AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Shqiptaret ne kohen e Napolon Banopartes

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Shqiptaret ne kohen e Napolon Banopartes   Dim 1 Mar - 5:20

Shqiptarėt, pėr dhjetė vjet ishin zotėr tė Jerusalemit
3 Mars 2014 | : Ndryshe | Autor: Bajram Peci
Historia
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/03/shqiptaret-per-dhjete-vjet-ishin-zoter-te-jerusalemit/?fb_action_ids=585348564895572&fb_action_types=og.likes&fb_ref=.UxXOhec1cI5.like
Bajram Peēi

Mehmet Ali duke hyrė nė Jerusalem
Mehmet Ali duke hyrė nė Jerusalem
Jerusalemi dhe shqiptarėt, ē’lidhje mund tė kenė mes tyre? Asnjė! Janė jo pak, por 1736 kilometra larg njėri-tjetrit. Por…mos u nxitoni! Prisni aq sa tė keni kohė tė shfletoni historinė mijėravjeēare tė qytetit tė Davidit dhe Solomonit, tė Jezu Krishtit dhe profetit Muhamed dhe do tė shihni se Qyteti i Shenjtė ka qenė zotėrim i shqiptarėve nga viti 1831 deri nė vitin 1840. Sulltani i perandorisė qė shtrihej nė tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonėse me masakrėn e 10 qershorit tė vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit tė jeniēerėve, ku shqiptarėt kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se njė ditė, tetė vjet mė pas, shqiptarėt do tė ishin pėrsėri kėrcėnimi mė serioz i fronit dhe po tė mos i kish ndalur Europa, ushtria e Mehmet Aliut, kėtij ushtari shqiptar, do tė ishte futur triumfuese nė Stamboll.

Foto e parė e Jerusalemit, 1844
Foto e parė e Jerusalemit, 1844
Kur vjen puna te Jerusalemi dhe tokat e tjera “tė shenjta”, nuk ngelet pėr ne shqiptarėt qė tė pėrmendemi si protagonistė. Mėtimet pėr sundimin e kėtij qyteti kanė pėrfshirė gjithė perandoritė euro-aziatike, gjithė kombet mė tė mėdha, ata tė cilėt mė pas edhe do ta shkruanin historinė. Interesat politike dhe fetare kanė bėrė qė pėr kėtė qytet, kryeqytet i dy popujve, epiqendėr e tre besimeve, tė flitet e tė shkruhet mė tepėr se pėr ēdo qytet tjetėr. Pėr praninė e shqiptarėve nė kėto territore, ka qenė i njohur vetėm njė episod i rėndėsisė historike, tė cilėn ia vlen ta pėrmendim paraprakisht.

Kush ka lexuar libra biografiko-historikė mbi Napoleon Bonapartin e ndesh atė pothuaj nė shumicėn e tyre, tė shpjeguar nė pak faqe dhe lidhet me ngjarjen nė kėshtjellėn e Xhafas (Jaffa), shumė afėr Jerusalemit. Ishte periudha e fushatės nė Egjipt, kohė kur, ngadhėnjyese, ushtria prej 35 mijė luftėtarėsh e Napoleonit, doli nga Kajro e Aleksandria dhe mori rrugėn pėr pushtimin e “Tokave tė shenjta”. Kapėrceu lehtėsisht e theu rezistencat e dobėta qė hasi rrugės nė Gaza, deri sa ngeci para murit tė njė kėshtjelle, Xhafas, qė as thyhej dhe as dorėzohej. Ishin nizamė shqiptarė ata qė e mbronin. U premtoi jetėn, por ata pas katėr ditė luftimesh tė pėrgjakshme nė rrethim, kėrkuan tė merrnin dhe armėt. Kėshtu u ra dakord, por, siē thonė historianėt, pas njė nate tė tėrė pa vėnė gjumė nė sy, Napoleon Bonaparti urdhėroi pushkatimin e tė dorėzuarve, pothuaj tė gjithė me origjinė shqiptare. Sipas autorit tė biografisė “Napoleoni”, shkrimtarit rus Evgeny Viktoroviē Tarle, tė therur e vrarė mizorisht mė 6 dhe 7 mars 1799 ishin 10 mijė. Burime tė tjera pėrmendin herė 2440 ushtarė, si Simon S. Montefiore, dhe herė 4100 ushtarė. Vetėm “Enciklopedia e Historisė Botėrore” e William L. Langar jep shifrėn mė tė ulėt, 1200 ushtarė shqiptarė tė vrarė. Mė vonė, nė ishullin e internimit Shėn Helenė, Napoleoni shkroi: “…pėr tė mbajtur nė ruajtje njė numėr tė konsiderueshėm tė burgosurish, do tė ishte e nevojshme qė tė shkėputeshin roje tė mjaftueshme pėr ta, tė cilat do tė zvogėlonin rėndė rreshtat e ushtrisė sė tij dhe nė qoftė se ai do t’i kishte lejuar ata qė tė largohen si njerėz tė lirė, ishte e arsyeshme qė tė besonte e tė kish frikė se ata mund tė rrisin radhėt e trupave tė Ahmed al- Jazzar”.

Po ja ku, 30 vjet mė vonė, shqiptarėt shfaqen pėrsėri nė kėtė rajon si protagonistė. Pėrsėri si ushtarė, por tashmė me pushtetin e sunduesit tė Egjiptit. Me kėta nizamė shqiptarė, jeniēerė tė tmerrshėm, Perandoria Otomane ia kish mundur ta shtrinte pushtetin e saj nė tre kontinente. Njė prej kėtyre ushtarėve “otomanė”, sipas burimeve enciklopedike, shqiptar nga Kavalla, por me shumė gjasa nga Zėmblaku i Maliqit tė Korēės, dy vjet pas ngjarjes sė Xhafas, duke shfrytėzuar me trupat e tij shqiptare boshllėkun ushtarak e politik qė ish krijuar me largimin e Napoleonit, kish filluar tė shtrinte autoritetin e tij ushtarak. Nė njė natė tė 1 marsit 1811 ia kish mbėrritur t’i shfaroste gjithė krerėt dhe elitėn e luftėtarėve Mamlukė tė ftuar nė kėshtjellėn e Kajros “pėr kremtimin e ditėlindjes sė djalit” dhe kish vendosur regjimin ushtarak, tė cilin, pasi sulltani e caktoi si valiun e Egjiptit, ai e shndėrroi nė sundim absolut tė tij. Sundimi qė zgjati mė se 150 vjet, nė historinė e Egjiptit njihet si periudha e “pushtimit shqiptar”.

Mehmet Aliu kishte kohė qė u ishte larguar frikshėm ekspeditave ushtarake nė Arabi e Greqi dhe arritjes sė fitoreve pėr llogari tė sulltan Selimit e Mahmudit II. Ekspeditėn nė Palestinė e Siri e filloi pėr llogari tė tij. Kjo luftė nė tekstet e historisė e ka marrė emrin “Lufta turko-egjiptiane”, por nė tė vėrtetė trupat ushtarake tė Mehmet Aliut pėrbėheshin nga shqiptarė. Pashai nė kohėrat e para tė sundimit pati 6000 trupa shqiptare, tė cilat me kalimin e viteve i disafishoi. Justifikim pėr ekspeditėn ishte njė grindje me veliun Abdullah, pashėn e Akrės, pėr strehimin e 6000 fshatarėve egjiptianė, tė larguar pėr t’u shpėtuar taksave. Mehmeti e pushtoi Palestinėn dhe Sirinė me lehtėsi. Rezistenca e vetme iu bė nė qytetin port tė Akrės, qė pėrfundimisht u dorėzua mė 27 maj tė vitit 1832. Jerusalemi ishte pushtuar qė nė dhjetor tė vitit 1831.
Pas rėnies sė Akrės, ushtria e Mehmet Aliut marshoi drejt Anadollit. Nė betejėn e Konya, mė 21 dhjetor 1832, i biri, Ibrahim pasha, shkatėrroi ushtrinė osmane dhe para tyre nuk kishte tani asnjė pengesė ushtarake qė tė pengonin forcat e Ibrahimit pėr tė marshuar pėrpara. Kur Mehmet Aliu shpalli qėllimin pėr largimin nga froni tė sulltanit, Mahmud II, i alarmuar, pranoi ofertėn e Rusisė pėr ndihmė ushtarake, gjė qė nuk u pranua nga qeveritė britanike e franceze. Ata ndėrhynė drejtpėrdrejtė me trupa dhe diplomaci. Ndėrmjetėsuan njė zgjidhje nė maj 1833 e njohur si Konventa e Kutahia. Mehmet Aliu do tė tėrhiqte forcat e tij nga Anadolli nė kėmbim tė Kretės, do tė merrte tė drejtėn e sundimit tė trashėguar nė Egjipt e Arabi dhe Ibrahim Pasha do tė emėrohej vali i Sirisė. Ndėrkohė, i biri i pashait prej kohėsh ishte sistemuar me trupat e tij dhe jetonte nė Jerusalem. Zot i ri i Jerusalemit ishte Ibrahim Kuqi.

“Zaptimi shqiptar 1830 – ‘40” quhet kreu 36 i pjesės sė tetė, “Perandoria”, e jetėshkrimit “Jerusalemi”, ku historiani Simon Sebag Montefiore pėrshkruan hyrjen e shqiptarėve nė qytetin e shenjtė. “…ushtria marshoi pėrmes qytetit si jerusalemas ‘tė lumtur dhe tė kėnaqur’, duke festuar plot drita, kėrcim dhe muzikė nė rrugė. Pėr pesė ditė, myslimanėt, grekėt, franēeskanėt, armenėt e, madje, edhe hebrenjtė qenė nė qejf”. Po pse u gėzuan kaq shumė banorėt e qytetit nga ardhja e shqiptarėve? Kishte mė se 30 vjet qė Jerusalemi shtypej nga Abdullah pasha, nipi i “Kasapit” me emrin Mustafa Krimineli dhe Haim Fahri.

Me Ibrahimin si guvernator nė Siri dhe Izrael, zotėrimet qė u pėrkisnin shqiptarėve morėn formėn e njė perandorie. Ai i tronditi myslimanėt e Jerusalemit kur zėvendėsoi uljen nė shiltetė e jastėkėt me karrigen europiane, por sidomos me pirjen e verės hapur, nga ai vetė dhe kushdo tjetėr, qė tani ishte i lejuar. Biri i Mehmetit, qė kish fituar nofkėn “Kuqua” pėr shkak tė mjekrės sė tij tė kuqėrremtė, sa kohė ndenji nė Jerusalem, u kujdes tė vendoste barazi para ligjit pėr tėrė racat; lehtėsoi shtypjen e hebrenjve e tė krishterėve; ata mund tė kalėronin rrugėve dhe tė vishnin tesha qė vishnin edhe myslimanėt si dhe nuk duhej ta paguanin mė taksėn jizaya.

Jerusalemi kishte shekuj qė ndodhej nėn pushtimin turk dhe pėr herė tė parė, nga kėto reforma, po shijonin lirinė. Jerusalemi i zhytur thellė nė kulturėn lindore tė jetesės, atė arabo-persiane, gjatė dhjetė vjetėve tė sundimit shqiptar, filloi tė shijojė lirinė dhe mėnyrėn europiane tė jetesės, atė mėnyrė qė kishte mbi 25 vjet qė po kultivohej nė Egjipt. Felahinėt myslimanė nuk i pėrtypėn dot format e reja tė lirisė dhe u ēuan nė revoltė, e cila, nga vetė Mehmet Aliu dhe i biri, Ibrahimi, u shtyp, duke i dėrrmuar rebelėt dhe duke rimarrė Jerusalemin. Ibrahimi ftoi europianėt tė vendosnin konsullatat nė Jerusalem dhe pėr tė parėn herė qė nga kryqėzatat, lejoi tė binin kambanat e kishės.

“Shqiptarėt – shkruan Simon Sebag Montefiore, nė veprėn ‘Jerusalemi’, qenė modernizues entuziast, qė u duhej mbėshtetja europiane, nėse donin tė zaptonin perandorinė osmane. Ibrahimi lejoi pakicat tė rindreqnin ndėrtesat e tyre tė shkatėrruara; franēeskanėt rregulluan Shėn Saviour; hebrenjtė sefardė nisėn rindėrtimin e sinagogės ben Zakkai, njė ndėr katėr sinagogat nė lagjen hebreje; ashkenazėt u rikthyen nė sinagogėn Hurva, tė shkatėrruar nė vitin 1720”.
Nė 1838-n, Mehmet Aliu njoftoi Britaninė dhe Francėn se ai do tė shpallte pavarėsinė e Egjiptit, Sirisė dhe Palestinės nga Perandoria Osmane. Franca e pėrkrahte, por ishte Britania ajo qė vendoste. Asaj i prishej status quo-ja e Perandorisė Osmane. Rusia kishte synimet e saj, nė kuadėr tė Perandorisė Ruse. Nė Stamboll, komandanti turk, Hafiz Pasha, e siguroi sulltanin Mahmud II se ai ishte nė gjendje tė mundte ushtrinė “egjiptiane” tė shqiptarėve. Pasi mori pėlqimin, urdhėroi forcat e tij pėr tė pėrparuar nė kufirin sirian, sulmoi trupat e Ibrahimit dhe u shkatėrrua nė betejėn e Netsibi, afėr Urfa, mė 24 qershor 1839.

Nga momenti nė moment, Stambolli mund tė binte nė duart e Mehmet Aliut, por kjo gjė nuk u lejua. Mahmud II vdiq pothuajse menjėherė pas betejės dhe u pasua nga Abdylmexhidi 16-vjeēar. Fuqitė europiane dhe Qeveria britanike ndėrhynė energjikisht, duke rėnė dakord me Austrinė, Prusinė dhe Rusinė tė nėnshkruajnė Konventėn e Londrės. Konventa i afronte Mehmet Aliut sundimin e trashėguar tė Egjiptit, si pjesė e Perandorisė Osmane, si detyrim pėr t’u tėrhequr nga Siria, Jerusalemi, rajonet bregdetare e malin e Libanit. Mehmet Aliu fillimisht ngurroi, duke besuar se kishte mbėshtetjen e Francės, gjė qė i kushtoi shumė se mbėshtetja franceze nuk arriti kurrė ndėrsa forcat detare britanike lėvizėn kundėr Sirisė, Jerusalemit dhe Aleksandrisė; anijet austriake bllokuan deltėn e Nilit dhe bombarduan Bejrutin. Mehmet Aliu ra dakord me kushtet e Konventės. Mė 27 nėntor 1840 shqiptarėt ishin larguar nga Jerusalemi e Palestina, toka qė britanikėt i mbajtėn pas kėsaj nėn diktatin e tyre deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ushtria e mundur u reduktua me vetėm 18.000 trupa dhe Mehmet Aliut e pasardhėsve tė tij ju njoh e drejta tė gėzojnė sundimin trashėgimor mbi Egjiptin dhe Sudanin, si mėkėmbės otomanė.

Napoleon Bonaparti nė Xhafas
Napoleon Bonaparti nė Xhafas
Gjurmėt e kėtyre ngjarjeve dhe ndikimi dhjetėvjeēar shqiptar nė qytetin e Jerusalemit e territoret Siri-Palestinė, pothuajse nuk ekzistojnė nė tekstet e tyre tė historisė. Edhe kur pėrmenden, ato u atribuohen egjiptianėve, tė cilėt nga ana e tyre, janė kujdesur tė shkulin e shuajnė ēdo gjurmė tė 150 vjetėve zotėrim, me pėrjashtim tė emrit tė ishullit dhe lagjes mė tė shquar tė Kajros, Zamalek. Ajo vazhdon tė mbajė me pak ndryshim nė shqiptim, emrin e fshatit shqiptar tė origjinės tė tė madhit Mehmet Ali, Zėmblak, tė cilin nuk ia kanė mundur ta ndėrrojnė edhe pse nuk ia dinė origjinėn. Andej nga mesi i shek. XX, fytyra hyjnore e njė princeshe shqiptare, Fevzia Fuat Ali, bijė e mbretit Fuad, motėr e mbretit Faruk, grua e shahut tė Iranit, Muhamed Reza Pahlavi, e shpallur nga Hollivudi si “Gruaja mė e bukur nė botė e tė gjitha kohėrave”, ishte i fundmi rast kur pėrmendej e flitej si princeshė shqiptare e jo egjiptiane. Ishte e fundit e famshme e asaj familjeje qė la gjurmė tė thella nė europianizimin e Egjiptit dhe Jerusalemit, kohė qė tani nė islamin e saj kujtohet si ėndėrr, “…na ishte njėherė!”. Me kėtė princeshė mbyllet loja ėndėrrimtare e jetės njerėzore shqiptare tej vatrės sė saj. Kjo histori shqiptare e Jerusalemit dhe Egjiptit mbetet edhe sot nė caqe tė pastėrtisė sė njė miti. Ata ishin tė vetmit qė nuk thanė asnjėherė se janė otomanė dhe kurrė nuk harruan tė parathonė se janė shqiptarė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Shqiptaret ne kohen e Napolon Banopartes
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: