AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14504
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %   Sam 5 Sep - 14:00


[size=45]Statistikė osmane e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarė, nė Prizren asnjė turk!


[/size]

  • Arkiva/Histori

[size]
Sep 4, 2015

[/size]

Njė kopje tė njė botimi shumė interesant ka publikuar faqja Shqiptarėt nė Malėsi.
Bėhet fjalė pėr njė statistikė turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicė tė popullsisė shqiptare me numėr tė saktė tė popullsisė dhe pėrqindje.
Nė kėtė statistikė bien nė sy vendet shqiptare nė Mal tė Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.
Sipas kėsaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorė dhe tė gjithė ishin tė pėrkatėsisė etnike shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banorė nga tė cilėt 9905 prej kėtyre banorėve ose 82,6% ishin shqiptarė, 1812 banorė apo 15,5% ishin serbė ndėrsa tė tjerė ishin 356 banorė apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorė prej ku prej tyre 15032 banorė apo 86,5% ishin shqiptarė kurse 2434 banorė apo 13,5% ishin serbė. /Portalionline
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14504
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %   Sam 5 Sep - 14:03


  • Sport»
  • Arkiva/Histori»
  • E Dobishme»
  • Kontakt




Shtėpia  Arkiva/Histori  Mizoritė Greke dhe Genocidi mbi Ēamėt

[size=45]Mizoritė Greke dhe Genocidi mbi Ēamėt


[/size]

  • Arkiva/Histori

[size]
Jul 12, 2015



Tėrheqja e ushtrive tė shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bė zanafilla e viteve plot dhimbje tė shpėrnguljeve, dėbimeve, pėrdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve pėr popujt muslimanė ballkanas boshnjakė dhe shqiptarė.
Ndonėse genocidi boshnjak i Srebrenicės, njihet botėrisht si genocidi mė i madh i kryer nė Gadishullin Ballkanik nuk ėshtė as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit tė Zi, i ka skalitur thellė nė kujtesėn e tyre, masakrat dhe mizoritė ēnjerėzore tėēetnikėve serbė dhe malazezė nė qytetet shqiptaretė Plavės, Gucisė, Hotit, Grudės,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, Ēetinės Rozhajės, Podgoricės, dhe ato boshnjake tėBjellopoljes, Pljevljes, Shahovicės, Sienicės, Mojkovacit tė pushtuar nga shteti malazez.
Por Ne Nuk Duhet tė Harrojmė as Mizoritė Greke dhe Genocidin Ēam!
Ndoshta shumė pak njerėz nė Turqi dhe nė botė, e dinė se gjendet njė truall shqiptar me emrin Ēamėri, i pushtuar nga shteti grek, qė pas Luftės sė Dytė Botėrore! Vėllezėrit tanė shqiptarė u gjendėn dhe gjenden ballė pėr ballėndaj shpėrnguljeve, dėbimeve, pėrdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit kombėtar dhe fetar grek.
Tani dua tė sqaroj pėr ata tė cilėt, nuk e dinėse ku ndodhet trualli shqiptar i Ēamėrisė. Ēamėria shtrihet nė jug tė trojeve shqiptare dhe nė veri tė trojeve greke dhe qė nė lashtėsi njihej me emrin Epir. Themi se ndryshimi i shpejtė i popullsisė shqiptare me atė greke, ėshtė njė fakt tregues i qartė dhemė se i mjaftueshėm pėr tė shpjeguar mizoritė dhe genocidin ēam tė ushtruar nga shteti grek.
Duke u mbėshteur nė tė dhėnat e shtetit osman tė vitit 1908, popullsia e pėrgjithshme e truallit shqiptar tė Ēamėrisė ishte 73.000 vetė, nga tė cilėt 92 % ishin shqiptarė ēamė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin grekė, vllehė dhe romė.
Por pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, pėrqindja e lartė e shqiptarėve ēamė92 % , u tkurr nė numrin 84 %. (Genocidi Ēam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 74)
Fillimisht shteti grek, me synimin e ndryshimit tė pėrqindjes sė popullsisėshqiptare ēame me atė greke, dhe me synimin e asimilimit tė popullsisė shqiptare ēame bėri shumė mizori. Mė pas shteti grek nisi tė vendoste kolonė grekė, vllehė dhe romė, nė qytetet dhe zonat e populluara kryesisht nga shqiptarėt ēamė. Pastaj shteti grek, ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe. Pas kėsaj shteti grek, nisi tė ndryshonte emrat e shqiptarėve ēamėdhe mė pas nisi emėrtimin e vendbanimeve shqiptare meemra grekė. Hapi tjetėr i shtetit grek, ishte pėrvetėsimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive ēame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shpėrnguljet dhe dėbimet masive tė shqiptarėve ēamė jashtė trojeve greke.
85.000 shqiptarė ēamė, tė cilėt nuk mund t’i duronin mė mizoritėe shtetit grek, emigruan nė rrafshnaltėne Anadollit, nė Turqi, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes dypalėshe turko-greke mbi shkėmbimin e ndėrsjelltė tė popullsisėmes kėtyre dy shteteve. (Genocidi Ēam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 69)
Por shteti grek, me sa duket nuk mbeti i kėnaqur edhe pas ushtrimit tėshpėrnguljeve, dėbimeve, pėrdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocidit ndaj shqiptatėve ēamė, sepse nė vitin 1941 ushtria shoviniste greke masakroi udhėheqėsin e shqiptarėve ēamė Daut Hoxhėn.
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe para pushtimitit italian tė shtetit grek, ky i fundit rekrutoi nė ushtrinė greke edhe shqiptarėt ēamė. Por kėta tė fundit nuk u dėrguan pėr tė luftuar nė front, por pėr tė punuarsi argatė nė batalionet e punės. Gjatė pushtimit italian tė shtetit grek, ky i fundit i internoi meshkujt shqiptarė ēamė tė moshės mbi 14 vjeē, nė Kampet e Pėrqendrimit nė ishujt Lesbos(Midilli), Ēios (Sakiz) dhe Korint.
Por shteti grek, nuk i la tė qetė as shqiptarėt ēamė tė krishterė ortodoksė. Shteti grek duke i cilėsuar kėta tė fundit si “anėtarė tė nėnkulturės greke” nisi orvatjet pėr asimilim kombėtar dhe fetar tė tyre duke i greqizuar.
Gjenerali famėkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udhėheqėsi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjatė luftės civile greke, kishte krijuar frontin anti komunist dhe qė fillimisht mbėshtetej nė ideologjinė republikane dhe mė pas nė atė monarkiste, kreudėbime, pėrdhunime, masakra, terror, mizori dhe genocidtė pashembullt kundėr popullsisė shqiptare ēamė.
Shqiptarėt ēamė qė nga data 27 qershor 1944, u gjendėn tė vetėm ballė pėrballė mizorive tė egra tė ushtrisė shoviniste greke.
Vetėm nė qytetin ēam tė Paramithisė, u masakruan mbi 600 shqiptarė ēamė brenda njė dite. Ndėrsa deri nė muajin mars tė vitit 1945, nė qytetin ēam tė Filatit u masakruan 286.000 shqiptarė ēamė. Nė rrethinat e qytetit ēam tė Igumenicės u masakruan 192 shqiptarė ēamė, ndėrsa nė qytetet ēame tė Margėlliēit dhe tė Pargės u masakruan 626 shqiptarė ēamė.
Nga muaji qershor 1944 deri nė vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrėnoi 68 fshatra dhe 5.800 shtėpi dhe xhami ēame. Ushtarėt shovinistė grekė masakruan 214 gra, 96 fėmijė, gjithsej 3.242 civilė ēamė. Ushtarėt shovinistė grekė pėrdhunuan 745 gra, rrėmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nėn moshėn3 vjeē. (Doracaku Ballkanik, Vėllimi i Dytė, Murat Hatipoğlu, Faqe 453)
Nė datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e Pėrgjithshme tė Katėrt, e Organizatės sė Popujve dhe Kombeve tė Papėrfaqėsuar Ligjėrisht, nė qytetin Hagė tė Hollandės mori kėta vendime: “Lejimi i rikthimit nė atdheun e tyre nė Ēamėri i popullsisė shqiptare ēame. Rikthimi i tė drejtave tė nėnshtetėsisė tė popullsisė shqiptare ēame nė Ēamėrinė e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i tė drejtave tė marrėveshjeve tė njohura ndėrkombėtare, pranimi dhe njohja e ēėshtjes ēame nga shteti grek. Hedhja e hapave seriozė nga ky i fundit, nė zgjidhjen pėrfundimtare tė tė drejtave tė popullit shqiptar ēam”.
Ndonėse kanė kaluar plot 20 vjet qė nga vendimet e Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė Katėrt, tė Organizatės sė Popujve dhe Kombeve tė Papėrfaqėsuar Ligjėrisht, ende nė ditėt e sotme shteti grek kėmbėngul nė mospranimin e njohjes sė genocidit ēam. Shteti grek, nuk pranon as qė t’i paguajė shqiptarėve ēamė, dėmshpėrblimin e genocidit ēam nė vlerėn e 2.5 miliardė dollarėve.Edhe nė ditėt e sotme shteti grek, nė mėnyrė tė hapur dhe tė tėrthortė, nxit armiqėsinė dhe urrejtjen kundėr shqiptarėve nė shoqėrinė greke.
Nė shtetin grek, tė ditėve tėsotme banojnė 1 milionė shqiptarė, tė cilėt mbijetojnė nė kushte shumėtė vėshtira tėimponuara me dhunėnga shteti grek. Ky i fundit duke pėrdorur mjete tė ndryshme dhune, shtypjeje, kėrcėnimi, shantazhimi asimilimi kombėtar dhe fetar. Shteti grek i ka detyruar kėta 1 milionė shqiptarė, tė cilėt nė tė vėrtetė janė muslimanė, qė emėrtohen vetė dhe familjarisht me emra grekė dhe ta pranojnė me dhunė, duke e quajtur veten e tyre grekė dhe ortodoksė tė krishterė.
Sipas raportit tė Komisionit Kėrkimor Ndėrkombėtartė Kombeve tė Bashkuara, numri i shqiptarėve ēamė, tė cilėt janė grabitur nga shteti grek ėshtė 50.000, ndėrsa nė Republikėn e Shqipėrisė jetojnė 500.000 shqiptarė ēamė.
Organizata “Lidhja Demokrate e Ēamėrisė” e themeluar nė Sh.B.A. citon se numri i shqiptarėve ēamė, qė jetojnė nė shtetin grek ėshtė 250.000. Ndėrsa shoqata politike atdhetare “Ēamėria” e themeluar nė Tiranė, nė lajmėrimin e bėrė nė vitin 1993 pohon se numri i shqiptarėve ēamė, qė jetojnė nė shtetin grek ėshtė 450.000-500.000.
Mė datė 30 qershor tė vitit 1994, Kuvendi i Shqipėrisė miratoi shpalljen e datės 27 qershor si “Dita e Pėrkujtimit tė Genocidit Ēam”.
Nė datėn 27 qershor tė ēdo viti, shqiptarėt ēamė marshojnė nė Kllogjerdhe nė Qafė Botė, afėr qytetit tė Sarandės, deri nė kufirin e shtetit grek, duke mbajtur tė gjallė shpresėn se, njė ditė do tė mund tė rikthehen nė atdheun e tyre, pra nė Ēamėri.
Nė ditėt e sotme, shqiptarėt ēamė kanė pėr synim drejtėsinė dhe jo hakmarrjen, tė drejtat e nėnshtetėsisė dhe jo gjakmarrjen, tė jetojnė tė lirė nė atdheun e tyre nė Ēamėri dhe jo tė shfaqin racizėm kundėr popullit grek.
Duke patur parasysh gjendjen e rėndė tė shqiptarėve ēamė, ne mund tė bėjmė vetėm njė gjė: “Tė shqetėsohemi pėr shqetėsimin e madh tė vėllezėrve tanė shqiptarė ēamė!”
Natyrshėm shtrohet pyetja se: “Vallė a nuk do tė ishte njė gjest i mirė nė shenjė solidarizimi me shqiptarėt ēamė, nėse Kuvendi i Madh Popullor Turk (TBMM) do tė njihte genocidin ēam dhe nėse Radio Televizioni Turk (TRT) do tė transmetonte pamjet e drejtpėrdrejta, nė ekranėt tonė televizivė tė marshimit tė shqiptarėve ēamėnėKllogjer dhe nė Qafė Botė, afėr qytetit tė Sarandės, deri nė kufirin e shtetit grek dhe pamje ekskluzive tė genocidit ēam?!”
Nga Ayhan Demir – Yeni Akit
*Autori ėshtė analist i Ballkanit, ky shkrim ėshtė shkruar pėr tė pėrditshmen Yeni Akit nė Turqi, pranė sė cilės 
[/size]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14504
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %   Sam 5 Sep - 14:04

[size=45]Gjurmėt e Islamit para otoman, Kosova kishte xhami qė nė vitin 1289[/size]


  • Arkiva/Histori


Jun 20, 2015



“All-llahu ekber, All-llahu ekber, …, Esh-hedu en la ilahe il-lall-lah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah …”.
Kkjo thirrje po pėrhapej nė fshatin Mlikė tė Gorės nė Dragash ende pa zbarkuar pjesėtarėt e ushtrisė osmane kėtė javė. Mirėpo, historianėt pohojnė se kjo thirrje ėshtė dėgjuar nė tė njėjtin fshat qysh nga kohėt e hershme, bile edhe para ardhjes sė osmanėve nė Ballkan.
Nė kėtė zonė malore thirrja e xhematit pėr faljen e namazit ėshtė bėrė nga xhamia qė besohet tė jetė ndėr faltoret e para tė besimit islam nė Ballkan. Si e tillė nė bazė tė fakteve historike tė gjetura deri tani supozohet se themelet e saj janė vendosur nė bazė tė iniciativės sė familjeve tė ardhura nga Halepi i Sirisė, tė cilėt me vete kanė bartur edhe traditėn shpirtėrore, duke e ngujuar atė nė kėto bjeshkė, me ē’rast edhe kanė influencuar banorėt lokalė.
Sipas historianėve janė disa elemente qė bėjnė tė besohet se ky objekt i kultit ka qenė i ndėrtuar para ardhjes sė osmanlinjėve dhe si i tillė dėshmon se Islami nė kėtė zonė ka filluar tė praktikohet para pushtimit nga forcat e superfuqisė sė atėhershme botėrore.
“Mbishkrimi i Xhamisė nė fshatin Mlikė flet se nė kėtė trevė islamizmi ka qenė prezent qė nė shekullin XIII, pėrkatėsisht para pushtimit tė Prizrenit (1459) dhe tė rajonit nga Osmanėt”, ka konfirmuar historiani Parim Kosova, njėherėsh pėrgjegjės i kompleksit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Nė bazė tė tė dhėnave qė ai ka grumbulluar gjatė hulumtimit tė Gorės dhe veshjeve tė saj tradicionale gjatė shekullit XX, ai ka hasur edhe nė veēantitė e kėsaj xhamie, ku nė bazė tė shėnimeve besohet se ndėrtimi i saj ėshtė bėrė disa shekuj mė parė.
Sipas njė vėrtetimi tė lėshuar nga Ministria e Vakufeve – Drejtoria e pėrgjithshme e myftinjve dhe tė arsimit fetar tė qarkut tė Halepit tė Republikės Arabe tė Sirisė, datė 10 tetor 1995, pos tė tjerave theksohet: “…qė disa anėtarė nga familja Al Aga nga Halepi (Sirisė), kanė filluar tė vendosen nė kėtė fshat prej vitit 1205 deri nė vitin 1291, ku edhe e ndėrtojnė xhaminė nė fshatin Mlikė…Xhamia ėshtė pronė e kėtyre familjeve tė shpėrngulura myslimane arabe dhe nuk ėshtė prej ndėrtimeve osmane”, ka sqaruar Kosova.
Njė gjė e tillė sipas kėtij historiani dėshmohet edhe nga mbishkrimi i gdhendur nė gurė, qė ndodhet nė murin e Xhamisė, i cili thotė “…ėshtė rindėrtuar nė vitin 1822/3 (Hixhri 1238), nga ana e Ahmet Agės dhe xhamia e parė kishte qenė e ndėrtuar nė vitin 1289 (Hixhri 688)…”. Sipas kėtyre dy argumenteve, Parim Kosova ka shpjeguar qė mendohet se ky objekt fetar, pas xhamive tė Kėrmahallės nė Gumulxhine nė Bullgari dhe tė qytetit Madan (tė ndėrtuar mė 1233) tė Bullgarisė Jugore dhe Xhamisė sė vjetėr nė qytetin e Beratit, ėshtė prej faltoreve tė para Islame nė Ballkan.
Tė gjitha kėto tė dhėna shtojnė besimin se Xhamia nė Mlikė ėshtė ndėrtuar 100 vjet para Betejės sė Kosovės, pėrkatėsisht 170 vjet para rėnies sė Prizrenit nėn pushtimin osman. Ndėrkohė qė edhe sot lagjja ku ndodhet xhamia quhet Helepovci, derisa qyteti i Halepit nė atė kohė ishte nė kuadėr tė Bejlikut tė familjes aristokrate Dylkadėrogullari.
Megjithatė, kjo pasuri e rrallė e trashėgimisė kulturore e historike, qė dėshmon pėr ecejaket shpirtėrore tė kėsaj treve nuk ėshtė arritur tė ruhet nė formėn e saj origjinale. Nė shekullin XIX objekti fetar ėshtė kapluar rastėsisht nga flakėt, nė tė cilėn mėnyrė janė shkatėrruar gjėra tė shumta tė vlefshme qė ishin bartur brez pas brezi. Sipas Hoxhes sė tanishėm tė xhamisė “xhamia ishte djegur rastėsisht nė vitin 1822/3, e atėherė ishin djegur eshe shumė dokumente e libra, si dhe vetė tapia e xhamisė…”, ka spikatur Kosova.
Ndonėse kjo fatkeqėsi ka lėnė pasoja negative nė ruajtjen e objektit qė dėshmon pėr kultivimin e traditės, kulturės e jetės shoqėrore tė banorėve tė kėsaj ane, ajo nuk ka mundur t’i shlyej gjurmėt e zhvillimeve shpirtėrore dhe thellimit tė besimit. Ndikimi qė kjo xhami ka lėnė nė praktikimin e fesė islame ka qenė i konsiderueshė m, duke mos harruar nė kėtė drejtim edhe Kukli Begun e Opojės dhe familjen persiane tė Hysen Agė Shtekut tė vendosur ne Kolesjan tė Lumės, tė cilėt gjatė shekullit XVI patėn ndikim tė madh nė procesin e islamizimit nė popullsinė e kėtij visi. Ndėrkohė xhamitė e tjera qė vlenė tė pėrmendėn janė ajo e fshatit Kukalan tė ndėrtuar nė vitin 1515, ajo e krahkoshtės nė vitin 1528, e Brodit, Leshtanit, etj. Pėr mė shumė, tė gjitha fshatrat e Gorės nė pjesėn e Kosovės sot kanėxhamitė e tyre, tė cilat janė aktive dhe mirėmbahen nga ana e besimtarėve.
Burimi: Koha Ditore

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %   

Revenir en haut Aller en bas
 
1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: