AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 zeqir hoxha

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: zeqir hoxha   Lun 23 Juin - 18:24

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: zeqir hoxha   Jeu 7 Juil - 9:20

Ushtari i tri luftėrave, me plagėt e Gjergj Elez Alisė: Zeqir Hoxha, “Lugati” qė e mashtroi disa herė vdekjen
Bota Sot | 27.05.2016 19:24
Ushtari i tri luftėrave, me plagėt e Gjergj Elez Alisė: Zeqir Hoxha, “Lugati” qė e mashtroi disa herė vdekjen
Lufta mbulonte vendin me hijen e zezė. Plumbat binin si rrebesh, bashkė me copat e granatave e tė bombave. Nė vitet 1998-99, vdekja u bė sinonim i kėsaj toke. Pasojat e kėsaj lufte Kosova ende i vuan. E, se plagėt vėshtirė shėrohen, kėtė e dėshmon mė sė miri Zeqir Hoxha – burri qė vazhdon luftėn pėr tė qėndruar nė kėmbėt e tij!

Zeqiri ėshtė 48-vjeēar. Vjen nga fshati Budakovė e Komunės sė Suharekės. Aktualisht jeton nė Prizren.

Nė vitet 1991-92 ka marrė pjesė nė Luftėn e Kroacisė, nė kuadėr tė Brigadės 113, ‘Shqiponjat e Kosovės’. Nga aty, pėr 18 muaj e gjysmė ka luftuar edhe nė Bosnje e Hercegovinė.

Nga Kroacia nė Bosnje, e nga Bosnja nė kampet e Shqipėrisė

“Kjo ishte luftė mes katėr zjarreve: me serbėt, me kroatėt, me ēeēenet e vet boshnjakėt. Me tradhtinė qė Fikret Avdiqi ia bėri popullit tė vet, unė me shokė e lamė luftėn dhe shkuam nė Slloveni”, tha ai.

Nė kryeqytetin slloven, ai takon ushtarakun e njohur shqiptar, Tomė Berisha.

“Na ofroi mundėsinė pėr tė jetuar kudo nė Evropė. Kishim viza pėr nė Belgjikė, Gjermani, Francė dhe Angli. Por, na tha po ashtu: ‘Lufta e Serbisė ėshtė hapur dhe njė ditė ajo do tė nis edhe nė Kosovė. Kemi djem qė janė duke u stėrvitur nė Shqipėri, nė dy grupe. Por, po kėrkohen njerėz qė kanė pėrvojė lufte’”, thotė Hoxha, sipas tė cilit kjo bėri qė ai ta gris pasaportėn. “Grupi jonė kishte 15 veta. Aty ishte gjeneral Bekim Berisha (Abeja), Abdurrahman Nazifi (Bugari), Behlul Kosumi nga Podujeva, Fazli Gashi etj.”.

Kėshtu nisen drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranės. Pėr bashkėbiseduesin e Telegrafit, “mė e mirė ishte njė orė nė liri nė Kosovė, se njėmijė vjet jetesė nė robėri”.

Si e arrestoi, Sali Berisha – Adem Jasharin… e Zeqir Hoxhėn…

“Nė Tiranė na kanė pritur Shaip Muja me Sali Ēekun dhe Raif Gashin. Nė Zyrėn e Kosovės kanė qenė Ali Aliu, Zymer Berisha, Kadri Balaj, Mehmet Kraja dhe Skėnder Zogaj. Pėrmes tyre shkojmė nė kampin stėrvitor, nė Labinot Fushė tė Elbasanit. Njė kosovar qė punonte atė kohė nė Prefekturė, Selim Boletini, na ofroi ndihmėn e nevojshme ekonomike. Me ndihmėn e tij nisėm pėrgatitjet ushtarake”, thotė ai, duke u ankuar se nuk kishin pėrkrahje nga presidenti i atėhershėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. “Nė njė takim me Azem Hajdarin, ishim: unė, Adem Jashari, Sali Ēeku, Skėnder Ēeku, Zahir Pajaziti, Visar Ahmeti, Alil Alidemaj, Fatmir Humolli, Sabit Gashi, Hyrė Emini – Mira(dėshmore) dhe Adem Ēobani. Pushteti me kėmbėngulje donte tė mbyllte kampin. Meqė nuk lejuam, na kanė burgosur. Adem Jashari dėrgohet nė Rajonin Numėr 1, unė nė Rajonin Numėr 2 nė Tiranė. Pėr tė na liruar intervenojnė Fatmir Humolli dhe Raif Gashi”.

Sipas tij, pushtetarėt shqiptarė donin ta mbyllnin kampin, meqė me jugosllavėt kishin bėrė njė marrėveshje tė dėmshme pėr Kosovėn. Ndaj, nė mėnyrė tė fshehtė dhe ilegale kėta kanė vepruar nė Laē, nė maje tė Tomorit e nė Pogradec tek ish vilat e Enver Hoxhės…

“Kjo ka vazhduar deri nė vitin 1997”, thotė ai.

Plagėt e luftės…

Ishte viti 1997 kur filluan aksionet e para tė UĒK-sė. Zeqir Hoxha ishte emėruar komandant i njėsitit vėzhgues diversant pėr tėrė zonat nė Kosovė.

“Aty ku nuk kanė mundur tė ēajnė forcat e UĒK-sė, hynim ne. Nė grupin tim kisha shtatė djem tė pamartuar. Betimi i parė ishte: Prano vdekjen, para jetės”, shpjegon Hoxha pėr rrezikun qė ballafaqonte ky njėsit.

Mė 14 qershor 1998, ai plagoset pėr herė tė parė nė Betejėn e Junikut. Nga ai moment plagėt nuk iu ndalen.

“Plagosem keq nė kėmbė. Atė ditė janė plagosur edhe Naim Maloku, Gani Shehu e Bashkim Leku – i cili vdes nga plagėt e marra. Por, nuk u ndala. Pas njė jave kemi ndėrmarrė aksione me rėndėsi. Nė njė nga to kemi kapur njė ushtar rus, tė cilin ia kemi dorėzuar OSBE-sė pėr tė treguar se jemi ushtri qė ka rregull, disiplinė, e qė zbaton etikėn e etikės ushtarake”, flet ai me krenari pėr luftėn e pastėr tė ekipit tė tij.

Gjatė njė beteje tjetėr nė kufirin shqiptaro-shqiptar, Zeqiri ėshtė plagosur pėr herėn e dytė. Kėtu lind rrėfimi pėr luftėtarin “lugat”.

Njė “lugat” u ēua nė Laprakė…!

“Jam plagosur mė 14 dhjetor 1998, me Mujė Krasniqin dhe 36 tė tjerė. Mirsad Murseli nga Peja u plagos. Pėr ta tėrhequr, meqė kishte plagė tė rėnda, shkova unė. Nga njė helikopter serb plumbi mė ka kap nė kokė dhe mė del nga mjekra. Njė pjesė e predhės mė kapi nė shpinė dhe nė gjunjė. Kam ndjerė qė po mė lėshojnė kėmbėt. Maliq Dokshi me Afrimin, dėshmor nga Shtimja, mė kanė tėrhequr deri nė Cahan”, tregon ai kėtė moment tė rėnd, por pa detaje, meqė kishte humbur vetėdijen.

Kur zgjohet, pas 72 orėsh, e gjen veten nė morgun e Spitalit Ushtarak tė Laprakės. Aty e kishte dėrguar mjeku me origjinė greke, Lefter Jorgo.

“Kam pasė vdekje klinike. Kur i kam hapur sytė, ishte terr. Nė atė dhomė tė errėt, nga tė dyja anėt kisha tė vdekur. Njė letėr ma kishin vendosur nė kėmbė, me numrin 36. Dola nė korridor. Pėr njė moment roja bėrtiti: ‘Vampir’. Mezi ecja mbėshtetur pėr muri, sepse kisha plagė. Thosha qė mos tė frikėsohen, por nga plasaritjet qė kisha nė kokė e fytyrė, tė gjithė trembeshin. Njė vajzė nga Lushnja, sikur lutet: ‘Aman tė keqen mos mė ha’. Jam munduar t’i them qė s’jam lugat, por i bie tė fikėt”, thotė luftėtari i cili shkon ta ndihmojė vajzėn, e nga pas i vjen njė ushtar me kallashnikov duke bėrtitur: “Ej, filloi ta hajė vajzėn”!

Fati deshi ai tė shpėtojė edhe kėtė herė. Shpėtimtarėt e tij thotė se ishin mjekėt Fatos Olldashi dhe Mentor Petrela. Ky i fundit madje e kishte rrahur mjekun grek.

Mė mirė i vdekur nė luftė se me kokė nė jastėk

“Nė Laprakė vjen Kryqi i Kuq italian. Pėrmes Kishės kam vazhduar pėr nė Itali, pėr nė spitalin ushtarak tė atij shteti, ku mė kanė thėnė se nuk guxojnė tė ndėrhyjnė pasi duhej vendosur pllaka e arit nė qiellzė”, tregon Hoxha pėr Telegrafin, kėtė rrugėtim tė mundimshėm pėr shėrim.

Nga aty ai dėrgohet nė Roterdam tė Holandės, ku i nėnshtrohet operacionit qė ka zgjatur tetė orė. Nė kėtė spitali ai qėndroi tri javė.

“Copat e predhės nė trup nuk kanė guxuar t’i heqin, pasi mund tė paralizohesha. Ato ende i kam. Kisha frikė se mos vdisja me kokė nė jastėk. Ndaj, doja t’i kthehesha luftės. Kokėn e kisha me fashė, por megjithatė ika. Nė aeroport mė nxorėn problem, pasi nuk guxoja tė fluturoja me kėtė gjendja. Por, nuk lėshova pe. Pasi nėnshkrova rrezikshmėrinė qė mund tė mė kanosej, u nisa”, thotė luftėtari i cili arrin nė Shqipėri, nga ku futet nė Kosovė me njė grup prej 50 vetėve, tė cilit i printe Fadil Murllaku, e ku ishin edhe dėshmori Ahmet Kaēiku, Asllan LLolluni, Hajdar Shala, si dhe dėshmori nga Kavaja – Endrit Cara.

Plagėt e hapura…

Mė 14 prill tė vitit 1999, kanė filluar luftimet e ashpra nė Gallush tė Semetishtit nė Suharekė, ku vriten Haxhi Haxhaj e Hamdi Bytyqi, ndėrsa plagoset- tashmė i ndjeri – Hajriz Kabashi. Nė orėn 13:40, Zeqir Hoxhėn sėrish e kapin plumbat – tash nė krah dhe nė shpinė. Ata plumba ai ende i ka nė trup. Me kėtė rast, pėr kurimin e tij janė kujdesur mjeku Sali Asllanaj (tash kryetar i Komunės sė Suharekės) dhe Agim Hazrolli. Nga aty dėrgohet nė Mollopoc tė Shtimes, e pas ēlirimit tė Kosovės pėr nė Spitalin e Prizrenit.

Zeqiri sot jeton me gruan, me prindėrit qė i ka nė moshė tė shtyrė, si dhe me dy vėllezėrit qė nuk janė nė gjendje pėr tė punuar (njėri ėshtė me tė meta, e tjetri vuan nga torturat qė ka marrė nga burgjet e ish-Jugosllavisė). Ai jeton me njė pension invalidor nga shteti.

Me ndryshimin e kohės, gjendja e tij pėrkeqėsohet keq. Ndonėse deri sot i ėshtė nėnshtruar shtatė operacioneve, dhembjet nuk i ndalen.

“Sistemi nervor mė jep kriza. Tash mu ka shfaqur edhe diabeti”, tregon shqetėsimin e radhės, burri qė nuk dorėzohet. Nėnshtrimi pėr tė ėshtė Balozi qė ai dėshiron ta luftojė, si njė Gjergj Elez Ali i kohėve moderne.

“Jam krenar pėr atė qė kam bėrė. Pendohem pėr atė qė s’kam mundur ta bėjė pėr kėtė vend”, thotė Zeqir Hoxha, “lugati” qė disa herė mashtroi vdekjen.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
zeqir hoxha
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: