AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?   Jeu 18 Sep - 14:18



Nga Xhejms Petifer

dhe Miranda Vickers

nga historianėt e mirėnjohur anglezė, Xhejms Petifeėr dhe Miranda Vickers, na del njė Berishė krejt tjetėr nga ai i tanishmi qė po luan aq fort me kartėn e nacionalizmit dhe tė patriotit tė madh shqiptar. Mjafton tė pėrmendim faktin se Berisha ka arrestuar dhe futur nė burg heroin legjendar tė Kosovės Adem Jasharin, heroin tjetėr Zahir Pajazitin, ndėrsa njė skuadėr me pagesė u dėrgua nė Tiranė pėr tė vrarė Hashim Thaēin, por Thaēi shpėtoi pėr fat ndėrsa vrasėsit ekzekutuan gabimisht shokun e tij tė dhomės gazetarin Hysni Vulaj.
Hapat e parė nė kėtė drejtim u hodhėn nė vitin 1991 kur njė grup prej 54 kosovarėsh filluan pėrgatitjen ushtarake nė akademinė e Tiranės. Sapo kryeqytetet perėndimore morėn njoftim pėr kėto zhvillime, qeveria e Partisė Demokratike u vu nėn njė presion tė madh, sidomos nga qeveria angleze, pėr t’i mbyllur kėto kampe pėrgatitjeje dhe pėr tė arrestuar personelin mė tė rėndėsishėm. Mund tė pohohet se qeveria e Partisė Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nėnshtruar kėtyre presioneve dhe duke vepruar kundėr UĒK-sė sė sapolindur.

Qeveria e Partisė Demokratike nuk i respektoi tė drejtat njerėzore tė veprimtarėve kosovarė kur ajo ishte nė pushtet. Themeluesi i UĒK-sė, Adem Jashari, i cili do tė martirizohej nė mars tė 1998-ės nė Prekaz tė Drenicės (nė Kosovėn qendrore),  ndėrsa krejt familja e tij do tė shndėrrohej nė njė legjendė qė nė ditėt e para tė luftės sė Kosovės, ishte arrestuar dhe burgosur nė Tiranė nė vitin 1993.  Zėdhėnėsi politik i UĒK-sė Hashim Thaēi u burgos mė 1996 dhe mė vonė i shpėtoi pėr fije vdekjes kur shoku i tij i dhomės, gazetari Hysni Vulaj u vra nga njė grup kriminelėsh me pagesė.  Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit tė Llapit, i cili u vra nga policia serbe mė 1997,  ishte arrestuar nga qeveria e Berishės mė 1995.

Ushtria shqiptare nė pėrgjithėsi, (ose tė paktėn disa veprimtarė dhe oficerė atdhetarė) dolėn shpėtimtarė tė kėtyre militantėve kosovarė dhe siguruan lirimin e tyre nga burgu. Ushtaraku i lartė dhe mė vonė kėshilltar i Berishės, Adem Ēopani luajti njė rol tė rėndėsishėm nė lirimin e shumė veprimtarėve kosovarė, veēanėrisht tė Hashim Thaēit. Kjo ēoi nė njė trysni tė ndėrkombėtarėve (nė mėnyrė tė veēantė anglezėt e qeverisė sė Mejxherit) ndaj Berishės pėr tė spastruar ushtrinė nga ata qė supuzoheshin si komunistė dhe ekstremistė me pikėpamje enveriste,

pasi tregtia e vogėl e armėve i ndihmonte ushtarėt pėr tė shtuar rogat e tyre tė vogla.

******

Qėndrimi proserb i qeverisė sė Mejxherit nė Britani, lobi i djathtė shumė i fuqishėm i emigrantėve zogistė dhe Shoqata Anglo-Shqiptare njiheshin si pėrcaktuese dhe mbėshtetės ideologjikė tė Berishės gjithandej nėpėr botė.

Megjithėse Berisha kishte miqtė e tij nė qarqet qeveritare tė Parisit, kishte gjithashtu marrėdhėnie miqėsore me shėrbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetė frankomasone nė Francė, pjesa dėrrmuese e opinionit ballkanik tė Francės ishte kundėr Berishės.

Megjithėse Berisha kishte miqtė e tij nė qarqet qeveritare tė Parisit, kishte gjithashtu marrėdhėnie miqėsore me shėrbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetė frankomasone nė Francė, pjesa dėrrmuese e opinionit ballkanik tė Francės ishte kundėr Berishės.
.............................................................................


Rebelimi i 1997-s dhe Kosova



Nga Xhejms Petifer

dhe Miranda Vickers



Ndėrsa trazirat nuk po shqiteshin nga rrugėt nė kulmin e verės 1997 nė Shqipėri, pak vėmendje po i kushtohej nga mediat ndėrkombėtare zhvillimeve nė Kosovė.  Gjithsesi kishte njė shqetėsim tė madh brenda kancelarive dhe selive tė organizatave ndėrkombėtare se kriza shqiptare mund tė pėrhapej atje.  Njė pakicė diplomatėsh tė huaj tė mirinformuar dinin se si ziente diaspora shqiptare dhe se ishin duke u shtuar kritikat ndaj politikės pacifiste tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.  Shtetet proserbe si Anglia dhe Franca, qė kishin lidhje tė ngushta bashkėpunimi tė shėrbimeve tė tyre sekrete me ato tė Jugosllavisė, kishin marrė raporte shqetėsuese nga Beogradi mbi armatosjen e shqiptarėve nė fshehtėsi.  Para se rebelimi popullor ta vinte poshtė qeverinė e Tiranės nė janar 1997,  administrata e Berishės deshi ta pėrcjellė shqetėsimin e saj te diplomatėt e huaj pėr pėrkeqėsimin e situatės nė Kosovė.

Nga fundi i muajit, kryeministri Aleksandėr Meksi lėshoi njė deklaratė tė pėrbashkėt me ‘kryeministrin’ e Kosovės Bujar Bukoshi,  ku dėnohej politika e qeverisė sė Millosheviēit dhe premtohej mbėshtetja e Shqipėrisė pėr ‘rezistencėn paqėsore nė Kosovė dhe tė drejtėn legjitime tė popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje’.  Pavarėsisht se nė dukje ky ishte njė reagim normal pėr situatėn, dredhia qė shfaqej nė formulimin e deklaratės (ku nuk thuhej asnjė fjalė pėr UĒK-nė, as pranohej njohja e ekzistencės sė saj) mund tė ilustrohet nga fakti se nė javėn pasuese, 16 shqiptarė do tė gjykoheshin nė gjykatėn e qarkut tė Prishtinės pėr pjesėmarrjen e tyre nė UĒK. Nė tė vėrtetė, koha pėr zgjidhje paqėsore kishte ikur, ndaj dhe hendeku midis qeverisė sė Berishės dhe udhėheqjes kolaboracioniste tė LDK-sė nga njėra anė, dhe realitetit kosovar nga ana tjetėr, po thellohej dita-ditės. Madje dhe barrierat e vjetra midis krahėve ‘pacifistė’ dhe ‘militantė’ nė lėvizjen kombėtare kishin rėnė.

Nė bashkėsinė e pasur dhe tė fuqishme tė diasporės zvicerane, gazeta shqiptaro-zvicerane ‘Rilindja’ me pronėsi kosovare,  por e kontrolluar nga LDK-ja, ribotoi njė artikull tė vijės sė ashpėr tė periodikut ‘Ēlirimi’ tė Lidhjes Kombėtare pėr Ēlirim Kombėtar (LKĒK) tė 23 janarit 1997,  ku i mėshonte ēėshtjes sė luftės. Ishte kjo njė shenjė e rėndėsishme qė shtypi i deriatėhershėm i bindur i LDK-sė nuk do tė pranonte mė tej vijėn e udhėheqjes sė LDK-sė.

Nė terren, nė fushat dhe pyjet e Kosovės, ndėrkaq, konflikti po intensifikohej.  Kosova verilindore ishte njė nga trevat mė tė fuqishme nacionaliste dhe strukturat serbe tė sigurimit ishin drejtuar aty nga shumė zona tė tjera nė fillim tė vjeshtės sė vitit 1996.  Nė ditėt e fundit tė janarit, policia serbe zuri pritė nė njė urė pranė qytetit tė Vushtrrisė dhe vrau tre drejtues tė rėndėsishėm tė UĒK-sė: Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhėn dhe Hakif Zejnullahun. Nė kėtė kohė nė shtypin ndėrkombėtar kishin filluar tė botoheshin disa artikuj pėr armėt qė kosovarėt blinin nė Shqipėri. Po nė kėtė periudhė nisėn edhe njė sėrė kontaktesh politike nė marrėdhėniet Tiranė-Prishtinė, qė nė tė vėrtetė i vunė tė gjithė aktorėt politikė tė Tiranės dhe ata ndėrkombėtarė pėrballė pasigurive tė shumta dhe komplekse pėr vitin e ardhshėm dhe mė tej.

Kjo buronte nga dy faktorė: nga prishja e marrėdhėnieve Berisha-Rugova tė cilat kishin dominuar tėrėsisht ligjėrimin politik pėr Kosovėn nė Tiranė qė nga viti 1992 dhe qė pasoi me humbjen e pushtetit tė Berishės,  dhe sė dyti, nga dalja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si njė forcė ushtarake vendore me sferė veprimi nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

Nga ana e vet, kjo solli njė krizė nė marrėdhėniet diplomatike tė bashkėsisė ndėrkombėtare me ēėshtjen e Kosovės,  e cila gjer atėherė ishte mbėshtetur te lidhjet Berisha-Rugova pėr ta orientuar ēėshtjen e Kosovės nė botėn shqiptare nė njė drejtim tė moderuar.  Praktikisht kjo donte tė thoshte se,  qė nga koha kur Berisha erdhi nė pushtet nė vitet 1991-92 deri nė rėnien e qeverisė sė PD-sė mė 1997,  tė gjitha diskutimet zyrtare dhe veprimet nė Tiranė ishin kufizuar nė fushėn diplomatike,  ndėrsa alternativa ushtarake e shqiptarėve tė Kosovės kundėr pushtimit serb ishte pėrjashtuar. Pas pranverės sė vitit 1997,  gjithsesi, shumė nga levat qė mund tė lėvizeshin nga NATO-ja dhe BE-ja pėr tė nxitur aktorė politikė tė veēantė nė njė drejtim tė caktuar ose ishin zhdukur, ose kishin humbur ndikimin e tyre tė mėparshėm.

Lufta pėr t’i dhėnė fund kontrollit serb mbi Kosovėn dhe rebelimi nėpėr rrugė pėr t’i hequr Berishės kontrollin e Shqipėrisė ndodhėn si tė thuash ndarazi, por nė njė kuptim tjetėr paralelisht me rihapjen e ēėshtjes kombėtare. Fillimi i ndėrgjegjėsimit mbarėshqiptar ishte duke u rritur nė shumė zona tė palidhura me njėra-tjetrėn. Mbėshtetėsit proserbė tė Berishės nė Britani u llahtarisėn, ndėrsa po jetėsohej frika e tyre mė e madhe – fillimi i njė lufte tė vertetė ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės nga pushteti serb. Si nė Shqipėri, edhe nė Kosovė politika ishte duke u larguar nga domeni i elitės politike – ose tė paktėn nga ajo pjesė qė nė perėndim konsiderohej si e pėrgjegjshme – dhe po kalonte rrugėve tė qyteteve dhe fshatrave malorė.

Ky pasivitet i elitės asnjėherė nuk kishte pėrbėrė tablonė e plotė tė aktivitetit kosovar nė Shqipėri, ndaj dhe pėr shumė vjet supozime serbe flisnin pėr njė ushtri tė fshehtė qė ishte duke u formuar nė Shqipėri me synim pushtimin dhe shqiptarizimin e Kosovės. Kjo ushtri thuhej se ishte vazhduese e kryengritjeve tė zonės sė Drenicės kundėr aparatit revizionist titist pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mė tej krejt Kosova qendrore u bė njė sheshbeteje pėr katėr vjet nga shqiptarėt qė luftonin kundėr ‘komunizmit’ tė imponuar tė Beogradit.

Organizata si Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) dhe Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK), kjo e fundit e krijuar jo mė vonė se viti 1982,  duke pasuar demonstratat e studentėve tė Prishtinės mė 1981- po rriteshin nė ilegalitetin politik. Ato e shihnin Shqipėrinė si njė shoqėri tė lirė edhe nėn sundimin e Enver Hoxhės, krahasuar me shtypjen kombėtare nė Kosovė. Nė periudhėn e turbullt nė Kosovė nga viti 1985 deri mė 1990 kur Millosheviēi e pėrdori Kosovėn si platformė pėr tė marrė pushtetin, ra udhėheqja e atėhershme kolaboracioniste shqiptare e Partisė Komuniste nėn drejtimin e Azem Vllasit, ndėrsa boshllėkun politik e mbushi Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovės.

Rugova ka pretenduar gjithnjė se gėzonte mbėshtetjen e pakufishme tė tė gjithė shqiptarėve tė Kosovės pėr politikėn e tij pacifiste, por nė fakt kjo nuk ka qenė kurrė e vėrtetė.  Nė Kosovė dhe kudo, ata qė e njihnin nga afėr realitetin e Kosovės, ishin tė ndėrgjegjshėm se ky qėndrim i ishte imponuar atij nga rrethanat pas dėshtimit tė madh tė minatorėve tė Trepēes mė 1988-89. Por kishte gjithashtu gjithnjė nacionalistė parimorė nė LDK qė shprehnin privatisht nevojėn pėr njė forcė ushtarake kosovare.

‘Kryeministri’ i Kosovės Bujar Bukoshi kishte formuar njė ‘Ministri tė Mbrojtjes’  nė tė ashtuquajturėn ‘qeveri nė mėrgim’ mė 1991, dhe pėr njė farė kohe deshi tė kundėrshtonte pacifizmin e plotė dhe paaftėsinė organizuese tė Rugovės. Bukoshi donte ta ēlironte ‘Ministrinė hije tė Mbrojtjes’ nga kontrolli politik dhe tė pėrdorte talentet e ish-ushtarėve tė shumtė dhe mjaft tė aftė tė shqiptarėve tė Kosovės qė kishin shėrbyer nė ushtrinė e vjetėr popullore jugosllave.  Por kjo ishte krejt e pamundur pasi udhėheqja e LDK-sė e kundėrshtonte atė dhe kishin mbisunduar pikėpamjet e Rugovės. Vetėm pak drejtues tė LDK-sė, si nėnkryetari i Partisė Fehmi Agani, ishin nė kontakt me udhėheqės tė UĒK-sė nė Drenicė si Adem Jashari.

Jashtė Partisė,  nė mbarė shoqėrinė shqiptare kosovare,  njė pjesė e militantėve nuk qenė kurrė dakord me bazat politike tė LDK-sė dhe pėrpunuan trashėgiminė e grupeve tė vogla ilegale me besim nė luftėn e armatosur.  Kjo e kishte nismėn qė nga koha e heroit tė burgosur tė ēėshtjes kombėtare,  Adem Demaēit, dhe filloi tė bashkohej pas 1992-shit me Ushtrinė Ēlirimtare qė sapo ishte krijuar.

Nė kėtė periudhė kishte disa grupe tė vogla individėsh qė stėrviteshin ushtarakisht dhe merreshin me sigurimin e armėve ku tė mundnin.  Por ishte dhe pjesa nacionaliste parimore nė LDK qė nuk pajtohej me strategjinė e udhėheqjes dhe qė bėnte ēmos nė nivele vendore pėr tė ndihmuar rritjen e aftėsisė ushtarake.  Pas luftės nė Kroaci, disa rekrutė shqiptarė tė Kosovės dezertuan nga ushtria jugosllave dhe filluan pėrgatitjen ushtarake nė Shqipėri pėr tė formuar njė forcė tė re ushtarake.



Nė kėtė etapė, vetėm shumė pak njerėz ishin pėrfshirė nė kėtė veprimtari, ndėrsa emrat e komandantėve tė ardhshėm si Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, Agim Ēeku dhe Adem Jashari ishin krejtėsisht tė panjohur. Ata vepronin me emra tė ndryshuar nė disa formacione tė vogla, ku Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK), Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) dhe Lėvizja Popullore e Republikės sė Kosovės (LPRK) ishin me mė shumė ndikim.

Por rrėnjėt e tyre shkonin thellė nė historinė e vonė tė Kosovės, qė nga viti 1949 kur Enver Hoxha kishte kėrkuar tė krijoheshin grupe ilegale nė Kosovė nėn drejtimin e figurave legjendare si Xheladin Qira pėr tė pėrgatitur terrenin pėr tė luftuar kundėr pushtetit tė Beogradit. Kjo pėrpjekje mė sė shumti dėshtoi dhe e shkatėrrua nga policia titiste. Nga pikėpamja ushtarake Shqipėria paraqiste mundėsi tė mėdha pėr radikalėt e Kosovės pasi ajo ofronte njė bazė tė sigurtė pėr veprimet pėrgatitėse dhe logjistike qė mund tė ndėrmerreshin.

Hapat e parė nė kėtė drejtim u hodhėn nė vitin 1991 kur njė grup prej 54 kosovarėsh filluan pėrgatitjen ushtarake nė akademinė e Tiranės. Sapo kryeqytetet perėndimore morėn njoftim pėr kėto zhvillime, qeveria e Partisė Demokratike u vu nėn njė presion tė madh, sidomos nga qeveria angleze, pėr t’i mbyllur kėto kampe pėrgatitjeje dhe pėr tė arrestuar personelin mė tė rėndėsishėm. Mund tė pohohet se qeveria e Partisė Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nėnshtruar kėtyre presioneve dhe duke vepruar kundėr UĒK-sė sė sapolindur.

Qeveria e Partisė Demokratike nuk i respektoi tė drejtat njerėzore tė veprimtarėve kosovarė kur ajo ishte nė pushtet. Themeluesi i UĒK-sė, Adem Jashari, i cili do tė martirizohej nė mars tė 1998-ės nė Prekaz tė Drenicės (nė Kosovėn qendrore),  ndėrsa krejt familja e tij do tė shndėrrohej nė njė legjendė qė nė ditėt e para tė luftės sė Kosovės, ishte arrestuar dhe burgosur nė Tiranė nė vitin 1993.  Zėdhėnėsi politik i UĒK-sė Hashim Thaēi u burgos mė 1996 dhe mė vonė i shpėtoi pėr fije vdekjes kur shoku i tij i dhomės, gazetari Hysni Vulaj u vra nga njė grup kriminelėsh me pagesė.  Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit tė Llapit, i cili u vra nga policia serbe mė 1997,  ishte arrestuar nga qeveria e Berishės mė 1995.



****

Ushtria shqiptare nė pėrgjithėsi, (ose tė paktėn disa veprimtarė dhe oficerė atdhetarė) dolėn shpėtimtarė tė kėtyre militantėve kosovarė dhe siguruan lirimin e tyre nga burgu. Ushtaraku i lartė dhe mė vonė kėshilltar i Berishės, Adem Ēopani luajti njė rol tė rėndėsishėm nė lirimin e shumė veprimtarėve kosovarė, veēanėrisht tė Hashim Thaēit.  Kjo ēoi nė njė trysni tė ndėrkombėtarėve (nė mėnyrė tė veēantė anglezėt e qeverisė sė Mejxherit)  ndaj Berishės pėr tė spastruar ushtrinė nga ata qė supuzoheshin si komunistė dhe ekstremistė me pikėpamje enveriste, qė besoheshin se ishin organizatorėt e stėrvitjes sė pėrfolur ushtarake tė kosovarėve duke pėrdorur teknikėn dhe mjediset zyrtare shtetėrore.

Nė tė vėrtetė, shumė nga ata qė ishin spastruar nuk ishin tė tillė. Ata ishin thjesht atdhetarė tė vėrtetė qė thoshnin se qeveria e PD-sė ishte duke goditur ushtrinė si institucion.  Ky ishte fillimi i krizės tėrėsore tė ushtrisė shqiptare,  e cila kulmoi me kaosin dhe poshtėrimin e1997-ės.  Ishte njė ironi e fatit, qė trysnia e perėndimorėve ndaj ushtrisė me qėllim pėr tė frenuar nacionalizmin kosovar dhe ‘komunizmin’ ēoi nė shkatėrrimin e njė force qė katėr vjet mė vonė, mė 1997, mund tė ishte nė gjendje tė shpėtonte qeverinė e Berishės.

Nė tė njėjtėn kohė radhėt e ushtarakėve tė lartė ishin pjestuar nga spastrimet e pėrsėritura nė vitet 1992-1994, pėr ata qė kujtoheshin simpatizantė tė komunizmit, kėshtuqė u shpėrbėnė si forcė serioze. Ky spastrim ēoi nė njė pakėnaqėsi tė madhe tė oficerėve atdhetarė kundėr qeverisė sė PD-sė; ata panė se Berisha ishte duke bėrė pak ose hiē fare pėr tė mbrojtur interesat e bashkėkombasve shqiptarė tė Kosovės kundėr Serbisė, ndėrsa e kishte lėnė Shqipėrinė pėrgjithėsisht tė paaftė pėr tė mbrojtur veten e saj. Nė kėtė kuptim, mbetej tė bėhej edhe njė hap i vogėl pėr t’u pėrfshirė nė lėvizjet e ndryshme ilegale tė mbėshtetjes pėr UĒK-nė qė ishin duke u formuar nė Shqipėri. Paratė ishin gjithashtu njė faktor, pasi tregtia e vogėl e armėve i ndihmonte ushtarėt pėr tė shtuar rogat e tyre tė vogla.



******

Qėndrimi proserb i qeverisė sė Mejxherit nė Britani,  lobi i djathtė shumė i fuqishėm i emigrantėve zogistė dhe Shoqata Anglo-Shqiptare njiheshin si pėrcaktuese dhe mbėshtetės ideologjikė tė Berishės gjithandej nėpėr botė. Vendet skandinave kishin lidhje tė pakta me Shqipėrinė,  pavarėsisht nga lobet vendore tė dominuara nga refugjatėt kosovarė,  ndaj dhe i shikonin ngjarjet qė po ndodhnin me njė habi thuajse naive.  Pėrkundrazi,  nė Francė tabloja shqiptare shfaqte njė atmosferė tė fortė tė sė majtės,  pasi ky vend ishte i vetmi nė BE i parapėlqyer nga shqiptarėt me tė cilin ata kishin patur  marrėdhėnie tregtare dhe diplomatike relativisht normale gjatė kohės sė Hoxhės,  e kishte edhe njė qendėr tė studimeve shqiptare nė Universitetin e Lionit.

Megjithėse Berisha kishte miqtė e tij nė qarqet qeveritare tė Parisit, kishte gjithashtu marrėdhėnie miqėsore me shėrbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetė frankomasone nė Francė, pjesa dėrrmuese e opinionit ballkanik tė Francės ishte kundėr Berishės. Nė Gjermani qeveria e tij kishte njė mbėshtetje tė fortė nga e djathta dhe disa qarqe katolike,  por shumė kundėrshtarė nga e majta dhe midis bashkėsisė sė madhe dhe mė sė shumti radikale tė emigrantėve kosovarė, bėnė qė zhgėnjimet ndaj tij tė shtoheshin dhe tė forcoheshin qėndrimet kundėr Serbisė.

Nė Departamentin amerikan tė Shtetit qarkullonte njė opinion se Shqipėria ishte  pashmangshėm njė ‘shtet i varur’ pėr shkak tė varfėrisė dhe prapambetjes ekonomike, ndaj dhe ishte subjekt i njė lufte tė paevitueshme pėr sundim midis Italisė dhe Greqisė gjatė krizės sė pranverės sė vitit 1997. Ndėrkohė qė tė dy kėto vende ishin aleate tė NATO-s, nuk pati nė kėtė kohė ndonjė shqetėsim tė madh nga Shtetet e Bashkuara se cili vend do tė bėhej dominues.  Kjo mund tė kuptohet nga distanca qė mbajti Uashingtoni ndaj konfliktit social.

Megjithėse ndėrhyrja nė Bosnjė e dy vjetėve mė parė kishte dhėnė njė shembull tė suksesshėm pėr ruajtjen e paqes me anė tė forcave amerikane nė rajon, kishte patur (dhe ende kishte) zėra nė elitėn qeveritare qė kundėrshtonin pėrzierjen e mėtejshme nė Ballkan, ndėrsa dėshironin tė gjenin njė stretegji tė largimit sa mė shpejt tė ishte e mundur nga Bosnja.

Pamjet televizive tė CNN-it dhe tė kanaleve tė tjera nga Shqipėria u krijuan qytetarėve amerikanė pėrshtypjen e njė vendi qė dinte tė shtinte me kallashnikovė dhe qė po ēmendej, ndaj dhe Shtetet e Bashkuara konsideruan se do tė ishin tė pashmangshme viktimat amerikane, nėse do tė bėhej provė pėr ndonjė ndėrhyrje, prandaj faktori ‘trupat e kthyera nė qeska nė atdhe’ luajti njė rol tė madh nė vendimmarrje.  Njė pjesė e vogėl ekspertėsh amerikanė qė e njihnin mirė rajonin thanė se humbja e qeverisė sė Berishės ishte e pashmangshme,  ndėrsa paralajmėruan se nė ēdo rast ndėrhyrja do tė ishte njė mundim i kot.


http://gazetadita.al/20-shkurt-2013/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?   Jeu 18 Sep - 15:01

kola
Jo vetem Berisha ka demtuar kosoven gjate kesaj periudhe. Edhe Paskal Milo ka qene kunder levizjes se UCK. Ne qeverine shqiptare kishte nj priseion dhume te madh nga Ambasada Greke dhe Milo eshte perfaqesues politik i tyre. Ka qene pikerisht Mejdani dhe Perikli teta qe kane ndihmuar uck.

PĖRGJIGJJUNI

Hazizi


Keto gjera kemi kaq vjet qe ja themi kosovareve me fakte se Adem Jasharin Sali Berisha e arrestoi, e torturoi dhe do perfundonte si Remzi Hoxha, por fati e shpetoi, kemi kaq kohe qe themi se Berisha, furnizoi makinen ushtarake serbe, por kosovaret sduan ose bejne sikur sduan ta dine, per ata eshte qe ai quhet Sali Berisha, eshte tropojan dhe eshte nga veriu dhe kaq mjafton qe ta perkrahin spiunin e serbeve.
Por kosovareve keto qe kane bere duke i vrare me thike mbas shpine shqiptaret e Shqiperise, duke perkrahur Berishen dhe duke ardhur dhe votuar ilegalisht per te, e keqja ju erdhi ne deren e vet se tani kane Thacin qe mbasi u trulluan nga Berisha dhe mbas Berishen e futen ne kthetrat e serbise, beri ate qe sot kosovaret jane nen kembe te Serbise, jane duke punuar per Serbine dhe faktet flasin se sa here ka nevoje Serbija ti tregoje Europes se ajo eshte demokratizuar dhe sduhet ti vene pengesa per tu antarsuar ne BE, kosvaret shkojne ne bisedime te njeanshme dhe i japin doren Serbise dhe e gjithe kjo eshte loja e Sali Berishes dhe Hashim Thacit.
Duhet te dale dikush i huaj qe kosovaret te besojne, jo kosovaret jane te paret qe blejne ushqimet serbe se jane mesuar te puthen me serbet, kosvaret jane te paret qe sa i vjen nji sllavfoles, harrojne shqipen dhe fillojne te flasin serbisht se kane mall per ate gjuhe.
Pirdhuni me gjithe kosvare

PĖRGJIGJJUNI
Hazizi
Idjot me sa shoh une je ti o trap, une po te jap fakte, ti po qe burr kundershtoi ato fakte, kundershtoje rrafjen e Adem Jasharit dhe izolimin e tij nga Berisha, Gazidede.
Kundershtoje shpalljen non grada te Adem Jasharit per te mos hyre ne Shqiperi.
Kundershtoje furnizimin me nafte Milloshevicit nga Berisha, kundershtoje kundershtimin e Rambujes nga Berisha, kundershtoje thirrjen e Berishes, se UCK-ja eshte mashe e Serbise.
Kundershtoje zhdujen pa gjurme te Remzi Hoxhes, kundershtoje dhenien e koncesioneve firmave serbo-boshnjake.
Dhe me gjithe keto, kosvaret vijne dhe i behen krah Berishes, te qendroje ne pushtet.
Po ke bythe o trap, me jep fakte se keto qe them une por qe i di gjithe shqipatria, sjane te verteta dhe atehere une ta pranoj qe jam idjot.


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?   Jeu 18 Sep - 15:57

I drejtohem me disa pyetje kesaj gazetes se vlefshme;

Kete histori qe e keni marr nga historiani anglez Xhejms Petifer,ky njeri nuk e cek se kush e liroi te ndjerin Adem Jasharin nga burgu i Sali Berishes?Pse nuk e ka shkrue drejte historin?

Nese dikush din diē te na tregon ma teper, se kush e liroi te ndjerin Adem Jasharin ju kishim ditur per ndere,sepse patriotet nuk duhet lene anash.

Tjeter;

Sali Berisha i paska burgosur edhe keta ;Zahir Pajazitin,Hashi Thaqin,te tjere emranuk i cek.
Kurse ky anglezi shkruan se ne ushtrime ushtarake ishin 54 shqiptar nga Kosova,ku ishin keta tjeret?Ne burg apo ku?

Me tutje deklaron ky anglez se ne Tirane nje skuader e paguar u dergue ne Tirane per ta vrare Hashim Thaqin,por egzekutuesi gabimishte e vrau shokun e Thaqit gazetarin Hysni Vulen.
Me tutje;Qe ne ditet e para te luftes se Kosoves ishte arrestue e burgosur zevendesi politik i ukē-se Hashim Thaqi.Hashim Thaqi u burgos ne vitin 1996.
Zenun Pajaziti u burgos ne vitin 1995.Po pse ky anglez nuk e tregone kush ke ndermjetsues qe e lrioi Zenun Pajazitin?Kurse une them se Thaqi nuk ka qen zevendes politik i uēk se,por ka qen Albin Kurti.Ky anglez nuk e din kush ka qen udheheqes kryesor i uēk -se!
Ky anglez deklaron se per lirimin e Thaqit nga burgu ka ndikue atdhetari i ushtrise shqiptare keshilltari i Sali Berishes,Adem Qopani.Me kete vetvetiu vjen konkludimi se Sali Berisha e paska lirue Thaqin.

Pastaj;
Pasi paskan ndegjue kryeqytetet e perendimit keto zhvillime qe poushtrohen kosovaret per lufte ēlirimtare,sidomos qeveria angleze paska nderhyre qe keto zhvillime ti nderpresi Sali Berisha.Dhe ta burgos personelin .e rendesishem.Anglezeve u ka dashur qe ta kercnojn Sali Berishen,nese e hane,sepse kjo eshte rregull e normave nderkombetare.Por Sali Berisha eshte dashur edhe ma forte qe ti mobilizon shqiptaret per nje lufte ēlirimtare.Kesaj i thuhet tradheti.Dihet mire se Sali Berisha e furnizoi Milloshin me derivate gjere sa ne bosne bente gjenocid,dhe se ne kete kohe nderkombetaret serbise ja kishin qit bllokaden e ndihmave,e Saliu i prehu ne bese nderkombetaret,ose ka qen urdher i ketyre qe te vepron keshtu tinza Saliu.

Besoj qe ju redaksi sado pakes do te jeni ne konsiderate qe te me pergjigjeni ne disa pyetje.
Mbeqit faqe bardhe
Nga
Haxhi Kuēi

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?   Aujourd'hui ą 10:21

Revenir en haut Aller en bas
 
Berisha a e futi ne burg Adem Jasharin ?
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: