AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Abdullah Prapashtica,kosove ne enderr shtet

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14750
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Abdullah Prapashtica,kosove ne enderr shtet   Mar 1 Juil - 2:11

Ranė kėto zgjedhje dhe u pamė…!
Publikuar: 18:37 / 30.06.2014
Abdullah Prapashtica
Abdullah Prapashtica

Me durimin e gurit prita pėrfundimin e numėrimit tė votave tė zgjedhjeve tė 8 Qershorit 2014! Kur kjo ndodhi, rendi ėshtė qė sė pari tė ju pėrcjelli urimet atyre qė i kanė fitua votat! Do tė ishte e logjikshme se tėrė ajo qė ėshtė thėnė para zgjedhjeve tė konsiderohet se ka qenė pjese e fushatės pėr apo kundėr subjekteve apo kandidatėve, dhe se tani pushtetin e ri duhet me i dhėnė mbėshtetjen e nevojshme pėr ēuarjen e proceseve pėrpara!

Por, meqė struktura e deputetėve tė zgjedhur nuk premton pėr ēuarjen e proceseve pėrpara, unė jam i detyruar qė tė uroj vetėm ata deputetė qė e di se sigurisht do tė angazhohen pėr ēuarjen e proceseve pėrpara!

Kur i lexova emrat e deputetėve tė partive politike, aty pash se s“kemi arsye me ju gėzua kėtyre zgjedhjeve, sepse ato nuk sollėn kurrfarė ndryshimesh. E vendi ka pas nevojė pėr ndryshime mė shumė se ēdo herė tjetėr. Pėrkundrazi, edhe pak do njerėz qė kanė premtuar se janė mė tė mirė, nuk ishin nė listat e deputetėve. Pėr disa qė kanė qenė me parė deputetė dhe tani nuk janė mė u gėzova dhe pėr disa tė tjerė mė erdhi keq qė nuk janė rizgjedhur. Me sė shumti mė erdhi keq pėr disa kandidatė tė rinj qė nuk ishin zgjedhur, sepse e di sigurisht se disa prej tyre kanė qenė lokomotiva tė procesit! Me dhimbset Kosova qė nuk i ka pėr deputetė kėta njerėz!

U tha se ēdo kandidat nė fushatėn e vet ėshtė dashur tė investojė sė paku 10 mijė euro. Nėse kjo shumėzohet me nga 110 kandidat nga ēdo subjekt, kėtu dalin disa miliona Eeuro tė investuar nė “lotarinė” zgjedhore. Jam bukur shumė i bindur se me pas luajtur loto me nga 10 mijė euro, fitimi ka qenė i garantuar pėr secilin. Por, kandidim pėr deputet nuk garantonte askėnd! Ndėrsa, unė jam shumė i sigurt se kanė qenė disa qindra kandidatė mė tė mire se kėta dhe qė pėr arsye se ata nuk kanė pas para pėr fushatė as qė kanė kandiduar. Mė dhimbset Kosova qė nuk i ka pėr deputetė kėta njerėz!

Ranė kėto zgjedhje dhe u panė ata qė kanė kurriz dhe qė nuk pėrkulen para kurrkujt dhe u panė edhe ata qė pėr pushtet janė tė gatshėm me shkel pa mėshirė edhe mbi njerėz meritor! Populli u distancua edhe kėsaj radhe prej zgjedhjeve maratonike tė atyre qė kandiduan me tė vetmin motiv pėr tė pasė qasje pranė arkės sė buxhetit, dhe pėr tu pasuruar nga thesari i popullit! Ata qė patėn klane me tė forta fituan mė shumė vota! Pra, ata qė u zgjedhėn nga klanet janė deputetė tė klaneve e jo deputetė tė popullit! Deputetėt e popullit edhe kėsaj radhe janė nė pakicė! Por, nė pėrfundim del pyetja: Kush i fioti zgjedhjet?

Kam qenė nė zgjedhjet e para nė Prishtine dhe nė atė kohe kam punuar si oficer i SHPK-sė! Nė njė bisedė me shumė kolegė ndėrkombėtar, njeri prej tyre, njė oficer rus i Policisė sė UNMIK-ut mė pyeti se kush do tė fitojė nė zgjedhjet e vitit 2001? Pa menduar gjatė i thash se nė zgjedhjet e Kosovės do tė del fitues UNMIK-u! Qeshi me ironi dhe tha se po pyet pėr partitė politike. Unė ju pėrgjigja se kush do qė tė fitojė nga partitė do t’i nėnshtrohet urdhrave tė UNMIK-ut! Edhe tani nuk mundet tė ndodh ndryshe, pėrveē qė UNMIK-u e ka ndryshua emrin nė EULEX!

Babai im, Zeqir Prapashtica, ndjesė pastė, sa ishte nė jetė ma bėri njė analogji interesante me partitė politike pėrmes njė tregimi! Ai tha se “...nė njė dite dimri tė ftohte, njė baba i 10 fėmijėve qė nuk kishte se ēka t’ju jepte me ngrėnė atyre pėr mėngjes, thirri gruan ta shtrojė sofrėn. U ulėn tė gjithė pranė sofrės sė zbrazet dhe ai filloi t’ju tregonte fėmijėve se sa mire do tė ishte qė tani nė sofėr tė kishin njė gjel deti tė pjekur, se si do t’i vinte era mirė dhe se si do tė rridhte vaji nga ai! Fėmijėve filloi t’ju shkonte ujė pėr goje nga ky tregim i yndyrshėm dhe ata filluan tė imagjinojnė se gjeli i detit i pjekur ishte aty nė sofėr. Njeri nga fėmijėt e zgjati dorėn drejt mesit e sofrės dhe babi i ra nė dore dhe i tha: prit deri sa ta ndajė copėn tende”. Edhe vet babai kishte fillua t’i besojė imagjinatės sė vet fantastike se gjeli ishte aty nė sofrėn e thatė! Edhe nė Kosovė po mbahen “zgjedhjeje tė lira“ nėn sundimin e huaj civil, ushtarak, policor dhe gjyqėsor, duke imagjinuar se jemi nė liri!

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Abdullah Prapashtica,kosove ne enderr shtet
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: