AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14489
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.   Ven 4 Juil - 11:47

PĖR REPUBLIKĖN SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI! Nė mėrgim..., mė 17 jan.


1984 I dashur shoku Mėrgim (Sabri Novosella-shėn i Xh. D.),

po tė shkruaj, edhe pse, mendoj, do tė duhej tė mė shkruaje ti njėherė, sė paku qė tė bėsh me dije se si u ktheve. Nė ndėrkohė, besoj, duhet tė jesh informuar mbi mbledhjen qė mbajti komisioni, mė 18 dhjetor 1983. Nga procesverbali mund tė lexohet pėr vlerėsimet qė u bėnė nė pėrgjithėsi, si dhe mbi propozimet konkrete. Ndėr to, meqė tė shkruaj, ishte propozimi im qė ti tė pėrjashtohesh nga ... Me kėtė rast nuk do shkruaj pėr arsyet qė mė shtynė qė tė jap njė propozim tė tillė, pasi ato janė nė procesverbal, sado qė janė shkurt tė shtruara. Kėtu mund tė shkruaj vetėm kaq: qė tė bėjė propozim tė tillė nuk mė shtyri vetėm ato qė ndodhėn gjatė takimeve tona, por disa gabime (kėshtu i vlerėsoj) tė tjera, sidomos korespondenca me Musėn dhe presioni qė provohej tė mė bėhej nė prag tė darsmės nė Bruksel, duke u thirrė nė bisedat telefonike qė bėheshin me ty. Qė kur isha nė SHBA mė ra tė lexoj letėr, qė ti kishe shkruar. Ishte pseudonimi yt dhe dorėshkrimi, pasi shumė rreshta kishe shkruar me dorė. Atėherė nuk dija ku t'ia nisė, sa i pėrket asaj letre, pėrkatėsisht sa i pėrket korrespondencės nė mes tė Omerit dhe Musės. Mė vinte keq se nuk dija se kush ėshtė Omeri, qė t'i shkruaj menjėherė se nuk duhet tė korespondon me atė njeri nė "kullė", pos pėr tė tjera arsye, edhe se tė gjitha letrat kalonin jo vetėm nėpėr duartė e njė agjenture. Se si ka ardhur gjer te korrespondenca mes jush nuk dij, por jam i mendimit: nuk ėshtė dashur tė korrespondosh nė atė nivel dhe nė ato rrethana. Duke u bazuar nė relacionet qė mbretėronin pėrpara vrasjes sė shokėve dhe para "veprės" sė "heroit" tė "kullės", ti atė "heroi" nuk duhet ta kesh njohur pėrpara, ose, nėse e ke njohur, nuk duhet tė kesh patur marrėdhėnje nė nivel tė pėrkatėsisė nė tė njejtat radhė. Se sa letra ke ndėrruar nuk e dij, por, meqė po bazohem nė relacionet tona, po mė duket e drejt tė t'i kėrkoj, sė paku ato qė kanė tė bėjnė me LRSHJ-nė,
–
ndėrsa ato tė nivelit privat dhe familjar nuk mė duhen,
–
qoftė edhe si kopje. Nisem edhe nga fakti se "heroi" para se ta kryen "veprėn" ka qenė me trup, i tėri diku tjetėr, dua tė them nė organizatė tjetėr. Kėshtu, sė pari duhet tė vinin nė pyetje qėndrimet ndaj organizate tjetėr, pėrkatėsisht relacionet, pasi "heroi" duhet tė ketė qenė njėri nga "kokat" udhėheqėse. Sidomos, kontestuese ėshtė letra qė na e lexoi shumė vetave, tani sė fundi, tė cilėn, sipas tė gjitha parashikimeve, duhet tė ia kesh shkruar ti. Nė prag tė darsmės, nė njė takim qė patėm me disa tė tjerė ku qe edhe "heroi", erdhi deri te keqkuptimi, qė nė fakt nuk mund tė quhet keqkuptim. Nė atė mbrėmje "heroi" na shitej si udhėheqės, pėrkatėsisht njėri nga "kokat" e LRSHJ-sė. Ishte tejet brutal nė disa relacione, bile edhe cinik, sidomos ndaj meje, pse jo edhe ndaj LRSHJ-sė
–
ta zėmė, kur thoshte se mund qė do t'i thuhej nga Lėvizja (tekstualisht mė duket tė ketė thėnė: "edhe nėse mė ngarkon Lėvizja pėr tė marrė pjesė nė konferencėn pėr shtyp, unė nuk do tė pranojė tė marrė pjesė...") pėr tė marrė pjesė nė konferencė pėr shtyp, por do ta refuzonte. Pastaj hyri nėpėr "lakra" duke provuar tėrė kohėn t'i bind tė pranishmit se ishte nė "kokė" tė LRSHJ-sė, kuptohet duke mbajtur qėndrim perfid
–
sikur pėr shkak tė konspiracionit nuk po lėshohej nė biseda mė konkrete, edhe pse thoshte gjithēka qė mund tė dinte, besa edhe trillonte. Kuptohet se mbajta qėndrim pėrkatės, duke ia bėrė me dije se si do tė duhej tė sjellet, si bashk me disa qė ishin aty, nė darsėm, nėse do dėshironin tė demonstronin nė radhėt e asaj darsme.

291 Edhe nga letrat qė mė ka shkruar,
–
ato duhet t'i kesh edhe ti,
–
del se ai nuk ėshtė vetėm anėtar i "thjeshtė" i Lėvizjes. Bazuar nė tė gjitha, shtrohen pyetjet: a ėshtė ai anėtar i Lėvizjes? Kush e ka anėtarėsuar, ose kur ėshtė anėtarėsuar? Mos ėshtė zgjedhur nė ndonjė funksion? Meqė ke korresponduar me te, mė intereson shumė, jo vetėm mu, por tė gjithė shokėve tė QE dhe tė Lėvizjes, duhet t'ju intereson se ēfarė mendojnė lidhur me "heroizmin" e "heroit", konkretisht ēfarė mendimesh ke ti? Kjo ėshtė shumė me rėndėsi, edhe pėr arsye se mund tė kem mendime tė gabuara dhe kėshtu t'i kem bėrė padrejtėsi shumė tė madhe, duke ruajtur distancėn pėrkatėse, besa edhe duke "shpifur" e "dezinformuar" edhe ndonjė bashkatdhetar. Po kėshtu, menjėherė shtoj: pėrderisa tė mos mė jenė siguruar prova bindėse, do ruaj distancėn e mėparme. Po ndodhi tė kemi mbajtur qėndrim tė gabuar, do t'i bij nė gjunjė. Shih pra, janė kėto arsyet plotėsuese, qė mė bindėn se duhet tė bėjė propozim pėr pėrjashtimin tėnd, pėrndryshe, asnjėherė nuk do ta kisha ndėrgjegjen se kam mbajtur qėndrim patriotik-revolucionar, siē i takon militantit tė radhėve tė Lėvizjes. Sigurisht qė mund tė ndryshoj mendimin atėherė kur tė jem sqaruar se nuk kam vlerėsuar gjėrat nė nivel, meqė nuk kam qenė mjaft i informuar (nė rastin konkret nuk foli pėr "mė ka thėnė ky e ai", "kėshtu e ashtu"), ose se jam nxituar, duke mos ditur se si qėndron realiteti. Mu pėr kėtė edhe tė shkruaj, pėr ēka, besoj, do marrė pėrgjegje pa shumė vonesė. Gjatė takimeve qė kishim, disa herė u sjellėn bisedat nė mes tej e shokut Zeqė. Lidhur me atė takim, mendoj se duhet tė informosh, pak mė shumė se sa i ke shkruar "heroit". Them kėshtu pasi disa fjalė shpėtuan gjatė fjalosjes mes teje e shokut Ujkan, prandaj, pos pėr arsyerave tė tjera, edhe tė mos lejohet mundėsia pėr manipulim me fjalėt qė nuk janė incizuar as mbajtur shėnime. Sidomos, do ndihmonte shumė informimi ytė, pasi, me gjasė, vetėm ti je ndėr tė gjallėt, qė mund tė informosh mbi bisedimet, ashtu siē janė zhvilluar. Edhe shokut Salih i kam shkruar mė heret, se duhet pėrfundimisht tė informohemi se si kanė shkuar bisedimet e 17 shkurtit dhe 15 Majit, por ai nuk e ka marrė mundin. Prap, edhe mes nesh ėshtė kontestuese kjo ēėshtje, pėr tė cilėn nga shkruan shoku Salih nė letrėn e 3 janarit tė kėtij viti, duke u thirrė edhe nė letrėn qė i ke shkruar, ose keni biseduar. Duhet njėherė e qartė, sidomos ju pjesėmarrėsit e bisedimeve, tė merrni qėndrim prej patriotėve revolucionarė, qė ta thuani tė vėrtetėn e plotė, dhe jo tė pėrgjysmoni, duke lėnė mundėsinė pėr manipulime e keqkuptime. Shkruaj kėshtu, pasi asnjėherė nuk po merret qėndrim i qartė lidhur me A.P. me bashkėpunėtorė, por, si tė them, po zhagiteni, "ngreh e mos e kėput", ēka nuk do tė duhej. Ose ai i ka shkelur vendimet, ose thirret nė vendimet e arritura, ose ekziston edhe mundėsia tjetėr, se duke u nisur nė besimin qė ėshtė formuar, keni biseduar lirshėm, pa mbajtur shėnime precize, ose edhe mund qė bisedimet tė jenė bėrė "shkel e shko" dhe nuk dini se ēfarė ka mundur t'u shpėton. E gjithė kohėn po mendoj edhe pėr bisedimet e 15 Majit, pėr tė cilat duhet qė tė jemi tė qartė. Pėrndryshe, nėse "zhagitet" "ngreh e mos e kėput", lirisht mund tė krijohet pėrshtypja se janė takuar nė mes vete "matrapazėt", qė t'ia hedhin njėri-tjetrit, kush tė mundet sa mė shumė... Me kėtė rast do tė pyes, se a ekziston mundėsia tė ta postoj letrėn qė ua kam shkruar shokėve tė QE (i ka 20 faqe), pasi, bazuar nė situatėn politike, mund qė do ta marrin, ose sė paku vetėm ta kopjojnė (e ēka duhet mė shumė?). Nė atė letėr, sa i pėrket Programit, kam qortuar shokun Salih, se pėrse duhet pėrsėri tė merremi, pėrkatėsisht t'i pėrzimė, shokėt "pėrtej gardhi"; na thotė e shkruan se "ia kanė korigjuar shokėt...", mendohet varianti qė ke dėrguar ti. Mu nuk po mė pėlqen tė provohet t'i implikojmė tė tjerėt..., prandaj i thash Salihut se nuk ėshtė e vėrtetė, dhe

292 qėndroj nė atė qė kam thėnė. Sė paku, ēfarė na duhet tė merremi me "muhabete" tė tilla, pa ndonjė nevojė, pėrkatėsisht nė budallėk. Kopje tė variantit tėnd mė kanė dėrguar. Tani kemi grumbulluar mjaft material dhe besoj e shpresoj se nuk do tė shtyhet shumė qė tė aprovohet Programi. Por, jam pėr atė qė edhe formulimi pėrfundimtar tė shumėzohet pėr diskutime e aprovim, nė komitete, celula dhe anėtarėve. Pėr kėtė arsye, kam dhėnė propozimin pėr njė Qarkore (bile edhe e kam shkruar dhe ua kam dėrguar shokėve qė tė diskutojnė mbi te, pėr ta pėrmirėsuar poqėse e shohin tė arsyeshme se duhet tė lėshohet). Meqė diskutimet pėr pėrmbajtje tė ZK nuk kanė pėrfunduar tėrėsisht, tė them, pėr shkak tė rrethanave qė po na pengojnė (jo pėr dėshirėn tonė), shumė do na ndihmonte sikur tė shkruaje njė analizė me shkrim. Mendoj se nė njė analizė tė tillė do kesh mundėsinė tė shkruash mė shtruar mbi ato qė ke thėnė, sepse ka mundėsi qė, padashas tė ka shpėtuar ndogjė qė s'do dėshiroje ta thuash, ose tė ka mbetur pa thėnė atė qė do tė duket e arsyeshme, dhe ajo qė tė ka mbetur pa thėnė, mund qė ndihmon nė marrje tė qėndrimit sa mė korrekt-pėrkatės. E pata thėnė edhe atėherė, se komisioni nuk do tė jetė nė gjendje tė bėjė vlerėsime tė nivelit (po dihet me ēfarė aftėsish disponojmė...), prandaj, sė paku unė pata thėnė, ėshtė mirė tė angazhohet edhe ndonjė shok e shoqe, qė mund tė bėjė njė analizė tė tillė. Mė duket se shkrova ato qė kisha pėr tė shkruar kėsaj radhe, pa pėrdorė taktikėn
–
"tė them vetėm kaq kėsaj radhe". Kėshtu do dėshiroja qė tė mė shkruash edhe ti, pėr tė gjitha dhe, sigurisht, nuk do ngurroj tė pėrgjigjem, duke u konkretizuar mė shumė, poqėse kėrkohet. Tė dėshiroj shėndet e suksese nė punėt e mbara, ty dhe shokėve. PS. Ma dėrgo njė kopje tė broshurės "Shpėrngulja e shqiptarėve" tė V. Qubrilloviqit nė gjuhėn turke (duket se ke harruar qė mė pate thėnė se do tė ma dėrgosh, ose ndoshta mashtrohem). Nga njė kopje tė kėsaj letre po ua dėrgoj shokėve tė KE (QE). Mirėupafshim. (Ibrahim Kelmendi)

36. Letėr e Ibrahim Kelmendit pėr Qendrėn Ekzekutive (QE), 19 janar 198
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14489
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.   Ven 4 Juil - 11:49

Rroftė populli ynė heroik e liridashės!
–
Rroftė LRSHJ, avangarda e popullit tonė! I juaji Shoku (Ibrahim Kelmendi
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14489
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.   Ven 4 Juil - 11:53

http://fr.scribd.com/doc/196138347/Fakte-per-Levizjen-e-Jusuf-Gervalles
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.   

Revenir en haut Aller en bas
 
Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: