AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy   Mer 24 Déc - 10:50

http://pashtriku.beepworld.de/ukshinhoti.htm




Myrvetja dhe vellau saj Afrim Hoti






Bislim Elshani

E vėrteta ėshtė se Ukshin Hoti ėshtė arrestuar mė 14 maj tė vitit 1994, mirėpo sipas ligjeve serbe, koha e kalimit nė hetimet policore, tė cilat mund tė zgjasin deri nė tri ditė, nuk i llogaritet nė afatin e dėnimit.  Sidoqoftė, lirimi njė ditė para kohe i Ukshin Hotit duket tė jetė bėrė sipas ndonjė taktike policore, qė ska tė bėjė me rregulla e ligje, ashtu si dhe vetė arrestimi i tij para 5 vitesh.

P.S – Kėtė informatė e mora dje ( mė 28.05.1999) nė mėngjes nga njė avokat, tė cilit, me kėrkesėn e tij, nuk guxojmė t“ia pėrmendim emrin (pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat gjendet). Emri i burimit serb ėshtė gjithashtu i njohur, si nga avokati, ashtu dhe nga unė, por edhe ai ka kėrkuar qė tė mos i pėrmendet emri.

Hysni Bytyqi

Mė 3 maj 1999, ishte dita e parė e punės pas festave tė majit, dhe nė mėngjesin e asaj dite, (rreth orės 08:00) e thirra nė telefon drejtorinė e burgut nė Mitrovicė tė Sremit. Pėr fat tė keq mėsova se  Ukshini nuk ishte mė nė atė burg. Mė thanė se ėshtė transferuar pėr nė burg tė Nishit. Pa humbur kohė e thirra burgun e Nishit dhe mėsova se Ukshini dhe disa tė burgosur tjerė shqiptar ishin transferuar nė burgun e Dubravės sė Pejės.
Gjatė bisedės, Myrveti mė tha se ka biseduar me avokatin Zhivojin Jokanoviq nė Prishtinė, i cili i paska premtuar se do tė tenton qė Ukshinin, para se ta lirojnė nga Dubrava, ta sjellin nė Prishtinė  ku do ta merrte Zhika dhe do ta mbante nė shtėpi tė tij deri sa tė qetėsohet situata

10 apo 11 maj kur kontaktova nė telefon me Jovica Jovanoviq, ish–zavendės i Prokurorit tė Qarkut nė Prishtinė, tani i punėsuar nė Sektorin e Drejtėsisė nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Serbisė pėr Kosovė.

Mė datėn 21 apo 22 maj Jovica mė ka thėnė se makina ka ardhur nga Dubrava dhe ėshtė informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti ėshtė liruar ditėn e diele, mė 16 maj 1999, pak para orės 11:00 tė paradites.
Deri me 17 maj e kam telefonuar pėr ēdo ditė, ndėrsa pėrgjigjja ishte e njejtė.

Pas 12 qershorit 1999, tė burgosurit shqiptarė janė transferuar sėrish nėpėr burgjet e Serbisė, dhe gjatė vizitave qė ua kam bėrė atyre kam mėsuar se “Ukshin Hotin nė ditėn e lirimit (mė 16 maj) e kishin vra njė apo dy kilometra largė portės sė burgut tė Dubravės, nė drejtim tė Istogut.” Mė kanė thanė se kėtė ua paska komunikuar njė gardian malazezė (po atė ditė), atyre qė kanė qenė nė njė dhomė me Ukshinin.
ndėrsa mė vinte shumė zorė prej motrės sė Ukshint, Myrvetės. Kisha dėgjuar se ajo kurrsesi nuk pranon tė flitej pėr humbjen e vėllait.

Zotni Bytyqi,ku ishit gjate datave 12,14,15 e 16 maj si avokat i Ukshin Hotit ?Ketu diēka me dukeni shume i dyshimt ne keto deklarata.Per vrasjen e Ukshinit pasket marr vesh me daten ;;Mė datėn 21 apo 22 maj Jovica mė ka thėnė se makina ka ardhur nga Dubrava dhe ėshtė informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti ėshtė liruar ditėn e diele, mė 16 maj 1999, pak para orės 11:00 tė paradites.
.....................
Ku ishet qe nga data 17 maj gjere me daten 21 maj 1999 zotri Bytyqi???????

Diku pas gjysmės sė gushtit 1999, njė tė shtune, tek unė nė fshat ka ardhur Skender Hoti, njė veprimtar i devotshėm, dhe mė tha se Ukshini 100 % ėshtė gjallė. Mė tha se kanė kontaktuar me disa njerėz, tė cilėt i kėrkojnė 100.000 DM qė ta vizitoi Myrveti atė diku nė Mal tė Zi. Nuk munda ta bindi se kjo nuk ėshtė e vėrtet. Ai ishte i bindur se kjo vizitė do tė realizohet. Skenderi mė tha se kanė kėrkuar nga ata njerėz qė do ta dėrgojnė Myrvetin deri te Ukshini, qė ta sjellin njė familje tė tyre nė Pejė, e cila do tė qėndronte aty deri sa tė kthehet ajo (nga Mali i Zi). Pas dy jave, Skenderi mė tha se ky propozim ishte refuzuar! Pėr fat tė keq ky ėshtė realiteti, kemi edhe kėso gjallesash me fytyra tė njeriut, tė cilėt tentojnė tė pasurohen duke shfrytėzuar fatkeqėsinė e tjetrit. Vallė ēfarė janė kėto figura njerėzish?

01.12.2006


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy   Mer 24 Déc - 12:03

Bajrush Xhemaili

LIGJI I HAMURABIT
Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues.

Ishte karakteristikė e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njėsoj fuqishėm si pėr padrejtėsitė qė u bėheshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk do tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishit.

Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturuar nė mėnyrė tė veēantė. Po atyre torturave do t'iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do tė takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt… Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė torturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.

Ne ishim sė bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē'rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu."Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve.
Ligji i Car Dushanit"Shibanje"nese shpetone je i lire.
Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ashtu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrojtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha.

Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit.
deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri
nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė
Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava
na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitarėt, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne
Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t'u liruar
orės 10 dhe 11 nė paraditen e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t'u habitur.
Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė kishim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē'tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė".
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t'u pėrshėndetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t'i dhėnė kurajo, nė ato momente tė rėnda, i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush tė pėrshėndetet me tė tha: "Jo ,nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptuam si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij.

Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė
Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet

Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t'iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė rrobė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit.

I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e maskruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal i veēantė!!!

Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme informative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ukshin Hoti   Mer 24 Déc - 19:05

Do tė mbrohem me tė vėrtetėn, dhe pasiqė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua por dhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi, do tė provoj qė tė veēoj atė qė ka tė bėjė me mua dhe qė nė tė vėrtetė  si juridikisht, ashtu dhe politikisht, paraqitet si plotėsisht e paqėndrueshme:


Ndėrkaq nė praktikėn e marrėdhėnieve politike midis shtetesh, por edhe nė praktikėn e veprimtarisė se brendshme tė vetė shtetit, kjo ndarje, ndonėse nė esencė vetėm nė dukje,  shfaqet si plotėsisht reale.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy   Aujourd'hui ą 12:53

Revenir en haut Aller en bas
 
Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: