AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete   Dim 28 Juin - 12:58

http://www.albeu.com/shqiperi/gazeta-gjermane-per-shqiperine-pa-rryshfet-nuk-ka-jete/203403/

Gazeta gjermane pėr Shqipėrinė: Pa rryshfet nuk ka jetė!


Pėlqej
0
 


Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:     Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
[size]
Gazeta gjermane Handelsblatt pėrmes njė shkrimi tė redaktorit tė saj Ozan Demircan pėrshkruan se sa e pamundur ėshtė nė Shqipėri tė sigurosh njė leje pune.

Qė nė titull autori shkruan “paryshfet, nuk ke leje”, qė ne e shqipėrojmė “pa ryshfet nuk ke jetė”, sepse puna ėshtė ajo qė tė jep tė drejtėn pėr njė jetė me dinjitet. Kur vjen puna tė japėshryshfet pėr tė fituar njė tė drejtė tė mohuar, atėhere ti qė kėrkon punėn nuk je njeri por skllav

Redaktori tregon historinė e njė kompanie gjermane logjistike e cila nuk pranoi tė paguante ryshfet dhe e pėsoi. Kompaninė nuk e ndihmoi as ndėrhyrja e Ambasadorit Gjerman, por ndofta e ndihmon fakti se muajin e ardhshėm kancelarja Merkel e viziton Shqipėrinė, shkruan VoA.

Shkrimi i gazetės gjermane

Pėr shkak se njė ndėrmarrės gjerman i logjistikės nuk pranonte tė paguajėryshfet, skelen e tij e kanė zėnė punėtorėt e njė firme tjetėr. Pikante: Shqipėria dėshiron tė bėhet vend kandidat i UE-sė, ndėrsa muajin e ardhshėm vendin e viziton kancelarja gjermane Merkel.

Skena tė papara zhvillohen nė portin shqiptar tė Durrėsit. 

Video me celular tregojnė se si duzina burrash me veshje pune ngjiten nė kodrat e mineralit. 50 burra, gjithsej, janė renditur nė majė dhe qėndrojnė me orė tė tėra aty.

Njė maqinė e rėndė, «Stapler», merr hov nė drejtim tė njėrės prej kėtyre majave dhe i ngjitet pėrpjetė kodrės sė gurtė. Punėtorėve tė ndėrmarrjes gjermane tė logjistikės EMS-Fehn, i cili operon nė atė areal, nuk u mbetet tjetėr vetėm se ta fiksojnė skenėn me celularėt e tyre. Ata e kanė tė qartė: Punishtja e tyre po uzurpohet.

Pushtuesi ėshtė njė firmė konkurrente e grupit EMS-Fehn nga Leer-i i Niedersachsen-it. Drejtorin e e firmės, Manfred Muller, skenat e lėnė pa fjalė. «Kjo ėshtė njė provė eklatante pėr ta rrėmbyer njė ndėrmarrje, e cila u pėrmbahet me pėrpikmėri tė gjitha ligjeve shqiptare», nevrikoset ai. Ai supozon: Pėr shkak se firma e tij nuk dėshiron tė paguaj mė ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentėt nė sheshin e tij kryesor tė punės.

EMS-Fehn ėshtė njė shėrbyes special transporti, cili bart mallėra tė rėndė a tė ndishėm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A nė B. Sė fundmi, pėr shembull, ai ka transportuar transormatorė tė njė centrali nga Gjermania nė Turqi. Pėr shkak se malli nė kėsi rastesh shpesh duhet tė bartet nga anija nė kamionė, firma mori me qira tre sheshe nė terminalin lindor tė portit tė Durrėsit.

Por, prej disa muajsh autoritetet shtetėrore janė duke i penguar punėtorėt e saj nė mėnyrė sistematike, rrėfen Muller: Kėshtu drejtori i autoritetit tė portit ka caktuar disa herė ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javėn e kaluar autoriteti e kishte ndėrprerė shkarkimin e vagonėve tė hekurit nė terminalin e firmės logjistikės. Ndėrsa tė mėrkurėn sheshit tė EMS-Fehn-it iu sulėn punėtorėt e konkurrentėve. Njėkohėsisht drejtori i autoritetit tė portit u kishte prezentuar njė urdhėresė me shkrim, ku kėrkonte ndalimin e menjėhershėm tė tė gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrėm policinė pėr t’i larguar tė gjithė personat e pautorizuar nga sheshi», thotėMuller. 

Policia ishte mjaftuar me pėrgjigjigjen se nuk ėshtė kompetente pėr kėtė.

«Ne nuk kemi bėrė asgjė tė gabuar», thotė i sigurtė Muller, «pėrveē se kemi refuzuar tė paguajmė ryshfet». Korrupsioni nė vendet e Ballkanit ėshtė pėrditshmėri. 

Njė studim i institutit amerikan pėr hulumtimin e opinionit Gallup erdhi nė pėrfundimin qė ryshfeti ndėrmjet Austrisė dhe Turqisė ėshtė gati i vetkuptueshėm. Shqipėria, sipas anketės, e zė vendim e parė nė gadishull. Ai ėshtė sidomos i pėrhapur nė sistemin e drejtėsisė, pastaj vjen enti i financave, autoritetet e licencave, habitati, dogana dhe sistemi shkollor. Shumė bartės funksionesh profesionin e tyre e shohin si njė biznes privat, me tė cilin mund tė pasurohen.

Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur nė fund tė 2013-tės, nė fushatėn zgjedhore kishte paralajmėruar se do ta luftonte me vendosmėri korrupsionin. «Pėr mendimin tim, korrupsioni ėshtė rezultat i njė sistemi tė prishur», tė cilin – kishte thėnė ai atėherė – se do ta luftonte edhe pėr shkak tė njė aplikimi eventual tė vendit pėr anėtar tė ardhshėm tė UE-sė.

«Pushtimi i sheshit deri tani ėshtė kulminacioni i njė fushate disamujore tė autoriteteve shtetėrore tė portit», mendon drejtori i EMS-it, Muller. Kėshtu ai vuri nė funksion ultima ratio-n: Muller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh tė fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhėroi tėrheqjen e pushtuesve.

Gjermanėt kishin njė as nė mėngė, i cili ua hapi sytė politikanėve: Muajin e ardhshėm pėr vizitė nė Shqipėri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dėshiron tė njihet me vendin, pėrpara se UE-ja tė vendosė pėr njė pranim eventual tė Shqipėrisė. 

Pushtimi i shesheve tė portit tė ndėrmarrjeve gjermane pėrbėn njė argument tė keq politik. Prandaj Muller shpreson qė pushtuesit do tė shporren sė shpejti. Tė premten nė mėngjes, njerėzit e tij megjithatė ende nuk kanė mundur tė ngarkojnė ndonjė porosi tė tyre. /albeu.com/

[/size]
Shtuar mė 20/06/2015, ora 19:26
[size]

Tage: gjermane ryshfet muller portit punetoret[/size]
minitarantini
e Shtunė 20 Qershor 2015, Ora 19:41
vaya, per shqiptaret ka humbe turpi, le ma qe ka munges te sjelljes po korrektsia nuk ekziston ne vendin e shqipes,e mos te flasim per gjera tjera
GONI
e Shtunė 20 Qershor 2015, Ora 23:39
Turp i madh Shqiptaret tallen edhe me biznesmen Gjerman 
Por ajo i kushton Shqiperis dhe Shqiptareve shum 
Ndoshta jo shum kryeshefit Rama 
qe akoma len korrupcionin te lir e ne rritje
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Gjermanet;Shqiptaret pa ryshfet nuk kane jete
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: