AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ukshin Hoti gjindet gjalle sipas nje avokatit nga Presheve

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14664
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ukshin Hoti gjindet gjalle sipas nje avokatit nga Presheve   Sam 27 Déc - 15:21

http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=2838
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14664
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ukshin Hoti gjindet gjalle sipas nje avokatit nga Presheve   Jeu 1 Jan - 16:32




Njėmbėdhjetė vjet rresht pyesim: Ku ėshtė Ukshin Hoti?!


13

05, 2010


Nga Sheradin Berisha

Mė 16 maj, bėhen 11 vjet qė nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e Ukshin Hotit, tė kėtij kolosi tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Njėmbėdhjetė vjet mė parė, mė 16 maj 1999, Ukshin Hoti, derisa ishte nė Burgun e Dubravės, papritmas pranon vendimin “Reshenjen” nė ēirilicė, nr. 24/2241/05 qė e kishte nėnshkruar drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq.
null

Ukshin Hoti
Nė kėtė vendim thuhet se “….i denuar Ukshin Hoti….lėshohet me kusht…” nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren nė shtator tė vitit 1994.


Pas pėrfundimit tė luftės, shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Ukshin Hotin, kanė deklaruar se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakontė pėr t’u liruar nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe, pas kėtij episodi, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.



* * *

1.KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! - pyesin pėr njėmbėdhjetė vjet rresht shqiptarėt!

2.A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - ėshtė pyetja e radhės qė bėjnė pėr ēdo ditė shqiptarėt!

Deri mė sot, nė kėto pyetje s’ka pasur asnjė pėrgjigje nė mėnyrė institucionale, ndėrkohė qė pėr kėtė rast tė dhimbshėm janė thurur parreshtur shumė spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se ai po mbahet nė burg shtėpiak, pėr „kusuritje politike“!!!

P.Sh. Nė njė shkrim tė Z.Kastratit, botuar nė gazetėn „Kosova sot“ (E premte, 31 Mars 2000, fq.3) me titull: „Sipas njė avokati nga Presheva - Serbia kushtėzon lirimin e Ukshin Hotit“, thuhet:
„Njė avokat nga Presheva informon se ka dėshmi tė mjaftueshme se Ukshin Hoti, i burgosur politik kosovar, ėshtė gjallė. Ky avokat, i cili tani pėr tani deshi tė mbetet anonim, pohon se kėto tė dhėna i ka siguruar gjatė njė kontakti qė ka pasur ditė mė parė me njė avokat serb nė Nish tė Serbisė, i cili ka theksuar se Ukshin Hoti ėshtė gjallė dhe se ai e ka vuajtur burgun, por mbahet nė burg shtėpiak. Sipas tij, Ukshin Hoti deri para disa ditėsh ka qenė nė qytetin e Mitrovicės sė Sremit, ndėrsa tani ndodhet nė Nish. Ky avokat i njohur serb ka theksuar se nėse nga burgu i kampit „Bonstill“ nė Sojevė tė Ferizajt, lirohen dy serbė tė paraburgosur, tė akuzuar pėr krime lufte, lirimi i Ukshin Hotit do tė bėhet menjėherė dhe pa kurrfarė problemi. Pra, fjala ėshtė pėr kusuritje politike“. ( !!!)



* * *


Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe vranė e masakruan nė format mė barbare, rreth 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre ishin civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar mijėra femra shqiptare. Pėr 11 vjet rresht, familjet shqiptare kanė pritur dhe akoma vazhdojnė tė presin me shpres e ankth, njė lajm tė “mirė” pėr bijtė e tyre tė zhdukur, nga forcat kriminale tė varrmihėsit Millosheviē. Dhe pėr fat tė keq, shumica e tė zhdukurve, pas luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrkohė qė akoma nuk dihet pėr fatin e rreth 1900 shqiptarėve tė tjerė.



* * *


Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė APELI drejtuar opinionit tonė publik dhe atij ndėrkombėtar, pra “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Ukshin Hotit, nė mėnyrė qė Ukshin Hoti “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.”


Moikomi nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar:
“Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”


Qė nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bėri kėtė APEL, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Ēuditėrisht, edhe pas njėmbėdhjet vjetėsh, kjo nomenklaturė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm rrallė folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėtij tarafi politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe M.Zeqo jo rastėsisht nė apelin e tij pėr U.Hotin thekson, se: ”indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”.



* * *


Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, ku ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė Ukshin Hotit. Nė njė bisedė tė gjatė qė kam pasur me znj.Myrvete nė verėn e vitit 2008 (gjatė qėndrimit tė saj tek vėllau Afrim Hoti nė Würzburg tė Gjermanisė), ajo ka thėnė: se pas luftės shumė herė i ka takuar drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, (nė mesin e tyre edhe Ibrahim Rugovėn), ata tė Shqipėrisė si dhe politikanėt shqiptarė nė Maqedoni, prej tė cilėve ka kėrkuar qė tė interesohen seriozisht pėr fatin e Ukshin Hotit. Nė tė gjitha takimet, thotė Myrvetja, ėshtė pritur shumė mirė, dhe tė gjithė i kanė premtuar se, ēėshtja e Ukshinit do tė ngritet nė ēdo takim zyrtar me faktorėt relevant ndėrkombėtarė, pėr ta detyruar Serbinė qė tė zbardhė fatin dhe vendnodhjen e tij. Por, pėr fat tė keq, deri mė sot (pas 11 vjetėsh) asnjė premtim i dhėnė nga politikanėt tanė (pozitė e opozitė) nuk ėshtė mbajtur. Prandaj, duket se edhe nė kėtė pėrvjetorė, shiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin:



KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?!
A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...




Nė 11 vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė Ukshin Hotit

Vlerėsimi i figurės sė Ukshin Hotit nga elita intelektuale shqiptare

UKSHIN HOTI
SIMBOL I VETĖDIJES HISTORIKE DHE
I QĖNDRESĖS SHQIPTARE


Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori


null

Ukshin Hoti
Studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nė parathėnien e librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit shkruan si vijon: „Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit. Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr. Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare. Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme. Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual. Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura." 350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė. Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė… Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar. Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale - botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė. Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės… Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot. Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė… Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit. Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje. Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės. Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata. Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar… Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.

Ukshin Hoti - simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės

Akademik Rexhep Qosja nė njė intervistė tė vitit 1998 pėr Ukshin Hotin deklaron: “Ukshin Hoti po bėhet ajo qė ishte dhe ėshtė Adem Demaēi sot: simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės, e kjo domethėnė, simbol i qėndresės shqiptare. Kur ėshtė burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetėsh, gazetat tona e kanė botuar lajmin me disa ditė vonesė. Mbasi qė ėshtė burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadėr universitar, Universiteti ynė nuk e ka ngritur zėrin kundėr mbajtjes sė tij nė burg. Sot kanė ndryshuar punėt. Sot Ukshin Hoti pėrmendet shpesh nė shtypin tonė. Nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės ėshtė mbajtur promovimi i librit tė tij. Pėr tė shkruhet gjithnjė e mė shpesh. Diēka ka ndryshuar nė shtypin tonė dhe nė Universitetin tonė. Diēka po ndryshon nė jetėn tonė, nė politikėn tonė. Kemi filluar tė vijmė nė vete dhe kėtė e dėshmon edhe qėndrimi ndaj Ukshin Hotit. Ne po jetojmė "tė lirė" nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bėjmė "tė lirė" politikė, nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet”, kryetar partie, e tė tjera, nėn pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bėn burg Serbie! Ne pėr lirinė e Kosovės po "luftojmė", duke marrė rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e pėrcjellė mysafirė me dreka e darka zyrtare - si parardhėsit tanė politikė komunistė, e Ukshin Hoti po dėnohet me burgje, pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr lirinė e Kosovės! Me mbajtjen nė burg tė Ukshin Hotit dhe tė te burgosurve tė tjerė politikė, regjimi serb dėshiron ta arrijė sot, atė qė synonte ta arrinte me mbajtjen nė burg tė Adem Demaēit dhe tė tė burgosurve tjerė politikė! Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkėmendimtarėve tė tjerė nė burgjet e Serbisė e rėndon shumė ndėrgjegjen e njeriut tonė politik sot, dhe i qet hije tė rėndė politikės qė bėjnė bashkimet tona politike. Deshėm s'deshėm ta pranojmė, Ukshin Hoti - sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynė e ēmon ashtu siē duhet njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare qė e rrezaton sot emri i tij.

Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret

Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare nė njė intervistė tė vitit 1996, thotė: ”Emrin e Ukshin Hotit e kam ndeshur aty-kėtu nė shtypin e Kosovės, por pėrherė nė mėnyrė tė paqartė. Edhe kur merret nė mbrojtje, edhe kur kėrkohet lirimi i tij, kjo bėhet nė mėnyrė disi tė ftohtė, si pėr njė hije. Sė paku nė atė lloj shtypi qė unė kam pasur rastin tė lexoj. Duke e ndjerė veten fajtor pėr njė mosnjohje mė tė saktė tė kėtij personaliteti tė rėndėsishėm tė popullit shqiptar, e vetmja gjė qė pėr mua ka qenė e qartė sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenė pėrgatitja e lartė profesionale. Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burimi i fatkeqėsisė qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir. Ka qenė tragjedi e vjetėr e popujve ballkanikė, veēanėrisht e shqiptarėve, pėrpjekja pėr tė mėnjanuar nga udhėheqja e njė lėvizjeje, e njė populli apo shteti, njerėzit mė tė zotė. Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret, - thotė njė proverb kinez. Kjo logjikė e mbrapshtė, logjika e triumfit tė mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket do t'i shkaktojė ende dėme tė ndjeshme ēėshtjes shqiptare. Ukshin Hoti duhet tė dalė sa mė parė nga burgu. Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė kombi shqiptar ka nevoj pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme.

Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė

Nė vitin 1998, me rastin e nominimit tė Ukshin Hotit pėr ēmimin “Saharov”, Adem Demaēi fitues i Ēmimit Saharov pėr vitin 1991, i shkruan kėtė letėr deputetėve tė parlamentit evropian: “Tė nderuar anėtarė tė Parlamentit Evropian, tė dashura zonja dhe zotėrinj, Me rastin e nominimit tė Mr. Ukshin Hotit pėr ēmimin Saharov, jam i lirė t'ju drejtohem me mbėshtetjen time pėr nominimin e tij. Unė jam i bindur se jo vetėm qė ēmimi do tė shkojė nė duart e duhura, por duke i dhėnė ēmimin Saharov njė tė burgosuri politik qė vazhdon tė vuajė dėnimin e tij, ju do tė lartėsoni kuptimin e vetė ēmimit nga pozita e mirėnjohjes sė thjeshtė nė angazhimin politik. Njė angazhim i tillė sot ėshtė mė se i nevojshėm pėr ndėrtimin e njė tablloje tė plotė pėr Evropėn, pėr theksimin e kontrasteve tė mėdha ekzistuese, pėr shpjegimin e tyre dhe pėr dhėnien e njė vizioni tė qartė mbi atė se ēfarė do tė duhej tė ishte Evropa. Nė anėn tjetėr, z. Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė, i tė drejtave tė njeriut dhe i paqes. Ai shfrytėzon arsyen dhe njohjen e tij brilante pėr tė shpjeguar kuptimin e vėrtetė tė paqes dhe zbulimin e rrėnjėve tė saj nė drejtėsi. Gjithė jetėn e tij ai e ka vėnė nė shėrbim tė luftės pėr paqen pėr tė cilėn Kosova sot ka nevojė mė shumė se kurrė. Ēmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atė. Me konsideratat e mia mė tė thella.

Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar

Shkrimtari i shquar Bedri Dedja, nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri i Kosovės” nė dhjetor 1997 pėr tė madhin Ukshin Hoti thotė: “Pėr mua, Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar. Unė madje nuk habitem pse serbėt mbajnė nė burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjė personalitet tjetėr madhor tė Kosovės. Vepra e tij «Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare» tė kujton veprat e mėdha, si «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet» e Sami Frashėrit, «Ēėshtja shqiptare» e Rexhep Qoses etj. Vepra tė tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unė jam shumė i brengosur qė atė po e torturojnė shpirtėrisht edhe si prind. Kėto tortura kanė synim mė tė largėt. Ato duan tė errėsojnė horizontin e tij kombėtar dhe politik. Por kam shumė besim se nuk do t'ia arrijnė. Ukshin Hoti do tė dalė nga burgu si feniksi.

Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė

Shkrimtari e poeti ynė i madh Dritėro Agolli, nė njė intervistė pėr Radio Televizionin Shqiptar, nė mars 1998, pėr politologun e shquar Ukshin Hoti, ka thėnė: ”Unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė. Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr (Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” - vėrejtja ime Sh.B) e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti. Problemin e ēėshtjes kombėtare ai e vėshtron nė prizmin filozofik, nė prizmin historik dhe nė prizmin politik. Nuk thotė vetėm se si ėshtė Shqipėria, si ėshtė kjo ēėshtja jonė kombėtare, por edhe se si mund tė zgjidhet. Dhe kjo ėshtė nga meritat mė tė mėdha, sepse nė shumė shkrime pėr problemet tona kombėtare tregohet vetėm se si ka qenė, sa i vjetėr ėshtė populli ynė, me kė ka patur tė bėjė, me pėrplasjet me fqinjėt, me Evropėn etj., por nuk jepen koordinata tė sakta se ē'mund tė bėhet qė populli ynė tė bėhet njė popull i bashkuar, njė komb jo i ndarė, jo i prerė me shpatė siē ėshtė sot Shqipėria. Dhe kėtu qėndron merita mė e madhe e Ukshin Hotit, pra nė faktin qė jep perspektivėn se si duhet bėrė... me njė fjalė, ky libėr ėshtė njė program, nuk ėshtė thjesht njė libėr pėr filozofinė politike, por ėshtė si njė program pėr shqiptarėt, se si duhet tė bėhet Shqipėria njė vend me tė vėrtetė i evropeizuar. Ne flasim e themi se do tė hyjmė nė Evropė, do tė evropeizojmė Shqipėrinė, etj. Tė gjitha kėto janė fantazira, janė gjysmake. Shqipėria evropeizohet kur tė jetė njė, e plotė, dhe jo kėshtu dy copėsh, se kėshtu nuk evropeizohet kurrė. Kė do tė evropeizosh ti, tre milionė banorė do tė evropeizosh? Po tre milionė tė tjerė? Dmth. problemi ėshtė tepėr i ngatėrruar pėr sa i pėrket evropeizimit tė Shqipėrisė, civilizimit tė saj etj. Civilizim do tė thotė kur tė jesh njė. Po s'qe njė nuk je i civilizuar plotėsisht. Dhe Ukshini e trajton kėtė problem. Pastaj dhe njė tjetėr gjė: unė mendoj qė njeriu mund tė nxjerr konkluzione jo vetėm nga libri qė kemi kėtu pėrpara, po dhe nga gjithė aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk ėshtė vetėm njė filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai ėshtė njė njeri i aksionit, njė njeri i luftės pėr njė ideal tė madh. Se ka lloj lloj filozofėsh, politikanėsh, historianėsh, edhe ata kanė tė drejtėn e ekzistencės dhe nuk mund tė them se nuk janė tė shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vėrtetė, jo thjesht njė patriot librash, po njė patriot i madh, qė i vė supet Shqipėrisė. Dhe fakti qė gjėndet nė burg, dhe ka kohė qė vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishėm ėshtė ai. Po ne shqiptarėt fatkeqėsisht njerėzit e shquar i kemi pak mėri, nuk i kemi aq shumė nė pėrkrahje, ndonjėherė duam dhe t'i spostojmė nga politika ose nga aktiviteti, siē ėshtė puna me Ukshin Hotin. Unė nuk munt tė flas me kompetencė tė madhe lidhur me mėnjanimin e tij, por unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e tij nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė.

Ukshin Hoti ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe!

Prof. Agim Vinca nė njė fjalim tė mbajtur nė njė mbrėmje proteste pėr lirimin e Ukshin Hotit, nė Prishtinė, mė 24. 09. 1994, do tė shprehet:” Me njeriun qė na ka tubuar sonte kėtu (sikurse edhe mbrėmė dhe nė netėt qė do tė vijnė), Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte tė afėrta miqėsore, por kam pasur respekt - e kam ēmuar gjithmonė - pėr qėndrimin e tij dinjitoz e konsekuent nė jetė dhe nė krijimtari. Them edhe nė krijimtari, sepse Ukshini ėshtė publicist, eseist, politolog... Ėshtė hera e tretė qė Ukshin Hoti bie nė burg (herėn e parė pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinė serbe kanė qenė edhe mė tė shpeshta. Pėrse? Pėr shkak se policia serbe dhe pushteti tė cilit i shėrben ajo e dinė fare mirė se cilėt janė kundėrshtarėt e tyre tė vėrtetė nė mesin e shqiptarėve. Miku dhe kolegu ynė, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet nė burg. Sė shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur tė protestojmė kundėr kėtij gjykimi absurd e tė kėrkojmė lirimin e tij. Po prej kujt? Prej gjyqit serb, qė ėshtė instrument nė duart e okupatorit. Kėshtu e kemi ne. Ndodh qė tė kujtohemi pėr njerėzit tanė kur ikin, kur bien nė burg, kur largohen (jo rrallė as nė raste tė tilla!), ndėrsa kur i kemi pranė i fyejmė, i rrethojmė me heshtje, i injorojmė, i nėnēmojmė, i linēojmė... Edhe pse nuk kam pasur kontakte tė shpeshta me tė, Ukshini mė ėshtė dukur viteve tė fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar. Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė i stolisin karakteri, krenaria, kryelartėsia. Ai ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe. E kjo nuk ėshtė pak. E vlen tė jesh i tillė nė jetė, edhe pse kushton shtrenjtė. Intelektual me koncepte tė qarta e pėrkushtim tė lartė ndaj kombit, shtetit, politikės, demokracisė, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij, veēmas nė revistėn «DeA», ai u angazhua me tė drejtė, siē e thoshte edhe titulli i saj, pėr njė demokraci autentike; pėr njė demokraci nė kushtet shqiptare, ashtu siē u angazhua edhe pėr njė politikė unike e me strategji tė qartė kombėtare. Pėr intelektualėt dhe veprimtarėt si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin ėshtė si lulja nė trupin e tė vdekurit, ka thėnė njė poet.

Ukshin Hoti - intelektual qė sugjeron guximin politik

Akademik Esat Stavileci, nė qershor tė vitit 1998 nė njė dokumentar televizivė kushtuar Ukshin Hotit, deklaron: „Kemi tė bėjmė me njė emėr tė intelektualit qė sugjeron guximin politik, njė emėr tė njė eseisti politik qė sjell shprehjen kompetente profesionale, qė nxit fuqinė e tė menduarit, ndėrsa kur flasim pėr veprėn e tij, kemi tė bėjmė me njė vepėr tė njė njohėsi tė mirė tė sistemeve politike e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe pėr njė vepėr tė historianit tė ēėshtjes shqiptare. Me kėtė rast do tė thksoj angazhimin e Ukshin Hotit pėr t'i dalė zot kauzės kombėtare, me gjerėsinė e shtruarjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Pastaj mė duhet tė theksoj argumentimin e tij tė bollshėm e profesional me themelėsi politike, pse Kosova ėshtė dhe duhet tė jetė republikė. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, nė mėnyrė tė veēantė, qė i bėri para gjyqit qėnies sė Kosovės republikė mbi parimin e sė drejtės sė vetėvendosjes. Theksoj premisat e filozofisė politike nė veprėn e tij, dhe mė nė fund theksoj mendimin e tij tė mėvetėsishėm, autentik, nė rrahjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare qė emrin dhe figurėn e tij e bėjnė sui generis, dmth. tė njė lloji tė veēantė. Prandaj ėshtė fjala pėr njė emėr dhe njė vepėr tė cilėn duhet ta pėrkujtojmė.



Nga Sheradin Berisha



13/05/2010 - 14:06:46 | Komente: 0 | Shikuar: 2825 | Print | Email | Lart
- See more at: http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=2838#sthash.QSPGVGMP.dpuf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ukshin Hoti gjindet gjalle sipas nje avokatit nga Presheve
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: