AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Lufta e Cobres dhe Sali Qekut pa naton skishte dembim serb

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Lufta e Cobres dhe Sali Qekut pa naton skishte dembim serb   Sam 29 Nov - 9:53

pėrmes sulmeve ajrore tė NATO-s nė pranverė tė vitit 1999. Njėkohėsisht, bėheshin dhe pėrgatitjet intensive pėr rezistencė tė armatosur”, potencon ai.
Naser Vllasi Cobra Miq tė nderuar;Miftar Ziba, Xhyli Ram, Nazmi Musa, Gani Morina patjeter se e gjithė ajo e vėrtetė qė ka ndodhur nė luftėn e Koshares duhet edhe tė dokumentohet. Do tė punojmė nė kėtė drejtim qė qdo gjė tė dalė nė shesh dhe opinioni tė informohet drejt. Nė bashkėpunim me shokėt e …

...........................................................................................................................................................

Komandant (COBRA): Politika paqėsore e Rugovės, e arsyetoi shfaqjen e rezistencės sė armatosur

Bota Sot | 27.04.2014 10:55 • Nehat SHAQIRI


Share on facebook Share on print Share on email Share on twitter More Sharing Services 9

Komandant (COBRA): Politika paqėsore e Rugovės, e arsyetoi shfaqjen e rezistencės sė armatosur

Komandant COBRA, thekson se lufta e armatosur pėr ēlirimin e Kosovės ishte e pa shmangshme, ku kjo bindje ishte ngulitur te shumė njerėz qė mė vonė u rreshtuan nė radhėt tona me pushkė nė dorė.

Bashkėluftėtari i Sali Ēekajt, komandanti Naser Vllasi (COBRA), nė njė prononcim pėr Gazetėn “Bota sot”, tregon shumė ēka rreth organizimit tė Betejės sė Kosovės, si dhe pėr Sali Ēekun ku ai e quan si komandantin e parė nė drejtimin Luftarak 777, Rrasa e Zogut, qė tė gjitha koordinimet i kishin bėrė sė bashku.

“I tėrė populli ynė, atėherė u ngrit nė kėmbė qė nė mėnyrė paqėsore t‘i mbrojė tė drejtat e veta pėr tė vendosur pėr fatin e Kosovės sonė. Pėrgjigjja e Beogradit ishte brutale dhe e dhunshme. Me dhunė policore e ushtarake u vendos nė Kosovė njė regjim okupues. Shumė prej nesh u bindėm se, rezistenca e armatosur kundėr okupatorit ishte e pashmangshme”, thotė Vllasi.

Ai thekson se, me gjithė atė njė rezistencė paqėsore me mjete politike dhe me popullin e bashkuar rreth idesė ēlirimtare, ishte edhe mė tej e nevojshme, pasi qė populli ishte lodhur nga persekutimi mė brutal qė bėnte mbi ta regjimi i dhunshėm i Serbisė. “Rezistenca e armatosur donte pėrgatitje tė mirėfillta, sepse ne nuk mund ta arrinim nivelin luftarak me shpejtėsi!”

Sipas Vllasit, nė kėso rrethanash politika e Ibrahim Rugovės pėr njė rezistencė paqėsore me kėrkesa tė qarta pėr pavarėsinė e Kosovės si qėllim tė fundit, nuk ishte i kotė.

“Me njė politikė tė tillė Ibrahim Rugova blente kohė dhe fuqishėm e tėrhoqi vėmendjen e qendrave perėndimore duke e kuptuar diskriminimin e skajshėm dhe dhunėn policore qė e ushtronte kasapi i Ballkanit Millosheviqi i Ēmendur. Politika paqėsore e Rugovės, po ashtu e arsyetoi shfaqjen e rezistencės sonė tė armatosur, sepse bota u bind se nuk kishim rrugėdalje tjetėr. Kjo ishte kryesore edhe pėr pėrkrahjen e armatosur, pėrmes sulmeve ajrore tė NATO-s nė pranverė tė vitit 1999. Njėkohėsisht, bėheshin dhe pėrgatitjet intensive pėr rezistencė tė armatosur”, potencon ai.

Vllasi pohon se pėrbrenda Qeverisė sė Republikės sė Kosovės qė vepronte nė egzil, e vendosur nė Gjermani, ishte formuar Ministria e Mbrojtjes. Kjo e formoi formacionin e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės (FARK), nėn udhėheqjen e ministrit tė mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi, njė njeri profesionist dhe me pėrvojė tė luftės, nga lufta e Kroacisė kundėr tė njėjtit armik.

“Nė terren, pėrbrenda Kosovės ishin tė angazhuar patriotė dhe njerėz tė guximshėm e tė vendosur pėr idenė ēlirimtare: Sali Ēeku e Agim Ramadani”.

“Bėheshin pėrgatitje edhe nė binarin tjetėr, qė ishte UĒK-ja. Nuk do mend se sa mirė do tė ishte njė forcė, njė luftė, me njė komandė unike e ēlirimtare, me angazhim unik tė tė gjitha resurseve pėr njė luftė tė pėrbashkėt. Mjerisht, nuk u arritur njė unitet tė duhur, qė forcėn tonė ta bėnte edhe mė tė madhe dhe luftėn mė tė lehtė”, thotė komandanti, duke shtuar se “por pėr ne lufta dhe pėr mua konkretisht nuk ishte kjo luftė e FARK-ut apo e UĒK-sė. Pėr neve dhe pėr mua kjo ishte, Luftė pėr ēlirimin e Kosovės, do tė thotė lufta ēlirimtare e Kosovės. Kush nė cilin formacion ishte i rreshtuar, nė cilėn pjesė luftonte, pėr ne luftėtarėt nuk kishte rėndėsi”.

Ai pohon se, rezistenca e armatosur dhe lufta ēlirimtare u shtri nė tė gjitha pjesėt e Kosovės.
“Por, pėr pėrparėsinė psikologjike dhe pėr ta kuptuar okupatori lufta jonė nuk ishte punė amatore e grupeve tė rebeluara, pra bėhej njė luftė e rėndėsishme, e bazuar nė njė strategji pėr tė na sjellė fitoren, ndaj agresorit mė mizor!

“Pikėrisht e tillė ishte Beteja e Koshares. Nga aspekti strategjik ishte e rėndėsishme, sepse hapej njė shteg i rėndėsishėm pėr furnizim me armatim nga Shqipėria. Nga aspekti psikologjik dhe morali ushtarak ishte e rėndėsishme, sepse pėr herė tė parė prej se ishte vendosur nė vitin 1913 me vendimet e Konferencės sė Londrės, u thye kufiri Shqiptaro-Shqiptar dhe tė dyja anėt i kontrollonim ne shqiptarėt. Nga aspekti i moralit ushtarak e po ashtu dhe psikologjik, Beteja e Koshares ishte e rėndėsishme edhe nė raport me armikun. Komanda e forcave armike e kuptoi, se lufta e shqiptareve nuk qenka pėr t‘u nėnēmuar. Ata (ne shqiptarėt) qenkan nė gjendje, qė krahas luftės guerile tė bėnin edhe luftė ballėsore”, thotė komandant Vllasi.

Ai thotė se, prej Betejės sė Koshares, lufta ēlirimtare e Kosovės, me pėrkrahjen aktive tė NATO-sė nga ajri, faktikisht kaloi nė luftė ofanzive dhe jo e pozicionuar vetėm nė mbrojtjen tė territoreve tė caktuara dhe tė popullsisė.

“Rėnia e Agim Ramadanit nė kėtė betejė, po ashtu dhe e Salih Ēekut ishte njė humbje e madhe, por njėkohėsisht dhe njė motiv qė tė vazhdojmė luftėn qė kishim nisur, deri nė ēlirimin e plotė tė vendit tonė”, potencoi komandanti Naser Vllasi (COBRA).


http://botasot.info/kosova/293359/komandant-cobra-politika-paqesore-e-rugoves-e-arsyetoi-shfaqjen-e-rezistences-se-armatosur/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Lufta e Cobres dhe Sali Qekut pa naton skishte dembim serb
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: