AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio   Mar 4 Nov - 9:48

http://pashtriku.beepworld.de/jusuf_gervalla_1.htm


Nė kėtė kohė unė, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinj, momentalisht banonim nė Bitigheim-Bisingen, nė katin e
.................

epėrm tė njė restorani. Kushtet pėr punė tė cilėn e bėnim nuk ishin tė mira. Pėr kėtė arsye Haxhi Berisha e pyet Hasan Veselin, i cili ishte afruar me ne, se a mund ta vendosim makinėn nė shtėpinė e tij. Duhet cekur mirė se nė kėtė kohė disa shokė kanė qen shumė tė gatshėm me na ndihmua nė mėnyrė shoqėrore nė atė qė quhet sferė shoqėrore, por kanė dashur (gjė qė ėshtė shumė normale) qė sferėn private ta kenė vetėm pėr vete. Hasani i gjendur ngusht, tha se nė banesėn time nuk ka mundėsi, por e kam njė tė afėrm nė Ulm, ku ndoshta ka mundėsi mė tė mira.
Kur e mori vesh i afėrmi i tij se me ēka merremi, ai u frigua, pasi nuk banonte aspak vetėm
Jusufi kishte lane amanet qe ne dhomen e Mejranit,kur sa ne shpi,mos ti hyne njeri,por i Kelemendi nuk pyeste.
Njė fjalė popullore thotė: 'Kur tė kesh vend nė zemrėn e dikujt, bythės i gjendet vendi lehtė.' I. Kelmendi ėshtė tepėr i sigurtė se e ka pas vendin e veēantė nė zemrėn e Jusufit, por kjo atij si duket nuk i ka mjaftua. Ai nė mėnyrė mahnitėse na e ka dėshmua se tek Jusufi, pasi e ka dorėzua Hysen Gegėn nė dorėn e Sadik Blakajt, nė dorėn e shokut tė vetė tė mirė, tė sinqert e tė pastėr si loti, nė dorėn e UDB-sė, e ka pasė njė ēerdhe, njė fole pėr ta pushua bythėn e vetė. A mund tė jetė e vėrtetė kjo dhe prej nga, e prej cilit hotel e ka kopjuar kėtė iden pėr dhomėn e Miranit qė rimon aq mirė me njė hero tjetėr tė hoteleve, kur para hotel Interkontinetalit, nė Grand tė Prishtinės sigurisht nga personeli qenka informuar pėr dhomėn e Arkanit.


Faridin Tafallari: "Jusufi ka dyshuar tek Ibrahim Kelmendi, duke e ditur se si mendonin ky dhe "shokė" tė tjerė pėr likuidimin e tij. Jusufi nuk e ka pasur shok I. Kelmendin, kėtė e di edhe vetė ai. Nė njė bisedė lidhur me I. K. Jusufi mė tha se i kishte thėnė Ibrahimit qė mos t'i afrohet mė afėr se 50 metra te shtėpia e tij."

......................................................................................................
Ibrahim K.Ja kishte lane tinza Suzanes nja 4800 marka

Shkolla e UDB’sė Serbe: "Pas largimit tė Saimės, Suzana na ftoi nė dhomėn e ndarė enkas pėr shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam tė gjithė sa kishim ngelur nė familjen Gėrvalla, unė, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam pėr t’ju treguar diēka tha, dhe e shpaloi palėn e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lėnė cullak aty“, kurse unė i thashė Suzanės tė m’i jepte mua paratė. Pa hezitim ajo m’i dha. I numėrova dhe i vendosa nė arkė nė prezencėn e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratė e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketė fshehur nė dhomėn ku kishte qasje vetėm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrė!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 123-124)

Shkolla e UDB’sė Serbe: "Enigmė mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gėrvalla fshehur nė dhomėn e ndarė enkas pėr Ibrahim Kelmendin."
.......................................................................................................
I. Kelmendi ta dorėzoj Hysen Gegėn nė dorėn e agjentit tė UDB-sė Sadik Blakaj (mė 19 dhjetor 1980), shokut tė mirė, tė sinqert e tė pastėr si loti tė Ibrahim Kelmendit. Se I. Kelmendi e ka pas Sadik Blakajn shok tė mirė, tė sinqert, e tė pastėr si loti ėshtė bėrė e ditur mė 1997 nga Faridin Tafallari

Nė shtėpinė e Jusufit ka pasur vetėm njė dhomė pėr musafirėt. Nė te kanė fjetur mė sė shumti Haxhi Berisha e Naim Haradinaj, e gjithashtu edhe tė gjithė mysafirėt tjerė tė Vėllezėrve Gėrvalla. Nė atė dhomė tė musafirėve ka qėndruar pėr disa kohė edhe Osman Osmani, Vėzhguesi i Abdullah Prapashticės

..............................................................................................................
pėr pranimin e gruas dhe fėmijėve tė Jusufit nė Shqipėri, kėrkesė tė cilėn ia kisha bėrė Engjėll Kolanecit, me dėshirė e porosi tė Suzanės, dėshirė e ide tė cilėn Jusufi ia ka mbjellė qysh kur ai ka qenė gjallė."
......................................................................................
Jusuf Gėrvalla, pas largimit nga Kosova (14 dhjetor 1979), u vendos nė Ludwgsburg tė Gjermanisė, dhe qysh nė ditėt e para, me ndihmėn e vėllaut tė tij-Bardhoshit, kontakton dhe e njofton organizatėn ”Amnesty international” lidhur me situatėn politike nė Kosovė, pas burgosjeve masovike tė shqiptarėve nė fundvitin 1979.

........................................................







Ibrahim K.Ja la 4800 marka ne dhomen e Jusufit te cilat Suzana i gjeti ne dhome.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio   Mar 4 Nov - 9:50



Me librin: ”Vrasja e trefishtė”





SHKOLLA E UDB’sė

KUNDĖR JUSUF GĖRVALLĖS



Nga Xhafer Durmishi









E shfaqur nė librin e quajtur:

Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, Prishtinė 2010







1. Ēėshtja e Komitetit Qendror tė LNĒKVSHJ

2. GJENEZA E EMRIT "ZĖRI I KOSOVĖS", SIPAS GJENAZEVE

3. GJENEZA E EMRIT "LĖVIZJA NACIONALĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE VISEVE TJERA SHQIPTARE NĖN JUGOSLLAVI" SIPAS GJENAZEVE

4. Jusufi nuk ishte mbret!

5. Propozimi pėr t'ia nisur nga zeroja

6. Nuk ishte pajtuar - Ishte pajtuar

7. Mohimi i Zėrit tė pėrgjakur nga gjaku i Jusufit dhe tė tė vrarėve

8. Shkrirja - Ngrirja dhe Shuarja totale e Partisė "Komuniste"

9. Vazhdimi i punės nga aty ku e kishte lėnė Jusufi dhe vazhdimi i punės nga aty ku e kishte lėnė UDB-a Serbe

10. Faqosja e Zėrit tė Jusufit sipas falsifiktarorėve tė pa faqe d.m.th. tė pafytyrė

11. Abdullah Prapashtica dhe vėzhguesi i tij Osman Osmani, si "hotelierist e pronar ēelėsash" nė Kėshtjellėn e pamposhtur tė Jusuf Gėrvallės

12. Pėrkujdesja e Vėzhguesit pėr familjen e Jusuf Gėrvallės duke e shpėtuar atė prej hamendjeve.




* * *

Lufta e dėshtuar e Dordolecit superior Abdullah Prapashtica dhe vėzhguesit tė tij, kundėr Jusuf Gėrvallės. Kjo luftė bėhet nė katėr drejtime:

1. Kundėr Lėvizjes sė Jusuf Gėrvallės,

2. Kundėr Jusuf Gėrvallės si person,

3. Kundėr mureve e hapėsirės sė shenjtė tė shtėpisė sė tij dhe

4. Kundėr familjes sė tij.

Pėr tė evituar ēdo keqkuptim dua tė them se pėrkujdesja ime pėr familjen e ngushtė tė Jusufit, si shok nė mesin e shokėve tė Jusufit ėshtė e njė afati tė kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetėm e vetėm nga 21 janari gjer mė 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditė. Sa i pėrket qėndrimit ndaj Bardhoshit e ndaj Jusufit si luftėtar e ideolog i lirisė, si anėtarė tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė/nėn Jugosllavi punėt qėndrojnė pakėz mė ndryshe dhe ma merr mendja se do tė vlejnė periudha tjera kohore.









Jusuf Gėrvalla




E quaj tė arsyeshme tė pėrmendi se Abdullah Prapashtica ka qenė ushtrues legal, zyrtar d.m.th. jo i fshehėt por i shkolluar nė mėnyrė profesionale, i detyrės sė inspektorit tė UDB-sė, profesion prej tė cilit i ka siguruar mjetet pėr jetesė, dhe prej tė cilit ka dezertuar. Kėtė e bėjė pėr tė evituar dyshimet pėr etiketime tė pa baza me tė cilat ushqehen shumė e shumė veta dhe pėr ta argumentuar titullin e kėtij shkrimi. Pėrkundėr kėsaj, sikur ai ta kishte pasur guximin me i nėnshkrua fjalėt e veta me emrin e vet, titulli i kėtij shkrimi do tė ishte tjetėr. Pozita ime delikate ėshtė se para citateve e kam pasur vėshtirė ta vendosi emrin e Nuhi Sylejmanit apo tė Abdullah Prapashticės dhe Vėzhguesit tė tij. Njė lehtėsim megjithate ekziston, pasi Dordoleci superior Abdullahu dhe Vėzhguesi i tij Osman Osmani, pa asnjė rezervė, janė deklaruar me shkrim pėr librin ”e tyre” ”Vrasja e trefishtė”.

Abdullah Prapashtica: "Ajo qė sjell Nuhi Sylejmani nė librin e vet ėshtė dėshmia e ti personale si njėri nga bashkėpunėtorėt e rrethit tė ngushtė tė Jusuf Gėrvallės nė Gjermani, mbi atė bashkėpunim qė kanė pas ata sė bashku nė kuadėr tė ish LNĒKVSHJ dhe dėshmi autentike e zhvillimeve tė pastajshėme... (...) Nuhi Sylejmani shkruan me kompetencė..." (MBI LIBRIN „VRASJA E TREFISHT“ TĖ NUHI SYLEJMANIT, www.albaniapress.com, 14 tetor 2010)

Osman Osmani: "Kujtimet dhe dokumentet pėrcjellėse brenda librit sjellin fakte historike tė pakundėrshtueshme dhe tė panjohura gjer mė tani. Nė mėnyrėn mė tė pėrpiktė, paraqitet gjendja dhe zhvillimi i tri organizatave shqiptare tė asaj kohe, qė vepronin kryesisht nė botėn e jashtme si Fronti i Kuq Popullor, GMLK/OMLK dhe LNĒK/LNĒKVSHJ, si dhe pėr proceset organizative dhe ideologjike nėpėr tė cilat kalojnė kėto organizata para dhe pas demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė. Autori ndėr tė tjera, nė mėnyrėn mė besnike, pėrshkruan peripecitė dhe ballafaqimet me sfida tė shumta tė familjeve Gėrvalla dhe Zeka pas atentatit tė 17 janarit tė vitit1982." (Kopertina e mbrapme e librit Vrasja e trefishtė)

Njė letėr dėrguar Ramadan Pllanės mė 11 nėntor 2009 shprehen qėndrimet e mia tė vėrteta ndaj Abdullah Prapashticės, pra rreth 10 muaj para leximit (nė gusht 2010) tė librit ”Vrasja e trefishtė”, fjalė tė cilat janė shumė i kėnaqur qė i kam thėnė.

Xhafer Durmishi: "Shkrimin e Abdullah Prapashticės e kam lexuar dhe ka shumė pak tekste qė mė bėjnė me qesh e qė mė kėnaqin shpirtin mė shumė se shkrimet e budallallėqet e Abdullah Prapashticės, dhe shpresoj qė ai tė vazhdoj me kontributin e tij teorik edhe mė tutje. Zoti jetėn ia shtoftė e i dhashtė shėndet. Ėshtė mirė qė tė ka ra ndėrmend se ekziston Faridin Tafallari, si shok i Jusufit e njohės i mirė i rrethanave tė asaj kohe. Pėr ekzistencėn e Faridin Tafallarit e librit tė tij "Terror Dhimbje Qėndresė" tė kam tregua mė 2006, ndėrsa ti ishe i fokusuar mė shumė dhe i kishe pas ra nė trag Nuhi Sylejmanit e pėr Faridin Tafallarin nuk kishe ndie kurrė deri sa tė tregova unė. Me fjalė tjera nė kėtė rast i ke shitė dardhagjisė dardha." (Letėr dėrguar Ramadan Pllanės, mė 11 nėntor 2009, www.pashtriku.org, 23 shtator 2010)

Pse Abdullah Prapashtica dhe vėzhguesi i tij Osman Osmani veprojnė kėshtu, me kėtė intensitet, ndaj Jusufit dhe Lėvizjes sė tij, tė cilėt mund tė thuhet se nuk u kanė bėrė asgjė tė keqe pėrveē tė mirave, kjo me tė vėrtetė mė ka befasuar, befasi e cila shihet nė mėnyrėn mė tė qartė nga rreshtat e letrės sė mėsipėrme.



1. Ēėshtja e Komitetit Qendror tė LNĒKVSHJ



Jusuf Gėrvalla: "Mbrėmė ishim me Besnikun (Bardhosh Gėrvalla-shėn im) te ai personi nė Visloh, qė na i patė dhėnė 3 mijė markat. Sa mė shumė qė po njihemi me tė, aq mė i matur, i pjekur dhe i mirė po na duket ai neve dhe me gjasė, edhe ai po fiton gjithnjė simpati mė tė mėdha pėr punėn tonė. Unė, Shpendi (Xhafer Durmishi-shėn im) e Besniku, duke analizuar anėt e mira dhe virtytet e kėtij njeriu, kemi vendosur se do tė kish qenė mirė ta bėnim menjėherė anėtarė tė Komitetit tė degės sė kėtushme." (Letėr Sabri Novosellės, 20 gusht 1981, Marrė nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, f. 451-452)

Ēka tregon letra e mėsipėrme?

Kjo letėr ėshtė vėrtetimi i parė se mė 20 gusht 1981 (brenda njė muaji pas arritjes sime) nė Shtutgart ka ekzistue "Komiteti i degės sė kėtushme", do me thėnė jo Komitet Qendror. Anėtarė tė kėtij "Komiteti tė degės sė kėtushme" janė Jusuf Gėrvalla, Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Bardhosh Gėrvalla (Besniku) tė cilėt i analizojnė anėt dhe virtytet e mira tė njė bashkatdhetari nė Visloh afėr Heidelbergut dhe vendosin se do tė kish qenė mirė ta bėnim atė menjėherė anėtarin e katėrt tė "Komitetit tė degės sė kėtushme."

Nė vazhdim, shpesh, para citateve nga libri ”Vrasja e trefishtė” do ta vendosi vetėm fjalėn ”Shkolla”, por siē e tregon titulli i kėtij shkrimi, ėshtė e qartė se pėr cilėn Shkollė ėshtė fjala.

Shkolla: "Jusuf Gėrvalla kishte qenė anėtar i Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), qė datonte qysh nga viti 1975. Arrestimet e 14 dhjetorit tė vitit 1979, e detyruan Jusufin tė emigrojė nė Gjermani, ku ishte i punėsuar vėllai i tij, Bardhoshi. Duke i parė lėvizjet ilegale tė diasporės, ai e pa tė arsyeshme qė ta riorganizojė edhe njėherė Lėvizjen, duke e themeluar Komitetin Qendror me kėtė pėrbėrje:

Jusuf Gėrvalla, me pseudonim - Sokoli

Bardhosh Gėrvalla, me pseudonim - Besniku

Nuhi Sylejmani, me pseudonim - Luani

Pas themelimit tė Komitetit Qendror, qė do tė merrej me ēėshtjet organizative, u vendos qė Jusufi tė merrej me pėrpilimin e statutit dhe mundėsinė e botimit tė njė gazete. Bardhoshi do tė merrej me procedurat e regjistrimit si parti politike, e cila do tė vepronte legalisht nė shtetin gjerman, kurse unė do tė merresha me pėrzgjedhjen e anėtarėve tė rinj dhe pėrmes tyre grumbullimin e mjeteve pėr mbulimin e shpenzimeve tė shtypit dhe pėr ndihma humanitare pėr familjet e tė rėnėve, tė burgosurve politikė dhe tė varfėve nė Kosovė dhe nė viset e tjera ku jetonin shqiptarėt nė Jugosllavi!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 60)

Shkolla: "Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės dhe Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), qė ishte shkapėrderdhur pas goditjes sė 14 dhjetorit tė vitit 1979, pėr herė tė parė ishte riorganizuar nė Untergruppenbach tė Gjermanisė, nėn pėrkujdesjen e Jusuf Gėrvallės (Sokolit) dhe nė praninė e dy anėtarėve tė emėruar nga Jusuf Gėrvalla. Anėtari i parė ishte emėruar Bardhosh Gėrvalla (Besniku), kurse anėtari i dytė ishte emėruar Nuhi Sylejmani (Luani)." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 124)

Jusuf Gėrvalla: "I dashur vėlla Mėrgim, 14 janar 1982

Letrėn pėr KQ tė PPSH-sė e vonuam shumė. Unė e shkrova nė disa variante, por me asnjėrin prej tyre nuk mbeta i kėnaqur. Nuk jam mėsuar tė komunikoj me njė nivel tė tillė. Mė sė fundi e lash variantin qė e mora prej teje. Hapi si hap mė pėlqeu shumė dhe mė duket shumė i dobishėm. Por, nuk di a duhet tė jemi tė kėnaqur si e kemi realizuar. Nė letrat e fundit na kanė ardhur disa kėshilla nga ana juaj. Ta them tė drejtėn se se mua personalisht mė kanė lėnė me njė ndjenjė tė ftohtė. Thelbi i tyre konsiston, sipas pėrshtypjes sime, nė njė tėrheqje nė vete, qė u dashka tė aplikohet prej nesh. Ose nuk kam qenė nė gjendje ta kuptoj qartė. Se cilėsia duhet tė ketė pėrparėsi ndaj sasisė, kjo dihet dhe pėr kėtė kam shkruar edhe vetė, nėse tė kujtohet, nė atė Qarkoren drejtuar shokėve nė D., qė ti e ke pas pėlqyer. Por qė atėherė kushtet kanė ndryshuar shumė. Tash ka dalė sheshit pezmi i madh i popullit, gatishmėria e madhe pėr flijime tė larta, ideja e luftės pėr liri ėshtė materializuar mė shumė se kurrė. Sipas njohurive tė mia tė pakta teorike, mė duket se tash, nė vend tė reduktimeve e tė pėrkufizimeve, duhet tė aplikojmė zgjerimin e furishėm tė radhėve, ashtu siē thotė Lenini me njė rast, madje nė atė mėnyrė qė rekrutėt e rinj tė zėnė vendin e luftėtarėve tė rėndomtė, kurse ushtari i vjetėr tė zėrė vendin e oficerit tė ulėt. Kėshtu e pata kuptuar mė nė fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shėn im) dhe timen nė KQ (Komitetin Qendror-shėn im)." (Letėr Sabri Novosellės mė 14 janar 1982. E botuar pėr herė tė parė nė librin e Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, f.452-454)

Jusufi nuk ka qenė i autorizuar me themelua e as me riorganizua Komitet Qendror. Kėtė punė nuk ia ka lejua vetes. Kėtė ēėshtje ai, si anėtar me disiplinė shembullore ia ka besuar Sabri Novosellės. Riorganizim e thirrje nė Komitet Qendror ėshtė bėrė vetėm pėrmes Sabri Novosellės. Bardhosh Gėrvalla nuk ka qenė anėtar i Komitetit Qendror.

Nuhi Sylejmani: "Nė faqen e parė (Zėri i Kosovės, mars 1982-shėn. i Xh.D.) u botuan fotografitė e martirėve dhe njė artikull me titull: „Tre ranė me mijėra u ngritėn“, duke vazhduar nė faqen e dytė me titull: „Nekrologji“, ku jepeshin tė dhėna tė sakta pėr jetėn dhe veprat e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut." (Vrasja e trefishtė, Prishtinė 2010, faqe 119)









Ballina e librit: Vrasja e trefishtė




Tė dhėnat e sakta pėr Bardhoshin jan si vijon:

Xhafer Durmishi: "U bė mbėshtetja mė e fortė e Jusufit nė vazhdimin e punės patriotike jashtė atdheut. Anėtar i LNĒKVSHJ ishte nga viti 1977. Pėr meritat e mėdha dhe besnikėrinė ndaj atėdheut u zgjodh sekretar i degės sė LNĒKVSHJ pėr Gjermaninė Perendimore. Bardhosh Gėrvalla si shumė bashkatdhetarė shkoi me mallė tė Kosovės, sepse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi larg saj. Vdiq, duke e mundur vdekjen, mė 17 Janar 1982 si luftėtar i pakompromis pėr tė drejtat e popullit shqiptarė nė Jugosllavi. Bardhoshi (Besniku) do tė jetoj pėrgjithmonė nė zemrėn e popullit." (Nekrologji, Zėri i Kosovės, nr.3 mars 1982, faqe 2)

Tė dhėnat e sakta pėr Jusufin jan si vijon:

Xhafer Durmishi: "Ishte drejtues i Komitetit tė LNĒKVSHJ pėr Evropėn Perendimore. Me plotė suksese redaktoi dhe udhėheqi revistėn patriotike "Lajmėtari i Lirisė", e cila bėri aq jehonė tek shqiptarėt e Kosovės. Ishte anėtarė i KQ tė LNĒKVSHJ. Aktivitet tė bujshėm zhvillon sidomos pas demonstratave tė Pranverės 1981. Si anėtarė i KQ, ai ishte edhe kryeredaktor i organit qendror tė LNĒKVSHJ "Zėri i Kosovės", detyrė nė tė cilėn ishte deri nė ēastin e vdekjes." (Nekrologji, Zėri i Kosovės, nr.3, mars 1982, faqe 2)

Po ta marrim rigorozisht renditjen e anėtarėve tė Komitetit Qendror, atėherė citati i letrės sė Jusufit duket kėshtu: Kėshtu e pata kuptua mė nė fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shėn im) dhe timen nė KQ (Komitetin Qendror-shėn im)." Jusufi i ka dėrguar Nuhi Sylejmanit katėr letra. Nė tri prej letrave pseudonimi i Nuhiut ėshtė Nuhi ndėrsa nė tė katėrtėn Vullnet. Ēka rrjedh nga kjo? Se pseudonimi Luan, Nuhi Sylejmanit i ėshtė dhėnė nga Dordoleci superior, pėr shkak tė vetive tė tij superiore qė i karakterizojnė vetėm Luanėt e vėrtetė. Kėtė pseudonimin Luan, Nuhi Sylejmani e ka pėrdorė kur i ka nėshkruar letrat nė emėr tė Partisė 'Komuniste' (PKMLSHJ), nė vitin 1985. Kjo punė ėshtė e sqaruar si drita e diellit. Pėrpjekja e Dordolecit pėr ta shkruar e manipuluar historinė e ushėheqjes sė LNĒKVSHJ ėshtė e kotė. Kėtė punė e ka kryer vetė Jusufi. Dezertori i UDB-sė duhet ta ndiej vehten tė kėnaqur se ėshtė i kursyer prej lodhjes nė kėtė drejtim.



2. Gjeneza e emrit ”Zėri i Kosovės”, sipas gjenazeve



Shkolla: "Nė takimin e radhės qė pata me vėllezėrit Gėrvalla, u bisedua pėr mundėsinė e nxjerrjes sė njė organi tė ri nė kuadėr tė LNĒKVSHJ-sė. Mosarritja e bashkimit nė mes tė OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė, i la duar tė lira Jusufit qė tė kujdesej pėr nxjerrjen e njė organi qė do t’i shėrbente interesave tė organizatės sonė. Pėr kėtė qėllim, paraprakisht ishte pajtuar edhe Mėrgimi. Gjatė leximit tė veprės numėr njė tė Enver Hoxhės, faqe 60-61, botimi i vitit 1968, kisha hasur nė njė njoftim se nė Kosovė, gjatė vitit 1942 ishte botuar njė organ i quajtur „Zani i Kosovės“, qė nė atė kohė ishte pritur shumė mirė nga populli shqiptar. Prandaj, ripėrtėritja e kėtij organi mė dukej e qėlluar! Pas njė analize tė hollė, Jusufi erdhi nė pėrfundim se kjo ēėshtje kėrkonte njė analizė mė tė gjerė, pėr arsye se tani pėr tani nė mesin e mėrgatės qarkullonte njė fletushkė me emėr tė njėjtė, gjė qė do tė kundėrshtohej nga autori i saj, Riza Salihu. Kishte edhe arsye tė tjera qė e ngadalėsuan marrjen e vendimit pėr kėtė ēėshtje, si punimet e Kongresit tė Tetė tė PPSH-sė, pėr pėrcjelljen e tė cilit nevojitej njė pėrkushtim maksimal. Megjithatė, vendimi definitiv pėr nxjerrjen e „Zėrit tė Kosovės“ ishte marrė menjėherė pas dėshtimit pėr bashkim tė bisedimeve tė Stambollit. Jusufi i filloi menjėherė pėrgatitjet pėr numrin e parė, tė cilin synonte ta nxirrte nė vigjilje tė festave tė nėntorit." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 60-61)

Jusuf Gėrvalla: "Unė, qė nė fillim tė Lėvizjes e kam pasė ditur se organ i Lėvizjes ėshtė “Zėri i Kosovės”, se kjo shihet nga vetė Statuti. Dhe, me kėnaqėsinė mė tė madhe, nė vend qė tė dilte “Lajmėtari i lirisė”, kam mundur tė bėja qė tė dilte “Zėri i Kosovės”. Nuk e bėra pėr dy arsye. Sė pari nuk isha i autorizuar nga Lėvizja. Sė dyti, kėtu kishte vepruar qysh mė herėt njė i ashtuquajturi Grupi Komunist “Zėri i Kosovės”, pėr punėn e errėt tė tė cilit me ndonjė rast tjetėr mund tė bėj para Lėvizjes ndonjė raport tė gjerė. Tash pėr tash po theksoj se udhėheqėsi i kėtij grupi (Rizah Saliu, nga Mushtishti, njė provokator ose njeri shumė naiv dhe i rrezikshėm), provoi tė organizonte me shokė likuidimin tim dhe tė vėllaut tim, duke na quajtur “ tė dėrguar specialė tė UDB-sė “, pikėrisht pėr arsyen se i pata thėnė qė “ Zėri i Kosovės” ėshtė organ i LNĒKVSH, kurse ai e kishte marrė pėr emėr tė grupit tė vet. Po pėr kėtė arsye, para se t’i hymė botimit tė kėtij organi, duhet tė marr nga Ti dhe Lėvizja edhe fjalėn e fundit, sepse ka mundėsi qė titulli “Zėri i Kosovės” si organ i LNĒ, tė pėrzihet nė mendjen e naivėve me Grupin Komunist “Zėri i Kosovės”. (...) Por kur ėshtė fjala pėr botimin e “Zėrit tė Kosovės”, mendoj se del edhe njė problem. Sipas tė gjitha gjasėve, tashmė ėshtė identifikuar se kush qėndron prapa”Lajmėtarit” dhe kėshtu edhe mėnyra se si radhitet ai. Pra, kjo makinė shkrimi, sipas mendjes sime, nuk do tė duhej tė pėrdorej edhe nė radhitjen e “Zėrit tė Kosovės” (...) Sido qė tė jetė, para se t’ia nis punės pėr nxerrjen e “Zėrit tė Kosovės”, duhet tė dija se deri nė ēfarė shkalle mund tė mė ndihmoni sė andejmi materialisht. Kur ėshtė fjala pėr materialet qė mora, pėrveē atyre me tituj “Nė Kosovė dy njerėz u ngjallėn” dhe “Adem Demaēi, simbol i rezistencės shqiptare”, mendoj se tė tjerėt nuk kanė elemente tė mjaftuara pėr njė revistė ēfarė e mendoj unė “Zėrin e Kosovės”. Nė ta gjenden tė meta ideopolitike dhe janė shkruar jo nė nivel.." (Letėr Sabri Novosellės mė 13 maj 1981. E botuar e plotė pėr herė tė parė nė librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ, Tiranė 2010, faqe 261-266 )









Abdullah Prapashtica




Jusuf Gėrvalla: "Tani mė lejo tė dalim te njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr momentin aktual, pra, te ēėshtja e bashkimit tė vėrtetė tė tė gjitha forcave tė mbara revolucionare. Unė, kohėn e fundit, me qėllim tė mirė, i kam dhėnė vetes tė drejtė tė tė dekonspiroj ty tek njė person, te ai shoku (Kadri Zeka-shėn i Xh.D.) i “ Lirisė”, me tė cilin kemi bashkėpunuar qe disa kohė. Ai, duke nxjerrė konkludime nga puna e Organizatės sė tij dhe nga ajo e LNĒK, sidomos nga organi ynė “Zėri i Kosovės”, ka ardhur nė kėtė pėrfundim: sipas tė gjitha gjasėve, edhe LNĒKVSHJ edhe Marksistė-leninistėt e Kosovės janė dy degė tė tė njėjtit trung.





Hydajet Hyseni: "Qysh nė bisedėn e parė qė kishte zgjatur gjithė natėn deri nė mėngjes, ata jo vetėm kishin gjetur te njėri tjetri shokun e ardhshėm tė kauzės e idealit, por edhe kishin konstatuar se nė tė vėrtetė organizatat qė pėrfaqėsonin ata vepronin mbi bazė tė sė njejtės platformė politike, dhe se ishin degė tė shkėputura tė tė njejtės rrėnjė." (Pėr takimin e parė tė Kadri Zekės me Vėllezėrit Gėrvalla.) ("Therror nė themelet e Bashkimit", fejton nė 8 vazhdime nė Zėri, 21 shkurt-2 mars 2002, i ribotuar edhe nė pėrmbledhjen e Rasim Selmanajt, Heroi me Kitarė, Prishtinė 2007, faqe 28)




Njė patriot revolucionar, i cili prej kohėsh qenka nė burg (ai thotė se nuk ėshtė fjala pėr Ademin, por pėr dikė tjetėr), qenka pėrgjegjės pėr ndėrprerjen e kontakteve mes anėtarėve tė vjetėr tė organizatės sė hershme me anėtarėt e krahut tė ri tė kėsaj organizate. Kėshtu qė, pjesa e vjetėr e asaj organizate (tė pėrbashkėt) ka ndjekur njė rrugė tė caktuar dhe sot ka arritur deri te emri Marksistė-leninistėt e Kosovės, kurse krahu i ri, duke mos marrė kontakt me kohė me antarėt e vjetėr, qenka zhvilluar nė Lėvizjen e sotme Nacionalēlirimtare tė Kosovės. Pėr kėto konkludime ai merr pėr bazė pikėrisht organin “Zėri i Kosovės”, tė cilin Marksistė-leninistėt e paskan pasur gjithashtu organ tė vetin pėr njė kohė tė gjatė (sidomos qė nga viti 1974, thotė ai, paskan dalė disa numra tė kėtij organi). Nė rast tė tillė, sipas mendimit tė tij, bashkimi i organizatave tona jo vetėm qė nuk ėshtė i vėshtirė, por ėshtė puna mė e natyrshme. (...)

Tani prej teje pres pėrgjigje tė prerė pėr sa vijon: 1) A e aprovon ardhjen time bashkė me atė shokun*, lidhur me sqarimin e ēėshtjes sė pėrmėndur, apo se lejon. 2)Pas “pshtjellimeve” rreth titullit tė organit “Zėri i Kosovės”, a tė duket e udhės qė organit tonė tė ardhshėm t’i vėmė njė titull tjetėr? Unė mendoj se titulli duhet ndėrruar." (Letėr Sabri Novosellės mė 16 qershor 1981. E Botuar pėr herė tė parė nė librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ, Tiranė 2010, faqe 269-271).

Jusuf Gėrvalla: "Materialet e numrit tė ardhshėm tė “Z.K.” (Zėrit tė Kosovės-shėn. im) janė pothuaj tė gjitha tė gatshme. Pėr pjesėn e tyre mė tė madhe, e unė, Shpendi (Xhafer Durmishi-shėn im) e Besniku (Bardhosh Gėrvalla-shėn im) jemi tė kėnaqur. Morėm zemėr edhe nga fakti se ju kishin pėrlqyer edhe juve ato punime qė ua dėrguam edhe juve pėr t’i shikuar. Pėrveē kėsaj, unė personalisht tani jam nė pozitė shumė mė tė lehtė, pėr shkak tė mendimeve, porosive e sugjerimeve nga ana juaj dhe pėr shkak tė njė ndihme, sado tė vogėl nė fillim, nga ana e Shpendit, e Besnikut dhe e shokut tė “Lirisė”, qė kėta mė dhanė me disa artikuj tė mirė. Edhe Shpendi edhe Besniku, pėr sa duket kanė afinitet pėr shkrim, i cili do tė rritet bashkė me punėn tonė e me ne." (Letėr Sabri Novosellės mė 20 gusht 1981. Botuar pėr herė tė parė nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, f. 451-452)

Sa i pėrket Abdullah Prapashticės dua t'i them se Zėri i Kosovės, si emėr gazete ka ekzistua nė kokėn e Jusufit, sa ka qenė nė Kosovė, me vite para se me ardhė nė Gjermani. Pse ish inspektori i UDB-sė ėshtė shumė i interesuar ta lokalizoj gjenezėn e "Zėrit tė Kosovės" te veprat e Enver Hoxhės dhe Nuhi Sylejmani? Ai ėshtė shumė i interesuar pėr kėtė sepse si Hydajet Hyseni ashtu edhe Jusuf Gėrvalla kanė shkruar se ka mundėsi qė Lėvizja e Jusufit dhe OMLK-ja kanė qenė degė tė njė trungu. Trungu i prishė punė trurit tė thatė tė Dordolecit pasi ėndėrra e tij e mjerė ėshtė qė rolin e trungut, rolin e qendrės ta luaj truri i tij dhe "pozifat" e tij.

Se sa gėnjeshtėr skandaloze ėshtė ideja e Abdullah Prapashticės tregon mė miri vetė Jusuf Gėrvalla.

Jusuf Gėrvalla: "TĖ DASHUR LEXUES,

Kemi nderin, detyrėn dhe pėrgjegjėsinė e madhe tė dalim para jush me revistėn periodike "Zėri i Kosovės"* pikėrisht nė njė ēast historik, kur nė ndėrgjegjen e popullit dhe tė rinisė sonė heroike po trokasin fuqishėm pulset e lirisė qė po agon....

*Deri mė tash "Zėri i Kosovės" ka dalė nė trajtė buletini dhe ka botuar materiale tė pėrdorimit tė brendshėm pėr anėtarėt e LNĒKVSHJ" (Zėri i Kosovės, nėntor 1981, faqe 3)

E shumė mė mirė edhe vetė Sabri Novosella.

Sabri Novosella: "Jam i mendimit qė numri i vitit tė ardhshėm tė filloi prap me 1 (Nji) ashtu si praktikohet nė "Pėrparimin", "Jetėn e re" e tė tjera. Unė numrin e parė tė ZK (Zėri i Kosovės- shėn im) e konsideroi tė dalur nė vitin 1973 ose 74. Kėtė duhet ta dijė mė mirė U.(Uka=Xhafer Shatri-shėn im) Dallimin e bėn viti, pėr shembull: (Nr. 1. 1983) (Letėr Xhafer Durmishit mė 4 nėntor 1982)

Nė kėtė rast pėr Nuhi Sylejmanin mund tė thuhet: Pėrderisa ai ėshtė njė gjendje tė gėnjej nė mėnyrė kaq tė ulėt pėr revistėn e organizatės sė vetė, me tė cilėn e ka ilustruar kopertinėn e parė tė librit tė tij "Vrasja e trefishtė", ai ėshtė njė gjendje tė gėnjej nė mėnyrė edhe mė tė ulėt pėr rrethanat e Lėvizjes dhe njerėzit e saj me tė cilėt ka vepruar. Pėrpjekja e Abdullah Prapashticės pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje ėshtė katastrofale. Kėtė ēėshtje si edhe shumė tė tjera ai i merr me tepėr mendjelehtėsi sa edhe me mendjemadhėsi. Ėshtė interesante anatomia e shkollės sė UDB-sė se ēka ėshtė nė gjendje tė bėjė me viktimat e veta, e t'u ngrakoj aso detyrash pėr sqarimin themelor tė disa gjėrave tė koklavitura me tė cilat as vet Jusufi nuk ėshtė marrė.



3. Gjeneza e emrit ” Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe

Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi” sipas gjenazeve

Shkolla:"Pas pak ditėsh Jusufi mė njoftoi se „Zėri i Kosovės“ kishte dalė nga shtypi, por nevojitshin 1.600 marka pėr ta tėrhequr nga shtypshkronja. Mė gėzoi fakti se gazeta kishte dalė jashtėzakonisht mirė, duke i pėrmbushur tė gjitha standardet. Pas titullit me germa tė mėdha- „Zėri i Kosovės“, shkruante: Organ i Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ). Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie. " (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 64)

Aktgjykim: "Sepse pėr tė kryer vepra penale kundėr bazės sė rregullimit shoqėror socialist vetėqeverisės, tė sigurisė sė RSFJ, e veēanėrisht tė cenimit kundėr revolucionar tė rregullimit shtetėror, tė drejtuar nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore e njerėzve punues, shkatėrrimin e bashkim-vllaznimit e tė barazisė sė kombeve e kombėsive si dhe tė ndėrrimit antikushtetutar tė rregullimit shtetėror federativ, gjatė vitit 1977 nė Prishtinė, si njė ndėr organizatorėt, nė kontaktet e takimet e shpeshta me Sabri Novosellėn dhe tė akuzuarin Avdyl Lahu, me qėllim tė masovizimit tė grupit ilegal armiqėsor tė Kosovės dhe viset tjera tė RSFJ ku jetojnė shqiptarėt, merren vesh pėr formimin e organizatės “Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės” tė cilėn edhe e formojnė nė vitin 1978 dhe vendosin qė tė njejtėn ta udhėheqė “Komiteti Qendror” e qė njėri prej anėtarėve tė tij tė bėhet i akuzuari Shefqet Jashari" ( AKTGJYKIMI I GJYKATĖS SĖ QARKUT NĖ PRISHTINĖ P - nr. 137/80, datė 4 qershor 1980, www.pashtriku.org )

Nė kėtė aktgjykim emri i organizatės thuhet se ėshtė: “Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės”. Aktgjykimet e pėrgatitura nga UDB-a mund tė pėrmbajnė shumė tė vėrteta por nė to ka edhe tė pavėrteta. Nė kėtė rast emri i Organizatės nuk ėshtė i plotė dhe askujt nuk i mbetet hatri pse UDB-a nuk e jep emrin e plot. Emrin e plot e kemi tė dhėnė, apo sqaruar me shkrim, katėr herė prej Jusufit, para datės 12 shtator 1981.

1. Jusuf Gėrvalla: "Prandaj, pasi ne nuk kemi pse tė frikėsohemi pėr "teorizime", do tė thoshim se na duhet njė program i denjė pėr njė lėvizje tė denjė. Me kėtė rast duhet tė vėmė nė dukje se ne ende nuk kemi qenė nė gjendje ta formojmė partinė tonė komuniste marksiste-leniniste, pa tė cilėn gati do tė jetė e pamundshme hyrja konkrete nė luftėn e ardhshme nacionalclirimtare dhe nė revolucionin tonė. Kjo na nxjerr te njė cėshtje tjetėr qė kėrkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punės e Shqipėrisė) ajo qė e pat themeluar Frontin Nacional Ēlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtė. Te ne ka ngjarė e kundėrta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisė sonė komuniste marksiste-leniniste e cila do tė vihet nė ballė tė luftės dhe tė revolucionit. Sipas vlerėsimeve tė Frontit, arsyeja pėr kėtė inverzion qėndron nė kushtet konkrete, tė cilat kanė ndikuar qė forcat patriotike tė masave tė gjėra tė ecin njė hap pėrpara organizimit tė komunistėve tanė. Nė kėsi konteksti e shohim aktivitetin e Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė Viseve tė tjera Shqiptare nėn Jugosllavi - njė organizatė e hershme, qė ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerėz me eksperiencė patriotike e revolucionare dhe me tė cilėn jemi duke bėrė pėrpjekje pėr njohje reciproke dhe pėr bashkim. Nė kėsi konteksti jemi duke pėrcjellė gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistėve tė Kosovės, qė po shfaqen kėto kohėt e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli nė numrin e parė tė kėtij organi, si dhe nga pėrmbajtja e tij pėrgjithėsisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve tė "Lirisė", ne e vlerėsojmė shumė tė drejtė punėn e Marksist-leninistėve kosovarė. Kjo na jep shpresė qė sė shpejti, ndoshta pikėrisht nga radhėt e tyre, do tė realizohet edhe kėrkesa e domosdoshme pėr themelimin e vetė partisė komuniste marksiste-leniniste." (Bashkimi bėnė fuqinė, Bashkimi-Organ i Frontit tė Kuq Popullor, janar 1981, faqe 2, shtylla 1)

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."













Para shtėpisė sė Jusuf Gėrvallės: Untergruppenbach, Habichthöhestr.40. ”Aty ku ėshtė derdhur gjaku pema e harresės nuk rritet!”




Pyetje e drejtpėrdrejtė pėr Shkollėn pėr tė sqaruar nė detaje:

Cila datė ėshtė mė e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

Nė Lajmėtarin e lirisė, janar 1981 gjendet shkrimi "Njė komb shqiptar, njė shtet shqiptar", prezentimin e tė cilin Jusufi e bėnė nė kėtė mėnyrė: 2. Jusuf Gėrvalla: "Ky artikull paraqet njė trakt tė Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe viseve tė tjera Shqiptare nėn Jugosllavi, i cili qarkullon qe njė kohė tė gjatė nė radhėt e patriotėve dhe tė revolucionarėve tanė." (Lajmėtari i lirisė, janar-shkurt 1981, faqe 12)

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."

Pyetje e drejtpėrdrejtė pėr Shkollėn pėr tė na sqaruar nė detaje:

Cila datė ėshtė mė e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

3. Jusuf Gėrvalla: "Sipas tė gjitha gjasėve, edhe LNĒKVSHJ edhe Marksistė-leninistėt e Kosovės janė dy degė tė tė njėjtit trung." (Letėr Sabri Novosellės mė 16 qershor 1981. E Botuar pėr herė tė parė nė librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ, Tiranė 2010, faqe 269-271).

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."

Pyetje e drejtpėrdrejtė pėr Shkollėn pėr tė na sqaruar nė detaje:

Cila datė ėshtė mė e hershme: 16 qershori 1981 apo 12 shtatori 1981?

4a. Jusuf Gėrvalla: "Thuajse rregullisht, veprimtaria e tyre ėshtė zbuluar dhe ėshtė ndėrshkuar qė nė gjysėm tė rrugės. Atyre u ka munguar konspiracioni i thellė, i domosdoshėm nė veprimtarinė ilegale. Organizimi i tyre ėshtė bėrė shpesh nė suaza regjionesh tė caktuara, tė ngushta dhe vetėm nė ndonjė rast tė rrallė ato (si bie fjala mė 1964) janė pėrhapur nė ndonjė trevė mė tė madhe tė tokave tona. Pėrjashtim bėn Lėvizja nacionalēlirimtare e Kosovės dhe viseve tė tjera Shqiptare nėn Jugosllavi, pėr tė cilėn mendoj se jeni nė dijeni dhe anėtar i sė cilės jam dhe unė. Kjo lėvizje vazhdimisht ka pasur parasysh si njė nga qėllimet kryesore pėrfshirjen nė gji tė vet tė patriotėve dhe revolucionarėve nga tė gjitha viset shqiptare. Pos kėsaj, edhe anėtarėt e saj kanė qenė nga tė gjitha strukturat shoqėrore, gjė qė organizatės i ka dhėnė njė karakter tė pėrgjithshėm shoqėror. Megjithė tė metat qė janė pėrcjellė nė aktivitetin e grupeve dhe tė organizatave patriotike revolucionare tė shqiptarėve nė Jugosllavi, ne, para se t’i sulmojmė me kritikėn tonė lidhur me ndonjė aspekt tė posaēėm tė tyre mė nė fund, siē ėshtė fare e natyrshme, ka qenė nė pėrputhshmėri me mundėsitė qė afrojnė kushtet e pėrgjithshme shoqėrore ndėr ne." (Letėr Enver Hoxhės mė 19 gusht 1980. Botuar pėr herė tė parė nė librin e Faridin Tafallarit, Dhimbje krenare, Tiranė 1998, faqe 94-99)

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."

Pyetje e drejtpėrdrejtė pėr Shkollėn pėr tė na sqaruar nė detaje:

Cila datė ėshtė mė e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

4b. Jusuf Gėrvalla: "Pėrjashtim bėn Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės dhe Viseve tė tjera Shqiptare nėn Jugosllavi (LNĒKVSHJ), pėr tė cilėn mendoj se jeni nė dijeni dhe anėtar i sė cilės jam edhe unė." (Letėr Enver Hoxhės mė 19 gusht 1980. Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 23)

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."

Pyetje e drejtpėrdrejtė pėr Shkollėn pėr tė na sqaruar nė detaje:

Cila datė ėshtė mė e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

Ashtu siē qėndron puna me gėnjeshtrėn rreth emrit tė plotė tė Organizatės, nė tė njejtėn mėnyrė vlen edhe gėnjeshtra e mėposhtme nė fjalin e cila fillon citatin e faqes 64, tė cilin e kemi shqyrtuar: "Pas pak ditėsh Jusufi mė njoftoi se „Zėri i Kosovės“ kishte dalė nga shtypi, por nevojitshin 1.600 marka pėr ta tėrhequr nga shtypshkronja." Kėtė shprehjen pėr ta tėrhequr nga shtypshkronja do ta analizojmė nė njė pikė tjetėr mė poshtė.



Jusuf Gėrvalla e Xhafer Durmishi:

"K O M U N I K A T Ė

E KOMITETIT QENDROR TĖ LĖVIZJES NACINAL

ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS



Pėr tė fshehur shkakun e vėrtetė tė demonstratave dhe trazirave tė sivjetme nė Krahinėn e Kosovės, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore tė popullsisė vendėse, qeveria shovniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviē nė krye, u hodh nė tė katėr anėt pėr tė kurdisur arsye tė paqena, si ”romantizėm nacional”dhe ”nacionalizėm e shovinizėm shqiptar” si dhe pėr tė gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajėsuar herė njė ”grup huliganėsh”, herė ”ekstremistėt” shqiptarė, (duke pasur nė kėtė rast parasysh Marksistė-Leninistėt e Kosovės) herė organizatėn Fronti i Kuq Popullor etj., nė mėnyrė qė pastaj tė kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

Ndėr ”organizatorėt” e shumtė, kryepolici Herleviē, zuri ngoje edhe organizatėn tonė patriotiko - revolucionare me emrin Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės, duke e fajėsuar atė pėr shumė ”vepra” qė nuk pėrkojnė aspak me veprimtarinė e saj. E kemi parė tė udhės qė, pasi nė mjetet e informimit publik tė Perėndimit u publikuan ”informatat” e pėrpunuara nga agjencitė gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me njė kėrkesė demokratike edhe ne: pėr dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike tė Kosovės; ne do tė kishim pasur njė satisfaksion, po qė se do ta transmetoni nė organet tuaja edhe kėtė komunikatė nga ana e Komitetit Qendror tė Lėvizjes Nacional ēlirimatare tė Kosovės.

1. Demonstratat e Kosovės tė kėtij viti nuk i ka organizuar LNĒK. Ato kanė shpėrthyer spontanisht, sė pari nė Universitetin e Kosovės, e pastaj janė pėrhapur nė tė gjitha viset e Kosovės. Shkaku dhe arsyeja e shpėrthimit tė tyre nuk mund tė kėrkohen askund tjetėr, pos nė revoltėn e grumbulluar me dhjetėra vite te popullsia shqiptare pėr shkak tė skamjes, mjerimit dhe padrejtėsive nacionale qė i bėhen popullit tonė nga ana e qeverisė shoviniste tė Beogradit.

2. Kėrkesa pėr t’iu njohur Kosovės statusi i republikės sė federuar jugosllave nuk ėshtė kėrkesė e LNĒK. Organizata jonė lufton pėr ēlirimin e tokave shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amė, Shqipėrinė, dhe kėshtu pėr krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombėtarė. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga tė gjitha dokumentet e LNĒK tė botuara nė organet ”Zėri i Kosovės” dhe ”Lajmėtari i lirisė”, si dhe nė tė gjitha traktet tona.

Kėrkesa pėr republikėn e Kosovės ėshtė kėrkesė e njė pjese tė intelegjencies sė Kosovės. Ēźshtja e saj ėshtė shtruar mė herėt, sidomos mė 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisė jugosllave, nė Kosovė patėn shpėrthyer nė nėntor tė vitit 1968 demonstrata tė fuqishme. Edhe atėherė edhe sot, kjo kėrkesė u pėrkrah nga mbarė populli shqiptar nė Jugosllavi. Por, LNĒK mbetet pranė kėrkesės sė saj tė vetme – luftės pėr bashkimin e ligjshėm tė tė gjitha trojeve shqiptare tė robėruara nga Jugosllavija dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amė.

3. Nga Statuti, Programi dhe tė gjitha dokumentet e LNĒK del qartė se ne nuk e aprovojmė dhe nuk e aplikojmė asnjė formė terrori dhe anarkie. As sot LNĒK nuk merr pėrsipėr as pėrgjegjėsinė mė tė vogėl pėr aktet e ”terrorit” e tė ”anarkisė”, qė i trumbeton me tė madhe policia sekrete jugosllave, siē ėshtė djegia e ndonjė fabrike a ndėrmarrjeje, pėrdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. (...)Komiteti Qendror i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės Kjo komunikatė u pėrpilua nga Jusuf Gėrvalla e Xhafer Durmishi nė gusht 1981, nė Untergruppenbach dhe u nėnshkrua si: ”Komiteti Qendror i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės”." (www.pashtriku.org)

Shtrohet pyetja: pse nė gusht 1981, Jusufi dhe unė e pėrdorim emrin Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės? Kėtu duhet tė kihet parasysh se kjo Komunikatė ėshtė pėrgjigje direkte kryepolicit Franjo Herleviē (nė kėtė kohė eprori kryesor i Abdullah Prapashticės). Herleviēi akuzon organizatat e ndryshme pėr organizimin e demonstratave, e nė mesin e tyre edhe Lėvizjen e Jusufit. Nė kėtė rast eprori i Abdullah Prapashticės e pėrdor atė emėr qė e ka pėrdorur UDB-a nė pėrgatitjen e aktgjykimit tė 4 qershorit 1980, d.m.th. Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės. Kėtė emėr (Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės) e transmetojnė agjensit e gazetat e ndryshme botėrore. Komunikata e mėsipėrme ishte pikėrisht njė dokument qė iu drejtohej agjensive tė lajmeve dhe gazetave tė ndryshme. Pėr tė mos shkaktuar huti se pėr cilėn organizatė ėshtė fjala Jusufi dhe unė e pėrdorim vetėm emrin Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės. Kjo ėshtė e vėrteta nė kėtė pikė. Kėtu ėshtė shumė interesant tė shohim se si Abdullah Prapashticės (pėrndryshe 'organizator' i demonstrateve tė vitit 1981) i ka bėrė pėrshtypje mė vendimtare lufta dhe nomenklatura e pėrdorur ndaj Herleviēit se sa letra dėrguar Enver Hoxhės. Por ėshtė e kuptueshme qė Shkolla e UDB-sė tė tregon mė tepėr respekt pėr emrin e pėrdorur me eprorin e saj Herleviēin se sa me Enver Hoxhėn. Dhe nė fund tė kėsaj pike ėshtė me rėndėsi tė pėrgjigjemi nė pyetjen: Pse Abdullah Prapashtica ėshtė aq shumė i angazhuar nė punėt e brendshme tė LNĒKVSHJ-sė, dhe mundohet ta sqaroj nė detaje (nė tė cilat therret aq keq) me pocėrkėn e vet, gjenezėn e mbaresės 'Viseve shqiptare nė Jugosllavi'.

"Jusufi na sqaroi mė nė detaje termin e „Viseve shqiptare nė Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezėn e kishte te „Zėri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-tė i PPSH-sė, dhe se tani ne po i pėrmbaheshim kėsaj terminologjie."

Abdullahu ėshtė i interesuar nė kėtė pikė sepse po tė ishte si thotė ai, rrejdhimi do tė ishte: OMLK-ja ėshtė marrė vetėm me ēėshtjen e shqiptarėve pėr atė territor qė ėshtė quajtur Krahina Socialiste Autonome e Kosovės. Jusuf Gėrvalla dhe Lėvizja e tij e kanė bėrė tė njejtėn gjė. Ushtruesi i profesionit tė udbashit, Abdullah Prapashtica ėshtė i vetmi qė me partinė e tij "komuniste" ėshtė brengos e ka luftuar pėr tė gjithė shqiptarėt nė Jugosllavi.





Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio   Mar 4 Nov - 9:51

4. Jusufi nuk ishte mbret!



Shkolla: "Me Skėnder Skėnderin (Xhafer Durmishin-shėn.) im isha takuar vetėm njėherė nė familjen Gėrvalla, nė shtator tė vitit 1981, nė prezencėn e Islam Rafunės. Pastaj, as nuk e kam parė, por as nuk kamdėgjuar mė pėr tė. Nuk e mora vesh se nga erdhi, nga Kosova apo nga ndonjė vend tjetėr, ndodhej ilegal nė Gjermani, apo kishte ndonjė leje qėndrimi. Nė fillim mendova se qėllimi i vizitės sė tij ishte ngushėllimi, por pak kohė mė vonė, pėr befasinė time, Suzana ma prezantoi si „zėvendės“ tė Jusufit! Tani e kuptova qėllimin e vėrtetė tė ardhjes sė tij. I ēuditur, ia ktheva Suzanės, se Jusufi nuk ka qenė nė dijeni se do tė vritej dhe tė parapėrcaktonte njė zėvendės... as nuk ishte mbret qė tė linte nė fron trashėgimtarin. Suzana mė sqaroi se Skėnderi (Xhafer Durmsihi-shėn. im) ishte i dėrguar i Mėrgimit, i cili ishte udhėheqėsi i ynė, dhe se pa urdhrin dhe lejen e tij ne nuk guxonim tė merrnim asnjė vendim. Pas kėmbėnguljes sime pėr tė marrė vesh se kush fshihej pas pseudonimit Mėrgimi, ajo mė tregoi se ishte Sabri Novosella." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 88)

"D O K U M E N T

Nga mbledhja e pėrbashkėt nė nivel tė pėrfaqėsuesve tė KQ tė LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ (...) Pėrfaqėsuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me kėtė propozim; tė bėhet shkrirja e dy organizatave nė njė tė vetme me emrin ”LĖVIZJA PĖR REPUBLIKĖN SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI” (LRSHJ). (...)

Pėrfaqėsuesi i LNĒKVSHJ Mėrgimi (Sabri Novosella) deklaroi: , - Duke pasur parasysh qė propozimi i bėrė nga Halimi (Osman Osmani) dhe i pėrkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotėson kėrkesat e forcave patriotike revolucionare dhe tė popullit shqiptar qė jeton nė Jugosllavi; pajtohem plotėsisht me kėtė propozim dhe shtoj; qė tė dy komitetet e organizatave tė mėparshme tė pėrbėjnė komitetin e LRSHJ kurse udhėheqėsia e Komitetit Qendror tė zgjidhet nė njė mbledhje tė ardhshme. Tė formohet njė komision nga anėtarėt e kėtij komiteti pėr pėrpilimin e programit dhe statutit tė LRSHJ. Pasi qė deri nė momentet e fundit tė jetės sė tij qė ra nga plumbat e shovinistėve serbomėdhenj e redaktoi dhe udhėhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do tė punohet me atė teknikė tė pėrsosur (Stilograf-shėn i Xh.D.) tė Jusuf Gėrvallės, propozoi qė organi i LRSHJ tė mbaj emrin ”Zėri i Kosovės”.

VENDIM

(...)

6. Organi i LRSHJ tė jetė ”Zėri i Kosovės” pasi ky emėr shpreh zėrin e Kosovės,..." (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)

Analizimin e kėsaj pjese kurrė nuk e kisha shtjellua nė kėtė formė sikur tė mos isha i detyruar. Jusufi nuk ka qenė mbret. Kjo insinuatė ėshtė shpikje e shkollės sė UDB-sė Serbe. Mbretit ia zėnė vendin vetėm biri apo bija e farefisi i gjakut. Unė nuk kam pasur kurrfarė lidhje familjare me Jusufin. Mua me te mė ka lidhur vetėm fryma dhe idetė e tij. Nė kėtė pikė ėshtė pikėrisht e kundėrta. Abdullah Prapashtica ka pasur ėndrra Kim il Sungiste, nė bazė tė tė cilave, si Kryetar i Partisė 'Komuniste' (P'K'MLSHJ) gruan e vet e ka bėrė kryetare tė grave 'komuniste', e nė Stafin e tij gjithashtu e ka pasur nipin e vet Faton Topallin me pseudonimin Qemali i cili ka qenė kryetar tė organizatės sė rinisė 'komuniste'. Se ēfarė analogjie ėshtė bėrė apo kush ėshtė pėrpjekur tė imitohet nuk mundem me e marrė me mend. Ēka do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se vetėm ata qė i kan takuar hises sė pėrēės sė Prapashticės, kan pasur shansė nė Partinė e tij 'Komuniste' sado e madhe dhe e papėrmbajtur tė ketė qenė dėshira, qejfi e Vullneti i tė tjerėve pėr ta pėrēafuar programin e saj. Bazimi nė lidhjet e pėrēės pėr Dinastin e Partisė 'Komuniste' tė Prapashticės ėshtė konsideruar si masa kryesore pėr t'i mbajtur nė distancė tė sigurt njerėzit me potencial tė madh pėr komplote e pėrēarje.

Tė kthehemi edhe njėherė tek Stilografi i Jusuf Gėrvallės.

Shkolla:"Menjėherė pas kėsaj demonstrate (sipas N.S. tė 4 korrikut 1981 nė Frankfurt-shėn i Xhafer Durmishit), ne nėntė anėtarėt e celulės „Vullneti“ u mblodhėm pėr tė diskutuar rreth mundėsisė sė grumbullimit tė parave pėr blerjen e makinės sė shkrimit, pėr tė cilėn ditė mė parė kishim diskutuar me Jusufin. (...) Nė ditėt pasuese Bardhoshi e kishte blerė njė makinė shkrimi tė tipit „Olivetti“, nė vlerė prej 13.000 markash."(Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 56)

Shkolla: "Pas blerjes sė makinės sė shkrimit (pas 20 gushtit 1981-shėn im), Jusufi bėri njė punė tė jashtėzakonshme. I nxori nga shtypi revistat „Lajmėtari i lirisė“ dhe „Bashkimi“. Nė anėn tjetėr, Kadri Zeka e kishte pėrgatitur revistėn „Liria“ dhe nė bashkėpunim me Jusufin e nxorėn nga shtypi edhe kėtė nė fund tė muajit gusht." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, f.58)

Megjithatė pėrmendja e mbretit ndoshta pėr Dinastin Dordolece e ka njėfarė kuptimi. Siē shihet nga Dokumenti i Bashkimit tė 17 shkurtit 1982, dhe dy citatet e mėsipėrme, ndoshta askush nuk ėshtė ngulė mė mirė nė Stilografin e Jusuf Gėrvallės se sa Dinastia e Shkollės. Po qė se gjėrat shqyrtohen nė kėtė kuptim, duket se ėshtė plotėsisht e arsyeshme pėr Shkollėn dhe Dinastinė e tyre dordolece dhe ata janė tė vetmit qė me tė vėrtetė kanė tė drejt ta shtrojnė ēėshtjen se a ka qenė Jusufi mbret apo jo.



5. Propozim pėr tu formuar njė organizatė e ngjashme



Shkolla: "Edhe pas propozimit tim qė tė formohej njė organizatė e ngjashme politike e mos tė bėheshin pėrpjekje pėr ta zėvendėsuar atė qė ishte e pamundur, nuk mė ngeli gjė tjetėr veēse t’i pėrfillja urdhrat e zonjės sė shtėpisė, e cila e kishte pranuar zėvendėsimin e autoritetit tė burrit tė saj me njėfarė Skėnder Skėnderin, dhe e heshtur i ishte nėnshtruar diktatit fantazmė tė Sabri Novosellės." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 88)

Vullneti i Shkollės sė UDB-sė pėr t'ia nisur prej zeros, pėr t'ia nisur nga aty ku e kishin lėnė vrasėsit e saj, nuk ka nevojė pėr koment.



6. Nuk ishte pajtuar - ishte pajtuar



Nuk ishte pajtuar Mėrgimi

Nuhi Sylejmani: "Pas shumė konsultimeve qė u bėnė pėr bashkimin e organizatave qė vepronin nė mėrgatė, u vendos qė Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla tė udhėtonin pėr Turqi. Qėllimi ishte qė tė takoheshin me Mėrgimin dhe t’i afronin qėndrimet pėr bashkimin e OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė13, pasi qė mė parė ky bashkim ishte arritur me Frontin e Kuq Popullor. Kėto biseda, sipas Bardhosh Gėrvallės, ishin tejet tė shkurtra, pasi Kadriu qė nė fillim kishte deklaruar se nuk kishte ēfarė t’iu shtonte atyre qė ishin tė shkruara nė „Tezat rreth Frontit Popullor pėr Republikėn e Kosovės“, me ēka nuk ishte pajtuar Mėrgimi." (Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 60)

Ishte pajtuar edhe Mėrgimi

Nuhi Sylejmani: "Nė takimin e radhės qė pata me vėllezėrit Gėrvalla, u bisedua pėr mundėsinė e nxjerrjes sė njė organi tė ri nė kuadėr tė LNĒKVSHJ-sė. Mosarritja e bashkimit nė mes tė OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė, i la duar tė lira Jusufit qė tė kujdesej pėr nxjerrjen e njė organi qė do t’i shėrbente interesave tė organizatės sonė. Pėr kėtė qėllim, paraprakisht ishte pajtuar edhe Mėrgimi." (Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 60)

Shkolla: "Me Skėnder Skėnderin (Xhafer Durmishin-shėn im) isha takuar vetėm njėherė nė familjen Gėrvalla, nė shtator tė vitit 1981, nė prezencėn e Islam Rafunės. Pastaj, as nuk e kam parė, por as nuk kam dėgjuar mė pėr tė. Nuk e mora vesh se nga erdhi, nga Kosova apo nga ndonjė vend tjetėr, ndodhej ilegal nė Gjermani, apo kishte ndonjė leje qėndrimi. Nė fillim mendova se qėllimi i vizitės sė tij ishte ngushėllimi, por pak kohė mė vonė, pėr befasinė time, Suzana ma prezantoi si „zėvendės“ tė Jusufit! Tani e kuptova qėllimin e vėrtetė tė ardhjes sė tij. I ēuditur, ia ktheva Suzanės, se Jusufi nuk ka qenė nė dijeni se do tė vritej dhe tė parapėrcaktonte njė zėvendės... as nuk ishte mbret qė tė linte nė fron trashėgimtarin. Suzana mė sqaroi se Skėnderi ishte i dėrguar i Mėrgimit, i cili ishte udhėheqėsi i ynė, dhe se pa urdhrin dhe lejen e tij ne nuk guxonim tė merrnim asnjė vendim. Pas kėmbėnguljes sime pėr tė marrė vesh se kush fshihej pas pseudonimit Mėrgimi, ajo mė tregoi se ishte Sabri Novosella." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 88)

Nuk kishim dijeni se kush ishte pajtuar dhe kush nuk ishte pajtuar

Shkolla: "Kisha fituar pėrshtypjen se kėto veprime nuk ishin fare tė tijat. Ai zbatonte urdhra dhe thurte komplote, por nėn diktatin e tjetėrkujt... Assesi nuk ishte vetėm! E kishte ndihmėn dhe kėshillat politike tė Hafiz Gagicės, i cili nuk dallonte aspak nga Skėnderi. Prandaj, nuk besoja se pranonte dhe zbatonte direktiva nga Sabri Novosella (Mėrgimi), tė cilin Suzana na e prezantonte si udhėheqės tė Lėvizjes, edhe pse asnjėri nga ne anėtarėt e Lėvizjes nuk kishim dijeni pėr ekzistimin e njė udhėheqėsi tė tillė!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 89)

Jusuf Gėrvalla, Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka kanė ditur pėr Sabri Novosellėn por "Luani i Komitetit Qendror tė Partisė sė Shkollės" paska mbetur i painformuar nė kėtė pikė. Pyetja e pashmagshme qė shtrohet kėtu ėshtė: Kush e mban pėrgjegjėsinė pėr mosinformimin e Luanit superior? Ėshtė interesant tė shohim memorjen fenomenale tė Shkollės, kur gjėra qė i pohojnė nė librin e tyre nė faqe 89 harrojnė tėrėsisht se ēka kanė thėnė nė faqe 60. Si ėshtė e mundur me i pajtua kundėrthėniet e rrenat e tilla skandaloze tė kėtyre farė pajtonxhinjve?



7. Mohimi i Zėrit tė pėrgjakur nga gjaku i Jusufit dhe tė tė vrarėve

"TERHEQJA" E ZĖRIT ME 8 SHKURT



Xhafer Durmishi: “Zėri i Kosovės”, organ i LNĒKVSHJ-sė, i drejtuar nga Jusuf Gėrvalla. Dalja me “Zėrin e Kosovės” si organ i LNĒKVSHJ-sė ishte planifikuar nė verėn e vitit 1981, por bisedimet me OMLK-nė e qė nxirrte revistėn “Liria” e pezulluan kėtė punė gjer nė nėntor 1981, kur doli numri i parė i saj. Nė janar 1982 doli numri i dytė. Vetura e Bardhosh Gėrvallės nė tė cilėn u vranė vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ishte e mbushur me kėtė numėr i cili posa kishte dalė nga shtypshkronja. Mu pėr kėtė, pėr aktivistėt e rrethit tė Shtutgartit kjo gazetė mori njė pėrmbajtje shumė mė tė thellė se sa qė kishte pasur pėrpara." (Organizatat politike shqiptare nė Evropėr 1979-1985, 1992, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, faqe 334 dhe www.pashtriku.org)

Shkolla e UDB-sė: "Tė nesėrmen, mė 8 shkurt (1982-shėn i Xh.D.), shkova nė shtypshkronjėn „Luzifer-Verlag“ nė Ludvigsburg, pėr ta tėrhequr numrin e dytė tė „Zėrit tė Kosovės“, me ē’rast bėra pagesėn nė shumė prej 1.300 markash." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 118)

Xhafer Durmishi: "Me tė vėrtetė tani jemi nė njėfarė krize materiale. Puna ime tani nuk ėshtė aq me rėndėsi: me rėndėsi ėshtė ajo se ne tani kemi edhe 1300 marka borxh pėr kėtė numrin e "Z" (Zėrit tė Kosovės-shėn i Xh.D.) e janė mbi emrin e Hafizit (Gagicės). E ai nė kėto momente nuk e ka punėn mirė. Shokut larg ia dėrgova njė letėr tė gjatė lidhur me kėto e gjithashtu me pėrmbajtjen e bisedimeve qė i patėm te Uka (Xhafer Shatri) nė H." (Letėr Faridin Tafallarit mė 30 dhjetor 1982, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, faqe 442)

Faridin Tafallari: "Jusufi:Po ti Suzanė, kujdes fėmijėt, t'i rritėsh dhe t'i bėsh trima. Amanet po tė lė edhe materialet qė i kam shpėrndarė tek shokėt; bodrumi ėshtė plot." (Terror Dhimbje Qėndresė, f. 52)

Pėrkundėr faktit tė ditur prej tė gjithėve qė kanė qenė nė Shtutgart se bodrumi, e jo vetėm bodrumi por edhe gepeku i kerrit, tė rrethuar nga atentatorėt, me targ HN-CY353, ka pasur pako me numrin 2 tė Zėrit tė Kosovės, i cili ka qenė gati krejtėsisht i pėrfunduar para 10 dhjetorit 1981, Shkolla e servon kėtė gėnjeshtėr: "Tė nesėrmen, mė 8 shkurt, shkova nė shtypshkronjėn „Luzifer-Verlag“ nė Ludvigsburg, pėr ta tėrhequr numrin e dytė tė „Zėrit tė Kosovės“, me ē’rast bėra pagesėn nė shumė prej 1.300 markash." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, f.118)

Mė 8 shkurt 1982 ėshtė bėrė pagesa e borxhit pėr gazetėn e cila ėshtė tėrhequr nė janar. Bardhi ka bėrė kontratė me atė firmė dhe nė kontrata tė tilla kur nė pyetje janė me mija marka, nuk janė paguar ēdo herė tė hollat nė dorė sikur e paguan dikush njė litėr qumsht nė dalje tė vetėshėrbmit. Kjo gėnjeshtėr nė kėtė formė ėshtė gatuar nga Abdullah Prapashtica, pėr ta zbutur luftėn e tij kundėr veprės sė atyre qė u vranė mė 17 janar 1982. Nuhi Sylejmani nuk ka shkuar pėr ta tėrhequr numrin dy tė Zėrit tė Kosovės, se atė e ka tėrheq Bardhoshi rreth 8 janarit 1982, por ka shkuar pėr ta paguar borgjin. Letra ime dėrgua Faridin Tafallarit e dėshmon mė sė miri kėtė punė, se nė tė shumtėn e rasteve pagesa ėshtė bėrė nė njė kohė pas marrjes sė gazetės. Ajo ēka bien shumė nė sy ėshtė edhe pėrputhja e shumės 1300 marka gjermane, megjithėse fjala ėshtė pėr dy ngjarje, njėra nė shkurt e tjera nė dhjetor 1982. Shtrohet pyetja se pse e nxitė Abdullah Prapashtica ta bėjė kėtė dėshmi tė rrejshme Nuhi Sylejmanin? Ai e bėnė kėtė pasi po tė ishte kėshtu, ia thotė atij logjika e vetė, lufta e tij qė gjthēka tė filloj nga zeroja, nga aty ku e kanė lėnė vrasėsit e UDB-sė Serbe do tė dukej pakėz mė e justifikueshme se sa nė rastin e ekzemplarėve tė Zėrit tė Kosovės, qė ishin pėrgjakur me gjakun e Jusufit nga ulėset e prapme tė veturės, apo me gjakun e tre tė vrarėve.



8. Shkrirja - Ngrirja dhe Shuarja totale e Partisė "Komuniste"



Shkolla e UDB-sė Serbe: "Pas vrasjes sė Jusuf dhe Bardhosh Gėrvallės, udhėheqjen e organizatės, nė mėnyrė misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emėrim apo vetemėrim kishte ndodhur pa dijen dhe pėlqimin tim, kur dihet se Sabri Novosella (Mėrgimi), emigrant nė Turqi, asnjėherė nuk e kishte marrė mundimin pėr riorganizimin e LNĒKVSHJ’sė, por e kishte krijuar (apo ishte kyēur) nė njė organizatė krejt tjetėr, tė quajtur „Komiteti Hasan Prishtina“. Prandaj, emėrimet e tilla, pa ndonjė marrėveshje paraprake me anėtarėt e mbijetuar tė kėsaj Lėvizjeje, do ta degradonin LNĒKVSHJ-nė, duke e shtyrė drejt dobėsimit apo shuarjes totale." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 124)



"D O K U M E N T

Nga mbledhja e pėrbashkėt nė nivel tė pėrfaqėsuesve tė KQ tė LNĒKVSHJ dhe PKMLSHJ (...)

Pėrfaqėsuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me kėtė propozim; tė bėhet shkrirja e dy organizatave nė njė tė vetme me emrin ”LĖVIZJA PĖR REPUBLIKĖN SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI” (LRSHJ). (...)

Pėrfaqėsuesi i LNĒKVSHJ Mėrgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

- Duke pasur parasysh qė propozimi i bėrė nga Halimi (Osman Osmani) dhe i pėrkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotėson kėrkesat e forcave patriotike revolucionare dhe tė popullit shqiptar qė jeton nė Jugosllavi; pajtohem plotėsisht me kėtė propozim dhe shtoj; qė tė dy komitetet e organizatave tė mėparshme tė pėrbėjnė komitetin e LRSHJ kurse udhėheqėsia e Komitetit Qendror tė zgjidhet nė njė mbledhje tė ardhshme.

Tė formohet njė komision nga anėtarėt e kėtij komiteti pėr pėrpilimin e programit dhe statutit tė LRSHJ. Pasi qė deri nė momentet e fundit tė jetės sė tij qė ra nga plumbat e shovinistėve serbomėdhenj e redaktoi dhe udhėhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do tė punohet me atė teknikė tė pėrsosur tė Jusuf Gėrvallės, propozoi qė organi i LRSHJ tė mbaj emrin ”Zėri i Kosovės”.

VENDIM

(...) 6. Organi i LRSHJ tė jetė ”Zėri i Kosovės” pasi ky emėr shpreh zėrin e Kosovės,..." (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org , 2008)

Osman Osmani: ”Tė bėhet shkrirja e dy organizatave nė njė tė vetme me emrin 'LĖVIZJA'.....”

Besnik Prishtina: "Megjithatė, pasi PKMLSHJ e realizon bashkimin LNĒKVSHJ e OMLK nė LRSSHJ, me 17 Shkurt/15 Maj 1982, vet e PKMLSHJ e ngriu aktivitetin e vet partiak....” (HISTORINĖ E SHKRUAJNE VEPRAT PRAKTIKE E JO DEKLARATAT TEORIKE, www.zemrashqiptare.net, 13 maj 2010)

Pamvarėsisht se a bėhet fjalė pėr Shkrirjen e tė Pabesit apo pėr Ngrirjen e 'Besnikut' nė kėtė rast kemi tė bėjmė me tė njetin efekt termodinamik, Shuarjen e Partisė 'Komuniste' me vite tė tėra para se i njejti fat t'i gjej partitė 'komuniste' tė tė njetit brum, (tė ngushlluara me telegrame nga Abdullahu e Osmani) duke pėrfunduar aty ku pėrfundoi Muri i Berlinit.

Lėvizja e Jusuf Gėrvallės u shkri nė Lėvizje dhe Vėrshoi, Zėri i Jusuf Gėrvallės i dha rezonancė me amplitudė maksimale Zėrit tė Kosovės dhe Jehoi, siē do tė Jehoi pėrjetėsisht. Ky Vendim, ky Dokument ėshtė fakti i pėrjetėsimit tė Zėrit e Lėvizjes sė Jusuf Gėrvallės - LNĒKVSHJ.



9. Vazhdimi i punės nga aty ku e kishte lėnė Jusufi dhe

vazhdimi i punės aty ku e kishte lėnė UDB-a Serbe



Shkolla e UDB-sė: "Menjėherė pas kėtij bashkimi, nga Turqia pėr nė Gjermani udhėtuan Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani. U vendosėn nė familjen Gėrvalla nė Untergrupenbach tė rrethit tė Heilbronn-it. Vazhduam punėn aty ku e kishte ndėrprerė Jusufi, duke i pėrfunduar artikujt e pėrgatitur prej tij." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 126)

Vėzhguesi i Dordolecit, Osman Osmani nuk ėshtė marrė nė asnjė pikė e me asnjė germė tė vetme me Zėrin e Kosovės, tė LNĒKVSHJ, tė marsit 1982. As unė e lere mė ky far vėzhguesi, nuk kemi pėrfunduar asnjė artikull tė Jusufit, pasi ai nuk ka lėnė asnjė artikull tė nisur e tė papėrfunduar. Ka qenė plani qė Zėri i Kosovės, i marsit 1982 tė del si organ i Lėvizjes pėr Republikė. Vėzhguesi ka ndėrhy duke thėnė se ėshtė mė mirė tė del nė emėr tė LNĒKVSHJ. Plani i Shkollės ka qenė qė pėrkundėr nėnshkrimeve tė tyre, ēėshtjen e emrit tė gazetės dhe tė gjitha ēėshtjet t'i shtrojnė prej fillimit, pra t'ia nisin prap prej zeros nė takimin kur do tė merrnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e OMLK-sė. Nė kėtė kuptim mund tė thuhet se Dordoleci dhe Vėzhguesi i tij ishin tė dehur prej suksesit. Ata, brenda dy orėve tė vona tė 17 shkurtit 1982, kishin arritur t'i ndėrprenin-pėfundonin dy gazeta tė tyre famoze, andaj mendonin se tė njejtin sukses do ta pėrsėritnin edhe me Zėrin e Jusufit. Plani dhe misioni im ka qenė qė me forcat e mia ta vazhdoj punėn nga aty ku e ka lėnė Jusufi. Plani i Osman Osmanit ėshtė pėrputhur me planin e UDB-sė. Plani i UDB-sė me vrasjen ka qenė qė ne tė detyrohemi me ia nis prej zeros. Argumenti "t'ia nisim prej zeros" ishte baza e veprimeve tė Abdullah Prapashticės dhe Osman Osmanit.



10. Faqosja e Zėrit tė Jusufit sipas falsifiktarorėve tė

pa faqe d.m.th. tė pafytyrė



Shkolla e UDB’sė: "Nxjerrja e kėtyre dy numrave, tė shkruar dhe daktilografuar nga kjo redaksi, u ndihmua teknikisht (faqosja dhe pėrgatitja pėr shtyp) nga “marksist- leninistėt gjerman” tė rrethit tė Stuttgard- it." (Nuhi Sylejmani, Vrasje e trefishtė, 2010, faqe 126)

Me fjalėt Nxjerrja e kėtyre dy numrave mendohet nė "Zėrin e Kosovės" (organ i LNĒKVSHJ) nr.3, mars 1982 dhe "Zėri i Kosovės" (organ i LRSSHJ) nr.1, qershor 1982. Historia e pėrgatitjes sė kėtyre dy numrave ėshtė krejtėsisht e ndryshme prej njėri tjetrit. Numri i marsit nuk ėshtė daktilografuar nga vėzhguesi "komunist" dhe as nga ndonjė komunist gjerman, por pikėrisht nga njė firmė kapitaliste gjermane pėr ēmimin prej 1400 DM, prej tė cilėve ėshtė daktilografuar, radhitur nė formėn e shtyllave, gjerėsinė e tė cilave ua kam caktuar unė. Neve, shokėve tė Jusufit, na ėshtė dhėnė filmi i shtyllave (nė pllaka plastike) tė cilat pastaj janė pre dhe pėrgatitja grafike e faqeve (faqosja, nėse e pėrdorim shprehjen e rrencave tė pafaqe) nė 24 faqe A4 ėshtė bėrė nė shtėpinė e Jusufit nga Suzana dhe unė. Pastaj ėshtė bėrė dorėzimi pėr shtyp nė tė njejtėn firmė. Letra e mėposhtme e vėrteton atmosferėn e asaj kohe mė sė miri.

Xhafer Durmishi (Shpendi): "Organin e dorėzuam pėr radhitjen e shtylave na kushtoi 1400 DM. Janė 17 artikuj (pa poezi). S’bashku me fotografitė dhe titujtė besoi se do tė dal mjaftė material. Pjesa dėrmuese e shkrimeve ėshtė e Sokolit, megjithėse nga kapuēonėt nuk ėshtė kthyer as gjysma e materialeve tė pregatitura pėr numėr. Organin do ta nxjerrim si numrin 3 tė LNĒKVSHJ, por pėr hirė tė informimit mė tė shpejtė, qė tė mos presim deri tek numri i ardhshėm do tė dalim me njė fletė tė shkapur si te Lajm. Nr 3, duke e quajtur shtojca e zėrit. artikujtė e saj “Njė udhėtim nė izr...” dhe “Plisi i bardh mbi faqe tė zezė” nuk u dorėzuan nė radhitje pasi H. e kishte humbur ndėrsa tė dytin arkatari ma solli me vonesė. Unė i kisha dorėzuar nė radhitje pėr hirė tė shpejtėsisė edhe pse kėshtu krejtėsishtė s’na doli, dhe mė tepėr pėr shkak tė familjes vendosėm qė kėtė numėr ta punojmė nė shtypin e qytetit, sepse kėta kapuēonėt interesohen fortė se ē’po bėhet, e pa rregullimin e shoqes sė Sokolit nuk kishim mund t’i largojmė mjetet e punės siq ėshtė njė makinė e tillė. Dhe besojė se kjo ėshtė e arsyeshme. Kam frikė se organi do tė na del me ca gabime gjuhėsore jo pėr fajin tonė, por pėr shkak tė atyre qė e pregadisin." (Letėr dėrguar Sabri Novosellės, mars 1982. Marrė nga Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekėsisė nė ato vite tė stuhishme..., Tiranė 2010, faqe 285-286)

Pas daljes sė numrit 3 (mars 1982) tė Zėrit tė Kosovės, po kaloj shkurtimisht tek mbledhja e 14 e 15 majit nė mes meje, Xhafer Shatrit dhe Vėzhguesit e pėrfaqėsuesit 'komunist' tė PKMLSHJ, Osman Osmani i cili kėrkoi qė tė ndėrprehet, pėrfundoi "Zėri i Kosovės" i pėrgjakur nga vrasja e 17 janarit 1982. Se ēfarė pėrshtypje i bėri kjo punė Xhafer Shatrit e tregon kjo letėr e shkruar tė nesėrmen mė 16 maj 1982, pėr Xhafer Durmishin dhe Osman Osmanin ku pos tjerash thuhet:

Xhafer Shatri: "Po qė se ju jepet rasti, ju lutem qė t'ia pėrcillni Kamberit (Sabri Novosellės-shėn i Xh.D.) argumentimet tona lidhur me nevojėn e ndryshimit tė emrit tė organit (ndryshmit tė emrit 'Zėri i Kosovės' me njė tjetėr, pra me ia fillua prej zeros-shėn i Xh.D.) dhe pėrpiquni tė jeni sa mė origjinal dhe sa mė tė arsyeshėm dhe kėtė mos e bėni sa pėr ta bėrė, por vetėm pse ėshtė shumė e nevojshme." (Letėr Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit, 16 maj 1982. Marrė nga Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranė 1998, faqe 163)

Xhafer Durmishi. "Dje e mora njė letėr nga Xhafer Shatri. Po ta dėrgoj tė fotokpjuar. Edhe letrat tuaja tė dėrguara tek shoku gjerman i mora. Do tė veprohet asisoji dhe besoj se do tė ndikoj pozitivisht. Momentalisht nuk kemi gjetur banesė por sot do tė shikojmė njė vend pėr njė dydhomėshe qė kushton 400 DM nė muaj. Nėqoftėse nuk ėshtė e zėnė do tė bėhet shumė mirė. Kėtu po ta dėrgoj edhe nga njė letėr qė kamė marrė nga Suedia dhe SHBA. Jemi duke punuar nė dalje tė revistės, por prap se prap emri i saj po kontestohet e diskutohet. Prej Ankaras nuk ka ardhė ndonjė material." (Letėr Sabri Novosellės, 22 maj 1982)

Nė ditėt nė vazhdim e kam pėrgaditė numrin e parė tė Zėrit tė Kosovės, dhe nė kėtė numėr ideologu Abdullah Prapashtica me shokėt e vetė nuk kontribuoi me asnjė germė tė vetme. Tė vetmin kontribut qė Osman Osmani e ka bėrė pėr kėtė numėr ka qenė daktilografimi i dy shkrimeve tė mija dhe kėrkesa e tij qė tė hiqet citati i Jusufit: "Nė ballė tė kėtij populli dhe tek kėmbėt e kėtij populli, flijimi dhe vdekja pėr realizimin e aspiratave tė tij, do tė na vijnė si pėrjetimi mė i bukur e mė fisnik nė gjithė jetėn. Dhe s'do tė ketė forcė qė tė na ndalė nė rrugėn tonė tė ndritshme."

Kėrkesėn e tij, me arsyetimin se mos Jusufi po pėrjetėsohet mė shumė se sa duhet dhe atė kurriz tė Abdullahut dhe jo tė pėr shkak tė meritave tė veta, e kam pranuar dhe e kam hequr kėtė citat. Efekti i kėtij "kontributi tė anėtarit tė redaksisė" ishte i asaj natyre sa ky Vėzhgues u bė i padurueshėm nė rrethin e Jusufit dhe u detyrua mė vonė tė gjej ndonjė mes tjetėr pėr ta bėrė objekt tė vėzhgimeve tė tija. Befasia e rrethit nė Shtutgart nga kėrkesa e Osman Osmanit e Abdullah Prapashticės dukej edhe mė interesante nė dritėn e insistimit tė tyre tė marsit, kur me me ēdo kusht kishin kėrkuar tė del Zėri i Kosovės, si Zėri i Jusufit, nė emėr tė LNĒKVSHJ (pėrkundėr bashkimit e nėnshkrimeve tė 17 shkurtit) me arsyetimin qė UDB-ja tė mos mendoj se ia ka arritur qėllimit.

Pėrveē heqjes sė citatit, Osman Osmani ma pėrcolli edhe njė porosi rigoroze nga Abdullah Prapashtica, qė ta kam nė mendje gjatė publikimit tė artikujve tė shkruajtur nga unė. (Skender Skenderi=Xhafer Durmishi)

Osman Osmani: Nė asnjė pikė nuk guxon tė devijohet nga kėrkesa "Kosova Republikė!", apo tė bėhen aludime tjera.

Skender Skenderi: Pse po u kėrkoka ky rigorozitet pikėrisht nė kėtė numėr?

Osman Osmani: Sepse ky do tė jetė numri i fundit i Zėrit tė Kosovės, dhe i Lėvizjes pėr Republikė!

Skėnder Skėnderi: Si ėshtė e mundur kjo?

Osman Osmani: Ėshtė e mundur sepse Partia jonė Komuniste ia ka dėrgua njė Notė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, qė ta shqyrtoj nė Kongresin XII, qė do tė filloj mė 26 qershor 1982.

Skender Skenderi: Cilat do tė jenė rrjedhimet nga kjo?

Osman Osmani: Partia jonė Komuniste i ka dėrguar ultimatum Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė.

Skender Skenderi: Ēka thuhet nė ultimatumin e Partisė tuaj Komuniste?

Osman Osmani: Thuhet kjo: PKLMSHJ, autore, ideatore dhe organizatore e kėrkesės Kosova-Republikė, pret nga Kongresi XII i LKJ ta aprovoj kėrkesėn e PKMLSHJ-sė Kosova-Republikė. Nėse kjo nuk ndodh, PKMLSHJ do tė heq dorė nga kjo kėrkesė dhe do tė kalojė nė kėrkesėn pėr bashkim kombėtar, dhe do ta formoj Armatėn e Kuqe Shqiptare. Tė gjitha pasojat e pakėndshme tė kėsaj pune do tė bien mbi LKJ-nė.





Abdullah Prapashtica: "Nė ultimatumin e fundit qė ia kam dėrgua udhėheqjes jugosllave nė Beograd nė vitin 1981, ju kam than se: ose do tė pranohet kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės, brenda te cilės do tė bashkohen gjitha viset shqiptare nėn sundimin e Jugosllavisė, ose Jugosllavia do tė zhduket nga harta gjeografike!"

(Letėr-urimi Isa Mustafės, www.zemrashqiptare.net, 9 nėntor 2010)




Skender Skenderi: Pėrveē taksiratit qė po i ndodhka LKJ-sė, ēdo do tė thotė kjo konkretisht kėtu pėr ne nė muajt mė tė afėrm?

Osman Osmani: Kjo do tė thotė se do tė bėhet e qartė pėr ty dhe pėr tė gjithė tė tjerėt se jetoni nė epokėn e Abdullah Prapashticės, dhe jo tė Jusuf Gėrvallės apo tjetėr kujt. Jusuf Gėrvalla dhe tė tjerėt nuk janė vizionarė tė kalibrit tė Abdullahut. Partia jonė Komuniste e ka gjykuar mirė se kur duhet luftuar pėr Republikė nė kuadėr tė RSFJ dhe kur nuk duhet.

Nė kėtė kohė unė, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinj, momentalisht banonim nė Bitigheim-Bisingen, nė katin e epėrm tė njė restorani. Kushtet pėr punė tė cilėn e bėnim nuk ishin tė mira. Pėr kėtė arsye Haxhi Berisha e pyet Hasan Veselin, i cili ishte afruar me ne, se a mund ta vendosim makinėn nė shtėpinė e tij. Duhet cekur mirė se nė kėtė kohė disa shokė kanė qen shumė tė gatshėm me na ndihmua nė mėnyrė shoqėrore nė atė qė quhet sferė shoqėrore, por kanė dashur (gjė qė ėshtė shumė normale) qė sferėn private ta kenė vetėm pėr vete. Hasani i gjendur ngusht, tha se nė banesėn time nuk ka mundėsi, por e kam njė tė afėrm nė Ulm, ku ndoshta ka mundėsi mė tė mira. Pėr shkak se ne gjendeshim nė njė pozitė mė tė vėshtirė se sa mund tė mendohet (pasi Jusufi nuk kishte lejuar asnjė shok nga rrethi i vetė tė kėrkoj azil) ne i tham se bėnė me shkua e me e pa. Nė Ulm udhėtuam unė, Osman Osmani e Hasan Veseli. Kur e mori vesh i afėrmi i tij se me ēka merremi, ai u frigua, pasi nuk banonte aspak vetėm, por puna jonė mund tė vėrehej edhe prej disa tė tjerėve. Jemi kthyer menjėherė, vetėm sa kemi pi nga njė kafe. Menduam tė punonim nė lokalin e librarinė e Partisė Komuniste Gjermane nė Shtutgart, nė adresėn: Hausmannstr. 107, 7000 Stuttgart, por edhe nė kėtė lokal nuk qėndruam mė shumė se njė pasdite.

Puna kryesore u bė dhe pėrfundua nė konviktin e Studentėve nė:

Studentenwohnheim

Eduard-Spranger-Straße 7

71634 Ludwigsburg

nė tė cilin u vendosėm pas disa ditėsh.

Tė kthehemi edhe njėherė te citati i shkollės sė UDB-sė, tek faqosjet e tė pafytyrėve.

Shkolla: "Nxjerrja e kėtyre dy numrave, tė shkruar dhe daktilografuar nga kjo redaksi, u ndihmua teknikisht (faqosja dhe pėrgatitja pėr shtyp) nga “marksist- leninistėt gjerman” tė rrethit tė Stuttgard- it." (Nuhi Sylejmani, Vrasje e trefishtė, 2010, faqe 126)

Shtrohet pyetja: pse Shkolla e bėnė kėtė gėnjeshtėr e fyerje tė Jusufit dhe shtėpisė sė tij? Sipas shkollės sė UDB-sė, nė atė shtėpi ku ka dalė revista Lajmėtari i lirisė, numri i fundit i gazetės Bashkimi, tre numra tė revistės Liria dhe dy numra tė Zėrit tė Kosovės pėr tė gjallė tė Jusufit, me atentatin e vdekjen e Jusufit vdesin edhe tė gjitha njohuritė se si luftohet kundėr UDB-sė Serbe, vdesin tė gjitha njohuritė se si pėrgatitet teknikisht njė gazetė. Siē do ta shohim nė ndonjė rast tjetėr nuk ėshtė vetėm Shkolla ajo tė cilės i pėlqen ideja apo shprehja se me vdekjen e Jusufit shuhet ēdo gjė, dhe se pas tij kemi qenė tė detyruar me ia fillua prej zeros. Kulmi i gjithė kėsaj djallėzie na del, se sa mė shumė qė tė themi se me Jusufin vdes e shuhet ēdo gjė aq mė shumė nderohet e lartėsohet puna e tij madhore, e cila na del aq madhore sa menjėherė pas vdekjes shuhet e bėhet e mundshme tė mirret nėpėr kėmbė prej kujtdo qoftė duke pėrfshi edhe shkollėn e UDB-sė Serbe.

E vėrteta ėshtė se kėshtu nuk ka ndodhė mė 1982, as mė 2009, as 2010 dhe as nuk do tė ndodhė kurrė.



11. Abdullah Prapashtica dhe vėzhguesi i tij Osman Osmani

si "hotelierist e pronar ēelėsash" nė Kėshtjellėn e pamposhtur

tė Jusuf Gėrvallės



Pikėrisht pas dorėzimit tė Hysen Gegės nė dorėn agjentit tė UDB-sė, Sadik Blakajt, I. Kelmendi, figura frontale e Frontit tė emėrtuar nga UDB-a, tregon se dhoma e vetme e mysafirėve nė shtėpinė e Jusufit ėshtė quajtur dhoma e Miranit, nė tė tė cilėn Jusufi nuk ka lejuar tė hyj tjetėrkush.

Ibrahim Kelmendi: "Kur u ndanė (Ibrahim Kelmendi prej shokut tė mirė e tė pastėr si loti, agjentit tė UDB-sė Sadik Blakaj dhe Hysen Gegės me rastin e nisjes sė tyre pėr nė Kosovė, mė 19 dhjetor 1980-shėn. i Xh. D.), Mirani shkoi te Jusufi e Bardhi. Ata ndėrkohė ishin vendosur me banim nė Untergruppenbach, njė fshat i madh nė afėrsi tė Hajlbronit dhe Shtutgartit. Aty kishin zėnė me qira njė shtėpi tė re, dy katshe e gjysmė, pėrkatėsisht dy kate dhe ēati. Shtėpia e sapondėrtuar po pranonte banuesit e parė. Nė katin e dytė, tė cilit gjermanėt i thonė kat i parė, pėrballė pėrfundimit tė shkallėve, ishte njė dhomė e vogėl rreth dhjetė metra katrore. Kėtė dhomė Jusufi e kishte caktuar vetėm pėr Miranin. Fėmijėt kishin filluar tė parėt t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kėshtu kishin filluar t’i thoshin tė gjithė anėtarėt e Familjes Gėrvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqė kėshtu kishte urdhėruar Jusufi." (Atentatet, Prishtinė 2007, f.184)

Njė fjalė popullore thotė: 'Kur tė kesh vend nė zemrėn e dikujt, bythės i gjendet vendi lehtė.' I. Kelmendi ėshtė tepėr i sigurtė se e ka pas vendin e veēantė nė zemrėn e Jusufit, por kjo atij si duket nuk i ka mjaftua. Ai nė mėnyrė mahnitėse na e ka dėshmua se tek Jusufi, pasi e ka dorėzua Hysen Gegėn nė dorėn e Sadik Blakajt, nė dorėn e shokut tė vetė tė mirė, tė sinqert e tė pastėr si loti, nė dorėn e UDB-sė, e ka pasė njė ēerdhe, njė fole pėr ta pushua bythėn e vetė. A mund tė jetė e vėrtetė kjo dhe prej nga, e prej cilit hotel e ka kopjuar kėtė iden pėr dhomėn e Miranit qė rimon aq mirė me njė hero tjetėr tė hoteleve, kur para hotel Interkontinetalit, nė Grand tė Prishtinės sigurisht nga personeli qenka informuar pėr dhomėn e Arkanit.

Kur ėshtė vendosė Jusufi nė Untergruppenbach, nė adresėn e famshme Habichthöhe str. 40? Kėtė duhet ta dij familja e Jusufit. Kjo ėshtė njė punė qė vėrtetohet lehtė. Cila dėshmi publike gjer mė sot tregon kohėn se kur Jusufi ėshtė vendosė nė Untergruppenbach, Habichthöhestr. 40? Dokument publik tani pėr tani kemi letrėn e Jusufit dėrguar Enver Hoxhės mė 19 gusht 1980 pikėrsisht e dėrguar nga Untergruppenbachu.

Mė 4 qershor 1980 I. Kelmendi i shkruan kėto fjalė Faridin Tafallarit:

Ibrahim Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lėnė pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur tė mbyllet nė lėkurė tė vet, ose tė themelojė apo edhe ka organizatė nė vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokėt tanė, tė cilėt mbanin kontakt me tė dhe konsultoheshin." (Letėr Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranė, 1998, f. 159)

Kjo do tė thotė se tė paktėn prej gjysėmės sė dytė tė majit 1980 Jusufi nuk ka asnjė kontakt tė vetėm me I. Kelmendin deri nė prag tė 28 Nėntorit 1980, d.m.th. fiks 6 muaj.

Ibrahim Kelmendi: ”Kjo gjendje vazhdoi derisa Jusufi e Mirani u takuan nė festėn e 28 Nėntorit, nė Nürnberg. Nė manifestim Jusufi bėri njė diskutim, jo fjalim, por shumė pėrmbajtėsor. Qė tė dy kishin presion nga Vasili e Maksi pėr tė rivendosur bashkėpunimin. Ata me tė dy mbanin lidhje dhe iu bėnin pėrherė lutje qė tė pajtoheshin e tė bashkėvepronin.” (Atentatet, Prishtinė 2007, f.174-175)

Kjo do tė thotė se I. Kelmendi as nuk e ka pa shtėpinė e Jusufit nė Untergruppenbach, nė kėta gjashtė muaj (tė paktėn jo nga brenda), pėrpos nėse i porositur ėshtė sjellė jashtė saj me qėllim tė pėrgjimit.

Faridin Tafallari: "Jusufi ka dyshuar tek Ibrahim Kelmendi, duke e ditur se si mendonin ky dhe "shokė" tė tjerė pėr likuidimin e tij. Jusufi nuk e ka pasur shok I. Kelmendin, kėtė e di edhe vetė ai. Nė njė bisedė lidhur me I. K. Jusufi mė tha se i kishte thėnė Ibrahimit qė mos t'i afrohet mė afėr se 50 metra te shtėpia e tij." (Dhimbje Krenare, Tiranė 1998, faqe 114)

Se Ibrahim Kelemendi fletė pėr interesa tė veta pėr dhomėn e Miranit, disa herė nė librin e tij Atentatet, e sipas kronologjisė nė kėtė libėr, pėr herė tė parė e pėrmend mė 19 dhjetor 1980, mundet edhe me u kuptua mė lehtė. Por ajo ēka ėshtė mė delikate ėshtė se pėr interesa tė kujt flet Dezertori i UDB-sė Serbe dhe Vėzuguesi i tij, pėrmes Nuhi Sylejmanit, i cili e paska pasur pėr detyrė tė kujdeset pėr familjet e Vėllezėrve Gėrvalla.

Shkolla e UDB’sė Serbe: "Pas largimit tė Saimės, Suzana na ftoi nė dhomėn e ndarė enkas pėr shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam tė gjithė sa kishim ngelur nė familjen Gėrvalla, unė, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam pėr t’ju treguar diēka tha, dhe e shpaloi palėn e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lėnė cullak aty“, kurse unė i thashė Suzanės tė m’i jepte mua paratė. Pa hezitim ajo m’i dha. I numėrova dhe i vendosa nė arkė nė prezencėn e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratė e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketė fshehur nė dhomėn ku kishte qasje vetėm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrė!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 123-124)

Shkolla e UDB’sė Serbe: "Enigmė mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gėrvalla fshehur nė dhomėn e ndarė enkas pėr Ibrahim Kelmendin." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, faqe 156)

Nė dhjetor 1980 nėn ndikimin e shokėve tė Shtutgartit dhe sidomos tė Hysen Gegės, Jusufi pėr llogari tė I. Kelmendit e pėrgatitė dhe boton numrin e Bashkimit, nė tė cilin shkruan nr. 1 Janar 1981, Viti i tretė i botimit. Punėn me kėtė numėr Jusufi e pėrfundon disa ditė para vitit tė ri, pra para se I. Kelmendi ta dorėzoj Hysen Gegėn nė dorėn e agjentit tė UDB-sė Sadik Blakaj (mė 19 dhjetor 1980), shokut tė mirė, tė sinqert e tė pastėr si loti tė Ibrahim Kelmendit. Se I. Kelmendi e ka pas Sadik Blakajn shok tė mirė, tė sinqert, e tė pastėr si loti ėshtė bėrė e ditur mė 1997 nga Faridin Tafallari. Jusufi nuk ka ditė pėr pėrmbajtjen dhe ekzistencėn e kėsaj letre por vjen nė konkludimin e vet pėrfundimtar dhe ndėrpren tė gjitha marrėdhėniet me Ibrahim Kelmendin.

Nė shtėpinė e Jusufit ka pasur vetėm njė dhomė pėr musafirėt. Nė te kanė fjetur mė sė shumti Haxhi Berisha e Naim Haradinaj, e gjithashtu edhe tė gjithė mysafirėt tjerė tė Vėllezėrve Gėrvalla. Nė atė dhomė tė musafirėve ka qėndruar pėr disa kohė edhe Osman Osmani, Vėzhguesi i Abdullah Prapashticės, tė cilin nė atė kohė e konsideronim si shok tė barabartė dhe i kuptuar si i tillė ka hy nė atė shtėpi. Nė vitin 2010 ėshtė vėrtetuar me shkrim misioni i tij i pabesė, ku ai ishte aty vetėm me qėllim tė vėzhgimit dhe asgjė tjetėr.

Nuhi Sylejmani, Luani superior, edhe pse ka deklaruar se e ka menqurinė e trimėrinė e Azem Galicės, trimėri e menquri tė cilat i ka me tė leme dhe jo me tė mbleme (pra tė lindura e tė atij lloji qė nuk mund tė blehen nė bankat e shkollave), megjithatė nuk ėshtė i vetėdijshėm se ēfarė pabesie e ēfarė shitje u ka bėrė Vėllezėrve Gėrvalla kur ka pranuar ta vendos nėnshkrimin e vetė pas fjalėve tė shkruara nga Abdullah Prapashtica. Atė ēka nuk e din Nuhiu e dinė shumė mirė ish udbashi dhe Vėzhguesi i tij. Njė ditė kur tė dalin dokumentet nga arkivat e UDB-sė, vėrtetimet nga Serbia, Kroacia apo Sllovenia e Dollancit, se si kanė shkuar disa punė rreth Shtutgartit nė vitet 1980-1982, apo nė fund tė fundit sikur tė mungonin fjalėt e shkruara nga Jusufi, atėherė vetėm mundet me u marrė me mend se ēka do tė thoshte pėr Jusufin, sikur shtėpia i tij nė Habichthöhe 40, nė Untergruppenbach, tė kishte qenė ēerdhe ekskluzive e shokut tė mirė tė Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendit.

Nė kėtė pikė hisorinė e vet e ka shkruar Jusufi dhe pėrpjekja e Shkollės sė UDB-sė do tė kthehet si bumerang kundėr saj.



12. Pėrkujdesja e Vėzhguesit pėr familjen e Jusuf Gėrvallės

duke e shpėtuar atė prej hamendjeve



Shkolla e UDB-sė: "Pas gjithė asaj tragjedie, dukej se jeta nė Untergruppenbach pėr familjen Gėrvalla ishte bėrė e padurueshme. Ishim tė pranishėm unė, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi kėtė bisedė. U dhanė disa propozime. Dikush ishte i mendimit tė largohej vetėm nga ky rreth, duke u zhvendosur nė njė krahinė apo qytet tjetėr brenda territorit gjerman. Pati propozim qė kjo familje tė vendosej nė njė shtet tjetėr evropian. ... Pas shumė hamendjesh, Suzana vendosi qė ajo me fėmijėt e saj tė strehoheshin nė Shqipėri, kurse Tusha pėr disa muaj tė qėndronte nė Gjermani, pėr shkak tė shtatzėnisė, e pastaj tė vendoste. Pėr kėtė vendim duhej njoftuar ambasada e Shqipėrisė nė Vjenė. Vendosem qė me kėtė punė tė merrej Xhafer Durmishi." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, 2010, faqe 128)

Jusuf Gėrvalla: "Cicėrimė mė tė ėmbėl e mė prekėse nė dhe tė huaj thuase nuk kish."

Faridin Tafallari: "Suzana do tė shkonte nė Shqipėri; asaj iu bė e mundur qė tė shkonte dhe tė jetonte aty me gjithė fėmijėt e saj (Premtonin, Donikėn dhe Ergonin). Pra do tė shkonte nė shtetin amė qė aq fort e kishte dashur Jusufi. Ekziston njė letėr tė cilėn Jusufi ia ka dėrguar Enver Hoxhės dhe ku ndėr tė tjera thuhet:

I dashuri shoku Enver,

Djali im dyvjeēar e gjysėm po llafosej me tė motrėn tetėvjeēare ndaj tė gdhirė.

- Dua, - i thoshte asaj - tė vijė me ty nė shkollė.

- Kur tė rritesh edhe pak - ia ktheu ajo dhe shtoi me njė dlirėsi tė dhemshur fėmijėrore;

- Kur t'i bėhesh ti motrės pėr shkollė, ne do tė jemi nė Shqipėrinė tonė tė dashur.

Cicėrimė mė tė ėmbėl, por edhe mė prekėse, pėr tė mė nxjerrė gjumin e njė mėngjesi tė gdhirė me pėrtesė nė dhe tė huaj, thuase nuk kish. Isha i lumtur qė fėmija im s'e hiqte mendjen nga mundėsia pėr tė jetuar nė Shqipėrinė tonė tė dashur. Por fjalėt e saj mė prekėn shumė se sendėrtimin e dėshirės sė fėmijėve tė mi nuk e kisha unė nė dorė...'" (Terror dhimbje qėndresė, Tiranė 1997, faqe 59-60)

Xhafer Durmishi: "Nė orėt e vona tė natės sė 16 shkurtit 1982 (me Sabri Novosellėn) e kemi marrė autobusin, dhe nė njė natė qė dukej shumė e ftohėt, kemi udhėtuar deri nė Ankara ku kemi mbėrri nė mėngjesin e 17 shkurtit. Kemi shkuar drejtė nė ambasadėn shqiptare. Pas njė bisede tė gjatė, Bujar Hoxha, djali i Kadri Prishtinės, nė prani tė Sabri Novosellės, ma ka komunikuar vendimin e PPSH (apo thėnė me drejtė tė Enver Hoxhės) pėr pranimin e gruas dhe fėmijėve tė Jusufit nė Shqipėri, kėrkesė tė cilėn ia kisha bėrė Engjėll Kolanecit, me dėshirė e porosi tė Suzanės, dėshirė e ide tė cilėn Jusufi ia ka mbjellė qysh kur ai ka qenė gjallė." (Raport nga Habichthöhe, punim nė dorėshkrim)

Komiteti "Vėllezėrit Gėrvalla": "Shpendi pasi i numėroi disa detyra qė i ka pasur Drita si shoqja mė e ngushtė e Sokolit (pėr tė cilat disa nga tė pranishmit nuk kan qenė nė dijeni) e njėherit i njoftoi se ajo pas njė kohe do tė shkoj nė A. (Australi-shėn i Xh.D.). Ai atė e propozoi si sekretare deri sa ajo tė jetė nė mesin tonė. (...) Me shkuarjen e Dritės ne do tė mblidhemi prap dhe nė vendin e sekretarit do tė zgjedhet Halimi. "(Letėr drejtuar Komitetit tė degės sė LRSHJ ”Hasan Prishtina" nė Turqi mė 26 shkurt 1982, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qėndresė, Tiranė 1997, f. 357-358)

Pėrmes kontaktit me Pajazit Ibrahimin kisha marrė lidhje me Shoqėrinė Bashkimi Kombėtar Bajram Curri nė Australi. Pėr ta ruajtur fshehtėsinė e plot derisa tė kryhej puna, patėm thėnė se familja e Jusufit, nėn pėrkujdesjen e Rilind Bytyqit me shokė do tė vendoset nė Australi.

Xhafer Durmishi: "Pėrcjellja e Suzanės, Premtonit, Donikės dhe Ergonit pėr Shqipėri. Pas kėrkesės qė ia kisha bėrė Engjėll Kolanecit pėr vendosjen e Suzanės me fėmijėt nė Shqipėri, e cila ishte edhe kėrkesė e Suzanės dhe dėshirė e shprehur mė parė nga vetė Jusufi, dhe ardhjes sė pėrgjegjies pozitive qė m'u komuikua nga Bujar Hoxha nė Ankara mė 17 shkurt 1982, nė fund tė marsit u bė organizimi i dėrgimit tė familjes sė ngushtė tė Jusufit nė Shqipėri. Pas bisedave qė kisha bėrė me Engjėllin, nga Untergruppenbachu, mė 28 mars 1982, u nisėm Haxhi Berisha, Faridin Tafallari, Nuhi Sylejmani dhe unė. Faridini pėr kėtė rrugė e ka huazuar njė kombi prej Nami Ramadanit, nga fashati Tenovė i Tetovės, qė jetonte nė Esslingen. Faridini me Nuhiun e kanė ngarkuar kombin me tesha e sende. Unė e Haxhi Berisha me Suzanėn dhe fėmijėt e kemi marrė trenin nga Shtutgarti pėr nė Vjenė. Adresėn e takimin na e ka caktuar Engjėll Kolaneci. Atė ditė ne tė gjithė jemi takuar nė Muzeun, nė tė cilin gjendej shpata e Skėnderbeut. Unė, Faridini dhe Nuhiu jemi pėrshėndetur me Suzanėn, Premtonin, Donikėn e Ergonin nė Muze dhe jemi kthyer sė bashku me kombin e Namiut. Haxhi Berisha ka qėndruar mė gjatė se ne me familjen atė ditė dhe ėshtė kthye mė vonė, vetėm, me tren."

Nė pėrfundim pėr ta ilustruar trimėrinė, menēurinė e lindur, luftėn e 'komunistėve' kundėr sllavėve nė bazė tė parimeve tė internacionalizmit proletar, dhe respektin pėr shkollat e ndryshme tė shprehura nė librin e Shkollės 'komuniste' nė shqyrtim, t'i shohim kėto fjalė Pol Pot-iste tė Dinastisė Dordolece Kim il Sungiste:

”Suzana ishte nė pėrkrahje tė Skėnder Skėnderit (Xhafer Durmishit-shėn im), duke e cilėsuar atė si student tė diplomuar e qė i dinte mė mirė se unė kėto punė. Isha i nevrikosur, ndoshta mė tepėr se ē’duhej, andaj ia ktheva Suzanės se pėr tė luftuar kundėr sllavėve nevojitet guxim, strategji, menēuri e jo diplomė... as Shota e Azem Galica kur luftuan kundėr ēetnikėve serbė nuk patėn diploma, por jehona e trimėrisė sė tyre dekada me radhė ua futi tmerrin nė bark ushtarėve serbė...” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtė, Prishtinė 2010, faqe 118-119)

Pėr tė evituar ēdo keqkuptim dua tė them se pėrkujdesja ime pėr familjen e ngushtė tė Jusufit, si shok nė mesin e shokėve tė Jusufit ėshtė e njė afati tė kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetėm e vetėm nga 21 janari gjer mė 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditė. Sa i pėrket qėndrimit ndaj Bardhoshit e Jusufit si luftėtar e ideolog i lirisė, si anėtar tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė/nėn Jugosllavi punėt qėndrojnė pakėz mė ndryshe dhe ma merr mendja se do tė vlejnė periudha tjera kohore.

© Pashtriku.org, 01. 12. 2010




....









30 vjet nga dalja nė skenė e Jusuf Gėrvallės

Jusuf Gėrvalla, pas largimit nga Kosova (14 dhjetor 1979), u vendos nė Ludwgsburg tė Gjermanisė, dhe qysh nė ditėt e para, me ndihmėn e vėllaut tė tij-Bardhoshit, kontakton dhe e njofton organizatėn ”Amnesty international” lidhur me situatėn politike nė Kosovė, pas burgosjeve masovike tė shqiptarėve nė fundvitin 1979. ”Lajmet e fundit nga Kosova, pėrmes njerėzve qė po vijnė sė andejmi, thonė qė burgosjet po vazhdojnė ende dhe se numri i tė burgosurėve ka arritur deri nė 2000 vetė.“- kėshtu shkruante Jusuf Gėrvalla nė ditarin e tij nė dorėshkrim, tė cilin pashtriku. org e ka botuar nė dhjetor 2009. ( Lexoni: Ditari i Jusuf Gėrvallės - 1979 ) Pėr kėtė situatė tė rėndė ( qė po mbretėronte nė Kosovė) Jusufi ka shkruar edhe njė material prej 13 faqesh, pėr revistėn e njohur ”Der Spiegel”. Nė kėtė drejtim Jusufi nuk ndalet pėr asnjė ēast. Ai, duke qenė i preokupuar nė ēdo moment, me atė ēfarė po ndodhte nė Kosovė dhe viset tjera shqiptare nėn regjimin e Jugosllavisė titiste, nė janar tė vitit 1980 i ka shkruar edhe njė letėr tė hapur satrapit J.B.Tito. Faqja www.pashtriku.org, nė vazhdėn e publikimit tė materialeve arkivore, nė ”30 vjetorin e daljes nė skenė (publikisht) tė Jusuf Gėrvallės”, pėr herė tė parė i sjellė opinionit shqiptar kėtė letėr, e cila pa diskutim ka vlerė tė madhe historike.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio   

Revenir en haut Aller en bas
 
Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: