AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Vrastari i Hasan Prishtines

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14798
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Vrastari i Hasan Prishtines   Lun 9 Juin - 2:42




Vrasja u krye nė orėn 2 mbasdite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane “IVI” dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markės “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtėnė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė t’i ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.
Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores “Beharnae” tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turrur drejt rrugės “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i shpėtojė egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vijė skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke.
Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit tė mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajnė tradhėtar. Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Mori pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare”.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14798
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Vrastari i Hasan Prishtines   Lun 9 Juin - 2:52

Hasan Prishtina njihej nga opinioni publik shqiptar. Ai ishte njė nga udhėheqėsit e kryengritėsve kosovarė, tė cilėt nga mitingu i organizuar prej tyre nė Ferizaj i drejtuan mė 23 korrik 1908 Sulltan Abdyl Hamitit II ultimatumin historik, me tė cilin i kėrkonin tė shpallte menjėherė Kushtetutėn, pėrndryshe do tė kalonin nė kryengritje tė armatosur. Ultimatumi e tronditi aq tepėr sulltanin sa qė ai e shpalli menjėherė Kushtetutėn. Mitingu i armatosur i Ferizajt qe njė nga kontributet mė tė rėndėsishme qė shqiptarėt dhanė pėr fitoren e “Hyrietit” (Liria), emėrtim me tė cilin ka hyrė nė histori fitorja e revolucionit antiabsolutist turk i vitit 1908.
Siē e thotė vetė Hasan Prishtina, prejardhja e familjes sė tij ishte nga fshati Polancė i krahinės sė Drenicės. Gjyshi i tij, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetėve u largua nga fshati Polancė dhe u vendos nė Vuēitern. Fillimisht mbiemri i tij ka qenė Hasan Polanca ose Hasan Vuēiterna.
Hasani lindi nė Vuēitern mė 1873. Pasi mbaroi shkollėn fillore osmanishte nė vendlindje, shkoi pėr t’u arsimuar nė Selanik pranė tė atit, i cili merrej me tregti. Atje ndoqi liceun frėng dhe mė pas fakultetin “Mylkije” nė Stamboll, ku studentėt ndiqnin kursin e Magjistraturės dhe pėrgatiteshin pėr tė shėrbyer nė administratėn shtetėrore. Roli qė luajti nė mitingun e Ferizajt e bėri Hasan Prishtinėn tė njohur nė opinionin publik kosovar.
Nė sajė tė kontributit qė dha nė pėrmbysjen e absolutizmit sulltanor dhe tė gojėtarisė sė tij tepėr tėrheqėse pėr publikun, Hasani u zgjodh mė 1908 deputet i Prishtinės nė Parlamentin osman. Tani e tutje Hasan Vuēiterna u popullarizua me emrin Hasan Prishtina nė kuptimin Hasani deputeti i Prishtinės.
Nė Parlamentin perandorak osman merrnin pjesė 25 deputetėt shqiptarė. Midis tyre H. Prishtina gjeti gjuhė tė pėrbashkėt nė mėnyrė tė veēantė me njė nga deputetėt e tjerė shqiptarė. Ky ishte Ismail Qemali, deputeti i sanxhakut tė Beratit, nė tė cilin pėrfshihej edhe Vlora.
Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina pėr sa u pėrket pikėpamjeve dhe temperamenteve politike kishin pika takimi tė njėjta, por edhe tė ndryshme midis tyre. Qė tė dy dėshironin ta shihnin Shqipėrinė shtet mė vete, tė pėrparuar dhe tė qytetėruar. Por ata dalloheshin nga mėnyra e pėrpjekjeve qė shqiptarėt duhej tė ndėrmerrnin pėr ta realizuar aspiratėn e tyre madhore. Mė 1908 kur ata u njohėn, Ismail Qemali ishte 64 vjeē. Pra, pėr nga mosha i takonte brezit tė vjetėr. Si i tillė sė bashku me eksperiencėn e pasur kishte fituar edhe urtėsinė e veprimeve. Pėrkundrazi Hasan Prishtina, i cili atė vit mbushte 35 vjeē, pėr nga mosha i takonte klasės sė re politike shqiptare. Pėr nga formimi ideologjik ai ishte i mbushur me energji revolucionare dhe pėr zhvillimin e aksioneve politike me hapa tė shpejta.
Qė tė dy e njihnin mirė Revolucionin frėng tė vitit 1789.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14798
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Vrastari i Hasan Prishtines   Lun 9 Juin - 2:53

I. Qemali besonte mė shumė nė artin e diplomacisė sesa nė krismėn e armėve. Hasan Prishtina besonte tė kundėrtėn: mė tepėr pushkėn sesa diplomacinė.
Shqipėria e viteve tė fundit e sundimit osman kishte nevojė pėr tė dyja kėto filozofi politike. Nga kjo pikėpamje, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina plotėsonin njėri-tjetrin. Pėr kėtė arsye, ata bashkėpunuan derisa realizuan qėllimin e pėrbashkėt: shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14798
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Vrastari i Hasan Prishtines   Lun 9 Juin - 3:21

Shqiptarėt tė zhgėnjyer nga premtimet xhonturke kaluan nga pėrkrahės nė kundėrshtarė tė tyre. Kėshtu filluan kryengritjet kundėr qeveritarėve xhonturq. Si pėrgjigje xhonturqit kaluan nė dhunė tė hapur kundėr shqiptarėve. Ata ndėrmorėn pėr 3 vjet me radhė (1909-1911) operacione ndėshkimore kundėr popullsisė shqiptare.
Nė fund tė vitit 1911 marrėdhėniet e shqiptarėve me pushtetin qėndror xhonturk ishin acaruar nė kulm. Madje, nė vjeshtėn e vitit 1911, sapo Perandoria Osmane i shpalli luftė Italisė pėr t’i shkėputur asaj Tripolin, orvatjet e Portės sė Lartė pėr tė mobilizuar rezervistėt shqiptarė nė ushtrinė perandorake e ndezėn edhe mė tepėr pakėnaqėsinė. Nė kėto rrethana, nė muajin dhjetor qarqet patriotike shqiptare i drejtuan qeverisė sė Stambollit njė peticion me tė cilin kėrkonin me kėmbėngulje t’ua njihte shqiptarėve tė drejtat e tyre kombėtare. Si dhe mė parė, qeveria xhonturke bėn veshin e shurdhėt.


Me sa dihet, teksti i plotė i fjalimit. historik qė Hasan Prishtina mbajti nė gjuhėn turke nė Parlamentin osman

Mykerem Janina. Me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, fjalimi historik i Hasan Prishtinės po botohet pėr tė parėn herė nė variantin e plotė shqip.

Seanca e datės 11 janar 1912 e Parlamentit osman, e cila kryesohej nga Ahmet Riza beu, u hap me kėtė rend dite: nėse Kėshilli i Ministrave dhe Parlamenti perandorak nė veprimet e tyre kishin respektuar ose jo statutin e regjimit konstitucional, nėse sulltani kishte tė drejtė absolute apo fiktive tė shpėrndante Parlamentin, nėse obstruksioni i pandėrprerė i Parlamentit ishte ose jo njė akt legjitim. Nė valėn e kėtyre debateve e mori fjalėn Hasan Prishtina.
Hasan beu (deputet i Prishtinės): Zotėrinj! Para se gjithash dua t’ju them duke deklaruar n’emrin tim, ashtu dhe n’emėr tė tė gjithė popullit, por sidomos n’emėr tė shqiptarėve, se ne dėshirojmė me tė vėrtetė qė tė drejtat sovrane tė jenė tė gjera. prandaj kėsaj detyre, sado e vėshtirė qoftė, ne duhet t’i kushtojmė vėmendjen e duhur.
Ne e kuptojmė fort mirė se po tė ndryshohet neni 35, ashtu siē propozon pushteti ekzekutiv, Dhoma e Deputetėve do tė bėhet njė lodėr nė duart e qeverisė; bile unė dua tė shkoj edhe mė tej dhe tė them se, sikur kjo dispozitė e Kushtetutės sė vjetėr tė mos ishte ndryshuar siē ka ndodhur, kjo tribunė nga e cila sot po shpallen shumė tė vėrteta, do tė kishte mbetur e shurdhėr dhe e heshtur. Dhe ne, zotėrinj, do tė ishim nė krahinat tona, bile ndofta njė pjesė nga ne do tė kalbeshin nėpėr burgje. Ngjarjet e kėtyre ditėve, pėr shembull, mjaftojnė pėr tė vėrtetuar thėniet e mia dhe sipas meje, ky ėshtė njė fakt i vėrtetuar me siguri matematike. Dikur vetė partia e “Ittihad ye Terekki” ka pas kėrkuar ndryshimin e kėtij neni tė Kushtetutės sė vjetėr dhe asokohe kjo kėrkesė na udhėhiqte si flamur nė kėtė drejtim. Ndėrsa sot ajo na shtron teorinė e balancimit tė forcave. Me tė vėrtetė, shkakun e kėtij qėndrimi reaksionar nuk arrij ta kuptoj. Po e lodh mendjen dhe pa dashur them me vete se mos ata tėrhiqen nga arsyetimi i gabuar, duke menduar le tė mos na shpėtojė nga dora shumica qė kemi, makar le tė shpėrndahet edhe Parlamenti.
Zotėrinj, unė ngul kėmbė dhe e pėrsėris se shumica ka hyrė nė njė rrugė pa krye. Dhe pėr tė vėrtetuar kėtė po ju kujtoj se ajo qė e futi jetėn politike tė shtetit nė ngatėrresa dhe i shkaktoi dėme e mjerime tė pandreqshme, ka qenė pushteti ekzekutiv qė mbėshtetej nė partinė “Ittihad ye Terekki”. Gjithashtu nuk ka qenė shkaktare qeveria qė mbėshtetej nė partinė e “Ittihad ye Terekki”, qė u bė shkaktarja e njė varg ngjarjeve, si ato qė shpėrthyen nė Tripoli, nė Shqipėri, nė Qereq e Hevram tė Sirisė? Para kėtyre fakteve kuptimplote, nuk besoj se populli do tė zgjedhė pėrsėri deputetė tė partisė “Ittihad ve Terakki”. Veē kėsaj, kam bindje se, megjithėse se nė partinė e “Ittihad ve Terakki” ka nja 5 ose 10 deputetė (shqiptarė – K.F.), nė zgjedhjet e ardhshme, dhe kėtė mund ta them me siguri, nuk do tė ketė asnjė deputet shqiptar ose arab nė radhėt e tyre.
MYFIT BEU (deputet i Izmirit): Ajo ėshtė nė dorė tė popullit.
Hasan beu (vazhdon fjalėn): Megjithėse as qė shpresoj qė tė mblidhet prapė Dhoma e Deputetėve.
HIZR LUTFIU (deputet i rajonit Zor-Siri): E sikur tė mos mblidhet?
HASAN BEU (vazhdon): Del se, nė atė rast vendi do tė hidhet nė kryengritje, do tė shpėrthejė revolucioni. Dhe njė ndėr tė parėt qė do tė marrė nė dorė flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndėr tė parėt, do tė jem unė.
MYFIT BEU (deputet i Izmirit): Kėtė fjalė mendoni prapė!
HASAN BEU (vazhdon fjalėn): Po e pėrsėris edhe njė herė, ndryshimi revolucionar qė u bė nuk mund tė quhet nė kuptimin e plotė tė fjalės njė revolucion. Po, ashtu ėshtė. Ky lloj revolucioni nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė tranzicion. Megjithėse e di fort mirė se puna qėndron kėshtu, jam gjithashtu i bindur se ky vend mund tė jetojė vetėm me njė regjim konstitucional. Bile, edhe ushtria qė sot mbron Kushtetutėn (mashrutijetin) dhe qė pėrbėhet nga vėllezėrit tuaj e tanė, ndonėse nuk dua tė besoj njė gjė tė tillė, edhe sikur tė donte, nuk do tė ishte mė nė gjendje ta kthente absolutizmin. Sidoqoftė, nuk ka dyshim se ne nuk do tė ngurrojmė nė asnjė mėnyrė pėr tė mbrojtur deri nė fund kėtė regjim konstitucional, i cili do tė sigurojė patjetėr lumturinė dhe mbarėvajtjen e kėtij vendi.
MYFIT BEU (deputet i Izmirit): Hasan, ky popull nuk e lėshon mė “meshrutijetin”.
HASAN BEU (deputet i Prishtinės): Edhe sikur tė dojė ta lėshojė, nuk mundet mė. Sepse ky pushtet, i pėrbėrė nga kombėsitė e ndryshme ka pėr tė shtypur ēdo forcė qė do tė dojė ta marrė atė nėpėr kėmbė. Tė jeni i sigurt mbi kėtė gjė.
MYFIT BEU (deputet i Izmirit): Ėshtė populli vetė qe s’ka pėr ta lėshuar.
HASAN BEU (deputet i Prishtinės): Patjetėr.
AHMED HAMDI EFENDIU (deputet i Bruses): U tha se arabėt dhe shqiptarėt nuk do tė dėrgojnė pėrfaqėsuesit e tyre, nga kjo shprehje del njė veēim i kėtyre dy kombėsive.
HASAN BEU (deputet i Prishtinės): Jo, or zot, s’ėshtė ky qėllimi i im. Po ta them: si shqiptarėt, ashtu edhe arabėt kanė shkuar dhe kanė pėr tė shkuar pas turqve me tė gjitha forcat e tyre. Qėllimi qė pėrmenda vetėm kėta, ka qenė qė tė tregoj se vendet e kėtyre kombeve janė ato qė kanė pėsuar edhe dėmet mė tė mėdha. Por turqit duhet ta kuptojnė kėtė realitet. Ky shtet nuk ėshtė (gjė) tjetėr veēse njė shoqėri anonime me interesa tė pėrbashkėta. Prandaj edhe qėndrimi i juaj duhet tė pajtohet me atė qė thashė. Pėrkundrazi, nė qoftė se e konsideroni veten ndryshe nga ata duhet ta dini se kėtė vend po e rrokullisni nė greminėn e mjerimeve.
MYFIT BEU (deputet i Izmirit): Turqit deri sot s’kanė menduar njė gjė tė tillė.
HASAN BEU (deputet i Prishtinės): Shiko, or zot i mirė, ti megjithėse je tyrk, nuk mund t’i duash tyrqit sa unė, po s’mund t’i duash sepse mua mė shtyjnė, mė detyrojnė shumė tė drejta tė fituara dhe interesi qė tė bashkėjetoj me tyrqit edhe nė tė ardhmen.
SEJID BEU (deputet i Izmirit): Pėr pjesėn e fundit tė fjalės sė Hasan beut unė si tyrk, e falenderoj. Ndėrsa pėr pjesėn e parė tė fjalės shpreh indinjatėn time, sepse ne, duke qenė tyrq, nxuarrėm njė deputet shqiptar nga prefektura Denizli e Izmirit.
HASAN BEU (deputet i Prishtinės): Po edhe ne, si shqiptarė, nė vendin tonė zgjodhėm njė deputet tyrk: Vasfi Beun, tė caktuar si deputet i Tashllixhasė.
Fjala e Hasan Prishtinės, sidomos fraza e tij se “njė ndėr tė parėt qė do tė marrė nė dorė flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndėr tė parėt, do tė jem unė”, plasi nė Parlament si njė bombė e papritur. Nė thelb ai qe njė ultimatum drejtuar qeverisė perandorake xhonturke dhe njė kushtrim pėr bashkatdhetarėt e tij shqiptarė, qe tė pėrgatiteshin pėr revolucionin e armatosur ēlirimtar.
Kur dolėm nga Parlamenti, shkruan nė “Kujtimet” e pėrmendura Hasan Prishtina, deputetėt e Shqipėrisė dhe shqiptarėt e Stambollit treguan njė gėzim tė jashtėzakonshėm dhe “mė pėrshėndetėn me njė simpati krejt tė posaēme”. Njė pėrgėzim tė veēantė atij i shfaqi, nėnvizon ai, Ismail Qemali, i cili i kėrkoi tė takoheshin atė mbrėmje pėr tė biseduar me gjatė pėr gjendjen e re tė krijuar. Takimi u zhvillua nė shtėpinė e Hasan Prishtinės. Ndoshta nė kėtė shtėpi ėshtė shkrehur fotografia e njohur qė po botohet kėtu pranė.
Atė natė (11-12 janar 1912) tė dy deputetėt, shkruan H. Prishtina, biseduan “gjerė e gjatė mbi fatin e Shqipėrisė”. Mė nė fund, pohon ai, ata vendosėn t’u jepnin fund mizorive xhonturke me njė kryengritje tė armatosur. Nė mbyllje tė bisedimeve, Ismail Qemali i tha Hasan Prishtinės: “Hasan beg, i besoj fetarisht karakterit tė Zotnis s’Ate. Ky besim mė ka shtyrė t’i shkruaj nė zemrėn time ato fjalė qi i pėrdore nė Parlament, duke thėnė se kam me qenė njeri e ndoshta i pari i atyre qė kanė pėr tė ngritur flamurin e kryengritjes”. Hasani u pėrgjigj: “Ismail beg, para se tė them njė fjalė matem shumė e pastaj flas, por mundem me ju sigurue se e kam zakon ta mbaj fjalėn qė mė del nga goja. Pra, mbase edhe zotnija juaj po e ndjen nevojėn pėr nji kryengritje, ndoshta vendimi ynė nuk mund tė mjaftojė pėr me qitė nė krye kėt qėllim, e me duket qi do tė na duhet me u bashkue edhe me katėr- pesė deputetė rreth kėtij vendimi”.
Ismail Qemali u pėrgjigj se ishte dakord me mendimin e Hasan Prishtinės dhe vendosėn ta vazhdonin bisedėn ditėn e nesėrme me 12 janar 1912. Kėshtu mbaroi kjo ditė historike, shkruan Hasan Prishtina, qė nuk la shteg pajtimi midis Shqipėrisė dhe Komitetit xhonturk. (H. Prishtina, Po aty, ff. 5-6). Tė nesėrmen, me 12 janar 1912 Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina u takuan nė hotelin e famshėm “Pera Palace” tė Stambollit. Nė pėrfundim tė bisedimit tė tyre tė gjatė, pėrmbajtjen e tė cilit nuk e njohim, ata vendosen tė thėrrisnin nė njė “kuvend” edhe katėr deputetė tė tjerė shqiptarė – Myfid bej Libohovėn, Esat pashė Toptanin, Aziz pashė Vrionin e Syrja bej Vlorėn – pėr tė biseduar dhe vendosur programin e mėtejshėm tė punės, pika mė e rėndėsishme e tė cilit ishte organizimi i kryengritjes sė armatosur pėr ta ēliruar Shqipėrinė nga zgjedha perandorake osmane. Kuvendi u vendos tė mblidhej nė shtėpinė qė Syrja Vlora kishte nė lagjen “Taksim” tė Stambollit. Nga shtėpia ku u mblodh takimi ka marrė nė histori emrin mbledhja e Taksimit, kurse Hasan Prishtina nė “Kujtimet” e pėrmendura e quan “Komploti i Taksimit”.
Mbledhjen e Taksimit, shkruan H. Prishtina, e kryesoi Ismail Qemali. Merrnin pjesė tė gjashtė deputetėt shqiptarė tė Parlamentit osman. Para se tė fillonin bisedimet H. Prishtina deklaroi se mbledhja do tė ishte e fshehtė dhe se pjesėmarrėsit duhet tė betoheshin tė mos i tregonin askujt pėr ēka do tė bisedohej dhe pėr ēka do tė vendosej nė atė mbledhje. Pas betimit Kuvendi u hap.
Njoftimet qė kemi se ēka u bisedua, ēka u vendos i mėsojmė nga Hasan Prishtina. Nė shkurtoren e “Kujtimeve” tė veta ai shkruan shkurtimisht se nė Kuvend u pėrmenden tė gjitha mizoritė qė kishin kryer xhonturqit nė Shqipėri dhe se politika e tyre, ēėshtjet e shkollave shqipe dhe tė gjuhės kombėtare kishin ardhur vazhdimisht duke u acaruar. Nė lidhje me privilegjet qė u takonin shqiptarėve u tha, se jo vetėm nuk shpresonin tė merreshin vesh me xhonturqit, por as nuk e shihnin tė mundshme tė hynin nė bisedime me ta. Pėr kėtė arsye, Kuvendi nuk zgjati shumė, mbasi pjesėmarrėsit u morėn shpejt vesh se pėr t’u dhėnė fund zvarritjeve tė qeveritarėve xhonturq duhej organizuar njė kryengritje e pėrgjithshme.
Nė tė vėrtetė, Hasan Prishtina shkruan se qėllimi i kryengritjes ishte “t’i jepej fund politikės turke nė ēėshtjen e kulturės kombėtare dhe tė siguroheshin disa privilegje politike pėr Shqipėrinė”. Ai nuk e zė nė gojė rrėzimin e pushtetit xhonturk, as sigurimin autonomisė administrative tė Shqipėrisė, ndoshta pėr arsye se tre nga pjesėmarrėsit e Kuvendit – Esat pashė Toptani, Syrja bej Vlora dhe Myfit Libohova – edhe pse tė zhgėnjyer vazhdonin tė ishin anėtarė tė partisė xhonturke “Bashkim dhe pėrparim”. Sikurse treguan ngjarjet, deputeti kosovar ishte i bindur se pasi tė fillonte kryengritja e armatosur pėr tė siguruar “disa privilegje politike pėr Shqipėrinė, ajo (kryengritja) shpejt do tė shndėrrohej nė njė revolucion ēlirimtar”. Mbledhja procedoi edhe me ndarjen e detyrave. Ismail Qemali do tė nisej nėpėr Evropė pėr tė siguruar pėrveē pėrkrahjes politike tė ēėshtjes shqiptare edhe armė (rreth 15.000 pushkė dhe tė holla (rreth 10.000 napolona flori) pėr nevojat e kryengritjes.
Kryengritja do tė fillonte nė Kosovė. Pėr organizimin e saj u ngarkua Hasan Prishtina, njeriu mė i pėrshtatshėm dhe mė i devotshėm pėr njė revolucion tė armatosur. Ismail Qemali, pėrkundrazi, u ngarkua tė merrej me fushėn e tij tė preferuar tė punės – me pėrkrahjen diplomatike tė ēėshtjes shqiptare nga Fuqitė e Mėdha, njėkohėsisht me sigurimin e armėve dhe tė financave pėr tė cilat kishte nevojė revolucioni ēlirimtar. Tė tjerėt – Esat pashė Toptani, Myfit Libohova, Syrja Vlora dhe Azis Vrioni – do tė organizonin, sapo tė fillonte kryengritja nė Kosovė, lėvizjet e armatosura nė viset e tjera tė Shqipėrisė.
Nė tė vėrtetė, siē e treguan ngjarjet, tre prej tyre – Myfit Libohova, Esat pashė Toptani dhe Syrja Vlora, – nuk i pėrmbushėn detyrat qė morėn pėrsipėr t’i realizonin nė mbledhjen e Taksimit. Edhe pse u larguan nga partia xhonturke, qė tė tre kur shpėrtheu kryengritja e pėrgjithshme qėndruan pothuajse spektatorė.
Nga fjalimi i rreptė qė Hasan Prishtina mbajti nė Parlamentin osman mė 11 janar 1912, qeveritarėt xhonturq u bindėn se revolucioni ēlirimtar shqiptar po trokiste nė dyert e perandorisė. Mendohet se nėn efektin e kėtij fjalimi gjashtė ditė mė vonė, mė 17 janar 1912, xhonturqit e shpėrndanė Parlamentin dhe vendosen tė organizonin nė pranverė zgjedhje tė reja parlamentare, sigurisht me synimin qė nė Parlamentin e ri tė zgjidheshin vetėm figurantė tė lėvizjes xhonturke.
Me vendimin qė grupi i deputetėve shqiptarė mori nė Kuvendin e Taksimit vihej nė jetė, me dijeni ose pa dijeni kjo nuk ka rėndėsi, porosia e urtė filozofike qė kishte dhėnė Sami Frashėri, dy dhjetėvjeēarė mė parė, se “fjalėve bajate u jep fund shpata”. Nė tė vėrtetė, tani e tutje morėn fund kėrkesat e shqiptarėve pėr tė realizuar me lutje nėpėrmjet memorandumeve dhe peticioneve aspiratat e tyre kombėtare. Tani do tė fliste kryesisht pushka.
Gazeta Shqiptare
Email This
BlogThis!
Share to Twitter
Share to Facebook
Share to Pinterest

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Vrastari i Hasan Prishtines   

Revenir en haut Aller en bas
 
Vrastari i Hasan Prishtines
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: