AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e   Ven 3 Oct - 8:17




Hasan Zeneli, bashkėluftėtari i Zahir Pajazitit: I kam thėnė Nahit Hasanit nė burg, kur tė lirohesh shko kėrkoju falje familjeve tė Zahirit, Edmondit e Hakifit  
“Unė kam biseduar edhe mė herėt me familjen Zejnullahu  dhe tė gjithė kanė qenė tė njoftuar se vrasja e kėtyre djemve ka ndodhur  si pasojė e rėnies nė burg tė Nait Hasanit , Bislim Zogaj e  tė tjerėve” thotė nė njė intervistė ekskluzive pėr Bota press.



Bota press 3 tetor



Hasan Zeneli njė prej bashkėluftėtarėve tė Zahir Pajazitit ka marrė nė mbrojtje familjet e dėshmorėve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha dhe ka kėrkuar pėrsėri qė tė zbardhet i gjithė misteri i vrasjes sė 1 janarit tė vitit 1997 nė njė pritė tė organizuar nė afėrsit tė Vushtrrisė. Por kjo nuk ėshtė hera e parė qė Hasan Zeneli kėrkon qė tė zbardhet e vėrteta e vrasjes sė Zahirit, Hakifit dhe Edmondit.

Hasan Zeneli nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn Bota sot nė maj-qershor tė vitit 2011 pėr herė tė parė drejtoi gishtin kah disa prej tė vetėuajturve komandantė tė UĒK-sė duke i ftuar ata jo vetėm qė tė flasin pėr kėtė vrasje por edhe tė marrin pėrgjegjėsinė e kėsaj vrasje.

Atėbotė, pra mė 2011Hasan Zeneli pat pyetur:  Pse Grupi i Llapit kundėrshtoi dėrgimin e Nahit Hasanit si koordinator pėr Grupin e Llapit? Kur ėshtė mbajtur takimi i parė nė mes tė Zahir Pajazitit e Nahit Hasanit? Kur ėshtė takuar pėr herė tė parė Zahir Pajaziti me Azem Sylėn dhe cila ishte porosia e Azem Sylės pėr Zahirin? Pse Zahiri refuzoi prosoinė e Azem Sylės pėr tė bėrė atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova? Pse kur e pyeta Zahirin se si kalove nė takim me Azem Sylėn, Zahiri mė tha: ”Hiqu tij, nuk dua as ta shoh mė kurrė!”. Pse nuk u lejua qė anėtarė tė Grupit tė Llapit tė jenė edhe Nuredin Ibishi e Faik Pajaziti? Cila ka qenė porosia e Ibrahim Rugovės qė i ka dėrguar te Grupi i Llapit pėrmes Rexhep Gjergjit? Pse Azem Syla, Xhavlit Haliti, Ali Ahmeti e Sokol Bashota dėshironin tė bėheshin “komandantė” tė UĒK-sė nga diaspora? Si u vra Zahir Pajaziti vetėm 10 ditė pas arrestimit tė Nahit Hasanit? Cilat in formacione ka mundur t’i japė policisė serbe Nahit Hasani i torturuar nga policia serbe? Pse kur u arrestova unė mė 27 prill 1997, inspektorėt e sigurimit mė pėrmendin vazhdimisht “Abazin”, pseudonimin e Nahit Hasanit? Pse Nahit Hasani viktimė e kreut tė dhunshėm tė UĒK-sė, qė kanė emrin e Azem Sylės, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Sokol Bashota? Pse kėrkoj nga Azem Syla qė tė jap llogari pėr vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės e Hakif Zejnullahut?

Tė gjitha pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve i pat dhėnė Hasan Zeneli qė nė vitin 2011.

Por duket se kėto pyetje kėrkojnė pėrsėri pėrgjigje.

Duke u nisur nga deklarimi i fundit i babait tė Hakif Zejnullahut i cili e bėn pėrgjegjės Nahit Hasanin e Bislim Zogajn  pėr vrasjen e djalit tė tij Hakif Zejnullahut, bashkėluftėtari i Grupti tė Llapit, Hasan Zeneli nė njė intervsitė ekskluzive pėr Bota press e vlerėson shumė pozitivisht kėtė kėrkesė tė familjes Zejnullahu , sepse kjo familje dhe familja Pajaziti , po ashtu edhe familja Hoxha kanė tė drejtė  qė tė kėrkojnė sqarim nga  i ashtuquajturi  kreu  i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės  pėr vrasjen  e kėtyre djemve. “Unė kam biseduar edhe mė herėt me familjen Zejnullahu  dhe tė gjithė kanė qenė tė njoftuar se vrasja e kėtyre djemve ka ndodhur  si pasojė e rėnies nė burg tė Nait Hasanit , Bislim Zogaj e  tė tjerėve.



hasan zeneli foto 2

Nga e majta; Hasan Zeneli, Zahir Pajaziti, Azem Zeneli, Agim Zeneli, Avni Ajeti dhe Shemsi Ajeti (fotografi e vitit 1995 nė Tiranė)



Bota press: Z.Hasan a keni biseduar me familjet e Zahirit, Hakifit e Edmondit pėr kėtė vrasje?



H.ZenelI: Kam biseduar , por nė veēanti kam biseduar shume me familjen e Zahirit pėr shkak se edhe atėherė edhe sot e ndjej obligim moral  qė  vrasja e Zahirit tė zbardhet  definitivisht , pėr shkakun se nė opinion  ende ka dilema se Zahiri,  Edmondi dhe Hakifi janė vrarė nė njė pritė tė organizuar nė bazė tė informacioneve qė kanė rrjedhė nga disa tė burgosur tė atėhershėm, konkretisht nga Nahit Hasani e Bislim Zogaj .

Mos tė harrojmė Zahiri ishte njėshi i Ushtrisė Ēlirimtare  tė Kosovės dhe mendoj qė  ja vlen  qė tė angazhohemi mė  shumė  tė gjithė sė bashku  pėr  tė qitur nė dritė se si ndodhi vrasja e tyre. Flas me pėrgjegjėsi tė plotė morale dhe kam tė drejtė tė flas sepse isha  bashkėluftėtar i Zahirit  dhe tė mirėn dhe tė keqen e kemi ndarė sė bashku . Por sikur te isha vrarė unė nė rrethana tė tilla , z. Zahiri nuk kishe reshtur kurrė  derisa  ish ardhur deri te zbulimi i vrasjes time. Prandaj edhe unė nuk do tė ndalem kurrė duke kėrkuar qė tė zbardhet misteri i vrasjes sė Zahirit, Hakifit e Edmondit.



Bota press; Ju keni biseduar me Nahit Hasanin pėr kėtė vrasje?

H.Zeneli: Po gjatė qėndrimit nė burg me Nait Hasanin, kam biseduar  rreth kėtij problemi shumė tė madh dhe Naitit i kam thėnė : Nait ndodhi ēka ndodhi  ėshtė mirė dhe ėshtė e rrugės  qė kur tė dalim nė liri tė shkosh tek familja e Zahirit , Hakifit dhe Edomondit dhe tu kėrkosh falje pėr atė qė ka ndodhur dhe njėkohėsisht  tė na kėrkosh falje edhe neve  shokėve dhe bashkėluftėtarėve tė Zahirit dhe tė shohim mė tutje se ēka do tė ndodhė rreth rėnies sonė qė pasoj me vrasjen e tre djemve tė tjerė.



Botapress:Kur ja keni bėrė me dije kėtė  dhe ku keni qenė nė burg?

H. Zeneli : Ne sė bashku kemi qenė nė hetuesi nė Prishtinė nė Burgun e Prishtinės mė tepėr se 16 muaj  nė vitin 1997 deri nė vitin 1998 kur na transferuan nėpėr qelia e burgut famėkeq tė  Mitrovicės sė Sremit ku jemi  torturuar nė mėnyrė ēnjerėzore  dhe shumė barbare.



Botapress: Ēka ka thėnė Nait Hasani kur ju i keni thėnė qė tė sqarohet kjo ēėshtje. Cili ka qenė reagimi i tij?



H.Zeneli  Reagimi i tij ka qenė sikurse ai nuk e ka  dekonspiruar  Zahirin. Ai nuk e pranoi  se ai ėshtė personi qė e ka dekonspiruar Zahirin , shokėt e tij dhe  komplet grupin .



Bota press: Ai nuk pranoi qė tė shkojė te familja e tij?

H.Zeneli:Jo, nuk pranoi!



Bota press: Megjithatė ai thotė se i kam sqaruar kėto gjėra?



H.Zeneli: Jo nuk e ka sqaruar.  Ai  nuk e di ēka thotė sot . Unė i pėrcjelli intervistat e secilit nga shokėt dhe unė nuk e di , nuk jam i njoftuar se ai i ka sqaruar kėtė problem shumė madhor pėr neve. Them kėtė shumė madhor sepse unė e njoh  frymėmarrjen e Zahirit  unė e kam njohftė tė menduarit e tij, fuqinė ekzekutive tė tij , sepse  kam qenė zėvendėsi i tij  ēdo herė , ēdo hap deri nė ramjen time nė burg . Pastaj  konsideroj se kjo punė duhet  doemos tė sqarohet , sepse mua mė janė vrarė tre shokėt mė tė mirė, Zahiri, Edmondi Hakifi. Shumqka kemi kaluar me ta .





Nesėr do tė lexoni: Kush janė bashkėluftėtarėt e tjerė qė kėrkojnė poashtu zbardhjen e vrasjes sė Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhės? Pse Hasan Zeneli e quan dezertor politik Rrustem Mustafėn – Remin? Cilat dojse duhet tė hapen qė tė zbardhet e vėreta e vrasjes sė Zahirit, Edmondit dhe Hakifit? A janė deklratatat e dhėna nė prokuri nėn presion e dhunė tė burgosurve Nahit Hasani e Bislim Zogaj dėshmi pėr zbardhjen e vrasjes sė Zahirit, Edmondit dhe Hakifit?  Cila ėshtė pėrgjegjėsia e Azem Sylės pėr kėtė vrasje?

Ekskluzivisht nesėr vetėm nė www.botapress.info

http://botapress.info/hasan-zeneli-bashkeluftetari-i-zahir-pajazitit-i-kam-thene-nahit-hasanit-ne-burg-kur-te-lirohesh-shko-kerkoju-falje-familjeve-te-zahirit-edmondit-e-hakifit/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Hasan Zeneli i drejtohet Nait Hasanit,ke gishte ne vrasjen e
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: