AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush   Jeu 28 Aoū - 4:24

Pershendetje Nehat Shaqiri.

Ju lutemi nje pyetje lidhur me vrasjen e profesor Fehmi Aganit;A keni bisedue me bashkshorten e te ndjerit Sadijen dhe djalin e tij Mentorin.Ne tren a e moren policet serb,apo civil dhe a e shihnin ka e qonin te ndjerin. Kaq

Sinqerisht
Haxhiu
il y a 2 heures

Pershendetje z.Kuēi! Asnjehere nuk kemi biseduar me gruan apo djalin e z.Aganit.

Ja nje shkrim qe e kam bere per z.Aganin.

Pse treni nė tė cilin ishte Fehmi Agani u rikthye nga Shkupi, pa lejuar tė zbrazej!?

A ishte tradhti vrasja e Fehmi Aganit!?

“Ne telefonuam tek zyrtarėt e kohės, kishte edhe ndėrhyrje nga tė tjerėt, premtimet i morėm, por pse nuk u realizuan, mbetet ende ēėshtje e pazbardhur”, i thotė gazetės ky burim.


Nehat SHAQIRI

Njė prej mistereve mė tė mėdha tė luftės ende nuk ėshtė zbardhur. Madje mė sė paku ėshtė zėnė nė gojė edhe nga mediat. Dilema qendrore ėshtė se nėse Fehmi Agani dhe treni nė tė cilin ishte duke udhėtuar me shqiptarėt e tjerė drejt Shkupit, pse u bllokua dhe nuk u lejua qė tė dilnin tė gjithė shqiptarėt e dėbuar, e veēmas Fehmi Agani, i cili ishte mė i rrezikuari.
Burime tė gazetės “Bota sot” 15 vjet pas flasin pėr njė komplot, nė tė cilin pėrveē ndikimit tė regjimit tė Milosheviqit, ishin tė pėrzier edhe figura politike shqiptare. Njėri prej tyre tashmė ka shkuar nga kjo jetė, ndoshta bashkė me mėkatin se pse nuk bėri gjėnė e duhur pėr ta shpėtuar akad.Fehmi Aganin, i cili konsiderohej si dora e djathtė e presidenti Rugova.
Profesor Agani ishte edhe bartės i organizimit ushtarak institucional. Ai kishte lidhje tė vazhdueshme me Sali Ēekajn, dhe me persona tė tjerė tė strukturės organizuese.
Profesor Agani ishte nėnkryetar shumėvjeēar i LDK-sė dhe deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Ai ėshtė vrarė me 6 maj tė vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe. Nė vitin 1999, forcat serbe, kishin dėbuar rreth njė milionė shqiptarė nga Kosova pėr nė Shqipėri, Maqedoni e Mal tė Zi mė pak.
Sipas versionit zyrtar profesori Agani, i cili ishte nė trenin qė po udhėtonte drejt Maqedonisė, me tė kuptuar kėtė forcat serbe, trenin e kthyen mbrapsht nga kufiri i Maqedonisė, ku policia serbe e ndaloi trenin dhe kishin marr dr. Aganin pėr ta vrarė. Kufoma e tij u gjend tė nesėrmen buzė njė rruge gjithė baltė, pranė Lipjanit.
Por, sipas informacioneve tė siguruara nga gazeta, kishte pasur njė tentativė serioze nga shqiptarėt nė Maqedoni, qė tė siguronin jetėn e Aganit, duke mos lejuar kthimin e trenit, por qė njė politikan shqiptar, tashmė i vdekur nė vend se tė reagonte shpejt dhe me kohė, ka gjasa qė tė ketė marrė pjesė nė zvarritjen e ndėrhyrjes dhe tė paktėn nxjerrjen e profesor Aganit nga treni dhe tė familjes sė ngushtė.
“Ne telefonuam tek zyrtarėt e kohės, kishte edhe ndėrhyrje nga tė tjerėt, premtimet i morėm, por pse nuk u realizuan, mbetet ende ēėshtje e pazbardhur”, i thotė gazetės ky burim.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, sė bashku me kryesinė e tij, ka bėrė homazhe nė nderim tė figurės sė lartė tė Fehmi Aganit. Agani u vlerėsua, nga i pari i LDK-sė, Isa Mustafa, si njė njeri i cili ka bartur proceset mė tė rėndėsishme tė transformimit tė kėtij vendi nga njė shoqėri demokratike.
“Ne vlerėsojmė se njė figurė e tillė, do ti nevojitej pėrherė dhe LDK-sė, si frymėzim i punės, i demokracisė, urtėsisė e dijes, por po ashtu edhe shtetit tė Kosovės, pasi qė zoti Agani sė bashku me zotin Ibrahim Rugova, kanė qenė dy figurat kyēe, tė cilėt kanė bartur proceset mė tė rėndėsishme tė transformimit tė kėtij vendi nga njė shoqėrie demokratike”, tha ai.

“Koka kryesore teorike”

Publicisti dhe analisti politik, Skėnder Zogaj, thekson pėr Gazetėn “Bota sot” se, rreth vrasjes sė Fehmi Aganit gjithēka ėshtė enigmė, gjithēka ėshtė e panjohur, dhe se gjithēka qė mund tė flitet kot ėshtė keq.
“Nė fakt e rėndėsishme ėshtė se z. Agani ka qenė personi kyē nė Kosovė. Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin e kishte njė motor tė Lėvizjes, dorė e djathtė, e kishte kokėn kryesore teorike nė Kosovė. Qytetarėt e Kosovės kanė pasur besim tė jashtėzakonshėm tė profesori Agani. Tentimet e tij kanė qenė gjithmonė tė qėlluara dhe nė vendin e duhur nė mėnyrėn e duhur, kėshtu qė akti i vrasjes sė tij del shumė i arsyeshėm sepse pėr ta ndaluar Ibrahim Rugovėn ėshtė bėrė ky veprim qė tė hiqet Fehmi Agani, dhe vrasja e Aganit ka tė bėjė direkt me dobėsimin e Lėvizjes Demokratike tė Kosovės”, thotė Zogaj.
Ai thekson se enigma ėshtė se ende nuk dihet se kush e ka ndalur, sepse, ai dihet se ėshtė nxjerr nga treni me rastin e largimit nga Kosova, ku i dėrgonin shqiptarėt nė Maqedoni, nė rrugė e sipėr ėshtė ndal, ėshtė marr e ėshtė pushkatuar.
“Gjithēka rreth figurės sė Fehmi Aganit, rreth ditės sė fundit tė vrasjes sė tij, ėshtė e paqartė dhe nė thellėsi e panjohur, sepse, ka pasur variante nga mė tė ndryshme pasluftės, mirėpo tė gjitha janė jo zyrtare. E vėrteta ėshtė qė, ndaj Fehmi Aganit do duhej tė ketė qenė i organizuar nj aksion i veēantė pėr tė eliminuar njėrin nga figurat kryesore tė Lėvizjes Demokratike tė Kosovės”, thekson Zogiani.
Ai shton se, nuk ėshtė e rastėsishme elikfidim i profesor Aganit dhe pasojat e atij likuidimi kanė qenė jashtėzakonisht tė mėdha, sepse pas vrasjes sė Fehmi Aganit, gjithēka kalon vetėm tė Ibrahim Rugova dhe realisht gjysma e Ibrahim Rugovės eliminohet me kėtė vrasje tė Aganit.
“Tė gjitha kėto elemente e bėjnė me dije dhe sinjalizojnė se vrasja e Aganit, nuk ka qenė e rastėsishme siē pretendohej nga disa njerėz oponent tė ndryshėm, jo vrasja ėshtė organizuar e qėllimshme dhe faktikisht e dėshiruar pėr ta penguar zhvillimin e gjithėmbarshėm tė Kosovės, tė luftės nė Kosovė, tė demokracisė dhe zhvillimeve tė mėvonshme. Mungesa e Fehmi Aganit nė kėto vite tė pasluftės nė Kosovė janė tepėr tė ndjeshme sepse, njė prezencė e tij, nė kėto zhvillime do tė kishte njė ndikim tė jashtėzakonshėm pėr rezultatet e tjera qė do ti kishim sot”, thotė analisti Skėnder Zogaj.

Luftohej edhe nga struktura tė vetėquajtura tė UĒK-sė

Ndėrsa, analisti politik, Gazmend Islami, thotė pėr Gazetėn “Bota sot” se, prof. dr. Fehmi Agani ishte njeri ndėr figurat mė tė ndritura qė ka pas vendi ynė, dhe se ai ishte gjenerator i lėvizjeve politike nė Kosovė qė gjatė gjithė jetės sė tij pati njė rol tė rėndėsishėm nė ēlirimin e vendit.
“Profesori luftohej nga shteti serb, si dhe nga disa struktura tė vetėquajtura tė UĒK-sė. Gjatė luftės luajti rolin e ndėrlidhėsit mes ilegales edhe legales ishte pėrkrahės edhe ideator i luftės ēlirimtare, prandaj me plot gojėn mund tė themi se ai do tė mbetet nė historinė e Kosovės njė mendimtar, ēlirimtar, filozofe, atdhetar. Vrasje e tij nga pushteti i Serbisė nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse ara vrisnin se pari trurin e njė populli qė kėrkonte liri”, thotė Islami.
Kurse, Nijazi Muhamedi thotė pėr Gazetėn “Bota sot” se, me profesor Fehmi Aganin dhe me Ibrahim Rugovėn ėshtė takuar disa herė. “Por, mė gjatė me ta kam ndenjur nė prag tė Konferencės sė Rambujesė, para se tė nisej”.
Ai thekson se nė cilėsinė e zėvendės-drejtorit tė pėrgjithshėm tė Radiotelevizionit tė Maqedonisė, bashkė me redaktorin e debateve televizive politike, tė ndjerin Osman Shala i patėn bėrė ftesė qė tė merrte pjesė nė emision, tė cilėn e mirėpriti dhe erdhi njė ditė para se tė nisej pėr nė Rambuje.
Ai thekson se, ishte njė emision gati dyorėsh, pas emisionit, “nė hotelin qė e pata rezervuar pėr tė dhe ku sigurova edhe nja dy veta roje shqiptare pėr, ti qėndruar pranė, ndenjėm gjatė dhe biseduam gjatė. Kolegėt me tė cilėt ishim bashkė nė kėtė takim me prof. Aganin, simpatizantė atėherė e sot tė LDK-sė, gjithė kohėn i bėnin pyetje shtesė prej asaj qė thanė nė emision, tė cilat kishin tė bėjnė me situatėn nė Kosovė dhe se ēka mund tė sjellė Rambujeja”.
“Mė kujtohet njė rast kur na tha qė nė takimet me diplomatėt e huaj kėrkohet saktėsi, pėrqendrim dhe fjalė tė pakta, se pėr njė shprehje jo aq tė kuptuar qartėsisht,ose jo aq qartėsisht tė pėrkthyer, nga takim me ambasadorin amerikan, Kristofer Hill del njė problem i vogėl qė ka mundur tė fuste konfuzion nė veprimin e tij nė relacionin Prishtinė-Beograd, por prof. Agani kish ndėrhyrė me shpejtėsi pėr t’i bėrė njė rishpjegim dhe qartėsim tė pozicionit tė shprehur nga ana e LDK-sė”, thotė Muhamedi.

Kėrcėnohej vazhdimisht, shqip e serbisht
Ai thekson se, kur, mes tjerash, i ka bėrė njė pyetje, se pse gjithherė ecėn vetė, pa njerėz qė do t’i bėnin roje, Agani ishte pėrgjigjur se po tė “merrja roje, atėherė mė shpejtė do mė kishin vrarė”, se do tė gjenin mėnyra pėr tė mos e marrė pėrgjegjėsinė pushteti serb, ndėrsa kėshtu, ēfarėdo qė tė mė ndodhė, gishti i pushtetit serb nuk mund tė fshihet.
“Ndėrsa, nė pyetjen time se, a merr kėrcėnime, mė tha qė merr vazhdimisht, pėrmes telefonit, nė shqip e serbisht dhe nga shqiptarė qė mė thonė se nuk kam ku t’i iki vdekjes prej tyre, si “njerėz tė UĒK-sė mė paraqiten disa”, po kjo nuk mė frikon, mė thoshte. E shoh se mė pėrcjellin nė kohė tė caktuar, nė mbrėmje, kur ngjitem gjithnjė vetė pjerrėtinės pėr tė shtėpia ku e kam dhe nisin tė cingėrojnė paraqitjet e tyre kanosėse, mandej pushojnė dhe dikur vonė paraqitėn prapė, sigurisht me qėllim qė tė frikojnė edhe familjen time duke dėgjuar kanosjet e tyre…! “Po unė, fare nuk i frikohem vdekjes, ngado qė tė mė vijė nga kėta dy palė kanosėsish..!!,-mė pat thėnė shumė me fjalė tė njė qetėsie burrnore prof Agani”, thotė Muhamedi.
Pėr nder tė profesor Fehmi Aganit, tashmė ėshtė ngritur pėrmendorja e tij nė oborrin e Fakultetit tė Filologjisė nė Prishtinė. Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisė sė Kosovės) merrej pėr demokrat i cili kishte pėr qėllim demokratizimi e shoqėrisė shqiptare nė tė gjitha lėmit e jetės. Qė nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e sė drejtės sė Republikės sė Kosovės e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vėnė gjithė krijimtarinė e tij nė shėrbim tė projektimit, tė argumentimit dhe tė realizimit tė kėtij qėllimi. Kėshtu ai ishte pjesėmarrės aktiv nė politiken e Kosovės.
Duke pas studiuar pėr filozofi, specializuar nė shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar nė kėto shkenca, F. Agani, pas njė pėrvoje si arsimtar i filozofisė dhe i lėndėve tė afėrta nė shkollat e mesme tė Prishtinės, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikės sė jashtme nė gazetėn Rilindja, pėr t’iu kthyer sėrish arsimit - tani nė rrafshin universitar si ligjėrues, docent e profesor i sociologjisė dhe i sociologjisė politike, po edhe i lėndėve tė afėrta me to, duke u bėrė njėherėsh dhe themelues i Degės sė Filozofisė e Sociologjisė nė Universitetin e Prishtinės, po edhe njė nga ndėrtuesit kryesorė tė Universitetit nė tėrėsi.

Box

“Mė kujtohet njė rast kur na tha qė nė takimet me diplomatėt e huaj kėrkohet saktėsi, pėrqendrim dhe fjalė tė pakta, se pėr njė shprehje jo aq tė kuptuar qartėsisht,ose jo aq qartėsisht tė pėrkthyer, nga takim me ambasadorin amerikan, Kristofer Hill del njė problem i vogėl qė ka mundur tė fuste konfuzion nė veprimin e tij nė relacionin Prishtinė-Beograd, por prof. Agani kish ndėrhyrė me shpejtėsi pėr t’i bėrė njė rishpjegim dhe qartėsim tė pozicionit tė shprehur nga ana e LDK-sė”, thotė Muhamedi.
Fin de la conversation

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Deshmi,pse u tradhetue Fehmi Agani,nga kush
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: