Jaltė 1945. Stalini shpėrthen kundėr Shqipėrisė
Shqipėria, dhe vende tė tilla tė vogla nuk e meritojnė tė jenė nė tryezė me fuqitė e mėdha, kėshtu ka deklaruar Stalini, idhulli i Enver Hoxhės. E pėrjavshmja Investigim zbulon faktin tronditės tė shpėrfilljes sė vendit tonė nga Cari i kuq nė Konferencėn e Jaltės. Nė librin Ruzvelti dhe rusėt: Konferenca e Jaltės ish-sekretari amerikan i shtetit pėrshkruan njė ngjarje kureshtare qė lidhet me historinė e Shqipėrisė nė prag tė Luftės sė Ftohtė. Rrėzohet miti qė vendin e vogėl ballkanik e bojkotuan vetėm anglo-amerikanėt, tė cilėt, pėrkundrazi kėrkonin tė respektoheshin tė drejtat e fuqive tė vogla.
Nga Thanas Mustaqi
Pėr Stalinin mė 4 shkurt 1945 do tė ishte absurde tė mendohej se njė vend i vogėl si Shqipėria duhet tė kishte votė tė barabartė me Trojkėn e Madhe (Bashkimi Sovjetik, Amerika dhe Anglia). Deklarata deri tani e panjohur (pėr lexuesin shqiptar) e idhullit tė Enver Hoxhės, shpreh qartė pėrbuzjen e shefit tė Kremlinit, jo vetėm ndaj vendeve tė vogla, por edhe ndaj Shqipėrisė,: A doni qė Shqipėria tė ketė statusin e njėjtė si Amerika? Ēfarė ka bėrė Shqipėria nė kėtė luftė pėr tė merituar njė pozitė tė tillė? Kėshtu do tė pyeste nė mėnyrė retorike J.V. Stalini, bash ditėn e parė tė Konferencės sė Jaltės (4-11 shkurt 1945), gjatė njė darke nė pallatin perandorak Livadia, teksa ngrinte dolli me Ruzveltin dhe Ēėrēllin.
VIKTIMA E PARĖ E LUFTĖS, VIKTIMA E PARĖ E PAS-LUFTĖS
Nė librin, tashmė antikuar, me titullin Ruzvelti dhe rusėt: Konferenca e Jaltės (Roosevelt and the Russians: The Yalta Conference), botuar nė vitin 1949, ish-sekretari amerikan i shtetit, Stetinius (1900-1949), pėrshkruan dhe njė ngjarje kureshtare qė lidhet me historinė e Shqipėrisė nė prag tė Luftės sė Ftohtė. Mė 4-11 shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltės, njė takim i krerėve tė qeverive amerikane, britanike dhe sovjetike, pėrkatėsisht presidenti Frenklin D. Ruzvelt, kryeministri Uinston Ēėrēill dhe Josif Stalini, pėr tė diskutuar riorganizimin e Evropės sė pasluftės. Konferenca u mblodh nė pallatin Livadia afėr Jaltės, nė Krime. Ėshtė njė koincidencė e jashtėzakonshme qė Shqipėria,viktima e parė e Luftės sė Dytė Botėrore, nė fund tė kėsaj lufte, tė hapte njė konferencė tė tillė si ajo e Jaltės, qė do tė merrej me rimodelimin e Evropės. Dhe, ndryshe nga sa dihej deri tani, Shqipėrinė e lanė jashtė OKB-sė, jo vetėm SHBA dhe Britania, por edhe Stalini qysh nė shkurt 1945, teksa nuk e ftuan as nė Konferencėn themeluese tė OKB-sė tė San-Franēiskos, nė prill-qershor 1945. Kėtė gjė nuk mundėn ta zhbėnin sovjetikėt dot pėr 10 vjet!
SHQIPONJA DHE ZOGJTĖ E VEGJĖL
Pas dollisė sė Ēėrēillit, ngrihet Stalini, qė bėri mjaft tė qartė se ishte dakord me kryeministrin se tri Fuqitė e Mėdha, tė cilat kishin mbajtur barrėn e luftės, po ato duhet ta mbrojnė paqen. Cari i kuq shpėrthen: do tė ishte absurde tė mendohet se njė vend i vogėl si Shqipėria duhet tė ketė votė tė barabartė me Trojkėn e Madhe. Stalini tha se ishte i gatshėm, tė bashkohej me Amerikėn dhe Britaninė e Madhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e shteteve tė vogla, por kurrė nuk do tė binte dakord me ēfardo veprimi tė ndonjė prej Fuqive tė Mėdha pėr tiu nėnshtruar gjykimit tė fuqive tė vogla. Ruzvelti dhe Ēėrēilli u pėrgjigjėn se duheshin respektuar tė drejtat e kombeve mė tė vogla. Por Mareshali ua kthen: Jugosllavia, Shqipėria, dhe vende tė tilla tė vogla nuk e meritojnė tė jenė nė kėtė tryezė. A doni qė Shqipėria tė ketė statusin e njėjtė si Amerika? Ēfarė ka bėrė Shqipėria nė kėtė luftė pėr tė merituar njė pozitė tė tillė? Nobelisti i ardhshėm nė letėrsi, kryeministri britanik iu pėrgjigj me njė frazė tė hollė: Shqiponja duhet tė lejojė zogjtė tė vogėl tė kėndojnė dhe tė mos shqetėsohet pse kėnduan. Tjetėr koincidencė e hidhur: shqiponja, simboli i shqiptarėve, tani ishte simboli i njė fuqie tė madhe, qė ha zogjtė e vegjėl.