AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 UDB-Ja E Serbisė Udhėheq Qeverinė Dhe Kuvendin E Kosovės

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: UDB-Ja E Serbisė Udhėheq Qeverinė Dhe Kuvendin E Kosovės   Mer 27 Aoū - 18:20

Skandaloze: UDB-Ja E Serbisė Udhėheq Qeverinė Dhe Kuvendin E Kosovės! (Video)
JOHNY MORIS on 4:10 PM

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės pėrplot me bashkėpunėtorė tė UDB-sė. Njerėz tė Qeverisė sė Kosovės dhe deputetė tė legjislaturės aktuale tė Kuvendit vazhdojnė ta kryejnė punėn e agjentit pėr Serbinė. Kėtė e kanė konfirmuar ekspertė tė Shėrbimeve Sekrete dhe ish-pjesėtari i UDB-sė.
Sipas informacioneve qė ata posedojnė, 140 agjentėt shqiptarė qė spiunonin pėr Serbinė ishin tė pėrfshirė edhe nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Serbia vazhdon tė ketė ndikim tė madh nė jetėn institucionale tė Kosovės dhe kėtė drejtpėrdrejt pėrmes bashkėpunėtorėve tė saj, tė cilėt janė tė pėrfshirė nė tė gjitha institucionet relevante tė vendit.


Fadil Kajtazi,ekspert i shėrbimeve tė inteligjencės edhe gjatė kohės sė viteve ’90-ta i pėrfshirė direkt nė shėrbimin sekret tė Republikės sė atėhershme tė Kosovės, nė emisionin Rubikon nė KTV thotė se sot nė republikėn tonė ka shumė bashkėpunėtorė tė Shėrbimit Inteligjent Serb (BIA).

“Unė njoh njerėz qė vazhdojnė t’i shėrbejnė shėrbimit sekret serb (BIA). Ata janė profesorė qė respektohen, kanė tituj shkencorė, janė pjesė e institucioneve tė Kosovės. Serbia aktualisht nė Kosovė, ka rreth 700 bashkėpunėtorė shqiptarė”, thotė Kajtazi.

Gjithashtu edhe Mehmet Loci, agjent nė kohėn e ish Jugosllavisė e gjithashtu edhe nė kohėn e Republikės sė Kosovės gjatė viteve 90’tė, indirekt thotė se aktualisht nė institucionet e Kosovės ka bashkėpunėtor tė shėrbimit sekret serb.

Bile ai i fton ata qė tė largohen nga institucionet e shtetit tė Kosovės, tė paktėn duke e arsyetuar kėtė largim me gjendje jo tė mirė shėndetėsore, apo diēka tė tillė, e tė mos vazhdojnė t’i shėrbejnė Serbisė.
Ndėrsa Kajtazi, shumė i sigurt thotė, se bashkėpunėtorė tė shėrbimit sekret serb, sot ka nė Qeveri e edhe nė Kuvend tė Kosovės.

Ai thotė se shėrbimi sekret serb kishte njerėz edhe brenda strukturės komanduese tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e edhe nė parlamentin e parė tė Republikės sė Kosovės, tė viteve 90-ta.

Sipas informacioneve qė ata posedojnė, 140 agjentėt shqiptarė qė spiunonin pėr Serbinė ishin tė pėrfshirė edhe nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
“Nė parlamentin e parė tė Republikės sė Kosovės, tė viteve 90 kishte 4 bashkėpunėtorė tė shėrbimin sekret serb dhe pėr kėtė Ibrahim Rugova nuk e kishte funksionalizuar kurrė atė parlament”, tha Kajtazi.

Ata kanė folur edhe pėr rastin Gėrvalla dhe vrasjet e pasluftės.
Sipas tyre, vrasja e vėllezėrve Gėrvalla nga UDB-ja ishte e ndihmuar edhe nga shqiptarėt.
Ndėrkaq, vrasjet e pasluftės u kryen pėr shkak se tė vrarit mėsuan sekrete tė kėtyre shėrbimeve tė inteligjencės.
Kėta persona, sipas Kajtazit,pas luftės kanė vrarė dy agjentė tė UDB-sė, tė njohur botėrisht, siē janė Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi.

Dhe vrasja e tyre, sipas Kajtazit ėshtė bėrė me qėllimin qė tė ndihen tė sigurt qė kėta persona njė ditė tė mos ua nxjerrin nė publik veprimtarinė e tyre kundėr interesave shqiptare tė Kosovės. Ata kanė ftuar ish-bashkėpunėtorėt e tyre, tė cilėt thonė se e dinė mirė vetė ata kush janė, qė nė mėnyrė burrėrore tė tėrhiqen nga politika.



Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
UDB-Ja E Serbisė Udhėheq Qeverinė Dhe Kuvendin E Kosovės
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1
 Sujets similaires
-
» Udhėzimet dhe Formatet pėr Seksioni i Rishikimit

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: