AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Unė pėrfaqėsues i tė gjithė “udbashėve”, “mjekroshėve” e “tr

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13734
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Unė pėrfaqėsues i tė gjithė “udbashėve”, “mjekroshėve” e “tr   Dim 20 Juil - 9:21

Shkruan Kim Mehmeti;Unė pėrfaqėsues i tė gjithė “udbashėve”, “mjekroshėve” e “tradhtarėve” tė tjerė tė popullit!
Bota Sot | 17.07.2014 15:54
Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services
3
Unė pėrfaqėsues i tė gjithė “udbashėve”, “mjekroshėve” e “tradhtarėve” tė tjerė tė popullit!
Si tė mos e thuash hapur se shqiptarėt e Maqedonisė do t’i humbin tė gjitha betejat, nėse dėshmohet si i vėrtetė pretendimi i drejtuesve tė BDI-sė se pėrpos tyre dhe bashkėmendimtarėve tė vet, tė gjithė ne tė tjerėt jemi njė grumbull UDB-ashėsh e tradhtarėsh tė pafytyrė, qė ushqehen nga e keqja e popullit tė vet?! Dhe vallė ėshtė e mundur qė e gjithė vetėdija jonė kombėtare aq tė jetė rrudhur, sa sot e tėra tė ndodhet nė xhepin e regjimit tė dyshes VMRO-BDI!
Nė Maqedoni vazhdojnė protestat e rinisė shqiptare. Njėsoj siē vazhdojnė orvatjet e partive tė kėtushme shqiptare qė, o t’i vėnė nėn kontroll protestat, o t’i shpallin tradhtarė tė gjithė ata qė i pėrkrahin ato. Dhe pėrderisa tė rinjtė protestojnė, thuajse pėrnjėherė tė gjithė e kuptuan se kanė kaluar 13 vite nga konflikti i 2001 dhe nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit, e cila u desh tė realizohej deri nė vitin 2004. Pra thuajse tė gjithė e ndėrmendėn se po kaq vite, kryesuesit e BDI-sė e shėnonin solemnisht ditėn e nėnshkrimit tė saj, kėshtu qė edhe kėtė Marrėveshje, njėsoj si edhe emblemėn e UĒK-sė dhe konfliktin e 2001, e privatizuan dhe e shpallėn pronė tė patjetėrsueshme tė partisė sė tyre. Po pra, sot kur proteston rinia shqiptare e Maqedonisė, mė nė fund tė gjithė e kuptuan se Marrėveshja e Ohrit ėshtė vetėm njė kufomė, por vdekjen e sė cilės ka vite qė e fsheh BDI-ja dhe, nė vend qė atė ta varrosė, ajo paturpshėm, edhe pas vitit 2004, i kremtonte ditėlindjet e saj. Dhe BDI-ja nuk e shpalli vdekjen e saj vetėm pėr njė arsye: ngaqė kryesuesit e saj nuk do kishin pėr ēka tjetėr tė flisnin me diplomatėt e huaj dhe pse do tė duhej tė mbyllej Sekretariati pėr realizimin e kėsaj Marrėveshjeje pranė Qeverisė sė Maqedonisė, me ēka do tė mbetej pa punė sekretari i pėrjetshėm i tij dhe njėkohėsisht njė nga figurat e “ndritura” tė BDI-sė!

Dhe sot kur rinia shqiptare e Maqedonisė proteston, shumėkujt thuajse pėr herė tė parė iu kujtua se kishin kaluar 13 vite nga konflikti i 2001, i cili mbiu nė arėn politike tė lėvruar njėmbėdhjetė vitet e mėparshme, edhe atė nga politikanėt qė ndėrtonin Maqedoni ku sllavėt do dėfreheshin, e shqiptarėt do ta mirėmbanin. Pra konfliktin e 2001 e solli revolta e grumbulluar ndėr vite te shqiptarėt, tek ata qė jepnin shumė e nuk merrnin thuajse asgjė. Dhe sot, nė verėn e vitit 2014, kur rinia shqiptare e Maqedonisė proteston, shumėkush mundohet ta zbėrthejė kėtė revoltė, duke mos vėrejtur se kėto protesta, njėsoj si edhe konflikti i 2001, janė fryt i keqqeverisjes, i ndjenjės se je i papėrfaqėsuar dhe i bindjes se shtetit ia jep tė gjitha qė duhen dhėnė, e ai nuk tė ofron thuajse asgjė mė shumė se sa getoizimin dhe rrugėn e mėrgimit. Pra kjo rini qė proteston sot, u rrit thuajse me po tė njėjtėn ndjenjė qė kishin rioshėt e para konfliktit tė 2001: se ata jetojnė nė njė shtet ku qeveritarėt veprojnė sipas parimit se mė lirė tė del t’i paguash shtrenjtė qindra shqiptarė, se sa tėrė njė populli t’ia japėsh hisen qė i takon. Dhe duke u rritur me ndjenjėn se asaj tė gjitha ia kishin marrė, ajo rini u ngut ta mbronte tė vetmen hapėsirė qė i kishte mbetur e papushtuar nga partitė shqiptare – rrugėn!

Pra sot kur rinia proteston, sot kur partitė shqiptare i kompletojnė listat e “armiqve” qė i pėrkrahin dhe nxisin kėto protesta , ne prindėrit e kėtyre protestuesve, pėrnjėherė e kuptuam se fėmijėt tanė ishin rritur njėsoj si edhe ne: nė fushėbetejėn ku pėrballeshin shqiptarėt mbrojtės tė shtetit me bashkėkombėsit e vet rrėnues tė shtetit! Andaj edhe na u rikujtuan kohėt e socializmit, kur ish- Jugosllavia mbrohej nga “rreziku i brendshėm shqiptar” duke i ndarė shqiptarėt nė tė “ndershėm” e tė “pandershėm”, ku nė tė ndershmit bėnin pjesė ata qė e ndihmonin regjimin t’i luftojė e t’i burgosė tė “pandershmit” – “nacionalistėt dhe irredentistėt shqiptarė” qė rrėnonin federatėn dhe “bashkim vėllazėrimin”. Pra rikujtuam se si pas rėnies sė sistemit socialist, deri nė vitin 2001, Maqedonia kinse demokratike dhe e pavarur e qė kishte trashėguar kodin gjenetik tė nėnės qė e lindi – ish-Jugosllavisė, vazhdoi tė mbrohet nga “rreziku i brendshėm i trilluar shqiptar”, duke i ndarė tani ata nė “radikalė” e “konstruktivė”, nė ata qė e ndihmonin pushtetin tė mbrohej e t’i burgoste “rrėnuesit e shtetit dhe tė bashkėjetesės”. Rikujtuam pra se si pas konflikti tė 2001, duke e parė se asnjė shtesė apo prapashtesė e emėrtimit shqiptar nuk mund ta arsyetonte nevojėn pėr mbrojtje “nga rreziku i brendshėm shqiptar” e t’i burgosje gjithė ata qė e dėmtonin “tenderokracinė” mes elitave politike shqiptaro-maqedonase, regjimit tė kėtushėm i erdhi si e porositur lufta globale kundėr terroristėve islamikė dhe, tė ndihmuar nga “leninistėt” e BDI-sė, u kujtuan se shqiptarėve tė kėtushėm – nė pjesė tė madhe besimtarė tė devotshėm – do t’u shkonte mirė veshja e epitetit “Islamikė radikalė”, e me ēka do njolloseshin tė gjithė shqiptarėt e rrezikshėm dhe me njė epitet tė tillė do tė ishin tė papranueshėm edhe pėr vetė shoqėrinė shumėfetare shqiptare. Mė ēka filloi lufta kundėr “islamikėve radikalė” gjatė sė cilės nuk u gjet asnjė i tillė mes turqve, boshnjakėve, romėve… qė ishin myslimanė po aq sa edhe ēdo shqiptar i kėtushėm.

Shkurt thėnė, nė kėtė Maqedoni shumėēka ndryshoi, por jo edhe strategjia e mbrojtjes sė shtetit nga “rreziku i brendshėm shqiptar”. Dhe atė strategji e pėrdor edhe regjimi i sotėm i dyshes VMRO-BDI, duke na ndarė nė patriotė e tradhtarė, nė ndėrtues e rrėnues tė shtetit. Gjė qė tė bėn tė ndihesh i mjerė. E si mos ndihesh i mjerė kur e sheh se fatin e popullit tėnd, se fatin e kėsaj rinie qė proteston, e pėrcaktojnė edhe disa nga ata qė janė tė gatshėm tė shkelin edhe mbi kufomat e shqiptarėve, vetėm qė t’i ruajnė privilegjet e veta e tė mos e tradhtojnė besėn qė ia kanė dhėnė VMRO-sė!? Si tė mos ndihesh i mjerė kur e sheh se rolet kryesore nė “filmin” antishqiptar me titull “Shqiptarėt kundėr shqiptarėve”, i luajnė edhe disa “ēlirimtarė” tanė qė do duhej ta pengonin pėrēarjen mes shqiptarėve?! Dhe si tė mos e thuash hapur se shqiptarėt e Maqedonisė do t’i humbin tė gjitha betejat, nėse dėshmohet si i vėrtetė pretendimi i drejtuesve tė BDI-sė se pėrpos tyre dhe bashkėmendimtarėve tė vet, tė gjithė ne tė tjerėt jemi njė grumbull UDB-ashėsh e tradhtarėsh tė pafytyrė, qė ushqehen nga e keqja e popullit tė vet?! Dhe vallė ėshtė e mundur qė e gjithė vetėdija jonė kombėtare aq tė jetė rrudhur, sa sot e tėra tė ndodhet nė xhepin e regjimit tė dyshes VMRO-BDI!

Komentet
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Unė pėrfaqėsues i tė gjithė “udbashėve”, “mjekroshėve” e “tr
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: