AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Vepra e Ukshin Hotit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Vepra e Ukshin Hotit   Lun 29 Déc - 15:57

Tezat
Unė filozofinė politike tė Ukshin Hotit po e shtroj nė formė tezash. Lirisht do tė mund tė ndodhte edhe nė formė aksiomash. Sepse Ukshin Hoti ka qenė ithtar i shkencėzimit tė politikės. Njė politikė joshkencore, nuk ėshtė politikė. Madje, mė saktė, ai ka qenė pėr matematizimin e saj. Ashtu qė politika si konceptualizim tė mund ta arrijė rigorozitetin dhe ekzaktėsinė e vet matematikore.
Pergjigje nga

;Haxhi Kuēi

Politika eshte arte,qe tja ndryshon gjendje e nje popullit per te mire,apo ne te kunderten e saj.
Politika eshte si nje art i luftes ndermjet dy ,apo tri paleve.
Politika done aftesi intelektuale dhe hipoteza jo te gabuara.
...................................................................................................
Teza 1: Politika si angazhim
Angazhimi politik autentik nuk ėshtė pėrllogaritje dhe pėrshtatje. Ai ėshtė pozicionim konceptual dhe mishėrim personal. Angazhimi politik nuk ėshtė mbi tė gjitha analizė dhe parashikim, por kthjelltėsi dhe vullnet. Pėrfshirja tėrėsore nuk e pėrjashton analizėn dhe parashikimin, por kėto nuk mund tė jenė pikėnisje. Pikėnisje ėshtė vullneti pėr ndryshimin e rrethanave. Nė momentin qė pa vullnet nisesh vetėm nga rrethanat, do tė mbetesh pėrbrenda rrethanave. Por nė ēastin qė nisesh nga vullneti, vetė rrethanat do tė ndryshojnė kuptim.
..........................
Politika dhe angazhimi saj;Me nderkombetar duhet zhvillue nje politik identike ne formen sa ma diplomatike.
Kurse ajo e mbrndshme sipas gjendjes dhe aftesise per ta kuptuar masa sa ma kjarte.Jo te jete ne formen e sofizmit(mashtrimit),por te bashkpunone me masen ne menyre te sinqerte.

.............................
“Njė popull, ose e dėshiron realizimin e njė qėllimi politik, dhe pėr tė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė, ose nuk e dėshiron. Qėllimi politik i popullit shqiptar nuk mund tė jetė tjetėr pos bashkimit tė tij njė shtet tė vetėm shqiptar.”

“Partitė politike nė Kosovė i artikuluan qėllimet politike kryesisht pėrmes shprehjeve nė kondicional: "nė qoftė se", "nėse" dhe "po qe se …atėherė".
Nė qoftė se, p.sh., do tė ruhet integriteti territorial i Jugosllavisė, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė tė barabartė sovrane nė Jugosllavi; nė qoftė se do tė lejohet prishja e kufijve tė brendshėm, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė shqiptare nė Jugosllavi, e nėse nuk do tė ketė Jugosllavi atėherė do tė ketė Shqipėri edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė! Fort bukur! Mirėpo, pėr cilin opcion duhet tė luftohet?”
....................................
Politiken e nje kombit e zhvillojne,ata qe kane prirje ne te,duke ua spjegue popullit qellimin e destinacionit,dhe te ardhmen e tyre.Por politiken tone ,perhere e jane marr antikombetaret ,ne formen  e sofizmit,sidomos me slloganin e lartepermendur;"Duam;"Bashkimin e Trojeve Shaqiptare".,nje sllogane shterpes,dhe ma teper boshe.
....................................
Teza 2: Liri a Jetė?
Raporti themelor politik nuk ėshtė Liri a Vdekje. Marrėdhėnia kryesore ėshtė Liri a Jetė. Zgjidhja njerėzore e kėsaj marrėdhėnieje ėshtė dinjiteti: vendosja e Lirisė para Jetės. Jeta e lirė ėshtė e vetmja jetė e dinjitetshme dhe e denjė pėr t’u jetuar.

"Jeta kalon nė negacion dhe nė dhembjen e vet..., - do tė thoshte Hegeli, - dhe vetėm nė saje tė zhdukjes sė kundėrshtive dhe tė kundėrthėnieve ėshtė pėr vete afirmative. Natyrisht, nėse ajo ngec nė vetė kundėrthėnien, pa e zgjidhur dot atė, atėherė pėr shkak tė kėsaj kundėrthėnieje ajo rrėnohet" (G.W.F. Hegel, Estetika I, Beograd, 1975, f. 98). Mirėpo ne nuk do tė pajtohemi me kėtė natyrisht dhe nuk mund t'a lejojmė rrėnimin e jetės. Pėrmes ligjėrimit nga Sociologjia Politike do tė luftohet pėr zgjidhjen e kundėrthėnieve dhe tė kundėrshtive. Nuk ekziston asnjė arsye me peshė qė tė mos fitohet kjo luftė. Ndoshta do tė humbet ndonjė betejė, por lufta doemos do tė fitohet, sepse kurrnjėherė nuk do tė pajtohemi me rrėnimin e jetės, bile edhe nė qoftė se do tė jemi tė detyruar qė t'a humbim atė.”
.................................................
Sllogani "Vekeje,apo Liri",eshte nje sllogan i rilindaseve,sa i vjter aq dhe shaktrrimtar,nga qarqet e ndryshme antikombetare.Jo te mendoni vdekjen per liri,por te luftone dhe ta sheojni ate   ne jete te lire.
Lufta perhere egziston ndermjet kunderthenjeve,mes vuajtjes dhe lumturise,e cila duhet te zgjidhet permes kontesteve.Liria nuk arrihet duke prite nga tjeret,kjo eshte primare,pos duke sakrifikue jeten.Liria nuk fitohet  individualisht,por kolektivishte,dhe te kultivohet per brezat .Me tradhetar nuk vjen liria kurr.
Te mendoni vetem per veten e juaj,nuk dmth egzistence e perhershme,dhe nuk ka kuptimin e perjetsise,spse vtijak,nuk eshte as gjithesia.pos me nje shoqerine  te shendosh dhe njerezore,duke mos ja cenue lirin personale te askujt,pa presion psiqik.Pra per ta shejue lirin ,duhet te jesh edhe rezistent ndaj sulmeve nga jashte,dhe nga per mbrenda.
...................................................
“Besatohuni me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se nuk do tė qėndroni tė qetė derisa nuk do ta arrini lirinė, dhe se do ta jepni edhe jetėn duke e kėrkuar lirinė. Ai qė e humb jetėn e tij do ta fitojė atė, ndėrsa ai qė kėrkon shpėtimin e jetės, do ta humbė atė. Liria nuk ėshtė pėr qyqarėt dhe as pėr frikacakėt”. (Ganddhi, My Nonviolence)

Teza 3: Ekzistenca
Pa ekzistencė nuk mund tė prodhohet ajo qė e tejkalon ekzistencėn, por projekti politik si i tillė nuk mund tė reduktohet nė horizontin e ekzistencės. Kėtu ekzistenca na del si substrati minimal i projektimit tė zhvillimit dhe kultivimit tė vlerave tjera sublime:

“Interesi i ekzistencės p.sh., mund tė duket qėllim nė vete, ndonėse nė thelb ēėshtja ėshtė e diskutueshme: asnjė gjallesė dhe asnjė entitet nuk lind vetėm pėr tė ekzistuar. Ekzistimi vetėm pėr vete nuk ka ndonjė kuptim. Ekzistenca si gjendje e dhėnė mund tė ketė kuptim vetėm si gjendje-pritjeje, potencial vetėkrijimi dhe krijimi. Mirėpo edhe nė kėtė shkallė duhet bėrė pėrpjekje pėr tė ekzistuar pa frikėn se ndokush mund ta cėnojė ekzistencėn time. Me fjalė tė tjera, duhet forcuar pėr t'u bėrė sa mė pak i lėndueshėm, sa mė pak i cenueshėm dhe sa mė imun ndaj goditjeve tė jashtme. Pasi qė tė jenė siguruar kėto dy gjėra (ekzistenca dhe rezistenca), mund tė luftohet pėr vlerat tjera, tė cilat mund tė jenė kompetitive ose absolute, tė qarta ose difuze, statike ose dinamike etj.”
..........................
Per te jetue jeten,njeiut i duhet durimi nga etiketimet,si qellim qe ta humbe durimin,per te shendrrue ne skllever.
Me nje fjale qe mos ta ndjeni veten aq te lenduar nga tjeret.
Secili individ ka vleren e tij vertikale,qe do te kontribon per interesa te shoqerise,jo tja perbuzin  vlerat apo tja rrembejm,dhe ti pervetsojm per vete,per qellime personale,sepse ne kohe e humbin vleren,duke i sjelle deme shoqerise.Por tek ne shqiptaret,hajnit e veprave atdhetare jane ne rendin e dites,duke i pervetsue secili pa qen aktive ne to,per kete e humbe vleren e ardhmja e ndriture.
..........................
Teza 4: Individi dhe bashkėsia
Angazhimi politik individual ėshtė funksional. Individi nuk ėshtė qėllim nė vetvete. Por e vetmja mėnyrė qė individi tė mund tė ekzistojė si qenie e lirė politike, ėshtė vėnia e tij nė funksion tė lirisė dhe interesit tė bashkėsisė. Ky nuk ėshtė vetėmohim. Ky ėshtė i vetmi vetafirmim. E vetmja mėnyrė pėr tė qenė i vetes ėshtė tė jesh i tė gjithėve.

Teza 5: Akti dhe vazhda
Pėrpjekja, rezistenca dhe ēlirimi nuk janė akt, por vazhdė. Arritjet e ardhshme nuk mund tė ndėrtohen veēse mbi arritjet e shkuara. ““Ato tė vėrteta qė ngrihen mbi mohimin e gjithēkafes edhe vetė do t’i mohojė e ardhmja” – shkruan Ukshin Hoti te Filozofia Politike. Shndėrrimet e mėdha vijnė nga puna e durueshme, jo nga shpėrthimet e vrullshme. Shpėrthimi ėshtė ana sipėrfaqėsore e ndryshimit. Thelbi i ndryshimeve rrėnjėsore ėshtė sistematiciteti. Ukshin Hoti pėlqen ta thotė kėshtu: “ta ndėrtosh kullėn e Eifelit me fije shkrepėse”.

Teza 6: Liria dhe zhvillimi
Koncepti politik ka vetėm njė qėllim – lirinė e kombit. Liria e kombit ėshtė parakusht pėr zhvillim. Liria ėshtė mundėsi pėr ekzistencė, por ky nuk ėshtė thelbi i Lirisė. Liria, mbi tė gjitha, ėshtė liri pėr Zhvillim. Liria nuk ėshtė ruajtje e jetės, konservim i saj. Liria ėshtė shpėrthim i jetės. Liria ėshtė maksimalizim i mundėsive tė kombit. Ukshin Hoti thoshte – “ēlirim i kreativitetit”.
...........................
Nvereqoftese vidhet veprimtaria e tjetrit,apo i mohohet veprimtaria e tij,ne te ardhmen do ta humbe kuptimin e saj si nje shoqeri jo njerezore.Rastet i kemi tek une;Une mbrij flamurin nga armiqet, tjeret qe e kundershtuan tja bejne nderin flamurti,krenoheshin  duke thene jo ky,por ne e mbrojtem flamurin kombetar.Une nise demostratat e 11 marsit te vitit 1981,profiteret ma vodhen vepren dhe mua me shendrruan ne tradhetar,dhe genjeshtra.
Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar,nuk vjen me tradhetar dhe hajdut siq eshte jeta ime,jo duke etiketue tjetrin per qellime perfitimesh personale e klanore.Kur humbet e verteta,shpejte e humbe vleren e pergjithshme te shoqerise ne pergjithesi.Nuk quhet nje komb heroik,me hajni,por emrohet si nje komb kriminel.Per kete dhe historia  perseritet.Liria dhe bashkimi i nje kombey nuk arrihet as me tradhetar,aq me pakes me hajni.Liria vjen kur  nderohen atdhetaret,kur nuk ja vjedhim mundin,kur populli i perkrah e ti etiketon me gjera ma te shemtuara.Pa u ēlirue populli nga keto ndytesira,nuk ka liri personale ,as bashkim.Kjo eshte arsyerja pse nuk u arrite me shekuj bashkimi yn i trojeve tona.
........................
Teza 7: Ideologjia dhe interesi
Nuk ka ideologji: ka vetėm interesa (kombėtare, shtetėrore, ekonomike, kulturore etj). Ideologjia ėshtė mjet pėr kėto interesa. Komunizmi u pėrvetėsua nga rusėt, sepse ata kėshtu mobilizuan forca tė mėdha shoqėrore, prej tė cilės Rusia, apo ky “fshat nuklear”, siē i pėlqen Hotit ta quajė, duke bėrė analogji mes raportit tė fuqisė dhe zhvillimit, doli si superfuqi globale pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė fund Rusia e zhveshi petkun ideologjik, por substancėn e interesave dhe fuqisė e ruajti. Kjo prirje e Rusisė u vėrejt qė nė kohėn e Leninit me Paqen e Brest-Litovskit.

Teza 8: Sovraniteti normativ
“Sovraniteti i shtetit nuk ėshtė absolut”, shkruan ai te filozofia e tij politike. Prandaj kėrkesa pėr sovranitet nuk ėshtė synim pėr shmangie, por pėr hyrje nė rendin ndėrkombėtar, respektimi i rregullave tė tij. Kjo do tė thotė hyrje nė gjirin e kombeve tė barabarta, tė cilat i nėnshtrohen tė drejtės ndėrkombėtare. Kjo ėshtė kėrkesė pėr barazi dhe afirmim, jo pėr izolim dhe sundim. Sovraniteti ėshtė e kundėrta e ekskluzivitetit. Sovraniteti ėshtė normativitet universal.
.......................
Interesi duhet te jete ne baraz peshe,dhe jo duke ja mohue te drejten e tjetrit,sepse lindin perqarjet.E permes perqarjes na vjen dhe roberia duke na coptue siq gjindemi ne keto momente te padeshiruara.
Secili shqiptar,e ka te drejten e shprehjes se vete,dhe te analizohet thenja e tij dhe e secilit,jo ti mohohet.
Pushteti diktatorial vjen atehere kur grupet kriminelesh,te cilet kane bere krime mbi popullin e tyre,mundohen qe permes slloganit,kush fole keq ndaj luftes son heroike(tradhetare),eshte antikombetar,ketu e ka fjala e polote diktaturen,sepse fjala e lire cenzuroset.Fjala pushtet,vete dmth administrim mbi masen,por jo diktature,qe e humb kuptimin e lirise ne nje shoqeri te tille.Me politiken shqiptare ende nuk jane marr njerezit  e merituar,pos ata antikombetaret,duke na shkatrrue ekonomikisht,e moralishte neper kohe e hapsire.Kur keta politikajt,nuk na zgjodhen nje here qeshtjen kombetare,apo te ndonjeres nga krizat qe na kapluan.Te cilat keto gjera ,jo qe nuk kane  qen te mundura te zgjidhen,por me qellim per profitimesh klanore,ne deme te kombit.Per kete dhe e kemi humbur mundesin e te kuptuarit te qenurit si  nje kombe kompakte.
Secili kombe i posedon resurset e tija qe ja ka dhurue natyra,dhe qe keto percaktojne edhe zhvillimin e vendit.Por keqmenagjimi,dhe interesi personal na ka shkatrrue me shekuj.Sepse politika e pushtetareve ne trojet tona ma se shumti i perket sovranit klanor,ku kombin e merr si prone private te tyre,qe kalone ne fundamentalizem apsolute.
....................
Teza 9: Organizimi
Organizimi politik ėshtė domosdoshmėria e potencialitetit qė bėhet aktualitet. Potencialiteti ėshtė tėrėsia e mundėsive intelektuale, fizike, natyrore, politike, ekonomike, kulturore tė njė kombi. Zhvillimi i kombit do tė thotė aktualizimi i kėtyre mundėsive, kthimi i tyre nė efektivitet konkret si zhvillim e mirėqenie. Organizimi politik ekziston si raport mes potencialitetit dhe aktualitetit kombėtar. Pushteti politik nuk ėshtė mjet. Nė ēastin qė ai bėhet qėllim, ky ėshtė shtrembėrim i padrejtė i pushtetit:

“sa i pėrket mundėsive pėr realizimin e qėllimit (aspiratės) sė natyrshme tė popullit shqiptar, ato varen nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga vlerėsimi i drejtė, objektiv dhe analitik qė kėtyre dy komponentave tė njė tėrėsie (tė brendshme dhe tė jashtme) ua bėn faktori i organizuar politik. Zatėn, kjo ėshtė detyra qenėsore, por edhe kuptimi i ekzistimit tė faktorit tė organizuar politik tė ēdo vendi. Lufta pėr marrjen e pushtetit politik ėshtė vetėm nusprodukt i kėtij roli, sepse pushteti politik nuk mund tė jetė nė funksion tė vetes (pėrveē kur deformohet nė tėrėsi), por tė ndonjė qėllimi tjetėr mė fundamental. Detyrė tjetėr me rėndėsi pėr faktorin e organizuar politik ėshtė gjetja e rrugėve mė tė mira dhe mė tė shkurtra pėr realizimin e qėllimeve politike qė janė tė zbatueshme, tė mundshme pėr pėrdorim me humbje sa mė tė vogla, sa mė tė lehta dhe sa mė tė parėndėsishme.”

Teza 10: Populli dhe politika zyrtare
Populli shqiptar nė Kosovė gjithnjė ka qenė pėrpara politikės zyrtare. Kėrkesat e ndrydhura tė popullit nga politika zyrtare, tė cilat populli i ka shprehur me demonstrate, kanė qenė interest e vėrteta tė popullit tė Kosovės. Mė 1968, 1981, 1989-90, 1997-98, por mund tė thuhet edhe mė 2007 me Planin e Ahtisaarit, populli gjithnjė ka qenė mė lart se politika zyrtare.

Teza 11: Shqiptarėt dhe serbėt
Serbėt kanė ndėrtuar me shqiptarėt marrėdhėnie tė shtrembėruara ēnjerėzore pėr shkak tė sundimit dhe shtypjes. Politika serbe udhėhiqet nga miti nė funksion tė hegjemonisė. Kurse politika kulturore serbe ndaj shqiptarėve ėshtė ajo e pėrvetėsimit.

Hoti pėr serbėt shkruan: “ata, nė tė vėrtet, dėshironin tė visheshin me historinė e shqiptarėve. Pėr mė tepėr dėshironin tė ishin shqiptarė, ta merrnin identitetin e tyre, por gjithnjė duke folur serbisht”.

“shqiptarėve pėrpiqen t’ua mohojnė historinė e tyre, dhe pastaj pikėrisht atė qė ua mohojnė, si p.sh trashėgiminė dhe prejardhjen ilire, dėshirojnė t’ua pėrvetėsojnė”.

Hoti thotė se nuk kishte takuar amerikanė tė cilėt pretendonin prejardhje indiane! Apo indianė qė pretendonin rrėnjė anglosaksone. Nė anėn tjetėr, po ashtu, kolonializmi i vendeve tė zhvilluara perėndimore, qė ua kishte marrė kolonive veprat e trashėgimisė sė tyre tė lashtė, nuk pretendon se janė tė tijat si trashėgimi shpirtėrore. Kurse politika serbe ėshtė e obsesionuar pas pėrvetėsimit shpirtėror.

Shqiptarėt si komb, fizikisht, intelektualisht, kulturalisht, politikisht, demografikisht dhe nė ēdo aspekt tjetėr nuk janė inferiorė nė krahasim me serbėt. “Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t'u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre.” Ukshini thotė po ashtu se:

“Hapėsira gjeografike tė dy palėve u dikton raporte miqėsie, por miqėsia nuk qėndron nė qoftė se nuk mbėshtetet nė barazinė e plotė dhe nė respektimin e sė drejtės tė secilit pėr t'u zhvilluar nė pajtim me mundėsitė e lira nė bashkėsinė mė tė gjėrė. Pėr kėtė shkak, kėrkesa pėr t'u konstituar nė Republikė historikisht do tė thotė vėnie e raporteve kualitativisht tė reja, evitim i ndikimeve negative tė huaja dhe shpėrthim i energjisė sė re kreative pėr tė dy popujt”.

“Duke e njohur edhe de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė.”

Teza 12: Bashkimi kombėtar si e drejtė
Bashkimi kombėtar kurrė nuk duhet tė vullnetohet dhe argumentohet si ēėshtje force dhe muskujsh, por gjithmonė si e drejtė. Bashkimi kombėtar nuk ėshtė njė “kundėr”, por gjithnjė “pėr tė mirėn e”. Madje edhe gjermanėt kur u bashkuan, thotė ai, nuk rrahnin gjoks, por e argumentonin bashkimin e tyre nė funksion tė forcimit tė Evropės. Bashkimi shqiptar nuk duhet tė bėhet pėr inat tė tė askujt, por pėr shkak tė sė drejtės sė shqiptarėve. Neve nuk na konvenon xhungla. Neve na duhet paqja dhe Evropa. Ēėshtja shqiptare nuk duhet tė kuptohet si qėllim i maksimalizimit tė fuqisė dhe si projekt i mundėsisė pėr t’u pėrballur me tė tjerėt nė njė kuadėr pa arbitėr, nė kuadrin e xhunglės. Njė vision i tillė politk, jo vetėm ėshtė papjekuri, por me pasoja fatale pėr kombin shqiptar. Kėshtu veten nuk e shihnin as gjermanėt, kur donin tė bashkoheshin nė fillim tė viteve ’90, edhe pse janė kombi nė i fuqishėm evropian dhe ndėr mė tė zhvilluarit nė botė.

........................................
Coptimi i nje kombit ;
Jane nderkombetaret te cilet vendosin mbi fatin e secilit kombe qe jetone ne toke.
Se pari per ēdo pese vjete ne secilin shtet behen ekspertizat njerezore se a e meriton ai shtet me vazhdue jeten e lire,apo me roberue e me coptue ne pjese te ndryshme.
Coptimi behen,nese e vertetojne se me roberi nga nje shtet nuk do te arrine efektin e duher per shkaqe te mundesise qe nuk ka mundesi me shtype vete.Dhe behet coptimi i atij kombit ne disa  troje te ndara.
Coptimi,apo roberia e ketij kombit behet me nje qellim qe permes roberise tja rikujtoj ēka eshte liria dhe roberia qe ne te ardhme me ja dite vlerat e lirise.
Bashkimi i trojeve;
Secili komb i roberuar ,apo i coptuar e ka te drejten e formimit te nje shtetit te ri,apo ti bashkohet prape trungut te tij.

Per tu krijue nje shtet i ri  si subjekt i se drejtės ndėrkombėtare duhet te ketė:1. popullsinė e pėrhershme2. territorin e caktuar3. qeverinė4. aftėsinė pėr te hyre ne marrėdhėnie me shtetet e tjera.Elementet e shtetit
Bashkimi behet ne disa forma;
1)Permes marveshjes mes dy paleve ne konfrontim,me paqe,me pagese,referendum,dhe ne teritore ku jane te zbraztura.


................................

“Ēdo analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė ēėshtjen shqiptare nė nevojėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Dhe ēdo analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė problemin shqiptar nė nevojėn pėr barazimin e shqiptarėve me popujt tjerė nė ēdo aspekt, por mbi tė gjitha nė aspektin e zhvillimit.”.

Kurse nė gjyq ai tha:
“Populli shqiptar duhet bashkuar. Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie.”

Me ēėshtjen shqiptare zgjidhja e drejtė ėshtė e lehtė konceptualisht: shqiptarėve vetėm duhet t’u kthehet ajo qė u ėshtė marrė. “Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten” – prandaj duke u bashkuar ajo bėhet vetvetja dhe nuk i hyn kujt nė hak.

Teza 13: Bashkimi Evropian dhe Bashkimi kombėtar
Bashkimi kombėtar duhet tė jetė hapi i parė drejt BE-sė. Pa shqiptarėt e bashkuar nuk mund tė ketė Evropė tė bashkuar. Bashkimi kombėtar shqiptar i ndihmon bashkimit evropian. Kjo tezė e Ukshin Hotit ėshtė aktuale sidomos sot kurpolitika zyrtare shqiptare nė Shqipėri e Kosovė e kanė pėrmbysur kėtė tezė. Teza e tyre ėshtė: BE-ja si kompensim pėr mosbashkimin kombėtar. Do tė bashkohemi nė BE – thonė ata. Kurse Ukshin Hoti thotė, BE-ja bashkohet nė bashkimin tonė. Bashkimi i shqiptarėve ėshtė i rėndėsishėm po sikur ai i gjermanėve. Nėse nuk hyjnė mė BE si shtet me dinjitet, do tė mund tė hyjmė vetėm si refugjatė.

Teza 14: ‘Shteti-nukleus’
Tė gjitha pjesėt e kombit tė ndarė duhet tė synojnė drejt bashkimit. Por pjesa kryesore e cila duhet t’i prijė politikisht kėtij procesi ėshtė ajo Republika e Shqipėrisė dhe Tirana, ajo qė tė biseda me Ismail Kadarenė, Ukshin Hoti e quan “shteti-nukleus”. Po them politikisht, sepse dihet qė ushtarakisht Ukshin Hoti ishte pėrfshirjes sė drejtpėrdrejtė tė Shqipėrisė nė luftėn e Kosovės. Njė pėrfshirje e tillė do ta hapte njė luftė totale ballkanike nė tė cilėn domosdo do tė pėrfshiheshin edhe Greqia e Bullgaria, dhe prej tė cilės shqiptarėt do tė dilnin vetėm tė humbur. Mospėrfshirja e drejtpėrdrejtė ushtarake e Shqipėrisė ishte ēėshtje taktike. Po ashtu, Kosova ėshtė jo qė duhet t’i bashkohet Shqipėrisė dhe jo e kundėrta: “pėrkrahja eventuale e shqiptarėve nė Jugosllavi qė ta bashkojnė Shqipėrinė, dhe jo tė bashkohen me Shqipėrinė, objektivisht do tė thotė bashkim via-Beograd.”

Teza 15: Strategjia dhe Republika
Kur vullneti piqet dhe gatishmėria ėshtė aty, thelbi i qėllimi politik bėhet strategji dhe taktikė. Strategjia ėshtė simptoma e pamundėsisė sė drejtpėrdrejtshmėrisė sė qėllimit. Siē ka thėnė Hegeli, e vėrteta e drejtpėrdrejtė, nuk ėshtė e vėrtetė. Drejtpėrdrejtshmėria ėshtė romantizėm naiv joproduktiv. Strategjia ėshtė ndėrmjetėsim. P.sh Republika. “Problemi i ēėshtjes shqiptare nuk qėndron te bashkimi, por te rrugėt pėr realizimin e kėtij qėllimi” – shkruan Hoti te Filozofia Politike. Strategjia nuk ėshtė formale dhe dytėsore. Ajo ėshtė esenciale. Ndėrmjetėsimi ėshtė zgjidhje kalimtare nė funksion tė qėllimit pėrfundimtar. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė bashkimi kombėtar. Republika duhet tė jetė nė funksion tė kombit. Prandaj Republika ėshtė ndėrmjetėsi i zhdukshėm (vanishing mediator). (Sot, ta zėmė, cili do tė ishte thelbi strategjik i bashkimit kombėtar? Bashkimi kombėtar fillon me bashkimin e Kosovės.). Republika si transicion buron nga parcialiteti i saj si zgjidhje. Kosova Republikė ėshtė zgjidhje e pjesshme. Zgjidhja e pjesshme nuk mund tė jetė zgjidhje e pėrhershme.

Teza 16: Barazia dhe pavarėsia
Politika synon barazinė. E barazia ėshė strukturale nė thelb. Kjo ėshtė arsyeja pse Ukshin Hoti ishte pėr Republikė pėrbrenda ish Jugosllavisė. Me kutin e naivitetit nacionalromantik apo etnocentrik kjo mund tė duket njė kėrkesė antikombėtare. Por, besoni, kjo ėshtė kėrkesa mė radikale e mundshme. Bile, unė do tė rrezikoj tė them se kjo kėrkesė ėshtė mė radikale dhe mė kombėtare se bashkimi kombėtar. Shtrohet pyetja pėrse? Mendoj kėshtu sepse vetė ish Jugosllavia si e tillė ka mundur tė ekzistonte vetės si ngrehinė asimetrike nė kurriz tė shqiptarėve. Themelet e saj tė padrejta ishin tė qėndrueshme pėr gjysmė shekulli vetėm sepse ngriheshin mbi pabarazinė e shqiptarėve, kombi i tretė me madhėsi brenda kėsaj krijese monstruoze. Prandaj, ta kėrkosh barazinė e shqiptarėve me serbėt pėrbrenda kėsaj ngrehine asimtrike, do tė thotė t’ia sulmosh asaj themelet mbi tė cilat ajo qėndronte. Kjo ėshtė arsyeja pse unė nuk mendoj se Ukshin Hoti kėrkonte Kosovėn e barabartė brenda ish Jugosllavisė vetėm pėr shkaqe strategjike si pamundėsi e daljes prej saj pėr shkak tė pozitės globale gjeopolitike qė lozte integriteti i saj territorial pėrbrenda Luftės sė Ftoftė. Ai kėtė po e bėntė pėr arsye shumė mė substanciale. Dhe ka pasė tė drejtė. Kėrkesa e tij ka prekur nervin triadik tė problemit: themelet e padrejta jugosllave, shovinizmin dhe hegjemonizmin serb si dhe iluzionin e barazisė federative. Historia i ka dhėnė tė drejtė Ukshin Hotit. Serbia na tregoi qė mė parė pajtohet me zhdukjen e popullit shqiptar tė Kosovės apo humbjen territoriale tė Kosovės sesa me barazinė e saj. Ky sindrom jugosllavist i Serbisė po vazhdon ende. P.sh. foosenota 1244. Serbia na pranon si palė. Ajo na pranon edhe si tė pavarur. Por nuk na pranon sit ė barabartė. Nuk na e njeh dinjitetin. Ky ėshtė manifestim i largėt i politikės sė Gjorgjeviqit pėr shqiptarėt jonjerėz, pėr shqiptarėt me status mė tė ulėt ontologjik, pėr shqiptarėt me bisht. Hoti synonte mposhtjen e kėsaj politike serbe me barazi brenda federatės. Dhe ishte i bindur qė pa u thyer nė kėtė pike politika serbe, nuk mund tė ketė paqe tė qėndrueshme nė Ballkan.

Teza 17: Instrumentalizimi
Paqja mes shqiptarėve dhe serbėve mund tė vijė natyrshėm vetėm atėherė kur hiqet dorė nga marrėdhėniet intrumentale nė funksion tė ruajtjes sė statusit hegjemon, p.sh. siē e ofron veten populli serb nė raport me interesat ruse.

Teza 18: Tri parimet e politikės sė drejtė
“Ekziston vetėm njė interes i denjė pėr njeriun, interesi i jetės me dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė realizimi i tyre konkret:

- Mos t’i shndėrrojė njerėzit nė bisha
- Popujt nė kope ujqish
- Kombet nė pėrbindėsha ēeliku, baroti e plumbi”.

Teza 19: Bashkėsia ndėrkombėtare
“Ajo nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.”

“Nė natyrėn e shqiptarėve ka qenė gjithmonė nderimi i miqve, por para sė gjithash nderimi i vetvetes.”

“Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė decidive se shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat e mėdha apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal.”

Teza 20: Demokracia autentike
Demokracia ėshtė e kundėrta e importit dhe eksportit. Thelbi i saj ėshtė autenticiteti. Hoti shkruan: “Kosova nuk mund tė arrijė nė Evropė pa njė demokraci autentike, tė vetėlindur prej saj.” – Pra, me njė demoraci tė imponuar ne do tė mbesim jashtė Evropės. Kosovės edhe sot e kėsaj dite bashkėsia ndėrkombėtare i qaset nėpėrmjet demokracive tė eksportuara, qė nė tė vėrtet janė mohim i demokracisė. Demokraci e vėrtetė dhe pėr popullin ėshtė vetėm ajo qė lind nga populli dhe qė si e tillė arrin t’i shkrijė vlerat e tij kombėtare, kulturore, shpirtėrore etj. Kjo ėshtė e kundėrta e demokracisė sė BE-sė si EULEX. Nė anėn tjetėr, Hoti thotė se demokracia “kuptohet si formė e rregullimit shoqėror pėr tė ndihmuar procesin e pėrsosjes sė njeriut, tė raporteve shoqėrore, tė shoqėrisė dhe tė njerėzimit. Ajo nuk kuptohet si kallėp i dhėnė statik pėr statizimin dhe pėrjetėsimin e atare raporteve.” Kjo ėshtė e kundėrta e demokracisė sė Kushtetutės aktuale tė Kosovės e cila konservon raporte tė padrejta dhe nuk lė hapėsirė pėr pėrmirėsimin dhe avancimin e tyre.

Teza 21: 1981
Mė 1981 Ukshin Hoti thotė se quantiteti u shndėrrua nė kualitet tė pėrcaktuar. Rinia progresive e dalė nga gjiri i popullit tė shtypur e ēmaskoi iluzionin e rrejshėm tė autonomisė si zhvillim. Ne kishim marrė autonomi, por nuk kishim marrė substancė. Substanca ėshtė zhvillimi. Ne kishim marrė autonomi, por hendeku zhvillimor i Kosovės nė raport me tė tjerėt ishte rritur (p.sh. me Sllovenin mė 1948 1:3, kurse nė vitet ’80 1:7). Parimi leninist i subordinimit tė provincave mė pak tė zhvilluara ndaj atyre mė tė zhvilluara fshihte tendencėn koloniale tė rritjes sė diferencave. Ukshin Hoti thoshte se populli shqiptar po e kundėrshtonte kėtė politikė tė padrejtė po sikur Solidarnosti polak ishte ngritur kundėr teorisė breznjeviane tė sovranitetit tė kufizuar tė periferisė. Viti 1981 ishte: duam substancė, jo vetėm formė. Sot do tė mund tė thuhej duam sovranitet i cili pėrkthehet nė zhvillim, jo pavarėsi si formė e cila na lė pa pasuri. Barazia ėshtė emri politik i drejtėsisė, kurse zhvillimi emri ekonomik i saj.

Teza 22: Politika si dashuri dhe humanizėm
Politika nuk ėshtė urrejtje. Ajo ėshtė dashuri. Politika nuk ėshtė hakmarrje. Ajo ėshtė humanizėm. Duke qenė sundues serbėt, janė tė robėruar jo vetėm shqiptarėt, por mbi tė gjitha vetė serbėt. Ukshin Hoti shkruan: “Ngecja relative nė zhvillimin e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku paraqet dėshminė mė evidente se asnjė popull nuk mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.” Armiqtė mė tė mėdhenj tė shtetndėrtimit janė nihilizmi dhe revanshizmi. Nuk ka asgjė qė fillon nga hiēi, por mbi arritjet. Nuk bėn asgjė tė bėhet nė emėr tė urrejtjes sepse, siē thoshte Gandi ‘sy pėr sy dhe bota verbėrohet krejtėsisht’.

Teza 23: Lufta
Ukshin Hoti ishte kundėr luftės si zgjidhje. Por ai paralajmėroi se nėse nuk ndryshohet kursi aktual i politikės serbe. Lufta bėhet e pashmangshme.

“Njė popull qė nuk i frikėsohet luftės mund tė jetė vetėm i marrė, por frika e luftės kurrnjėherė, asnjė popull, nuk e ka penguar tė luftojė pėr idealet e veta. I takon virtytit tė menēurisė sė njė populli pėrpjekja qė idealet e veta t'i sendėrtojė pa gjakderdhje. Do tė duhej tė ishte nė natyrėn e idealit tė sendėrtohej pa gjakderdhje.”

“Nė qoftė se ato do tė kundėrshtohen nga politika serbe, atėherė teorikisht, shanset pėr konfrontimin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre dy realiteteve politiko-ideore janė bukur tė mėdha, me shpresa pėrafėrsisht tė barabarta nė fitore, gjė qė pėrsėri nuk do tė ishte kurrfarė fitore reale dhe nė planin afatgjatė - stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugė destabilitetit politik tė mbarsur edhe me revanshizėm. Pėr kėtė shkak, lufta nuk ėshtė as alternativė reale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės, dhe as nė frymėn e proceseve integruese nė Evropė. Megjithatė lufta mund tė shpėrthejė nė qoftė se edhe mė tutje do tė lejohet thellimi i trendeve tė tanishme tė situatės politike lidhur me jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi.”

Por kur lufta bėhet e pashmangshme dhe e imponuar, nuk tė mbetet pėrveēse tė bėhesh ushtar. Kur erdhi ky moment, Ukshin Hoti e kėrkoi armatėn e Republikės sė Kosovės.

Teza 24: Feja
Feja ėshtė komponėntė fundamentale e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Gjatė studimeve nė Harvard ai konkludon se nė aspektin e intervencionizmit tė superfuqive, feja luan rol rreth 60%. Por Ukshin Hoti ėshtė kundėr prapakthimit shpirtėror pėr hir tė kontekstit gjeopolitik. Shqiptarėt janė me shumicė muslimanė dhe nuk kanė pse e fshehin kėtė identitet. Por ai mbron fuqishėm idenė se shqiptarizmi si substrat identitar nuk mund dhe nuk duhet tė konceptohet si shtojcė e Islamit. Por Islami duhet tė shėrbejė si shtojcė e identitetit tonė kombėtar. Pra njė islamizėm i gėrshetuar dhe i shartuar me kulturėn, doket e zakonet si dhe etnopsikologjinė tonė. Megjithatė ai na paralajmėroi se ē’do tė ndodhte nga aspekti i komponentės fetare nė ish Jugosllavi:

“Shpėrbėrja eventuale e Jugosllavisė, - rezonon politika e tyre, - do t'a reduktonte Serbinė nė kufijtė e tanishėm tė asaj qė quhet Serbi e ngushtė, kurse njė pjesė e mirė e popullatės serbe do tė mbetej jashtė Serbisė dhe do ta fitonte statusin e pakicės kombėtare. Si komb i krishterė, ngadhėnjimtar i Luftės sė Dytė Botėrore, me shpėrbėrjen e Jugosllavisė do tė ndjehej i dėmtuar dhe kompensimin pėr kėtė dėmtim doemos do ta kėrkonte te popullata jo e krishterė, tek myslimanėt dhe shqiptarėt.”

“Populli shqiptar pikėrisht pėr shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenė origjinal dhe unik nė Evropė, nė ndėrtimin e asaj qė Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se kjo "Volks geist" e shqiptarėve, me shekuj i kishte pėrbuzur tentativat qė ta coptonin nė baza religjioze.”

Multikonfesionalitetin e shqiptarėve Ukshin Hoti nuk e sheh si dobėsi, por si pėrparėsi. Pikėrish shumėsia e feve tregon se sa i fuqishėm ėshtė identiteti kombėtar i cili, duke u ngritur pėrmbi fetė e ndryshme, ėshtė vendimtar pėr kombin shqiptar.

Hoti thotė se ShBA-tė mund ta shndėrrojnė Turqinė nė tutor tė territoreve ballkanike ku banojnė muslimanėt, dhe paralajmėron se po qe se Kosova i falet Azisė, atėherė mund tė ndodh ‘libanizimi i trojeve shqiptare’.

Teza 25: Pakicat

ShBA-tė dėshirojnė qė shtetet tjera tė ndėrtohen sipas ‘shėmbėlltyrės sė vet’. Prandaj ata nuk i shohin me sy tė mirė shtetet-kombe nė kuptimin e etnisė, por shtetet multietnike. Gjithsesi, shteti i ardhshėm shqiptar nuk ėshtw pastėrtisht etnik. Ai do ta pėrmbajė edhe shumėllojshmėrinė etnike tė pakicave qė do tė jetojnė nė tė. “Sundimi i shumicės, nė mungesė tė tė drejtave tė garantuara tė pakicės, ėshtė reēetė pėr katastrofė.”

Teza 26: Matja me tė djeshmen
Politika shqiptare matet me tė djeshmen. Duhet tė matemi me tė tjerėt dhe me tė duhurėn.

Betimi
Besatohuni me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se do ta ndėrtoni njė realitet tė ri politik me Republikėn e Kosovės si suazė tė denjė pėr vete, tė barabartė me tė gjitha subjektet tjera dhe nė funksion tė asaj qė ėshtė mė njerėzore nė njeriun dhe popujt; besatohuni nė vendin ku e dhanė jetėn, me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se do tė ngriheni nė nivel tė shėmbėlltyrės, se do t’i pėrkujtoni rrėnjėt dhe kohėn, se nuk do tė hutoheni dhe do tė ngulni kėmbė nė atė qė u takon – tash dhe menjėherė, se do t’i respektoni miqtė, por kurrnjėherė nuk do ta harroni veten. Besatohuni nė vendin ku u derdh gjaku i trimave, me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se nuk do tė ndaleni para asnjė vėshtirėsie dhe se nuk do t’i frikėsoheni vdekjes qė do ta vriste vdekjen”.

3 mars 2012, Prishtine. Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Vepra e Ukshin Hotit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: