AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Myrvete Hoti interviste me Shqipe Hetemin

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Myrvete Hoti interviste me Shqipe Hetemin   Sam 27 Déc - 16:21

Ukshin Hoti


Intervista e plotė ndėrmjet Myrvete Hoti-Kasumi dhe gazetarės Shqipe Hetemi, pėr gazetėn "Epoka e Re" ...


S’bėnė asgjė pėr Ukshin Hotin

Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit ėshtė shprehur e zhgėnjyer me institucionet vendore e ndėrkombėtare, tė cilat nuk kanė bėrė asgjė pėr ta ndriēuar fatin e Ukshin Hotit.
Ajo ka treguar se deri mė tani nuk ka lėnė derė pa trokitur pėr tė mėsuar diēka pėr Hotin. “Me vetė faktin se u bėnė 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon mė sė miri se sa ėshtė punuar pėr ēėshtjen e tij nga institucionet e shtetit tė Kosovės. Qė nga viti 1999 e deri mė tani kam qenė e kyēur nė kėtė punė, duke kėrkuar ndihmė pėr ēėshtjen e vėllait tim, Ukshinit, mirėpo kėrkesa ime ka hasur gjithmonė nė vesh tė shurdhėr”, ka thėnė Hoti-Kasumi nė kėtė intervistė pėr “Epokėn e re”. Ajo i ka bėrė thirrje edhe njė herė faktorit vendor dhe atij ndėrkombėtar ta ndriēojnė fatin e Hotit. “Boll mė! Mendoj se ėshtė koha e fundit tė ndriēohet fati i Ukshin Hotit”, ka thėnė ajo.

Hoti-Kasumi ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė dashur ta kushtėzojė procesin e dialogut me zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur, nė veēanti me ēėshtjen e Ukshin Hotit. Nė kėtė kontekst, ajo ka thėnė se Qeveria e Kosovės duhet tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga Serbia pėr fatin e Hotit. “Sikur tė kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndėrkombėtarėt, do tė punonin pėr zbardhjen e fatit tė Ukshin Hotit. Ndėrkombėtarėt nuk dėshirojnė t’i prishin raportet me Serbinė. Pse ta bėjnė njė gjė tė tillė ndėrkombėtarėt kur shteti i Kosovės nuk ėshtė duke e bėrė. Kosova duhet t’i kėrkojė pėrgjegjėsi Serbisė pėr fatin e tė zhdukurve”, ėshtė shprehur ajo. Motra e Ukshinit nuk shpreson se nisma e EULEX-it pėr hetim tė masakrės sė Burgut tė Dubravės do tė rezultojė me sukses.

“Epoka e re”: Znj. Hoti, sa jeni e kėnaqur me punėn e institucioneve pėr zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur, nė veēanti pėr fatin e veprimtarit Ukshin Hoti?
Hoti-Kasumi: Me vetė faktin se u bėnė 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon mė sė miri se sa ėshtė punuar pėr ēėshtjen e tij nga institucionet e shtetit tė Kosovės. Qė nga viti 1999 e deri mė tani kam qenė e kyēur nė kėtė punė, duke kėrkuar ndihmė pėr ēėshtjen e vėllait tim, Ukshinit, mirėpo kėrkesa ime ka hasur gjithmonė nė vesh tė shurdhėr. Si motėr e kam bindjen se ēėshtja e Ukshin Hotit ka qenė e veēantė, ka qenė ēėshtje politike. Nė fillim kėtė fakt nuk e kam ditur, por me kalimin e kohės si dhe me zbulimin e gjėrave e kam kuptuar thellėsisht. Prandaj, edhe prej institucioneve, por edhe prej partive politike qė nga viti 1999 vazhdimisht kam kėrkuar pėrkrahje, por asnjėherė deri mė tani nuk e kam pasur pėrkrahjen e sinqertė dhe tė vendosur. Institucionet tona ėshtė dashur ta ndėrkombėtarizojnė mė shumė rastin e Ukshinit, edhe pse ēėshtja e Ukshinit ėshtė e ndėrkombėtarizuar, sepse emri i tij ėshtė i njohur pėr Serbinė, pėr amerikanėt, evropianėt si dhe pėr gjithė faktorin ndėrkombėtar. Deri mė tani kam pasur kontakte me ndėrkombėtaret, me vendorėt, por edhe me palėn serbe, mirėpo asnjėherė nuk mė ėshtė dhėnė pėrkrahja e duhur pėr t’i lėvizur gjėrat mė tutje. Pėr ta zbardhur fatin e Ukshinit nuk kanė mjaftuar pėrkushtimi dhe puna ime individuale.

“Epoka e re”: Pse institucionet nuk kanė bėrė mė shumė pėr Ukshinin?
Hoti-Kasumi: Bindja ime ėshtė se Ukshinit i janė bėrė pengesė inteligjenca, bujaria dhe puna si individ. Institucionet janė tė interesuar tė bėjnė mė shumė pėr dikė qė nuk ua zė vendin, dikė qė nuk ua zė karriget, shkurt e trup. Prandaj askush nuk i ka dėgjuar thirrjet e mia, edhe pse nuk ka derė qė nuk kam trokitur deri mė tani, saqė dikur mė ėshtė dukur vetja se e kam tepruar, se ndoshta jam bėrė e tepėrt pėr njerėzit. Kam shkuar gjithkah dhe jam mundur tė bėj gjithēka, siē bėn motra pėr vėllanė. Kam qenė nė gjendje ta jap edhe jetėn pėr tė. Mė e shtrenjtė se jeta nuk ka asgjė. Unė deri mė tani 50 mijė herė do ta jepja jetėn pėr ta zbardhur fatin e Ukshinit.

“Epoka e re”: Mendoni se ēėshtja e Ukshinit ėshtė dashur tė hapej nė dialogun me Serbinė?
Hoti-Kasumi: Pėr ēėshtjen e Ukshinit asgjė nuk ia kam lėnė rastėsisė. Pėr kėtė kam punuar natė e ditė dhe kam qenė nė dispozicion ēdo minutė. Para se tė fillojė ky proces kam kėrkuar qė jo vetėm ēėshtja e Ukshin Hotit, por edhe ēėshtja e tė zhdukurve tė tjerė tė jetė pjesė e dialogut. Ukshini ka qenė njeri i madh, kalibėr i madh, i cili e ka njohur mirė ēėshtjen, marrėdhėniet ndėrkombėtare. Nė kėtė aspekt kam dashur ta gjejmė rrugėn mė tė lehtė dhe mė tė shpejtė dhe pa mundime pėr tė ardhur deri te zbardhja e fatit tė tij. Por, nuk mė ka dėgjuar askush deri mė tani. E kam pasur pėrkrahjen e individėve, por jo tė shtetit.

“Epoka e re”: Keni kėrkuar ndihmėn e kryeministrit Thaēi pėr kėtė ēėshtje?
Hoti-Kasumi: Po. Kam pasur takime me kryeministrin Thaēi dhe zėvendėskryeministrin Kuēi.

“Epoka e re”: Cila ka qenė pėrgjigjja e tyre karshi kėrkesės suaj, qė ēėshtja e Ukshinit tė jetė pjesė e dialogut?
Hoti-Kasumi: Gjithmonė mė kanė thėnė fjalė tė mira. Mė kanė thėnė se: “S’ka problem. E kemi parasysh kėtė ēėshtje”. Por, konkretisht nuk ėshtė bėrė asgjė deri mė tash, edhe pse ata kanė dalė edhe nė medie dhe kanė thėnė se ēėshtja e Ukshinit do tė trajtohet si problem i veēantė.

“Epoka e re”: Si ēėshtje e veēantė nė kuadėr tė dialogut me Serbinė?
Hoti-Kasumi: Po, si problem i veēantė nė dialog, mirėpo deri mė tani asgjė nuk ėshtė bėrė nė kėtė drejtim. Gjatė gjithė kohės kam qenė me sy e vesh kah mediet pėr tė dėgjuar mos u bė diēka, por pritjet kanė qenė tė kota.

“Epoka e re”: Mendoni se ēėshtja e Ukshin Hotit ėshtė dashur tė kushtėzohet me procesin e dialogut me Serbinė?
Hoti-Kasumi: Nė fillim tė dialogut kam kėrkuar tė kushtėzohet ky proces me ēėshtjen e Ukshinit, por nuk ka pasur mundėsi. Pastaj zyrtarėt qeveritarė kanė thėnė se ēėshtja e tė zhdukurve ėshtė pika e parė e rendit tė ditės nė kėtė dialog. Jam gėzuar shumė kur kam dėgjuar kėtė lajm, duke shpresuar se do tė bėhet diēka nė kėtė drejtim. Por, pa njė presion mė tė madh shoqėror e institucional kurrė nuk do tė trajtohen tema tė tilla, as ēėshtja e Ukshinit.

“Epoka e re”: Dialogu nuk ka pėrfunduar ende. Shpresoni qė ēėshtja e Ukshinit do tė jetė pjesė e kėtij procesi?
Hoti-Kasumi: Nė fillim kam qenė pėr dialog, jo qė i dua serbėt, por kur je nė zor edhe nė derė tė armikut troket pėr ta arritur qėllimin. Tani jam e zhgėnjyer deri nė fund. Asnjėherė Ukshinin nuk e kėrkoj si tė vdekur, nuk e kėrkoj as sot pėr shkak se dikush duhet tė japė pėrgjegjėsi pėr fatin e tij. Ai nuk ka qenė emėr ēfarėdo, por ka vepruar, ka shkruar si dhe e ka udhėhequr politikėn e ndėrgjegjes. Nuk kam pasur mundėsi t’i ndryshoj gjėrat e vetme, sepse mė ėshtė dashur pėrkrahja shtetėrore. Prandaj kam qenė pėr dialog nė fillim, sepse pa dialog me serbėt nuk mund t’i arrijmė qėllimet tona. Mbi 90 pėr qind tė informatave tė cilat kanė ardhur tek unė kanė qenė se Ukshini ėshtė gjallė, ndėrsa vetėm 10 pėr qind kanė qenė se ai nuk jeton mė. Por, unė si motėr, me punėn qė kam bėrė deri mė tani edhe me faktorin vendor, edhe me faktorin ndėrkombėtar, edhe me palėn serbe dhe nė bazė tė informatave tė deritanishme, ende jam e bindur se ai ėshtė nė ndonjė vend.

“Epoka e re”: Nga kush dhe si keni marrė informacione pėr Ukshinin?
Hoti-Kasumi: Nga lloj-lloj njerėzish. Nė mesin e tyre ka njerėz qė nuk i kam njohur fare. Shumica prej tyre mė kanė thėnė se Ukshini ėshtė gjallė. Madje njėherė ka pasur tentim edhe pėr njė telefonatė me tė, mirėpo njerėzit qė kanė punuar aty s’kanė guxuar ta realizojnė njė gjė tė tillė, sepse u ėshtė rrezikuar vendi i punės, besa edhe jeta, pasi rasti i Ukshinit ėshtė sekret. Ata nuk kanė guxuar tė zbulojnė raste sekrete. Ka qenė njė serbe e shėrbimit sekret ushtarak tė Serbisė, me tė cilėn kam pasur kontakt pėr tre vjet. Ajo mė ka thėnė se e ka parė tė gjallė Ukshinin nė burg pas vitit 1999. Kemi qenė sė bashku nė UNMIK, nė Kryq tė Kuq, ku nė praninė time pati deklaruar se e ka parė tė gjallė Ukshinin nė burg pas periudhės sė vitit 1999. Por, e ndėrpreva kontaktin me tė, pasi nuk pati rezultate. Prandaj tė gjitha informacionet qė i kam pasur i kam shpėrndarė me shpresė se mund tė mė ndihmojė dikush, por deri mė tani kėrkesa ime ka hasur nė vesh tė shurdhėr. Askush nuk bėri asgjė.

“Epoka e re”: Si e vlerėsoni rolin e faktorit ndėrkombėtar nė ēėshtjen e personave tė zhdukur?
Hoti-Kasumi: Pas luftės kam pasur besim dhe kam shpresuar shumė se do tė zgjidhet kjo ēėshtje, por tani pėr tani jam e zhgėnjyer me tė gjithė. Nuk jam pajtuar dhe as sot nuk pajtohem me kėtė trajtim qė u ėshtė bėrė tė zhdukurve tė tjerė dhe vėllait tim. E di se dikush duhet tė sakrifikojė, por ēėshtjen e Ukshinit unė si motėr nuk ia fali askujt. Pala serbe e ka pėrgjegjėsinė pėr fatin e Ukshinit, sepse ai ka qenė nė burgjet e Serbisė dhe ajo duhet tė tregojė se ēfarė ėshtė bėrė me vėllanė tim. Shteti i Kosovės duhet tė kėrkojė pėrgjegjėsi prej Serbisė. Populli thotė: ‘Kur fėmija nuk qanė, as nėna nuk i jep gji’. Mirėpo pėrfaqėsuesit e Qeverisė vetėm fjalė tė mira mė flasin. Fjalė miradije sa tė dush, respekt sa tė dush, por punė jo. Unė e respektoj punėn dhe argumentet. Unė si motėr jam angazhuar shumė, kam shkuar ēdo kund, nė mal e nė fushė, deri edhe nė Serbi. Kjo nuk ka qenė e lehtė pėr mua si femėr, si grua e burrit dhe si nėnė e fėmijėve, por tani jam e zhgėnjyer shumė. Asnjėherė nuk do tė kisha menduar se pas gjithė kėsaj sakrifice do tė mbetem me gishta nė gojė, duke dėgjuar mediet se mos po thotė ndokush ndonjė fjalė. Sikur tė kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndėrkombėtarėt, do tė punonin pėr zbardhjen e fatit tė Ukshin Hotit. Ndėrkombėtarėt nuk dėshirojnė t’i prishin raportet me Serbinė. Pastaj pse ta bėjnė njė gjė tė tillė ndėrkombėtarėt kur shteti i Kosovės nuk ėshtė duke e bėrė. Kosova duhet t’i kėrkojė pėrgjegjėsi Serbisė pėr fatin e tė zhdukurve.

“Epoka e re”: EULEX-i ka marrė njė nismė pėr hetimin e masakrės nė Burgun e Dubravės. Si e vlerėsoni kėtė?
Hoti-Kasumi: Kam bindjen se nuk do tė ketė sukses.

“Epoka e re”: Pse?
Hoti-Kasumi: Sepse edhe me kėtė veprim ata do tė na zvarrisin siē na kanė zvarritur pėr 14 vjet rresht. Sikur tė ishin 14 orė apo ditė janė shumė e lėre mė 14 vjet. Sikur tė dėshironte faktori ndėrkombėtar pėr 24 orė do tė mund tė rregullonte kėtė ēėshtje. Ata nuk po duan, po na mashtrojnė.

“Epoka e re”: E konsideroni tė vonuar kėtė veprim tė EULEX-it?
Hoti-Kasumi: Po, sipas mendimit tim, ėshtė shumė i vonuar. Ėshtė dashur me kohė tė reagohet. Dashtė Zoti e tė kėtė sukses, por kur tė zhgėnjehesh, ēfarėdo qė tė bėhet pastaj, nuk tė tėrheq. Thjesht jemi tė thyer shpirtėrisht.

“Epoka e re”: A ėshtė koha e fundit qė edhe faktori ndėrkombėtar, nė bashkėpunim me atė vendor, tė bėjė diēka pėr ēėshtjen e Ukshin Hotit?
Hoti-Kasumi: Boll mė! Mendoj se ėshtė koha e fundit tė ndriēohet fati i Ukshin Hotit.

(Shqipe HETEMI)



https://www.facebook.com/UkshinHotiHero/photos/a.145745696095.137712.99235476095/10151878073816096/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Myrvete Hoti interviste me Shqipe Hetemin
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: