Perparimi Admin
Numri i postimeve : 15014 Registration date : 30/04/2006
 | Sujet: Selmon Kadria,nip i serbeve,vrau dajen per ēfare? Lun 26 Mai - 1:37 | |
| http://agim.poeticforum.com/t6728-selim-hasanaj-te-dihet-e-verteta-historia-e-dy-familjeve nga Agim Gashi prej Tue Nov 10, 2009 7:07 pmTĖ DIHET E VERTETA, HISTORIA E DY FAMILJEVE
Nga Selim Hasanaj Ke permend Selmon Kadri Hasanaj dhe vrasjen e ti nė pabesi nga Ramė Vuthaj. Qendron fakti se Selmon Kadrin e ka trdhtue Ramė Vuthi, por nuk asht e vertetė se e ka coptue me sopatė copa , copa sikur shkruen Ti. Rama e plagosė per vdekje Selmonin me sopatė, por ate e kanė sjellė tė gjallė nga vendngjarja deri ne Pollaqerin e Cerrces ku sot asht shkolla Fillore e fshatit dhe tek kėtu pas disa torturave qė ja banė Ral Vuliqi, Selmon Kadria vdes. Ndersa per afersinė farefisnore tė Ramė Vuthit dhe Salmon Kadri Hasanaj po e shkruej nji fakt qė padyshim per herė tė parė po thuhet publikisht. Selmon Kadria nuk e ka pas Dajė Ramė Vuthaj - Cekerlaqin. Selmon Kadria e ka pas nanėn serbe tė Lugut tė Shkive tė Istogut, bile e familjes Krrstiq. Ky fakt asht mbajt sekret dhe askush nga bashkkohaniket dhe farė e fis i Selmon Kadrisė nuk kanė dasht ta flasin, e kanė mbajt sekret, e kanė heshtė per faktin se janė frigue se do zbehet VEPRA DHE TRIMNIA e Selmon Kadrisė me tė cilen gjithmonė janė mburr farė dhe fisi dhe krejt istogasit dhe kombi shqiptarė. Pleqet e rrethines , ka pas raste kur kanė thanė se Selmoni e ka pre Miliq Krrsten nė besė, por ma teper nuk flitnin. Vetė Nimon Bekė Hasanaj , njeriu qė vret Ramė Vuthajn per tu hakmerr per Selmon Kadrinė mue dy tri herė mė ka thanė se nuk akuzohet Selmoni per vrasjen nė BESĖ tė Miliq Krrstes per faktin qė ai i beson dhe ja jep pushken me tė cilen Selmoni e vret menjiherė, por ka pas arsye tjera tė cilat nuk banė me i folė. Baca Nimon past ndjesė ishte vėlla i Dades Razė e qė kjo ishte grueja e axhes tim Ali T. Hasanaj dhe sa herė qė ai ka ardhė te baca Ali unė kamė shkue dhe e kamė mbyt me pyetje per shumė gjana e ma sė shumti per Selmon Kadrinė dhe per ate se si ai( Nimoni) e vret Ramė Vuthajn. Unė isha i ri por ato qė baca Nimon i fliste i shkrueja posa vija nė shtėpi. Nimon Bekė Hasanaj nga Cerrca, kusheri i Selmon Kadrisė ishte nji burr i fisit Berishė dhe ishte njeri trim dhe patriot qė rrallė i gjindej shoqi. |
|