AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Bataloni Kosova ,ne tirane paska bere masakra,hade rrene haj

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14979
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Bataloni Kosova ,ne tirane paska bere masakra,hade rrene haj   Sam 30 Aoū - 16:06

Masakrėn e 4 shkurtit 1944 e bėnė kosovarėt"
Tėrhequr mė 04 Shkurt 2014
TIRANE-Xhelal Staravecka mė 1966 shkroi kujtimet e tij si kryexhandar. Ne kete artikull te botuar sot nga Gazeta Shqiptare vijne fragmente nga libri nė proces botimi i Xhelal Staravecit "Pėrballė gjyqit tė historise", kujtime historike: 1914-1966.

"Drejt fundit tė janarit 1944, Mehdi Frashėri, me anėn e Ali Klisurės, mė thirri tė shkoja nė Tiranė. Kur shkova nė Regjencė, Mehdi Frashėri mė propozoi tė qėndroja nė Tiranė si komandant i xhandarmėrisė sė rrethit me cilėndo gradė qė tė dėshiroja. Nė atė rast e luta regjentin tė mė lejonte 5-6 ditė tė mendohesha. Natyrisht, pėrdora kėtė formulė pėr mos ta refuzuar aty, sy pėr sy, pasi njė mision tė atillė nuk doja ta dėgjoja dhe jo mė ta pėrqafoja. Nė Tiranė dėshiroja tė qėndroja pėr tė punuar pėr krijimin e "forcės sė tretė", por jo me ofiq dhe sidomos me atė tė xhandarmėrisė. Mirėpo kur arrita nė Tiranė nuk pata vėshtirėsi tė konstatoja atė gjendje qė edhe sot kur e kujtoj mė rrėqethet mishi.
Nė 2 shkurt (nuk kisha veē dy ditė qė ndodhesha nė Tiranė), kur dola nė mėngjes nga hotel "Dajti" ku banoja, u ndodha pėrpara asaj gjėme dhe mynxyre, atij turpi dhe asaj nate tė errėt, atij veprimi kriminel qė regjimenti "Kosova" kishte hedhur nė njė tė dhjetėn e popullsisė shqiptare, pasi Tirana nė atė kohė numėronte mė se njėqind e tridhjetė mijė banorė. Kuptohet vetvetiu se ajo panoramė e shėmtuar mė tronditi nga thellėsitė mė tė fundit tė qenies time.
Ata diva djem qė nė dejet e tyre qarkullonte gjak thjeshtėsisht shqiptar, me ndjenja kaloreske si mund tė jenė bijtė Kosovės sonė tė robėruar, i kishin transformuar nė bisha tė egra dhe grabitqare udhėheqėsit e tyre, si Ago Agaj qė ishte pėrgjegjėsi kryesor, si Xhafer Deva e tė tjerė, deri tek komandanti direkt i atij njėsiti, njė pjellje e shėmtuar e familjes patriote Boletini tė Mitrovicės, kolonel Bajazit Boletini, njė shtazė me fytyrė njeriu, qė nuk kishte asnjė respekt pėr jetėt e tė tjerėve.
...Djemtė e dashur dhe tė shtrenjtė tė Kosovės sė dhembur, tė transformuar nė bisha tė egra nga vepra e turpit e kryetarėve tė tyre qė ceka mė lart, kishin rėnė si ujqėr nė kope tė dhenve dhe, ashtu, me pretekst kontrollin, gjoja pėr tė mbrojtur Tiranėn dhe popullsinė e saj nga aksionet komuniste, pa pikėn e pendimit, tė frikės apo tė turpit, po e plaēkitnin atė mėhallė, duke pėrvetėsuar me pėrdhuni ēdo gjė qė ishte e vlefshme. U betohem se shumė grave u hiqnin nga veshėt dhe nga gishtėrinjtė e duarve vėthėt dhe unazat. Ajo skenė mė tėrboi, aq sa u betohem, u betohem nė nderin e sė Vėrtetės se aty, dhe nė atė ēast, vendosa tė pranoja propozimin qė mė bėri regjenti Mehdi Frashėri, vetėm pėr tė shpėtuar popullsinė e Tiranės nga tmerri, nga gjėma, nga veprimi i turpshėm, nga ndyrėsia ekstreme, nga ēnderimi i papėrshkruar e nga nata e errėt nė tė cilėn ai regjiment kishte zhytur popullin e kryeqytetit... Pas 5 ditėve shkova nė Regjencė dhe i thashė Mehdi Frashėrit se pranoja barrėn qė ai mė kishte propozuar ta merrja mbi shpinė, natyrisht pėr ta shpėtuar Tiranėn nga njė rrebesh tjetėr si ai i 4 shkurtit.
-Po, i thashė, jam gati tė vihem nėn dispozicionin tuaj, pasi u konsideroj njė nga atdhetarėt mė tė mirė sot gjallė e, nga ana tjetėr, pasi Tirana ka nevojė pėr njė dorė tė fortė pėr ta shpėtuar popullsinė e saj, jo nga komunizmi, por nga vepra kriminele e antikomunistėve, ...nga antikomunizmi kusar dhe shtazor, por vetėm mė njė konditė...
Nuk mė la tė shfaqja mendimin tim dhe mė tha:
-Me qenė se kam krejt besim tek ti, nuk ėshtė nevoja tė vesh asnjė konditė.
Atėherė, i thashė se grada ime ishte e shokėve tė mi tė kursit tė Akademisė Ushtarake, Kapiten i klasit tė parė.
Nata e Shėn Bartolomeut
nė 4 shkurt 1944
Mbi ēėshtjen e natės sė Shėn Bartolemeut nė 4 shkurt 1944, nė 3 shkurt, nė mos gabohem, erdhi Kadri Cakrani nga Berati e tė nesėrmen dy komunistė shtinė dhe vranė njė nga rojet personale tė Kadriut si dhe xhajėn e Xhafer Devės. Nga ai aksion komunist u bė ajo kasaphanė atė natė qė iu kushtoi jetėn mė tepėr se shtatėdhjetė personave tė pafajshėm.
Nė atė masakėr nuk kam pjesė, pasi komandėn e xhandarmėrisė sė kryeqytetit e mora mė 13 shkurt. E, nė sa i takon asaj ēėshtjeje, kam dėgjuar se edhe qeveria e Tiranės e regjimit tė sotėm nuk mė ka akuzuar. Atė gjak e bėri regjimenti "Kosova", i urdhėruar nga ministri i Brendshėm Xhafer Deva, nė bazė tė njė liste pėrgatitur pėr tė gjatė ditės nė bashkėpunim me Ballin. Ministrit tė Brendshėm, Xhafer Devės, njėsiti komunist i vrau xhaxhain dhe komandantit tė pėrgjithshėm tė Ballit, Kadri Cakranit, i vrau njė nga shėrbėtorėt e tij. Meqenėse Tirana ishte stan pa qen, Kadri Cakrani dhe Xhafer Deva ishin tė mjaftueshėm tė bėnin atė masakėr qė bėnė.
Sidoqoftė, dua tė theksoj se shumė persona u vranė atė natė me pretekst si hakmarrje kundra komunistėve, kurse nė tė vėrtetė shumėkush u vra pėr llogari personale, si, pėr shembull, Tahir Zajmi vajtonte djaloshin intelektual Ramiz Trenin duke akuzuar Xhelal Mitrovicėn se e vrau thjeshtėsisht pėr inate personale atė natė me regjimentin Kosova. Njė tjetėr plagė turpi: Xhafer Deva nė personelin e sigurimit tė tij kishte dhe njė vagabond, njėfarė Nexhip Mitrovica qė kėrkonte gjithė ditėn nė Tiranė "ezmer gjyzelėr" (ēuna tė zeshkėt). Pėr cilin?...
Masakrėn e 4 shkurtit e bėri Xhafer Deva me Kadri Cakranin, qė do tė thotė qeveria nga njė anė, megjithėse Rexhep Mitrovica, kryetari i qeverisė, jo vetėm nuk pati dijeni mbi pėrgatitjen dhe kryerjen e asaj vepre tė shėmtuar, por tė nesėrmen deshi tė jepte dorėheqjen, dhe, nė tjetrėn anė, Balli Kombėtar.
Mehdi Frashėri u hidhėrua tej ēdo kufiri, por ē'mund tė bėnte pėr atė krim tė kryer? Ai kishte rėnė nė njė gjendje shumė tė keqe, qoftė me Ballin, qoftė me qeverinė, eksponentėt e tė cilėve ishin lidhur shumė ngushtė me gjermanėt.
Sa pėr mua nuk kam pjesė nė atė masakėr, pasi nė Tiranė nė atė kohė isha vetėm mysafir e nuk isha as me Ballin, as me qeverinė, pasi komandant i Tiranės u bėra nė 13 shkurt 1944. Punė fillova tė nesėrmen, nė 14 shkurt. Dhe posa fillova punė, e para gjė qė bėra, dhashė urdhėr, them dhe e pėrsėris, dhashė urdhėr, megjithėse atyre qė u dhashė urdhėr nga gradat dhe ofiqet ishin shumė mė lart nga unė, qė regjimenti "Kosova" tė mos pėrzihej as nė punėn mė tė vogėl nė Tiranė, pasi pėrndryshe kisha pėr t'i qėlluar pa asnjė kursim edhe pse nė zemrėn time ata ishin vėllezėrit mė tė dashur dhe mė tė dhembsur, si shqiptarė tė robėruar. E nuk mjafton, por u thashė atyre qė atė regjiment e quanin si fuqi personale tė tyren, ta largonin nga Tirana brenda javės. Pasi nuk pati udhė tjetėr, brenda asaj kohe ai regjiment la Tiranėn.
Ago Agaj, qė kishte disa llogari tė vjetra personale pėr t'i rregulluar me disa nė krahinėn e vet, e ēoi regjimentin "Kosova" nė Vlorė dhe krahinat pėrreth, mirėpo rregullimin e atyre llogarive e volli dhe e volli keqas pa shkuar njė kohė e gjatė, pasi, pse, pas nisjes sė tij nė mėrgim, nė Tiranė i vranė babėn Shero Eminin. E, pėr t'i paguar Agua krimet dhe llogaritė personale qė kreu me anėn e regjimentit "Kosova", po ai qė i vrau babėn, doli jashtė si i mėrguar, natyrisht pasi Agua i kishte pėrvėluar shpirtin, pasi i kishte vrarė tė vėllanė, i ra Agos dhe e plagosi rėndė nė Reggio Emila tė Italisė. Kėto janė atdhetarizmat e nacionalizmit shqiptar. Patjetėr kush kėndon kėto episode, ēuditet kur sheh si protagonist Ago Agajn si protagonist nė ēėshtjen e regjimentit "Kosova".
Dhe ja si qėndron puna:
Ago Agaj si "deutsche kultur" nuk pati sukses pranė italianėve, kur na u bėnė sundonjės nė vatėr. Nė 1941, ku Gjermania mėsyu dhe shkatėrroi Jugosllavinė, e la Malin e Zi, Kosovėn dhe Metohinė nėn influencėn italiane, mirėpo nė anėn e vijės gjermane kishin mbetur edhe toka shqiptare, si Mitrovica e tė tjera krahina. Mitrovicarėt shqiptarė, pėr tė mos ndenjur nėn administratėn serbe, u ēuan dhe formuan, ose mė mirė tė themi proklamuan Mitrovicėn e tė tjera toka si "autonome", duke u shkėputur nga administrata serbe, natyrisht nėn pushtimin gjerman. Ago Agaj i "deutsche kultur" vrapoi me tė shpejtė nė Mitrovicė dhe atje, meqenėse ėshtė dinaku mė i pėrsosur pėr tė ngatėrruar e korkolepsur punėt mė keq, rregulloi dhe ērregulloi, bėri dhe ē'bėri ē'i erdh pėr dore. Aktiviteti i tij do tė ishte kufizuar vetėm nė Mitrovicė po tė mos kishte kapitulluar Italia. Pas kapitullimit tė Italisė, gjermanėt erdhėn dhe pushtuan dhe Shqipėrinė. Kėshtu nė atė rast edhe "deutsche kultur"-ėt e Mitrovicės: Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica, Rexhep Mitrovica e shumė tė tjerė e, natyrisht, me ta dhe Ago Agaj erdhėn nė Tiranė. Me qenė se ky i fundit nuk donte tė vinte nė Tiranė vetėm mė pendėn nė xhep, por me njė fuqi qė t'u imponohesh atyre qė mund ta rivalizonin, ai bashkė me mizat e asaj qeverie tė vogėl tė Mitrovicės erdhėn dhe u ngulėn nė Tiranė dhe formuan qeverinė nėn regjentin Mehdi Frashėri, duke prurė me vete dhe regjimentin qė kishin formuar dhe organizuar nė Mitrovicė... "
Paris, dhjetor 1966
(Fragment nga libri nė proces botimi i Xhelal Staraveckės "Pėrballė gjyqit tė historisė", kujtime historike: 1914-1966, nga shtėpia botuese "Naimi")

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Bataloni Kosova ,ne tirane paska bere masakra,hade rrene haj
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: bota-
Sauter vers: