AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 F.Konica i shkruan P Vidit,kujdes nga hajdutet e analfabetet

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: F.Konica i shkruan P Vidit,kujdes nga hajdutet e analfabetet   Mar 27 Oct - 17:59

[size=32]Letra e Konicės pėr Princ Vidin: Kujdes nga hajdutėt dhe analfabetėt[/size]
Kultura, [url=http://www.flurudha.com/search/label/Top Lajm]Top Lajm[/url]
A+A-
SHARE ON EMAILEMAILSHARE ON PRINTPRINT






Periudha e qeverisjes sė Wied-it nė Shqipėri (7 mars – 3 shtator 1914)u mbizotėrua nga kontradikta tė mėdha tė brendshme dhe tė jashtme.
Konfliktet e brendshme buronin nga heterogjeniteti fetar i popullsisė shqiptare, politikat personale tė figurave politike dhe po ashtu edhe nga tentativa e instalimit nė Shqipėri tė njė pushteti ksenokrat. Rivalitetet dhe interesat e ndryshme tė Fuqive tė Mėdha gjatė Konferencės sė Ambasadorėve, para sė gjithash tė Austro-Hungarisė dhe Italisė, e kishin kthyer Shqipėrinė nė njė «kukull loje».
Kėtė gjė e dėshmon edhe pėrzgjedhja e njė figure tė panjohur gjermane nė krye tė shtetit tė ri shqiptar, siē ishte Wilhelm zu Wied.
Kushtet dhe situata nė tė cilėn Fuqitė e Mėdha vendosėn tė krijojnė Shqipėrinė ishin shumė mė tė pafavorshme sesa nė vendet e tjera tė Ballkanit. Zhvillimi i vonuar social-ekonomik i vendit, niveli i lartė i analfabetizmit, heterogjeniteti fetar, njė elitė shqiptare e brumosur me mentalitet turk, mungesa e infrastrukturės dhe prapambetja e shoqėrisė shqiptare si edhe konfliktet e armatosura me vendet fqinjė e vėshtirėsonin ngritjen e shtetit shqiptar.
Kandidaturat e paraqitura nga Austria dhe Italia pėr fronin shqiptar ishin tė shumta. Edhe patriotėt shqiptarė ishin fillimisht tė ndarė mes tyre se cili duhej tė ishte mbreti i tyre i ardhshėm.
Njė nga mbėshtetėsit e Wied-it ishte edhe Faik Konica. Sipas tij, Wied–i krijonte njė pėrshtypje korrekte, por ajo qė pėr atė dhe shumė tė tjerė nuk kuptohej ishte ngadalėsia qė ai vepronte gjatė pėrgatitjes pėr tė ardhur nė Shqipėri. Ndėr tė tjera Konica shprehej nė njė intervistė tė dhėnė nė gazetėn “Freie Prese” mė 27 janar 1914 se: “[…] Popullit shqiptar i pėlqen Princ Wied-i, si pasojė e cilėsive tė tij si ushtarak. Le tė shpresojmė qė, kėto cilėsi, nuk do tė mposhten nga pasiguria dhe hezitimet e njė diplomati”.
Konica shkoi nė Potsdam [Berlin] nė fundvitin 1913 pėr t’u takuar me Wied-in dhe pėr ta kėshilluar personalisht atė pėr detyrėn e vėshtirė qė ai kishte marrė pėrsipėr. Ēfarė e kėshillonte ai Wied-in dhe si e vlerėsonte Konica Shqipėrinė e viteve 1913, del qartė nė Kujtesėn qė ai i dėrgoi Wied-it mė 9 dhjetor 1913 nga Potsdami, tė cilėn po e botojmė tė plotė:
Kujtesė pėr Lartėsinė e tij, Princin Wilhelm zu Wied, nga Faik Konica, nė Potsdam [Berlin] mė 9 dhjetor 1913
Lartėsia juaj, Princi Wilhelm zu Wied, qė prej momentit qė u pėrzgjodhėt sovran i Shqipėrisė nga gjashtė Fuqitė e Mėdha, tė gjithė patriotėt shqiptarė janė gati pėr t’ju shėrbyer me besnikėri e pėr t’ju ndihmuar nė realizimin e detyrės sė lavdishme tė konsolidimit dhe zhvillimit tė kombit shqiptar. Sė pari, ėshtė shumė e nevojshme qė, familja mbretėrore, tė bėhet e njohur nė popull dhe sovranit t’i jepet njė autoritet moral qė nxit respektin dhe bindjen [pėruljen] e popullit ndaj tij. Populli shqiptar, si njė nga popujt mė monarkikė tė Ballkanit, ka tashmė besim tė plotė te sovrani i tij i ardhshėm dhe e pret ardhjen e tij si Udhėheqės i domosdoshėm e shpėtimtar, i cili do tė dijė ta drejtojė atė [popullin] nė rrugėn e duhur.
Por, suksesi i kėsaj dinastie tė re do tė varet nga realizimi i idealeve qė populli ka krijuar pėr kėtė Princ, gjė qė mund tė pėrmblidhet me disa fjalė.
Nėse gjatė regjimit turk triumfuan mė tė shkathtėt e mė tė shpejtėt, me regjimin e ri, populli shpreson se do tė jetė koha e njerėzve tė ndershėm dhe tė drejtė. Princi do tė bėnte mirė tė vendoste sinqeritetin nė themel tė qeverisjes sė tij. Pa diskutim, duhet tė lihen mėnjanė e tė largohen gjithė intrigantėt qė nuk janė tė aftė t’i futen punės. Kėta njerėz, nė vend qė tė pėrpiqen pėr zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė kombit, preferojnė tė fshihen nė prapaskenat e oborrit mbretėror dhe nė momentet e vėshtira, janė tė parėt qė dezertojnė dhe rendin drejt padronėve tė rinj. Favorizimi duhet tė zhduket njė herė e mirė nga Shqipėria.
Tė njohėsh njerėzit, ashtu si janė realisht dhe jo si mundohen ta shfaqin veten te miqtė apo armiqtė e tyre, pėrmbush gjysmėn e asaj qė anglezėt e quajnė “King craft”, ose arti i tė mbretėruarit. Dhe gjysma tjetėr e kėtij arti pėrkon nė zgjedhjen e burrave tė zotė e tė drejtė dhe qė bota i njeh si tė tillė.
Analfabetėt, hajdutėt, vrasėsit dhe tradhtarėt duhen mėnjanuar nga shėrbimi publik. Kjo vėrejtje duket e padobishme, por pėr fat tė keq ėshtė e nevojshme. Nė mesin e funksionarėve dhe xhandarėve tė qeverisė provizore qė vuan sot Shqipėria, pjesa e tyre mė e madhe nuk di tė shkruajė dhe tė lexojė. Pothuajse tė gjithė janė hajdutė ose vrasės tė njohur dhe madje, disa prej tyre, janė kundėrshtarė tė ashpėr tė mėmėdheut shqiptar. Mbajtja e tyre nė pushtet, ndėrkohė qė nė Shqipėri ka elementė tė arsimuar, tė ndershėm dhe patriotė tė gatshėm pėr t’i shėrbyer atdheut, do tė ēonte drejt njė katastrofe tė madhe. Njė studim i detajuar mbi lėvizjen tonė kombėtare gjatė kėtyre 18 viteve tė fundit, duke pėrfshirė nė tė qoftė personat qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr atdheun, qoftė spiunėt e administratės turke, ėshtė mė se i nevojshėm pėr tė krijuar njė ide tė saktė mbi karakteret e shqiptarėve.
Ėshtė e rėndėsishme tė mos harrojmė 2 fakte:
– sė pari, vetėm nė sajė tė nacionalistėve, tė cilėt arritėn tė zgjojnė ndėrgjegjen kombėtare shqiptare dhe tė krijojnė njė lėvizje pavarėsie duke e paguar kėtė me mijėra sakrifica, u bė e mundur qė Austria tė mbrojė pėrpara Evropės tezėn e ekzistencės sė njė kombi shqiptar;
– sė dyti, zgjedhja e princ Wied-it u bė e mundur nėpėrmjet veprimtarisė aktive tė pėrditshme tė nacionalistėve, nė gazeta, takime si dhe nė kongresin e njohur tė Triestes tė marsit 1913, tė cilėt mbrojtėn dhe forcuan parimin se, princi i zgjedhur, duhej tė ishte evropian dhe i krishterė. Pra, populli pret qė tė jenė nacionalistėt ata qė gėzojnė vlerėsimin dhe besimin e sovranit dhe jo turqit e vjetėr apo tė rinj.
Tre pika kryesore vihen re nė programin e nacionalistėve:
1.Gjuha shqipe si e vetmja gjuhė zyrtare nė administratėn e vendit.
2.Qeverisja e vendit nga parlamenti.
3.Garantimi i lirisė absolute tė shtypit.
Ēėshtja e parė nuk ka nevojė tė mbrohet, kuptohet vetvetiu.
Ndėrsa pėr ēėshtjen e dytė, mund t’i trembemi faktit se, Austria dhe Italia, edhe pse nisur nga qėllime tė mira, mund tė japin kėshilla tė gabuara, tė bazuara nė frikėn e rremė se nė Shqipėri nuk ekziston njė opinion publik; dhe pėr rrjedhojė mund tė krijohet njė qeverisje despotike. Sigurisht, kėto do tė ishin kėshilla tė mjerueshme, por njėkohėsisht dhe shumė tė rrezikshme. Absolutisht qė Shqipėria ka nevojė pėr drejtėsi dhe vendosmėri nė qeverisje dhe jo pėr despotizėm. Ėshtė e vėrtetė qė, gjatė viteve tė para tė qeverisjes, njė senat, ose asamble kėshillimore, i emėruar nga Princi, por i pėrzgjedhur me kujdes, mund tė zėvendėsojė dhe tė krijojė kushtet pėr ngritjen e njė regjimi parlamentar. Me tė gjitha defektet e njohura qė mbart, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė kanalizuar pakėnaqėsitė dhe pėr tė ofruar njė garanci serioze pėr dinastinė.
Nė lidhje me ēėshtjen e tretė, atė tė lirisė sė shtypit, ėshtė pėr t’u patur parasysh qė, ēdo pėrpjekje pėr ta kufizuar kėtė liri do tė ēonte nė krijimin dhe publikimin e gazetave opozitare nė kryeqytetet e disa shteteve tė vogla fqinje. Kjo opozitė e organizuar tek armiqtė e Shqipėrisė, do tė ishte shumė herė mė e rrezikshme, nė krahasim me atė qė do tė krijohej brenda vendit, pasi kjo e fundit do tė ishte mė e lehtė pėr t’u mbajtur brenda kufijve normalė. Kuptohet qė ajo [liria e shtypit] duhet tė qeveriset nga njė ligj serioz mbi shpifjet, siē ndodh edhe nė Angli.
Nėse sovrani i merr nė konsideratė kėto pikėpamje, atėherė dinastia do tė jetė e sigurtė dhe me njė popullaritet tė qėndrueshėm dhe jetėgjatė. Por, pėr momentin, ka disa probleme tė ngutshme. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė Princi tė mos zbarkojė nė Shqipėri pa qenė i ftuar mė parė nga vendi dhe tė mos vijė vetėm si njė zgjedhje e Fuqive tė Mėdha, pasi autoriteti i tij moral mund tė vuante pasoja.
Ftesa e popullit shqiptar ėshtė e sigurtė, por nė kushtet aktuale ajo mund tė marrė njė formė tjetėr, nė trajtėn e njė delegacioni tė pėrzierė, me pėrfaqėsues tė gjashtė rajoneve administrative autonome, tė cilat janė edhe ndarjet e pėrkohshme [qeveritė lokale] nė Shqipėri.
Thirrja e njė asambleje kombėtare pėr tė miratuar pėrzgjedhjen e Fuqive tė Mėdha, do tė ishte e rrezikshme pėr shkak tė karakterit anti-katolik qė fatkeqėsisht, shtypi dhe agjentėt italianė, misionarėt protestante shqiptarė dhe vetė Esat Pasha, i kanė veshur kandidaturės sė Princ Wied-it. Pas pritjes qė do i bėhet delegacionit gjithėpėrfshirės, Princi duhet tė udhėtojė pėr njė periudhė tė shkurtėr nė Krujė, kryeqytetin historik tė Shqipėrisė, pėr t’u prezantuar si princi mbretėrues, ose mė saktė mbreti i vendit, pasi populli shqiptar parapėlqen kėtė titull qė e mbart prej njė kohe tė gjatė edhe mbreti i Malit tė Zi.
Pėr sa i pėrket karakterit prestigjioz, zbarkimi i princit duhet tė shoqėrohet me shumė shkėlqim dhe pompozitet. Eshtė shumė e domosdoshme gjithashtu, qė anijet austriake dhe italiane tė shoqėrohen tė paktėn nga njė luftanije angleze.
Pas njė vizite 2-3 ditore nė Krujė, Princi mund tė zgjedhė lirshėm kryeqytetin e pėrkohshėm tė Shqipėrisė. Pėr kėtė, Durrėsi ėshtė njė qytet qė i rekomandohet nė mėnyrė tė veēantė Lartėsisė Tuaj pėr shkak tė pozicionit gjeografik qendror tė tij.
Pėr ēdo rast, nėse Princi nuk dėshiron tė bėhet lojė nė duart e disa intrigantėve dhe kryehajdutėve, tė cilėt kanė mbushur me njerėzit e tyre radhėt e policisė dhe xhandarmėrisė, i duhet kėrkuar Fuqive tė Mėdha qė tė vendosin nė kryeqytetin e pėrkohshėm shqiptar njė garnizon tė trupave ndėrkombėtare tė Shkodrės. Mendoj qė njė batalion ėshtė i mjaftueshėm.
Pasi tė gjitha kėto tė jenė vėnė nė vijė, Princi duhet tė emėrojė personalisht dhe individualisht disa ministra, pėr secilin departament. Pėr disa arsye, tė cilat pata nderin t’i paraqes gojarisht dhe mendoj se janė tė tepėrta pėr t’i pėrsėritur kėtu, pėr momentin ėshtė e pamundur tė ngarkosh njė njeri tė vetėm pėr formimin e njė kabinet homogjen. Emėrimi i njė kryeministri do tė sillte shumė vėshtirėsi. Pėr momentin do tė ishte e preferueshme tė zgjidhen ministra pa lidhje direkte me njėri-tjetrin, tė kryesuar nga shefi i shtetit, siē ėshtė rasti i SHBA-sė.
Nė rast se kjo ide nuk ju duket praktike, atėherė mund tė pėrzgjidhet si kryeministėr pa portofol njė njeri i njohur si i paanshėm, siē ėshtė pronari i madh, Omer Pashė Vrioni. Pėr tė thuhet se ėshtė i ndershėm, por paaftėsia e tij ėshtė e njohur dhe kėshillat e tij nė pėrzgjedhjen e ministrave do tė ishin pa vlerė.
Nuk do t’ju kujtoj argumentet e mia nė favor tė pėrzgjedhjes sė njė kryeqyteti tėrėsisht tė ri. Kjo ēėshtje do tė diskutohet nė thellėsi kur tė vijė momenti i duhur dhe do tė jetė objekt i njė kujtese speciale qė do tė kem nderin t’i parashtroj Lartėsisė Tuaj.
 Berlin, 9 dhjetor 1913
Nėnshkruar nga Faik Konica
*****
Kush ishte Wilhelm zu Wied?
Wilhelm zu Wied lindi mė 26 Mars 1876 nė Neu Wied. Mė 3 Qershor 1897, nė moshėn 21 vjeēare, ai nisi karrierėn ushtarake si nėntoger nė regjimentin e 3-tė tė kalorėsisė sė Gardės Prusiane, nė Potsdam. Ky regjiment ishte i njohur pėr numrin e tij tė madh tė oficerėve me origjinė nga familjet e larta aristokrate gjermane. Madje edhe vetė Perandori Wilhelm II kishte shėrbyer nė tė.
Wied-i u pėrshtat shumė shpejt nė jetėn ushtarake. Ai gėzonte respektin e shokėve dhe vartėsve tė tij. Po ashtu edhe nė jetėn civile, ai shfaqej i matur, i kujdesshėm dhe shquhej pėr drejtėsinė e tij.
Mė 30 nėntor 1906 ai u martua me Princeshėn Sophie von Schönburg-Waldenburg (Sofi fon Shėnburg-Valdenburg). Martesa dhe detyrat e tij nė regjiment, nuk e penguan atė tė pėrgatitej dhe tė kalonte me sukses provimin e pranimit nė Akademinė e Luftės. Mė 19 Dhjetor 1907, Wied-i mori gradėn e togerit dhe mė 20 Mars 1911 gradėn e kapitenit. Nė Potsdam lindėn edhe dy trashėgimtarėt e familjes Marie Eleonore (Mari Eleonore) dhe Carol Viktor (Karl Viktor).
Pas pėrfundimit me sukses sė Akademisė sė Luftės nė Berlin, e cila zgjati tre vjet, Wied-i u kthye pėrsėri nė regjimentin e tij. Pak kohė mė vonė, pasi u gradua kapiten, ai u emėrua nė Shtabin e Pėrgjithshėm nė Berlin.
Pas disa vitesh shėrbimi nė Shtabin e Pėrgjithshėm, ai u kthye pėrsėri nė Potsdam si «Rittmeister» (kapiten i kavalerisė) dhe u emėrua komandanti i njė skuadroni nė po tė njėjtin regjiment qė kishte qenė dikur. Propozimi pėr tė marrė kurorėn e Shqipėrisė e gjeti Wied-in nė kėtė detyrė.
Gjatė ceremonisė sė largimit nga regjimenti, Wied-it ju dha grada «Major ą la suite». Kjo do tė thoshte qė Wied-it i lejohej tė vishte uniformėn ushtarake, por qė nuk ishte mė pjesė organike e repartit tė tij. Mė tepėr ky ishte njė titull nderi qė jepej pėr aristokracinė gjermane, tė cilėt, nė raste tė caktuara, pas largimit nga shėrbimi aktiv, u lejohej tė vishnin uniformėn e tyre./DITA
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: F.Konica i shkruan P Vidit,kujdes nga hajdutet e analfabetet   Mar 27 Oct - 18:17

Pa diskutim, duhet tė lihen mėnjanė e tė largohen gjithė intrigantėt qė nuk janė tė aftė t’i futen punės. Kėta njerėz, nė vend qė tė pėrpiqen pėr zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė kombit, preferojnė tė fshihen nė prapaskenat e oborrit mbretėror dhe nė momentet e vėshtira, janė tė parėt qė dezertojnė dhe rendin drejt padronėve tė rinj. Favorizimi duhet tė zhduket njė herė e mirė nga Shqipėria.
Tė njohėsh njerėzit, ashtu si janė realisht dhe jo si mundohen ta shfaqin veten te miqtė apo armiqtė e tyre, pėrmbush gjysmėn e asaj qė anglezėt e quajnė “King craft”, ose arti i tė mbretėruarit. Dhe gjysma tjetėr e kėtij arti pėrkon nė zgjedhjen e burrave tė zotė e tė drejtė dhe qė bota i njeh si tė tillė.
Analfabetėt, hajdutėt, vrasėsit dhe tradhtarėt duhen mėnjanuar nga shėrbimi publik. Kjo vėrejtje duket e padobishme, por pėr fat tė keq ėshtė e nevojshme. Nė mesin e funksionarėve dhe xhandarėve tė qeverisė provizore qė vuan sot Shqipėria, pjesa e tyre mė e madhe nuk di tė shkruajė dhe tė lexojė. Pothuajse tė gjithė janė hajdutė ose vrasės tė njohur dhe madje, disa prej tyre, janė kundėrshtarė tė ashpėr tė mėmėdheut shqiptar. Mbajtja e tyre nė pushtet, ndėrkohė qė nė Shqipėri ka elementė tė arsimuar, tė ndershėm dhe patriotė tė gatshėm pėr t’i shėrbyer atdheut, do tė ēonte drejt njė katastrofe tė madhe. Njė studim i detajuar mbi lėvizjen tonė kombėtare gjatė kėtyre 18 viteve tė fundit, duke pėrfshirė nė tė qoftė personat qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr atdheun, qoftė spiunėt e administratės turke, ėshtė mė se i nevojshėm pėr tė krijuar njė ide tė saktė mbi karakteret e shqiptarėve.
Ėshtė e rėndėsishme tė mos harrojmė 2 fakte:
– sė pari, vetėm nė sajė tė nacionalistėve, tė cilėt arritėn tė zgjojnė ndėrgjegjen kombėtare shqiptare dhe tė krijojnė njė lėvizje pavarėsie duke e paguar kėtė me mijėra sakrifica, u bė e mundur qė Austria tė mbrojė pėrpara Evropės tezėn e ekzistencės sė njė kombi shqiptar;
– sė dyti, zgjedhja e princ Wied-it u bė e mundur nėpėrmjet veprimtarisė aktive tė pėrditshme tė nacionalistėve, nė gazeta, takime si dhe nė kongres




Ndihma e NATOS sa e embel aq  ma e hidhet per neve


Ndihma qe na u dha nga ana e NATOS,per popullin shqiptar te Kosoves ishte sa nje shpetim,aq dhe nje trishtim per kete popull.
Gezim ishte debimi i forcave serbe nga Kosova.Ndersa trishtim,ishte se sherbimet interligjent te SHBA ve nuk i zbuluan tradhetaret e luftes ēlirimtare,dhe keta permes intrigave te tyre mashtruan NATON,dhe popullin.Na mashtruan kinse keta na ēliruan dhe lansuan propagenden e flliqur ,duke thene;Kush fole keq ndaj uēk es eshte tradhetar.Qellimi i kesaj slloganit ishte qe flliqesirat e ketyre kriminelave mos tja qesin deshmitaret.Keta kriminela e morren ne dore  qeshtjen e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare me progamin e tyre antishqiptar .Por ma e keqja se keta , para mases shiten si dashamire te qeshtjes madhore.
A ka pase mundesi sherbimi sekret amerikan ti deboje keta tradhetar e intrigant nga skena ?Po,por pse nuk i ka debue,mesiguri u kane nevoitur per interesa te tyre siq i vyenin ma heret sllavokarpatijaneve.
Keta tradhetar,mashtruan NATON dhe popullin shqiptar kinse jane dashmiret e kombit shqiptar,por ne te vertete keta jane ne sherbim te serbeve.
Ne qeverit shqiptare ne as dhe nje vend kyq nuk gjindet nje nacionalist shqiptar!!!,Edhe pse i dijne me emra e mbiemra kjo amerike.Se me ēfare qellimi nuk i perkrahin nacionalistet shqiptar,diēka eshte sekrete,.
Shume bije e bija shqipfolese,te ish tradhetareve , as me shkrue nuk dijne,por i banen akademik e qeveritar.
Shume hajdute i banen komandanta te uēk es.
Shume vrastar poashtu qe kishin vrare atdhetar!!!
Shume ish polic,e shume epror te APJ.
Pra me nje fjale ne qeverit e trojeve shqiptare i kemi ne krye antishqiptaret.
Keta tradhetar na udhehoqen ne kohen e roberise,ne kohen e luftes kinse ēlirimtare,dhe tani.
Amerika i dine te gjitha,por ka heshture me qellim,per interesa te veta vitake.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
F.Konica i shkruan P Vidit,kujdes nga hajdutet e analfabetet
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: