AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 60 dosje kundra Sali Berishes.e sa te Edi Rames

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: 60 dosje kundra Sali Berishes.e sa te Edi Rames   Mer 26 Nov - 17:11




Dosja penale e Sali Berishės, ja aferat gjatė 8 viteve nė pushtet

1. 21 Janari

21 Janari ėshtė ngjarja mė e rėndė dhe njolla mė e zezė e kėsaj qeverie pas Gėrdecit. Mė 21 Janar qeveria vrau katėr qytetarė tė pafajshėm dhe plagosi me dhjetėra tė tjerė. Nė fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarė njeri-tjetrin, mė pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarė brenda rrethimit. Kur u vėrtetua se protestuesit ishin vrarė jashtė rrethimit, Berisha sajoi puēin e shtetit dhe ngriti njė komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit tė Prokurorisė pėr arrestimin e komandės sė Gardės. Refuzimi i Berishės pėr tė dorėzuar komandantėt, shokoi ndėrkombėtarėt. Zhdukja e pamjeve filmike u vėrtetua edhe nga FBI. Mė pas Berisha hodhi nė koshin e plehrave ekspertizėn e FBI pėr vrasjet. Sot nuk ka asnjė tė dėnuar pėr kėtė ēėshtje.

2. Gėrdeci

Gėrdeci ėshtė krimi mė i madh njerėzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gėrdecit ėshtė orkestruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga familja Berisha. Njė biznes fitimprurės pėr kompaninė Albademil dhe SAC, por qė nga shpėrthimi i Gėrdecit, humbėn jetėn 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosėn mbi 300 vetė dhe u dėmtuan mbi 4000 prona. Tre ditė mė vonė jep dorėheqjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndėrkohė qė prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikės. Hetimet njė vjeēare vunė nėn akuzė 29 persona dhe ēėshtja shqyrtohet nė gjykatėn e Lartė. Korrupsioni i Gėrdecit, dhe dosja hetimore nxorėn nė pah shumė elementė. Njė ndėr njerėzit qė kishte influencuar nė bėrjen e akteve nėnligjore dhe ligjore qė ēuan nė tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha.

3. Shitja e detit Greqisė

Mbetet historia mė e zezė e qeverisė sė Sali Berishės. Ėshtė konsideruar tradhtia mė e madhe kombėtare pas shitjes sė Shėn Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes sė Shkodrės nga Esat Pashė Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishės dhe Lulzim Bashės. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit tė Jashtėm dhe ka negociuar nė fshehtėsi marrėveshjen pėr shitjen e detit. Nė takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashės mė 20 mars 2008 njė nga temat kryesore tė bisedimeve ka qenė pikėrisht marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detar.

4. Skandali me rrugėn Durrės-Kukės

19. 9 Tetor 2007: Durrės-Kukės, plas skandali mė i madh financiar i kėsaj qeverie. Protagonist ėshtė sėrish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u akuzua. Procedurat pėr tenderin nė Shqipėri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisė ēuan deri nė heqjen e imunitetit tė Lulzim Bashės. Sipas KLSH, nė raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri nė 232 milionė euro.

5. 52 hidrocentrale nė duart e klanit tė familjes

Gjatė tetė viteve nė pushtet, mazhoranca e djathtė, ka dhėnė 100 leje pėr ndėrtimin e rreth 400 hidrocentraleve tė pėrmasave tė ndryshme. Licencat pėr ndėrtimin e hidrocentraleve i kanė marrė kryesisht kunetėrit e ministrave, burrat e deputetėve, njerėz pranė familjes kryeministrore dhe sekserė anonimė. Njerėzit e pushtetit kanė marrė 52 hidrocentrale.

6. 9 vendime pėr Samir Manen

Qeveria e Sali Berishės mund tė konsiderohet si njė satelit i biznesmenit tė njohur Samir Mane.
Kjo qeveri ka marrė tė paktėn 9 vendime pėr interesa tė Samir Manes. Ky njeri shfaqet kudo; te minierat, plazhet, borxhet, elktroshtėpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndėrtimi i pallateve, tenderat e autobusėve, ngjyrosja e naftės, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetėr pėr t’i ofruar shėrbime shtetit shqiptar.

7. 20 ligje klienteliste

Kuvendi i Shqipėrisė, gjatė tetė viteve tė fundit, pėrpos shkeljes nė mėnyrė sistematike tė Kushtetutės dhe Rregullores sė Kuvendit, ėshtė kthyer nė njė zyrė noterie tė qeverisė, ku noterizon dhe vulos dhunėn e kartonėve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanė miratuar plot 20 ligje klienteliste.

8. Skandali me ngjyrosjen e karburanteve

Kompania koncesionare e Samir Manes "Global Fluids”, fitoi monopolin e ngjyrosjes sė karburanteve, me njė investim total vetėm 4 milionė euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do tė pėrfitojė 200 milionė euro pėr njė periudhė 10-vjeēare.

9. Shitja e Albtelekomit

1. Shtator 2005: Menjėherė pas krijimit tė kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund tė lejojmė privatizimin e Albtelekom mė shifra tepėr tė ulėta”, tha ai pėr Calik. Por vetėm pak muaj mė vonė, kreu i qeverisė sėrish ua dha Albtelekomin turqve.

10. Pėrgjimi nga Spartak Ngjela

5 Prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrėdhėnieve me Publikun nė Partinė Demokratike, realizon njė pėrgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha nė zyrėn e Jozefina Topallit. Nė pėrgjime Ngjela akuzon Berishėn: “Ti e ke idhull Enverin”.

11. Dritan Berisha

Qershor 2006: Nipi i Sali Berishės, Dritan Berisha, i punėsuar nė Ministrinė e Brendshme shkakton njė incident me armė zjarri pėrpara hotel “Dajtit” nė qendėr tė Tiranės, nė qershor tė vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndėrhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishės emėrohet nė sektorin e kurrikulave nė Akademinė e Rendit vetėm njė vit mė vonė. Mė pas emėrohet nė diplomaci.

12. Shpėrblimi i Jean Paul Carteron

Nėntor 2006. Berisha shpėrblen 250 mijė euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nėnshkroi njė marrėveshje tė fshehtė me forumin e Crans Montanės dhe nė marrėveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, ėshtė miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kėrkoi qė termat e kontratės tė mos publikohen.

13. Fshesa nė administratė

Shkurt 2007: Pėr shkak tė ndryshimeve nė administratė dhe “fshesės Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua tė paguajė 1 milionė euro pėr tė gjithė ata qė u hoqėn padrejtėsisht nga puna. Ishte vetė Komisioni i Shėrbimit Civil qė zbuloi abuzimet e bėra nė administratė nga ministrat kryesorė tė qeverisė.

14. Fahri Balliu

15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorė i jepet firmės “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anėtarit tė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike dhe botues i gazetės “55”. Ndėrkohė qė menaxherja e “Alpine” ishte njėkohėsisht sekretare e pėrgjithshme e Ministrisė sė Kulturės. Ndėrkohė qė austriakėt e Alpine ishin tė implikuar nė njė proces korrupsioni nė Gjermani.

15. Ligji i gjobave

Maj 2007: Qeveria ndėrmerr nismėn pėr miratimin e ligjit “pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” ose atė qė u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vėnia e gjobave nga tatimet nė masėn 15% edhe pse nuk kishte pėr kėtė njė vendim gjykate. Ligjin e kundėrshtoi biznesi dhe opozita dhe pėrfundoi nė gjykatė kushtetuese.

16. Skandali me shkollėn e Korēės

Qershor 2007: Del skandali i shkollės “Omiros” nė Korēė. Ministria e Arsimit qė miraton kurrikulat e shkollės, miratoi edhe njė tekst historie nė kėtė shkollė greke nė Korēė, duke deformuar historinė e Shqipėrisė. Ēėshtja hapi debate tė shumta nė parlament, opozita kėrkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.


17. Gjobat ndaj mediave

15 Korrik 2007- Qeveria vendos njė gjobė marramendėse ndaj televizionit Top Channel. Bėhet fjalė pėr gjobėn e 13 milionė eurove, nėn arsyetimin evazion fiskal. Njė rast i paprecedent nė vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjėherė, ndėrkohė qė ėshtė ende e vlefshme.

18. Trafiku i armėve

18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierė me armė tė nisura nga Shqipėria, nė drejtim tė Armenisė. Tregtia e armėve shkaktoi njė superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjėherė i dėrgoi letėr Konferencės Islamike pėr penalizmin e Tiranės zyrtare. Armenia nė kėtė kohė ishte nė konflikt tė hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipėrisė si njė akt kundėr Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndėrmarrja Meico.

19. Minierat

29 Gusht 2007: Vdes punėtori i katėrt nė minierėn e kromit nė Bulqizė. Menjėherė ministria ndėrpret punėn nė minierė derisa tė plotėsoheshin kushtet. Por duke filluar qė nga viti 2007 e deri mė sot, fabrika nuk ėshtė mbyllur dhe nė Bulqizė kanė humbur jetėn nėn shkėmbinjtė e galerive rreth 30 punėtorė.

20. Lazarati

8 Shtator 2007: Mungesė totale rendi nė Gjirokastėr. 100 lazaratas fusin nė komisariat tė gjithė policėt. Djegin edhe godinėn e komisariatit. Shkak u bė vrasja nga forcat RENEA tė tė kėrkuarit Sabri Shurdhi.

2e1. Gjoba, biznseve

15 Shtator 2007: Arrestohet kreu i Tatimeve tė Tiranės, Flamur Mallkuēi, sė bashku me 4 inspektorė tė tjerė. U vinte gjoba, bizneseve.

22. Tenderat e rrugėve

18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugėve, arrestohet zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugėve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarė tė tjerė tė administratės shtetėrore. Kėrkonin ryshfet pėr fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janė jashtė dyerve tė burgut tė gjithė tė akuzuarit pėr ryshfet gjatė kėsaj kohe.

23. Lobimet

28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishės me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijė dollarėsh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare njė ditore dhe kėrkoi qė kontrata tė ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet pėr Tom Ridge.

24. Shkarkimi i Sollakut

21. 6 Nėntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku nė dorėn e Bamir Topit. Dėshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpėtoftė Shqipėrinė”. Shkarkimi u bė me anė tė votimit me 77 vota pro, 36 kundėr dhe 3 abstenime.

25. Vėllai i Ilir Rusmalit

14 Nėntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve, Saimir Shehri. Akuzoi vėllain e ish ministrit tė Drejtėsisė Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte pėr njė tender te Drejtoria e Burgjeve. Vetėm njė ditė mė vonė, nė 15 nėntor, jep dorėheqjen Ilir Rusmali, i cili akuzoi Berishėn se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

26. Dosja e “Argita Berishės”

Hapet dosja e “Argita Berishės”, vajzės sė kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga Regjistri Kombėtar, ndėrkohė qė vajza e kryeministrit vėrtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit tė saj tregtar. Pas presionit tė medias, Argita Berisha bėn ndryshimin e deklarimeve nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit tė Bizneseve: nė datėn 4 shkurt 2008 figuronte si “shėrbim konsulence dhe avokatie”, ndėrsa nė 8 shkurt u shndėrrua nė aktivitet tė pėrgjithshėm.

27. Skandali i MEICO-s

28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, pėr armė tė skaduara nga Shqipėria drejt Afganistanit. MEICO e pėrfshirė nė trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratė nga Pentagoni pėr tė pajisur me armė ushtrinė afgane, nėpėrmjet njė prej njerėzve tė listės sė zezė sė SHBA, Henry Tomei, nėpėrmjet firmės Evdin.

28. Presioni ndaj Financial Times

2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bėn presion gazetės prestigjioze Financial Times, qė tė shihte edicionin special nė kėmbim tė reklamave shtetėrore qė duhet tė merrte nga ministritė. Por gazeta nuk pranoi kėtė akord. Specialja botohet pa reklamėn shtetėrore, ndėrkohė qė menaxheri i gazetės Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratėn me kėtė gazetė.

29. Spotet turistike

8 Prill 2008: Qeveria nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės paguan 300 mijė euro pėr spot turistik nė CNN. Dokumentet zbuluan qė Pango e bleu spotin katėr herė mė shtrenjtė sesa normalja.

30. Arben Sefgjini

5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e pėrgjithshėm tė Tatimeve nė administratėn e Sali Berishės. Akuzohet pėr zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset nė arrest shtėpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

31. Lufta me Topin

16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrėzon kandidaturat e Bamir Topit pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė. Rrėzimi i kėtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar, SHBA, OSBE, dhe Kėshilli i Evropės kundėr praktikave tė ndėrhyrjes sė qeverisė nė institucionet e pavarura.

32. Kunati i Ferdinand Pone

11 Korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve pėr pazare nė zonėn e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarė tė hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degės sė PD nė Vlorė. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Nė 2005 kandidoi pėr deputet nė Vlorė, pas humbjes u emėrua tė zyra e Kthimit tė Pronave.

33. Ligji pėr prokurorinė

1 Gusht 2008: Qeveria pėrgatit ligjin pėr prokurorinė. Shkakton reagime tė forta nga SHBA. Akuza e SHBA: Presione tė forta pėr tė vėnė nėn kontroll prokurorinė. Flet edhe Berisha: Shqetėsimet e SHBA pėr ligjin pėr prokurorinė, njė trillim

34. Plantacionet e hashashit

13 Gusht 2008: Filmohen plantacionet e hashashit qė ujiten me autobote shtetėrore. Qeveria dhe policia nuk pranojnė dot dėshtimin nė luftėn kundėr kultivimit tė kanabis sativa.

35. Trafiku i drogės

26 Gusht 2008: Gjendet 1 kilogram kokainė nė makinėn e ambasadorit shqiptar nė itali. Skandali nė Milano. Policia prangos Arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushėriri i parė i Rahman Selmanllarit, shokut tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės, djalit tė kryeministrit.

36. Zhdukja e Kosta Trebickės

13 Shtator 2008: Humb jetėn nė rrethana misterioze aksidenti, ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen qė denoncoi aferėn korruptive tė Gėrdecit dhe trafikut tė armėve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisė dhe konkluzionet e njė eksperti amerikan, nxorėn se vdekja e tij nė njė fshat tė Korēės ishte aksidentale, edhe pse nė opinion ky mendim nuk gjeti vend. Mė pas emri i tij u pėrdor pėr luftė politike nga tė dy palėt.

37. Damir Fazlliē, skandali me pronat dhe Argita

5 Tetor 2008: Prangoset nė Sarajevė Damir Fazlliē. Nė Shqipėri kishte krijuar firmėn SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve tė 2005, regjistroi nė QKR tre firma. Ndėrkohė qė te Kompania Rompetrol kishte punėsuar mbesėn e Sali Berishės, Shpresa Breēani. U verifikua blerja e tokave nė Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte kėtė si njė park industrial. U akuzua edhe pėr ndėrhyrje nė blerjen e energjisė pėr llogari tė Shqipėrisė nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishės, Flutura Kola i bleu Fazllicit njė kompani nė vlerėn e 1.7 milionė eurove pėr firmėn Croėn Acquisitions.

38. Skandali me bujqėsinė

1 Shtator 2008: Njė tjetėr skandal nė fushėn e bujqėsisė. Shfaqet pėr herė tė parė misri pa kokrra. Sabotohen tė gjithė fermerėt shqiptarė. Farėn e misrit pa kokrra e solli nė Shqipėri Fiqiri Ismaili. Pas mė shumė se njė jave ankese nga tė gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithė fermerėve. Ndėrkohė, dėshtimi i prodhimit tė misrit nė Shqipėri, favorizoi Serbinė.

39. Largimi i FMN

23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipėria. Nė vitin 1996, ka qenė Fondi Monetar Ndėrkombėtar ai qė tėrhoqi nė mėnyrė demonstrative, pėrfaqėsinė e tij nga Shqipėria. Ishte pragu i kolapsit tė piramidave, president i plotfuqishėm i Republikės ishte Sali Berisha dhe ministėr Financash, Ridvan Bode.

40. Lejet e ndėrtimit

26 Tetor 2008: Qeveria ndėrmerr hapin e miratimit tė njė ligji tė ri pėr lejet e ndėrtimit “Pėr territorin”. Projekti shkaktoi skandal nė zyrat e Bankės Botėrore dhe Kėshillit tė Evropės: Qeveria po cenon autonominė e pushtetit vendor. Jemi kundėr.

41. Ligji i dosjeve

16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunėve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllėn drejtorin e hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme si hetues komunist. “ky ėshtė njė ligj qė prek shtyllėn dhe gjithė shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorėheqjen nga prokuroria, ndėrkohė qė hetonte ēėshtje tė rėndėsishme si Gėrdeci, Fazlliē e Durrės-Kukės.

42. Skandali me “Plazhin e Gjeneralėve”

29 Janar 2009: Skandali me pronat, pėr herė tė parė emri i kryetarit tė grupit parlamentar tė PD Astrit Patozi nė skandalin e “Plazhit tė Gjeneralėve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajės, njėkohėsisht kushėri me kryetarin e grupit parlamentar tė PD.

43. Vjedhja e pronave

Shkurt 2009: Shpėrthen skandali i “Jalės”, i implikuar dhėndėri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbėr Malltezi. Bėhet fjalė pėr prishjen e shtėpive tė banorėve nė Jalė, nėn argumentin se do tė zbatohej njė projekt i Bankės Botėrore. Por BB sapo mori ankesat e banorėve nisi njė panel inspektimi nė terren pėr tė parė tė gjitha shkeljet, dhe nxori me pėrgjegjėsi njė pjesė tė zyrtarėve tė vet lokalė dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit tė menaxhimit tė bregdetit tė Jugut, dhėndrin e kryeministrit. Ēėshtja hapi debate tė forta nė Parlament.

44. Lidhjet me Fazlliē

12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndėrhyrė nė institucionet shtetėrore pėr miratimin e lejes sė ndėrtimit tė njė parku energjetik nė tokat qė kishte blerė pak kohė mė parė miku i familjes, Damir Fazlliē. Nė e-mailet konfidenciale tė Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar pėr shitjen e tokave tė Damir Fazlliē ėshtė diskutuar edhe ndėrhyrja e saj nė disa institucione. Madje ka qenė vetė vajza e kryeministrit ajo qė ka premtuar tė ndėrhyjė nė Koorporatėn Energjetike Shqiptare pėr tė marrė lejen prej saj.

45. Manipulimi i zgjedhjeve

28 Qershor 2009. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore tė votės sė 28 qershorit 2009 nėpėrmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpėrfillur tė drejtėn e votės, opozitėn dhe ndėrkombėtarėt. Po hapjen e kutive, qė e kėrkoi opozita pėr dy vite, qeveria do ta bėnte pas 8 Majit, kur u hapėn kutitė pėr tė shpallur fitues Bashėn nė Tiranė.

46. Kėrcėnimi i Ramės

27 Nėntor tė 2009. Kryeministri Berisha del jashtė kontrollit. Hedh akuza tė ulėta ndaj Edi Ramės me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama ėshtė mjekuar 10 vite pėr skizofreni dhe ėshtė homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramės se i ėshtė futur nė shtrat Dash Pezės. Berisha e ka kėrcėnua Ramėn me jetė.

47. Pėrplasja me SHBA pėr SHISH

Korrik 2010. Shėrbimi Informativ Shtetėror kthehet nė njė mollė sherri mes amerikanėve dhe qeverisė Berisha. Partia nė pushtet tentoi tė miratonte njė ligj nė Kuvend, i cili e kthente SHISH nė njė vegėl nė duart e Berishės. Beteja pėrfundoi me pėrēarjen e mazhorancės dhe mė tėrheqjen e Berishės para se tė humbte pushtetin.

48. Sulmi ndaj Ina Ramės

28 Janar 2011. Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puēiste pa tė ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi ėshtė puēist, ndėrsa kreu i SHISH organizator i grushtit tė shtetit. “Ju garantoj se ata qė flasin pėr ngjarje bulevardi nuk janė gjė tjetėr mė falni pėr shprehjen veēse horra e lavire bulevardi”, u shpreh Berisha.

49. Shkarkimi i kreut tė SHISH

Duke sfiduar hapur amerikanėt, kryeministri Sali Berisha ia arriti mė nė fund qė tė shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zėvendėsuar mė njė kamikaz politik, me tė shkuar tė zezė nė SHIK-un famėkeq.

50. Shkarkimi i Ina Ramės

Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin tė largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtė muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bėri bujė ndėrkombėtare. Zonja Rama u zėvendėsua me njė njeri tė besuar.

52. Spastrimet nė Ushtri

Pas kapjes sė Presidencės, Berisha iu turr Ushtrisė. Disa gjeneralė u liruan nga detyra nė mėnyrė arbitrare dhe pa asnjė bazė ligjore. Nė vend tė tyre u katapultuan ushtarė tė oborrit tė pushtetit.

53. Masakra nė drejtėsi

Pas bllokimit dhe rrėzimit tė dekreteve tė Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij nė piramidėn e drejtėsisė. Ai diktoi disa emėrimeve nepotike nė KLD, Gjykatėn e Lartė, Gjykatėn Kushtetuese dhe gjykatat e shkallėve mė tė ulta.

54. Anėtari i KQZ

Sali Berisha orkestroi shkarkimin e anėtarit tė LSI nė KQZ pa asnjė bazė ligjore. Vendimi i Kuvendit u kritikua rėndė nga faktori ndėrkombėtar si i pabazuar nė ligj.

55. Regjistrimi i popullsisė

Regjistrimi i popullsisė ėshtė njė ndėr skandalet mė tė rėnda tė qeverisė Berisha. Nė zbatim tė rekomandimeve tė Athinės pėr tė rrudhur numrin e shqiptarėve, Berisha dhe Pollo zhdukėn 1.5 milionė shqiptarė.

56. Zhdukja e 1.3 miliard USD

1.3 miliard USD janė zhdukur nga Shqipėria. Organizata “Global Financial Integrity”, deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrė mė shumė se 1.3 miliard dollarė nga Shqipėria. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se ishte krenar pėr kėtė shifėr.

57. Pėrgjimet

Pėr 27 muaj me radhė, Sali Berisha urdhėroi pėrgjimin e ambasadorėve tė huaj nė Tiranė dhe tė opozitės. Pėrgjimet u realizuan nga Shėrimi Informativ i Ushtrisė. Kuvendi sabotoi ēdo nismė tė opozitės pėr kontrollin e SHIU.

58. Pasuritė e fshehura

Pasuria e familjes kryeministrore shtrohet ēdo vit me dhjetėra llogari tė reja bankare. Ndėrkaq, dy fėmijėt e kryeministrit deklarojnė qindra mijėra euro ēdo vit, shuma tė cila nuk justifikohen me punėn qė ata bėjnė.

59. Zonja 3 milionė euro

Vajza e Sali Berishės, Argita Berisha, i kėrkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionė euro ryshfet pėr njė investim nė Shqipėri prej 100 milionė eurosh. Skandali u denoncua nga vetė biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjėherė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje.

60. Klubi Partizani

Dhėndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbėr Malltezi, pėrvetėsoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur njė herė pronėn nė kohėn e pushtimit tė Italisė. Nė kėtė skandal u pėrfshi edhe Arben Imami. Adriatik Doēi



Thursday, July 18, 2013 - 11:05
- See more at: http://www.sot.com.al/politike/dosja-penale-e-sali-berish%C3%ABs-ja-60-skandalet-n%C3%AB-8-vite-q%C3%AB-do-ta-%C3%A7ojn%C3%AB-para-gjykat%C3%ABs#sthash.YzE12qnt.dpuf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
60 dosje kundra Sali Berishes.e sa te Edi Rames
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: