AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Enveri shpiun i shume fishte

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Enveri shpiun i shume fishte   Ven 6 Nov - 23:33

DOSSIER NGA PANAJOT BARKA
29 PRILL 2014 - 21:30
[size=32]Pakti britanik i Enverit[/size]




Materiali qė publikohet mė poshtė ėshtė vėnė nė dispozicion tė redaksisė sė revistės Klan nga z. Panajot Barka, i cili mban edhe autorėsinė e publikimit tė tij. Bėhet fjalė pėr njė dėshmi, tė njė dėshmitari okular, tė njė ngjarjeje, e cila pėrndryshe nuk faktohet nga asnjė dokument, apo supozim historiografik i deritanishėm.

Njė takim i Enver Hoxhės me anglezėt nė gusht tė vitit 1943, me ndėrmjetėsimin e njė ushtaraku tė ushtrisė italiane, ka pėrcaktuar kursin e ngjarjeve kryesore politike nė Shqipėri dhe mė tej akoma, rolin e Enver Hoxhės si lojtar i Perėndimit nė fushėn e ndėrlikuar ballkanike. Dėshmitar ėshtė njė ish-kolonel i ushtrisė sė Mbretit Zog, i burgosur mė vonė pikėrisht pėr shkak tė dyshimit se mund tė dinte diēka rreth marrėveshjes sė Hoxhės me anglezėt. Ėshtė e qartė se nė dritėn e dokumenteve tė sotme, tė publikuara, asgjė nuk mund tė konfirmojė dėshminė qė botojmė kėtu. Ėshtė vetėm analiza dhe krahasimi i qėndrimeve publike me faktet nė terren qė mund tė ēojė disi nė njė pėrafrim tė sė vėrtetės, apo tė tė rejave rreth saj. Kundėrthėnia e kėsaj dėshmie me tė gjithė rrjedhėn historike tė raporteve zyrtare tė Shqipėrisė komuniste me Perėndimin ėshtė e tillė sa nė ēdo rast dyshimi mbi vėrtetėsinė e saj do tė ishte i pėrligjur. Por ndoshta ėshtė pikėrisht kjo pėrmbysje qė mund tė vėrė dyshimin vetė nė provė, duke ftuar tė gjithė pėr tė qenė mė tė hapur ndaj tė pathėnave tė historisė sonė politike, apo duke kuptuar, nė dritėn edhe tė njė pėrvoje tė re tė kėtyre 23 vjetėve, se zona gri e pakteve dhe marrėveshjeve, e kodifikuar shpesh nė njė mirėkuptim tė heshtur ka gjetur zbatim edhe nė atė kohė. Natyrisht kjo nuk i shton gjė sigurisė mbi dėshminė, por mendojmė se ėshtė e dobishme botimi i saj dhe hapja edhe e njė varianti historik tė tillė. Nė fund tė fundit, marrėveshja e mirėnjohur Ēurēill-Stalin, pėr ndarjen e zonave tė influencės u bė mbi njė copė letėr, me shėnime dore, ku shkruheshin me shifra raportet e ndikimit mbi vendet e Europės Lindore. Nuk ka pse Shqipėria tė bėnte pėrjashtim.

Z. Barka e ka vjelė dėshminė nga fletoret origjinale tė burgut, qė i janė dorėzuar atij personalisht nga Stefo Petro, bashkėvuajtės i kolonelit shqiptar, e tė cilit ai i ka rrėfyer ngjarjen nė fjalė. Po kėshtu, z. Barka e ka pėrfshirė kėtė dėshmi nė pėrmbajtjen e njė libri tė vetin qė trajton marrėdhėniet e minoritetit me politikėn shqiptare. Poshtėshėnimet me tė cilat ai ka plotėsuar materialin janė hequr, pasi ato janė mė tepėr sqarime rreth deklaratave apo qėndrimeve tė Enver Hoxhės, tė pėrfshira kryesisht nė librin “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”.


NGA PANAJOT BARKA

Nė vitin 1952, nė burgun e Tiranės, koloneli i Mbretit Zog, Hasan Ahmetaj, tė cilit i thėrrisnin edhe Hylmexhi, tek shikonte qė i afrohej vdekja, kėrkonte t’i besonte dikujt njė sekret. Pėr tė, ky sekret pėrbėnte njė histori shumė tė rėndėsishme, pėrderisa vetėm prej dyshimit se mund tė dinte diēka, ishte burgosur familjarisht qė mė 1945. Koloneli pėrzgjodhi midis ajkės intelektuale tė Zogut nė atė burg, njė 23 vjeēar, “diversant” nga minoriteti grek, i quajtur Stefo Petro. Nė kohėn kur bashkėvuajtėsit e tjerė dilnin nė oborr pėr ajrosjen e radhės, koloneli e ftonte “diversantin” nė qeli, gjoja pėr shėrbime personale (ta pastronte nga morrat) dhe i rrėfente historinė qė e burgosi.

“Pėr atė qė pėrpiqeni”, filloi rrėfimin koloneli, “ėshtė vėshtirė tė realizohet. T’i heqėsh Shqipėrisė Vorio Epirin, ėshtė njėsoj sikur t’i heqėsh skufjen nuses dropullite. Enver Hoxha nuk ėshtė dhe aq budalla qė edhe plumbi t’i mbillej nė kokė edhe Shqipėrinė ta rrezikonte. Gjithēka u luajt nė gushtin e vitit 1943....”.

Menjėherė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia Fashiste, koloneli hoqi uniformėn dhe armatimin dhe zgjodhi asnjanėsinė, i mbyllur nė shtėpinė e tij, diku nė njė zonė tė qetė tė Tiranės sė atėhershme. Njė fqinj i tij, me banesė nėn tė njėjtėn strehė, ia dha shtėpinė me qira njė oficeri italian, pėrgjegjės pėr armatimin e ushtrisė italiane nė kryeqytet. Emri, ose pseudonimi i tij ishte Fernando. Italiani mbylli me suva njė si sportel komunikimi midis dy banesave, por me kalimin e kohės suvaja u shkėput nga korniza e drunjtė duke krijuar tė ēara. Nėpėrmjet kėtyre tė ēarave, nė gushtin e vitit 1943, ai, koloneli, vajza e tij Anifeja (nė internim qė nga 1945) dhe dhėndri i tij, Ivzi Gjylaka, oficer i Zogut (i burgosur nė Burrel), u bėnė dėshmitarė tė njė marrėveshjeje qė do tė ndryshonte drejtimin e historisė pėr Shqipėrinė....

Strategjia britanike e influencimit tė udhėheqjes komuniste

“Njė pasdite gushti tė vitit 1943, nė shtėpinė e italianit hynė dy tė huaj qė flisnin anglisht dhe mbanin nė krahė ēanta jo tė zakonshme. Vizitorėt e ēuditshėm na tėrhoqėn vemendjen. Tė ēarat nė mur na ndihmuan tė mėsonim kush ishin kėta tė huaj pėr mbėrritjen e sigurt tė tė cilėve, kishte marrė masat personalisht oficeri i lartė italian. Puna e parė qė bėnė ishte tė njoftonin me radiomarrėse se arritėn mirė nė bazėn e caktuar. Ashtu siē u prezantuan, rezultonte se njėri ishte majori i Intelligence Service, William Mayer dhe tjetri gjenerali i kėmbėsorisė Willson.

Nė bisedėn e tyre u konfirmua se Fernando ishte agjent i Intelligence Service. Eprorėt anglezė i kėrkuan oficerit italian tė takoheshin me Enver Hoxhėn. Takimi duhej tė zhvillohej brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, para se divizioni gjerman nė Janinė tė ndėrmerrte veprime luftarake nė tokėn shqiptare. Siē shpjeguan ata, nga ky takim do tė varej aktiviteti i ardhshėm ushtarak i forcave britanike nė Shqipėri dhe nė tėrėsi nė Ballkan. Anglezėt thanė se pėr ta ishte e ditur se pas pėrfundimit tė Luftės, kampi komunist do tė shtrihej sė tepėrmi drej Evropės Qendrore e Jugperėndimore. Ndaj edhe kėrkonin qė “Civilizimi Perėndimor”, atje ku nuk do tė shtrihej drejtpėrdrejt, tė kishte nėn ndikimin e tij udhėheqjet komuniste tė vendeve tė bllokut komunist. Me interes tė veēantė ishte boshti i ekuilibrave gjeostrategjikė tė Ballkanit. Pėr kėtė qėllim, djali i Ēėrēillit krahėmirrte prej kohėsh Titon me premtimin, qė pas luftės tė ruante nė territorin e vet Kosovėn, por edhe pėr mundėsinė e nxjerrjes nga sirtari tė rivendikimeve tė vjetra Jugosllave mbi Shqipėrinė. Tani e kishte radhėn Enver Hoxha. Nė rast se Hoxha do tė pranonte bashkėpunimin me ta, atėherė do tė ruhej integriteti territorial i Shqipėrisė dhe Titua do t’i gėzohej vetėm Kosovės. Nė rast se E. Hoxha, si udhėheqės komunist nuk do tė pranonte bashkėpunimin me Civilizimin Perėndimor, atėherė britanikėt do tė zbatonin planin e zbarkimit nė brigjet shqiptare pėr tė penguar pushtimin gjerman tė Shqipėrisė. Duke qenė se Shqipėria parashikohej t’i mbetej kampit lindor, anglezėt as qė mendonin pėr njė bashkėpunim efektiv me tė djathtėn nacionaliste shqiptare. Oficeri italian premtoi se do ta sillte E. Hoxhėn nė takim, por nuk mori pėrsipėr garanci pėr qėndrimin e tij.

Njė takim qė pėrcaktoi qėndrimin e PKSH-sė mbi Kosovėn

Me tė vėrtetė, pas tri ditėsh Enver Hoxha arriti nė bazėn angleze nė shoqėrinė e tre tė tjerėve qė nuk i njohėm. Nė takim vajti i vetėm. Italiani Fernando, pasi prezantoi tek Hoxha bashkėbiseduesit anglezė (Mayer dhe Willson) pėrgatiti terrenin pėr vazhdimin e bisedės duke i thėnė Hoxhės pėr tė dėgjuar edhe anglezėt, se ai, Fernando, furnizonte me armatim njėsitė luftarake tė E. Hoxhės. D.m.th se Hoxha ishte bashkėpunėtor i tij. Njėkohėsisht, duke i thėnė Hoxhės se vėrtet ishte oficer italian, por nė shėrbim tė anglezėve, i tregonte atij qėllimin e vėrtetė se pėrse ndohej aty dhe rregullat e lojės.

Hollėsitė i mori pėrsipėr Mayer, i cili i shpjegoi Hoxhės:

- Me tėrheqjen sė shpejti tė italianėve, gjenerali Willson do tė pėrgatisė zbarkimin anglez nė Shqipėri. Flota ka pushuar bombardimet. Aviacioni, kėmbėsoria dhe mjetet e blinduara futen nė veprim me njė urdhėr. Nėndetėset tona zbarkojnė forca speciale dhe parashutiste. Gjithė kjo pararojė e makinės luftarake angleze do tė futet nė veprim nėse ju do tė refuzoni tė merrni pėrsipėr njė detyrė tė cilėn do t’ua caktojmė ne kėtu. Gjithashtu nga kjo detyrė ju do tė pėrfitoni shumė. E para dhe kryesore: Pushtet tė plotė. Udhėheqės pėr tė gjithė jetėn. Dhe mė kryesorja: Jo vetėm do tė kesh integritetin territorial tė Shqipėrisė, por nė njė tė ardhme do tė jesh nė gjendje tė pretendosh Kosovėn dhe Ēamėrinė, d.m.th Shqipėri tė rrumbullakėt.

Enver Hoxha, njeriu i Perėndimit

Nė kėtė moment Mayer nxorri nga ēanta e tij njė hartė qė tregonte Shqipėrinė “e rrumbullakėt” dhe i tha Hoxhės:

- Detyra jote ėshtė tė vihesh nė shėrbim tė Civilizimit Perėndimor. Blloku Lindor do tė shtrihet tej kufijve sovjetikė, kėshtu qė me rėnien sė afėrmi edhe tė Gjermanisė, Civilizimi Perendimor do tė ketė njė rrjet tė fuqishėm bashkėpunimi, i cili si kalė Troje do ta pėrmbysė atė kur ta shikojė tė arsyeshėm.

Dhe vazhdoi.

- Civilizimi Perėndimor do tė luftojė pėr mbrojtjen e paqes, pavarėsisht se blloku komunist do t’u fryjė sirenave tė paqes. Shumė herė njerėzimi mund t’i afrohet pragut tė luftės, por makina ushtarake e Perndimit do tė jetė kaq e fortė sa tė zhbėjė planet e KOMINFORM-it. Nė rast se ti nuk do tė pranosh tė kontribuosh pėr Civilizimin Perendimor, atėherė krejt ndryshe do tė zhvillohen ngjarjet nė vendin tėnd. Sė pari gjenerali Willson do tė urdhėrojė zbarkimin pėr t’u ardhur nė ndihmė forcave tė djathta tė Abaz Kupit dhe tė Hasan Dostit. Sė dyti, njėsitė e tua tė vogla do tė shpėrbėhen dhe sė treti - nė kėto momente ?ayer nxorri nga ēanta njė hartė tė dytė, e shtriu mbi tė parin dhe vazhdoi: E shikon ēfarė tregon harta?

Harta e dytė paraqiste gjysmėn e Shqipėrisė mbėshtetur mbi Greqinė - dhe ishte me ngjyrė jeshile. Me ngjyrė tė verdhė ishte Shqipėria qendrore.

-Kėtu,- tha Mayer,- do tė vendosen baza tė ushtrisė angleze nėn kujdesin e Mbretėrisė sė Bashkuar. Shqipėria e veriut....Nuk na duhen malet. Le t’i qeverisin jugosllavėt. Djali i Ēėrēillit, i cili i bie kryq e tėrthor Jugosllavisė, tė tilla udhėzime ka.

Menjėherė mori fjalėn gjenerali anglez i cili tha:

-Nuk ka nevojė pėr fjalė tė pafundme. Ushtria ime pret urdhrin, pėr arsye se ėshtė vėnė nė lėvizje divizioni gjerman nė Janinė dhe nėse vonohemi, zhvlerėsohen tė dyja variantet.

Ndėrhyri atėherė oficeri italian duke i thėnė Enverit:

-Telini ishte italian dhe gjakun e derdhi diku aty nė Kakavijė. Dhe kjo nuk u bė pėr njė tepsi me flori qė i falėn zonjat e bejlerėve gjirokastritė e delvinjotė, por sepse ai simpatizonte Shqipėrinė. Nėse nuk do tė ishte ai, nuk do ta gjeje kaq atdheun tend. Tani atdheun e ke nė kurriz ti. Mos e refuzo kėtė mision. Ke shumė pėr tė pėrfituar. T’i tha pak mė pėrpara zotėria dhe nėse do ta dish, gjallė qė kėtej brenda nuk del.

Pas fjalėve tė italianit tre kobure zunė vend mbi hartat e shtrira. Atėherė, zoti Hoxha, “kryekomunisti” qė vritet e pritet akoma pėr komunizmin dhe kushedi sa do tė qeverisė akoma, u tkurr paksa dhe me kokėn ulur tha:

-Dakord, “je suis d'accord”.

Atėherė koburet u vendosėn nė vendet e tyre. U ēuan nė kėmbė u pėrqafuan dhe vunė pije pėr ta festuar. Folėn sesi do tė dilnin nė malet e Martaneshit, si do t’i ndihmonte aviacioni britanik. I thanė Hoxhės se Stalini po i nis njėfarė Sejfulla Malėshova, duke shtuar se “dimė ne si do ta vėmė atė nė hije”. Tek hanin e pinin, i dhanė urdhėr Ferndandos qė i gjithė armatimi italian tė kalonte nė duart e Enverit me qėllim qė tė mos gjente asgjė nė depo gjermani...

Nė korrik tė vitit 1944, njė mik i Ivziut, ish-nėntoger nė ushtrinė e Zogut, erdhi nė shtėpi dhe i tha nė mirėbesim dhėndrit qė tė mos aktivizohej me forcat e djathta tė Abaz Kupit se Anglia nuk i pėrkrah sinqerisht. Nuk do t’u jepet pushteti atyre. “Nėse do”, i tha, “eja me mua se edhe unė me ata qė kanė yllin e kuq marr e jap. Ėshtė urdhėr. Dhe kur tė iki unė, eja dhe ti me mua se anglezėt do tė ikin njė ditė qė kėtu...”.

Ky ishte thelbi i historisė sekrete qė koloneli i Zogut rrefeu tek diversanti grek Stefo Petro. I sqaroi edhe arsyet se pėrse nuk e kishte zbuluar me parė kėtė marrėveshje tė fshehtė tė E. Hoxhės me Intelligence Service: “Familja jonė ėshtė nacionaliste dhe pėr kėtė nuk nxorėm sektretin. Vend nderi do tė na jepte KOMINFORM-i, por nuk pranuam ta bėnim dhe pėr kėtė do tė vdesim nė burg”. “Ti nuk duhet ta tregosh”, i tha diversantit, “se Hoxha i shėrben civilizimit perėndimor. Juve ju hėngrėn nė besė aleatėt tuaj. Komunistėt njė ditė do ta denoncojnė Hoxhėn, por asgjė nuk kanė pėr t’i bėrė se Perėndimi ka rrjet shumė tė fuqishėm dhe do ta kalojnė nga shumė monopate, pa i hyrė gjemb nė kėmbė”.

“Nė gusht tė vitit 1952”, tregon nė vijim Stefo Petro, “koloneli i Zogut vdiq. Mjeku plak i burgut, Sadedini, konfirmoi vdekjen. E mbėshtollėn nė njė kuvertė dhe e nxorėn nė korridor. E lanė nė krye tė shkallėve. Njė gardian e shtyu dhe trupi i tij u rrokullis nėpėr shkallė. Njė hamall u pėrpoq ta fuste nė njė thes, por ishte e pamundur. Atėherė mori njė kazmė, e preu nė mes dhe pasi e futi nė thes e hodhi nė krah pėr ta lėshuar pak me tutje nė njė karrocė ngarkuar me qymyr”.

E. Hoxha qeverisi derisa vdiq nė Shqipėrinė e tij socialiste. Dyshime se E.Hoxha ishte njeriu i italianėve ka edhe biografi mė i fundit i Enver Hoxhės, Blendi Fevziu. Ndėrsa vetė Hoxha, ashtu si gjithė historiografia e re nė lidhje me themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare, pranon se E. Hoxha, njeriu i rastėsishėm nė kėtė lėvizje, do tė vihet nė krye tė saj me ndihmėn e komunistėve tė Titos tė cilėt kishin urdhėr nga KOMINFORM pėr themelimin edhe tė PKSH-sė. Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesi i EAM-it (Frontit Nacionalēlirimtar) grek nė organizimin e minoritetit grek nė lėvizjen ēlirimtare pėrkrah popullit shqiptar, Miltos Kyrjanis, dėshmon se, si jugosllavėt ashtu edhe anglezėt kishin pėrfaqėsuesit e tyre nė jug tė Shqipėrisė, tė cilėt pengonin ēdo lėvizje dhe ide pėr vetėvendosje sipas Kartės sė Atlandikut, nė minoritetin etnik grek. Dy fakte po aq domėthenėse janė roli i jugosllavėve (aktiv, qė tėrhoqi me vete gjithė kampin socialist) dhe i anglezeve (pasiv) nė pjesėmarrjen dhe qėndrimin e E. Hoxhės nė Konferencėn e Paqes nė Paris mė 1946. Po ashtu incidenti i trefishtė i kanalit tė Korfuzit nga distanca kohore dhjetėra vjeēare tregon se bėhej fjalė pėr njė akt qė synonte rritjen e kredibilitetit politik e popullor tė E.Hoxhės.

Historia e dėshmisė sė rrallė

“Diversanti”, kėshtu e thėrrisnin nė burg Stefo Petron. Ishte i njohur nga tė gjithė pėr aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme pėr t’i shpėtuar ndjekjes. Falė kėtyre aftėsive Hamit Matjani i kishte besuar dėpėrtimin e grupeve tė tij antikomuniste nga Janina ku kishte bazėn nė territorin shqiptar. U rrethua pėr shkak tė tradhėtisė dhe u dorėzua se kishte humbur lidhjen me qendrėn dhe kishte mbetur pa urdhra. Mė 1991, agjenti i Greqisė dhe bashkėpunėtori i Hamit Matjanit, Stefo Petro nga Klishari i Dropullit tė Sipėrm, ishte pėrfundimisht i lirė nga pėrndjekjet politike gati 40-vjeēare tė sistemit komunist. Por pas disa muajve lirie, erdhi dhe m’u ankua se oficerė tė Sigurimit, qė funksiononte akoma me ekzigjencė, kėrkonin ta rekrutonin si agjent kundėr Greqisė. Nga pozicioni i deputetit, protestova pėr kėtė sjellje duke krijuar garanci se nuk do ta bezdisnin mė. Kur erdhi pėr tė mė falėnderuar solli me vete disa fletore tė zverdhura nga vjetėrsia. Ishte ditari i burgut. Nuk pranoi tė mi jepte. (Atėherė s’kishte fotokopje), por pranoi ta regjistronim duke e lexuar vetė para mikrofonit.

Marrė nga revista "Klan"
Redaksia online

TAG: panajot barka britanik enver hoxha






Anonim
marin barleti Hahaha! Sa kam qeshur. Ne veren e vitit 1943, Enver Hoxha dhe shtabi i tij ishte ne Labinot te Elbasanit, me M. Popovic e D. Mugoshen. Pas Konf. Labinotit eshte afruar ne Arbane, ku eshte strehuar nga Myslim Peza tek miqte e tij ne katundin Alltate. Pas Luftes se Arbanes miqte e M. Pezes e kane kaluar E. H. dhe gjithe shtabin e tij ne Shengjergj te Tiranes, ku u krijua Brigasa II S. Perralla e Hasanit ndoshta i shkon Mustafa Gjinishit...Hi!
- See more at: http://shqiptarja.com/dossier/2711/pakti-britanik-i-enverit-212181.html#sthash.zxvMrStB.dpuf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Enveri shpiun i shume fishte
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: