AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Noli shau lidhjen e kombeve ne mbledhje sher kombit te tij i

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Noli shau lidhjen e kombeve ne mbledhje sher kombit te tij i   Mer 19 Nov - 4:41

Mulleti: Fan Noli nė '24-ėn shau Lidhjen e Kombeve nė seancėn plenare

Nga: FATOS VELIU


Mulleti: Fan Noli nė (vijon nga numri i kaluar)

Zoti Tanush. Folėt gjatė dhe shumė hollėsisht pėr fėmijėrinė dhe aktivitetin e hershėm tė xhaxhait tuaj, i cili ėshtė njė nga njerėzit mė publikė tė Shqipėrisė sė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjithsesi aktiviteti i tij i hershėm ėshtė mė sė shumti vetėm patriotik. Do tė doja tė dija, - me bindjen se edhe lexuesi ėshtė i interesuar jo pak, - pėr fillimin e karrierės sė tij zyrtare, me tė cilėn ėshtė publikuar mė sė shumti; kush janė funksionet e para qė ai ka marrė?
Nė periudhėn e Kongresit tė Lushnjės pėr tė cilėn folėm mė parė, qė ėshtė pikėrisht viti 1920, i cili siē e dini njihet edhe si viti i luftės historike tė Vlorės, Qazim Mulleti ka spikatur si komandant nė mbrojtje tė trojeve shqiptare, pastaj mė mbrapa kanė ardhur detyrat zyrtare. Por e veēanta e atij viti ėshtė se, nuk ka qenė vetėm lufta kundėr Italisė nė zonat e Vlorės, por ka pasur tre luftėra tė fuqishme jo vetėm kundėr Italisė, por edhe kundėr fqinjėve tė tjerė grabitqarė tė tokave tė shenjta tė atdheut tonė.
Kush ishin kėto tri luftėra?
Lufta e parė e asaj periudhe ėshtė Lufta e Vlorės, e cila tashmė ėshtė shėnuar fuqishėm nė historinė e Shqipėrisė si njė simbol i mirėfilltė lavdie. Por pikėrisht nė atė periudhė kemi edhe luftėn e famshme tė Koplikut, qė ėshtė bėrė kundėr malazezėve dhe qė ėshtė drejtuar me heroizėm jo mė tė vogėl nga patrioti i shquar Hamit Gjylbegu. Pas pėrfundimit tė betejave tė ashpra ka ndėrhyrė dhe ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu, me forcat e tij shtetėrore, pėr t'i dhėnė goditjen e fundit apo si tė thuash pėr t'i dhėnė dorėn e fundit fitores sė madhe.
Dhe lufta e tretė?
Pikėrisht lufta e tretė, qė ka qenė paralel me luftėn e Koplikut, ishte ajo e "Qafės sė Tujanit", qė ėshtė zhvilluar kundėr serbėve. Ajo luftė ėshtė drejtuar po me heroizėm tė patreguar nga vetė Qazim Mulleti. Ai mbante gradėn "Major". Ky ėshtė njė fakt shumė domethėnės pėr patriotizmin e tij dhe njė e vėrtetė e padiskutueshme, pasi nė atė luftė, Qazim Mulleti ėshtė dekoruar nga qeveria e asaj kohe. Pas kėsaj kohe deri nė vitin 1924, ai kalon nė funksionet zyrtare pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė nė zonat mė tė nxehta tė vendit.
Konkretisht?
Qazim Mulleti ka marrė pjesė, me tė gjithė patriotėt e vendit, si pėrfaqėsues i Tiranės nė varrimin e jashtėzakonshėm qė iu bė nė Vlorė Avni Rustemit. Pas kėsaj, ka marrė pjesė nė Revolucionin e njohur tė Qershorit, i cili bėri pėrmbysjen e Zogut dhe kalimin e qeverisė demokratike nė drejtim tė Fan Nolit. Pikėrisht nė kėtė periudhė Qazim Mulleti kalon nė detyrėn e Prefektit nė zonėn e Matit dhe mė mbrapa nė Kavajė. Kuptohet qartė, se ai ėshtė dėrguar pėr tė vendosur rregull dhe rend pikėrisht nė zonat mė tė nxehta pro Ahmet Zogut.
Nuk vonoi dhe Zogu u rikthye sėrish nė pushtet. Ēfarė bėri pas kėsaj Qazim Mulleti?
Rikthimi i Zogut, Qazim Mulletin e gjeti nė krye tė 500 burrave nė Kavajė. Donte t'i bėnte rezistencė Zogut. Por dihet qė Zogu erdhi dhunshėm, pa kurrfarė hezitimi nė fron, duke ndėrmarrė njė kundėrveprim tė njė shkalle tė furishme. Ishte momenti qė u largua vetė Fan Noli, gjė qė bėri qė kjo rezistencė tė mos kishte kurrfarė vlere. Pas kėsaj Qazimi pėrfundoi nė Zara tė Jugosllavisė. (Kemi parasysh se Zara ėshtė zona e arbėreshėve tė Jugosllavisė). Pikėrisht nė Zara, Mustafa Kruja pėrktheu veprėn famėkeqe antishqiptare tė akademikėve serbė, qė i cilėsonin shqiptarėt "njerėz me bisht".
Jemi nė momentin mė delikat tė asaj periudhe, pėr tė cilėn ju mė befasuat dhe mė surprizuat nė lidhje me sa mė folėt pėr Fan Nolin. E them kėtė, se jemi duke folur pikėrisht pėr momentin e rrėzimit tė Nolit nga pushteti dhe pėr syrgjynosjen pėrfundimtare tė tij. Mė ka tėrhequr personalisht vėmendjen ai moment, se si ka mundėsi qė njė njeri poliedrik dhe politikan i niveleve tė perėndimit siē ishte Noli, tė pėrfundonte sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė nė "fshirje" pėrfundimtare dhe largim absolut nga politika, sė cilės i ishte kushtuar tėrėsisht deri atė ditė. Ndalem sėrish kėtu, meqenėse e solli momenti i largimit tė Mulletit pas rėnies sė qeverisė sė tij. Ndėrkohė, ju, nėpėrmjet dėshmisė sė atit tuaj qė ka qenė zyrtar shumė i afėrt i Nolit nė atė kohė, fajėsuat absolutisht Nolin pėr rėnien e tij nga froni dhe jo mbėshtetjen e jugosllavėve nga sa ėshtė folur deri mė tash, apo ju kam kuptuar gabim? Mund ta rikujtojmė paksa kėtė fakt kaq interesant?
Jua shpjegova mendoj me shumė hollėsi nga numri i kaluar, por po jua ritheksoj prapė, meqenėse ju ka bėrė kaq shumė pėrshtypje. Kur Noli erdhi nė pushtet nė qershorin e '24-ės, gjė qė ndodhi menjėherė pas varrimit tė Avni Rustemit, - varrim supermadhėshtor e me pjesėmarrje mbarėpopullore, nė tė cilin siē tė thashė mori pjesė edhe Qazim Mulleti, -gjeti njė buxhet minimal. Fuqitė e Mėdha, kur ai mori kontaktet e para me ta si kryeministri i ri i shtetit tė vet, i kėrkuan procedurat ligjore tė marrjes sė pushtetit dhe pastaj mund tė hynte nė marrėdhėnie me ta si kryeministėr i vėrtetė i mandatuar nga populli i tij. Fjala ishte se, kishte ardhur me revolucion dhe jo me votė, prandaj i kėrkuan qė brenda tre muajsh tė mbante zgjedhje tė rregullta dhe tė riafirmonte pozicionin e qeverisė sė vet nė drejtim tė shtetit. Vetėm pas kėsaj ata do t'i jepnin njė hua prej 400-500 milionė frangash ari, brenda tė cilave 120 milionė franga ari do t'i faleshin. Kėto do t'i konsideronin si njė ndihmė pėr mėkėmbjen e ekonomisė sė vendit dhe zhvillimin e saj.
Kėtu ėshtė historia mė interesante, sepse siē e dini Noli nuk mbajti zgjedhje, ndėrkohė qė financat e qeverisė sė tij shkuan nė zero. Pas kėsaj, ai u nis nė Lidhjen e Kombeve nė Zvicėr pėr tė kėrkuar huatė dhe ndihmat e premtuara, pasi vendi i tij ishte nė katastrofė. Kėtė e di shumė mirė, se im atė e ka shoqėruar nė ēdo hap gjatė asaj vizite dhe ka qenė i pranishėm nė ēdo bisedė qė ka bėrė.
Kur shkoi nė Zvicėr dhe deshi tė bisedonte me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve, ai i refuzoi dhe i mohoi gjithēka, aq sa nuk i dha asnjė shenjė dhe asnjė shpresė. Kuptohej qartė se ai i ktheu fuqishėm krahėt Fan Nolit, i cili nuk kishte pranuar tė bėnte zgjedhjet e pėrgjithshme dhe tė legjitimonte qeverinė e tij tė dalė nga revolucioni. Pas kėsaj ishte e ēfarė ishte! Noli mori fjalėn nė seancėn e radhės, ku iu lėshua Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve duke mos i lėnė kusur. Ai fjalim i Nolit, - mė ka thėnė babai, - ishte njė nga fjalimet mė antidiplomatike qė mund tė ketė pasur ndonjėherė nė historinė e kombeve. Madje mund tė ketė qenė pikėrisht ai fjalim qė e nxori nga politika.
Im atė ishte brenda dhe shikonte tė gjitha reagimet e tyre, jo vetėm nė seancė, por nė ēdo bisedė qė ka bėrė Noli. Ėshtė quajtur, - thoshte babai, - se ai fjalim ka qenė ligjėrimi i Nolit para Lidhjes sė Kombeve, por unė, pavarėsisht se nuk isha diplomat por isha teknicien i financave, e kuptova se pikėrisht ai fjalim ishte rrėnimi politik i Nolit.
Dhe juve jua ka shpjeguar yt atė, se pikėrisht pas kėsaj Zogu u rikthye nė pushtet?
Patjetėr, se ē'kuptim ka. Zogu, qė pėr hir tė sė vėrtetės ishte tip shumė i zgjuar, e studioi kėtė situatė dhe e kuptoi qė u hap drita e kuqe pėr jetėgjatėsinė e Nolit nė pushtet. Kjo do tė thoshte se ishte hapur jeshilja pėr vetė Zogun. Gjithēka e bėnė anglezėt, qė po tė shikosh mirė historinė, janė pikėrisht ata qė kanė krijuar edhe federatėn e Jugosllavisė. Pra kėta mundėsuan hapėsirėn e Zogut, qė ishte nė pritje tė rikthehej nė Tiranė. Zogu ka marrė prej tyre 20 mijė napolona ari, pėr tė korruptuar krerėt e Dibrės qė hapėn rrugėn nė kufirin shtetėror nga do tė vinte ai. Pas kėsaj hyri nė Tiranė pa asnjė pushkė dhe pa asnjė ushtar jugosllav me vete, veē 700 burrave.
Pra ju, pas bisedave qė bėnit me yt atė, keni krijuar bindjen absolute se kėtu ėshtė gjithė sekreti i rrėzimit tė Nolit?
Unė po tė sjell dėshminė e gjallė tė tim eti, qė ka qenė prezent nė atė takim, pėr faktin se ai po shkonte pėr financat. Dhe po tė ndjekėsh rrjedhėn e historisė, si iku Noli dhe si u rikthye Zogu, tė bėjnė ta besosh katėrcipėrisht. Madje unė po ta jap tė plotė fjalėn e Nolit, qė ka mbajtur nė atė takim pėr tė cilin mė fliste shumė im atė, por qė munda ta siguroja me shumė mundim vetėm pas viteve '90-tė. Lexoje, madje dhe botoje kėtė material, dhe shiko nėse nuk mbėrrin menjėherė nė tė njėjtin pėrfundim me mua dhe me tim atė, i cili e ka dėgjuar personalisht brenda nė sallė.
(Zgjat njė material tė palosur, mbi tė cilin duken qartė shenjat e kohės sė largėt. E marr pėr ta zbardhur dhe pėr ta ilustruar kėtė intervistė. - Shėnimi im, F.V).
Nė ditėt e punimeve tė sesionit tė Lidhjes sė Kombeve ėshtė botuar nė shtypin e kohės, nė disa vende, por kryesisht fjalimi i tij u evidentua fuqishėm, madje edhe me komente, nė faqet prestigjioze tė "New York Times", nė "Gazette de Lausante" dhe nė "Daili Telegraph".
Ribotuar nga Ismail Mal' Osman nė vitin 1944
Mbledhur nga Lefter Lame Dilo
Shėnim:
Materiali ėshtė i zbardhur me dialektin e pėrkthyer nė gjuhėn e kohės kur ka ndodhur ngjarja, ku dhe ėshtė botuar nė shqip. Redaksia ka ndėrhyrė nė momente tė veēanta pėr tė rregulluar shenjat e pikėsimit, me qėllim qė tė kuptohet mirė ideja e fjalisė.
Oratori shqiptar qė ka dijtur tė flasė me mjeshtėri nė mbledhjet e voēkėla tė Shqiptarėve t'Amerikės nė kishat t'ona nė metinge tė ndryshėm, nė Parlamentin e Shqipėrisė e nė mes tė Shqiptarėve, Fan Noli qė paraqiti mir' e bukur Willsonin e Amerikės, ai qė i bėri njerėzit tė pėrloten nė Vlorė pėr Avni Rustemin, shkon nė Lidhjen e Kombeve dhe kėtu flet sikur t'ishte nė shtėpinė e vet. Kėtu ai ban njė nga fjalimet e tij mė tė bukur, mė tė zgjuar, aq sa fletorja "Gazette de Lausante", me plot arsye e quan njė fjalim infiniment spiritual, tė hollė sa s'bėhet mė!
Fjalėt tona nė kėtė rasė janė tė tepėrta. Arsyetimet e Fan Nolit, Fuqija e Fjalės sė tij volkanike tė rrėmben osh e s'tė lė ta komentosh, se i humbet bukurinė. Ay, sikurse e quan njė gazetė e madhe e huaj, e lėēiti me njė forcė logjike aqė tė fortė Ungjillin e vėllazėrimit tė botės, sa qė diplomatėve tė huaj u mbeti fryma. Bota e jashtme pa atėhere se Shqipėria e Vogėl 500 vjet ndėnė Turkun e shtypur dhe e dėrmuar kombėtarisht, kishte burra tė mėdhenj. Tė huajt dėgjuan njė oratori burri, fjala e tė cilit ra si bombė, sikurse thotė haptas "Daili Telegraph-i". Dhe pėrfaqėsuesi i 400 milionė kinezėve qė dėgjonte me vėmendje Nolin e njė milionė shqiptarėve duke mos ditur se ē'popullsi ishim ne, e pyeti Nolin:
- A s'mė thoni hirėsi, ē'popullsi pėrfaqėsoni?".
Noli i pėrgjigjet:
- Njė milionė, por mos harroni se janė njė milionė shqiptarė.
Shqipėria e voēkėl tregoi se kishte njė burrė tė madh. Raca jonė dėftoi haptas se ruante njė fuqi kryemendje nė gjirin e sajė.
Shikoni pra si flet Shqiptari, Demostheni ynė nė Lidhjen e Kombeve. Aq e rrjedhshme ėshtė fjala e tij, aq lirisht flet ky nė kėtė kuvend, sa qė njeriu kur e lexon kujton se Peshkopi flet nė ndo njė mbledhje shqiptarėsh. Por jo! Fan Noli i flet ajkės sė botės diplomatike botnore, me ca shprehje si tė apologjisė sė Sokratit qė na ka lėnė Platoni e me njė zgjuarsi qė rrallė fort vihet re. Lexojeni fjalėn e tijė, adhurojeni, mėsojeni pėrmendėsh. Ja tek e keni Fan Nolin, qė po ju flet me zėrin e tij engjėllor.
(Nė fillim flet Z. Motta)
Kryetari M. Motta: Para se tė kėrkoj leje t'i flas Asamblesė, Folėsi i fundit Imzot Fan Noli, i pari delegat i Shqipėrisė, mar nderin ta pėrshėndosh si kryeministėr dhe kryetar tė qeverisė shqiptare. Shqipėria si dhe Svicra, ėshtė njė shtet i vogėl, dhe pėrfitoj nga khjo rasje tė shtoj se tėrė shtetet anėtarė tė Lidhjes sė Kombeve janė tė njėshmė para ligjit. (Duartrokitje).
Imzot Fan S. Noli (Shqipėria). Duke Rishikuar punėn qė ka mbaruar Lidhja e Kombeve nė kėto pesė vjetėt e jetės sė sajė, kam frikė se edhe unė i nxehti paqedashės do t'i ngrehė duart pėrpjetė nė dėshpėrim dhe do tė thresė: "Mė mirė tė kemi luftė se sa fjalė tė mėrzitshme pėr paqe". Ē'kemi bėrė pėr paqe? Ē'po bėjmė tani nė kėtė Asamble? Ajo qė ėshtė bėrė nė tė pesė vjetėt Ēlodhet nė paqe, nė paqe tė pėrjetshme e kyēur nė dosjet e vjetra tė sekretariatit dhe ruhet me kujdes prej atijė tė mirit gentleman, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve. Ėshtė e vėrtetė se lidhja ka bėrė disa shėrbime tė vogėla pėr paqėn pėrgjithėsisht, dhe veēanėrisht e shpėtoi Shqipėrinė prej copėtimit, duke shiguruar kėshtu paqe dhe urdhėr nė Ballkan.
Si e dini Shqipėria ishte njė kaēkė e fortė pėr tė thyer dhe m'e rėndė pėr tė ndarė, kėshtu qė Lidhja e Kombeve me menēuri vendosi tė mbetet atje ku ėshtė tė njomet lirisht nė detin Adriatik. Po thuamėni zoti Sekretar i Pėrgjithshėm pėrse refuzoni t'i jepni Shqipėrisė njė hua me tė cilėn tė mund tė ngrihet nė kėmbė? Tuntni kokėn? Shumė thoni? Mirė do tė zbres me elegancė nė shumėn e matur prej 200.000.000 frangash. Tundni kokėn? Ahere jam gati tė hyj nė marėveshje pėr njė shumė mė tė vogėl, thuaj 100.000.000 franga. Kėrkoj ndjesė. Doni tė thuani qė nuk mė takuat kurrė nė jetėn tuaj dhe qė nuk do tė muntni tė mė huani njė dhjetėsh? Ahere merrni kėrkesėn t'ime pėr njė hua dhe verreni nė dosjet e vdekura tė Sekretariatit dhe kyēeni mirė, po mbyteni sigurisht para se ta varosni nė nekropolin t'uaj se munt tė ngjallet prej tė vdekunėve.
Nofta Sekretari i Pėrgjithshėm kish nė mend tė thotė qė nuk kish dėshoron tė hyjė nė marveshje pėr hua me njė guvernė kryengritėse, pa njė parlament si atė qė kryesohet prek tė pėrunjurit prift. Po e dini se ē'ėshtė parlamenti? Pa fjalė e dini. Po do tė kuptohet mė mirė kur tju yjem, se ēmendoj pėr tė. Parlamenti ėshtė njė sallė ku mblidhen politikanė pa shport qė bėnė prova operate nė trupin e gjallė tė racės sė vetė. Njė sallė plotė me gaz tė helmuar. Gazi mbytės, gazi qė sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithė gazet e tjerė me tė cilėt u lėftua luft e fundit qė t'u jepte fund tėrė luftrave dhe tė vendoste paqė, paqen pėr tė cilėn bėjmė fjalė.
Po, e qė shkelni kėmbė, jemi gati tė bėhmė zgjedhje tė ra, dhe ta bthresim atė plagė, atė fatkeqėsi tė madhe, atė superticje tė mallkuar parlamentin pas dy ose tre vjetėsh qeverimi atėror. Do tė kini mirėsinė atėherė zoti Sekretar i Pėrgjithshėm, pas tre vjetėsh tė mė jepni huan prej 400 000 000 frangash tė cilėn m'u zotuat disa minuta mė parė? Thuani "jo"? Pėrse? E dinja.
Ahere, mirė, le tė flasim pėr paqe. Mė duket se nuk lemi asgjė mė tė keqe se sa tė bėjmė kėtė. Thom "Mė duket" se dua qė tė gjithė juve tė dini qė kam qenė shumė vjet nė Amerikė, nė Boston, njė qytet diku nė Irrlandė plot me 0' Connors dhe 0' connelis dshe fitzgeralds. Tė gjithė folės tė mirė, folės fort tė mirė, tė cilėt bashkė me Irrlandezė tė tjerė prej qytetesh tė tjerė tė Irrlandės bėjnė tė tėrė tė folurit nė fushata elektorale t'Amerikės. Do tė dėshironja qė sivėllezėrit e nderuar tė Republikės Irrlandeze tė kishin sjellė kėtu ca nga kėta folės trima tė flisnin e tė flisnin pėr vdekje pėr punėn e paqes.
Nuk ėshtė pėr tė ēuditur qė Amerikanė, gjermanė dhe Rusė nuk janė tė paduruar tė hyjnė nė Lidaje. Duket qė nuk ēmojnė fjalėt tona. Donė mė mirė pėr bemėrin e Perėndisė zoti Kryetar. Pse nuk pushoni kėtė tė folur dhe tė mė jipni atė huan prej 500 000 000 frangash qė mu zotuat para se tė nis tė flas.
Tani qė ju pėrgjigja nė pyetjen e parė "Ē'ka bėrė Lidhja e Kombeve nė pesė vjetėt e fundit?". Munt tė vij nė ēėshtjen e dytė dhe tė fundit: Ē'po bėjmė tani nė kėtė asamble? Pėrgjigja ėshtė fare e lehtė. Do ta gjeni te Shekspeare-i. "Fjalė, fjalė, fjalė" domethėnė nė inglishten popullore erė tė nxehtė. Kjo ėshtė gjithė puna. O ėshtė njė pėrrallė e thėnė prej njė idioti plot me bujė dhe tėrbim pa kurrfarė kuptimi".
Ē'ėshtė pėrfundimi i gjithė kėtyre bisedimeve tė menēme e tė thella mi ēarmatimin dhe traktate arbitrazhi? Ēėshtjet ju referian njė komisioni, o co; o ju referoj njė nėnkomisionit i cili do ta raportojė nė komisjon. Dhe ky pėrfundimet do tja paraqitė ndonjė konference qė do tė mbahet ndo njė herė nė tė pritmen. Kjo konferencė do tja raportojė kėtė ēėshtje pėrsėri njė komisioni . Ky do ta referojė nė nėnkomision. Ky pėrsėri nė Komision Dhe ky me radhė e me radhė nė Konferencėn. Konferenca do ta pasojė me njė votė tė njėzėshme e cila do ti referohet Kėshillės sė Lidhjes sė kombeve e cila do tė shfaqė njė lutje tė pėrbashkėt nė i Madhi Perėndi nė qiell. Pasi tė shkojnė ēėshtjet pėrmes kėtij rrotullimi poetik tė konferencave dhe kundėr-konferencave, tė raporteve dhe kundėr raporteve dhe kėshillave, mė nė fund do ti referohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes i cili do t'i kyēė me kujdes nė dosjet e pashpirt tė Sekretariatit dhe do t'i mbajė kėto pėr brezat e arthmė.
Kėshtu e tėrė puna do tė mbarojė si mbarojnė gjithė flluskat prej sapuni. Dhe of! Fjalėt e bukura dhe fjalėt e gjėmuara dhe stėrgjėmuara, tė cilat do ti shoqėrojnė kėto rezoluta dhe ato lutje! I dua, i dua, "Si erėn e pellgut dhe si tė kėrmave tė tė vdekurve tė pambuluar qė molepsin erėn". Pėr kėtė arsye po jap kėtė fjalė sot.
Nėr kohė qė po mendojmė pėr fuska le tė mė jipet leje tė bėj disa vėrejtje pėr mi fuskėn mė kolosale qė prodhoj historinė moderrne: Kuptoj pallatin e Dwes-it. Po ėshtė pikėrisht njė fuskė? Jo ėshtė njė lidhje fuskash, e mėrzitur, e koklavitur, diabolike, dhe infernale. Ėshtė mė tepėr se njė fuskė, ėshtė njė superfuskė. Po nuk duhet tė trembeni nga kjo. Do tė mbarojė si dhe fuskat e tjera qė ngjallėm kėtu Ėshtė fort e koklavitur kjo punė. Mund ti shigurojė ndo njė fron nėnkryetari auktorit tė shėnuar po kam frikė se do tė sjellė vetėm disa miliardė ēpagime pėr Francėn dhe pėr Belgjikėn. Kėta tė dy shtete shpresojnė tė nxierrin me anėn e tij disa miliardė dhe miliardė. Unė uroj qė tė munden t'i marrin, po ėshtė njė fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s'ka veē tė referohet Lidhja e Kombeve.
I dashuri im Sekretar i Pėrgjithshėm, Ju lutem gatuani njė vėnt tė thatė, fort tė thatė, nė dosjet t'uaj tė vdekura se si dini, mr Dawes ėshtė Amerikan dhe Amerika ėshtė njė vend i thatė (pa tė pira) qoftė se prej kohe nė kohė, me mėnyra tė nėndheshme, njomet, njomet me tė vėrtet shumė, vetėm me shaka… . Me pėrpjekjet mirėdashėse tė ēizme sjellėsve (kontrabandistėve).
Duke folur pėr fuska pėrsėri mė vjen nė mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 pėr tė cilat kryetari i nderuar i kėsaj Asambleje dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i dashur m'u zotuan tė mė japin pėr Shqipėrinė disa minuta mė parė. Tani kjo hua ėshtė njė fuskė paqeje, njė fuskė paqeje fort e shėndoshė. Jo nuk ėshtė fuskė aspak. Atė qė desha tė thosha ish: Do tė forcojė paqen nė Ballkan. Mund tė gatisė udhėn pėr tė realizuar Konfederatėn Ballkanike, Po nuk ka njė dobi tė flasim pėr tė. Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm, merre nė dosjet e pashpirt tė mekropolit t'uaj.
Pasi u pėrgjigja tė dy pyetjeve qė mė ishin bėrė mė mbetet tani tė nxjerr pėrfundimin tė cilin do ta bisedoj nė formėn e dy pyetjeve tė reja. Pikėsėpari, nga ēkoqitjet qė u dhanė mė parė, a e vlen barra qeranė qė tė kemi njė shoqėri tė kombeve? E dyta, nė rast qė e vlen, cila do tė jetė methoda pėr t'i arrirė qėllimit qė ėshtė paq e pėrbotshme? Pyetjes sė parė do ti pėrgjigjem: Po. Edhe Shoqėria e Kombeve tė jetė njė ėndėr, njė utopi qė i bėn skeptikėt tė buzėqeshin dhe tė shtrembėrojnė buzėt, kjo (Shoqėria e Kombeve) duhet tė qėndrojė atje si njė sfidė kundėr lavdisė groteske militariste. Kjo duhet tė qėndrojė atje si njė vėrtetim solemn i dėshirės sė pėrbotshme pėr paqe. Kjo duhet tė qėndrojė atje gjer sa bukuria e sajė, fisnikėria e sajė, shpirita njerėzore e sajė, nevoja e domosdoshme e qėnies sė sajė tė kuptohen nga gjithė bota. Pse fundi i fundit me gjithė mungesat qė ka sot pėr sot, kjo meriton tė pritet me kėto fjalė.
"Verreite Doch. Du bist so choen!
" Oh! Qėndro, ti je kaq e bukur!
Pse tė jemi kaq pesimistė? Aspirata pėr paqe, janė kudo, kjo ėshtė e padyshimshme, ndryshe nuk do tė kishim komedin e fuskave dhe superfuskave tė paqes qė na kanė mbuluar. Kjo vjen nga shkaku qė popujt dėshirojnė paqen. Qė burrat e shtetit, politikanėt e servirin kohė pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska ēarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpėrblimi.
"Po paqia nuk do tė vijė prej traktateve, kėto janė tė destinuara tė hidhen shpejt a von nė shportė. Paia do vijė nga shkollat. Duhet t'u mėsojmė fėmijve qė vrasja toptan ėshtė po ashtu njė gjė kriminale sa edhe vrasja e veēantė. Duhet t'u mėsojmė se perėnditė t'ona tė bajrakeve janė burimi i gjithė tė kėqijave, tė cilat shekuj me radhė po e mundojnė njerėzinė. Duhet tu mėsojmė se ka veē njė perėndi tė vėrtetė, qė duhet ti shėrbejmė. Perėndia e njerėzisė, Perėndia e tė gjitha tribuve. Duhet tu mėsojmė tė bėhen anėtarė tė nderēmė tė super-shtetit qė duhet tė pėrmbledhė tė gjitha tributė. Tė bėhen qytetarė fisnikė tė federatės sė pėrbotshme e cila ėshtė nė realizim e sipėr, e cila do tė realizohet me doemos. Kur djemtė tanė do tė kenė mėsuar kėto tė vėrteta, atėhere do tė kemi vetėm ēarmatosjen morale e cila duhet tė bėhet mė parė nga ēarmatosja matėriale, po do tė kemi bashkėpunimin e vėrtetė e tė gjithė fiseve tė botės pėr paqen, pėrparimin dhe mbarė vajtjen ndėrkombėtare, tė cilat s'janė tjetėr veē sende qė vijnė rrotull subjektit.
"Po para se tė vijnė atje, le ta njohim njė herė se jemi qė tė gjithė bajrak tė egėr sa kohė qė i bėjmė kurbane njerėzish Moloh-ut tė tribusė. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini nė tė katėr anėt e botės kėto perėndira barbare dhe anthropofage qė kanė mbushur historinė e njerėzisė me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrėnime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikė. Ah! Do ti kapim gjakatėratė e vjetėr! Vėshtroni sytė e njerėzisė qė vuan pas rrėnimeve tė luftės sė pėrbotshme. S'ka dhimbje mbi dhimbjen e sajė, asnjė theori nuk do tė ishte tepėr e madhe pėr tė shpėtuar djemtė tanė nga luftra tė reja dhe lot tė reja.
"Pėrpara o shokėt e mij, bota ėshtė gati pėr ungjillin e ri. Flamuri i Shoqėrisė sė Kombeve ėshtė mė fisniku qė ėshtė ngritur gjer mė sot! Ushtarėt e sajė janė mė trimat qė ka nxjerrė bota gjer tani. Qėllimi i sajė ėshtė maja e pėrparimit tė njerėzisė. Shpirti i Willsonit, ati dhe profeti i sajė na udhėhiq. Mundimet janė tė mėdha, po shtrini kurajėn t'uaj gjer nė pikėn e fundit dhe nuk do tė venė mundimet kot".
(Vijon nesėr)Nipi i Qazim Mulletit, nė kėtė intervistė tė radhės, hedh dritė mbi njėrin nga momentet mė tė panjohura dhe tė ēuditshme tė diplomacisė sė hershme tė shtetit shqiptar. Ėshtė viti 1924, kur pas varrimit tė Avni Rustemit nė Vlorė dhe pėrmbysjes popullore tė Zogut, vjen nė pushtet nė mėnyrė revolucionare vetė Fan Noli, nė qeverinė e tė cilit Qazim Mulleti mori drejtimin e nėnprefekturave tė Matit, dhe mė mbrapa tė Kavajės. - Por ēfarė ka dėshmuar pėr situatėn e kabinetit vetė babai i Tanush Mulletit, i cili ishte shefi i financave tė qeverisė sė Nolit? - Historia e pabesueshme, kur Noli ėshtė paraqitur nė Lidhjen e Kombeve, takim pas tė cilit, ka ardhur rrėzimi i menjėhershėm i tij nga pushteti dhe rikthimi spektakolar i Ahmet Zogut. - Ēastet shokuese, kur kryeministri shqiptar me veladonin e priftit, ka shpėrthyer me vulgaritetin mė tė madh ndaj porosisė pėr tė bėrė votėbesimin popullor tė qeverisė sė dalė nga revolucioni spontan. - Sharjet dhe fyerjet qė ka lėshuar mbi vetė Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve, pėr faktin se ata nuk pranuan tė financonin qeverinė e tij, qė s'kishte dalė nga zgjedhjet popullore. - Ēfarė ka dėshmuar vetė babai i Tanush Mulletit, qė ka shoqėruar kryeministrin e revoltuar, qė ulėrinte nė sallėn e burrave mė tė fuqishėm tė Globit, aq sa i ėshtė vėrsulur me fjalė sfiduese vetė pėrfaqėsuesit tė Kinės 400 milionėshe. - Sharjet dhe mllefet e pabesueshme qė Fan Noli ka lėshuar pėr funksionet e parlamenteve, tė cilat i etiketon me zhargonet mė tė ulėta tė fjalorit tė tij. - Shokimi qė pėsuan kryediplomatėt e Fuqive tė Mėdha, kur Noli iu kthye me tėrsėllimė vetė funksionimit tė Lidhjes sė Kombeve, tė cilin e konsideroi njė flluskė pa vlerė, gjė qė ka sjellė dhe pėrjashtimin e menjėhershėm tė tij nga politika.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)




http://www.balkanweb.com/intervista/2688/mulleti-fan-noli-ne--24-en-shau-lidhjen-e-kombeve-ne-seancen-plenare-101570.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Noli shau lidhjen e kombeve ne mbledhje sher kombit te tij i
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: