AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14822
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar   Mar 14 Juil - 5:40

02 KORRIK 2015

[size=42]Dėshmitari: Ivanoviq Erdhi Natėn nė Ndėrtesėn e Sulmuar

SHARE:
[/size]

  • [url=https://www.facebook.com/sharer.php?u=http://live.kallxo.com/sq/MTL/Deshmitari-Ivanoviq-Erdhi-Naten-ne-Ndertesen-e-Sulmuar-7386&t=D%C3%ABshmitari: Ivanoviq Erdhi Nat%C3%ABn n%C3%AB Nd%C3%ABrtes%C3%ABn e Sulmuar]Facebook[/url]
  • [url=https://twitter.com/intent/tweet?url=http://live.kallxo.com/sq/MTL/Deshmitari-Ivanoviq-Erdhi-Naten-ne-Ndertesen-e-Sulmuar-7386&text=D%C3%ABshmitari: Ivanoviq Erdhi Nat%C3%ABn n%C3%AB Nd%C3%ABrtes%C3%ABn e Sulmuar &via=kallxoLive]Twitter[/url]
  • Google+




  • NGA
    BEHAR MUSTAFA

    02 KORRIK 2015

  • Dėshmitari Hysen Rrahmani tregoi se Ivanoviq vizitoi njė ndėrtesė tė sulmuar nė natėn mes 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000.
    Nė gjykimin kundėr Oliver Ivanoviqit dhe katėr tė akuzuarve tjerė pėr krime lufte nė vitin 1999 dhe vrasje nė vitin 2000, dėshmitari Hysen Rrahmani tregoi se natėn mes 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000 ishte nė apartamentin e tij tė ndodhur ne banesėn nė veri tė Mitrovicės te vendi i njohur si ‘Poleti”.
    “Kam qenė nė njė dhomė tė banesės bashkė me familjen time. Jashtė ka pasur tollovi. Pastaj dikush qė ka folur serbisht ka provuar ta thyejė derėn me shqelm. Mė vonė kanė gjuajtur me pistoletė e pastaj e kanė hedhur edhe bombėn nė banesė e cila nuk mė ka bėrė dėme nė njerėz,” tha dėshmitari.
    Prokurori Michalczuk e pyeti kėtė dėshmitar se ēfarė ka bėrė ai pas kėtij sulmi.
    “Kam dalė dhe jam takuar me fqinjėt e mi shqiptarė dhe bashkė me ta kam shiku se ēfarė ka nė banesė a ka naj lėvizje, a najsen. E kemi pa se Sevime Berisha kishte vdekur dhe se si duket kishte pasur plagė tė thikės nė krah,” shpjegoi dėshmitari zhvillimet e natės mes 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000.
    Nė kėtė natė u vranė 10 shqiptarė dhe shumė tė tjerė u plagosėn.
    Dėshmitari Rrahmani mė pas tregoi se edhe pas sulmit tė parė nė ndėrtesėn ku jetonte, vazhduan zhvillimet dramatike tė asaj nate.
    “Njė grup serbėsh kanė provu prapė tė na futen nė banesė. Ne u kemi thėnė qė tė mos ngjiten prapė pėr shkak se edhe ne kemi armė. Ata kanė kėrku se nė rast qė keni armė atėherė ta shkrepim. Unė kam gjuajtur me pistoletė dhe ata nuk janė ngjitur mė lart, por njėri nga ta nė gjuhėn e pastėr shqipe ka thėnė ‘do t’u vrasim gjithė shqiptarėve’,” tha dėshmitari.
    Prokurori u interesua tė dijė se kush ishte personi qė bėri thirrje pėr vrasjen e tė gjithė shqiptarėve nė veri.
    “Nuk e kam njohur dhe as nuk ia kam njohur zėrin,” u pėrgjigj dėshmitari.
    Ai tha se rreth orės 2:00 tė mėngjesit shqiptarėt e bėrė bashkė tė kėsaj ndėrtese u vizituan nga pjesėtarė tė KFOR-it dhe mė pas edhe nga tash i akuzuari Oliver Ivanoviq.
    “Rreth orės 2:00 tė natės jemi vizituar nga KFOR-i dhe KFOR-i ka kontrollu banesė pėr banesė dhe pas pesė minutave ka ardhė Oliver Ivanoviqi,” tha dėshmitari.
    Ai pėrmendi edhe dialogun e njė fqinji tė tij me Oliver Ivanoviqin.
    “Fqinji im Muhedin Prekazi e pyeti: 'Oliver pse na e bėtė kėtė?' Unė nuk e kam bėrė kėtė dhe ata tė cilėt dėshirojnė qė tė dalin nė pjesėn tjetėr tė Ibrit unė ju garantoj se asnjė qime e flokut nuk do t’u mungojė,” citoi dėshmitari fjalėt qė tha se i shqiptoi natėn kritike Ivanoviqi.
    Prokurori e pyeti dėshmitarin se pasi dėgjoi fjalėt e Ivanoviqit, a i tingėlloi i njėjtė zėri i tij me zėrin e personit qė tha se do t’i vrasim tė gjithė shqiptarėt.
    Kundėr kėsaj pyetje reagoi Nebojsha Vllajiq, avokati i Oliver Ivanoviqit, duke thėnė se dėshmitari ka deklaruar qė nuk ka mundur ta identifikojė personin qė bėri thirrje pėr vrasje, por kryetarja e trupit gjykues i kėrkoi dėshmitarit Hysen Rrahmani tė pėrgjigjet nė pyetjen e prokurorit.
    “Nuk jam i sigurt se ka qenė i njėjti zė,” tha mė pas dėshmitari.
    Hysen Rrahmani do ta pėrfundojė dėshminė, pasi atij t’i shtrojnė pyetje avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve.
    Seancat e radhės sė gjykimit kundėr Oliver Ivanoviqit dhe tė tjerėve mė 6, 7, 8 dhe 9 korrik.
    Kėto seanca do tė jenė tė mbyllura pėr publikun pasi nė to pritet tė dėshmojė njė dėshmitar i mbrojtur.
    Nė kėtė proces gjyqėsor, Ivanoviq akuzohet tė ketė kryer krime tė luftės gjatė vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkė me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet tė ketė kryer vrasje gjatė pėrleshjeve, tė cilat lanė 10 shqiptarė tė vrarė dhe shumė tė plagosur nė shkurt tė vitit 2000.
    Tre tė akuzuar tjerė, Ilija Vujaēiq, Nebojsha Vujaēiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen pėr vrasje dhe tentim-vrasje nė shkurt tė vitit 2000.
    Edhe dėshmitarė tė tjerė gjatė rrjedhės sė procesit gjyqėsor treguan se kishin parė Oliver Ivanoviqin nė afėrsi tė vendeve ku ndodhėn vrasjet pėr tė cilat ai akuzohet.





Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14822
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar   Mar 14 Juil - 5:43

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14822
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar   Mar 14 Juil - 9:04


  • NGA
    BEHAR MUSTAFA

    30 QERSHOR 2015


  • Dėshmitari Shpend Hasani tha se Ivanoviq dhe Delibashiq organizuan grupet e personave nė natėn mes 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000.
    “E kam parė Oliverin [Ivanoviqin] me radiolidhje nė dorė duke i udhėhequr grupet e caktuara tė serbėve, nė natėn e 3 shkurtit afėr banesave ku ka ndodhur ngjarja,” tha Hasani, nė gjykimin kundėr politikanit serb tė Kosovės dhe katėr persona tjerė.
    Natėn mes 3 dhe 4 shkurtit nė veri tė Mitrovicės u vranė 10 shqiptarė dhe shumė tė tjerė u plagosėn.
    Pas deklarimit tė dėshmitarit pėr Ivanoviqin, prokurori Michalczuk e pyeti atė se nė natėn kritike a ka parė edhe tė akuzuarit tjerė.
    “Po e kam parė edhe Dragolub Delibashiqin edhe ky ka qenė me radiolidhje duke udhėhequr grupe tė caktuara tė serbėve nė natėn e 3 shkurtit”, shtoi dėshmitari.
    Nė kėtė proces gjyqėsor, Ivanoviq akuzohet tė ketė kryer krime tė luftės gjatė vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkė me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet tė ketė kryer vrasje gjatė pėrleshjeve, tė cilat lanė 10 shqiptarė tė vrarė dhe shumė tė plagosur nė shkurt tė vitit 2000.
    Tre tė akuzuar tjerė, Ilija Vujaēiq, Nebojsha Vujaēiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen pėr vrasje dhe tentim-vrasje nė shkurt tė vitit 2000.
    Burhan Maxhuni, pėrfaqėsuesi i viktimave tė kėtij gjykimi dėshminė e Shpend Hasanit e cilėsoi tė besueshme.
    “Dėshmitari i radhės theksoi  shumė qartė sė nė vendin e ngjarjes i ka parė Oliver Ivanoviqin dhe Dragolub Delibashiqin dhe mė kėtė konfirmoi qė tė dy kanė qenė sipas kėtij dėshmitari si organizatorė tė grupeve tė cilat kanė vepruar nė lokacione tė ndryshme ,” theksoi Maxhuni.
    Por Miodrag Brklaq, avokat i Dragolub Delibashiqit tha se dėshmitari nuk e identifikoi  klientin e tij si pjesėmarrės tė sulmeve.
    “Ai e pėrmendi se e pa atė [Delibashiqin] nė mesin e njė grupi njerėzish, por gjithashtu ėshtė e vėrtetė se e pėrmendi qė kur ndodhi sulmi i apartamentit nga njė grup i madh njerėzish nė ndėrtesėn ku ai jetonte dhe nė disa apartamente tjera ku pėr fat tė keq njė person vdiq nė kėtė ndėrtesė, dėshmitari nė kėtė moment nė asnjė rast nuk e identifikoi klientin tim si njėrin nga personat qė ishin prezentė [gjatė sulmit],” tha Brklaq.
    Edhe Imer Morina nė dėshminė e djeshme tha se Ivanoviqi udhėhiqte njerėzit qė hidhnin bomba nėpėr apartamentet e shqiptarėve mė 3 shkurt 2000.

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14822
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar   Mar 14 Juil - 9:12

Nė gjykimin kundėr Oliver Ivanoviqit dhe katėr personave tjerė tė akuzuar pėr krime lufte nė vitin 1999 dhe vrasje nė vitin 2000 ėshtė duke dėshmuar me video-lidhje nga Suedia Vjosa Ajeti.
Ajeti javėn e kaluar u mor nė pyetje nga prokurori Cezare Michalczuk, ndėrsa sot nga pėrfaqėsuesi i palės sė dėmtuar dhe avokati i Oliver Ivanoviqit.
Eron Prekazi pėrfaqėsues i palės sė dėmtuar kėrkoi tė dijė nga dėshmitarja nėse ėshtė e vėrtetė qė ajo e ka parė Oliver Ivanoviqin me radio-lidhje nė dorė, ndėrsa mori pėrgjigjen “po ėshtė e vėrtetė".
Prekazi pastaj e pyeti dėshmitaren nėse ajo e kishte parė tė uniformuar Ivanoviqin.
“Po e kam parė edhe me uniformė dhe me armė, ashtu si e kam shpjeguar edhe nė seancėn e kaluar qė ky dhe vėllai i tij gjithashtu kanė shpėrndarė armė pėr personat tjerė, madje edhe pėr fėmijėt”, tha dėshmitarja.
Edhe avokati i Ivanoviqit Lubomir Pantoviq u interesua pėr kėto fjalė tė dėshmitares, ndėrsa mori pėrgjigjen “E kam thėnė [se Ivanoviq ishte i armatosur dhe i uniformuar] dhe e them prapė”.
Pantoviq mė tutje kėrkoi tė dijė se nga cili vend dėshmitarja e ka parė Ivanoviqin tė armatosur, tė uniformuar dhe duke shpėrndarė armė.
“E kam parė nga njė banesė e shoqes sime nė afėrsi tė Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme (SPB) dhe emrin e shoqes nuk e them se pėr shkaqe sigurie,” u pėrgjigj dėshmitarja.
Sa ka qenė distanca mes teje dhe Ivanoviqit?, ishte pyetja tjetėr e avokatit Pantoviq.
“Tri deri katėr metra pėr shkak se prej dritares e kam pa nė rrugė,” tha dėshmitarja.
Avokati insistoi tė dijė emrin e shoqes sė dėshmitares, ose vendin e saktė prej nga ajo e pa Ivanoviqin, por kėtu ndėrhyri prokurori duke thėnė se emri i saj nuk mund tė jepet nė njė seancė me publik, pasi ajo ende jeton nė Mitrovicė.
Dėshmitarja mė pas tregoi se nė njė moment ka dėgjuar Ivanoviqin qė me anė tė radio-lidhjes ka thėnė se tash e ka radhėn Lagjja e Boshnjakėve.
Avokati Pantoviq e pyeti dėshmitaren se a ndodhi diēka nė kėtė lagje pas kėsaj qė dėgjoi, a u spastrua lagjja.
“Po [spastrimi] filloi nga shtėpitė tona,” tha dėshmitarja.
Ajo e pranoi se u takua me Ivanoviqin nė njė kafene nė Prishtinė ku bisedoi lidhur me disa gjėra tė sajat tė cilat i ishin marrė nga banesa. Dėshmitarja tregoi se Ivanoviqi i kishte thėnė qė ato gjėra ndodhen nė Kralevė.
Nė vazhdimin e seancės dėshmitaren e mori nė pyetje Miodrag Brklaq avokati i Dragolub Delibashiqit.
Brklaq e pyeti dėshmitaren nėse kishte dėgjuar ndonjė shpėrthim, apo sirena policie nė natėn mes 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000.
“Nuk po mė kujtohet, ndoshta edhe kam dėgju por nuk mė kujtohet pėr shkak tė situatės”, tha dėshmitarja.
A e ke parė tė parkuar ndonjė xhip tė zi afėr banesave?, vazhdoi pyetjet Brklaq.
“Ndoshta ka qenė, por unė nuk e kam parė,” sqaroi dėshmitarja.
Ajo u pyet edhe nė ēfarė rrethana e kishte parė Dragolub Delibashiqin dhe ēfarė ishte duke bėrė Delibashiqi.
“Ashtu qysh e kam thėnė nė deklaratat e mia mė herėt, ai ka qenė nė rrugė duke lėvizur,” tha dėshmitarja.
Nė seancė iu ndryshua masa e sigurisė nga paraburgimi nė mbrojtje nė liri Aleksandar Llazoviqit dhe Nebojsha Vujaēiqit. Nė liri mbrohet aktualisht edhe Ilija Vujaēiq, ndėrsa nė paraburgim mbeten vetėm Oliver Ivanoviq dhe Dragolub Delibashiq.
Oliver Ivanoviqi akuzohet tė ketė kryer krime tė luftės gjatė vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkė me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet tė ketė kryer vrasje gjatė pėrleshjeve, tė cilat lanė 10 shqiptarė tė vrarė dhe shumė tė plagosur nė shkurt tė vitit 2000.
Tre tė akuzuar tjerė, Ilija Vujaēiq, Nebojsha Vujaēiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen pėr vrasje dhe tentim-vrasje nė shkurt tė vitit 2000.
Mė 11 maj po me video-lidhje nga Suedia dėshmoi Shemsedin Ajeti
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar   

Revenir en haut Aller en bas
 
Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: