AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Policet e maqedonise dikush i shtini ne kurthe

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14822
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Policet e maqedonise dikush i shtini ne kurthe   Jeu 21 Mai - 14:12

Policėt nga Maqedonia dikush i vuri nė “thertore”, grupi i armatosur ka folur serbisht, shumė dilema?!
[url=http://www.zhurnal.mk/preview/600/?img=Policia bye.jpg][/url]

Shkup, 11 maj -Njė pjestar i policisė maqedonase ka deklaruar pėr portalin www.revulucioner.mk se se njė nga kolegėt polic i plagosur nė Kumanovė ka thėnė se grupi i armatosur ka qenė tepėr i stėrvitur mirė ushtarakisht dhe trajnuar nė beteja lufte qė mund te vėrehet edhe nė lėvizjet e tyre.
Ata kanė folur nė shumė gjuhė, nė gjuhėn serbe, ruse, shqipe dhe mendoj se njėri nga ata ka folur edhe nė gjuhėn franēeze, qė nėkupton skenar me incident tė porositur me njė pagesė tė madhė tė parave.

Aksioni i fundit i MPB-sė nė paralagjen e qytetit tė Kumanovės ėshtė aksioni mė i paqartė nė botė. Bilansi i viktimave ėshtė 8 policė tė vrarė dhe mbi 30 policė tjerė janė tė plagosur ku sipas MBP-sė ka ndodhur nė pėrleshjen e armatosur mes njėsitive speciale policore dhe njė grupi tė armatosur.
Beteja luftarake mes palėve ka zgjatur me shumė se 30 orė tė plota nė njė vendėbanim urban ku jetojnė mė shumė se 20 mijė shqiptar civil. Dyshimet ndaj aksionit tė policisė pėr gjoja inskenim, sa mė shumė qė zgjatė, aq edhe mė shumė rriten.
E para pėrleshjet e armatosura mes grupit tė panjohur dhe policisė sė shtetit kanė shkaktuar viktima katastrofale nė rradhėt e njėsiteve speciale(8 polic janė vrarė). Kur gjithė maqineria e shtetit(njėsitet elitare tė policisė, pėr intervenim tė shpejt dhe “TIGRAT”) janė vėnė nė dispozicion pėr tė shkatruar njė grup tė panjohur dhe humbin jetėn 8 policė, ndėrsa nė fund grupi i armatosur dorėzohet vė nė pikėpyetje se kush janė antarėt e kėtij grupi. Mos vallė janė mercenar shqiptar, rusė, serbė me njė fjalė profesionist tė tipit tė filmave “RAMBO” qė po tė keshin armatim do tė vritshin gjithė policinė e shtetit.
E dyta, po tė ishte njė grup i armatosur prej mbi 50 vetave dhe ėshtė shumė e paqartė, tė vendosen nė njė mjedisė urban nė Kumanovė dhe mos i vėren policia dhe shėrbimet sekrete, madje as popullata. E mos tė flasim pėr armatimin, pasi tė luftosh 30 orė me policinė e shtetit tė nevojiten 3 kamionė armė municion. A thua si ka hyrė aq lehtė ky armatim nė kėto shtėpi qė mund tė furnizohet njė brigadė ushtarake.
E treta, shėrbimet sekrete tė Maqedonisė, Drejtoria pėr Siguri dhe Kundėrzbulim cfarė informacione operative tė besueshme I kanė dhėnė ministres Jankullovska e cila e ka komanduar aksionin e policisė nė Kumanovė. Sot zėdhėnėsi Kotevski tha se grupi ka qenė mė i rrezikshmi nė Ballkan. Atėher del se shėrbimet sekrete nuk i kanė dhėnė informacion tė drejtė Jankullovskės pėr rrezikun e madh qė mund tė ketė policia nė betejėn me grupin e panjohur. Por nė kėtė rast dikush i ka vėnė nė “thertore” policėt e Maqedonisė. Pasi nėse ka qenė rreziku aq i lartėm atėher duhet tė evakuohet popullata dhe gjithė maqineria policore dhe ushtarake tė vihet nėn shėrbim. Kuptohet nėse duhet vetėm me granatime tė helikoptėrevė do tė digjeshin shtėpit dhe grupi i armatosur.Por vdekja e 8 policėve dėshmon se shėrbimi sekret i Maqedonisė ka dėshtuar.
E katėrta, Ministria e Punėve tė Brendshme po del me video-xhirim skandaloz ku shihen vetėm 5-6 persona nė mesin e tyre disa me uniform tė UCK-sė e disa me veshje civile. Por askush nuk e din saktė se a janė kėta persona civil tė montuar nga shteti, apo janė civil banorė tė lagjes sė Trimave nė Kumanovė. Ministrja Jankullovska nuk del me listė konkrete tė emrave se kush janė kėta persona a janė nga Maqedonia apo nga ndonjė shtetė i huaj. MPB nuk del me video-xhirim tė qartė se kur e ka bėrė arrestimin e tyre.
E pesta, dje u publikua lajmi se janė dorėzuar pjestarėt e grupit tė armatosur, mirėpo sot zėdhėnėsi Kotevski deklaron se pjesa mė e madhe kanė qenė pjestar tė Brigadės sė Karadakut tė Kumanovės gjatė vitit 2001. Ėshtė e paqartė se mu para 14 viteve nė luftėn e Maqedonisė asnjė ushtar i UCK-sė nuk u dorrėzua para forcave maqedonase tė sigurisė, atė vetflijuan, por nuk u dorėrzuan. Edhe ky ėshtė moment tepėr i dyshimtė pėr rastin.
E gjashta, pėrgjegjėsia e shtetit ėshtė e pakontestueshme nė kėtė rast. Pasi tė vriten 8 policė, dhe shumė tė tjerė tė plagosėn, ndėrsa njė pjesė tė Kumanovės tė bėsh poligon lufte nė mesin e popullatės civile ėshtė papėrgjegjėsi e kryeministrit, ministrit tė brendshėm dhe shefit tė policisė sekrete se me kohė nuk e ka penguar grumbullimin e grupit dhe armatimit pėr njė brigadė ushtarake.
E shtata, plagėt e policėve dėshmojnė se ata janė zėnė nė kurthė.
E teta,grupi nuk ka emėr dhe mbiemėr. Pėr dallim nga konflikti i vitit 2001, ish komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri doli me emėr dhe mbiemėr. Kjo nuk ndodhi me grupin nė fjalė, sikur tė ishte. Por dikush lėshonte vetėm komunikata interneti pa emėr dhe mbiemėr.
E nėnta, nuk dihet numri i viktimave civile. Pse fshihet kjo informatė. Popullata shqiptare nuk ėshtė e interesuar pėr luftė. Kush ju dha logjistikėn kėtij grupi tė ashtuquajtur. Vallė pushteti apo ndonjė agjentur e huaj. Po pse nuk e zbuloi shėrbimi sekret i Maqedonisė.
E dhjeta, njė pjesė e mediave raportonin dy ditė mė parė se nė rajonin e Kumanovės ka grupe tė armatosura, tė cilėt u demantuan nga qytetarėt e Kumanovės, dhe nga njė pjesė e mediave si dhe nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Mirėpo dje ministrja Jankullovska pranoi se ka pasur tė dhėna operative pėr grupin nė fjalė Kėta dhe shumė dilema tė tjera do tė mbeten mister nė aksionin e fundit policor tė Maqedonisė ku u vranė policė dhe civilė, ndėrsa mė shumė se 20 mijė banorė shqiptar pėrjetuan tmerrin e betejės sė armatosur.
 
© ZHURNAL.mk
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Policet e maqedonise dikush i shtini ne kurthe
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: