AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Nazim Bllaca , Brigadės 121 “Ismet Jashari

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Nazim Bllaca , Brigadės 121 “Ismet Jashari   Jeu 12 Mar - 14:47

Prishtinė, 12 mars 2015 – Komisionit pėr verifikimin e veteranėve mund t’i dalė punė edhe me Nazim Bllacen. Emri i tė cilit jo vetėm se nuk figuron nė listėn e atyre qė kanė fituar statusin e veteranėve, por as nė tė atyre qė u ėshtė refuzuar ky status. Aplikacioni i tij pėr statusin e veteranit tė UĒK-sė ėshtė zhdukur.
Nazim Bllaca si pjesėtar i UĒK-sė gjatė luftės nė Kosovė, ka qenė pjesė e Brigadės 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, nė Zonėn e Pashtrakut. Ai gjatė asaj periudhe edhe ishte plagosur rėndė.
Bllaca, i cili mė vonė i ishte bashkuar SHIK-ut, kishte aplikuar pėr statusin e veteranit tė UĒK‘sė por me publikimin e listave tė “Komisionit qeveritar pėr njohjen dhe verifikimin e statusit tė dėshmorit tė kombit, invalidit, veteranit tė UĒK-sė”, emri i tij nuk figuron as nė listėn e tė refuzuarve. Madje aplikacioni dhe dosja e tij ėshtė zhdukur komplet dhe nuk figuron askund’’ transmeton Express.
Gazeta Express ka provuar ta kontaktojė komandantin e kėsaj zone, Haxhi Shala, qė tė japė sqarime pėr zhdukjen e tillė tė aplikacioneve dhe pėr parregullsi tė tjera gjatė procesit tė verifikimit, mirėpo ai nuk iu ėshtė pėrgjigjur thirrjeve tė gazetės.
Nga ana tjetėr, burime tė afėrta tė Gazetės Express tregojnė se Nazim Bllaca do tė bėjė ankesė dhe nuk pėrjashton as mundėsinė pėr tė bėrė kallėzim penal ndaj kėtij komisioni pėr zhdukjen e dosjes sė tij.
Ndryshe, nė listėn e veteraneve tė kėsaj zone figuron emri i Faherdin Gashit, po ashtu tjetėr ish-pjesėtar i SHIK’ut, i dėnuar me 18 vjet burg, bashkė me Nazim Bllacėn, pėr vrasjen e Sahih Gashit nė qershor tė 1999 nė shtėpinė e tij nė Varigovc tė Lipjanit.
Publikimi i listave tė veteranėve nga ana e komisionit pėr verifikim e tyre ka sjellė pakėnaqėsi tė mėdha nga disa ish-pjesėtar tė UĒK-sė, pėr shkak se, sipas tyre, nė lista kanė hyrė edhe emra tė personave tė ndryshėm qė nuk kanė qenė pjesė e luftės nė Kosovė, e jashtė kėtyre listave kanė mbetur njė numėr i madh i bashkėluftėtarėve tė tyre.
B.S.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Nazim Bllaca , Brigadės 121 “Ismet Jashari
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: