AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Me Pandeli Majkon

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Me Pandeli Majkon   Lun 28 Sep - 0:07

Pandeli Majko
20 septembre, 11:18 · 

TESTI I DROGES…
Sot lexova nė gazetėn “RD” tė partisė mė tė madhe tė opozitės se “dekriminalizimi” do tė ketė kusht tė panegociushėm kryerjen e “testit tė drogės”. 
Nuk e di nė se ky test do tė “dekriminalizojė” politikėn shqiptare por njė gjė ėshtė e sigurtė. Ky lloj debati po ul nė nivele historike respektin e publikut pėr politikėn. Kolegėt e opozitės po japin njė shfaqje ku mė shumė se sa zbulimi i sė vėrtetės po merren me “shpalljen” e saj. 
Partia Demokratike nuk po shpejgon asgjė me kerkesat e saj pėr “pastrimin” e politikės vec shpalljes sė njė “gjykimi universal” pėr politikėn shqiptare. 
Kam kohė qė verej me dhimbje se nė Kuvendin e Shqipėrisė nuk funksionojnė rregullat e shkruajtura. Debati nė tė nuk ekziston si standart i fjalės por i fyerjes.
Si rregull, qeveritė fajėsohen sidomos pėr ekonominė kurse opozita ėshtė pėrgjegjėse pėr debatin politik me tė cilin ndėrton paralelisht njė moral nė “pritje” tė vendimit tė publikut nė zgjedhjet e rradhės.
Aktualisht, nuk di tė kem parė njė opozitė qė tė gėzojė kaq shumė fat me gabimet e qeverisė dhe anasjelltas njė qeverisje kaq e favorizuar nga ky lloj opozitarizmi i cili nuk ka ekzistuar nė kėtė nivel as nė vitin 1997. Nė kėtė vit tė cmendur palėt politike nė vend kishin mundėsi reale pėr ta futur vendin nė gjakosje civile. Edhe atėherė “kriminalizimi” ishte temė e ditės. Mazhoranca akuzohej si e lidhur me “bandat” dhe kjo pati njė kulm tė vetin nė ngjarjet e shtatorit 1998. Opozita e asaj kohe pavarėsisht se pati “sukses” nė demonstrimin e forcės u njollos si bartėse e dhunės dhe u “urdhėrua” tė kthehej nė “kazermėn parti”…
Partia Demokratike nuk ėshtė njė parti e lehtė pėr tu udhėhequr. Shembulli i Edi Ramės me Partinė Socialiste aktualisht nuk vlen pasi janė dy situata tė ndryshme. Ajo qė ndihet aktualisht nė partinė mė tė madhe opozitare ėshtė dėshira pėr tu dukur mė i “egėr” se tė tjerėt. Kjo konkurencė e brendėshme po e bėn kėtė parti njė strukturė e cila drejtohet nga kėnaqesia qė jep tek njerzit qė e dėgjojnė dhe jo nga lidershipi. Mbi kėtė shpejgim nė Shqipėri qėndron mungesa nė komunikimet e drejtpėrdrejta tė drejtuesve tė politikės apo debatet publike tė tyre. I vetmi komunikim ėshtė ai nga podiumet e konferencave tė shtypit apo i studiove televizive. 
Nė kete mungese dhe vakum, Partia Demokratike po nxiton tė vėrtetojė se “dekriminalizimi” mund tė bėhet nga jashtė sistemit tė drejtėsisė si njė proces “teknik”. Ndryshimi i Kushtetutės sė vendit shikohet si njė “faturė fiskale” e kėtij procesi. 
Me keqardhje, tė djathtės sė sotme politike, dua ti kujtoj se komunistėt e sė majtės dėshironin ta bėnin tė parėt kėtė metodė “pastrimi” pas vitit 1944 dhe dėshtuan. Ata mbetėn viktimė e kėtij mosrespekti ndaj ligjit tė shkruajtur duke i besuar “virtytit”. 
Sot, nė vitin 2015, ajo qė thelbėsisht ndan palėt e mbėrthyera nė kėtė debat tė paskrupullt ėshtė nė se reforma po ndėrtohet mbi njė debat pėr interesat e politikės dhe jo tė sistemit… 
Unė mendoj se reforma e drejtėsise ėshtė mė thelbėsore se sa “dekriminalizimi”. Mjekimi dhe “gjilpera” dallojnė. Pėrjashtimi i atyre qė kanė gabuar dikur, nuk bėn tė pastėr qėllimet e zuzarėve me letra tė “rregullta” qė i hynė politikės pėr tė bėrė para. Politika ka nevojė pėr prokurorė dhe gjykatės si rojtarė tė ligjit mė shumė se sa politikanė me “letra tė rregullta”. I druhem mė shumė mosdėnimit se sa ridėnimit moral dhe tė “qetėsohem” me bileta ndershmėrie tė “testeve” idiote.
Kjo situatė rrezikon ta kthejė cėshtjen e “dekriminalizimit” nė njė naivitet fėminor se kush e do mė shumė “dekriminalizimin”(?!)… Njė “lodėr” qė pret kundėrshtimin e palės tjetėr pėr tė thėnė “Ja pra e shikoni qė nuk duan sepse…”
Sinqerisht, nuk besoj se testi i drogės tė bėn njė njeri tė ndershėm. Nė se do tė ishte kėshtu jam i gatshėm tė propozoj qė cdo tė enjte para se tė hymė nė Kuvend tė bėhet edhe testi i urinės… 
Ky humor i hidhur dhe banal po zhvillohet nė publik. Ai ėshtė pjesė e arsyes pse mėnyra e tė bėrit politikė po e kthen Shqipėrinė nė njė tokė pa ėndra. Njerzit largohen nė emigracion edhe pėr arsyen e shikimit tė kėtij “shou" grotesk qė e quajnė politikė. Sigurisht.





J’aime   Commenter   
Partager


  • Plus pertinent
    293 personnes aiment ēa.
  • Commentaires


  • Écrire un commentaire...






    • Nasim Gashi Zotri Pandeli Majko,ju e keni pershkrue nje mendim si nje ekspert i zgjidhjes se qeshtjes kombetare,por nuk na treguat zgjidhjen perfundimtare si te dalim nga balta qe na ka mberthye,jo vetem shqiperine por te gjitha trojet tjera te coptuara.Une mendoj se pa nje kryengritje te pergjakshme dhe pa nje aleat te forte nuk kemi mundesi me ndryshue prokuroret e gjygjetaret.Sepse me revolucione te popullit nuk ka mundesi qe prokuroret e gjygjetaret ti zgjedhe vete populli,.Por ēka eshte mekatja ata ish udheheqesat tone tradhetar,po i percaktojne keta prokuroret e gjygjetaret qe nuk e mbrojne ligjin,por krimin.Por per ti hequr qafe te gjithe tradhetaret ,nuk besoja se do mbesin 30 % e popullates shqiptare ne kete toke.Shume ka ne mesin e shqiptareve tradhetar.Por ma mire mi masakrue keta e ata qe do mbesin,le ta trashegojne me te mira.KJo fare e pseodopatriotave,i ka rrenjet qe nga tradhetia e mbretreshes Teuta,dhe secili shqiptar rrone nga kjo xehe e poshter.Nuk e kemi armik sllavizmin,sepse as nje shtet pa ndihmen e bashkpuntoreve nuk ka mundesi me roberue nje popull.Pra lufte nuk kemi nevoj me bere me sllavet,por mes vedi.Kete nuk e quaj lufte vellavresje,por lufte per ta shpetue qeshtjen shqiptare.Ata qe thojne nuk na duhet nje lufte vllavrasjes,jane pjelle e Enver pisit,qe permes kesaj slloganes na i masakruan atdhetaret dhe nacionalistet shqiptar.Tek ne shqiptaret pa qen tradhetar nuk ke mundesi me arrite ne pushtet.Saiperkete testit te droges;Nuk ka mundesi te shitet droga pa ndihmen e qeveritareve ne vend apo ne transport ne vendet e tjera.Faje ka edhe bashksia nderkombetare sepse nga keta paguhet..........I dini edhe ju keto gjera .dhe nuk i bini ne brendi,por ne bishte.
      J’aime · Répondre · 


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Me Pandeli Majkon   Lun 28 Sep - 0:07

https://www.facebook.com/pandeli.majko/posts/10153547284692254:0
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Me Pandeli Majkon
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: