AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13734
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?   Sam 1 Aoū - 6:34

Afrim Caka
28 juillet, 20:56
DIKUR MOTI
Menduam se nuk kishte ferr, por ne ishim brenda tij.
S’mė ka shkuar donjėherė nė mend se njė ditė mund tė pėrfundoja nė burg. Kam menduar se vetėm kriminelėt, spiunėt, hajdutėt shkojnė nė burg. Nuk kam ditur se burgu qenka nė duar tė kriminelėve, tė cilėt po vendoskan nė tė kundėrshtarėt e tyre. Tė gjitha, tė gjitha i kam pėrjetuar. Po tani... tė gjitha ato janė tė shkuara...
Njoha nėntė rrathet e ferrit tė Dantes. 
Kėtė semantikė nocioni “ferr” e ka edhe Dante Aligeri. Nocioni “ferri serb” nėnkupton vendet dhe menyrat, ku ndėshkohen njerėzit e pafajshėm, qytetarėt e zakonshėm vetėm pse janė shqiptarė. Njeriu nuk mund tė jetė fajtor vetėm pse ka lindur pjesėstar i njė kombi, sepse kėtė pėrkatėsi ai nuk e zgjedh, por e trashėgon siē e trashėgon edhe gjuhėn e prindėrve tė tij e sė bashku me tė edhe njė kulturė, deshi apo s’deshi dikush.
E kisha vėshtirė tė gjėja pika refėrimi. Ishte koha kur mbanim mbi supe njėri tjetrin! Kjo pamje me imazh tė vdekjės, nė mes tė jetės, mė mbeti pėrjetėsisht nė sytė e mi. Dje i vdekur. Sot gjallė… Edhe gaforrja gėzon liri, por, mbetet gaforre!
Njoha masakratė dhe tregjedinė e Burgut tė Dubravės, Lypjanit dhe tė Nishit. Njoha torturat, vrasjet etj. Njoha njė gjyė special, njoha 1O vjet burg, njoha vite pėrplasjet pėrplasjeje sa andej kėndej. Hijet tona si njė produktė tė krijuar nga ne vetė nė muret e qelisė na dukeshin si freska, qė ngjanin me fantazmėn. Njoha vetminė e “vetėkėrkuar” dhe njoha shoqėrinė e rastit nė burgun e Pejės, Dubravės, Lypjanit dhe tė Nishit etj. Njoha vrasjet e 260 dhe plagosjen e 375 tė burgosurve shqiptarė. Njoha njė gjyq special, njoha 1632 vite burg. Ėshtė e vėrtetė se ne burg takohen tė dyja, njėra ėshtė vdekja, dhe jeta, tė dy palėt e sulmojnė njėra tjetrėn. Kush duhet tė hajė dru dhe kush mund t’i bėjė padrejtėsi vdekjes.
Sedi perse e shkrova kėtė fabul (kur flasin zogjėt dhe kafshėt) pas gjashtėmbėdhjetė vitesh nė liri. Tingėllon e ēuditshme. Ēoroditja serbe ndhet edhe nė fjalen e parė.
Mė kujtohet, njė herė isha nė burg bashkė me shokėt e mi, nė njė zagafellė qė tė gjithė, tė lidhur me pranga. Hapej dera e ēelisė e ē’tė shohim: vetė gardianėr me barkun si fuqi baruti. Ja dy guardian. Vijnė nga ferri i Dantes, e migjithatė s’harrojnė kurrė tė jenė tė “sjellshėm” me ne. Kėtu ndodhninė gjėrat mė tė pazakonta. Na pėrshėndetėn me shuplaka fytyrės dhe me ca goditje nė shpinė me shkopinj gome. Njėri nga ata quhej PERA sy kaltėri. Qė mezi i'a mbaja mend emrin e tij. Nė njėrėn dorė mbantė amblemėn e UĒK‐sė. U ndezė keq, u tėrbua keq. Sharje dhe ofendime mė banale nga njė njeri banal. Dhe ashtu ndodhi vėrtet... Eh, ē’u bė atėherė. U tundėn muret e trashė tė ēelisė nga goditjet me grushte, shkelma, ulėrima dhe nga shkopinjėt e tyre magjik. S’dinin se ē’bėnin nga tėrbimi.
Tregohem i sinqertė. Diēka, pa dyshim, dhe vėrvitemi nėpėr ēeli me shpresėn se mos tė thėrresin prapė nė ndonjė zhdėpje nė dhomat e tyre. Unė i bėra vetės njė pyetje: “A nu ka nevoj atdheu pėr ne!”. Kishte nevojė vėrtet atherė, dikur moti dhe ne ndiheshim krenar pėr tė gjitha kėto. O Zot! Qeveritarėt nuk na premtonin nxerrjen nga burgu... Se di…! Ndoshta nga frika. Pse jo! Karriga ėshtė e ėmbėl… Atdhetarizmi ishte kthyer pėr sė mbrapshti. Kaq shum jua ka ulur kokėn tirani? Gjurmėt ende s’janė fshirė. Kjo mė pėrkujton Godon e Beketit. Godot nuk shkojnė te martirizuarit, por ne duhet tė shkojmė te Godot. Nuk thashė se jam krena pėr atdhun tim. Thjesht mu kujtua koha e rinisė dhe ēdo gjė e bėnim me mish e shpirt. Sa ēudi. Po tani… Nė tė vėrtetė, unė diēka kemi pėrjetuar dhe dim… Po jo atė qė kujtojnė ata. Unė di qė menda e tyre e varfėr s’e kapė dot…
Ah, shumė gjėra ne i kujtonim ndryshe brenda kėtėr mureve… Por, mjaftė shkrova, Mė duket se e lėshova pendėn pak si tepėr… Si do kush tė vuajturit, sidomos njė ish tė burgosuri si unė. Kur na kanė nevojėn, na thrrasin. Pastaj, me tė mbaruar punėn thyej qafėn!
Ajo qė dallon kėtė dramė, si dramėn tė Dubravės nga dramat tjera, qė merren me fabula e matafora tė mėrzitėshme nga kozmetika e ca injorantėve shqiptarė. Pos grumbullimit sė mirės dhe sė keqės nė njė kornizė tė pėrbashkėt, ėshtė edhe nocioni “Qendra e injorancės”, kuptimin e saj qė nuk deshirojnė ta shpjegojnė qartė ende deri mė sot, e shfrytzojnė mjegullėn e ngritur nė mesė injorances dhe krimit pėr tė mos ligjeruar krimet e vjetra dhe pėr tė nisur aksionin e tyre pėr t’i pėrligjur tė gjithė tė burgosuri politikė.
Ndonėse nė kėtė dramė ekzistenca e kėsaj dhune nė bazė tė pasojave, tė kėsaj barbarie serbo‐malazeze kanė mund tė pėrjetojnė edhe pėrenditė e paprekshėm dhe tė prekshėm. Tė gjitha kėto vuajtje janė tė shkaktuara pikrisht nga koka dhe dora e njeriut afroaziatik tė ndihmuar edhe nga ca shqiptarė. Gjeneral Dė Goli francez paska pasur tė drejtė qė ka thėnė se: “Sa mė shumė po i njoh njerėzit, aq mė shumė po i dua kafshėt!”.
Kamė frikė se nuk do ta kuptojnė kėtė rimohuesit e vuajtjeve. Atė dramė tė mėrzitėshme tė asaj kohe. Tani tė gjithė dukej sikur ishin tė bindur ose po i bindeshin armikut shekullor. Barbaria njerėzore jeton edhe nė kafaz tė akullt tė shpirtave njerėzor qė nuk u ngopėn me gjakun dhe vdekjen e shqiptarėve. Nė kafaz nuk lulėzon asnjė lloj luleje e dashurisė pėr njeriun. Asnjė lloj respekti, vlerėsimi e humanizmi pėrveē darkės sė Dufit tė tėrbimit njerėzor.





J’aime   Commenter


  • Vous, Xhavid Tabaku et 3 autres personnes aimez ēa.


  • Haxhi Kuēi I nderuari Afrim Caka,vertete tju them te verteten pasket vuajtur,por edhe me tutje e ndini veten te perdhosur nga shoqeria e pabese.Nje pyetje o vella dua tjua beje;Pash nje zot me tregoni sinqerishte;A ka guzue dikush nga te burgosurit ne Dubrave me kerkue leje nga gardianet serb e me u pershendetur me Ukshin Hotin,kur lirohej nga burgu?Nese dikush paska pasur kete guxim a e dini ndonje raste?
    Hier, ą 14:30 · J’aime



  • Afrim Caka Me sa di une JO!
    22 h · Modifié · J’aime



  • Haxhi Kuēi Qudi qe nuk pasket ndegjue ne burgun e dubraves se cili i burgosur kishte kerkue leje nga gardiani qe te pershendetet e Ukshin Hotin?Kerkoi deklaratat e Nait Hasanit,dhe Bajrush Xhemailit dhe e sheh aty ma se miri.,se cili jep keso deklaratash qe ka kerkue leje nga gardisti qe te pershndetet me Ukshin Hotin ?
    Ą l’instant · J’aime
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13734
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?   Sam 1 Aoū - 7:38

50 ditė nėn tortura e vetmi 


Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizote edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t‘iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt... Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė troturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė. 



Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini 


Ne ishim se bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē‘rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu. "Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ahstu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrjtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha. Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė. Kjo enigmė, se ē‘do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku, vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s‘lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam jė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg. 



E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė 


Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin khyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dnim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim nė, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitäret, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s‘kishim se ē‘tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē‘do tė ngjajė me ne. Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, pse thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t‘i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė fomonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė! Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t‘u liruar dhe ēdo ditė qė afrohej ishte mė i shqetėsuar. Si, dhe ku tė shokonte?! Mė nė fund na tha: "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė!". 

Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktė nuk dihet nė burg, ngaqė orė nuk lejohet tė mbahet, por gjithsesi duhet tė kėtė qenė ndėrmjet orėn 10 dhe 11 nė paraditėn e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t‘u habitur. Me asnjė normė nuk lejohet dhe as qė ka ndodhur ndnjėherė qė tė lirohet ndokush tė dielave. Nėse dikujt i bie data e lirimit ditėn e dielė, atėherė ai i burgosur lirohet njė ditė mė parė. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herėn e parė nga burgu i Pozharavcit, ku nė vend se tė lirohem tė dielėn mė 14 tetor 1990, jam liruar tė shtunden, mė 13 tetor. Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė ksihim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē‘tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t‘i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė". 



"Dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!" 


Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t‘u pėrshendetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t‘i dhėnė kurajo, nė dhomė, mė shumė pėr t‘i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush te pėrshėndetet me tė tha: "Jo, nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptua si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēudtieshim si si profesori nuk paska arritur t‘i infomojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t‘i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė. 



Dhe, vėrtet, ku mund tė jetė Ukshin Hoti? 


Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij. 



Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet 


Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t‘iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė robė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit. I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e masakruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal e veēantė!!! Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme infomative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: