AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Atentat ndaj;Xhezair Shaqiri – Hoxha

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Atentat ndaj;Xhezair Shaqiri – Hoxha   Jeu 15 Mai - 15:32


Gjithēka ėshtė e qartė, mirėpo…


Edhe pas dėshmive mė tė reja qė lidhur me tentimin pėr vrasjen e tij nė tetor tė 2001-shit nė afėrsi tė Vitisė, Kosovė, i ofroi Xhezair Shaqiri – Hoxha, ėshtė krejtėsisht e qartė se mė shumė persona konfirmojnė se Demir Jakupi, me urdhėr tė Ridvan Nezirit dhe Zylfi Adilit – Qufa, e ka organizuar atentatin mbi Hoxhėn. Se Sahit Ajvazi, i shoqėruar nga vozitėsi Ekrem Ahmeti e ka pritur Hoxhėn dhe nė tė pas shpine ka shtėnė me 8 plumba nga revolja e tij. Vozitėsi dėshmoi se mė pas pėr kėtė e ka informuar edhe Jakupin dhe Nezirin, se edhe Jakupi nga ana e tij i ėshtė lajmėruar Ridvan Nezirit qė ta informojė se urdhėri ėshtė zbatuar.

Ajo qė i shton gjithė kėtij rasti njė shije plotėsuese tė intrigės ėshtė fakti se Ridvan Neziri gjatė verės sė kaluar (9 korrik 2003 nė mesditė, thuajse nė vetė qendrėn e qytetit, te QT ”Ēairēanja”) ėshtė vrarė prej deri tani 6 personave tė pazbuluar e tė maskuar, tė cilėt ia arrijnė qė me dy vetura tė vijnė dhe tė zhduken pa gjurmė nga ky vend zakonisht i frekuentuar menjėherė pas vrasjes sė Nezirit si edhe katėr personave tė cilėt janė hasur aty rastėsisht. Ngushėllues ėshtė fakti se MPB-ja shprehet se hetimi pėr rastin nuk ėshtė harruar, dhe se nė kėtė rast ėshtė duke u punuar nė mėnyrė intensive.

Njė pikanteri plotėsuese ėshtė pranimi paraprak i vetė Ridvan Nezirit lidhur me atė se kush e ka organizuar atentatin mbi Hoxhėn, por me urdhėr tė ish-Shtabit kryesor tė UĒK-sė! Ndėrsa anėtarė tė tij kanė qenė sė paku 5 parlamentarė aktualė. Krahas liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti, anėtarė tė Shtabit kanė qenė Gėzim Ostreni, si shef i tij, Fazli Veliu dhe Nazmi Beqiri, si anėtarė tė tij. E tė mos flasim se edhe komandant Qufa ka qenė anėtar i Shtabit, e kėtė pėr veten e thotė edhe vėllai i Ridvan Nezirit, Beqir Sinani.

A nevojitet shumė imagjinatė ndaj prej gjithė kėsaj tė konstatohet se kush e ka porositur atentatin e Hoxhės?

A e pėrforcon ose dobėson pohimin e kėtillė fakti qė njeriu i cili padyshim ka shtėnė nė Hoxhėn, Sahit Ajvazi, ėshtė pėrjashtuar nga Akademia policore jo pėr shkak tė faktit se ėshtė i dyshuar pėr vrasje, por pėr shkak tė diplomės sė falsifikuar pėr arsim tė mesėm? Dhe se ėshtė nė liri dhe nuk i mungon asnjė qime nga koka me qė UNMIK-u dhe KFOR-i “kanė harruar” tė lėshojnė fletarrest ndėrkombėtar, i cili edhe nėse lėshohet nuk do tė ndryshojė asgjė, me qė Maqedonia nuk i dorėzon shtetasit e saj nė vende tjera. Ndėrsa mundėsia qė Xhezair Shaqiri ta arrijė drejtėsinė qėndron nė parashtrimin e kallėzimit privat penal (kėtu pajtohen kolegėt zėdhėnės tė MPB-sė dhe tė OSBE-sė – shiko boksin).

Nga ana tjetėr, me qė rasti nuk ėshtė i pastruar, i shqyrtuar deri nė fund, nuk ka kurrfarė pengese qė Zylfi Adili – Qufa sė shpejti tė punėsohet nė MPB. Nėse Hoxha ia arrin ta nxjerrė drejtėsinė nė dritė, atėherė nė skenė do tė dalė rregullorja pėr marrėdhėnie pune e MPB-sė!

Dhe nė kėtė mėnyrė duket se gjithēka ėshtė e njohur – atentatori shėtitet nė liri, njėri prej organizatorėve punėsohet nė MPB, porositėsit rrijnė ulur nė Parlament!? Kulmi i ironisė do tė ishte qė tė gjithė personat e pėrmendur tė pėrzier nė kėtė rast tė parashtrojnė ankesa private kundėr Hoxhės pėr shpifje – kanė rast tė shkėlqyer qė tė fitojnė satisfaksion gjyqėsor.


http://misioni.tripod.com/id46.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Atentat ndaj;Xhezair Shaqiri – Hoxha
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: