AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Dhjetra autor,spjegojne kush jane shqiptaret

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Dhjetra autor,spjegojne kush jane shqiptaret   Dim 3 Aoū - 3:04

http://www.freeinfoonline.net/karakteri-i-shqiptarit-sipas-45-albanologeve/


Free Info Online
Privacy PolicyTerms & Conditions
DON'T MISS
A Developer Can Decide If You Can’t Use An App Anymore: EAPosted 1 month ago
Dark Meadow: The Pact Released for Tegra 3-Powered Android DevicesPosted 1 month ago
RIM To Ban BlackBerry PlayBook Owners from Sideloading Android AppsPosted 1 month ago
Five Android Apps Soaring the Popularity ChartsPosted 1 month ago
Latest Facebook for Android Introduces Camera & Messenger in the App TrayPosted 1 month ago
Facebook to Buy Instagram for $1 bn; App to Remain Intact Post-AcquisitionPosted 1 month ago
Digital Hive Live Wallpaper for Android on Google Playstore for only $0.99Posted 1 month ago
Updated Twitter for Android, iOS Apps Comes with Search & NotificationPosted 1 month ago
Life360 Family Locator To Have Car Integration, Home Automation ServicesPosted 1 month ago
National Rail Enquiries App For Android Chugs Into Google Play StorePosted 1 month ago

Home   >   News   >   Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologėve
Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologėve

By Besa on August 1, 2014

Sponsored Links
0Tė lėkundur, tė padisiplinuar, lakmitarė tė parasė, tė ndjeshėm, krenarė, inatēorė, por edhe trima, tė vetėdijshėm, besnikė, mikpritės dhe me njė zgjuarsi tė jashtėzakonshme… Kėto janė disa cilėsi tė karakteri tė shqiptarit. Baron Franc Nopēa ka mbledhur pėrcaktimet dhe vlerėsimet e 45 autorėve tė huaj, tė cilėt kanė shkruar pėr shqiptarėt, duke krijuar kėshtu njė portret tė pazakontė tė shqiptarit tė fillimviteve ‘900.

Ky shkrim i veēantė i albanologut tė njohur ėshtė shkėputur nga vepra e tij “Fiset e Malėsisė sė Shqipėrisė Veriore dhe E Drejta Zakonore e tyre”, njė libėr i pėrkthyer nga Dr. Jur. Mihallaq Zallari dhe pėrgatitur pėr botim nė gjuhėn shqipe dhe redaktuar nga Akad. Assoc. Marenglen Verli dhe Dr. Edmond Malaj. Vepra prej mė shumė se 500 faqesh e ndarė nė pesė kapituj del sė shpejti nė qarkullim si njė botim i Institutit tė Historisė tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike.

Siē e shpjegon vetė autori Franc Nopēa nė hyrje tė librit, qėllimi i kėsaj vepre ėshtė tė hetojė, sesi zhvillohet njė popull me karakter specifik dhe i veēuar nga bota pėrreth nėn ndikime kryekėput tė caktuara. “Ky popull ėshtė populli malėsor i Shqipėrisė sė Veriut gjer nė vitin 1912, tė cilit i mungonte ndikimi i huaj qysh shekuj mė parė”, shėnon Nopēa.

Pjesa e parė e veprės merret me karakterin e malėsorėve tė lirė, por tė egėr tė Shqipėrisė sė Veriut, gjatė rrjedhės sė viteve 1905-1907, dhe, njėkohėsisht, me farefisninė e tyre mė tė “qytetėruar”, tė shpėrngulur nė njė trevė tjetėr. – Rrethanat historike tė vendit, si edhe lufta e vazhdueshme e malėsorėve kundėr administratės turke, pėrshkruhen nė pjesėn e dytė tė veprės, e cila merret me historinė lokale, nga shkaku i orientimit tė pėrgjithshėm, nga viti 1853 gjer nė vitin 1894.

Nė pjesėn e tretė tė veprės pėrshkruhet historia e fiseve tė Shqipėrisė sė Veriut dhe njėkohėsisht bėhet tentativa tė lidhet ajo me gjendjen e egėr, e cila fillon relativisht vonė, siē provohet nė pjesėn e dytė. Nė pjesėn e katėrt tė librit pėrshkruhet kanuni i Malėsisė, siē ėshtė zbatuar afėrsisht 20 vjet mė parė dhe nė pjesėn e pestė, tė fundit, provohet shpjegimi i zhvillimit tė kanunit nga karakteri i banorėve, tradita dhe e kaluara.

Franc Nopēa

Asgjė nuk ėshtė mė e zorshme, sesa njė i huaj tė njohė thelbin e karakterit tė njė populli dhe asgjė nuk kėrkon mė tepėr qetėsi dhe sundim tė vetvetes sesa ta pėrshkruajė pastaj atė nė mėnyrė objektive dhe siē ndodh nė realitet. Pėr ta njohur karakterin e njė populli nė natyrėn e tij tė vėrtetė, duhet tė njohė fare mirė gjuhėn e tij, doket dhe zakonet e tij, se vetėm atėherė mund t’i shfaqet vėzhguesit njė popull i natyrshėm, i thjeshtė dhe i papenguar; pastaj duhet aftėsia tė futet vėzhguesi nė ambientin qė kėrkon tė pėrshkruajė, ta asimilojė atė, se vetėm kėshtu mund tė paralizohen paragjykimet, qė sjell ai me vete.

Kush do tė pėrshkruajė karakterin e njė shqiptari, ai nuk duhet p.sh. tė “xhindoset” aty pėr aty, qė shqiptari e vret tjetrin prapa krahėve me gjakftohtėsi, pėrkundėr duhet tė mundohet ta vėshtrojė vrasjen e rastit tė lirė nga ēdo tronditje pikėrisht siē bėn vrasėsi ose, sė paku, rrethi nė tė cilin ėshtė rritur vrasėsi. Zemėrimi i madh nuk e bėn tė mundshėm kėtė pėrshkrim, pėrkundėr shpie pa dashur te njė dėnim tė njeriut, qė duam tė pėrshkruajmė. Teknikisht pėrshkrimi i karakterit tė njė populli bėhet mė i lehtė, sa mė shumė largohet nga ai i popujve tė Evropės Qendrore, se tiparet e tij janė aq mė tė shprehshėm.

Jeta pėr shumė vite, qė kam kaluar sė bashku me shtresat e ndryshme tė popullit tė Shqipėrisė sė Veriut dhe fakti qė malėsorėt e kėtij vendi mė shikonin mė nė fund si njeriun e tyre, kėshtu qė mė pranonin tė merrja pjesė nė lodrat e tyre dhe mė jepnin lirisht tė drejtėn tė them mendimin tim nė ēėshtje dhe grindje private, sė fundit fakti, qė unė besoj, se kisha hyrė t’i kuptoj thellė motivet e shumicės sė veprimeve tė tyre, dhe prandaj filluan tė harmonizonin nė sytė e mi tiparet heterogjenė tė karakterit shqiptar; tė gjitha kėto, me gjithė vėshtirėsitė e pėrmendura, mė japin guximin tė tentoj njė pėrshkrim tė karakterit popullor shqiptar dhe t’i zgjidh kontradiktat e shumta tė tij, duke u nisur nga e njėjta pikėpamje.

Ndryshimet e karakterit tė malėsorit shqiptar mund t’i pozicionoj, duke vėrtetuar se karakteri i malėsorėve sot i afrohet pak e nga pak atij tė shqiptarėve tė shkolluar.

Gjykimi i pėrgjithshėm pėrmbi karakterin e shqiptarėve ndryshon shumė. Herė i gjykojnė si njerėz jo fort me besė, herė si pėrtacė, nė anė tjetėr mburrin besėn e tyre dhe zellin nė punė; njė autor, Murray, arrin tė thotė nė “Handbook for Travellers in Greece” (Londėr 1884): “The very failings of the national Character are generaly for a kind more congenial to Englishmen thon the timid negative virtues of the Greeks or Armenians” .

Nga shkaku i kėtyre ndryshimeve mendoj se do tė jetė mirė tė pėrsėrit shkurt disa nga pėrshkrimet mė tė rėndėsishme tė karakterit shqiptar.

1. BOLLE (1891)
Pėrshkruan mirditasit si trima, tė patrembur, gjakėsorė (tė pamėshirshėm), me prirje pėr grabitje, tė kėnaqur me pak, tė ftohtė (tė esėllt)**, mikpritės, mendjelehtė, fals, lakues, hakmarrės nė mėnyrė qesharake tė kotė, kokėfortė, kryelartė, me vetėbesim dhe liridashės; janė tė lidhur pas truallit tė vet, pas familjes, se vetėm atje gjejnė mbrojtje. Mirditasi punon sa ėshtė e domosdoshme; vjedhjen dhe grabitjen nuk i ka pėr turp.

2. BALDACI (1901):
Tė gjithė shqiptarėt janė mikpritės, i vetmi ligj i kelmendasve ėshtė arma e tyre. Hotjanėt janė trima, tė mirė, tė qetė; seljanėt mė pak tė egėr se tė gjithė malėsorėt e tjerė, njėkohėsisht tė gjallė, tė shkallėt prej natyre; shaljanėt janė veēanėrisht tė egėr.

3. BOUÉ (1840):
Shqiptarėt janė tė gjallė, tė qeshur, tė shkathėt, i kapin shpejt gjėrat; krenarė dhe trima; punojnė sa u duket e domosdoshme. Egėrsia dhe mungesa e mėshirės janė rezultati i rrethit nė tė cilin jetojnė. I mungon ndjenja e hakmarrjes dhe shqiptari hakmerret se ėshtė pėr tė njė detyrė shoqėrore. Shqiptari ėshtė kamerativ. Gegėt, meqenėse nuk dinė tė mposhtin gabimet e tyre, kanė diēka naive nė karakterin e tyre. Veēanėrisht krerėt e tyre janė politikisht tė lėkundshėm dhe marrin “ryshfet”; toskėt e kanė kėtė edhe mė tepėr.

4. BRAILSFORD 1906:
Brailsfordi i quan shqiptarėt tė ndershėm, besnikė, njerėz qė mund tė mbėshtetesh te ta, pa frikė, qė i dallon mirėsjellja dhe ndjenja e pavarėsisė. Sipas Brailsfordit janė tė shkathėt, kanė diēka agresive nė krenarinė e tyre, qė varion (ndryshon) nga kotėsia e thjeshtė nė vetėdije morale (sedėr). Shqiptari e urren gėnjeshtrėn, dhe e mban fjalėn qė ka dhėnė, edhe kur mund t’i sjellė ndonjė rrezik.

5. CALLAN (1899):
Callani i quan shqiptarėt racė fisnike e vjetėr, besnike, e virtytshme dhe mikpritėse. Shqiptarėt i kapin gjėrat shpejt, si grekėt, por janė mė tė qėndrueshėm dhe si sllavėt, kanė kujdesin tė thellohen, pa qenė tė bezdisshėm si ata. Ata nuk ēajnė kryet pėr ligjet.

6. CHLUMCKY (1907):
Chlumcky shkruan midis tė tjerave kėtė: Fanatizmi fetar ėshtė njė tipar i karakterit shqiptar, qė e dallon atė veēanėrisht. Nė veri ka ruajtur njė religjiozitet naiv tė thellė, qė e shoqėron njė zell fanatik. Shkeljen mė tė vogėl tė nderit, grindjen mė tė vogėl pėr pronė e lan pushka; hakmarrja ēmohet si detyra mė e shenjtė. Askush nuk do tė guxonte tė thyejė tė drejtėn e shenjtė tė mikpritjes. Lirinė pa fre shqiptari e ēmon pėrmbi tė gjitha.

7. COZEM-HARDY (1894):
Malėsori nuk e njeh tradhtinė. Premtimi mbahet, mikpritja vihet nė zbatim, por pastaj jeta e njeriut pėr ta nuk vlen shumė.

8. COZZI (1912):
Malėsorėt janė krenarė. Hakmarrja ėshtė pėr ta detyrė nderi. Preken shumė lehtė; nė marrėdhėnie me grua janė tė sjellshėm. Nė shoqėri tregohen sikur nuk interesohen pėr tituj, ndėrsa nė realitet i duan fort. Morali i tyre nė lidhje me femrat dhe mikpritja e tyre qėndrojnė shumė lart.

9. CVIJIĆ (CVIJIQ) (1908):
Si tė gjithė popujt e ciklit patriarkal tė Gadishullit Ballkanik edhe shqiptarėt dallohen pėr kuptimin moral tė qartė, tė palėkundshėm, pėr moralitetin e tyre gati tė rėndė, pėr mėnyrat e prera, shumė herė tė egra, tė veprimit. Kanė njė ndjenjė tė fortė pėr bashkėsinė e fisit dhe tė familjes dhe, njėkohėsisht, tregojnė njė shpirt tė sakrificės, qė nuk sprapset pėrpara asnjė pengese.

10. DEGRAND (1901):
Malėsorėt pranė Shkodrės janė krenarė dhe shumė mikpritės; mirditasit veēanėrisht hakmarrės, fetarė fanatikė, por besnikė tė fjalės, qė kanė dhėnė. Vjedhin nga viset pėrreth, vetėm se trualli i tyre ėshtė i varfėr dhe se nevojat e mikpritjes dhe tė festave janė tepėr tė mėdha. Janė gjaknxehtė dhe sensibėl; morali shoqėror nė lidhje me femrat, qėndron shumė lart.

11. DUMONT (1872) THOTĖ PĖR SHQIPTARĖT SA VIJON:
Veprimet e tyre ndikohen vetėm nga instinkti; veprojnė shpejt dhe pa i peshuar konsekuencat; janė tė mirė prej natyre dhe pranojnė dhurata pa u detyruar pėr mirėnjohje, por gjithashtu janė dorėhapur dhe nuk pretendojnė mirėnjohje. Kjo pikėpamje dhe prirje qė tė nderojnė shpejt vendin, i jep karakterit tė tyre njė ngjyrė naive. Shqiptarėt janė mikpritės dhe shumė sensibėl; fesė i japin pak rėndėsi. Urrejtja zė rrėnjė tė thella nė shpirtin e tyre, por zhduket sapo kėnaqet. Shqiptari aty qesh aty qan, aty gėzohet aty zemėrohet. Pendimi ose dhimbja e vazhdueshme nė qetėsi, nuk janė pėr tė. Sipas pikėpamjes shqiptar i mirė ėshtė trimi dhe i keq frikacaku, zgjuarsia pėr ta mundur kundėrshtarin dhe aftėsia e vjedhjes pa e kuptuar, sipas pikėpamjes shqiptare, janė tipare tė mira.

12. DURHAM (1909):
Tė gjithė shqiptarėt nė realitet nuk janė as muhamedanė as tė krishterė; feja pėr ta ėshtė vetėm formė e jashtme. Shqiptarėt e shkolluar janė tregtarė tė shkathėt (tė zotė) dhe tė gjithė kanė individualitet tė theksuar. Pėr fiset e ndryshme mund tė thuhet: Tė Shkrelit janė tė dashur, pa tė keq; janė tė qeshur, mikpritės dhe e ruajnė kodin e nderit. Tė Selcės janė krahasisht punėtorė dhe mė tė urtė (nuk kanė qejf tė grinden) si malėsorėt e tjerė; nė fisin e tyre vjedhjet janė shumė tė rralla. Shaljanėt kanė virtytet dhe tė metat e popujve primitivė.

Aty preken, aty duken tė pandjeshėm. Nxehen pėr njė vrasje dhe vazhdojnė tė vrasin. Shaljanėt dallohen si tė egėr dhe njėkohėsisht si naivė, dorėhapur, besnikė. Janė tė afrueshėm dhe mikpritės. Tė Dushmanit janė pak seriozė, janė tė qeshur e, pjesėrisht, tepėr tė qeshur. Vrasjes nuk i japin shumė rėndėsi; e ēmojnė bile si tė pashmangshme. Fjala qė jepet, mbahet natyrisht edhe kėtu. Se i shtrohen mė shumė impulsit tė ēastit, prandaj nikajsit ēmohen si njerėzit mė tė egėr edhe primitivė tė tė gjithė Malėsisė sė Veriut.

Nė naivitetin e tyre gėzohen pėr gjėra fare pa rėndėsi. Besa bashkėshortore nė martesė nuk ėshtė fort e zhvilluar nė Nikaj. Si nė Berishė, ashtu edhe atje, janė tė dhėnė shumė pas besėtytnive, pas vjedhjeve dhe grindjeve midis tyre, por fjalėn e mbajnė edhe atje. Feja pėr ta nuk ka asnjė kuptim, ėshtė diēka fare formale. Anekdodat e lehta i kanė shumė nė qejf. Pėr mirditasit, Durhami thotė se kanė prirje pėr grabitje, por rregull tė madh nėpėr mbledhje. Ndodh, thotė, qė pas njė vrasjeje iu vjen keq pėr plumbin…

13. EDLINGER 1909:
Gegėt janė njerėz gjaknxehtė, qė nxehen shpejt dhe janė sensibėl. Janė mikpritės, por dinė ta ēmojnė vleftėn e tė hollave.

14. ELIOT (1908):
Edhe shqiptarėve me pozitė (ose kulturė?!) tė lartė iu mungon shumė herė njė mendim-bazė nė veprimet e tyre. Influencohen nga motive dhe simpatira personale. Gegėt janė prej natyre luftarakė. Tė gjithė janė shumė tė zgjuar dhe nuk e njohin urrejtjen fetare; urrejnė vjedhjen, por grabitja nuk u duket diēka ēnderuese. Ėshtė popull tradhtar dhe padrejtėsisht e mbajnė pėr popull besnik; janė tė pa bindshėm dhe kanė njė neveritje tė natyrshme, kur dikush i urdhėron, qoftė klerik apo laik. E braktisin lehtė vendin e tyre. Kodi i nderit zbatohet instinktivisht dhe vetėm sepse pėr ndryshe jetesa do tė ishte e pamundur nga shkaku i grindjeve (armiqėsive) tė vazhdueshme.

15. GIBERT (1914)
I quan shqiptarėt tė zgjuar, si fėmijė, kalorės dhe tė pabesė, dorėhapur dhe hajdutė, tė pėrshpirtshėm (pietoze) dhe prapė pa ndjenjė fetare. E duan vendin e tyre, por nuk kanė ndjenjė kombėtare. Nė pikėpamjen fetare janė tolerantė dhe prapė marrin pjesė nė luftėra tė pėrgjakshme fetare. Janė shumė tė zgjuar dhe tė gjitha anomalitė e karakterit tė tyre shpjegohen me vobekėsinė, injorancėn dhe impulsivitetin e tyre.

16. GODIN (1913):
Shqiptari ka zgjuarsi dhe energji tė pashlyeshme, ēėshtje, interesa dhe nderi personal dalin nė ballė pėrpara ēėshtjeve publike. Secili ėshtė njeri partie. Shqiptarėt, qė nuk ndikohen janė trima dhe moralisht tė dalluar, tė pastėr, tė pazotė tė thyejnė fjalėn qė japin; janė mikpritės, kanė iniciativė personale tė plotė, mė tepėr praktikė dhe tė matur sesa idealistė ose fantastė; pėrgjithėsisht jo fort fetarė dhe shumė herė kanė pikėpamje tė ēuditshme pėr tė drejtėn. Nė zbatimin e gjakmarrjes shqiptari ėshtė trim dhe i palėkundshėm. Grabitja ėshtė e ndershme. Amaneti ėshtė i shenjtė. Njė karakter kryekėput tjetėr tregojnė shqiptarėt, qė janė takuar me kulturėn. Kėta nė shumicėn e tyre janė njerėz qė fshihen dhe nuk ecin, tė cilėt e kanė humbur frymėn e kodit tė vjetėr dhe tė rreptė tė sė drejtės dhe tė nderit shqiptar, pa bėrė tė vetėn kuptimin e sė drejtės evropiane. Kėta i shfrytėzojnė tė tjerėt pa turp, nuk kanė gjė tė shenjtė, shesin nderin e tyre pėr njė arė. Me shqiptarėt e tjerė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt pėrveē lakmisė. Nuk kanė nder, mohojnė tė mirėn, qė u kanė bėrė njė ditė mė parė, janė heronj me fjalė por burracė nė realitet dhe e mbajnė veten pėr tė vetmit pėrparimtarė, pėr tė zgjuar, se nuk njohin norma morale dhe ligjin e hakmarrjes; e mbajnė veten si mbartės tė kulturės evropiane.

17. GRAVIER (1913):
Sa i pėrket fesė, shqiptari nuk ėshtė aq fanatik sa ėshtė sllavi i jugut. Ai ėshtė impulsiv dhe nuk e peshon fort, prandaj nuk ėshtė konsekuent nė veprimet e tij. Shefat e shqiptarėve janė krenarė, nė ēėshtje nderi shumė sensibėl dhe i ruajnė fort tė drejtat e klasės, por njėkohėsisht kanė ryshfet dhe e duan luksin.

18. GRISEBACH (1841):
`Dukagjinasit janė krenarė, tė mbyllur, rrėmbehen lehtė. Kureshtja, lakmia pėr tė holla, pakėnaqėsia, rajellėku iu mungojnė. Janė mikpritės, dhe kanė njė kuptim tė theksuar tė nderit. Janė tė shoqėrueshėm.

19. GUICCIARDINI (1901):
Shqiptarėt e kanė tė zhvilluar shumė ndjenjėn e familjes dhe kuptimin e lirisė. Mikpritja ėshtė njė ēėshtje nderi; pėrgjithėsisht nderi lot njė rol tė dorės sė parė nė kodin e tyre.

20. HAHN-I (1867):
Banorėt e Delbinishtit janė tė pėrshpirtėm (kaneietet). Nderojnė klerikėt, janė mikpritės, por pėrtacė, kanė prirje pėr grabitje, vjedhje dhe nuk dinė masė nė tė kėnaqurit e nevojave tė tyre. Muhamedanėt, sidomos, janė sarafė. Nderi nė ēėshtje seksuale qėndron lart. Pėrgjithėsisht shqiptarėt janė tė rrėmbyeshėm dhe kalojnė lehtė nga njėri afekt te tjetri. Shqiptari ėshtė njeri i veprimit, ndėrkaq shumė i ndjeshėm dhe inatēi. Tė gjithė malėsorėt janė mikpritės dhe shumė tė sjellshėm. Shqiptarit i duhet nė ēdo ēast tė jetė gati tė kapė armėt, se rron vazhdimisht nė rrezik, dhe prandaj punon sa pėr nevojė. Hahni pėrgjithėsisht nuk kishte parė dėfrime, por kishte dėgjuar, qė i kishin thėnė, se shqiptari i do kėngėt dhe vallet shumė.

21. HASSERT (1893):
Shqiptarėt kanė frikė vetėm nga zoti, dhe nga ky vetėm pak; nuk e duan luftėn e hapur, pėrkundrazi iu pėlqen tė vrasin prapa krahėve, nga njė pusi. Janė grabitės dhe barbarė fanatikė, sa i pėrket fesė. Me tė gjithė vrazhdėsinė, shqiptarėt janė njė popull plot forcė, krenar, me sjellje fisnike (kalorės), por nė gjyq mund tė bėjnė be false, se dėshmia kundėr shkakton hakmarrje.

22. HECQUARD (1859):
Tė gjithė shqiptarėt kėndojnė me qejf. Gojėtaria ēmohet si mjet pėr tė mbuluar tė vėrtetėn. Durojnė shakara pa qėllim tė keq. Katolikėt e Shkodrės i kanė humbur lidhjet shoqėrore, qė i dallojnė aq fort malėsorėt, ata janė servilė, burracė dhe e kanė humbur ndjenjėn e pavarėsisė. Kanė smirė njėri tjetrin. Nga lart dallkaukė, nga poshtė shtypės dhe arrogantė. Nuk janė mirėnjohės dhe ndihmėn e pranojnė si diēka qė iu takon si e drejtė. Pėr njė interes tė ēastit janė gati pėr ēdo turp, veēanėrisht kur mund tė shpėtojnė nga njė rrezik. Janė dorėshtrėnguar dhe megjithėqė qenien e tyre e kanė nga malėsorėt, as me ata nuk janė mikpritės. Pėrgjithėsisht ata nuk e njohin mikpritjen. Muhamedanėt e Shkodrės janė kryelartė, mirėbėrės, mikpritės, dhe nė njė farė shkalle edhe mirėnjohės dhe, megjithėse tregohen indiferentė dhe bujarė, prapė janė ambiciozė dhe koprracė. Malėsorėt katolikė pėrkundrazi kanė vullnet mė tė fortė, janė shumė krenarė, e pėrbuzin vdekjen, nderojnė njėri tjetrin, e mbajnė fjalėn dhe janė mikpritės.

23. IPPEN (1908)
Pėrshkruan shaljanėt si tė egėr, pa fre, hakmarrės, krenarė, kapadai. Tė dobėtin e pėrdornin keq, pse nuk merren me grabitje; tė Nikajt dhe tė Mėrturit kanė tė njėjtat prirje. Seksualitetin as nuk e njohin.

24. JARAY (1913)
Gjen qė shqiptarėt janė luftėdashės, tė prapambetur, kanė iniciativė, janė tė guximshėm dhe kundėr ēdo lloj autoriteti. I quan partikularistė, tė cilėt fillojnė tė dyshojnė sa herė kėrcėnohen tė drejtat e tyre.

25. JASTREBOV (1904)
Thotė pėr shqiptarėt, qė mikpritja ėshtė njėra nga dogmat e para tė teologjisė sė tyre. 50% tė bareshave e humbasin ēupėrinė e tyre dhe prandaj nguten tė martohen. Morali i grave ėshtė i lėkundshėm; kėndej vinė 98% tė hakmarrjeve, pastaj shton: “Shqiptarėt janė shumė dinakė, gėnjeshtarė dhe hipokritė, armiq tė kėshillave tė mira, idololatėr tė njė nderi tė gabuar. Kanė prirje t’i zmadhojnė gjėrat, nuk durojnė cenimin botėrisht tė gjėrave tė shenjta, vjedhja pėr ta nuk ėshtė mėkate, bile ka raste, kur ėshtė e lavdėrueshme, dhe mė anė tjetėr shkojnė nė kishė dhe kanė njė besim tė verbėr fetar.

26. KNIGHT (1880):
Thotė qė muhamedani ėshtė krenar dhe i sjellshėm po fort i rreptė nė mbajtjen e fesė; katoliku i Shkodrės ėshtė i ndritur, hipokrit, si tė gjithė njerėzit e shtypur dhe ka frikė tė tregohet i pasur. Malėsori ėshtė i egėr, liridashės, krenar, i pabindur.

27. LIEBERT (1909):
Ēdo pėrbuzje e fesė dėnohet me fanatizėm. Sjellja e muhamedanėve tė Malėsisė ėshtė mė korrekte, mė nė formė sesa ajo e katolikėve. Nė diskutime janė tė shkathėt.

28. MARAFIOTI (1600)
Tregon pėr shqiptarėt e Kalabrisė, qė e kishin ruajtur karakterin e tyre, duke dashur tė ishin tė pavarur kundrejt administratės italiane, prandaj banonin nė malet dhe pyjet dhe, kur i detyronin tė paguanin taksa, merrnin laēkė e plaēkė dhe largoheshin.

29. OESTREICH (1903).
Urrejtja fetare ėshtė, bashkė me trashėgime tė tjera tė popullit si gjakmarrja etj., fuqia mė e madhe ndėr cilėsitė popullit shqiptar.

30. PINON (1908):
Shqiptarėt janė partikularistė dhe liridashės; asnjeri nė Malėsi nuk njeh kryetar, asnjeri nuk njeh ligj. Arma ėshtė i vetmi ligj. Shqiptarėt janė barinj, gjahtarė, cuba.

31. POTHES-WEGNER (1899):
Malėsorėt e kanė tė zhvilluar shumė krenarinė dhe ndjenjėn e nderit; ai qė ka pozitė mė tė lartė, nuk i tregohet si i kėtillė atij me pozitė mė tė ulėt; gjithmonė ėshtė gati tė ndihmojė. Kurrė nuk shahen, se pėrgjigja do tė ishte plumbi. Vjedhja jashtė fisit ėshtė nder. Mikpritja dhe mbrojtja e mikut janė detyra tė shenjta.

32. SAN GUILIANO (1902):
Katolikėt e Shkodrės janė tė pėrshpirtėm dhe kanė shumė frikė nga dėnimet e botės tjetėr dhe tė kėsaj bote. Janė njerėz tė ndrojtur, tė dobėt. Muhamedanėt e Shkodrės janė fanatikė. Malėsorėt janė egoistė, individualistė dhe anarkist. Kanė adaptuar parimin e parė nė librin e Sticnerit: “unė jam i vetmi!”.

33. SIEBERT (1910)
Bashkohet nė gjėrat kryesore me Hahnin dhe Nopēėn, i quan shqiptarėt tė rrėmbyer, tė nxehtė, qė dyshojnė, besojnė gjėra tė kota, por zemėrbardhė, tė qeshur, trima, besnikė, hatėrlinj, tė sjellshėm, gati pėr tė ndihmuar, mikpritės dhe shumė sensibėl (preken lehtė). Tipike ėshtė, qė marrin flakė shpejt dhe qė e mbajnė fjalėn.

34. SCHULTZ (1908)
Thekson sensibilitetin dhe mungesėn e mėshirės nė ēėshtje nderi dhe thotė qė e mbajnė fjalėn.

35. SZAMATOLSKI (1910):
Malėsorėt katolikė dhe muhamedanėt janė mikpritės dhe indiferentė nė ēėshtje besimi. Morali seksual, si duket, nuk qėndron nė shkallė aq tė lartė, sa kujtohet.

36. STEINMETZ (1904-1905-1908):
Mikpritja ėshtė mė e madhe se kudo, hakmarrja zbatohet pa mėshirė. Shkelja e kurorės ndodh dendur; por ēupat e ruajnė nderin e tyre. Tė gjithė shqiptarėt janė lidhur ngushtė me vendin e tyre. Janė tė gojės, shumė tė zgjuar, u adaptohen shpejt kushteve dhe dinė ta pėrdorin rastin e favorshėm. Mirditasit janė tė pėrmendur si cuba, edhe tė Nikajt dhe tė Mėrturit janė tė dėgjuar pėr grabitje kuajsh dhe bagėtish; prirje mė tė mėdha pėr punė tė kėtij lloji duket se kanė ata tė Rėshkasė, por edhe mė tė mėdha ata tė Selitės, por pikėrisht Beshkanėt janė jashtėzakonisht tė dashur dhe mikpritės. Nė kundėrshtim me Selitasit qėndrojnė banorėt paqedashės tė Lezhės. Kthellasit janė po aq hajdutė si Beshkasit, por nganjėherė dinakė. Shumė episode, qe pėrmend Shtajnmec (Steinmez), tregojnė karakterin e lehtė, tė gėzuar, pa fre tė pultasve.

37. TOMIĆ (1913):
Shqiptarėt muhamedanė tė Kosovės dhe tė Peshterės janė njė element anarkistėsh dhe asgjė tjetėr pėrveē cuba.

38. TOZER (1869):
Bashkohet me Finlay nė pėrshkrimin e karakterit tė shqiptarėve, i cili i quan ata krenarė, jo tė qetė, me vetėdije tė theksuar, lakmues pėr fitime, por tė ndershėm, tė sinqertė. Fantazinė dhe inteligjencėn i kanė tė zhvilluara mirė.

39. VANNTELLI (1892):
Kujton qė shqiptarėt janė pėrgjithėsisht tė pazbutur dhe krenarė, tė pabindur dhe personalisht trima. Veēanėrisht tė egėr quan ai mirditasit, liridashės, krenarė dhe mikpritės dhe qė e kanė pėr turp tė vrasin kundėrshtarė pa armė; pastaj qė vjedhjen nė vise tė njė fisi tė huaj, ose vrasjen, nuk i quajnė vepėr nderuese.

40. WASSA (1878):
Thotė pėr ēdo shqiptar nė njė dorėshkrim, qė nuk ėshtė botuar, se atij nuk i bėn pėrshtypje mediokriteti, ai e pėrbuz atė.

41. WIET (1866):
Mirditasit besojnė qė janė katolikė tė zellshėm, janė mikpritės dhe i dėnojnė tradhtarėt dhe gratė e pabesa me vdekje; pėrgjithėsisht janė barbarė.

42. WINDISH (1800):
Kelmendasi i Sirmit ėshtė besnik, nuk ka shumė fjalė, tregon prirje pėr luftė, ėshtė hakmarrės dhe inatēi.

43. WIRTH (1914):
Thotė pėr shqiptarėt se janė partikularistė dhe shumė tė zgjuar, dhe kujton se janė dhėnė shumė pas lodrave dhe pas sportit. Kanė njė ndjenjė tepėr tė zhvilluar tė nderit. Pėr Wirthin janė vetėm bogasit tė pabesė dhe, si duket, nė pikėpamje tė moralit seksual ndodhen nė shkallė tė ulėt.

44. WOODS (1911):
Shqiptari ėshtė i egėr, luftarak, tolerant nė ēėshtje fetare, i pabindur, por besnik dhe i ndershėm.

45. NYONI (1904)
I pėrshkruan kelmendasit si jashtėzakonisht tė egėr, por prej natyre tė sjellshėm.

Po tė mos marrim parasysh ata shkrimtarė sllavė, si p.sh. profesor Cvijiēin ose Vlladan Georgeviēin, me paragjykime raciale tė trashėguara, ose me tendenca politike dhe, gjithashtu, se ē’thonė shqiptarė tė njėanshėm pėr veten e tyre, mbetet prapė njė numėr i madh pikėpamjesh tė ndryshme. Natyrisht nuk ėshtė nevojė tė marrim parasysh gjykimin e njerėzve qė e njohin Shqipėrinė me ndihmėn e dragomanėve, ose duke e kaluar vendin vetėm njėherė. Prandaj shumė nga pikėpamjet e lartpėrmendura bien vetiu poshtė.

E vetmja pikėpamje me tė cilėn janė dakord pa pėrjashtim autorėt e mirė, ėshtė mikpritja dhe zbatimi pa mėshirė i gjakmarrjes. Lėkundje nė ēėshtje politike, mungesė disipline dhe sjellje tė egra, lakmi tė hollash, kotėsi, krenari, inat, sensibilitet, janė cilėsira qė ua ngarkojnė tė huaj, tė cilėt e njohin gjuhėn e vendit dhe qė kanė jetuar gjatė nė Shqipėri: miqtė e tyre, si p.sh. Lord Bajroni, mburrin besnikėrinė e tyre, mikpritjen, trimėrinė dhe vetėdijen e tyre, kuptimin patriarkal dhe zgjuarsinė e tyre tė jashtėzakonshme.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dhjetra autor,spjegojne kush jane shqiptaret   Lun 8 Juin - 3:16

http://botasot.info/speciale/312694/karakteri-i-shqiptarit-sipas-45-albanologeve/
https://www.facebook.com/notes/ndoc-shaben/karakteri-i-shqiptarit-sipas-45-albanolog%C3%ABve/798714093483731

http://www.fjala.info/arkiv/fjala3/?p=2538
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Dhjetra autor,spjegojne kush jane shqiptaret
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: