AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14750
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha   Ven 24 Oct - 11:20

Avni Rustemi Hero apo Tradhetar komunist.

Pak a shume te gjithe e dime historni. po cfare nuk dime eshte qe historia pas luftes se 2 ne shqiperi eshte shpijkur dhe jo treguar.
Un nuk i perkas asnje partie pervecse asaj te memes shqiperi dhe nuk dua qe te politizohet debati.
Mbasi kam lexuar ca dhe mbasi me kan treguar dhe ato qe nuk gjendeshin ne leter gjeja qe me ben te dyshoja eshte si avniu i varfer gjeti gjith ato para si arriti te ike si e beri vrasjen si doli nga burgu dhe si rihyri perseri ne parlament.
Avni rustemi ka qen ne qarqet komunsite qe ne fillimet e karieres. ai u financua nga ata dhe u dergua ne france nga ata, vrasjen nuk e beri ai po nje agjent civil francez. gjygjin e beri sa per figure se do lirohej per te brojtur interesat e frances dhe serbise ne shqiperi. Mendoni kaq e thjeshte eshte te dalesh nga burgu mbasi ke kryernje vrasje? E ku ne france. Sa per Esat pashen vetem nje komunist mund te flas ashtu se ai nuk kishte interes te coptonte shqiperine se ajo i perkiste atij nje shoqeri demokratike ku pronen e mban pronari dhe dhe kooperativa. Per me teper mendoj qe ai ishte nacionalist dhe luftoni ne luften e shkodres.

as edhe nje shqiptar nuk ka bere atentate kundra armiqve te popullit i vetem. ndryshe nga gjitonet tane. ne shqiptaret jemi pak me shume se frikacak dhe kokeforte qe se bo nona.

Kundershtime???
psejo, 1 Aug 2005 #1

Re: Avni Rustemi Hero apo Tradhetar komunist.


A. zogut ishte bazue, mbas peshperitjeve, ne pohimet ** Beqir Valteri kishte ba para gjykatesist hetues. Por mbasi Beqir Valteri nuk duel perpara gjyqit, kto thashetheme nuk u vertetuen, as ** u pergjenjeshtruen zyrtarisht.

Nji muej mbas atentatit kunder A. Zogut, nji njeri I panjoftun shtini kunder Avni Rustemit :shrug: ne nji rruge te Tiranes dhe e plagosi rande. Avni Rustemi vdiq ne spitalin e kryeqytetit mbas disa dit agonije. Gjaksori u arratis dhe gjindamerija ishe e pazoja me e kape. Opinioni publik, ** nuk mund te shprehej haptazi, u bind menjihere se vrasja e Avni Rustemit ishte hakmarrja per vrasjen e Esad Toptanit dhe gjaksori nuk ishte tjeter vecse nji vegel e pagueme. Opozita ia hudhi fajin partis qeeritare dhe refuzoi me marre pjese ne bisedimet e Kuvendit Kushtetues. U vendos ** vorrimi I Avni Rustemit te bahej ne Vlone dhe gjith nji vapor ne Shqiptare, deputete dhe “Bashkimxhinj”, u nis per ne qytetin kreshnik me I ba nderimin e fundit heroit te kombit.

Mbi vorrin e Avni Rustemit, Peshkop. Fan Noli shpalli perpara turmes qe qante me lot, se gjendja ku kishte arrijte Shqipnija nuk mund te zberthehej vecse me revolucion :eek: . Po ate dit u ba nji mbledhje ne kineman e Vlones dhe u hartuen telegramet per me I shpalle lufte qeveris se Tiranes. Mbledhja e elektrizueme nga fjalimet e zgjarrta brohoriti me duertrokitje enthuziaste vendimin e deputetve te opozites. U formue nji komision me perfaqesues nga te dhjet prefekturat per te pregatite revolucionin. Bisedimet u shvilluen mrapa sqenes dhe u mbajten natyrishte te meshefta.


Ismail Qemali;
; i dėrgoi njė telegram personal Esatit, i cili ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė, ku i justifikohej se shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė e kishte bėrė pasi kjo ishte mėnyra e vetme sesi mund tė shpėtonte islamizma nė Evropė.

......................................................................
5.
Personat qė kanė lexuar Arkivin e Foreign Office-it nė Londėr e kanė tė qartė admirimin qė diplomatėt perėndimorė por edhe turq krijuan pėr Esat Pashėn nė kėtė kohė. Lufta heroike qė ai bėri pėr mbrojtjen e Shkodrės e ktheu Shkodrėn nė qytetin e fundit turk qė do tė binte nė Ballkan. Esat Pasha u kthye nė njė hero sikur Gazi Osman Pasha i cili u kishte rezistuar rusėve nė Rrethimin e Plevnės nė 1877. Rezistenca e Esatit u pėrdor si armė diplomatike nga ambasadorėt austriakė dhe italianė nė Konferencėn e Londrės kundėr Francės dhe Rusisė tė cilat insistonin qė Shkodra ti jepej Malit tė Zi. Sikur Esat Pashė Toptani tė kishte vepruar sikur Ismail Qemali qė e braktisi Janinėn, sot Shkodra nuk do tė ishte mė qytet shqiptar, por kryeqytet i Malit tė Zi. Por falė rezistencės sė Esat Pashė Toptanit, Konferenca e Londrės pranoi argumentat austriakė pėr ‘shqiptarinė’ e qytetit dhe nė 22 mars 1913 vendosi qė kėtė qytet t’ia lėrė Shqipėrisė. Esat Pasha Shkodrėn e dorėzoi vetėm pas gjashtė muajsh rezistence heroike. Dorėzimi u bė vetėm pasi ēėshtja e Shkodrės ishte vulosur nga Fuqitė e Evropė dhe ushtria e popullata e qytetit po vdiste nga uria dhe bombardimet e pėrditshme nga ushtritė serbo-malazeze.
Esat Pashė Toptani ėshtė vlerėsuar shumė edhe nga klika e sharlatanėve (qė quhen rilindas) qė ishin mbledhur nė Vlorė pėrreth Ismail Qemalit nė 1913. Kush ka lexuar gazetėn Pėrlindja e Shqipnis qė shtypej nė Vlorė, nuk ka mundur si mos tė lexojė sesi Mihal Grameno e kaurėt e tjerė, Esatin e quanin “gjenerali dhe heroi i Shqipėrisė”. Kur Esat Pasha drejtonte mbrojtjen e Shkodrės, Ismail Qemali i dėrgoi njė telegram personal Esatit, i cili ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė, ku i justifikohej se shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė e kishte bėrė pasi kjo ishte mėnyra e vetme sesi mund tė shpėtonte islamizma nė Evropė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14750
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha   Ven 24 Oct - 11:25

Pse e sulmon Piro Misha Esat Pashė Toptanin? shkruan Olsi Jazexhi
Posted by besimtari on April 29, 20131 Comment
Madhėsia e Tekstit » Tė mėdha | Tė vogėla

olsi_jazexhi_200_2001.
Nė 24 nėntor 2012 nė Gazetėn Shqiptare lexova njė intervistė nga Fatmira Nikolla me titull “Marrėdhėniet e Esat Pashė Toptanit me qeverinė serbe”. Nė kėtė shkrim ku intervistohej edhe Piro Misha, drejtuesi i “Botimeve IDK”, Pirua i tregonte lexuesve shqiptar se po u sillte njė libėr me interes nė shqip nga historiani serb Dusan T. Batakoviē. Misha dhe gazetarja qė e intervistonte tregonin se Esat Pasha paskėsh qenė njė nga figurat mė famėkeqe tė historisė sė re tė Shqipėrisė. Piro Misha i cili librin nė fjalė e kishte botuar si fletėrrufe kundėr Esatit thoshte se edhe pse “…historia nė pėrgjithėsi e ka damkosur si tradhtar kohėt e fundit ka pasur njė sėrė pėrpjekjesh qė drejtpėrsėdrejti apo indirekt, janė pėrpjekur ta rehabilitojnė.” Kėtė prill 2013 pata rastin qė ta lexoj librin tė cilit Misha i bėnte reklamė nė vitin 2012. Librin e lexova me dėshirė pasi desha tė kuptoj se kush do tė ishin damkat e tradhėtisė qė esktremisti Piro Misha do tė shpaloste kundėr Esat Pashės kėsaj radhe.
Libri ‘Qeveria Serbe dhe Esat Pashė Toptani’ i cili ėshtė pėrkthyer nga djali i Piros, Maklen Misha ka 70 faqe. Ai ėshtė njė ekstrakt i librit “The Kosovo Chronicles”, pjesės sė dytė me titull “Theocracy, Nationalism and Imperialism from the Serbian Revolution to the EasternCrisis: 1804-1875” me autor Dusan T. Batakoviē. Nė botimin qė shoqata e Piros i ka bėrė kėtij ekstrakti nuk tregohet nėse Mishat i kanė marrė leje autorit pėr t’ia botuar kėtė broshurė nė shqip. Libri i Mishave ėshtė njė botim shumė i dobėt. Mishat titullin librit ia kanė vėnė gabim, e librit origjinal nuk i citojnė as datė dhe as vend botimi. Por si nė intervistėn nė gazetė, edhe kėtu, qėlllim i islamofobit Piro Misha nuk ėshtė historia por sulmi kundėr muslimanėve shqiptar. Pirua e ka hallin qė Esat Pashėn ta shpallė “tradhėtar.” Nė hyrjen e librit ai thotė se edhe pse ka “pėrpjekje pėr ta rehabilituar… (Esat Pasha) vazhdon tė kujtohet si njeriut qė pėr hir tė interesave tė veta pėr pushtet, qe gati tė shiste interesat e popullit e vendit tė vet.” Malken Misha tė cilin Misha plak e ka punėsuar si pėrkthyes tė librit, ka bėrė njė punė shumė tė dobėt. Teksti ka shumė gabime shqiptimi, psh. shėnimet apo referencat pėrkthehen si “endnotes”, kryeministri serb Nikolla Pashiē quhet Pasiē, autori Dushan Batakoviē pėrkthehet si Dusan Batakovic, organizata shqiptaro-amerikane sikur Vatra pėrkthen si “Zjarri” etj.
2.
Libri pėr Esat Pashėn tė cilit Piro Misha nuk i ka vėnė as datė, as tirazh dhe as vendin e shtypjes (ndoshta pėr mospagim taksash!), ėshtė nxjerrė nė treg 100 vite pasi Esat Pashė Toptani sėbashku me Hasan Riza Pashėn, Musa Qazimin, Haxhi Qamilin dhe mijėra redifė e nizamė shqiptaro-turq mbrojtėn qytetin e Shkodrės nga pushtimi serbo-malazez. Shkodra e 100 viteve mė parė ishte njė nga qytetet kryesore tė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Kur nė vitin 1912 nisi Lufta e Parė Ballkanike qyteti ėshtė mbrojtur nga Trupat e Pėrkohshme tė Shkodrės tė cilat pėrbėheshin nga Divizioni 24 i Kėmbėsorisė (I Ushtrisė Perėndimore – Garp Ordusu), Divizioni i Redifėve tė Elbasanit dhe Trupat e Garnizonit sė Shkodrės. Broshura e historianit serb qė trajton figurėn e Esat Pashės nis me historinė e Luftės e Parė Ballkanike. Autori tregon si nisi kjo luftė, fitoret qė ushtritė ortodokse korrėn kundėr muslimanėve, dhe intrigat qė Austria dhe Italia luanin nė Shqipėri me agjentin e tyre Ismail Qemali. Batakoviē tregon se pas mundjes sė Turqisė, Shqipėria ishte njė vend shumė i vėshtirė pėr t’u kthyer nė shtet pasi katolikėt mirditorė donin tė krijonin njė shtet mė vete dhe pėr kėtė u ndihmuan nga mbret Nikolla i Malit tė Zi, ndėrsa ortodoksėt e jugut donin Greqinė. Autori i bėn njė rezyme figurės sė Esat Pashės i cili rridhte nga njė familje bejlerėsh tė mėdhenj, kishte qenė komandant i xhandarmarisė nė Vilajetin e Janinės, mbėshteti lėvizjen e Xhon Turqve ne 1908 dhe Lufta e Parė Ballkanike e gjeti si komandant tė xhandarmarisė sė Vilajetit tė Shkodrės. Autori vėren me tė drejtė se Esati mori drejtimin e mbrojtjes sė Shkodrės nė fillim tė vitit 1913, ku edhe shpalosi cilėsitė e njė udhėheqėsi tė madh ushtarak qė e dorėzoi qytetin vetėm kur ushtria e tij e thyer nga uria dhe sėmundjet morėn vendim sėbashku me parinė e Shkodrės pėr ta pushuar rezistencėn.
3.
Lufta pėr mbrojtjen e Shkodrės e cila nisi nė nėntor tė vitit 1912 zgjati deri nė 22 prill 1913. Qyteti u sulmua nga ushtritė serbo-malazeze dhe aleatėt e tyre katolikė shqiptarė, tė cilėt donin t’ia aneksonin Malit tė Zi. Sulmi i Aleancės Ortodokse kundėr tokave shqiptaro-turke nisi nė Kumanovė ku ushtria serbe e udhėhequr nga gjenerali Radomir Putnik mundi rezistencėn shqiptaro-turke tė drejtuar nga gjeneral Zeki Pasha. Thyerja e Ushtrisė Perėndimore Osmane nė njė seri qytetesh nė Kosovė e Maqedoni i mundėsoi Ushtrisė sė Tretė Serbe qė tė avancojė me shpejtėsi drejt Shqipėrisė. Krahu verior i saj u drejtua kundėr Vilajetit tė Shkodrės nė 14 nėntor 1912. I pėrbėrė nga Divizioni i Kėmbėsorisė Serbe tė Drinės, Brigada e Tretė Kėmbėsore e Malit tė Zi dhe Bataljoni i Parė Shqiptaro-Katolik i Shumandijes ushtria serbe arriti qė tė pushtoj nė 15 nėntor limanin e Shėngjinit. Pas pushtimit tė Shėngjinit, nė 17 nėntor 1912 serbėt pushtuan qytetin e Selimijes (tė cilin katolikėt e quajnė Lezhė apo Lesh) e pas kėsaj u drejtuan drejt Tiranės dhe Shkodrės.
Historiani amerikan Eduard Erikson tregon se shtabi i ushtrisė osmane e kishte fortifikuar Shkodrėn mire pėr t’u mbrojtur nga sulmet serbo-malazeze. Nga veri-lindja qyteti mbrohej nga Divizioni i Pejės dhe i Redifėve tė Prizrenit, ndėrsa nė Vilajetin e Shkodrės mbrojtja e koordinimi i trupave bėhej nga gjenerali shqiptar Mahmut Hajret Pasha. Ndėrsa nė Shkodėr vetė komanda e trupave i ishte besuar kolonelit Hasan Riza Pasha.
4.
Sulmet e forcave tė krishtera kundėr Vilajetit tė Shkodrės nisėn qė nė 8 tetor 1912 kur Mali i Zi sulmoi e pushtoi Tuzin, por u thye nė Krajė. Pasi pushtuan Tuzin, malazezėt u drejtuan drejt Kakariqit e mė pas Shėngjinit, ku nė krah tė tyre erdhi ushtria serbe dhe Bataljoni Katolik Shqiptar i Shumandijes. Ushtria Osmane e cila u thye nė shumė fronte gjatė Luftės sė Parė Ballkanike nė 3 dhjetor 1912 nėnshkroi njė armėpushim nė Ēatėllxha dhe pranoi humbjen. 15 ditė pas kėsaj, nė 17 dhjetor 1912 Fuqitė e Mėdha tė Evropės u mblodhėn nė Londėr ku organizuan Konferencėn famėkeqe tė Ambasadorėve ku nisėn pazaret pėr tė ndarė tokat osmane. Perandoria Osmane e cila ishte mundur i kėrkoi Fuqive tė Mėdha qė tė bėnin ēfarė tė donin me Shqipėrinė dhe Maqedoninė.
Nė njė kohė kur Perandoria Osmane kishte kapitulluar dhe Ismail Qemali me urdhėr tė austriakėve e kishte deklaruar Shqipėrinė shtet mė vete, e kishte urdhėruar garnizonet e Toskėrisė qė tė braktisnin ēdo lloj rezistence dhe mbrojten e Ēamėrisė dhe Janinės, Shkodra jetonte mes dy fatesh. Qyteti ose do tė mbrohej nga ushtria turko-shqiptare deri nė vdekje, ose nėse ushtria i bindej kapitullimit tė Stambollit, qyteti do t’i dorėzohej malazezėve tė cilėt do tė masakronin muslimanėt ashtu siē bėnė gjetkė tė krishterėt nė tokat turke qė pushtuan nė Ballkan. Kolonel Hasan Riza Pasha qė drejtonte trupat turke dhe Esat Pasha qė drejtonte redifėt shqiptarė arritėn nė konkluzionin qė duhej tė rezistonin deri nė vdekje.
Sulmet e trupave serbe, malazeze dhe katolike pėr marrjen e Shkodrės janė kryer nė dy faza. Sipas ushtarakut turk Hamdi Ertuna nė fazėn e parė kur Shkodra komandohej nga Hasan Riza Pasha, serbo-malazezėt kryen sulme nė Bardhanjor, Kakarriq e Zadrimė. Ndėrsa nė fazėn e dytė e cila nisi pas vrasjes sė Hasan Riza Pashės ofensivat u bėnė nė Barbullush, Bėrdicė, Bardhanjor, Tarabosh e kudo pėrreth Shkodrės. Nė kėtė fazė kur rezistenca shkodrane u udhėhoq nga Esat Pasha ushtria turko-shqiptare jo vetėm qė arriti tė mbrojė Shkodrėn por nė tė njėjtėn kohė edhe tė vrasė me mijėra serbė, malazezė e katolikė dhe tė zėrė qindra pengje.
5.
Personat qė kanė lexuar Arkivin e Foreign Office-it nė Londėr e kanė tė qartė admirimin qė diplomatėt perėndimorė por edhe turq krijuan pėr Esat Pashėn nė kėtė kohė. Lufta heroike qė ai bėri pėr mbrojtjen e Shkodrės e ktheu Shkodrėn nė qytetin e fundit turk qė do tė binte nė Ballkan. Esat Pasha u kthye nė njė hero sikur Gazi Osman Pasha i cili u kishte rezistuar rusėve nė Rrethimin e Plevnės nė 1877. Rezistenca e Esatit u pėrdor si armė diplomatike nga ambasadorėt austriakė dhe italianė nė Konferencėn e Londrės kundėr Francės dhe Rusisė tė cilat insistonin qė Shkodra ti jepej Malit tė Zi. Sikur Esat Pashė Toptani tė kishte vepruar sikur Ismail Qemali qė e braktisi Janinėn, sot Shkodra nuk do tė ishte mė qytet shqiptar, por kryeqytet i Malit tė Zi. Por falė rezistencės sė Esat Pashė Toptanit, Konferenca e Londrės pranoi argumentat austriakė pėr ‘shqiptarinė’ e qytetit dhe nė 22 mars 1913 vendosi qė kėtė qytet t’ia lėrė Shqipėrisė. Esat Pasha Shkodrėn e dorėzoi vetėm pas gjashtė muajsh rezistence heroike. Dorėzimi u bė vetėm pasi ēėshtja e Shkodrės ishte vulosur nga Fuqitė e Evropė dhe ushtria e popullata e qytetit po vdiste nga uria dhe bombardimet e pėrditshme nga ushtritė serbo-malazeze.
Esat Pashė Toptani ėshtė vlerėsuar shumė edhe nga klika e sharlatanėve (qė quhen rilindas) qė ishin mbledhur nė Vlorė pėrreth Ismail Qemalit nė 1913. Kush ka lexuar gazetėn Pėrlindja e Shqipnis qė shtypej nė Vlorė, nuk ka mundur si mos tė lexojė sesi Mihal Grameno e kaurėt e tjerė, Esatin e quanin “gjenerali dhe heroi i Shqipėrisė”. Kur Esat Pasha drejtonte mbrojtjen e Shkodrės, Ismail Qemali i dėrgoi njė telegram personal Esatit, i cili ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė, ku i justifikohej se shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė e kishte bėrė pasi kjo ishte mėnyra e vetme sesi mund tė shpėtonte islamizma nė Evropė.
Megjithatė, siē Ibrahim Dalliu tregon, kur Esati doli nga Shkodra dhe shkoi nė Tiranė ai nuk mundi tė pranonte dot krijimin e njė shteti kukull sikur Shqipėria dhe qeverinė e Vlorės. Ai donte tė marshonte drejt Vlorės dhe tė dėbonte qė aty klikėn vllaho-shqiptare tė Ismail Qemalit, por komandantėt turq nuk e lanė tė bėnte kėtė. Pasi e pa se ēfarė intrigash po bėheshin nė Vlorė, Esati krijoi Pleqėsinė e Durrėsit ku mblodhi rreth vetes elementėt islamik tė gjithė Shqipėrisė, pranoi rėnien e Perandorisė Osmane dhe vendosi qė tė krijojė njė principatė islamike shqiptare nė brigjet e Adriatikut ku pėr flamur nuk do tė kishte sorrėn bizantine tė Faik Konicės por vetėm yllin e bardhė dhe sfondin e kuq por pa gjysėmhėnė tė flamurit turk.
6.
Arkivi i Londrės, i Romės dhe i Vjenės ėshtė plot me dokumente qė tregojnė shqetėsimin qė kancelaritė Perėndimore kishin me Esatin dhe shtetin qė ai donte tė bėnte pas Luftės sė Shkodrės. Siē Dushan Batakoviēi i Piro Mishės tregon, Esat Pasha ishte i shqetėsuar nga kolonizimi qė Austria dhe Italia donin tė kryenin nė Shqipėri. Qėndrimi filo-grek i ortodoksėve dhe separatist i katolikėve e bindėn atė qė korigjimi i kufijve me Serbinė, Malin e Zi dhe Greqinė do tė ishte nė tė mirė tė Shqipėrisė. Duke parė qė Fuqitė Perėndimore, ashtu siē tregon edhe konsulli britanik nė Durrės Harry Lamb – donin qė Shqipėrinė ta kthenin nė njė shtet aparteidal, ku pakica e krishterė do tė kontrollonte shumicėn muslimane – Esati e pa Serbinė si aleatin e vetėm me tė cilin mund tė balanconte Fuqitė Katolike pėrtej detit. Pėrndryshe nga grupi i Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit tė cilėt besonin se Perandoria Osmane do tė rivinte sėrisht nė Ballkan, kur nisi Lufta e Parė Botėrore, Esati mori anėn e Antantės kundėr Fuqive Qendrore ku bėnte pjesė edhe Turqia. Esati qė i kishte vrarė serbėt dhe luftuar pėr mbrojtjen e Turqisė nė 1913, nė 1916 i ndihmoi trupat serbe qė tė kalojnė nėpėr Shqipėri e tė mbrohen nga sulmet austriake. Tamam si Zogu, por edhe Enver Hoxha e Fatos Nano vite mė vonė, ai luajti me fuqitė rajonale nė mėnyrė qė tė mbijetojė nė pushtet. Duke u rreshtuar nė krahun e Amerikės, Francės, Britanisė dhe Italisė, ai shpresonte qė me mbarimin e Luftės do tė shpėrblehej nga aleanca perėndimore dhe Shqipėria do tė kompensohej me toka dhe para pėr ndihmėn e saj nė luftė. Nė promemorjen qė Esat Pashė Toptani i drejtoi Konferencės sė Paqes nė Paris nė 16 prill 1919 ai i kėrkonte Fuqive Perėndimore qė Shqipėrinė ta marrin nė konsideratė si palė fituese nė luftė, ta kompensojnė pėr dėmet qė iu shkaktuan dhe ta njohin si vend sovran.
Por Fuqitė e Mėdha tė asaj kohe nuk donin t’ia dinin pėr fatet e muslimanėve nė Evropė. E nė anėn tjetėr kundėr Esatit nė Paris intrigonin njė sėrė agjenturash qė kėrkonin ta diskreditonin pėrpara Fuqive tė Mėdha. Njė parti ishte delegacioni i qeverisė sė Durrėsit tė cilėn e kishin themeluar italianėt dhe kėrkonte ta mbante Shqipėrinė koloni tė Italisė. Delegacionet e kolonive shqiptare tė Turqisė, Rumanisė dhe Amerikės qė pėrbėheshin nga vllehė e protestantė intrigonin kundėr Esatit dhe muslimanėve shqiptarė gjithashtu. Kush ka lexuar fjala bie letrat e motrave Qiriazi qė i drejtonin pėrfaqėsive amerikane dhe britanike, Qiriazėt, Konicat, Meskėt, Turtullit etj i kėrkonin amerikanėve e britanikėve qė ta hiqnin Esatin nga Shqipėria pasi sipas tyre ai ishte njė fatanik islamik.
Edhe pse Fuqitė e Mėdha e injoruan Shqipėrinė nė Konferencėn e Paqes dhe e lanė si njė protektorat italian, Esat Pasha do tė bashkėpunonte me ambasadorin britanik Eden nė Shqipėri nė organizimin e Kongresit tė Lushnjes dhe pėrmbysjen e qeverisė sė Durrėsit. Komandanėt e tij Osman Mema dhe Osman Bali lejuan cubat e Ahmet Zogut tė hyjnė nė Tiranė dhe themelojnė qeverinė e dalė nga Lushnja. Por ndryshe nga marrėveshja qė Esati kishte bėrė me pjesėmarrėsit nė Kongresin e Lushnjes, sipas tė cilit Esati duhej tė shpallej president i Shqipėrisė, pas hyrjes nė Tiranė, masonėt e toskėt qė morėn pushtetin nė vitin 1920 ēuan nė Paris terroristin Avni Rustemi i cili e vrau Pashėn qė kishte komanduar Shqipėrinė qė prej vitit 1912.
7.
Krijimi i Shqipėrisė laike qė nisi pas Kongresit tė Lushnjes dhe vrasjes sė Esat Pashės u shoqėrua me njė natė tė madhe terrori nė vend. Nė parlamentin shqiptar tė viteve 1920 ‘deputetėt’ mburreshin me numrin e njerėzve qė kishin vrarė, medresetė qė kishin mbyllur, vakėfet qė kishin konfiskuar, mėnyrėn sesi i ndanė ortodoksėt dhe muslimanėt nga Patriarkana dhe Kalifati etj. Mustafa Kruja tregon nė kujtimet e tij se qeveritė qė dolėn pas Kongresit tė Lushnjes mbollėn qafirizmin dhe shkatėrrimin e traditės nė Shqipėri. Misioni i katolaikėve qė morrėn pushtetin pas vrasjes sė Esat Pashės, ka qenė edhe rishkrimi i historisė. Njerėz si Aleks Buda dhe Eqerem Ēabeu, Gjergj Fishta, Ernes Koliqi e Anton Harapi qė u formėsuan nė Shqipėri dhe nė akademitė e Vjenės e Romės nė kėto vite mbollėn edhe mitet me tė cilat shqiptarėt u brymosėn gjatė shekullit tė XX. Intelektualėt katolaikė tė kėsaj kohe i fshinė shqiptarėve historinė e tyre 500 vjeēare me Turqinė, e pjesė e kėsaj fshirje ishte edhe damkosja e Esat Pashės si tradhėtar.
8.
Piro Misha, ashtu sikur shoku i tij Ben Blushi dhe Edi Rama, qė e shohin veten si rilindas dhe kryqtarė kundėr Islamit shqetėsohen pse pas rėnies sė komunizmit shqiptarėt kanė nisur tė revizionojnė historinė dhe rigjejnė besimin e tyre Islam. Disa prej tyre, si psh. ekstremisti ortodoks Ben Blushi kėnaqin veten e deklarojnė se Shqipėria nuk ėshtė mė njė Turqi e vogėl. Por tė tjerė sikur Piro Misha shqetėsohen qė kohėt e fundit po ka “njė sėrė pėrpjekjesh qė drejtpėrsėdrejti apo indirekt, janė pėrpjekur ta rehabilitojnė (Esat Pashėn).” Shokėt e Piros janė bėrė taborr nė kohėt e fundit si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri dhe spo lėnė gur pa luajtur qė tė ndalojnė rishkrimin e historisė. Ndėrsa disa prej tyre nėnshkruajnė peticione, tė tjerė sikur katolikėt e faqes zemrashqiptare kėrcėnojnė shkruesin e kėtij shkrimi, i cili ėshtė njė nga revizionistėt e historisė, me vrasje e dėnim me vdekje. Qė prej vitit 2003 Piro Misha ka shkruar kundėr meje dhe muslimanėve shqiptarė sa e sa peticione, letra, shpifje, spiunllėqe nė ambasada perėndimore, raporte ‘akademike’, kallėzime penale etj ku muslimanėt i tregon si gogol dhe tė rrezikshėm pėr kaurėt sikur ai. Piro Misha mua mė ka akuzuar si ekstremist e tradhėtar vetėm pėr faktin se unė jam njė historian revizionist qė nuk i bindem gėnjeshtrave qė sojsėzėt si soji i Piros i shpikėn shqiptarėve njė shekull mė parė. Arsyeja pse Piro Misha ka botuar librin ‘Qeveria Serbe dhe Esat Pashė Toptani’ tė autorit Batakoviē, dhe pse e ‘damkos’ Esatin si tradhėtar ka tė bėj me pėrpjekjet e sojit tė piromishėve pėr tė ngrirė rishkrimin e historisė dhe damkosur muslimanėt si armiq tė Shqipėrisė.
Piro Mishėn, Romeo Gurakuqin, Ben Blushin dhe kaurė tė tjerė fondamenlistė sikur kėta i tremb hija e Esat Pashė Toptanit e cila kėrkonte qė tė bėnte njė Shqipėri sikur Turqia qė bėri Ataturku. Sikur Esati tė kishte krijuar njė Shqipėri demokratike 100 vite mė parė ku shumė ortodoksė sikur Pirua do tė merrnin pasaporta pėr nė Greqi dhe katolikė sikur Romeo Gurakuqi e Jozefina Topalli do tė shkonin me dhi nė Mal tė Zi, Shqipėria do tė ishte bėrė shtet i fuqishėm sikur Turqia, apo Greqia dhe ne shqiptarėt nuk do tė kishim kokėēarjen qė kemi sot me Pirot, Ben Blushėt dhe katolikėt qė nuk duan rishkrimin e historisė dhe kėmbėngulin nė sharje e urrejtjenxitje kundėr Islamit, Turqisė apo edhe Esat Pashė Toptanit. Arsyeja pse kaurėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, qė nga Ardian Ndreca, Agron Gjekmarkaj, Aleksandėr Ēipa, Albert Nikolla, Arbana Xharra, Afrim Krasniqi e renegatė sikur Ismail Kadareja, Artan Shkreli e Nastradin Aliu (Lis Bukuroca) bėjnė peticione, shajnė e ofendojnė muslimanėt e Turqinė, e Piro Mishat shpifin e spiunojnė kundėr muslimanėve shqiptarė qė duan rishkrimin e historisė, lidhet me betejat qė ndodhėn nė Shqipėri pėrpara njė shekulli kur u formėsuan shqiptarėt dhe pėrrallat e tyre kombėtariste. Tamam si nė vitin 1913 kur bataljonet katolike dhe ortodokse luftonin nė krah tė Serbisė dhe Greqisė kundėr muslimanėve, apo si nė 1920 kur fanatikėt e krishterė nuk e pranonin dot Shqipėrinė tė sunduar nga muslimanėt e pėr kėtė vranė Esat Pashė Toptanin nė Paris, edhe sot pas 93 vitesh nipat e terroristit Avni Rustemi kėrkojnė qė me pahir tė ndalojnė rishkrimin e historisė nga muslimanėt e shtypur shqiptarė. Kjo ėshtė arsyeja pse kauri Piro Misha e damkos si tradhėtar muslimanin Esat Pasha dhe tėrbohet pse shqiptarėt kanė nisur tė rishkruajnė historinė. Piroja dhe kaurėt e tij e dinė mirė se kush kontrollon tė kaluarėn kontrollon tė tashmen. E pėr kėtė arsye ai nuk do qė shqiptarėt ta dinė tė kaluarėn e tyre ashtu siē ajo ka qenė realisht dhe klith si plakė e keqe kundėr mbrojtėsit tė Shkodrės, Esat Pashė Toptanit, e ka botuar librin e Batakoviēit i cili megjithatė Esatin nuk e tregon si tradhėtar por si njė burrė tė madh shteti!



http://besimtari.com/site/2013/04/29/pse-e-sulmon-piro-misha-esat-pashe-toptanin-shkruan-olsi-jazexhi/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14750
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha   Ven 24 Oct - 12:15

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14750
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha   Ven 24 Oct - 12:35

Eqerem beje Vlora e quan Avdi Rrustemin kriminel," kujtime"
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha   

Revenir en haut Aller en bas
 
Tradhetar,Avdi Rrustemi apo Esat Pasha
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: