AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma   Jeu 20 Nov - 3:15




Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma   Jeu 20 Nov - 3:26

Kėta intelektualė nuk kishin bėrė thirrje qė tė luftoheshin forcat komuniste, por tė bashkoheshin me forcat nacionaliste, qė Shqipėria tė ishte pjesė e bllokut antifashist. 1939 pushkėt e para ishin tė nacionalistėve patriot shqiptar me nė krye trimin Abaz Kupi , ku ushtaraku mbretėror Mujo Ulqinaku do tė vadiste tokėn shqiptare me gjakun e tij duke u bėrė dėshmori i parė antifashistė nė europė, Asnje komuniste nuk ishte nė at luftė… e kur familjet monarkiste internoheshin nga fashizmi asnje komunist apo familje e tyre nuk e internonte fashizmi…Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte njė skenar tipik terrorist qė tė ekzekutoheshin kėta intelektualė. Pushkatimet u bėnė nė vende tė caktuara, si hotel “Bristol”, Sharrė, Tufinė, Dajt, Rruga e Dibrės, te shkolla “Kristoforidhi”, Rruga e Kavajės dhe brenda periudhės 24 tetor-17 nėntor 1944. Tė gjitha ekzekutimet u bėnė gjatė natės dhe nė mėngjes herėt. Disa tė tjerė i vranė sapo i nxirrnin nga dera e shtėpisė. Tirana kryeqyteti 24 vjecar pėrgjakej me gjakun e intelektualėve tė pafajshėm. Vėrtetimi i kėtyre vrasjeve dokumentohet nė veprėn e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: “Kur qeveria ishte nė Berat, mė vjen Sejfulla Malėshova (anėtar i udhėheqjes komuniste, por me pikėpamje liberale) dhe mė thotė: Shoku Enver, po vriten intelektualė tė pafajshėm nė Tiranė, dhe kjo ėshtė terrorizėm! Enveri pėrgjigjet: “Ata janė borgjezė dhe me pikėpamje perėndimore, nuk i shėrbejnė kauzės sonė tė proletariatit, tė komunizmit. Partizanėt po kryejnė detyrėn.” Njėsitet guerile kan mandatin e komandantėve tė tyre pėr tė kryer kėto pushkatime. Dhe mirė bėjnė. Veēojmė se skenari i ekzekutimit ishte dy planėsh: e para, qė intelektualėt tė mos ishin prezent nė mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore, dhe forcat komuniste, e kishin mė tė lehtė marrjen e pushtetit; e dyta, me vrasjen e tyre tė krijonin terror nė popull, qė tė heshtej rreth krimit tė tyre. Njė ndėr manipulimet mė tė rėnda e dramatike qė ka bėrė historiografia komuniste ėshtė manipulimi me tė ashtuquajturėn Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare, e cila ka prodhuar kaq shumė ngatėrresa, pėrēarje e gjenocid mes shqiptarėve, saqė efekti i saj zor se po zhduket dhe pse faktori kohė po ecėn gjate. Rishikimi i historisė sė Shqipėrisė nė njė masė tė madhe ėshtė rishikimi i situatės qė krijuan komunistėt gjate kėsaj lufte. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpėr tė ashtuquajturit “dėshmorė tė Luftės NĒL”. Mund tė them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshėm dhe sakrificat e tyre nuk u drejtuan nė altarin e shenjtė tė interesave kombėtarė. Dhe pėr kėtė para gjyqit tė historisė duhet tė japin llogari komunistėt, dhe historianėt e tyre, qoftė dhe pėr partizanėt e vrarė, tė cilėt, nė vend qė tė vriteshin si luftėtarė tė lirisė kundėr okupatorit, u dėrguan tė vriteshin nė njė luftė tė pamoralshme civile kundėr vėllezėrve tė njė gjaku e tė njė gjuhe. Verifikimi i tė vėrtetave qė lidhen me Luftėn Nacionalēlirimtare ka qene dhe eshte njė mision i papėrmbushur i demokracisė shqiptare. Shoqėria shqiptare ushqehet dhunshėm me njė treg tė zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pandėrprerė njė ndjeshmėri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit tė saj i tundėn para syve qindra mijė faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare tė diktatorėve, gjeneratat e reja mėsohen me pėrralla detektive pėr lavdinė e madhe tė udhėheqėsve komunistė. Por kurrė dhe asnjėherė nė hapėsirat e kėsaj lirie tė fjalės nuk u dėgjuan rėnkimet e thella tė plagėve tona - See more at: http://gazetadielli.com/mediat-televizive-fyen-pervjetorin-e-pushkatimit-te-intelektualeve-tiranas/#sthash.50MEKENF.dpuf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Enveri Hoxha,nga e djathta i katerti si LIma
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: