AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Si i pergjonte udba puntoret ne gjermani

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Si i pergjonte udba puntoret ne gjermani   Ven 16 Jan - 14:44

Kujtesa dhe trajtesa

Sipas vlerėsimeve tė publicistit Ismet Rashitit, njėrit nga pjesėmarrėsit aktiv dhe autor tė njė libri kushtuar ngjarjeve tė bujshme, vit 1981, mėrgatėn shqiptare e kishte gjetur pothuaj krejtėsisht tė papėrgatitur. Ja si i vlerėsoi anė pėrmes njė kumtese , por edhe veprės sė tij nė pika tė shkurta kėto ngjarje tė bujshme:

-Pushteti i atėhershėm ish Jugosllav, pėrveē qė i kishte degdisur anė e mbanė botės mijėra shqiptarė pėr ta siguruar kafshatėn e gojės, njėherėsh kishte marrė edhe masat pėr t’i pėrēarė e asimiluar ata. Krahas punėve tė rėnda qė bėnin nėpėr « baushtelle », kanale, bujqėsi e restorante, nė ēdo hap pėrcilleshin e pėrgjoheshin nga pjesėtarėt dhe bashkėpunėtorėt e UDB-sė. Nė vitet e 80-ta, shteti jugosllav nuk tregonte as interesimin mė tė vogėl pėr t’i ndihmuar ata, siē bėnte me punėtorėt tjerė joshqiptarė nga hapėsirat e ish Jugosllavisė. Ndaj shqiptarėve ndiqej njė politikė perfide pėrēarėse me qėllim tė nxitjes sė vėllavrasjes e asimilimit. Si pjesėmarrės aktiv dhe dėshmitar pothuaj i tė gjitha zhvillimeve politike qė nga organizimi i demonstratės sė parė tė 11 prillit 1981 nė Bernė, mund tė konstatoj me pėrgjegjėsi se ngjarjet e vitit 1981, mėrgatėn shqiptare nė Zvicėr, por edhe gjetiu nė shtetet evroperėndimore e kishin gjetur tė paorganizuar.

Nė vitin 1981 pėrafėrsisht 15- 20 mijė shqiptarė nė Zvicėr

Sipas disa tė dhėnave jozyrtare, nė vitin 1981, nė Zvicėr jetonin dhe punonin pėrafėrsisht 15.000 deri 20.000 mijė shqiptarė nga Kosova Maqedonia, Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Ndonėse shqiptarėt pėrbėnin komunitetin mė tė madh pas italianėve, ishte komuniteti mė i paorganizuar. Nė vitin 1981 nė Zvicėr ekzistonin mė se dyzet klube e shoqėri serbo-jugosllave dhe vetėm njė klub dhe njė seksion shqiptar: Klubi « Liria » nė Sibnen dhe seksioni « Pėrparimi » nė kuadėr tė klubit serb « Slloga » tė Cyrihut. Pėr mė tepėr edhe ndaj kėtyre dy vendtakimeve tė shqiptarėve, pėrfaqėsitė diplomatike jugosllave mbanin qėndrim shantazhesh. U pengonte fjala, kėnga dhe tradita shqiptare, ndaj nuk lenin gurė pa lėvizur qė kėto vendtakime tė shndėrroheshin nė ēerdhe spiunazhi e diferencimi. Si tė tillė, denoncoheshin para organeve zvicerane, qė atė kohe u besonin ambasadave jugosllave dhe merrnin masa tė ashpra pėr pengimin e veprimtarive tona me interes kombėtar. Njė pjesė bukur e madhe e « nacionalistėve », « irredentistėve », « separatistėve » dhe « terroristėve », sipas kualifikimeve tė diplomatėve tė ish Jugosllavisė, pas kthimit nė Kosovė, burgoseshin ose u merreshin pasaportat. Faji i i tyre pse donin ta ruanin gjuhėn, kulturėn dhe individualitetin kombėtar,apo pse lexonin ndonjė gazetė apo libėr shqip. Punėtorėt shqiptarė ishin tė pabarabartė e tė diskriminuar edhe nė fushėn e shkollimit tė fėmijėve. Derisa pėr nxėnėsit joshqiptarė, pėrfaqėsitė diplomatike krijonin kushte dhe mundėsi pėr hapjen e paraleleve shkollore pothuaj nė ēdo komunė, pėr nxėnėsit shqiptar nuk ekzistonte njė mundėsi e tillė. Edhe ata pak mėsues qė kishin ardhur nga Kosova manipuloheshin tmerrėsisht nga ambasadat jugosllave pėr qėllime politike e spiunazhi.

Edhe koncertet shndėrroheshin nė protesta

Pas demonstratave tė vitit 1981, pas gjakderdhjes qė shkaktuan policia dhe ushtria serbosllave dhe pas burgosjeve e diferencimeve tė mėdha politike, mėrgata shqiptare nė Zvicėr e udhėhequr nga Kadri Zeka edhe koncertet qė organizoheshin kėtu i shndėrronin nė protesta dhe nė pėrkrahje tė parullės, « Kosova Republikė » ! Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsitė diplomatike ish jugosllave nuk i ndihmuan punėtorėt shqiptarė pa « ryshfet » as nė rastet e fatkeqėsive familjare e as nė rregullimin e dokumenteve. Ato kishin krijuar njė rreth tė vogėl spiunėsh shqiptarė tė cilėt kryenin punė me para apo kushtėzime politike dhe informonin pėr ēdo lėvizje ilegale patriotike tė shqiptarėve qė kishte nisur nga viti 1978 nga njė celulė e Organizatės Marksiste Leniniste tė Kosovės (OMLK), e udhėhequr nga dėshmori, Kadri Zeka nė pėrbėrje Hasan Malaj, Kadri Avdullahu dhe Halil Malaj, e cila pastaj kishte dalė hapur nė vitin 1981 me vendimin pėr organizimin e demonstratės sė parė, tė 11 prillit 1981 nė Bernė tė Zvicrės, qė ishte nė mbėshtetje tė plotė tė demonstratave nė Kosovė . Atė e organizoi ideologu dhe udhėheqėsi i lėvizjes ilegale, Kadri Zeka qė pėrfaqėsonte Organizatėn Marksiste Leniniste tė Kosovės (OMLK), bashkėrisht me dėshmorėt Jusuf e Bardhosh Gėrvalla si pėrfaqėsues tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve Shqiptare (LNĒKVSH) dhe Ibrahim Kelemendi nė emėr tė Frontit tė Kuq Popullor (FKP). Parullat pėr demonstratėn e parė nė St.Gallen i ka shkruar dhe pėrgatitur, Kadri Zeka, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj dhe Aqif Krasniqi. Nė Cyrih parullat e para nė gjuhėn shqipe i ka shkruar, Ismet Rashiti, ndėrsa nė gjuhen gjermane, Sarah Gretler. Nė Gjenevė parullat e para nė gjuhėn shqipe dhe frenge janė shkruar nga Kadri Avdullahu, Jakup Halimi, Shyqeri Ukshini, Elfi Agushi e tė tjerė. Nė organizimin e demonstratės sė parė nė Bernė kanė ndihmuar edhe kėta veprimtarė : Zijah Shemsiu, Rrustem Mahmutaj qė njihej si flamurtari i demonstratave, Hasan Kadriu, Shahin Ajdini, Rexhep Halimi, Hasan Mala, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj, Saime Isufi, Ismet Rashiti, Jakup Halimi, Qamil Isufi, Qamil e Januz Salihu, Elfi Agushi, Selman Kllokoēi, Arif Idrizi, Hevzi Thaēi, Ilaz Bajrami, Hajdin Daka, Rashit Rashiti, Hajdar e Adem Sadrija, Zahir Kamberi, Shefket Musliu, Ilaz Krasniqi, Aqif Krasniqi, Nazif Haziri, Saqip Zymberi, Ragip Rexhepi, Kadri Rexhepi, Gafurr Qalaj, Ejup Ahmeti, Enver dhe Zahide Avdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami, Shaban Qorri, Beat Schaffer, Kathrin Asal, Sarah Gretler e shumė tė tjerė. Kėtė demonstratė me pjesėmarrje nė mėnyrė tė organizuar dhe me parulla e ndihmuan edhe veprimtarė nga Gjermania e Belgjika, kryesisht nga Shtudgardi, Dyzeldorfi, Frankfurdi dhe Brukseli.

Kėrkesa pėr demonstratė nė emėr tė miqve zviceran

Kėrkesa pėr organizimin e demonstratės sė parė ishte bėrė me iniciativėn e Kadri Zekės nė emėr tė miqve zviceran, Beat Schafer e Kathrinė Asal dhe tė veprimtarit Hajdar Sarija. Fjalimin para pjesėmarrėsve tė emocionuar e mbajti Kadri Zeka (Zeqa), ndėrsa peticionin e parė drejtuar organeve mė tė larta shtetėrore dhe partiake tė ish Jugosllavisė, bashkė me Kadri Zekėn e dorėzuan nė ambasadėn ish jugosllave Rashit Rashiti dhe Beat Schafer. Nė demonstratėn e parė ishin tė pranishėm rreth 300 bashkatdhetarė. Ndėrkaq, Kadri Zeka nė vitin 1981, iu drejtua bashkatdhetarėve edhe me njė letėr tė hapur, qė nė fakt ishte njė program politik pėr mėrgatėn shqiptare.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Si i pergjonte udba puntoret ne gjermani
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: