AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Balli Kombetar

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Balli Kombetar   Jeu 4 Déc - 13:00


ORGANIZATA BALLI KOMBĖTAR
SEKRETARIATI KOORDINATOR NĖ MĖRGIM
PRISHTINĖ, REPUBLIKA E KOSOVĖS
28 NĖNTOR 2014

INFORMACION ZYRTAR

Vizita e delegacionit tė Sekretariatit Koordinator tė Organizatės Balli Kombėtar nė Mėrgim (27 nėntor 2014 - 2 dhjetor 2014) dėshmoi edhe njėherė nevojėn e njė riorganizimi thelbėsor dhe pėrfaqėsimi adekuat tė interesave qytetare dhe pa dallim etnie, besimi apo klase nė Republikėn e Kosovės. Ashtu siē i kemi paralajmėruar kryesitė e subjekteve qė janė regjistruar nė KQZ dhe bartin emrin Balli Kombėtar, Organizata nė Mėrgim nuk ėshtė aspak e kėnaqur me punėn e tyre nė tė kaluarėn dhe sidomos nuk mund tė jemi tė kėnaqur me ofertėn aktuale politike e ekonomike pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės. Ndihma disamujore e Sekretariatit Koordinator tė Organizatės Balli Kombėtar nė Mėrgim, nxori nė pah mungesėn e vizionit, pėrgatitjes profesionale pėr dialog parimor, mungesėn e vullnetit politik pėr reflektim pozitiv dhe mungesėn totale tė kuadrove implementuese tė ndryshimeve tė pashmangshme nė Republikėn e Kosovės.

Organizata Balli Kombėtar nė Mėrgim jep mbėshtetjen e saj tė parezervė vetėm pėr Parti tė Kompetencave e jo assesi pėr Parti tė Parive (Bajraktarėve) parapolitike. Pėr rrjedhojė, duke parė nevojėn e qytetarėve tė Republikės sė Kosovės pėr njė alternativė tė djathtė nacionaldemokratike, shqiptare, konservatore, euroatlantike dhe qė bazat e sjelljes, punės, bashkpunimit por edhe bazat e kulturės politike i sheh tė realizuara duke iu pėrmbajtur dhe shpėrndarė nė masat popullore vlerat e Dekalogut Moral dhe Dekalogut Politik, Organizata Balli Kombėtar nė Mėrgim rikonfirmon vullnetin e saj tė shprehur disaherė nė paralajmėrimet tona dhe inicon formimin e njė subjekti tė ri politik nė Republikėn e Kosovės me emrin Balli Kombėtar Demokrat. Ftojmė tė gjithė tė interesuarit qė dėshirojnė t'i bashkohen iniciativės tonė, tė marrin kontakt me Kėshillin Inicues pėr themelim nė Republikėn e Kosovės.

Pėr Sekretariatin Koordinator nė Mėrgim
Arbėr Gashi, sekretar i pėrgjithshėm
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Balli Kombetar
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: