AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Hileri dhe stalini kishin admerim te perbashket

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Hileri dhe stalini kishin admerim te perbashket   Sam 15 Nov - 18:30

Kryeqyteti i rajhut gjerman po vuante nga vapa. Muret e panumėrta tė shtėpive berlineze e ruanin nxehtėsinė tamam si furrat e ndezura. Por akoma mė pėrvėluese se temperatura rekord e ajrit, po e nxehnin atmosferėn thashethemet pėr njė revoltė, grusht shteti dhe luftė civile, tė cilat po zmadhoheshin nė kėtė zagushi. Fjala ėshtė pėr raprezaljen e pėrgjakshme, qė ka hyrė nė histori me emėrtimin “Nata e thikave tė gjata”, tė kryer nga Hitleri (me duart e SS-ve dhe tė gestapos, nėn drejtimin e Himlerit dhe tė Geringut) kundėr bashkėpunėtorėve tė tij, me shefin e shtabit tė SA-ve nė krye, Ernest Rėmin, qė u bėnė tė rrezikshėm nė parti dhe rivalė nė luftėn pėr pushtetin absolut tė rajhut. Repartet e sulmit (SA) nė shumicėn e tyre shprehnin gjendjen shpirtėrore tė borgjezisė sė vogėl dhe tė shtresave tė degraduara tė lėvizjes naziste, tė cilat kėrkonin realizimin e premtimeve tė programuara demagogjike edhe pseudonacionaliste tė fyhrerit (“tė revolucionit tė dytė kombėtar”), prandaj pėrfaqėsonin njė rrezik tė njohur pėr kapitalin monopolist dhe ushtarakėt, qė pėrbėnin rejhsverin (ushtrinė). Mirėpo, siē mund tė gjykohet nga njė sėrė faktesh (veēanėrisht nga nisja e uniformave kafe pėr pushimet verore dhe pakujdesia e komandės sė SA-ve), Rėmi dhe rrethi i tij nė kėtė moment nuk po pėrgatisnin asnjė rebelim ushtarak. Nė tė njėjtėn kohė me fyhrerėt (krerėt) e SA-ve u vranė edhe disa kundėrshtarė politikė tė Hitlerit, duke pėrfshirė liderin e krahut “tė majtė” tė krahut opozitar tė NSDAP-it, Gregor Shtraser dhe ish -rejhskancelarin, gjeneralin Kurt fon Shlejher, i cili dispononte dosjen komprometuese tė fyhrerit mbi sėmundjet e tij veneriane, gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore.

Hitleri, modeli i Stalinit
Diplomati i njohur sovjetik, V. Berezhkov, i cili personalisht ėshtė takuar me Hitlerin si pėrkthyes nė bisedimet e Molotovit me liderin nazist, nė nėntor tė vitit 1940, duke vėnė nė dukje se Hitleri e quante Stalinin “personalitet tė shquar historik” dhe “pa dyshim”, “udhėheqės tė popujve”, gjė qė ia kishte pėrkėdhelur sedrėn ky vlerėsim i lartė, tė bėrė nga fyhreri, dėshmon: “Edhe vetė ai prej kohėsh po pėrgatitej tė lėvdonte Hitlerin. Rivaliteti i tyre nuk e pėrjashtonte aspak admirimin reciprok. Kur nė vitin 1934 Hitleri asgjėsoi bashkėluftėtarin e vet, drejtuesin e reparteve sulmuese, Ernest Rėmin, Stalini e vlerėsoi lart kėtė kasaphanė tė pėrgjakshme. Mikojani mė tregoi mua se nė mbledhjen e parė tė Byrosė Politike, pas vrasjes sė Rėmit, Stalini ishte shprehur:- A e dėgjuat se ē’ndodhi nė Gjermani? Hitleri ėshtė trim i vėrtetė! Ja si duhet vepruar me kundėrshtarėt politikė! Kjo ndodhi nė verėn e vitit 1934, ndėrsa nė dhjetor u vra bashkėpunėtori i Stalinit, Kirovi, dhe, siē jemi tashmė tė informuar, fijet e kėtij krimi tė shpien tek “udhėheqėsi i popujve”. Mė pas filluan raprezaljet e egra kundėr gardės leniniste me eliminimin e kuadrove mė tė larta tė Ushtrisė sė Kuqe, tė specialistėve teknikė dhe tė pėrfaqėsuesve tė inteligjencės. Terrori i pėrgjakshėm pėrfshiu miliona njerėz aspak fajtorė. […]. Kėtu ka shumė gjėra tė pėrbashkėta nė qėndrimet midis Stalinit dhe Hitlerit. Rėmi u shpall armik, tradhtar dhe u mbulua me turp, ndėrsa Romeli, tė cilin Hitleri e detyroi tė pėrfundojė nė vetėvrasje, u varros me nderime. Stalini pushkatoi Buharinin, “tė preferuarin e partisė” (siē shprehej Lenini), tė cilin e shpalli “armik tė popullit”. Ndėrkohė, pėr shembull, mikun e vet, Serxho Orxhonjikixen, e detyroi tė vrasė veten, kurse mė pas mbajti njė fjalim prekės para arkivolit tė tij dhe urnėn me pluhurin e mbajti mbi sup, ashtu siē bėri me urnėn e Kirovit”. (Cituar sipas librit: Valentin Berezhkov. Si u bėra pėrkthyes i Stalinit. M., v. 1993, f. 13-14.) Zbuluesi sovjetik, Valter Krivicki, qysh nga fundi i viteve ‘30, nė librin e vet “Unė kam qenė agjent i Stalinit” (botuar nė M., v. 1996) , ka shkruar: “Si s’ka mė mirė i erdhi pėr shtat Stalinit spastrimi i pėrgjakshėm natėn e 30 qershorit tė vitit 1934. Atij i la mbresa mėnyra sesi Hitleri e ndėshkoi opozitėn e vet. Ai studioi me skrupulozitet tė gjitha informatat e agjentėve tanė nė Gjermani, lidhur me ngjarjet e asaj nate”.

Preludi i krimit
Mė 4 qershor tė vitit 1934, Hitleri dhe shefi i tij i shtabit tė SA-ve u takuan nė kancelarinė perandorake. Biseda e tyre zgjati pesė orė dhe u zhvillua kaq me poterė, saqė, madje, edhe nė dhomėn e pritjes mund tė dėgjohej sesi tė dy miqtė ulėrinin kundėr njėri-tjetrit. Pas pak fjalėt e ngrohta tė shprehura me zė tė ulėt plotėsuan kompromisin e arritur me zemėr tė ndrydhur. Agjencitė informative gjermane pėrhapėn njoftimin se ministri perandorak pa portofol, Ernest Rėmi, njėsitė e veta nė pėrbėrje tė plotė do t’i niste pėr pushime verore. Mirėpo konflikti, qė dukej se po zbutej, u ashpėrsua mė shumė. Cilido qė pati mundėsi, ia mbathi nga kryeqyteti i rajhut, pėr t’ju fshehur fantazmės sė sulmuesve tė rebeluar dhe plaēkitės. Dashamirėsit paralajmėruan, madje, edhe vetė Rėmin, mirėpo ai u tregua tepėr mendjemadh dhe nuk reagoi lidhur me kėtė situatė. Bisedimet e papėrfunduara lidhur me vrasjet midis xhentėlmenėve dhe xhelatėve, vazhdonin. Rėmi synonte pėr njė betejė tė hapur, kurse armiqtė e tij – Geringu, Hessi, Himleri dhe shefi i Shėrbimit tė Sigurimit tė partisė naziste (SD), Rajnhard Hejndrih tė vrisnin pas shpine. Nga bashibozuku i vjetėr Rėm, qė sadoqė ta mohoje, ishte kreu i mėse tre milionė uniformash kafe, mund tė prisje qė sė bashku me njė bėrthamė tė fuqishme tė uniformave tė tij, ai mund tė fshinte tėrė huntėn e esesve. Tanimė fyhrerit (udhėheqėsit) pa ndėrprerje i vinin paralajmėrime nga Himleri mbi kryengritjen e shpejtė tė uniformave kafe. Megjithė kėto “profeci tė Kasandrės”, Hitleri, ka tė ngjarė, qė vetėm pėr dukje dha pėrshtypjen e njeriut tė paralizuar dhe pa aftėsi vepruese, ndonėse, siē do ta pohonte mė vonė me pompozitet, prej kohėsh i vinin “tė dhėna mbi pėrgatitjet pėr asgjėsimit e personit tė tij”. Megjithatė, Rėmi asnjėherė nuk i kurseu tiradat e kėrcėnimit. Ky tip nuk i trembej askujt, madje as Hitlerit. Pėr tė treguar forcėn e vet ai edhe njė herė urdhėroi 80 mijė unifomat kafe qė tė marshonin nė formacion luftarak nėpėr aerodromin “Tempelgof”, duke thirrur kėrcėnueshėm: “SA-tė janė dhe do tė mbeten fati i Gjermanisė!”.

Prapaskena
Nė prapaskenė filloi tė flitej pėr vrasjen masive tė uniformave kafe. Ushtria, e cila nė dukje qėndronte jashtė intrigave, e mbėshteste kėtė gjė: Rėmi duhej pėrmbysur, por vetė ajo nuk donte tė ndynte duart me gjak. Pa asnjė shpjegim ushtarėve ua anuluan lejet. Fill pas kėtij hapi fshehurazi ushtria u kalua nė gatishmėri luftarake. Njėsitė SS gjithashtu u bėnė gati pėr marshim. Gjeneralėt e ushtrisė, pa rėnė nė sy, pėrhapėn lajmin shpresėdhėnės se njerėzit me emblemėn e “Kokės sė vdekur” do tė kalonin nė anėn e tyre, nėse do tė kishte pėrleshje, prandaj ishin pajisur me armė dhe mjete transporti. Mė 26 qershor, me njė paralajmėrim tė turbullt nė adresė tė disa forcave, pa i pėrmendur me emėr, u shfaq Rudolf Hesi, zėvendės i fyhrerit nė parti. Tė nesėrmen Geringu bėri kėrcėnimin: “Cilido qė do tė keqpėrdorė besimin e fyhrerit, do ta paguajė me kokė!” Nė mbrėmje Hitleri telefonoi dhe kėrkoi tė bisedonte me Rėmin. Biseda zgjati disa minuta dhe shefi i shtabit tė SA-ve iu kthye shokėve tė rakisė tepėr i kėnaqur, duke i njoftuar: “Hitleri do tė jetė nesėr nė Viszee, nė orėn 11 paradite, pėr tė marrė pjesė personalisht nė mbledhje. Fill pas kėsaj Hitleri mori nga Berlini sinjalin e alarmit: rejhsfyhreri SS(Himmleri), gjoja, ishte informuar se SA-tė po pėrgatiteshin qė tė nesėrmen tė sulmonin rajonin qeveritar tė kryeqytetit perandorak pėr ta pushtuar atė. Njoftimi ishte i rremė dhe, kishte tė ngjarė, tė ishte porositur nga Hitleri, sepse mė vonė ai do tė pohonte se “pikėrisht tashmė ishte marrė vendimi “pėr tė ērrėnjosur vatrat tona tė brendshme e tė helmatisura”.

Njė masakėr qė filloi si parodi
Nė agim tė 30 qershorit tė vitit 1934, nė orėn 4 tė mėngjesit, avioni tremotorėsh me fyhrerin nė bord u ul nė Mynih, nė aerodromin “Obervizenfeld”, ku sot ndodhet stadiumi olimpik. Kur avioni “JU – 52” u ul, binte shi, por era i shpėrndau retė dhe koha filloi tė pėrmirėsohet. “Kjo ėshtė dita mė e vėshtirė dhe mė e keqe nė jetėn time, - i tha Hitleri, duke dalė nga aeroplani, gaulajterit Vagner, qė i kishte dalė pėrpara. – Por tė mė besoni, unė do t’ia hap rrugėn drejtėsisė!” Dhe menjėherė u nis drejt Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Bavarisė. Kur Hitleri po ngjiste me tė shpejtė shkallėt, cepat e palltos sė tij prej lėkure lėkundeshin nė ajėr. Nė dhomėn e pritjes ai u ndesh me bashkėluftėtarin e tij tė vjetėr, August Shnejd-Huberin. Kreu i uniformave kafe tė Bavarisė u pėrpoq ta pėrshėndeste fyhrerin, duke marrė pozicion gatitu. Por Hitleri ia shqeu spaletat veteranit tė pėrleshjeve nėpėr mitingje, duke i bėrtitur fort: “Jeni i arrestuar dhe do tė pushkatoheni!”. Ai vendosi qė menjėherė tė shkojė nė liqenin Tegern, qė personalisht “t’i detyronte tradhtarėt tė dilnin nga foletė e tyre”. Fyhreri nė heshtje u ul nė sediljen e parė, pranė shoferit tė tij Kempke. Krerėt e lartė tė SA-ve e sidomos Rėmi, dihej se kishin truprojėn personale tė armatosur, por Hitlerin e kishte pushtuar pasioni i egėr. Me sa dukej, me njė goditje tė befasishme, ai dėshironte tė rifitonte kohėn e humbur pėr shkak tė mėdyshjeve tė veta. Pas njė orė udhėtimi ata u futėn nė qytezė dhe Kempka mori kthesėn drejt pensionit “Hanzlbauer”. Makina frenoi pranė pensionit. Ishte ora 7 e mėngjesit. Komplotistėt akoma nuk ishin ngritur nga krevatet dhe po flinin me dritare tė hapura. Dera nuk ishte kyēur. Hitleri u fut nė banesė. Asgjė nuk shihej dhe asnjė zhurmė nuk dėgjohej. Nė sallėn e ngrėnies kamarierėt po shtronin tavolinat pėr ngrėnien e mėngjesit, tė cilin nuk do ta hante asnjėri nga pjesėmarrėsit e mbledhjes.

Nga zhurma e hapave u shfaq pronarja e pensionit. Ajo e njohu Hitlerin dhe e hutuar nga befasia, filloi t’i bėlbėzojė se pėr tė ishte njė nder i madh ta shihte nė shtėpinė e vet. Hitleri e ndėrpreu me brutalitet dhe e urdhėroi t'i tregonte dhomėn e Rėmit. Pas tij vinin dy bashkėpunėtorė tė sektorit tė krimeve dhe shoferi Kempka. Hitleri shpėrtheu derėn e dhomės sė Rėmit dhe, duke ulėritur, iu drejtua shefit tė shtabit tė vet: “Rėm, je i arrestuar!” Masakra e pėrgjakshme e asaj dite filloi si njė parodi. Pa u besuar syve tė veta, Rėmi vetėm se kapsalliste sytė. Ai ishte shokuar nga kjo e papritur. “Hajl, fyhreri im!” – i pėrgjigjet ai i frikėsuar. “Je i arrestuar!” – ulėrin pėrsėri Hitleri. Indinjata e tij fashitet. Tashmė vazhdon tė bėrtasė mė tepėr si nė ethe sesa me histerizėm, duke e urdhėruar mikun e vet tė kahershėm, i cili i drejtohej me “ti”, qė tė vishej dhe ta ndiqte. Ndėrkohė shoqėruesit e Hitlerit u sulėn edhe nė dhomat e tjera dhe viktimave tė zėna nė befasi u deklaruan se ishin tė arrestuar. Tė tėrė fyhrerėt e uniformave kafe i rrasėn nė njė bodrum, gjersa me njė makinė tė blinduar i nisėn drejt burgut Shtadelhajm tė Mynihut.

Raprezalja
Tashmė, nė orėn 14, Gebbelsi, ky “djall i revolucionit nacional-socialist” (kėshtu e pagėzoi atė Hans Bernd Gizeviusi, dėshmitar okular dhe autor i librit “Gjer nė pėrfundimin e hidhur”) transmetoi nėpėrmjet telefonit nė Berlin sinjalin e koduar “Kolibri”. Pasi e morėn atė sinjal, Geringu, Himmleri dhe Hejndrihu, pas njė pritjeje tė gjatė e tė padurueshme, u sulėn tamam si qentė gjaksorė tė lėshuar nga kafazėt e kafshėve tė egra. Akoma nė Mynih nuk ishte dėgjuar asnjė krismė, kur nė Berlin grupe-grupe i zinin “puēistėt” e Rėmit, i dėrgonin nė Lihterfeld dhe pa gjyq e hetim, njėrin pas tjetrit i mbėshtesnin nė mur. Tė flakur nė pyllin e prerė, ata liheshin midis pellgjeve tė gjakut. Ja edhe njė kufomė… edhe njė tjetėr… Kamionat qė transportonin kufomat drejt krematoriumit, takoheshin me automjetet, qė sillnin tė tjerė, tė cilėt i priste pushkatimi. Banorėt e shtėpive fqinje dėgjonin dėnesat, krismat, urdhrat dhe, tė pafuqishėm pėr tė duruar tė gjitha kėto, tė tmerruar braktisnin shtėpitė e tyre. Bataret vdekjeprurėse kundėr SA-ve shėrbyen si ninullė pėr njėsitė e vdekjes SS, tė cilat brenda pak kohėsh u bėnė organizmi mė i fuqishėm nė Rajhun III. Nė numrin e viktimave tė para tė sė shtunės sė pėrgjakshme bėnte pjesė edhe ish -rejhskancelari, i fundit para Hitlerit, gjenerali fon Shlejher. (...)Viktimė e dytė u bė gjeneral-majori fon Bredov, njeriu i besuar i Shlejherit. Ai u qėllua tek dera e shtėpisė sė tij nga tė njohur “tė paditur”. Orgjia e urrejtjes dhe e makthit, etja pėr hakmarrje dhe gjak vazhdonte. Nė kabinetin e vet, nė Ministrinė e Transportit u vra drejtuesi i “Aksionit katolik” pėr Berlinin. Sekretares sė tij (ajo i kishte lejuar tė hynin tė dy vrasėsit), i deklaruan: “Shefi juaj sapo i dha fund jetės me vetėvrasje”. Gregori Shtraserin, nismėtarin hitlerian, e kapėn taman duke ngrėnė drekė dhe e tėrhoqėn zvarrė gjer nė dhomėn nr. 17 tė ndėrtesės, nė rrugėn “Princ Albrehtshtrasse”.

Vrasėsi i panjohur prej tij pėrmes vrimės sė vėzhgimit nė derė qėlloi dhe e palosi tė arrestuarin, i cili mė kot pėrpiqej tė fshihej nė qelinė bosh tė burgut. Rreth orės 18, nė qelinė nr. 474 tė Shtadelhajmit, futen gardiani dhe dy esesė me gradė tė lartė. Ajri nė qeli tė merrte frymėn. I arrestuari, me kėmishėn e lagur nga djersa dhe me jakė tė hapur, po rrinte ulur mbi krevatin metalik. Ata i dorėzojnė atij numrin e fundit tė gazetės “Fėlkisher beobahter”. Nė kolonėn e parė ishte “titulli” me gėrma tė mėdha: “Rebelimi i SA-ve u shtyp”. Pastaj i japin njė pistoletė vetėm me njė plumb.Tė dy esesėt e lėnė Rėmin vetėm dhe presin afėr qelisė krismėn vdekjeprurėse… Asnjė zhurmė nuk u dėgjua… Pas njėzet minutash ata urdhėrojnė gardianin t’ia merrte pistoletėn tė arrestuarit. Dhe vetėm atėherė, pėr sė dyti ata hyjnė nė qeli. - Shef i shtabit, pėrgatituni! – e urdhėruan atė. Rėmi shqyen me furi kėmishėn dhe u tregon gjoksin. Dy plumba e rrėzojnė pėrdhe. Vala e vrasjeve vazhdon tė rritet gjer nė agimin e 2 korrikut. Rreth orės 4 tė mėngjesit esesėt tėrheqin zvarrė nga qelia e ndėrtesės “Kollumbiahauz” tė Berlinit, tė shndėrruar nga uniformat kafe vetėm pėr tortura, gruppenfyhrerin (gjeneralin) e SA-ve, Karl Shrejerin, pėr ta nisur tė fundit drejt Lihterfeldit. Ministria e Propagandės udhėzoi gazetat qė tė mos botonin asnjė njoftim tė veēantė mbi vdekjet dhe as nekrologji. Hitleri porositi zėvendėsin e vet nė parti qė personalisht tė kujdesej pėr tė afėrmit e atyreve, qė u eliminuan natėn e Bartolomeut. Rudolf Hesi u mor me dėrgimin e letrave ngushėlluese, duke u ofruar edhe tė holla pėr gjakun e derdhur. Nė mbledhjen e kabinetit tė sė hėnės, Hitleri propozoi projektligjin e mėposhtėm: “Masat e marra mė 30 qershor, mė 1 dhe 2 korrik tė vitit 1934 kundėr veprimeve tė papritura tradhtare, armiqėsore dhe antishtetėrore, tė konsiderohen masa ligjore pėr mbrojtjen e shtetit”. Asnjė prokuror nuk ngriti akuza. Asnjė organ policie nuk bėri kėrkime pėr tė zhdukurit pa lėnė gjurmė. Asnjė hetues nuk i hyri hetimeve. Asnjė jurist nuk i diskutoi tė drejtat themelore tė amnistisė pėr vrasėsit dhe asnjė prift nga katedra apo amvona nuk protestoi nė predikimin e vet kundėr masakrės sė pėrgjakshme.... Qė nga ky moment gjeneralėt gjermanė u ndodhėn nė udhėkryq. “Shumica prej tyre u pėrpoqėn tė ishin vetėm ushtarakė, - thekson autori fancez, Rajmon Kartje. – Disa ishin besnikė tė Hitlerit, por shumica e gjeneralėve ishin kundėrshtarė tė fyhrerit. Ata nuk e donin Hitlerin, por edhe ai i urrente ata. Dhe megjithatė: faktin qė gjer nė fund tė luftės mėse 50 gjeneralė-feldmarshallė, gjeneralė dhe admiralė do tė pushkatoheshin, do tė vareshin, do tė mbyteshin, do tė mbėrtheheshin si copa mishi nė ēengelat e kasapit, apo do tė detyroheshin nga fyhreri tė pėrfundonin nė vetėvrasje, nė atė kohė askush nuk e merrte dot me mend”.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Hileri dhe stalini kishin admerim te perbashket
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: