AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu   Mer 10 Déc - 14:48


Flet Fetah Rudi: Po, Bajrushi e tha tė vėrtetėn, truproja i deputetit tė Vetėvendosjes bėri atentat ndaj meje!


Atentati ndaj meje nė vitin 2000, ėshtė bėrė pėr motive politike. Me rastin tim ėshtė duke u marrė edhe EULEX’i, ku i kam prezantuar faktet e mia. Bajrush Morina e tha tė vėrtetėn dhe unė qėndroj prapa atyre deklaratave. Atentatorėt ndaj meje kanė bėrė aksident dhe dy prej tyre kanė vdekur. I treti ka qenė truproje e njė deputeti tė Vetėvendosjes. Nuk po pėrmendi emra pėr shkak tė hetimeve. Flet pėr Express, Fetah Rudi, zyrtar i LDK’sė, i cili ka mbetur invalid pas atentatit qė ishte kryer ndaj tij nė vitin 2000.

Express: Pse ėshtė bėrė atentat ndaj jush? Kush ka dashur t’ju vrasė?

F. Rudi: Atentati ndaj meje ėshtė bėrė pėr motive politike. Unė kam qenė ushtar i UĒK-sė, por edhe aktivist dhe pėrkrahės e veprimtar i palodhshėm i Lidhjes Demokratike tė Ibrahim Rugovės. Kėtė aktivitet timin nė LDK e kam vazhduar edhe pas luftės.

Sa pėr atentatin: Rasti ka ndodhur me 15 dhjetor 2000, te fshati BYTYQ (ura e Bytyqėve) nė orėn 14:35, duke ardhur nga Prishtina, ku isha nė mbledhje tė rregullt tė LDK-sė. Me mua ishin edhe dy kolegė, Avdullah Telaku dhe Rexhep Begaj, veprimtarė tė LDK-sė tė cilėt nuk pėsuan. Mė kujtohet se ishim duke biseduar pėr takimin qė e kishim mė 16 dhjetor 2000 nė Malishevė, pėrkatėsisht mbledhjen e asamblesė komunale ku isha edhe unė deputet i asamblesė, ku kishim edhe zgjedhjen e kryeshefit tė komunės, se si do tė kalonim.

Kur kam ardhur aty te ura e Bytyqėve kam dėgjuar krismat e armėve, sė pari refall (breshėri), pastaj ne jemi ndalur aty tek ura. Aty ka ardhur njė makine OPEL ASTRA me ngjyrė tė kuqe me xhama tė errėt mbrapa dhe me njė shpejtėsi tė madhe. Ne atė moment i kam thėnė shoferit t’ia liron rrugėn kėsaj makine. Ne jemi ndalur aty, kur kanė ardhur afėr nesh kanė gjuajtur me armė tė cilėt i kam parė tė dy tė parėt me armė nė dorė. Kanė gjuajtur dhe janė larguar me shpejtėsi tė madhe. Pastaj me njė makine tė pronarit tė pompės qe ishte aty afėr mė kanė dėrguar deri nė Malishevė, mė kanė dhėnė ndihmėn nė Malishevė, pastaj me makinė tė ambulancės mė kanė dėrguar nė Prishtinė ku jam mjekuar deri me 27 dhjetor 2000 dhe pastaj mė kanė dėrguar nė Itali, KFOR-i Italian, ku kam qėndruar pėr njė vit rresht.

Express: Cilat janė faktet tuaja qė i keni prezantuar nė Prokurori pėr atentatin ndaj jush?

F. Rudi: Faktet ia kam prezantuar Prokurorisė sė EULEX-it, kėto qė po ua tregoj juve

Express: Keni treguar se keni dhėnė deklarata edhe nė EULEX. Ēka ka bėrė ky mision nė zbardhjen e juaj?

F. Rudi: Po, unė kam dėshmuar nė EULEX dhe ata janė duke e hetuar atentatin ndaj meje.

Express: Bajrush Morina, nė njė debat televiziv, tha se dihen autorėt e atentatit ndaj jush. Pėrmendi se kanė lidhje me njė parti politike. Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj?

F. Rudi: Po, Bajrushi ka thėnė dhe ka shkruar disa herė pėr atentatin tim. Tė gjitha tė dhėnat ai i ka marrė nė intervista dhe nė bashkėbisedim me mua. Unė qėndroj prapa deklaratave te Bajrushit sepse unė i kam faktet dhe ai i di kėto fakte.

Express: Morina tha se njė deputet i Vetėvendosjes qėndron prapa atentatit ndaj jush. E dini emrin se kush ėshtė ai?

F. Rudi: Duhet me bė njė pėrmirėsim. Bajrushi nuk ka thėnė deputet i Vetėvendosjes por njė kėshilltar, vozitės apo truproje e njė deputeti tė Vetėvendosjes. Emrin e kėtij deputeti e di unė, e di Bajrushi por edhe Prokuroria e EULEX-it. Pėr shkak se nuk dua me i pengu hetimet, nuk dua me pėrmend emra.

Express: Mė herėt keni thėnė se dihet se e kujt ėshtė vetura prej nga kanė shtėnė nė drejtim tuajin. Kush janė kėta njerėz?

F. Rudi: Po e di cila ka qenė vetura. Ju thash mė lartė, ka qenė njė makinė OPEL ASTRA me ngjyrė tė kuqe e me xhama tė errėt mbrapa.

Express: Pse asnjėherė s’keni pėrmendur emra kur keni thėnė se e dini se prej cilės veturė kanė ardhur plumbat nė drejtimin tuaj?
R e x h e p s e l i mi
F. Rudi: I kam pėrmendur emrat e tė dyshuarve edhe nė prokurori edhe nė intervistė me Bajrushin, qė janė botuar nė Bota sot disa herė. Ajo ēka mundem me ju thėnė ėshtė se pas atentatit ndaj meje, mė 15 dhjetor 2000, rreth orės 14:35, ka ndodhur njė aksident nė fshatin Muzeqina tė Shtimjes. Nė kėtė aksident kanė vdekur tre persona qė kane vozit veturėn OPEL astra tė kuqe, qė dyshohet se kanė marrė pjesė nė atentat ndaj meje. Dy prej kėtyre tė vdekurve kanė qenė pjesėtarė tė TMK-sė, ish- ushtarė tė UĒK’sė. Emrat dihen. Njėri prej tyre ka qenė truproje e njė deputeti tė Vetėvendosjes.

Express: Jeni pjesė e udhėheqjes sė LDK’sė nė Malishevė. Cili ėshtė pozicioni juaj lidhur me koalicionin e LDK’sė me PDK’nė?

F. Rudi: Koalicioni nuk me ka pėlqyer fare. Por unė kam qenė edhe jam ushtar i Ibrahim Rugovės dhe kam qenė, jam institucionalist dhe respektoj vendimin e partisė qe i takoj.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: