AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Konferenca e Paqes, Paris 1921

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13733
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Konferenca e Paqes, Paris 1921   Mar 18 Nov - 4:05

Konferenca e Paqes nė Paris





Shko te: navigacion, kėrko



WikiPėrmirėso.png
Ky artikull ose seksion duhet tė pėrmirėsohet sipas udhėzimeve tė Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju nė pėrmirėsimin e kėtij artikulli.


Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Parė Botėrore, kėrkonte edhe njė rishikim tė ri tė kufijve tė saj. Ballkani ishte padyshim i pari nė kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qė kishin ndihmuar Shqipėrinė nė Konferencėn e Londrės, kishin dalė tė humbura dhe nuk ekzistonin mė si perandori tė fuqishme. Nė skenėn botėrore kishte dalė SHBA-ja, fuqia e re qė kishte qenė vendimtare nė fitimin e luftės nga aleatet. Pikėrisht tek kjo, u mbėshteten shpresat e Shqipėrisė pėr garantimin e kufijve tė saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur njė sere pretendimesh dhe nuk ishte ēudi qė kufijtė e 1913 tė rrudheshin edhe mė shumė. Aq mė tepėr, qė Italia e cila kishte pushtuar Vlorėn dhe rrethinat e saj, ishte e bindur pėr tė mos i lėshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndėrhyrjen edhe tė Vatikanit, kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumė i qarte. Pėr tė pasur njė tablo tė plotė, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Willson ngarkoi konsullin e SHBA-se nė Torino, zotin Jozef Havente bėnte njė vizite nė Shqipėri. Me letrėn e rekomandimit ne xhep dhe me njė mandat tė Konferencės se Paqes, Haven zbriti nė Vlore mė 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar pėr ta shoqėruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pėrgjithshėm i Kryeministrisė dhe ish Ambasador i Shqipėrisė nė Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqėsi edhe mė parė me Havenin, kreu njė punė tė mrekullueshme. Me tė mbėrritur nė Vlore, Haven hodhi poshtė ftesėn e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian tė qytetit pėr tė qėndruar tek ai. U vendos nė shtėpinė e patriotit Qazim Kokoshi dhe mė pas nė shtėpinė e poetit Ali Asllani. Ai ra nė kontakt me parinė e qytetit, e cila e bindi se nėse Italia nuk tėrhiqej me dėshire nga Vlora, problemi do tė shkonte nė ndeshje tė armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Nė italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij njė tablo tė panjohur, por mjaft dinjitoze tė vendit tė tyre. Ai u befasua sidomos kur njė delegacion i grave tė qytetit e siguroi nė italisht, se ato do tė luftonin bashkė me burrat nėse behej fjale pėr tė ēliruar Vlorėn.

Konsulli u nis nga Vlora nė Tepelenė, ku mė tė mbėrritur, filloi njė demonstrate e madhe pro SHBA-sw, tė cilėn ushtria italiane, qė mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotė se ai asnjėherė nuk kishte parė kaq shumė flamuj tė SHBA-sw, tė valėviteshin me entuziazėm nė ere. Nga Tepelena kaloi nė Gjirokastėr, ku Kryetari i Bashkisė Javer Hurshiti, bashkė me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene njė pritje madhėshtore. Ai ishte nė shtėpinė e Kryetarit tė Bashkisė, kur e lajmėruan se jashtė ishte mbledhur gjithė populli i qytetit pėr ta pėrshėndetur. Njė delegacion, i pėrberė nga ish emigrante nė SHBA, erdhi pėr t'i sjelle mjaft dhurata dhe pėr ta pėrshėndetur nė anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur njė tjetėr delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kėrkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra ėshtė toke greke dhe dėshira e popullsisė se saj ėshtė njė bashkim i shpejte me Athinėn. Kjo dergate provokoi merine e popullit tė mbledhur pėrpara shtėpisė se Kryetarit tė Bashkisė dhe konsulli u be dėshmitar i njė mėrie kolektive, qė desh pėrfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Pėrmet, Leskovik dhe Kolonjė, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kėrkesėn qė kėto qytete tė mbeteshin nėn kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi mė i madh qė nė Korēe ku despoti Jakov dhe njė elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje tė gjithė tė krishterėve tė demonstrojnė pėr njė bashkim me Greqinė. Por Haveni u vendos nė shtėpinė e njė misionari amerikan, tė quajtur Kenedi, qė e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi atė se Korēa ėshtė thjeshte shqiptare dhe ketė ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze tė qytetit. Njė konfirmim me tė zjarrte mori edhe nga komandanti francez nė Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithė popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret janė njė popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qė nuk ishte shqiptar. Pas njė vizite po kaq tė suksesshme nė Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven pėrpiloi pjesėn e parė tė raportit, atė pėr kufijtė e Jugut. Materiali u dėrgua me urgjence nė Ambasadėn amerikane nė Rome dhe qė kėtej, brenda javės u vendos mbi tavolinėn e punės sė Uillsonit nė Versaje.

Haven vazhdoi vizitėn e tij nė Durrės, Tirane, Shkodėr dhe Krujė ku gjeti po atė entuziazėm. Ai shoqėrohej kudo nga Tefik Mborja, qė duket se luajti njė rol kyē. Raporti pėrfundimtar u hartua njė muaj mė pas dhe qė vendimtar pėr qėndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjė korrigjim nė kurriz tė kufijve te Shqipėrisė dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve tė pėrcaktonte kufijtė fizike tė saj. Tre muaj mė vone, qeveria e Athinės i paraqiti Uashingtonit njė note proteste, ku shėnonte se Haveni ishte njė njėri i blere nga Shqiptaret.

Pėrcaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qė do tė caktonte nė vend kufijtė e Shqipėrisė, mbėrriti nė Tirane nė njė moment tė trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikėrisht ditėn kur kishte bere njė grusht shteti dhe qė vendosur Qeveria e Hasan Prishtinės. Por, ata nuk morėn vesh asgjė. Hasan Prishtina dha dorėheqjen pas 24 orėsh dhe u zėvendėsua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atė ditė, i shoqėruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshėm, komisioni udhėtoi pėr Shkodėr. Ky ishte komisioni, qė do tė caktonte kufijtė e veriut dhe u detyrua tė punonte me ndėrprerje pėr mė shumė se njė vit. Ai kryesohej nga njė kolonel Francez dhe njė major Holandez.

Njė vit e gjysme mė pas, mė 1923 mbėrriti komisioni qė do tė caktonte kufijtė e Shqipėrisė se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, njė oficer i Mbretėrisė Italiane dhe nga njė major britanik. Edhe kėsaj here komisioni shoqėrohej nga Bajram Fevzi, kėsaj here Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe deputet i Kolonjės. Komisioni punoi pėr gati tete muaj dhe ai kishte udhėzim qe tė vendoste me iniciative vijėn e kufirit me ato fshatra, qė duhej tė ndaheshin me dysh. Pėr tė mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu njė test tė thjeshte. Ata mbushnin njė grusht me monedha dhe ja hidhnin fėmijėve te fshatit. Fėmijėt fillonin tė shanin nė gjuhen e tyre tė pėrditshme, e cila ishte nė masėn mė tė madhe, shqipja. Kėshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipėrisė. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qė veē ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qė e shoqėronin. Nė njė nga kėto prita, Gjeneral Telini u godit nė koke dhe vdiq nė vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente tė renda mes Italisė dhe Greqisė. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetėm pas bisedimeve nė Paris, tė cilat i jepnin dore tė lire Italisė nė Greqi. Shqyrtimi i kufijve tė mėtejshėm tė Shqipėrisė se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua nė bisedime shqiptaro-greke mė 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dėrgua nė Tirane ku ju bene gjithė nderimet ushtarake. Prej kėtej u nis nė Itali. Fati e solli qė nė emėr tė Qeverise se Tiranes ai u pėrcoll nga Mehmet Konica, njeriu i parė qė kishte luftuar pėr kufijtė e Shqipėrisė dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njėrės prej mijėra viktimave tė kėtij konflikti.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13733
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Konferenca e paqės sė Vėrsajės,mbahej ne diten F Fredinantit   Mar 18 Nov - 7:10

=mbahej diten e vrasjes se F.Ferdinatit

Traktati Versajės me Gjermaninė asht nėnshkrue mė 28 Qershor tė vitit 1919 u mbajtė( po atė ditė ku ēifuti serbė revolucionar, Gavrilo Princip qėlloi pėr vdekje kryeprinicin trashegimtar te perandorise austro-hungareze Francis Ferdinand sėbashku me bashkėshorten nė Sarajevė mė 28 qershor tė vitit 1914 nė Sarajevė. Kjo ditė e mbajtjes sė Traktatit tė Versajės asht zgjedhė me njė ligėsi tė pashoqe kundėr ndjenjave gjermane nga kryeministri protestantė francez, Georges Clemenceau. Shėn.im B.P.)



Konferenca e paqės sė Vėrsajės

This is a quality version of this pageshow/hide details

Shko te: navigacion, kėrko

WikiPėrmirėso.png
Ky artikull ose seksion me prioritet tė lartė duhet pėrmirėsuar sipas udhėzimeve tė Wikipedisė.
Ju lutemi: ndihmoni dhe ju nė pėrmirėsimin e kėtij artikulli kėtu.

Takimi i katėr liderve tė shteteve si; Italia, SHBA, Anglia dhe Franca nė pallatin e Versajės, nė periferi tė Parisit

Nė Versaj morrėn pjesė katėr fuqi, si; kryeministri anglez David Lloyd George, kryeminstri Vittorio Orlando prej Italisė, kryeministri Georges Clemenceau prej Francės dhe presidenti amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson)

Traktati i Paqes

Traktati i Versajės u quajt Traktati i i Paqes, ku u nėnshkrua mė 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania, Belgjika dhe aleatėt e tyre nga njėra anė dhe Gjermania nė anėn tjetėr nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore. Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan(miratuan) Traktatin e Versajės pėr shkak se ajo dukej se kushtet ishin shumė mė tė ashpra se sa tė ishte mė e udhės tė negocohej njė marrėveshje me Gjermaninė (Traktati i Berlinit i 1921).

Marrėveshja e Paqes detyronte Gjermaninė;

- Tė shfuqizoji ligjin e rekrutimit nė pėrgjithėsi duke mos lejue pėr tė patur njė ushtri ma shumė se 100.000 ushtarė. - Gjermania nuk mund tė ketė tanke, avionė apo nėndetėse. Duhet tė ketė vetėm gjashtė anije lufte nėn 10.000 ton, gjashtė anije tė tipit kryqėzorė dhe 12 anije tė tipit destrojerė. - TE gjithė dėmet e luftės ju ngarkohej Gjermanisė pėr ta kompensue si pergjegjese e vetme e dėmėve tė Luftės. Negociatori ekonomistė anglez John Maynard Keynes u largua nga bisedimet pėr tė protestuar pėr kėt pikė, sepse ai mendonte se do tė penalizonte ma shumė se duhej Gjermaninė. (Shėn. i im B.M.P - Gjermania i pėrfundoi damshpėrblimet e Luftės sė Parė Botėrore nė gjysmėn e vitit 2010 - kjo pėrbante pėr thesarin e Gjermanis njė nga fitore ma tė madhe sepse do tė mbushte thesari nė dobi tė saj)

Traktati pėrmban 440 pikė apo ēėshtje). Gjermania kishte ndėr ēėshtje tė tjera tė lėshonte territore si;

- Alsace-Lorraine (Elsass-Lothringen) nė Francė, - zona tė gjera tė Polonisė, - zonat mė tė vogla tė Ēekosllovakisė, - Belgjikė - Danimarkė - Dy shtete si Belgjika dhe Danimarka tė realizohet lėshimi i territoreve tė pushtuara nga Gjermania me anė tė njė referendumi. - Gjermania kishte pėr tė dhėnė 13,5% e territorit tė saj (nė 1914) qė banojnė rreth shtatė milionė banorė. - Pėrveē territoreve tė dėmtuarave tė bėhen neutral prej viit 1920, dhe statusi i i tyre pėrfundimtar duhet tė zgjidhet pas njė referendumi 15 vjet mė vonė. - Sė fundi, Gjermania duhet tė realizojė proēesin e ēmilitarizimit tė Rhinbred-it Perėndimore - Tė bėhet ē’kolonizimi, pra tė mos ketė ma koloni si: Tanzania, Namibia, Togo dhe Kamerunin nė Afrikė, Papua Guinea e Re dhe - Qingdao (Tsingtao – qytetė bregdetar kinez) sėbashku me territore tė tjera kineze koloniale nė Azi. - E drejta e Vetvendosjes Kombėtare nga popujt.

Konferenca e Versajės mbėshteti idenė themelore tė presidentit amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson) nė lidhje me tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje kombėtare. Prandaj, shumė kufijtė u vendosėn nė bazė tė referendumeve popullore, qė ka tė bajė me pakica kombėtare, pėr shembull nė Evropė. Nė kthim, kufijtė janė tėrhequr diku tjetėr nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė tė shumicės rajonale si psh; erdhėn tre milion gjermanė pėr tė jetuar nė ish Ēekosllovakinė, dhe pėrafėrsisht 1.500.000 gjermanė nė zonėn Danzig erdhėn pėr tė jetuar nė Poloni. Tė dy vendet kanė qenė tė kontestuem nė ardhshmėrinė.

Pėrfundimi i punimeve tė Konferencės sė Versajės nė dėm tė Gjermanisė

Pėrfundimi i Traktatit tė Paqes tė Versajės ishte vlerėsuar si tepėr e padrejtė ndaj Gjermaninė prej delegacionit tė SHBA, ndėrsa Franca e konsideronte si Vendimet e saj ishte shumė e butė. Franca dėshironte dhe ėndėronte qė Gjermania tė copėzohej, tė ndahej nė njė numėr shtetesh tė vogla, sikurse kishin qenė dikur.

Gjermani humbi kolonitė e saj, por ato nuk ishin me vlerė. Ato toka tė pushtueme nga gjermanėt nė Evropė pėrbėjnė 10% tė popullsisė, 13% e sipėrfaqes sė tokės dhe 15% e prodhimit. Perandoria gjermane ishte ende e paprekur. Nė 1921 u ba kompensimi pėr damet me vlerė deri nė 138 milard marka ari nė principal dhe interesi do tė paguhet deri nė vitin 1963. Shuma ishte thjesht fiktive, dhe se pėrmbajtja aktuale ishte specifikuar nė interes vjetor prej 5-6% e prodhimit kombėtar, qė Gjermania ra dakord pėr ta paguar. Britania dhe Franca nuk kanė qenė nė favor tė interesave tė tyre financiare, kur ata kishin regjistruar huazimet e shpenzimeve tė mėdha tė luftės me SHBA, pasi ata u pėrpoqėn pa sukses pėr tė marrė pafajsinė. Kompensimi i damėve nga ana e Gjermanisė ishte llogaritur me synim pėr tė mbuluar kėto borxhe. Nė vitin 1931 i dha SHBA njė vit shtyrje borxhit tė Fuqive Perėndimore (moratorium Hoover) dhe nė vitin 1932 u tėrhoqėn fuqitė perėndimore pėr t’i marrė borxhin Gjermanisė, duke mos pague nė tė njėjtėn kohė borxhet e tyre tė luftės si aleatja SHBA.

Pasojat fatale tė Traktatit tė Versajės

Traktati i Versajės ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nxitės nė fillimin e daljes nė skenė tė Partisė Nacional - Socialiste (Partia e Punėtorve Nacionaliste – Socialiste Gjermane) dhe ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė shpėrthimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Marshalli francez Ferdinand Foch tha nė verėn e vitit mbi Vendimet e Trakktatit: ’’ "Kjo nuk ėshtė paqe. Ajo ėshtė njė armėpushim 20 vjeēare!"

Konferenca u zhvillua nė rrethinat e Parisit

Konferenca e paqes pas Luftės sė Parė Botėrore, u hap nė Paris mė 18 Janar tė vitit 1919. Data ėshtė zgjedhur me kujdes, si njė lloj falenderimi pėr Gjermaninė, qė mė 18 Janar tė vitit 1871 festoi fitoren e tij mbi francezėt dhe shpalli perandorin e tyre tė ri, bash, pra nė Versajė. Konferenca e Paqes nė Paris rezultoi nė pesė traktate paqeje me ato vende qė kishin humbur luftėn. Marrėveshje u nėnshkrua nė kėshtjellat dhe rrethinat e Parisit.


Pesė Traktatet me shtetet: Gjermani, Austri, Bullgari, Hungari dhe Turqinė.
I

Traktati Versajės me Gjermaninė asht nėnshkrue mė 28 Qershor tė vitit 1919 u mbajtė( po atė ditė ku ēifuti serbė revolucionar, Gavrilo Princip qėlloi pėr vdekje kryeprinicin trashegimtar te perandorise austro-hungareze Francis Ferdinand sėbashku me bashkėshorten nė Sarajevė mė 28 qershor tė vitit 1914 nė Sarajevė. Kjo ditė e mbajtjes sė Traktatit tė Versajės asht zgjedhė me njė ligėsi tė pashoqe kundėr ndjenjave gjermane nga kryeministri protestantė francez, Georges Clemenceau. Shėn.im B.P.)
II

Traktati i Saint-Germain-en-Laye si pjesė e Austrisė asht nėnshkruar mė 10 Shtator tė vitit 1919 me synim qė tė ndahet, tė shkėputet nga ish Perandoria Austro – Hungareze nė shtetin e vet austriak, duke formue republiken austriake. (- perandoria austro-hungareze tė shpėrbėhet, duke formuar dy shtete; atė austriake dhe atė hungareze. - Austria nuk mund tė hyjė nė bashkim politik ose ekonomik me Gjermaninė pa pėlqimin e kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve . - Ushtria austriake tė kufizohet vetėm nė njė forcė prej 30.000 ushtarėsh. Ceremonia e nėnshkrimit tė Traktati u zhvillua nė Chāteau de Saint-Germain-en-Laye (ish pallat mbretėror nė komunėn e Saint-Germain-en-Laye nė distancė 19 km larg Parisit. u morrė nga
III

Traktati i Neuilly-sur-Seine me Bullgarinė u nėnshkrue mė 27 Nėntor tė vitit 1919.(- Bullgaria tė heq dorė nga Trakia perėndimore - Bullgaria duhet t'i ktheji Dobruja Jugore , e cila ishte pushtue gjatė luftės dhe ka restauruar kufirin tė vendosur nga Traktati i Bukureshtit (1913) . - tė zvogėloji numrin e ushtrisė deri nė 20.000 njerėz, - tė paguajė dėmshpėrblime qė tejkalon 400 milion euro, - Ceremonia e nėnshkrimit u mbajt nė sallėn e qytetit Neuilly (Hotel de Ville) nė Paris. Nė Bullgari, rezultatet e traktatit janė tė njohur gjerėsisht si katastrofė Kombėtare e dytė. Bullgaria rimori Dobrudja e Jugut si rezultat i Traktatit tė Krajovės dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore sė bashku me Gjermaninė naziste , rimorri pėrkohėsisht territoret tė tjera mė tė madhe tė kaluara nga traktate .
IV

Traktati i Parė me Hungarinė u nėnshkrue mė 4 Qershor tė viti 1920. (- Traktati ripėrcaktoi nė mėnyrė dramatike kufijtė e reduktuar tė Hungarisė, ku gjithashtu humbi 64% tė popullsisė totale, e cila u reduktua nga 20.900.000-7.600.000, dhe 31% (3,3 nga 10.700.000) e saj etnike hungarezėve , e cila papritmas i gjejnė veten duke jetuar rishtazi jashtė kufijve tė definuara tė Hungarisė. - Pėrfituesit kryesor tė territorit janė Rumania , Ēekosllovakia , dhe Mbretėria e Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve . - Hungarisė ėshtė dashur tė paguajnė dėmshpėrblime tė luftės pėr fqinjėt e saj. Delegacioni hungarez nėnshkruan marrėveshjen duke protestue mė 4 qershor tė vitit 1920 nė Pallatin e Parė Grand nė Versajė , Francė.
V

Traktati i Sčvres me Turqinė u nėnshkrue mė 10 Gusht tė viti 1920 midis fituesve tė luftės dhe humbėsit Turqia. Ky traktat u nėnshkrua nga ana e sulltanit turk, por refuzohet, hidhet poshtė me neveri nga njė qeveri nėn udhėheqjen e Qemal Ataturkut, si dhe traktati nuk u zbatua. Nė vend tė kėsaj Turqia arriti nė 1923 njė traktat tė paqes mė tė favorshme, i quejtun Traktati i Lozanės.(Shprehja ‘’Perandoria Osmane e sėmura e Evropės’’ i atribuhohet Car Nikollės I i Rusisė nė vitet 1800 pėr shkak se kishte humbur territore nė njė seri beteja katastrofike. - Traktati i bėri thirrje Perandorisė Osmane tė dėbohej, tė zhdukej nga Evropa.

Kufizimet Ushtarak

- Ushtria Osmane ishte qė tė kufizohet nė 50.000 ushtarė, - Forcat Detare Osmane tė ruajnė 6 - 7 silurueset ushtarake dhe i ndalohej fuqizimin e forcės ajrore.

Konferenca e shumė cėshtjeve botėrore


Kush e organizoi, pjesmarrja dhe synimi.

- Ishin katėr liderė tė shteteve fituese si; Italia, SHBA, Anglia, Franca dhe Belgjika nė pallatin e Versajės, nė periferi tė Parisit

Nė Versaj morrėn pjesė katėr fuqi, si; kryeministri anglez David Lloyd George, kryeminstri Vittorio Orlando prej Italisė, kryeministri Georges Clemenceau prej Francės dhe presidenti amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson)

Ishte takimi i fitimtarve te aleatėve tė Luftės sė Parė Botėrore me synim pėr tė vendosur kushtet e paqes pėr Gjermanine dhe vende tė tjera tė mundur, dhe tė vendosi ndaj humbesve detyrime politike-ekonomike, pas armėpushimit ne vitin 1918, si vit i mbarimit te Luftes se Pare Boterore. Nė konferencė u diskutuan per njė seri traktatesh (qe u permblodhen ne Traktatet e Paqes sė Parisit) nė njė pėrpjekje pėr tė mbajtur njė paqe tė qėndrueshme nė tė gjithė botėn.

Rusia dhe Gjermania nuk u lejuan tė merrnin pjesė, ku, secili kishte ardhe me njė axhendė tė ndryshme, si mbretėr, kryeministra, ministra tė jashtėm me turmat e tyre tė kėshilltarėve me gazetarėt dhe lobistė pėr njė njėqind shkaqet.


Aty u trajtuan;

- Pavarėsia pėr vendet e Kaukazit tė Jugut - Tė drejtat e grave.

Pėr gjashtė muaj nė mėnyrė efektive Versaja ishte qendėr e njė qeverie tė botės, qe pėrpiqen tė sherojne me ane te paqes plagė te perandorive te falimentuar dhe ka krijuar shtete tė reja.

- Tokat e ish-Perandorisė Osmane u perfshine ne diskutime, e cila synon bashkeveprim evropiane dhe amerikane nė pėrgjithėsi, - Pretendimet nacionaliste zionist(izraelitė) dhe arab nė Palestinė. Mė nė fund janė pajtuar kushtimisht, Marrėveshjes sė parė Faisal-Vaizmann(izraelitė) mė 3 janar 1919. - Mė 30 janar Konferenca vendosi qė provincat arabe duhet tė ndahen plotėsisht nga Perandoria Otomane dhe mandatin e sapo konceptuar nė sistemin e aplikuar ndaj tyre. Ky vendim solli nje mosmarreveshje te delegacionit arabe Faisal se shteti i tij do tė pėrfshijė Palestinė, dhe tė kuptuarit e kushtėzuar te Marrėveshjejes se arritur nė Faisal-Vaizman.

- Mė 3 shkurt Caim Vizman (kryetar i izraeliteve ne bote dhe presidenti i pare i Izraelit), kreu i delegacionit zionist, paraqiti ēėshtjen e saj nė njė deklaratė, sė bashku me njė hartė tė vendit tė propozuar ne Britani, ku deklaroi lidhjen ēifut historike me zonėn nė fjalė. Ai gjithashtu deklaroi kufijtė e propozuar zionist dhe burimet "thelbėsore tė nevojshme ekonomike tė vendit" pėrfshirė ne "kontrollin e lumenjve dhe ujrave detare".

- Ėshtė pėrfshirė deklaratat nga tė tjerėt. Mė 6 shkurt, Faysal kerkoi trajtimin nga ana e Konferencės qė te vente nė dukje premtimet e mėparshme si aleate, dhe i kėrkoi pavarėsinė e tėrė rajonit arabe dhe sugjeroi krijimin e njė konfederate. Ai deklaroi se arabėt nevojitet te kene nje ndihmė, por jo me ēmim tė pavarėsisė sė tyre. Mė pas lindi njė mosmarrėveshje nė mes tė Britanisė sė Madhe dhe Francės nė lidhje me zonėn gjeografike tė Sirisė dhe Marrėveshjes sė parė sekret-Sykes Picot (marreveshja anglo-franceze e 1916 per sferen e influences se Rusise ne Azi) te vonuar ne vendimin mbi pretendimet e ndryshme.

- Traktatet e paqes nė Paris, sė bashku me marrėveshjet e Konferencės Detare nė Uashington nė vitet 1921-1922, hodhi themelet pėr tė ashtu-quajtur sistemi i Versajės - Uashington te marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė konferencėn lindi njė numėr kontradiktash tė konfliktit kritik ne marredheniet ndėrkombėtare, e cila do tė bėhej njė nga shkaqet e Luftės sė Dytė Botėrore. - U arrit vendimi pėr krijimin e Lidhjes sė Kombeve dhe miratimin e Kartės sė saj, qe u zhvillua gjatė konferencės. "Katėr tė mėdhenjtė" – Xhorxh Klemenceau, kryeministri i Francės, David Lloyd George, Kryeministri i Anglise, Vodrov Uillson, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara dhe Vitorio Orlando, Kryeministri i Italisė - ishin figura dominuese diplomatike nė konferencė. Konkluzionet e bisedimeve tė tyre u vunė nė kontekstin e Marreveshjes.

Delegatet e Australisė ishin Billy Hughes (Kryeministėr), dhe Josef Kook (Ministri i Marinės), i shoqėruar nga Robert Garran (avokat i pėrgjithshėm). Greig Xhohn Latham , ishte edhe pjesė e delegacionit. Frederik Egleston – shkrimtar ishte ftuar, por ka mbetur i pahijshem nė sjellje Nė tė vėrtetė, Latham kishte drejtuar me sukses zonen federale tė Koyong(nje lagje ne Melbourn) nė njė politikė tė 'Get Rid e Hughes', kėshtu qė ishte tmerruar ai nė sjellje Hughes '.

- Synimet e tyre kryesore ishin reparacionet e luftės, - largimin e aneksimit nga ana gjermane te Guines se Re dhe refuzimit tė propozimit japoneze per barazi racore.

Hughes kishte njė interes tė thellė nė atė qė ai e shihte si njė zgjatje e Politikės australiane. Pavarėsisht se duke i shkaktuar njė problem tė madhe, Hughes i ėshtė dashur tė pranoj nė heshtje pėr njė mandat tė klasės C pėr Guinene e Re. Presidenti Uilsson i kėrkoi Hughes, kryeministrit te Australise, se nėse e ka me tė vėrtetė se donte tė kundėrshtonte mendimin se bota ka pėrfituar nga humbja e Gjermanisė qe donte dhe tė shtrinte sovranitetin e tij deri nė veri si ekuator; Hughes u pėrgjigj: "Kjo ėshtė nė lidhje me madhėsinė e tij, z. President".

Me 18 Janar 1919 Filloi Konferenca e Versajes

Me 18 janar 1919, filloi konferenca e paqes se Luftes se Pare Boterore. Ne kete date, ne Paris, u takuan shumica e politikaneve me potent te botes per te filluar nje seri negociatash, te gjata e te komplikuara, qe zyrtarisht do te shenonin fundin e Luftes se Pare Boterore.

Lideret e fuqive fitues te Aleateve, Franca, Britania e Madhe, ShBA dhe Italia, (shih foton nga e majta ne te djathte: Kryeministri i Britanise David Lloyd, Kryeministri i Italise Vittorio Orlando, Kryeministri i Frances Georges Clemenceau, dhe Presidenti amerikan Woodrow Wilson) do te merrnin vendimet decisive ne Paris gjate gjashte muajve te ardhshem. Pothuajse gjate shumices se konferences, Presidenti amerikan Woodrow Wilson u perpoq te zyrtarizonte idene e tij per nje "paqe pa fitore" duke kerkuar qe Gjermania, udheheqesja e fuqive te Qendres dhe humbsja me e madhe e luftes, te mos trajtohej shume ashper.

Nga ana tjeter, Kryeministri francez Georges Clemenceau dhe ai britanik David Lloyd George argumentuan se ndershkimi dhe dobesimi i Gjermanise ishte rruga e vetme per te justifikuar pasojat e renda te luftes. Ne fund, Presidenti amerikan Wilson ra dakort per trajtimin e Gjermanise, me kusht qe te institucionalizohej projekti i tij per krijimin e nje organizate nderkombetare paqeje te quajtuar Lidhja e Kombeve.

Perfaqesuesit e Gjermanise nuk u pranuan ne konferencen e paqes deri ne muajin maj, kohe pas te ciles ata erdhen ne Paris dhe prezantuan nje draft per Traktatin e Versajes.

Duke pasur besim te madh ne premtimet e Wilson, gjermanet u frastruan dhe u desilizionuan shume nga traktati, qe kerkonte prej tyre te pranonin mareveshjen territoriale dhe te paguanin reperacionet e luftes. Madje me keq, sepse artikulli 231 i traktatit e detyronte Gjermanine te pohonte se ishte e vetmja fajtore e luftes. Kjo ishte nje kafshate e madhe qe gjermanet nuk munden ta gelltisin.

Traktati i Versajes u firmos me 28 qershor 1919, pikerisht te nesermen e pas pese vjeteve, kur nje nacionalist serb vrau duken austriak Franz Ferdinand, gje qe shkaktoi fillimin e Luftes se Pare Boterore. Ne dekadat ne vijim, kundershtare te egersuar te traktatit u shtuan ne Gjermani. Ekstremiste te tille si Adolf Hitler i Partise Nacional Socialiste (naziste) e shfrytezuan pakenaqesine per te mare pushtetin ne Gjermani, proces qe coi pothuajse direkt ne ate cfare egzaktesisht kishte parashikuar Wilson ne negociatat e Parisit te 1919, per te parandaluar nje lufte tjeter shkaterimtare globale.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_paq%C3%ABs_s%C3%AB_V%C3%ABrsaj%C3%ABs


14 pikat e Wilson-it :

1. Nenshkrimi i traktateve te paqes, te cilat do te vendosnin stabilitetin politik ne bote 2. Liria absolute e lundrimit ne dete, jashte uerave territoriale, si ne paqe dhe ne lufte 3. Heqja per sa eshte e mundur e barrierave ekonomike dhe barazia ne tregtine nderkombetare. 4. Vendosja e barazpeshes se forcave ndermjet Fuqive te Medha 5. Kufizimi i armatimeve 6. Rregullimi i ceshtjeve te kolonive 7. Zbrazja e territoreve te pushtuara te Rusise 8. Te sigurohej vetevendosja e kombeve. 9. Percaktimi i kufijve ne baze te grupeve etnike. 10. Australia dhe Hungaria duhet t’i jepej mundesia e zhvillimit autonom. 11. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi te zbrazeshin nga trupat pushtuese. Serbise i lejohej dalja ne det. 12. Polonia fitonte pavaresine dhe do te zgjerohej deri ne kufijte ku jetonte popullsia greke 13. Zbrazja e territoreve te Frances dhe dhenia e Alsas-Lorenes. 14. Krijimi i nje organizate politike nderkombetare e cila do te garantonte ruajtjen e paqes ne bote.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Konferenca e Paqes, Paris 1921
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: