AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 komandantėt e hoteleve tė Tiranės

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: komandantėt e hoteleve tė Tiranės   Jeu 26 Juin - 13:10

Shkrim Post Mortum: Pėr komandantėt e hoteleve tė Tiranės
Wednesday, 25 June 2014 19:06 font size decrease font size increase font size Print Email
Rate this item 1 2 3 4 5 (1 Vote)
Shkrim Post Mortum: Pėr komandantėt e hoteleve tė Tiranės
Shkruan Bardhyl Ajeti

Ish-Komandanti i Shtabit tė Pergjithshem tė UCK-se, Sylejman Selimi, i njohur me nofken e luftes, “Sulltani,” gati gjashte vjet pas perfundimit tė Luftes nė Kosove, me nė fund shpalos “luften intime,” dhe tregon tė verteten e luftes sė UCK-se. Ai me nė fund nuk mundet me tė fsheh luften e drejte heroike tė UCK-se.
Ky Komandant ka filluar tė tregoj tė verteten dhe tė distancohet nga aktet e liga tė Kosovės sė para dhe pas luftes nė Kosove.
Ai njė interviste dhene njė gazete ditore nė Kosove, ka treguar qarte sė Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi, gjate kohes sė luftes nė Kosove, me shumė kanė qendruar nė Zvicer, Shqiperi dhe nė ato pjese tė Kosovės ku nuk ka pasur lufte, sė sa kanė qene nė zonat e rrezikshme, apo aty ku nuk kishte lufte. nė po paraqesim vetem disa nga thekset e Sylejman Selimit gjate njė interviste nė njė gazete ditore nė Kosove.
“Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire sė pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin” Sylejman Selimi nė kėtė interviste dhene njė gazete ditore ka treguar qarte sė si Hashim Thaci nė vitin 1997 ishte futur nė Kosove njė here, por me Adem Jasharin nuk ishte takuar.Ne kėtė kontekst Sylejman Selimi thekson: “Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire sė pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin. Shkuarja nė Perendim e Hashim Thacit dhe e disa shokeve tė tij, ka shkaktuar ftohje tė raporteve nė mes Adem Jasharit dhe Hashim Thacit e disa shokeve tė tij. Pse keta tė fundit nuk kanė mundur tė qendojne nė Kosove, kurse Ademi e Hamza, Sahit Jashari, Fadil Kodra – po.” ka thene Sylejman Selimi. Po ashtu Sylejman Selimi tregon sė si me 5 Mars tė vitit 1998 ėshtė sulmuar familja e Komandantit legjendar tė UCK-se, Adem Jasharit dhe sė si Hashim Thaci, Xhavit Haliti e tė tjere gjate kesaj kohe nuk kanė qene fare nė Kosove.
Sylejman Selimi tregon sė si Jakup Krasniqi e Xhavit Haliti kanė percare Popullin Shqiptar tė Kosovės dhe berthamen e UCK-se, duke i injoruar nė teresi Forcat e Armatosura tė Republikes sė Kosoves, tė dala atehere nga Qeveria Bukoshi.
Sipas Sylejman Selimit, Qeveria e Bukoshit ka ndihmuar disa here me shuma tė medha tė hollash UCK-ne, por kanė qene pikerisht Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti ata qe kanė urdheruar Radion “Kosova e Lire,” qe tė thuhet sė Bukoshi po e manipulon luften.
200 mije markat e Qeverise sė Bukoshit, tė cilat ai ia ka dhuruar UĒK-sė kanė bere qe Jakup Krasniqi tė inatoset thelle dhe urdheroj drejtuesit e Radios “Kosova e Lire,” tė injorojne Qeverine Bukoshi. Sipas Sylejman Selimit, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti mbajne barren me tė madhe, pse nė si Shqiptare nuk jemi bashkuar.
“Ēfarė qellimesh kanė pasur nuk e kemi ditur, por po shieht qarte sė ata na kanė demtuar,” ka thene Sylejman Selimi. “Ne fund tė fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter tė Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)”
Po ashtu, ish-numri njė i UĒK-sė nė Kosove, thekson sė gjate kohes sa Delegacioni i Kosovės ishte nė Rambuje, e bashke me ta edhe disa drejtues tė UCK-se, ai gjate njė bisede telefonike me Hashim Thacin, atij i ka thene prerazi: “Ju mund tė nenshkruani dokumentin, por nė rast sė e beni njė gje tė tille, atehere me mire mos u ktheni fare nė Kosove. “Ne fund tė fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter tė Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen),” ka thene Sylejman Selimi.
Sylejman Selimi po ashtu those ai gjate kohes sa ka qene Komandant i UĒK-sė ka pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, por me Bukoshin jo, sepse sipas tij ai nuk ka mundur tė kontaktoj me te. Por, kur ai kishte pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, ata i kanė thene Sylejman Selimit, sė Bukoshi ėshtė i gatshem qe tė ndihmoj, por pėr fat tė keq, sic thote edhe vete Sylejman Selimi, Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, nuk ka qene i gatshem nė kėtė drejtim.

Ushtaret dhe popullata kanė qene pėr bashkim tė faktorit ushtarak, por jo edhe Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, me nė krye Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin…

“Shtabi i Pergjithshem i UĒK-sė nuk ishte Shtab, por njė grup prej 7-8 shokesh” Sylejman Selimi, i cili tash ėshtė zevendes-Komandant i TMK-se, ėshtė bere Komandant i Shtabit tė Pergjithshem tė UĒK-sė nė kohen kur Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin nė Rambuje. Me pas kater tė fundit e kishin akuzuar Sylejman Selimin, sė ky ka bere puc nė zgjedhjen e tij si Komandant, dhe si kunderpergjigje ndaj kesaj ata me vone kishin sjelle Komandant tė Pergjithshem tė UCK-se, Agim Cekun.
Ne lidhje me keto akuza tė lartepermendura, nė intervisten nė fjale dhene njė gazete ditore nė Kosove, Sylejman Selimi thekson sė ai nuk ka bere puc. “Emerimin e Komandantit tė Pergjithshem tė UĒK-sė kemi mundur ta bejme edhe para kesaj kohe, pra kur keta (Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi v.j.) nuk kanė qene fare nė Kosove, por kanė qene here nė Zvicer, here nė Shqiperi, por edhe nė Kosove nė zonat ku nuk ka pasur rrezik, pra ku nuk ėshtė luftuar,” ka thene Sylejman Selimi. Sylejman Selimi po ashtu tregon sė Shtabi i Pergjithshem i UĒK-sė nuk ishte Shtab, por njė grup prej 7-8 shokesh qe kanė qene tė izoluar edhe perkunder faktit sė zhvillohej lufta.

Cka thote Sylejman Selimi pėr Xhavit Halitin?

Sylejman Selimi po nė kėtė interviste tregon sė Xhavit Haliti pas perfundimit tė luftes nė Kosove ėshtė thirrur si anetar i Shtabit tė Pergjithshem tė UCK-se, dhe pėr me shumė kėtė njeri nuk e kam pare kurre nė Kosove. Ai ka qene nė Zvicer, Shqiperi apo ku e di une… Tash po del sė ai pas luftes ka qene njeri shumė i rendesishem dhe ideator i UCK-se… Po tė mos ishte Adem Jashari, ketu nuk do tė behej lufte. Le tė harrojne keta njerezit e Shtabit tė Pergjithshem tė UĒK-sė sė do tė mund tė zhvillonin lufte, po tė mos ishte flijimi i Adem Jasharit,” ka thene Sylejman Selimi.
Sylejman Selimi duke folur nė ate interviste, po ashtu ka bere disa pyetje: Pse nuk kanė qene nė gjendje pas vitit 1993, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaci, qe tė takohen me Adem Jasharin? nė kėtė kontekst Sylejman Selimi ka potencuar sė tė lartepermendurit ėshtė mire qe tė pergjigjen pėr kete. Me tej ai ka shtuar sė Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dine mjaft mire sė pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin.
Sylejman Selimi po ashtu thekson pėr keqperdorimet e shumta qe ka bere fondi “Vendlindja Therret,” dhe pėr ate sė si as sot e kesaj dite askush nuk ka dhene llogari pėr kėtė fond. Pra, keto kanė qene disa nga thekset e Sylejman Selimit. nė besojme sė Sylejman Selimi ka edhe shumė gjera tė tjera pėr t’i thene, por jo vetem ai, por edhe tė gjithe Komandantet e tjere tė cilet gjate …

(Ky shkrim ėshtė botuar nė gazeten ‘Bota Sot” nga heroi i fjales sė lire Bardhyl Ajeti)

http://www.botapress.info/index.php/ekskluzive/item/6728-shkrim-post-mortum-p%C3%ABr-komandant%C3%ABt-e-hoteleve-t%C3%AB-tiran%C3%ABs
Lexo 596 times
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
komandantėt e hoteleve tė Tiranės
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: