AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra   Lun 4 Aoū - 5:59

http://zeri.info/artikulli/43195/nje-takim-i-lidhjes-shqiptare-1878


Njė takim i Lidhjes Shqiptare - 1878
Pėrgatiti:Flamur Maxharri
Publikuar: 26.07.2014 - 12:14
Komente (2) Publiko nė:



Nė suplimentin e revistės javore Londinese “Illustrated London News” kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, gazetari anglez pėrshkruan nė hollėsi mbledhjen e cila u organizua pėr t’iu kundėrvėnė vendimeve tė Kongresi tė Berlinit dhe Portės sė Lartė.

Pėr herė tė parė mėsohet pėr praninė dhe tė disa anglezėve nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, tė mbajtur nė vitin 1878.
Brenda njė xhamie tė vogėl nė njė lagje tė errėt tė qytetit, mes dritave tė natės e tė mėngjesit, me llamba me vaj qė digjen zbehtė dhe hedhin masa tė errėta e tė pasigurta drite mbi njė mbledhje tė fshehtė tė Lidhjes Shqiptare.

Debati ka qenė i gjatė sepse tashmė, pas dritareve pa xhama tė shtėpisė sė lutjes, zbardhėllon nė qiellin e errėt njė brez i zbehtė qė paralajmėron ditėn e re dhe e detyron myslimanin e ēuditshėm plak, i cili qėndron me krahėt e hapura para anėtarėve tė Lidhjes, ta pėrfundojė fjalėn e ta mbyllė Kuvendin.

Por ēėshtje tė rėnda ishin shtruar mbi qilimin e xhamisė sė vogėl dhe, nga mesnata deri nė agim, kryetar pas kryetari u ngritėn nga rrethi i heshtur pėr tė marrė fjalėn e pėr t'u shprehur me forcėn e plotė tė gojėtarisė pėr ēėshtjen.

Ėshtė vėrtet njė "kuvend" i plotė dhe njė mbledhje mė piktoreske se ky kėshill i shqiptarėve zor se mund tė pėrshkruhej - ora e mbledhjes dhe vendi i mbledhjes - njė kuvend qė e lartėson veēantinė e skenės.

Me njė vėshtrim mund ta thuash, sapo sheh radhėt e kėtyre Scipetaar tė ulur kėmbėkryq, se ka njė shumicė tė dukshme myslimanėsh nė Lidhje, pėr shkak tė fustanellave nė kuvend.

Sepse tė krishterėt nuk veshin fustanella tė bardha lini nė Shqipėri, as jelekė me qėndisma aq tė bollshme me tė kuq e ngjyrė ari, aq madhėshtorė me brezat e mėndafshtė me ngjyra, ku shkėlqejnė dorezat e lara nė argjend tė shpatave e pisqollave, ku qėndrojnė plot hijeshi edhe kutitė e fishekėve prej ari ose tė zbukuruara me punėt e filigranės gjakovare, siē i mbajnė pasuesit e Profetit.

Nė fakt, me pėrjashtim tė disa malėsorėve arnautė tė veshur me rroba tė bardha leshi, tė ulur nė mėnyrė karakteristike kėmbėkryq pranė shtyllave tė drunjta qė mbajnė sallėn dhe nja dy tė huajve Inglis qė janė lejuar pas shumė vėshtirėsish, mes pjesėmarrėsve nuk ka tė tjerė veē disa besnikėve tė pranishėm (sepse diskutimet e Lidhjes, siē i ka hije njė shoqėrie tė fshehtė, mbahen me dyer tė mbyllura e tė ruajtura).

Kėta besnikė marrin pjesė sepse tema e diskutimit ėshtė e njė rėndėsie tepėr tė lartė pėr ta dhe i bėn thirrje nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė patriotizmit dhe fesė sė tyre.

Megjithatė, duke gjykuar nga atmosfera e zymtė dhe gati apatike qė mbėshtjell rrethin e delegatėve - sepse po merrnim pjesė nė njė asamble pėrfaqėsuesish, kuptohet - duke dėgjuar folėsin mbi qilimin e xhamisė pėrfytyron mė tepėr njė kryetar tė vjetėr "nė kėmbė" qė po i mėrzit dėgjuesit me gjėra tė rėndomta e tė shpėlara pėr temėn mė tė zakonshme e jo pėr t'ua mbushur venat me zjarr, siē po bėn, me pamjen plot gjallėri tė tė kėqijave kombėtare. Mirėpo, shqiptarit nuk i shfaqen kurrė nė fytyrė mendimet. Nga jashtė mund tė duket i qetė dhe i patrazuar, por nga brenda ėshtė pėrfshirė nga stuhia.

Ata dinė ta ruajnė mirė nė mendje radhėn e tyre dhe rrallė i lejon tiparet e stėrvitura ta tradhtojnė pėr pasionet qė ka nė zemėr.

Kjo mund tė jetė njė shkollė e pakėshillueshme pėr gojėtarinė - tė paktėn sipas nocioneve tona - dhe njė punė e vėshtirė pėr gojėtarin qė tė lėrė mbresa para njė grumbullimi po aq tė qetė e tė pėrmbajtur, qė tė sqarojė pikė pas pike a pėrsėritur herė pas herė ndonjė "Dėgjoni, dėgjoni!" apo tė fluturojė nė majat mė tė larta tė gjepurave tė gojėtarisė pa "brohoritjet e forta e tė gjata", aq tė zakonshme nė senatet perėndimore.

Por kryetari i moshuar e njeh fort mirė lėndėn mbi tė cilėn i duhet tė punojė dhe i dėrgon fjalėt e tij drejt e nė thellėsi, nėn lėkurat e ashpra tė dėgjuesve.

Po flet pėr temėn mė tė parapėlqyer pėr Lidhjen - pėr keqqeverisjen e vendit tė tyre, pėr aneksimin e territoreve shqiptare nė Guci nga armiqtė e tyre tė vjetėr, malazezėt, dhe pėr ngritjen e njerėzve, me nxitjen e Lidhjes, nė qytetet e Pejės, Gjakovės dhe Prizrenit pėr t'i bėrė ballė pushtimit tė sllavėve.

Kryetari i moshuar e i tharė ka njė pamje tė ēuditshme e tė panatyrshme nė mėnyrėn si qėndron para nesh nėn atė dritė tė pakėt, i veshur me tė kuqe dhe me gėzof dhelpre, me krahėt e shtrirė dhe gishtat eshtakė nervozė, tė cilėt i mbledh herė pas here nė ajėr sikur po kėrkon tė kapė fytin e ndonjė malazezi.

Megjithėse nga zėri duket pa pikėn e pasionit, fjalėt i ka tė mbushura me furi dhe entuziazėm. Rrallė e ngre zėrin pėrtej monotonisė, por ama ka njė mėnyrė tė mprehtė dhe tė prerė nė fjalitė qė ua hedh dėgjuesve. "Vini re - prisni", thotė, "ēfarė duam ne me zotėrit tanė nė tokėn tonė tė Arbrit? Mos vallė jemi fėmijė qė nuk dimė tė ecim vetė? Ēfarė ka bėrė sulltani pėr ne? A po na i mbron jetėt? Jo. Po u jep shtėpi tė pastrehėve? Jo. Po i ushqen ata qė vuajnė urie? Jo. Ku shkon haraēi qė paguajmė - ne, qė kemi aq pak pare qė ta paguajmė? Vini re. Jua them unė. Nė qesen e pashait! Hajr! Duhet ta mbyllim gojėn e tė hamė dhé?"

Hamendėsimi i kryetarit se pashai e ka pėrvetėsuar haraēin, apo paratė e taksave, qė i paguajnė shqiptarėt Portės, bėn efekt mbi dėgjuesit dhe duket se i jep atij shtysė pėr njė pėrpjekje mė tė fortė kundėr kėtyre "fuqive". "Valla", vazhdoi ai, "shikojini pak tokat tona nė Guci.

Cila ėshtė dėshira e zotėrve tanė? Qė t'ua lėmė sllavėve tė Malit tė Zi? Pėrse? Sepse kėshtu dashka sulltani. Sepse dashka Kongresi i Berlinit. Sepse dashkan rusėt. Ai Valla! - mirė! Po a duam ne - ne, njerėzit e kėtij dheu - qė toka jonė tė shkojė nė duart e kėtyre qenve tė shejtanit? Mund tė na kujtojnė budallenj, sepse nuk na kanė pyetur. Bismilah! Le tė flasim atėherė - por me hekur e plumb, me jatagan e pushkė!" Kėto fjalė thonė shumė pėr karakterin e debatit nė kėtė mbledhje tė fshehtė tė Lidhjes Shqiptare dhe mė shumė akoma pėr parimet qė e kanė lidhur bashkė kėtė Lidhje. Nuk ka asnjė dyshim se ajo ka ndikim tė madh nė kėtė vend duke parė se kryengritja aktuale nė kufirin malazez ėshtė rezultat i ndikimit tė saj.


KOMENTO Komente (2)
Emri*

Email*

Vendi* Komenti*668 Dėrgo komentin
Si mund te kete ngjare qe ne Kuvendin e Lidhjes se Prizrenit me 1878 ska pasur asnje delegate me fe katolike . Kur dihet fakti se katoliket hiqe skane qene e sjane me pak patriote se ne te tjeret . Sipas meje ky ka qene nje leshim shume i madhe i Lidhjes ...
Asi
rekomanduar (2)
29 Jul 2014
10:11

qekjo osht e vertet se tjerat qe na servohen neve prej komunistave jon qyfte krejt, se lidhja osht mbajt nxhami e jo ne at shpin e vogel ku e rrejn popullin e paditur

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra   Mar 26 Aoū - 10:54

Puna dhe pėrpjekjet e Imzot Bumēit nė krye tė delegacionit zyrtar shqiptar pėr tė mbrojtur ēėshtjen kombėtare nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, veprimtaria e tij diplomatike plot maturi e vendosmėri, pėrbėjnė njė kontribut tė ēmuar nė njėrin prej ēasteve mė delikate tė historisė sė popullit shqiptar, duke treguar edhe njė herė se pjesėtarėt e klerit katolik shqiptar, personalitetet e shquara nga radhėt e tij, siē ishte edhe vetė Imzot Bumēi, vijuan t'i shėrbenin kombit tė tyre me po atė seriozitet e pėrkushtim qė i kishin shėrbyer ndėr shekuj tė parėt e tyre. Edhe pse aspirata e Imzot Bumēit dhe e atdhetarėve tė tjerė shqiptarė pėr njė Shqipėri tėrėsore dhe tė bashkuar brenda kufijve tė saj etnikė nuk u pėrmbush, Konferenca e Paqes e Parisit, nėn ndikimin pėrcaktues tė presidentit amerikan tė kohės, Wilson, tė paktėn, nuk lejoi zhdukjen nga harta politike e Ballkanit tė shtetit shqiptar.



Summary

The Role of the Albanian Catholic Clergy at the Peace Conference in Paris (1919–1920)

The Catholic clergy played a very important role in the many sided war which the Albanians had to wage for national liberation and unity. Historically, the clergy has acted as a powerful connecting element between Albania and the Western world, as well as being a conductor of the spirit of the West to Albanian society. Eminent representatives of the Catholic community have also been principal contributors to the conservation and development of the national consciousness of their people. Their efforts to develop the educational and cultural life of the nation in the 17th and 18th centuries were further intensified during the phase of the National Renaissance by such outstanding figures from the ranks of the Catholic clergy as Fathers Gjergj Fishta, Don Ndrę Mjedja, Abbot Preng Doci, etc. Not only by their literary achievements, but also by their political and cultural activities they played an important role in the Albanians' fight for independence from Ottoman rule, which brought about the Declaration of Independence on 28 November 1912.

An important role in the definition of the official position of the Albanian delegation in Paris was played by two conspicuous figures from the ranks of the Albanian Catholic clergy, Monsignor Luigj Bumēi and Father Gjergj Fishta. Monsignor Bumēi's work and efforts as head of the Albanian official delegation at the Peace Conference in Paris and his prudent but firm diplomatic policy constituted a valuable contribution to one of the most delicate moments of the history of the Albanian people. His attitude was evidence of the fact that the representatives of the Albanian Catholic clergy were consistent in their efforts to serve their nation with seriousness and devotion, as their predecessors had always been through the centuries. Although the aspirations of Msgr. Bumēi and of other Albanian patriots for an integrated and united Albania, delimited according to ethnographic frontiers, were not fulfilled, the Peace Conference of Paris, under the definitive influence of the American President Wilson, did not wipe the Albanian state off the political map of the Balkans.

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: