AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni   Dim 27 Déc - 11:09

[size=45]Zagari i zi i diplomacisė jugosllave[/size]

By nacionalalbania.com on November 14, 2012




Nga Besnik LAJQI

Mė 1988, unė me disa bashkatdhetarė nga te gjitha trojet shqiptare, vendosėm qė ta organizojmė njė demonstrate. Ishte tetor. Mendimi ishte pėr organizimin e parė tė njė demonstrate kundėr Jugosllavisė nė Kopenhagė. Dhe kėshtu, pikėsėpari lypėm ndihmė nga Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės me seli ne Zvicėr. Kėta u pėrgjigjėn pozitivisht dhe erdhėn e na ndihmuan qė tė shkruajmė afishet dhe gjithė materialin e duhur. Nė mesin e tyre ishte Ibrahim Kelmendi, Gjyle Krasniqi, Gafur Elshani e disa tė tjerė. Kėta u vendosėn nė banesėn time. Njė ditė para se tė fillonte demonstrate, ne shpėrndamė trakte dhe afishe nėpėr mure. Pasdite, po tė njėjtėn ditė, nė derėn e shtėpisė sime troket Halim Kasami nga Tetova. Unė u ēudita shumė se si ka mundėsi qė ky njeri tė trokasė nė portėn time. Mė lejoni t’i them disa fjalė pėr historinė e kėtij njeriu! Halim Kasami, i regjistruar nė Maqedoni si turk, i dėrguar nga ambasada jugosllave nė Kopenhagėn si mėsues i nacionalitetit serb nė qytetin Helsingųr, qė nga viti 1981.

Ky me disa shqiptarė tė tjerė nga Maqedonia, ishte dora e djathtė e ambasadės jugosllave nė Kopenhagė. Ēdo mbledhje qė bėhej nga ambasada jugosllave, ky e pėrfaqėsonte popullin shqiptarė dhe fliste nė emėr tė shqiptarėve ashtu qysh i konvenonte sistemit te atėhershėm, dhe ishte mik i ngushtė i konsullit jugosllav Ljubisha, tė cilin shpesh e ka pritur me lule nė aeroportin e Kopenhagės, e mos te flasim pėr dreka e darka. Pėr shkak tė Halimit, njerėzit s`kanė mundur te shkojnė me vite nė vendlindje, se burgoseshin atje duke u etiketuar si iredentistė, si pėr shembull axha Kasem nga Shipkovica, i cili u dėnua me burg nė Maqedoni,pėr shkak se nuk duroj gėnjeshtrat e Halimit dhe te konsullatės jugosllave nė shoqatėn “BESA”.

Halimi e bojkotoj edhe protestėn e vitit 1989, ku ne u mblodhėm qė tė bėjmė ne grevė urie me qėllim tė solidarizimit me minatorėt e Trepēės, para ambasadės jugosllave. Ky i kėrcėnoi bashkatdhetarėt me fjalėt se mund tė iu marrė pasaportat dhe, si “hi syve”, u tha se po pregadit njė peticion qė do t’ia dėrgojė qeverisė jugosllave nė emėr tė bashkatdhetarėve, kurse kjo ishte njė mashtrim dhe gėnjeshtėr e kulluar. Po i kthehemi vizitės sė tij nė shtėpinė time. Ky Halim Kasami troket nė derėn time dhe mė thotė: Mė fal qė po ju shqetėsoj, por kam dėgjuar se janė disa shokė aktivistė nga Zvicra dhe Gjermania kėtu tek ti! Kam dėshirė qė t’i marr nė shtėpinė time dhe t’ua shtroj njė drekė. Unė ju tregova kėtyre shokėve tė mi qė ishin tek unė, se kush ishte ky faqezi, por kėta thanė se ne kemi dėshirė te kemi punė me kėsi njerėzish.

Pas disa minutave pėrfunduan tek shtėpia e tij. Pasi qė u ulėm, ku isha edhe unė prezent, duke pirė kafe cingėroi telefoni i tij i shtėpisė. Edhe sot mė kujtohet emri i markės dhe ngjyra e telefonit. Ngjyrėn e gjelbėr e kishte dhe marka KTS. Ishte telefon me altoparlant qė dėgjohej nė gjithė dhomėn. Nė atė minutė telefonin e mori bashkėshortja e tij, e cila kur u lajmėrua, u vėrejt se diēka nuk ishte nė rregull. Iu ndėrrua ēehrja dhe i tha tė shoqit: Halim po tė thėrret ne telefon konzulli i ambasadės (dmth. ambasadės jugosllave). Unė nė ato momente isha afėr telefonit dhe e aktivizova telefonin qė tė dėgjojmė tė gjithė se ēka po flitet. Konsulli jugosllav, i cili fliste nė gjuhėn serbe, thotė: Ku je zoti Halim qė po tė lypi sot tėrė ditėn? Kam dėgjuar, kam parė nėpėr qytet afishe, madje edhe afėr mureve tė ambasadės jugosllave, se nesėr, ditė e shtunė, do tė ketė protesta e demonstratave tė irredentistėve e separatistėve shqiptarė! Halimi i thotė: Edhe mua mė kanė ra nė sy, por tash sa erdha nga puna. Konsulli e pyeti a dinė se kush ėshtė duke e organizuar? Ky i thotė nuk kam informacion tash pėr tash se kush janė. Konsulli pastaj e pyet: A mund tė kėtė dorė kėtu ai Rugovci? Faktikisht, fjala ishte pėr mua, kurse ky ia kthen: Nuk di! Nė ora 16:00, i thotė konsulli: Do tė pres ty dhe disa tė tjerė (duke i pėrmendur me emra), nė ambasadėn jugosllave, dhe u pėrshėndetėn.

Aty nė dhomė, pas bisedės mbretėroi heshtja. Prezent ishin Ibrahim Kelmendi, Gjyle Krasniqi, Gafurr Elshani, unė dhe Havzi Sylejmani, miku i Halimit. Pasi qė lėshoi dorezėn e telefonit, Halimi pyeti: Kush e lėshoi “zvuēnikun”? Atėherė Ibrahim Kelmendi i tha: Nuk i thonė “zvuēnik” por altoparlant. Ai me vonė e pyeti se si i thonė zvuēnikut shqip, se kurrė s’e kishte dėgjuar fjalėn altoparlant. Unė u ēova dhe shkova ne shtėpi. Mora aparatin fotografik dhe u fsheha pas murit tė gjallė qė ishte para ambasadės jugosllave, pėr ta pare se kush po vjen. Nė ora 16.05 erdhi njė makinė Opel ngjyrė e portokalltė, pronė e Halimit, ku zbritėn 5 persona, kurse unė e shkrepa aparatin dhe i fotografova te gjithė. Ishte ditė e ftohtė me acar. Ata qėndruan nė ambasadė deri ora 18:00, dhe pastaj kanė dalė. Nė mbrėmje shkuam nė shoqatėn “BESA”, qė tė pimė diēka, ku erdhi Halimi dhe tha: Isha nė ambasadė ku na tėrhoqėn vėrejtjen qė mos tė marrim pjesė nė protesta. Dhe tha se kishte qėndruar nė ambasadė 20 minuta, ēka nuk ishte e vėrtetė.

Tė nesėrmen, ditė e shtunė, filluam protestėn nė qendėr tė Kopenhagės, ku erdhėn e na u bashkuan shumė bashkatdhetarė nga tė gjitha vendet e Europės. Unė isha i veshur me tesha kombėtare, ku edhe i prijsha protestės me flamurin kombėtar nė dorė. Shumė bashkatdhetarė me qėndrim nė Danimarkė, nuk kishin guxim tė tregonin fytyrėn dhe ishin mbėshtjellur me shalle, dhe ndėr ta ishte edhe Halimi pa maskė. Kur e shifshin, u habiteshim tė gjithė pėr pjesėmarrjen e njeriut pa maskė, qė i frikėsonte bashkatdhetarėt dhe largoheshin, sepse ia kishin frikėn, por dikur edhe kėta qė ishin mbuluar, i hoqėn maskat dhe demonstruan pa to. Protesta pėrfundoi me sukses, duke ia dėrguar njė notė proteste ambasadės ruse nė Kopenhagė, qė tė mos e pėrkrahė urrejtjen serbe ndaj shqiptarėve. Dėrguam fletė proteste edhe ambasadės jugosllave, ku unė me njė vajzė tė veshur edhe ajo me tesha kombėtare, i ramė ziles dhe ia dorėzuam konsullit jugosllav, Lubishes. Ia dhashė nė dorė, nė prezencėn e njė polici danez.

Pas asaj kohe u ndėrprenė kontaktet e shpeshta mes meje dhe anėtarėve tė kryesisė sė LPK-sė. Pse? Sepse spiuni, bashkėpunėtori jugosllav, e kishte bėrė ēerdhen nė gjirin e LPK-sė, si nė shtėpinė e vet. Pas njė mbledhje tė pėrgjithshme tė anėtarėve te LPK-sė nė Danimarkė, pa marrė parasysh kundėrshtimet tona, ky, Halim Kasami, ish mėsues i fėmijėve serbė nė Danemarkė, dhe bashkėpunėtor i ngushtė i ambasadės jugosllave, u bė kryetar i LPK-sė!!! Prej kėtij momenti unė indėrpreva tė gjitha aktivitet e mia me LPK-nė. Sepse aty u lidh njė miqėsi e madhe mes tij dhe anėtarėve tė kryesisė sė LPK-sė, respektivisht Ibrahim Kelmendit, Xhavit Halitit, Gafurr Elshanit, Xhemajl Durakut etj. Kur filloi lufta nė Kosovė, Halim Kasami ishte njė nga kryesorėt i cili i mblidhte paratė e fondit “Vendlindja thėrret” dhe mė vonė nė fondin e luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė shqiptarėve nė Maqedoni, ku u morėn njė shumė e madhe parashė nga ky fond. Pas luftės sė shqiptarėve nė Maqedoni, ky klysh titist u emėrua ministėr, nėse nuk gaboj, i Telekomunikacionit tė shtetit maqedon.





You must be logged in to post a comment Login
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni   Dim 27 Déc - 12:27

https://www.facebook.com/aksh.shqiprietnike
xhuli spahiu ne shoqeri me aksh,osman bytyqin,avdi ibrahimin osman shllajfin
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: