AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr   Mar 6 Jan - 6:16


https://www.facebook.com/501435979966844/photos/a.501859176591191.1073741828.501435979966844/501862363257539/?type=1&theater

Historia e Suharekės
3 avril 2014 ·


Fadil Vata

Fadil VATA rrjedh prej njė familje fshatare me gjendje ekonomike tė mesme, shumė bujare dhe me traditė patriotike. Gjyshi i tij, Ramė Asllani ka qenė i njohur nė gjithė rajonin e Pėrdrinit (Podrimės) pėr mikpritje dhe si njeri i menēur.
Babai i Fadilit, Nebihu ka qenė djali mė i vogėl (i katėrti me radhė) i Ramės dhe ėshtė martuar me Tahire (Shaqir) Xhemėn nga Topilla e Shtimes. Fadili ka qenė fėmiu i parė i Nebihut dhe Tahires.
F.V. ka lindur me 3 janar 1962 nė fshatin Sallagrazhdė (tani Lumbardh), komuna e Suharekės (tani Therandė).
Fėmijėrinė e ka kaluar po nė fshatin e lindjes. 4 vite tė shkollės fillore i ka pėrfunduar po nė fshatin e lindjes, ndėrsa mė pas ka vazhduar nė fshatin Mushtisht.
Ka qenė nxėnės shembullor, si nė mėsime ashtu edhe nė sjellje. I dashur dhe i respektuar me shokėt dhe mėsuesit. Ka qenė i pasionuar pas librit dhe ka lexuar shumė. Ka qenė nxėnės i dalluar dhe nė shkollimin e mesėm ka fituar njė bursė tė cilėn e ka harxhuar pėr tė blerė libra. Biblioteka private tė cilėn e ka themeluar Fadili tani ka njė fond prej mbi 3000 librave tė zhanrit dhe nė gjuhė tė ndryshme.
Gjatė kohės sa ka qenė nė shkollėn e mesme nė Suharekė, me rastin e arrestimit tė Ibrahim Shalės nė vitin 1979, ėshtė marre nė pyetje 1 javė rresht nė Burgun e Qarkut nė Prizren, mirepo si i mitur dhe nė mungesė tė fakteve, ėshtė lėshuar pa u dėnuar.
Ka shkuar nė shėrbimin ushtarak nė Pozharevc nė gusht tė vitit 1980.
Ėshtė arrestuar nė shėrbimin ushtarak nė Pozharevc me 3 maj 1981, pėrnjėherė me Murat Bytyēin, shok i veprimtarisė qė nga shkolla e mesme. Gjatė hetuesisė ka qėndruar nė Burgun Ushtarak nė Beograd. Ka dalur nė gjyq 9 herė dhe ėshtė dėnuar me 6 vite burg.
Ka pasur respekt tė madh nga shokėt e burgut. Shpesh ėshtė dėnuar me izolim pėr shkak tė solidarizimit me shokėt pėr ndonjė padrejtėsi qė iu ėshtė bėrė tė burgosurve politik shqiptarė nė burg.
Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė burg, ėshtė sėmurė rėndė dhe ėshtė bėrė operacion nė Spitalin e Burgut Qendror nė Beograd.
Gjatė qėndrimit nė spitalin e burgut, gjatė gjithė kohės ka qenė i lidhur pėr shtrati, edhe nė prani tė prindėrve gjatė vizitave.


Wipadia
Fadil Vata ka lindur mė 10 janar 1962 nė fshatin Sallagrazhdė tė Therandės dhe rrjedh nga njė familje atdhetare, e cila e bėri tė nderuar dhe tė respektuar. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, kurse tė mesmen (gjimnazin) nė Therandė. Ai ishte nxėnės me sukses tė dalluar. Qysh nga bankat e Shkollės sė Mesme ėshtė futur nė veprimtarinė atdhetare. Edhe pse nė moshė tė re, Fadili nė vitin 1978 u angazhua nė grupet ilegale qė vepronin atėherė nė komunėn e Therandės. Nė nėntor tė vitit 1979 aktiviteti i tij politik u bie nė sy organeve policore dhe pėr kėtė arsye disa herė ėshtė marrė nė pyetje dhe ėshtė keqtrajtuar, por asnjėherė nuk ėshtė frikėsuar. Nė vitin 1980 Fadilin me dhunė e dėrgojnė nė shėrbimin ushtarak. Edhe atje nuk e ndalon aktivitetin e tij. Ai bie nė sy eprorėve ushtarakė serbosllavė dhe mė 2 maj 1981, pas ngjarjeve tė marsit, tė cilat i kishte pėrkrahur, arrestohet sė bashku me Murat Bytyēin nga ana e organeve ushtarake dhe mbahet nė paraburgim rreth 14 muaj dhe mbi 17 muaj i izoluar.

Mė 1 mars tė vitit 1982 nga Gjykata Ushtarake e Beogradit, Fadili dėnohet me 6 vjet burgim vetėm pėr aktivitetin dhe bindjet politike. Pėr shkak tė torturave tė ushtruara ndaj tij, ai nė burg fiton njė sėmundje tė rendė nė mushkėri, e cila mė vonė ishte fatale pėr jetėn e tij tė re. Edhe pse ishte i ri nga mosha, kishte njė ngritje tė lartė intelektuale, kishte diapazon tė gjerė njohurish, sepse lexonte shumė (edhe sot familja e tij ruan me nostalgji bibliotekėn e pasur tė tij). Mbi tė gjitha ai ishte i afėrt me shokė, tė cilėt kurrė nuk i nėnēmonte. Meqenėse pėrherė sėmundja ia kanoste shėndetin, ai dėrgohet nė Spitalin e Burgut tė Pozharevcit dhe mandej edhe nė CZ tė Beogradit pėr t’u operuar. Aty edhe pse i operuar, mbahet pėr njė kohė tė gjatė lidhur pėr shtrati, sepse edhe ashtu ia kishin frikėn. Pas dhjetė muajsh, ai dukshėm u pėrmirėsua, por UDB-a serbe, duke pasur informata pėr aktivitetin e tij, bėn eksperimente mbi trupin e Fadilit. Kėshtu UDB-a, gjatė kohės sa qėndroi nė spital, kishte akorduar njė bombė mbi trupin e Fadilit dhe pėrherė mjekėt e spitalit, tė dirigjuar nga ata, kanė vepruar me rreze rėntgeni dhe me laser, kinse nė emėr tė shėrimit. Rrezatimi dhe laseri ia kishin shkaktuar kancerin e pashėrueshėm nė boshtin kurrizor, i cili i kushtoi shumė pėr jetėn e tij. Fadili pas vuajtjes sė dėnimit aspak nuk e ndali veprimtarinė e tij patriotike nė shėrbim tė atdheut. Kėshtu, ai u regjistrua nė Fakultetin Filozofik- nė Degėn e Filozofi-Sociologji, por edhe mė shumė u aktivizua nė luftėn e tij pėr ēėshtje kombėtare dhe i ndihmoi me tė madhe lėvizjet popullore gjatė vitit 1988, kur populli ynė ngriti zėrin e fuqishėm kundėr politikės shoviniste serbe. Sė bashku me Afrim Zhitinė dhe veprimtarė tė tjerė, u bėnė krahė i fort tė grevės sė minatorėve tė vitit 1989 dhe ngjarjeve tjera. Ai dhe veprimtarėt e tjerė tė lėvizjeve popullore i dhanė karakter gjithėkombėtar dhe gjithėpopullor kėtyre lėvizjeve, tė cilat i pėrkrahėn edhe shumica e popullit shqiptar tė Kosovės. Fadili edhe pse lėngonte nga sėmundja e fituar nė burg, dallohej pėr syēelėti. Pėr shkak tė sėmundjes u detyrua tė kėrkojė shėrim jashtė Kosovės dhe shkoi nė Bazel tė Zvicrės. Vrasja e Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut ishte goditje e rėndė pėr Fadilin, sepse ata ishin shokėt dhe veprimtarėt e idealit tė tij, tė cilėt i vrau dora e pushtetit serb mė 2 nėntor 1989. Ky lajm pėr Fadilin ishte tepėr i rendė, por edhe sėmundja e pashėrueshme e keqėsuan gjendjen e tij shėndetėsore. Mė 25 prill tė vitit 1990 mbylli sytė pėrgjithmonė duke na lėnė amanetin qė rrugėn e lirisė mos ta lėshojmė, se ajo ditė do tė vinte pėr bashkėkombėsit e tij.

Ai mban titullin "Hero i Kosovės".
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: