqin nė shenjė hakmarrjeje. Pasi arrin nė bjeshkėt e Cerrcės, nė vendin e quajtur „Pėrlina e Bardhė“, i takon barinjtė duke lozur guxhas. Nė mesin e tyre ishte edhe Hetem Vuthaj, vėllai i Ramė Vuthajt, stėrnip i familjes Hasanaj. Hetemi i tregon se serbėt nuk ia kishin vrarė asnjėrin nga anėtarėt e familjes. I tregon se meshkujt ishin shpėrndarė pėr t’u shpėtuar vrasjeve dhe persekutimeve, kurse anėtarėt e familjes ndodheshin nėn njė presion tė tmerrshėm fizik e psikik dhe nėn bastisjet e vazhdueshme gjatė netėve tė verės, kėrcėnimeve me pushkatim dhe rrahjeve me hunj gardhi tė bashkėfshatarėve tė tij, siē ishin Haskajt, Rexhajt, Rugovajt, Januzajt dhe miqtė e familjes Hasanaj nga fshatra tė ndryshme tė Podgurit.


Selmani e dėrgon Hetemin pėr ta njoftuar Ramėn pėr vendndodhjen e tij, nga i cili kėrkon t’i sjellė bukė dhe mbrojtje. Hetemi shkon e i tregon Ramės se ku ndodhet Selmani dhe ia thotė kėrkesat e tij. Pas njė kohe relativisht tė shkurtėr, Hetemi kthehet me njė strajcė bukė, kurse Rama vonohet shumė…, aq shumė, saqė Selmani fillon tė dyshojė nė sinqeritetin e tij. Kur arrin Rama me kalė, me vete kishte sjellė edhe njė palė rroba grash dhe ia mbush mendjen Selmanit qė tė vishej me to pėr ta nxjerrė tebdil nė rrethin e Sanxhakut, ku kishin miq. Pasi e bind, e hip nė kalė, ia merr pushkėn dhe e fsheh nė njė kaēubė. Nisen. Gjatė rrugės, Selmani vėren shqetėsimet e Ramės, ndaj edhe i thotė hapur se ti e ke ndėr mend tė mė presėsh nė besė. Rama betohet sė nuk kishte qėllime tė tilla tė ulėta, por Selmani nuk i beson mė. Tenton tė zbresė nga kali. Kur bėn tė hidhet nė tokė, i ngatėrrohet kėmba nė lakun e samarit. Rama e shfrytėzon rastin dhe e godet me sėpatė prapa shpinės. Ashtu i plagosur, Selmani arrin te pushka dhe e merr nė dorė, por pasi duart nuk i binden nga plaga e rėndė, me forcat e fundit e hedh pushkėn nė greminė qė tė mos i binte nė dorė Ramės, i cili ishte nė ndjekje tė tij dhe vetė e merr tatėpjetėn qė tė hidhet nga shkėmbi i Golakut, pėr tė mos u rėnė nė dorė i gjallė hordhive serbe. Nga plaga e hapur dhe derdhja e gjakut plogėshtohet dhe alivanoset kur ishte diku pranė greminės. Ndėrkohė, Rama e merr pushkėn nga gremina dhe shtie nė ajėr, pėr t`u dhėnė sinjal xhandarėve nė krye me Rale Vuliqin. Pas gjurmėve tė gjakut, i alivanosur kapet nga xhandarėt. Nga gėzimi pėr kapjen e tij, xhandarėt zbrazin shumė pushkė, duke e fyer dhe duke e sharė Ramėn pse e kishte plagosur, sepse ata e kishin dashur tė palėnduar! Pasi e dėrgojnė nė Istog, nė oborrin e kishės, nėn torturat mė barbare nga popullsia kolone serbe, vdes pas mesit tė natės, nė qershor tė vitit 1938.

Pas vrasjes sė Selmanit, tė arrestuarit, qė i mbijetuan burgut dhe torturave ēnjerėzore serbe, i lirojnė. Me kėtė rast e lirojnė edhe mikun e Selmanit, Kadri Imerin. Me njė qerre arrin deri nė Lubozhdė, ku kishte miq, nga ku u ēon fjalė vėllezėrve, tė cilėt shkojnė dhe e marrin. Rreth gjashtė muaj dergjet nė shtrat nga torturat e tmerrshme tė xhandarmėrisė serbe.
Pas vrasjes sė Selmanit, Ramė Vuthaj kishte gėzuar autoritet te qarqet politike serbe, por kishte ngjallur pėrbuzje e nėnēmim nė rrethin e Podgurit, veēmas nė mesin e bashkėfshatarėve tė tij. I indinjuar, pasi nuk e duronte dot inferioritetin, ankohet tė Rale Vuliqi, i cili i detyron jo vetėm cerrcasit, por edhe popullin e fshatrave pėrreth qė Ramės t’i bėnin nder nė kuvende burrash, ta ftonin nė dasma e ditė festash, nė darka tė Lamės, nė darka Tė zhdjergunave, nė darka Pastėrmash, nė fejesa e fjalė nusesh, duke e vėnė nė ballė tė oxhakut dhe duke ia dėgjuar fjalėt e tij „tė menēura“ e veēmas rrėfimin rrėqethės se si e kishte mashtruar dhe vrarė Selman Kadrinė pėr t’ia nxjerrė gjakun Miliq Kėrstės.


Ndėrkaq, farefisi i Selmanit ndodhej nė njė luftė tė ashpėr pėr tė mbijetuar. Askush nuk guxonte t’u vinte nė ndihmė pėrveē disa bashkėfshatarėve qė fshehurazi ua kishin ndarė nga njė parcelė tokė, qė tė rropateshin pėr ta punuar gratė. Shtėpitė dhe kullat e tyre kishin ngelur nė gra e fėmijė. Meshkujt dhe djemtė e mitur nga ndjekjet e vazhdueshme kishin gjetur strehė ndėr miq. Zeqės ia kishin konfiskuar tokėn, duke e detyruar tė emigronte nė Shqipėri, kurse i biri i tij, Hasani, 15-vjeēar, ishte strehuar te halla Lalė nė Vrellė, nė familjen e Kadri Imer Blakajt. Pasi hetohet nga spiunėt e vojvodės Rale Vuliqit, Hasani detyrohet tė largohet nga aty dhe tė strehohet nė Orrobėrd, te Bajram Selim Hetemi.


Kėto raporte ndryshuan rrėnjėsisht nė verėn e vitit 1941, kur Italia fashiste e bashkoi njė pjesė tė madhe tė Kosovės me Shqipėrinė. Pas njė kohe tė shkurtėr, meshkujt e familjes sė gjerė Hasanaj kthehen nė shtėpitė e tyre. Ndėrkohė arrin edhe Zeqa nga Shqipėria. Pa humbur kohė marrin vendim qė t’i nxirret gjaku Selman Kadrisė. Kėtė detyrė, sa tė rėndė po aq tė rrezikshme, e marrin pėrsipėr Niman Beka dhe Hasan Zeqa. Pasi e kishin huazuar njė pushkė nga Rexhep Haliti i Muzhevinave, nė muajin prill tė vitit 1942 ia qesin rrethin Ramė Vuthajt, i cili kishte dalė nė pazar tė Istogut. Pasi Rama e kishte diktuar se janė duke e ndjekur, nė ikje e sipėr, kėrkon besė nga kalimtarėt e rastit, por askush nuk kishte pranuar ta merrte nė besė. Duke mos gjetur rrugė shpėtimi, hyn nė njė dyqan dhe i kėrkon besė dyqanxhiut. Nimani dhe Hasani e presin nė distancė pėrballė dyqanit. Thuhet sė dyqanxhiu nuk kishte pranuar ta merrte nė besė, prandaj Rama ishte detyruar tė dilte jashtė. Kishte dalė mė rrėmbim duke i sulmuar ndjekėsit. Pason njė pėrleshje fyt pėr fyt. Rama bėn pėrpjekje pėr t’ia nxjerrė pushkėn nga dora Nimanit. Me ndihmėn e Hasanit, Nimani e tėrheq pushkėn dhe me shpejtėsi qėllon mbi tė, duke e lėnė tė vdekur nė mes tė pazarit. Po atė ditė, Nimani dhe Hasani e sulmojnė edhe Hetem Vuthajn, vėllanė e Ramės, i cili kishte qenė duke i ndihmuar njė koloni malazez qė tė kthehej andej nga kishte ardhur. Ai e kishte hetuar rrezikun me kohė dhe me qerren e kuajve arrin tė ikė./standardi.info
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
vrasja e Miliq Kerstiq-it nga Selman Kadria,verteta
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: