AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Zbardhet vrasja e Agim Qeles

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14419
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Zbardhet vrasja e Agim Qeles   Mar 16 Juin - 16:36

Tė hulumtohen-zbardhen rrethanat e vrasjes tė Gjeneralmajor Agim Qelės”!
July 7, 2014 Kosova, Opinion, Portret No comments
Agim Qela
Ēfarė thanė Hashim Thaēi dhe Bislim Zyrapi pėr vrasjen e Agim Qelajt, ēfarė donin tė fshihnin ata!?



Nga Xhafer Leci



Kryeministri: “Me vjen keq por nuk mundem me ju tregue. E ju mos u mėrzitni pėr atė punė se kujdeset Qeveria e Kosovės pėr Agimin”, – mė tha Thaēi duke ma shtrirė dorėn dhe dola nga zyra.



Disa pyetje sqaruese-saktsuese me z.Emin Fazlija:



Baca Emin, kam ardhė tek Ju, pėr njė informatė-sqarim, tė pa definuar mirė nė Ditarin tuaj politik, e qė pėr opinionin mbarėshqiptar mendoj se ėshtė shumė me rėndėsi!




Me rastin e 15 vjetorit tė akademisė pėrkujtimore kushtuar luftėtarit tė shquar Agim Qelajt, nė Singen tė Gjermanisė, mė 6 korrik 2013

qelaj2

Diaspora TV
Nga e djathta: Emin Fazlija, Adem Demaēi dhe Xhafer Leci



Ne manuskriptin e “Ditarit” tuaj “Mbi aktivitetin kombėtar, politik, kulturor dhe humanitar” tė Organizatės “Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare”, gjegjėsisht tė “Besėlidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare” 1952 – 2010,” gjatė leximit, mėsova se ju kishit zhvilluar vet dhe kishit marrė pjesė pėr 6 dekada nė 1422 aktivitete tė ndryshme kombėtare, manifestime, demoanstarata e protesta, promovime librash…
Po ndalem tek faqe 227, nuk e kemi tė qartė takimin tuaj me Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Kosovės, z. Hashim Thaēin, mė 10.08.1999, nė zyren e tij nė Prishtinė, cili ishte qėllimi i vizitės tuaj?



Pėrgjigje: Unė shkova pėr t’u interesuar pėr shokun dhe mikun tim tė ngushtė, ushtarakun Agim Binak Qelajn, sepse aso kohe nėpėr Kosovė silleshin shumė thashetheme se Agimi, gjoja, ėshtė gjallė, se nė Rahovec ėshtė plagosur rėndė, por “shokėt e kanė terhjekė “ nga vija e frontit dhe e kanė vendosur nė njė vend tė sigurtė..! Unė po sa mbėrrina nė Kosovė, pas 30 viteve tė mėrgimit, shkova ne Rahovec dhe nė disa qendra tė TMK-sė, duke pyetur pėr Agimin, por askush nuk mė dha ndonjė pėrgjegjje nė lidhje me fatin e tij. Shkova edhe ne Shtabin e TMK-ės dhe aty i pyeta Salih Veselin dhe Bislim Zyrapin. I pari me tha se “nuk di asgjė”, ndėrsa Zyrapi me tha se “une vet i treti e kemi marrė Agimin tri ditė para se tė sulmojė NATO, nga Prishtina dhe e kemi dorėzuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-es dhe pastaj nuk di mė asgjė tjetėr”. U detyrova t`i drejtohem z.Thaēi,meqenėse ai ka qenė Drejtor Politik i SHP tė UĒK-ės. Herėn e parė nuk mė pranoi, se ishte i zėnė me pritjen e Administratorit Bernard Kouchner, kurse herėn e dytė, mė 10.08.1999, mė pranoi nė bisedė, duke mė thėnė se ėshtė tepėr i zėnė me punė. Unė i thash se i kam vetėm 3 pyetje tė shkurta e ato janė:



Baca Emin: “A ėshtė e vėrtetė se ushtaraku Agim Binak Qelaj ėshtė plagosur rėndė nė betėjen e Rahovecit ?

Kryeministri: “Po”, – ėshtė e vėrtetė.

Baca Emin: “A ėshtė e vėrtetė se e ka humbur vetėdijen dhe tani nuk i kujtohet as emri i tij”?

Kryeministri: “Fatkeqėsisht, po”!

Baca Emin: “Ku gjindet dhe si mund unė me shokė me i ndihmuar, sepse ai ėshtė shumė i vlefshėm pėr Kosovė dhe unė do bėja ēdo gjė pėr tė, mė para se pėr djalin tim tė vetėm, sepse djali im nuk ėshtė i rėndėsishėm aq pėr Kosovėn sa Agimi”.



Kryeministri: “Me vjen keq por nuk mundem me ju tregue. E ju mos u mėrzitni pėr atė punė se kujdeset Qeveria e Kosovės pėr Agimin”, – mė tha Thaēi duke ma shtrirė dorėn dhe dola nga zyra.



Pyetje: A ishte edhe ndonjė person tjetėr prezent gjatė bisedės tuaj me Hashim Thaēin?



Pėrgjigje: “Jo, nuk ishte askush tjetėr prezent pėrpos ne dyve. Nga njė zyre tjetėr e hapi derėn dhe u lajmėrue Bardhyl Mahmuti, duke e pyetur Hashimin: “Shef, a keni probleme, apo tė ngucė kush”?

“Jo, krejt nė rregull ėshtė”, – u pėrgjigj H.Thaēi.



Pyetje: Ēka mendoni Ju pėr fatin-vrasjen e Agim Qelajt?



Pėrgjigje: “Tani gjitha ngjarjet e zhvilluara mė vonė, mė bėjnė tė dyshoj nė sinqeritetin e kryeministrit Thaēi, sepse mė vonė u vėrtetua se Agimi kishte vdekė..! Sipas njė letre tė hapur tė OVL tė UĒK-ės nga Peja, dėrguar kryeministrit Thaēi, lėnė me kuptuar se Agimin e paska varrosė njė familje shqiptare, qė nuk e ka ditė se kush ėshtė ai..! Ēuditėrisht, nuk jepet emri i asaj familjeje, as qė ėshtė sqaruar se si u zbuluan mbetjet e trupit tė tij, tė cilat u varrosėn nė Varrezat e Dėshmorėve nė Kleēkė, nė muajin dhjetor tė vitit 2007″!



Pyetje: Bislim Zyrapi ėshtė njė ushtarak karriere i ish Armatės Jugosllave. Ai ka mundėsi ta kėtė njohur personalisht Agimin. Si mos ta dijė ai qė Agim Qelaj ishte vrarė mė 19 korrik 1998, ndėrsa ai ju paska thėnė juve se ai me dy shokė tjerė e kanė nxjerrė nga Prishtina tri ditė para se tė fillonin bombardimet e NATO-s kundėr makinerisė gjakatare tė Millosheviqit, mė 1999?!



Pėrgjigje: “Po, Zyrapi e ka njohur Agimin dhe e ka ditur ēfarė marrėdhėnjesh tė mira kam pasur unė me Agimin. Gjithė kjo tė bėn tė dyshosh se kėtu diēka nuk ėshtė nė rregull. Dikush po e fshehė tė vėrtetėn pėr Agimin. E kjo ėshtė e pa ndershme dhe shumė e dhimbėshme. Pra, edhe sqarimi i Bislim Zyrapit bjen nė ujė”!



Pyetje: Nga kush dhe kur u shpall Agimi Gjeneralmajor?



Pėrgjigje: “Me rastin e rivarrimit tė trupit tė pa jetė tė Agimit, nė vitin 2007, Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė e ka shpall Agimin Gjeneralmajor”.



Pyetje: Kur dhe nga kush ėshtė shpall Agimi hero i Kosovės?



Pėrgjigje: “Me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė tė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 2012, nga Presidentja Atifete Jahjaga”.



Pyetje: Pse nuk u shpall Gjeneralmajor Agim Qelaj menjėherė pas vrasjes sė tij, por duhej pritur 8 vite derisa janė gjetur eshtrat e tij, kur dihet se Agimi ishte njė oficer lufte dhe karriere, me njė biografi tė sė kaluarės shumė tė pastėrt?



Pėrgjigje: “Ndoshta do tė ishte mirė qė dikush tė ua bėnte kėtė pyetje atyre qė janė kompetentė pėr kėtė.

Edhe kjo pyetje ėshtė njė dilemė qė kėrkon pėrgjigje tė sinqertė”!



Pyetje: Ėshtė shumė interesante pse nuk bėhet publike emri i asaj familje, e cila e ka bėrė varrimin e Agim Qelajt, mė 19 korrik 1998 dhe pse ėshtė dashur tė pritet 8 vite qė ta lajmėrojė varrimin e Agimit?



Pėrgjigje: “Nuk e di pse, por kam dėgjuar se ajo familje gjatė luftės ka emigruar nga Kosova nė Holandė. Kaq, nuk di mė shumė.

Por, unė mendoj se tė gjitha kėto pyetje kanė njė pėrgjigje tė pėrbashkėt: Tė hulumtohen-zbardhen rrethanat e vrasjes tė Gjeneralmajor Agim Qelės”!



Pyetje: A ju kanė ftuar juve si mik i Agim Qelajt tė merrni pjesė nė ceremoninė e rivarrimit tė Agimit?



Pėrgjigje: “Me rastin e rivarrimi tė Agimit u mbajt akademi pėrkujtimore nė teatrin e Pejės. Organizatorėt e asaj akademije nuk ma dhanė fjalėn, edhepse aty kishte njerėz qe e dinin pėr bashkėpunimin tim me Agimin prej vitit 1995 deri me 16 maj 1998, kur ne Dyseldorf tė Gjermanisė u transformua Kėshilli Kombėtar i Ushtrisė tė Republikės sė Kosovės, pranė Qeverisė tė Kosovės nė egzil. Zhdukja e Agim Qelajt me bėn tė dyshoj,sidomos pas deklaratave tė Bislim Zyrapit dhe tė Hashim Thaēit, tė cilat plotėsisht janė kontradiktore. Por e vėrteta kurdoherė do tė dalė nė dritė, pėr ēka jam duke punuar me kujdes tė veēantė. Bashkėpunimi im me tė ndjerin Agim Binak Qelaj ka qenė i gjatė, i sinqertė dhe dobiprurės pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Agimi ka qenė njė ushtarak i pėrsosur, me dituri akademike dhe i gatshėm me dhėnė ēdo gjė pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, pėr ēlirimin e Kosovės sė robėruar dhe ribashkimin e saj me shtetin Amė – Shqipėrinė. Ai ka qenė demokrat i vėrtetė dhe nuk ka qenė i infektuar me propagandėn marksiste-leniniste, por ishte i pastėrt si loti nė qėllimet e tij atdhetare”.



Tė interesuarit mund tė lexojnė edhe kėtė:



Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė

Arkivi i lajmeve Tetor 2006 – 2007

Linku > http://www.veterani.net/arkivi7.html

Göppingen, mė 06.07.2014
http://tribunashqiptare.net/?p=24013




Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Zbardhet vrasja e Agim Qeles
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: