AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Reshat B.Me Avdi I.Dialog te genjeshtrave

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Reshat B.Me Avdi I.Dialog te genjeshtrave   Mer 30 Juil - 4:07

Kurr nuk eshte evertete se Avdiu dhe Reshati kan luftue per qeshtjen e shqiptareve,pos kan pre e tradhetue shqiptar atdhetar.


DO TĖ LUFTOJ DERI NĖ VDEKJE PĖR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE!
Shumė tė pakt janė ata lexues qe nuk kanė dėgjuar pėr gazetarin,publicistin,shkrimtarin... Avdi Ibrahimin. Poashtu, shumė tė pakt janė ata patriot te mos kenė dėgjuar pėr atdhetarin Avdi Ibrahimi, qė vepruan ne ilegalitet te thellė,sepse ishte ndėr tė paret qė nisi vallen e lirisė nga zgjedha serbo-ēetnike, qė shqiptareve i“a kishin zėnė frymėn.
Nuk ka ushtar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-ĖS), te mos kenė dėgjuar pėr kėtė trim qė luftoi tamam si Mic Sokoli,bashkė me Ruzhdi Saramatin dhe ushtarėt tjerė trima nga tė gjitha krahinat...
Siē shprehet vėllai im, Urani, qė u plagos nė njė betejė, Avdiu na thoshte:
"Burra, kėtu fjalėt janė tė tepėrta, kėtu folė pushka dhe pas meje..."!

Intervistė me Avdi Ibrahimin, zėvendėskomandant nė Brigadėn 128 tė UĒK-sė ZOP

Krismat e pushkės se Avdi Ibrahimit dhe ushtarėve tė tjerė i kishin dėgjuar edhe "Tigrat" e Arkanit dhe langoi i tyre, Haxhi Zeza, qe ėshtė futur nė kronologjinė e historisė shqiptare si tradhtar i kombit.
I“a kishte futur frikėn nė bark nėne dhe kishin ikur bashkė me mercenarėt rusė nė theqafje, qė Haxhi ZEZA me gisht i“a tregonte rrugėn kah tė fusin bishtin ndėr shalė.
Avdi Ibrahimi e kishte kuptuar herėt se pėr KOMBIN TONĖ PO FRYEN VERIU I SERT DHE HANXHARI I HORDHIVE ĒETNIKE KISHTE PREKUR MISH E ASHT NE PALCĖN E KOMBIT.
Gjate intervistės qė e zhvilluam me tha: "Reshat,DO TĖ LUFTOJ DERI NĖ VDEKJE PĖR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE,NĖ FUND TĖ FUNDIT ĖSHTĖ AMANET I DESHMORĖVE TĖ KOMBIT. KĖTE AMANET JA LE EDHE DY DJEMĖVE TĖ MI,QĖ ISHIN ATY NĖ ODĖ BURRASH TĖ ULUR KEMBĖKRYQ..."
Pėr heroizmin e Avdi Ibrahimit kanė shkruar edhe shume shkrimtar e patriotė. Vlen te pėrmendet atdhetari i shquar, SHABAN BRAHA. Me kėtė patriot kam pasur rastin tė takohem nė kazermėn ushtarake nė Tiranė, me mikun Shani Shehu, Ahmet Bytyēi e Alfred Bajrami...
Unė, vjedhurazi i shikoja djemtė e tij burra, kishin sy skifteri qė shikonin larg pėr te ardhmen e kombit.

Avdiu, ėshtė tepėr i dėshpėruar me politikėn aktuale!...

Shih pėr kėtė, dikur kur nata mbulonte bjeshkėt, Avdi Ibrahimi udhėtonte papushuar me kilometra tė tėrė pėr tė vizituar shokėt e ilegales pėr kryengritje tė armatosur, qe binin kambanat e mortit pėr vendin tonė...
Kushtrimit tė kapedan Adem Jasharit, Avdi Ibrahimi, i“u pėrgjigj pa hezitim, mori mauzerin krahut dhe ia dha malit, ndėrkaq tani ėshtė i papune. Kjo kastė politike nuk ka fare ndėrgjegje. ZOTIN DOREZAN!

Pyetje: Kush ėshtė Avdi Ibrahimi?

Avdi ( Beqir ) Ibrahimi, shqiptar, u lind mė 12.10.1958 nė fshatin Mushtisht komuna e Suharekės, Republika Shqiptare e Kosovės, tani me banim nė Prizren,Rr.”Besim Shala”,pa nr,bir i punėtorit shqiptar Beqir (Selim) Ibrahimi dhe Xhevahire (Adem) Bytyēi po ashtu shqiptare. Trungu im familjar ėshtė me origjinė nga fshati Muzlak, fshat afėr Kabashit tė Prizrenit, para 100 vitesh familja ime ėshtė shpėrngulur nė Mushtisht tė Suharekės ku nga mbiemri KABASHI tani kemi mbiemrin IBRAHIMI. Si njėri nga njėmbėdhjetė fėmijėt jam rritur nė kushte tė vėshtira. Shkollėn fillore e kam kryer nė vendlindje, shkollėn e mesme ekonomike nė Prizren, shkollėn e Lartė Ekonomike komerciale nė Pejė. Qė nga viti 1978 kam qenė pjesėmarrės dhe simpatizant i Lėvizjes Ilegale nė Kosovė. Nė vitin 1987 jam organizuar nė Organizatėn Ilegale “Komiteti Kombėtar Shqiptar i Bashkimit tė Trojeve. Ky Komitet i fshehtė mė vonė themelon, Lėvizjen Guerile “Shqipet e Lirisė”,ku Ruzhdi Saramati ka qenė kryetar i KKSHBSH dhe komandant i Guerilės, ndėrsa Unė isha zėvendės. Kam qenė pjesėmarrės i orėve tė para nė Ushtrinė Ēlirimtare. Nė Brigadėn 128 “Lidhja Shqiptare”, kam kryer detyrėn ushtarake tė Zėvendės Komandantit tė Brigadės pranė Zonės Operative tė Pashtrikut. Qė nga viti 2003 jam anėtar i Lidhjes Shkrimtarėve nė Kosovė. Pas pėrfundimit tė luftės ēlirimtare kam punuar nė KEK Distrikti nė Prizren me punė Drejtor Financiar i kėtij Distrikti. Nga nėntori i vitit 2010 jam i papunė. Me bashkėshorten dhe katėr fėmijė jetoj nė Prizren. Kam botuar vazhdimisht poezi qė nga viti 1989. Mė 1994 botova librin e parė “Sfidė pėr Mėmėdhenė”,nė vitin 1997, botova librin e dytė me poezi “Gjėmimi i Dardanisė”, nė vitin 2000 botova librin e tretė novela “Kush e vrau Lajmėtarin”, Romani “Vrasje nė tri kohė”,ėshtė vėllimi i katėrt u botua nė vitin 2005. Jam bashkautor i dy librave me poezi nė Therandė, ish-Suhareke,gjithashtu jam bashkautor edhe i dy librave me poezi nė Prizren. Kam tė pėrgatitura edhe tri vepra njė me poezi, njė me publicistikė dhe njė nė valėn e luftės pėr liri e bashkim kombėtar e kam afėr pėrfundimit.

Jeta juaj ne ilegalitet

Masakra e bėrė nga xhelati Spirrė Kapetani me tė tjerė, u bė nga mesi i marsit tė vitit 1913 nė manastirin e Kabshit, aty u prenė me sakicė nėntė dhjetė burra shqiptar tė Kabashit te arra dy degėshe nė skajin verior tė livadhit tė Manastirit. U prenė burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj e tė tjerė. Tė gjithė tė fisit Kabash.
Kasapėt e tėrbuar serbo-malazezė, nuk i kanė kursyer as gratė shqiptare, ata i vranė ose dogjėn Dudijen e Isuf Ahmetajt, Hakėn gruan e Muharrem Dakės, Kadėn gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen gruan e kryeplakut tė fshatit Kabash dhe nėnėn e Halit Jakup Dakajt. Bashkė mė kėto gra u masakruan mė 1 prill 1913 nė Ograjė dhe tė pėrroi i Duhit nė Kabash edhe njėzet e gjashtė burra nga familjet Muēaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.
Kur po kujtoj kėto ngjarje i tėrė trupi po mė dridhet sikur fletėt e plepit tė egėr kur i lėkund furtuna. Sa herė kisha dėgjuar gjyshin tė fliste pėr kėtė ngjarje i tėrė trupi mė merrte flakė. Sa herė kisha dėgjuar kėngėn pėr kaēakun Sali Shabani njė shpresė mė lindte se ka djem e burra shqiptaria. Vrasja nga ana e Sali Shabanit e Spirrė dhe Filė Dellocit aso kohe ishte organizuar nė Mushtisht nė familjen e kushėririt tim Jemin Abazit(Kabashit) Sa herė qė shfletoja faqe nga historia njė hakmarrje e pa parė po lindte nė shpirtin tim kundėr shkijėve… Kėshtu, ju bashkėngjita grupit ilegal tė Ruzhdi Saramatit nga viti 1987 dhe nuk u zhgėnjeva asnjėherė.

Formimi i Lėvizjes dhe veprimtaria e saj atdhetare

Kur njė popull i robėruar e pa liri dhe tė drejta kombėtare,madje edhe siē ishim tė ndarė pėrgjysmė nga shteti ynė amė Shqipėria,duhej me doemos tė bėhej njė propagandė e fuqishme atdhetare pėr tė depėrtuar kjo frymė lirie nė masat popullore pėr ta vetėdijesuar pėr gjendjen e rėndė qė po jetonin shqiptarėt nėn okupatorėt jugosllavė. Kjo frymė atdhedashurie duhej pėrhapur nė tė gjitha shtresat popullore shqiptarė,nė mėnyrė qė ata tė mos binin nė defetizėm dhe letargji. Detyrė e njerėzve tė vetėdijshėm,ishte qė tė veprohej nė forma tė ndryshme,pėr t“u treguar shqiptarėve tė robėruar se liria nuk fitohet duke bėrė sehire ( duke ndenjur, duar kryq,liria nuk dhurohet nga askush e aq mė pak nga pushtuesit jugosllavė, por ajo fitohet me mundime, sakrifica, e duke dhėnė edhe jetėn pėr liri.

Dihej botėrisht se Kosova dhe Viset e saj shqiptare ishin tė shtypura,nga regjimi titisto-rankoviqist, mbi popull rėndonte njė terror i madh, por nga pėrpjekjet e pareshtura tė liridashėsve,jepeshin shenja tė qarta se ky popull nuk ishte gjunjėzuar.

Dokument:KOMITETI KOMBĖTAR SHQIPĖTAR PĖR BASHKIMIN E TROJEVE:
SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK – BRIGADA 28 SULMUESE

Komiteti Kombėtar me datėn 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetė nė rrethana ilegaliteti tė thellė dhe shqyrtoi situatėn momentale nė vend vise tjera qė i pėrkasin Kosovės-Shqipėrisė, nė bazė tė situatės aktuale nė trojet tona vendosi dhe mori vendim tė prerė!...
Ky vendim u mor nė emėr tė kėshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, qė kishte pseudonimin,”Zefi’’.
Vendimi u miratua nga tė gjithė tė pranishmit ilegal qė merrnin pjesė nė kėtė mbledhje.

Kėshilli vendosi :
1. Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.
2. Nga shtabi Operativo-Ushtarak tė formohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do tė bėnte mobilizimin e tė gjithė patriotėve shqiptarė nė tėrė hapėsirėn shqiptare, dhe tė formonte formacionet Luftarake-Ushtarake nė tėrė trojet e okupuara shqiptare dhe tė bėjė ēlirimin dhe bashkimin e kėtyre trojeve nė shtetin amė Shqipėrinė.
3. Kjo datė tė jetė edhe simbol pėr emrin e Brigadės qė mori Brigada 28 Sulmuese Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kėshtu u bė edhe formimi i Brigadės mė 28.11.1987 nė Nashec nė odėn e Misin Latif Krasniqit.
4. Ky vendim hyri nė fuqi nė kėtė datė dhe u ngarkua Brigada nė detyra ushtarake. U ndanė detyrat e veēanta pėr tė gjithė komandantėt e njėsive Guerile tė cilat ishin tė formuara mė pare nė rajone e territore tė shumta tė Kosovės e mė gjerė.

Organika e Brigadės radhitej nė kėtė mėnyrė pėr kohėn e atėhershme momentale:Organika e Brigadės 28 Sulmuese: ( Po japim disa nga emrat, kėrkojmė falje atyre qė nuk u ėshtė paraqitur emir nė kėtė intervistė.)
1. Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/
2. Zv. kom. Brigade - Faredin Shala /PROFI/
3. Shef i Shtabit - Sali Saramati /LISI/
4. Shef i Personelit dhe Informimit - Avdi Ibrahimi /ARBEN SHPATI/

Njėsiti i drejtuar nga vet Komandanti Ruzhdi Saramati /ZEFI/ ishte njėsiti /GURI KUĒ/. Njėsitet dhe Komandantėt e Njėsive nė kuadėr tė Komitetit dhe tė Brigadės:
1. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykė Lumė.
2. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekė
3. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 003. – Alush Kryeziu – Prizren
5. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polac - Skėnderaj
7. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallė – Skėnderaj
8. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushė – Skėnderaj
14. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 014. – Jetė Hasani – Godanc – Shtime
15. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren
16. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren
38. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiq – Pejė
46. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovė – Prizren
55. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 055. – Rrahman Llugagjiu – Vraniq – Therandė, ish-Suharekė.
56. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 056. – Resmie Badallaj – Zhur – Prizren (Motra e autorit)
57. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocė – Therandė, ish-Suharekė
58. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren
59. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buēaj – Lladrovc – Malishevė
60. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni
61. Komandant i Njėsitit ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavė – Sharr

Tė gjithė tė lartshėnuarit pasi kanė pranuar tė jenė tė organizuar nė kuadėr tė Brigadės 28-tė “LIDHJA SHQIPTARE”,kanė dhėnė edhe betimin: Betohem se do tė luftoi pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do te jem pėrherė vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar ,i gatshėm nė ēdo kohė,pa kursyer as jetėn,tė luftoj pėr t“i mbrojtur interesat e shenjta tė Atdheut.
Nėse shkel kėtė betim,le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhtoj, qoftė i humbur gjaku im. Betohem!

SQARIM
Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik nė kuadėr tė komandės sė Brigadės 28 Sulmuese.

Nė kėtė rast menjėherė tė gjithė Komandantėt u ngarkuan me detyra tė veēanta sipas terrenit dhe mundėsive poseduese, mendore dhe fiziko taktike.
Komandant i pėrgjithshėm u zgjodh Ruzhdi Saramati ,,ZEFI’’, nė vitin 1993, veprimet ishin tė pjesshme, nė vitin 1993 u formua ,,Lėvizja Guerile Shqipet e Lirisė’’, kėshtu tė gjitha njėsitet e ndėrruan shifrėn dhe u quajtėn Njėsit Guerile ,,Shqipet e Lirisė’’, vetėm kjo shtesė ju shtua, nė vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i hodhi pjesėtarėt e vet nė Shqipėri pėr t“u ushtruar ushtarakisht pėr luftė guerile, tė armatosur dhe deri nė vitin 1996 arriti tė bėjė pėrgatitjen e qindra luftėtarėve tė lirisė dhe i dėrgoi nė Kosovė tė aftėsuar pėr luftė me forcat serbe-jugosllave, kėshtu kur lufta mori njė karakter tė vėrtetė luftarak dhe doli nė skenė UĒK-ja kėto njėsite ishin tė gatshme tė marrin pėrgjegjėsit e veta qė ishin tė ngarkuara nga komanda e Brigadės 28. Sulmuese dhe filluan aksionet tė armatosura kundėr forcave tė policisė dhe ushtrisė jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar nė Prekazin heroik njėsitet Guerile tė Brigadės 28 i erdhėn nė ndihmė duke i bashkuar pushkėt e tyre nė pushkėt e Adem,Hamėz dhe Shaban Jashari.

Nė mes tė vitit 1999 Brigada 28 pagėzohet me emrin “Brigada 128 Sulmuese”, nga SH.P. i UĒK-sė, merr detyrėn nė terrenin e caktuar nė Grykėn e Lumės duke bėrė pėrherė detyrėn e saj tė ngarkuar nga ky shtab i UĒK-sė.
Bėnė mobilizimin e pėrgjithshėm nė mars tė vitit 1999.
-E organizuar, kryen sulmin vendimtar dhe pėrfundimtar mbi forcat ushtarake serbe nė operacionin “Shigjeta”, nė Pashtrik ku nė betejat e njė pas njėshme arrin tė liroj 20 km territor nė pjesėn e Hasit nė Pashtrik nga Pogajt e Hasit e deri nė Mazrekė tė Hasit, duke lėnė me qindra ushtarė tė vrarė dhe tė plagosur serb, por edhe nė radhėt e veta pati 23 ushtarė e oficerė tė vrarė dhe disa tė plagosur.

Kjo biografi ėshtė shumė e saktė dhe me pėrgjegjėsi, e nėnshkruan Komandanti i kėsaj brigade sė UĒK-sė, Ruzhdi Saramati.

Gjatė veprimtarisė ilegale nė kudėr tė Organizatės “Bashkimi i Trojeve Etnike”, nė kuadėr tė kėsaj Organizate ishte edhe grupi i femrave siē ishin Merita Mazreku,Hana Rashkaj, Rrushe Gashi, Shpresa Shehu, Baftije Gutaj Resmije Badallaj bashkėshortja e dėshmorit Mehė Uka dhe disa tė tjera, qysh nga viti 1991 sė bashku me Ruzhdi Saramatin dhe Riza Vatėn kontaktuam me Shaban Brahėn dhe morėm udhėzime pėr veprimtarin ilegale, nga ku mėsova shumė gjėra tė ēmuara dhe mė vlerė gjatė veprimtarisė atdhetare dhe luftės ēlirimtare, por edhe sot nga ky mėsues e luftėtar i ēėshtjes shqiptare, nga ky Promete, mėson njeriu vazhdimisht gjėra tė vlershme dhe tė ēmuara, merr ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ideve tė mėdha drejt bashkimit tė atdheut nė tė ardhmen. Pastaj, nėpėrmjet Azem Sylės (LPK), jam njohur me atdhetarin dhe patriotin e madh tė ēėshtjes kombėtare Ali Aliun (Kelmendi) nga Presheva i cili sė bashku me Kadri Halimin tė cilėt kishin pėrjetuar kalvarin e Goli Otokut, nė vitet 1952-54, ndėrsa nė vitin 1960 themelojnė Lėvizjen atdhetare e anti-pushtuese jugosllavo-serbe “Komiteti Revolucionar pėr Bashkimin e Trojeve Shqiptare nėn Jugosllavi me Shqipėrinė.”
Ku shtėpia e Babė Beqirit nė Therandė, ish-Suharekė qė nga viti 1987 ishte bėrė bazė e shumė atdhetarėve qė vepronin kundėr robėrisė shqiptare. Disa herė kanė qenė tek Unė, Ruzhdi Saramati me shokėt, Riza Vata, Xhevat Kabashi, Salaudin Braha, Sadik Halitja, Ibrahim Shala, prof Bajram Kurti, tani ndjerė Azem Syla e njėri nga ata ka qenė edhe Ahmet Haxhiu tani i ndjerė, Ali Aliu, Ali e Rexhė Mema tani tė ndjerė, Zeqir Gėrvalla, Qerim Pllana, Begzat Baliu, Mentor Kaēi, Fatos Aliu, Hazir e Naim Shala, Afrim Morina, Prof. Mr.Halil Alidemaj, Bashkim Hoxha, Idriz Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Bajram Bekteshi dhe shumė tė tjer qė u kėrkoj falje qė nuk ua pėrmenda emrat.

Ku unė me familje u pėrkushtuam tėrėsisht nė valėn e luftės pėr liri dhe bashkim kombėtar. Nuk mund nė kėtė intervistė tė mos i pėrmend dy komandantė tė Njėsiteve Guerile qė vepronin nė kuadėr tė Lėvizjes sonė Guerile:

Alush Nezir Kryeziu, dėshmor i kombit shqiptar, u lind mė 19.10.1959 nė fshatin Pagarushė komuna e Malishevės, nė shėrbim tė UĒK-sė nė brigadėn 28 -128; ėshtė kyēur nga data, 30.12.1991; mė 19. 04. 1992, nė krye tė detyrės nga pritat e patrullės serbe nė Prizren nė lagjen “Ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten.
Komandanti i njėsitit gueril ”Zjarri 003” Alush Kryeziu. Kjo rrugė organizative e qėndresės aktive pa dyshim se ishte e vėshtirė dhe duheshin sakrifica tė mėdha, porse nuk kishte se si bėhej ndryshe: Liria pa gjak nuk fitohej.
Kėtė kushtrim e kishte dhėnė pushka e lirisė sė Tahir e Nebih Mehės, nga Prekazi i pėrflakur, nga ku kombit shqiptar i bėhej e ditur se me jugosllavo-Serbinė nuk ka zgjidhje tjetėr pėrpos luftės ēlirimtare. Kjo tashmė ishte bėrė moto pėr Alushin dhe shokėt e tij qė po vepronin nė kėtė drejtim.

Besim Adem Ndrecaj, dėshmor i kombit shqiptar u lind mė 10.10.1956 nė fshatin Maqitevė tė komunės sė Therandės, nė shėrbim tė UĒK-sė ka qenė nga data, 30.12.1991 nė Brigadėn 28 – 128 tė UĒk-sė; bie heroikisht nė altarin e lirisė mė datė 03.05.1995 nė Malsi tė Re. Komandanti i njėsitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorėzimin e armės, nė vendin e tij tė punės nė Shirok, komandantit tė milicisė serbe famėkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumb ballit duke i thėnė se vetėm kėshtu shqiptari e dorėzon armėn o biri shkinės, mė pastaj epilogu i kėsaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarėve ushtarako-policor nė Malėsi tė Re, kėshtu duke paguar veten shumėfish me armė nė dorė si kushtrimtar i lirisė!


-Kur jeni kyēur ne UCK?

Nė kėtė pyetje nė vend tė fjalėve po ju jap dokumentin faktik tė kyējes sime nė shėrbim tė UĒK-sė shkruan data 30.12.1991.- 19.09.1999. Me pėrjashtim tė njė gabimi nė dokument ku shkruan shef i - S1,ėshtė gabim me qė funksioni im nė kėtė shėrbim ka qenė Z.kom i brig.128 tė UĒK-sė





- Ju keni luftuar nė Zonėn e Pahtrikut apo...?

Po.
Pėrpjekjet ēlirimtare te njė grupi shokėsh nga Komiteti Kombėtar Shqiptar Pėr Bashkimin e Trojeve Shqiptare, tė cilėt kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerėzore pėr ta luftuar pushtuesin serbo-jugosllav qė mbanin tė pushtuara tokat shqiptare, arriti qėllimin, mė 28 nėntor 1987 nė fshatin Nashec tė Prizrenit nė vatrėn bujare tė njė atdhetari, vendosi formimin e Shtabit politiko-ushtarak me ē’rast u formua brigada – 28-tė. Kjo date do tė jetė simbol i mėvonshėm Brigadas 128- tė Ushreisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Zonėn Operative tė Pashtrikut.


Komandanti i Brigadės 128 Ruzhdi Saramati dhe Zėvėndės Komandanti Avdi Ibrahimi gjatė luftimeve frontale nė Gorozhup 25 Maj 1999.

Brigada 28 - 128 e Zonės Operative tė Pashtrikut mė 24 maj 1999, me urdhėr tė SHP tė UĒK-sė, tė Drejtorisė Politike tė UĒK-sė Hashim Thaēi dhe Ministrit tė Mbrojtjes Azem Sylėn, nė kuadėr tė operacionit "SHIGJETA", nė Gorozhup e Pashtrik tė Hasit theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.
Nė kėto beteja tė zhvilluara nė Pashtrik, Brigada 128 si pjesė e kėtij operacioni, ia doli me sukses, qė pas njė lufte heroike ta thyejė pėrfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojė dėme tė konsiderueshme nė njerėz e teknikė ushtarake.

Ja ēka shkruante me 26 maj tė vitit 1999, pėr kėtė ditė luftimi komunikata e Sh.P. tė UĒK-sė:

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
Shtabi i Pėrgjithshėm

Komunikatė operative nr. 79
e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

Prishtinė, 26 maj (Kosovapress)

“…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, nė ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri nė orėt e mesditės sė ditės sė sotme forcat e Ushtirsė Ēlirimtare tė Kosovės kanė
marrė nėn kontroll malin Pashtrik dhe pjerrėsitė veriore tė tij, fshatin Milaj, kanė asgjėsuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnė luftimet pėr pastrimin e gjithė brezit kufitar me Shqipėrinė, duke mėrsyer gjithnjė e mė nė thellėsi tė territorit tė
Kosovės. Si rrjedhojė e luftimeve tė deritashme, armikut i janė vrarė 20 ushtarė dhe i janė kapur rob dy tė tjerė, pėrveē teknikė dhe armatim tė shumtė tė dalė jashtė luftimit.
Nga forcat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka njė tė vrarė dhe dy tė plagosur. Operacioni vazhdon.”
SHEFI I SHTABIT TĖ PĖRGJITHSHĖM
AGIM ĒEKU


Zėvendės Komandanti i brigadės 128 tė UĒK-sė Avdi Ibrahimi me bashkėluftėtar-e 26 Maj 1999 nė Gorozhup

Para syve na shfaqet heroizmi i guerilasve tanė, Alush Kryeziu e Besim Ndrecaj, beteja e Pashtrikut e pėrplot beteja gjithandej Kosovės, qė shembėn Jugosllavinė e tretė tė ashtuquajturėn Serbi.
-Dėshmorėt e kombit e nė kėtė rast 15 dėshmorėt e betejave tė Pashtrikut u flijuan qė shqiptarėt tė mos kenė mė halle e plagė, qė askush tė mos jetoj me ethet e frikės e me tė burgosur politik, ata lanė njė amanet: S’ka mė tė shtrenjtė se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare nė Shqipėrinė Natyrale. Ata dėshmorėt e kombit ngjallėn nė ēdo stinė tė vitit. Ata, janė kėtu nė atdhe me flakadanėt e lirisė ndėr duar.

Rėndėsia e planit operativ “SHIGJETA”tė hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UĒK-sė,e cila ėshtė realizuar me sukses dhe vulosi fitoren e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė fushėbetejat e kėtij operacioni nga brigada 28 – 128 “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri tė artilerisė e komanduar nga Komandanti, Ruzhdi Saramati.

- A mund t“ na pėrshkruani luftėn?

Po. Mė 24 Maj tė vitit 1999 Shtabi i brigadės 128 caktoi drejtimet e sulmit nė kuadėr tė operacionit “Shigjeta”, nė Pashtrik. Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan qė trupat tona kaluan nė sulm, hapen zjarr tė dendur me tėrė arsenalin ushtarak qė posedonin, artileria e rėndė dhe mitralozat villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur pėr ta ndalur sulmin tonė, me gjithė rezistencėn qė bėnte armiku, ai detyrohej t’i lėshoj pozicionet dhe tė marrė tatėpjetėn brigjeve dhe pyjeve nė drejtim tė fshatrave tė Pashtrikut.
Nė pozicionet e tyre lan mjaft tė vrarė e tė plagosur. Nga 26 maji deri me 13 qershor ranė nė altarin e lirisė 15 dėshmor kėta luftėtarėt trima tė lirisė emrin e tyre e lanė tė shkruar, nė “Fenikset e Lirisė”, por edhe nė mendjet dhe nė zemrat e njė kombi tė tėrė.
Pėr ēka edhe historikisht ėshtė vėrtetuar se dėshmorėt janė margaritar dhe krenaria e kombit. Beteja e Gorozhupit-Pashtrikut, do tė mbahet mend dhe mbetet nė faqet mė tė ndritura tė historisė pėr faktin se ėshtė thyer miti i pathyeshmėrisė sė kufirit shqiptaro-shqiptar.

Mė kujtohen betejat e ashpra ku gjithēka rreth e rrotull skuqej nga flakėt e armėve tė lloj-llojshme, zjarri i bombave, predhave e gjaku i derdhur i dėshmorėve dhe tė plagosurve nga radhėt tona.
Ata qė njihnin artin e luftės, ajo ishte e vėshtirė sidomos pėr ne qė luftonim nė terren gati tė zhveshur tė Hasit, kjo vėshtirėsi kėrkonte heroizėm, durimin e urisė, lodhjen, etjen.
Aty nga mesdita Aeroplan “Mig – 21”, tė armikut, bombarduan caqet tona, atė ditė tė 31 majit.
Mes kėtyre gjėmimeve bombarduese qėndronte e s’tundej nga llogoret, brigade 128.
Qielli ishte me re, frynte njė erė e lehtė, toka pėrvėlonte nga zjarri i luftės. Artileria serbe hapi zjarre tė forta, sulmi me tanke, me “huavica” 32 tytėshe, topa e minahedhės goditnin pa ndalur pozicionet tona.
Luftėtrėt e lirisė, vėrsuleshin tė tėrbuar drejt llogoreve tė armikut, hidhnin granata, qėllonin me kundėrtanke, topa pa dridhje e minahedhės tė artiljerėve tanė tė komanduar nga komandanti Sali Saramati. Beteja ishte tepėr e ashpėr e pabarabartė si nė numėr tė forcave ushtarake e poashtu edhe tė teknikės luftarake. Ushtria serbe, kishte aktivizuar forca tė mėdha ushtarake, tė ndihmuar nga paramilitarė e mercenarė rusė, grekė, bullgarė, dhe nga vende tjera tė botės dhe posedonte teknikė moderne luftarake.
Forcat tona tė UĒK-sė ishim tė pakt nė numėr dhe posedonim teknik luftarake tė kėmbėsorisė. Rrebeshit tė armikut luftėtarėt e brigadės iu pėrgjigjen me luftė tė vendosur. Fusha e betejės u shndėrrua nė erė baroti e djegie.

- Ju keni qenė te rrezikuar nga krimineli ARKAN, ēka dinte ky pėr Ju?

Jo, nuk kam qen vetėm Unė i rrezikuar, por ka qenė mbarė populli shqiptar dhe popujt tjerė qė u ngritėn nė luftė pėr liri dhe tė drejta kombėtare.

- Qeni i keq ta sjellė ujkun ne torishtė, cili qen ishte ai qė e solli Arkanin?

Arkanin natyrisht qė e kanė stėrvitur Forcat Ushtarake Serbe dhe e kanė bekuar pėr t“i shfarosur popujt jo serb, e nė veēanti boshnjakėt dhe shqiptarėt, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave Serbe. Natyrisht, qė kemi qenė tė rrezikuar edhe nga shqipfolėsit tė cilėt u vunė nė shėrbim tė politikės serbe pėr shfarosjen e shqiptarėve.

- HAXHI KUĒI?!

Nuk kam pasur rast ta shohė apo ta kem parė ndonjėherė Haxhi Kuēin me Arkanin, sikur t“i kisha parė, zor se do tė mund tė kalonin pa therė nė kėmbė nga ana ime. Por, Haxhiu vetė ka shkruar me dorėn e vetė dhe e ka publikuar nė portalin e tij informative “Diskutime antishqiptare”, se e ka vozitur Arkanin me makinėn e tij , kur ka punuar si taksist.


- A jeni te sigurt dhe a keni dėshmi?

Dėshmi pėr bashkėpunim tė Haxhiut dhe 5 akademiket serbė ka dhėnė vetė Haxhiu, ku ai vetė ka shkruar nė portalin e tij antishqiptar. Atė qė dėshmon ai vetė nuk kanė pse e dėshmojnė tė tjerėt.

- Haxhi Kuci, e ka shetitur dhe shoqėruar kriminelin Arkan nė shumė fshatra tė Therandės, ish-Suharekės dhe tė Kosovės, a dini Ju, pikėrisht nė cilat fshatra?

Haxhiu vetė ka shkruar se e ka vozitur pėr nė Mushtisht dhe Gjilan. Por, kur ne ia publikojmė atė qė ai vetė ka shkruar e thėnė menjėherė kėrcen si zorra nė prush dhe priti pastaj fyerjet ofendimet shpifjet ndaj autorit qė publikon mesazhet e Haxhiut.

- A ka ndodhur vrasje ne ato fshatra vrasje?

Po, nė komunėn e Therandės, ish-Suharekės dihet botėrisht masakra e familjeve Berisha dhe familjeve tjera tė kėtyre anėve, dhe nė fshatrat e kėsaj komune ka pasur, vrasje, plaēkitje, kallje tė shtėpive dhe dėbime masive nga kėto troje nga ana e serbėve pushtues.
-Por nga fillimi i hapur i luftės sė UĒK-sė me 20 janar 1997 dhe deri nė mbarim tė luftės mė 20 qershor 1999, unė personalisht asnjėherė se kam parė e as nuk e kam takuar Haxhiun dhe as qė jam interesuar fare pėr tė.

-Ky spiun edhe pesė gjakėsor kriminel serbė i ka sjellė nė Kosovė, Cila ėshtė e vėrteta?

Ai vetė shkruan se, i ka vozitur 5 akademikėt serbė dhe ka biseduar me ta, tė cilėt e kanė lavdėruar Haxhiun; se, i vetmi shqiptar i “mirė” ėshtė ky njeri. Kuptohet, kur tė lavdėron armiku nė kohė lufte se kush nė tė vėrtet ėshtė ky palaēo. Po tė lexosh nė google mund d t“i lexosh tė gjitha kėto idiotizma tė Haxhiut.

- Arkani, e dėrgoi zagarin Haxhi Kuēin te Fatmir Limaj, por kur e kuptoi ky se e pret plumbi nė lule tė ballit iku, Cila ėshtė e vėrteta?

Tė thashė pak mė lart se nuk kam pasur rast tė takohem asnjėherė gjatė luftės ēlirimtare me Haxhiun dhe as nuk e kam idenė se nga ka shkuar e shėtitur ky njeri. Deri nė vitin 2008 unė nuk kam ditur asgjė pėr Haxhiun dhe as nuk jam interesuar se ku ndodhet. Gjatė gjithė kėtyre viteve ai nė portale, forume nė komente nėpėr gazeta tė ndryshme ditore e ka apostrofuar emrin tim me lloj-lloj pseudonimesh, deri kur shoku im Begzati mė dėrgoi nė postėn time elektronike njė mesazh tė Haxhiut, ku ai pyet Begzatin a e din se Avdiu ka qenė “spiun” se, kėshtu kinse i paska thėnė Fatmir Limaj, qė nė kohė lufte as edhe njėherė nuk jam takuar me Fatmirin, pėrpos kur kam qenė nė Cahan dhe atė pėr marrjen e udhėzimeve pėr Operacionin, ”Shigjeta” nė Pashtrik, dhe atėherė kam qenė me Ruzhdiun dhe Agron Axhamin oficer i U.Sh. qė nė brigadėn 128 e kemi pasur Shef tė Ndėrlidhjes. Mbas vitit 2008 kam bėrė njė Reagim leter tė hapur kundėr Haxhiut tė cilėn e ka botuar, ”Zemra Shqiptare”, dhe disa portale e gazeta ditore aso kohe. Ku kam njoftuar opininion mbarshqiptar se gjithēka ka thėnė e ka shkruar nė shkarravinat e tij letranxirėse janė rrena dhe shpifje nga ana e shpifarakut dhe rrencit Haxhi Kuēi.

- Krimineli Arkan, iku bashkė me spiunin e kombit, HAXHI KUĒI, por ky langua akoma vajton me lot krokodili pėr Arkanin dhe kėrkon tė gjithė shqiptarėt t“i fus nė njė gropė t“i vras, kėrkon vrasjen e tė gjithė komandantet dhe ushtareve tė UCK-ės dhe se, komb shqiptar nuk ka -thotė ky spiun.

Pėrse?

Pikėrisht, kur kam lexuar gjėra tė tilla tė shkruar nga ana e Haxhiut, i jam kundėrvu publikisht me anė tė shkrimeve tė mia qė nuk janė tė pakta. Kjo tregon mė sė miri qė unė nuk kam asgjė personale kundėr Haxhiut. Pėr kėtė e kam demaskuar vazhdimisht dhe jam bindur se ky njeri ja kalon edhe planeve serbe qė kanė ndėrtuar nė kuzhinat e tyre nė Beograd, Moskė, Podgoricė, Athinė dhe Maqedoni.
-Kėta shfarosės tė shqiptarisė kanė planifikuar projekte tė pjesshme pėr zhdukjen nė vazhdimėsi tė shqiptarėve. Kurse, Haxhiut nuk iu ka dukur kjo e mjaftueshme ai ka kėrkuar qė gjithė shqiptarėt me i grumbulluar pėrnjėherėsh dhe pėr sė gjalli me i varrosė nė njė grope, bile shqiptarėve ky antishqiptar ua shanė nėnat me tė gjallė e tė vdekur. Ky mbase ėshtė provokim, racizėm dhe ofendim shumė i rėndė dhe i patolerueshėm.

- Ky spiun serb gėnjen se ju njeh Juve dhe ju ka pasur shok. Cila ėshtė e vėrteta?

Ky mė ka njohur mua si qytetar i Therandės, ish- Suharekės, ku unė aty kam jetuar deri nė vitin 1985 - 2000, ashtu siē e kam njohur Unė, si qytetaret tjerė tė Therandės edhe Haxhiun. Por, “shokė” kurrė nė asnjė mėnyrė se kam pasur. Po ta kisha pasur “shok”, mbase do ta kisha edhe tani, siē ju kam pasur juve shok i nderuari Reshat Badallaj qysh moti dhe ju kam edhe tani se kemi ideale tė pėrbashkėta kombėtare shqiptare.

- Ju keni ngritur padi penale kundėr kėtij kėlyshi serb, ku dhe pėr ēka?









Nė kėtė pytje pėrsėri nuk dua tė flasė, me qė fletė vetė dokumenti ku unė Haxhiut i kam bėrė kallėzim penal pėr shpifje…

- A LEXUAT kėtyre ditėve se me nė fund edhe shėrbimi sekret serb, UDBA serbo-ēetnike, publikoi emrin e ZAGARIT HAXHI KUCI, si spiunin me besnik tė tyre (google-noa.al)?

Jo, nuk kam lexuar, faleminderit qė mė njoftove, natyrisht se do ta lexoj.

- Pėrse nė Therandė, ish- Suharekė dhe nė fshatrat pėrreth, ky zagar njihet si; Haxhi spiuni, Arkani, hajni, Lata, KUĒKA, llotoja serbe, zeza,,,?

Kuptohet, pėr arsye se, nuk ka lėnė njeri pa marrė nėpėr gojė, duke shpifur lloj-lloj te zeza pėr njerėzit vetėm pse kanė dėshmuar pėr atdhetarizėm.

-Ky kokėshkretė ka menduar se gjithė bota “sillet”, rreth tij, prandaj shpif, nxit, ofendon tė gjithė ata njerėz qė nuk janė nė njė mendje me kėtė kokė shkretė., kujtoj me kėtė rast kur; -urtia popullore thotė: ”obobo ēka i bėri vetės!...”

- Ēka dini me shumė pėr Haxhi KUĒIN?

Jam bindur se njeri ma tė djallosur nuk mund ta gjesh as tek tragjeditė e Shekspirit. Siē ėshtė tek ”Othello”, Jagua dhe Memfistofeli i Gėtes. Njikohėsisht, jam bindur se ėshtė i shitur tek tė huajt, pėrderisa provokon e ofendon gjithēka shqiptare, dhe tjetėrsimi i tij nė ashkali tregon mė sė miri se kush ėshtė Haxhi Kuēi.

- A keni diēka pėr tė shtuar?

Falemnderit, pėr intervistėn qė bėtė me mua, njėkohėsisht shpresoj se kam dhėnė gjėra mjaft me rėndėsi pėr opininonin dhe lexuesit tanė tė vėmendshėm. Uroj qė, e ardhmja mbar shqiptare tė jetė mė e lumtur duke u bashkuar nė njė shtet tė vetėm tė gjitha Trojet Shqiptare, tė quajtur,SHQIPĖRI NATYRALE.
Faleminderit!
-Ju lutem...
Ne foto:Ruzhdi Saramati e Avdi Ibrahimi,
Reshat Badallaj,Avdi Ibrahimi dhe Mitat Badallaj (vellau) DHE Avdiu dhe Reshati.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Reshat B.Me Avdi I.Dialog te genjeshtrave   Mer 30 Juil - 4:07

http://diplomacia.dk/lajme/lajme/2318/do-t-luftoj-deri-n-vdekje-p-r-bashkimin-e-trojeve-shqiptare.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Reshat B.Me Avdi I.Dialog te genjeshtrave
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: