AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve   Mer 30 Déc - 22:27

EKSKLUZIVE AUTHOR: BOTA PRESS - 02/05/2015
[size=14]Share [url=http://twitter.com/home?status=Cila+%C3%ABsht%C3%AB+e+fshehta+publike+e+em%C3%ABrimit+t%C3%AB+ministrit+Halil+Bicaj+pas+vrasjes+s%C3%AB+Ahmet+Krasniqit%3F http%3A%2F%2Fbotapress.info%2Fcila-eshte-e-fshehta-publike-e-emerimit-te-ministrit-halil-bicaj-pas-vrasjes-se-ahmet-krasniqit%2F]Twitter[/url] Facebook
[/size]
[size=13] Comments Off on Cila ėshtė e fshehta publike e emėrimit tė ministrit Halil Bicaj pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit?

[size=40]Cila ėshtė e fshehta publike e emėrimit tė ministrit Halil Bicaj pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit?


NGA IDRIZ ZEQIRAJ         Sali Ēekaj dhe oficerė tė lartė ishin nė dijeni tė “puēit” nė FARK  –     Listat e vrasjeve nė xhepat e Zyrapit  
 
     Kryespiuni Fatos Klosi, nė kundėrshtinė e akuzės tė pinjollit tė anėtarit tė familjes tė Presidentit Rugova, Naser Rugova, i cili e akuzon pėr vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit dhe tė veprimtarėve e kudrove ushtarakė institucionalė, hiqej si i pa informuar pėr shumė njerėz dhe ngjarje tė kohės sė luftės. Pra, ai luajti rolin e debilit, por edhe tė denigruesit dhe tė shpifėsit, madje pa doganė fare! Por, nė fakt, ai i di tė gjitha, madje edhe vrasjet, tė paktėn, brenda territorit tė Shqipėrisė londineze, pėrfshi kėtu edhe zhdukjen pa gjurmė tė bashkėfshatarit tim, oficerit Sadri Ramqaj, nga Studenica e Istogut.
 
     Dy Fatosat dhe krerėt e LPK-sė ishin kundėr unifikimit tė faktorit ushtarak, edhepse, ata, qė sot duan tė indentifikohen me “UĒK-nė”, emėrtesė kjo fiktive, qė nuk arriti kurrė tė formėsohet si e tillė, kanė qenė minorė, fare tė pakėt, nė luftė, por tė bollshėm nė rrugė e bulevarde tė Tiranės dhe tė Evropės. Pėr habi, hezitimin, mėdyshjen e disa kuadrove tė FARK-ut, pėr tė mos hyrė nė Kosovė, rastet individuale, veē kundėrshtarėve politikė, edhe ndonjė gazetar, i pėrgjithėson. Nė fakt, FARK-u i kishte grupet e armatosura kudo nėpėr Kosovė, luftėn e tė cilėve e pėrvehtėsonte Radio-Televizioni Shqiptar, pėrkattėsisht, Redaksia pėr Kosovėn, e pushtuar, dhunshėm, nga banda e LPK-sė, sikur kėtė luftė e bėnin njerėzit a tyre, pra tė LPK-sė.  
 
     Fatosat, me vartėsit e tyre dhe hafijet e LPK-sė, ishin kontigjenti besnik i pushtuesit dhe, duke sabotuar luftėn, janė tė denjė pėr veteranė tė Serbisė, por assesi tė Kosovės. 
 
     Tė akuzuarin, me dyshimin e bazuar, Klosi, e pason kuadri i LPK-sė Ibrahim Kelmendi. Ai i ėshtė gėzuar aq shumė pushkatimit tė Ministrit tė Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, sa qė deklaron botėrisht se – po ta di personin qė e vrau Ahmet Krasniqin, do t`ia dhuroja hisen e tokės, qė ma ka lėnė baba-! 
Zotėri Kelmendi, qėllimshėm, e mistifikon si konspiracion, sekret tė madh, emėrimin nga LPK-ja tė ministrit Halil Bicaj, edhepse ky emėrim ėshtė njė e fshehtė publike, pra, qė e dinin oficerėt e FARK-ut, edhepse ata preferonin zėvendės-ministrin Agim Mehmeti.
 
     Isha nė Malėsinė e Gjakovės, kur mėsova, nga njė telefonatė, se kryeministri Bujar Bukoshi ka lakuar emrin e Halil Bicaj pėr ministėr, pas ekzekutimit zyrtar tė Ministrit tė Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, nė qendėr tė metropolit shqiptar – Tiranė. Prapa kėtij akti makabėr e kundrakombėtar qėndrojnė Klosi me shokė dhe krerėt e LPK-sė. Menjėherė i telefoniva kryeministrit Bukoshi, duke i thėnė se ushtaraku Halil Bicaj nuk ėshtė i familjes tė zėshme Tahir Ali Bicaj, i cili, si organizator i rezistencės nacionaliste, pėr mbrojtjen e Rozhajės dhe tė Veriut tė Kosovės, ka vuajtur burgun nė ishullin kroat Golji Otok, sė bashku mė vėllanė Smajl Ali Bicaj.
 
     Oficeri i karrierės, dikur nxėnės i yni nė shkollėn e Vrellės tė Istogut, nuk mė dukej zgjedhje e duhur, sepse ishin kohė tė vėshtira dhe dyshoja se ai nuk mund ta pėrballojė presionin, deri nė terror, tė Tiranės zyrtare dhe tė LPK-sė staliniste. Fatosat me shokė dhe hafijet brenda LPK-sė, kishin filluar tė godisnin nė pusira dhe errėsirė, qysh njė vit mė parė, me vrasjen e Ali Ukaj, mė 1997 nė Tiranė.
 
     Kryeministri Bukoshi m`u pėrgjigj se kuadri ushtarak Halil Bicaj ėshtė shquar nė artin luftarak tė Kėmbėsorisė nė luftėn e Bosnjės. Arsyetimi i Bukoshit nuk mė bindi, jo pse dyshoja nė aftėsitė ushtarake tė oficėrit Bicaj, por, pėr rrethanat e Kosovės, infiltrimi i Serbisė nė kupolėn shtetėrore tė Shqipėrisė dhe nė LPK-e, kėrkonte njė ministėr trim dhe mospėrfillės ndaj sabotatorėve tė luftės. Pėr tė mėsuar tė vėrtetėn e kėtij emėrimi, qė pritej tė bėhej, bėra disa telefonata nė Zvicėr. Pėrgjigja ishte e menjėhershme dhe krejt e saktė: “Vėllai i Halil Bicaj flirton me LPK-nė dhe kjo pėrzgjedhje ėshtė e Lėvizjes”.
 
 
       Sali Ēekaj dhe oficerė tė lartė ishin nė dijeni tė “puēit” nė FARK
 
 
      Kontaktova me Sali Ēekaj dhe e informova pėr rastin dhe disa penetrime, depėrtime qė pritėn tė bėhen nė mesin tonė, nė Viēidoll dhe Papaj tė Tropojės. Saliu ndjehej i shqetėsuar, sepse shtohej droja dhe nevoja pėr ta ruajtur shpinėn. Me Sali Ēekaj kishim bashkėpunuar, gjatė kohė, duke qenė tė dy anėtarė tė Kryesisė tė Degės tė LDK-sė nė Gjermani. Ne bisedonim me atė dhe shokėt tjerė, pėr pengesat dhe sabotimin qė i bėnin aktivistėt e LPK-sė aksionit fillestar, mė 1991: “Ta ndihmojmė Kosovėn pėr vetėmbrojtje”, ku isha nė komisionin prej 5 (pesė) vetesh pėr Gjermani. Pastaj, pėr njė kohė, punova nė Gjenevė, Zvicėr, nė Ministrinė e Informacionit, tė cilėn e udhėhiqte, me kompetencė e profesionalizėm, ish i burgosuri politik Xhafer Shatri. Edhe atje banda e LPK-sė sabotonte kudo dhe nuk paguante asnjė qindarkė pėr Kosovėn. Pra, pėr Sali Ēekaj dhe FARK-istėt tjerė, lėvizakėt sabotatorė, ishin “karta tė djegura”. Po tė ecej me mendėsinė e krerėve hafije tė LPK-sė, Kosova ishte dorėzuar pa e pritur fare luftėn.
 
      Zotėri Ibrahim Kelmendi me kot ngatėrron emra, madje me dashje, pėr logjistikėn e luftės. FARK-u ka pasur shefe tė logjistikės ushtarakėn trime, tek e cila ishte gėrshetuar harmonishėm trimėria, bukuria dhe zgjuarėsia – Sabahate Tolaj, e cila, duke qenė hetuese pranė Policisė tė UNMIK-ut, u ekzekutua nga banda politike e Dukagjinit, se bashku me kolegun Isuf Haklaj, sepse dinin shumė pėr krerėt e kėsaj bande dhe sekretet duhet t`i mirrnin nė varr. Pėrgjatė gjithė luftės, jam angazhuar nė Emergjencėn e kėsaj lufte, me katėr kamionė tė tonazhit tė madh, sė bashku me 18 punėtorė, pėrfshi kėtu edhe nipėrit, nė kuadrin e Firmės “Etniku”, Fabrikė e Miellit, me qendėr nė Mamurras, Kurbin, duke bartur bazėn materiale dhe armatimin, me destinim Malėsinė e Gjakovės dhe tė Prizrenit. Bilanci i borxhit tim, nė mbarim tė luftės, kap shifrėn e 200 mijė markave gjermane, borxh ky qė vazhdoj ra shlyej edhe tani pas 16 viteve tė Kosovės sė lirė.
 
     Shef i Logjistikės nga LPK-ja ka qenė Ilir Konushevci, i cili ishte pėr bashkimin e faktorit ushtarak. Pėrkundėr urdhėrit tė “shtabistėve” tė kuq, me seli nė Bllokun e zi tė Tiranės, ai, simbolikisht, po dėrgonte njė kamionė me armė pėr Tropojė. Kamioni shoqėrohej nga dy oficerė tė SHIK-ut tė Klosit, ndėrsa nė veturė ishin Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala. Nė rrugėn ndėrmjet Qafė Malit dhe Fierzės, u ndaluan, nga persona tė maskuar, i nxorėn nga makina pėr ekzekutim. Dr. Mala u lut ta vrisnin atė, por jo edhe Ilirin dhe e mbuloi trupin e tij. Kallashi e bėri shoshė trupin e doktorit, ndėrsa trupin e Ilir Konushevcit e kishin pėrshkuar vetėm 16 plumba. Disa mijėra marka u gjetėn nė xhepin e Ilirit, tė cilat vrasėsit nuk ia morėn. Gjithēka ndodhi nė prezencėn e oficėrve tė SHIK-ut, tė cilėt kishin pėr detyrė tė siguronin udhėtimin pėr Tropojė. Ata nuk provuan tė bėnin asnjė rezistencė ndaj personave tė pritės dhe u  kthyen, qetas, nė Tiranė, sė bashku me kamionin me armė!
 
     Zotėri Ibrahim Kelmendi thotė se “FARK-u ka qenė servis i UĒK-sė”! Ky ėshtė njė trillim absurd dhe mjegullnajė e qėllimshme, nė pėrēapje pėr ta falsifikuasr historinė mė tė re tė Kosovės. E vėrteta ėshtė se FARK-u dhe “UĒK-ja” e LPK-sė, nuk kanė asnjė lidhje dhe asgjė tė pėrbashkėt. Shpjegimin do ta bėjmė njė herė tjetėr. Por, qėllimi ishte i kundėrt. FARK-u luftonte pėr ēlirim dhe shtet, ndėrsa “UĒK-ja” e LPK-sė luftonte, kundėr FARK-ut, pėr pushtet.
 
      Forcat e Armatosura tė Republikės tė Kosovės (FARK), kanė qenė numerike, nė masėn 95 deri nė 98 % tė luftėtarėve pjesėmarrės nė luftėn e Kosovės. Ndėrsa “UĒK-ja” e SHIK-ut ka pasur disa grupe tė vogla, me numrin e pėrgjithshėm tė angazhimit nė “luftė”, nga 2 deri deri nė 5 % dhe, kėta jo nė luftė kundėr pushtuesit, por nė hapjen e burgjeve, dihet, me porosi tė Serbisė, pėr tė torturuar e vrarė, fillimisht, vetėm veprimtarėt dhe ushtarėt e Ibrahim Rugovės, mė vonė edhe kuadrot e LPK-sė, nė mes tyre edhe Ismet Jashari – Kumanova, Behaudin Hallaēi dhe tė tjerė. 
 
      Pa lejen, aprovimin, miratimin e Serbisė, nuk mund tė qėndronte, qoftė edhe njė ditė, asnjė burg nė Kosovė. Ėshtė gėnjeshtėr, rrenė e kulluar, tė flitet pėr zona tė lira gjatė luftės nė Kosovė. Me ēka do t`i mbronte Kosova zonat e lira?! A kishte avion, a kishte kundraajror? Jo. Atėherė, si?  Kėtė e dėshmon Malisheva nė pritje tė pashaportave tė Kosovės nga Jakupi! Pėrgjakja e Malishevės dhe e Rahovecit, ėshtė pėrgjegjėsi direkte e krerėve hafije tė LPK-sė. 
 
      Rrjedhojė e kėtyre burgjeve dhe vrasjeve, tė projektuara dhe tė rekomanduara nga Serbia, sot, po formohet Gjykata Speciale. Nga ky kontigjent, pra, prej 2 deri nė 5 %, aq sa kishte “ushtarė” Lėvizja, individė dhe mini-grupe, u shkėputėn nga organizimi i “shtabistėve” dhe luftuan me guxim kundėr forcave policore tė pushtuesit. Ata, nė disa raste, u dėnoncuan dhe ranė nė pritė tė armikut, u vranė. Shembull: Fehmi Lladrovci akuzoi kolegėt e Lėvizjes, pse mrizojnė nėn hijet e mimozave dhe tė pishave tė Bllokut nė Tiranė, kėrkojnė poste komandimi me telefon dhe nuk vijnė pėr tė luftuar nė Kosovė. Dėshmi e vetmisė sė Fehmiut ishte se kur po vritej, ai ishte vetėm me nusen e tij, Xhevėn dhe njė femėr tjetėr, ndoshta e rastėsishme, nė ikje e sipėr, pėr tė shpėtuar, andaj edhe nuk ėshtė pėrmendur kurrė emri i saj.
 
 
           Listat e vrasjeve nė xhepat e Zyrapit  
 
     Listaxhiu Bislim Zyrapi, pėr LPK-nė Drejtor i Drejtorisė Operative tė Shtabit tė “UĒK-sė”, pėr LDK-nė dhe FARK-un, gjatė luftės pėrfaqėsonte njeriun e krimit, qė barte nė xhepa listat e vdekjes. Ai u zbulua me listat e emėrore tė krerėve dhe tė veprimtarėve tė LDK-sė, pėr likuidim fizik, duke filluar nga kryetari Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Tahir Zemaj, Sabri Hamiti dhe tė tjerė. Pjerėrisht, kjo listė u realizua gjatė dhe sidomos pas luftės. Rikujtoni shifrat e agjentit tė SHIK-ut tė penduar Nazim Bllaca: 456 kuadro dhe aktivistė tė LDK-sė tė vrarė nė muajt e parė tė Qeverisė tė Pėrkohshme tė Hashim Thaēit dhe 600 tė tjerė tė ekzekutuar nė muajt pasues. Gjykatat dhe Kanuni do tė kenė shumė punė, pėr ta vėnė nė vend nderin dhe drejtėsinė, pėr 1.800 viktimat e pafajshme shqiptare, tė ekzekutuar, nė bashkėpunim dhe koordinim nga SHIK-u shqiptar, ekspertėt e tė cilit, pas luftės, u vendosen nė Hotel “Grand” dhe Hotel “Theranda”, pėr t`i pėrgaditur kriminelėt e Kadri Veselit me shokė, pėr ta marrė pushtetin. 
 
      I zgjyrosuri Ali Ahmeti, i cili mburret se ai me ty, zotėri Ibrahim Kelmendi, emėruat ministėr tė mbrojtjes ushtarakun Halil Bicaj, duhet t`i pėrgjigjet pyetjeve, shokuese dhe shumė domėthėnėse, tė Murat Jasharit, i cili e akuzon pėr njė seri vrasjesh tė kuadrove tė luftės nė Iliridė. Hyrje – daljet e shpeshta, gjatė luftės, nė Kosovė, si nė “bahēe tė babės” tė Ali “skitalicės”, shtojnė dyshimin pėr akuzat e bėra nga kuadrot partiakė nė Iliridė dhe publikimet qė kanė rrjedhur nga UDB-ja.
 
    I famshmi “puē” i juaj, brenda FARK-ut institucionalė, ka qenė njė e fshehtė publike. Tė paktėn, unė, Sali Ēekaj dhe disa oficerė tė lartė tė FARK-ut, jemi vėnė nė dijeni tė “puē-it” tuaj, ende pa hyrė nė Shtabin e FARK-ut ministri Halil Bicaj. Ministri nė fjalė, ėshtė njeri i mirė,”babaxhan”, siē thotė populli, pėr tipa tė tillė, dhe ka pasur sjellje, relativisht, korrekte, sepse e dinte nga ka ardhur, kush e solli “pėshqesh” pėr FARK-un. Dhe, dua tė besoj se nuk ka munguar vullneti i mirė i tij. Me gjithė presionin e ushtruar nga banda e LPK-sė dhe SHIK-u i Klosit, ai ka manevruar, pėr t`u mos u pėrzier shumė nė drejtimin e luftės nga oficerėt e karrierės, me njė pėrgaditje solide e supreme, tė Forcave tė Armatosura tė Republikės tė Kosovės (FARK). 
 
     Pėr ministrin Bicaj ka qenė njė fat i madh, qė ka pasur gjithnjė pranė bashkėfshatarin e tij Ramė Maraj. Ai ka jetuar, afėr njė dekadė, nė Tiranė, i ikur nė fillim-vitet `90-a, kur Dr. Rugova bėri provėn e parė pėr ta krijuar Ministrinė e Mbrojtjes dhe Shėrbimin Informativ tė Kosovės. Ai i njihte njerėzit e Klosit dhe tė Kadri Veselit, lėpėkeistėt me bagazhin e madh tė pisllėqeve tė tyre nė Mėrgatė dhe nė Shqipėri. Jam i bindur se ai ka devalvuar shantazhet dhe nxitjen, qė kuadrot e Klosit dhe tė LPK-sė, kanė bėrė ndaj Ministrit Halil Bicaj, pėr tė ndėrhyrė mė shumė nė punėt e Farkut. Kuadro i FARK-ut nė Koshare ishte edhe vėllai i madh i Ramės, Milazim Maraj. Ai ka qenė njeri i zanatit pėrkatės, me aftėsi komunikuese e kompromisi, nė ato rrethana supėrspecifike, kur jeta e njeriut kushtonte vetėm 33 qindarka, njė plumb!
 
     Pėrjashto 60 ushtarėt qė na solli Lėvizja, tė kapluar nga morrat, tė lodhur dhe tė rraskapitur nga uria, tė provokuar nga horrat e Lėvizjes, tė trajtuar si mos mė keq, ne i pranuam dhe i trajtuam si bijtė, si vėllezėrit tanė, duke i veshur, ushqyer, ushtruar dhe pėrgaditur pėr luftė, ashtu siē dinte i papėrsėritshmi Sali Ēekaj. Tė tjerėt, disa kokėrra “oficerėsh”, njėri prej tyre, u kap “me pelė pėr dore”, anėtar i njė bande kriminale tė Tropojės, kur, pas grabitjes tė dy kamionave me armė, provuan edhe kamionin e tretė. Por, Hasan Rexhaj, nga Cėrca e Istogut, absolvent i Universitetit tė Tiranės, pastaj ushtar i Kosharės, duke qenė i vetėm nė timon, drejtim tė kamionit, ēau pritėn, me tė shtėna kallashi, duke preferuar mė parė vdekjen, se sa dorėzimin, poshtėrimin. Kėta “oficerė”, dhuratė e LPK-sė, qė nuk kishin mbaruar as shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, nė ish-Jugosllavi, tani “gjeneralė” tė Kosovės, janė parė me dyshim. Andaj edhe vrasjet e dy heronjve: Sali Ēekaj, Agim Ramadani, por edhe ushtarė tė tjerė, ende janė enigmatike dhe tė pa qarta se nga kush janė goditur?!
 
     Lufta e Kosovės, mė sakt, masakra e Kosovės, meqė bilanci i viktimave ėshtė tmerrėsisht i shpėrputhshėm: 13.500 shqiptarė tė vrarė dhe vetėm pak qindra serbė, qė kurrė nuk arrijnė shifrėn 1.000 (njė mijė), nuk ka pse tė mistifikohet dhe as tė falsifikohet. Hafijet e LPK-sė, nė sabotimin e luftės, sė bashku me SHIK-un e Klosit, nė shėrbim tė Serbisė, me qėllim tė krijimit tė boshtit sllavo-orthodokso-komunist: Moskė-Athinė-Beograd-Tiranė, i kemi njohur “si paren e kuqe” dhe tė gjitha “konspiracionet” e “puēet”, nuk kanė qenė mė shumė se sa njė e fshehtė publike, “kanė rėnė nė ujė”. 
 
     “Rolin” e pa luajtur, luftėn e pa bėrė dje, banda e LPK-sė, e pushtetuar nė partinė-bandė PDK-e, sot, varrėmihėse e Kosovės, po mundohet ta kompensojė me falsifikim e historisė. Mjafton tė lexohet se si trajtohet, nė dokumentacionin e “SHP tė UĒK-sė”, organizimi i thyerjes sė kufirit. Krejt pacipėrisht, i gjithė aksioni i dedikohet kėtij biēim “shtabi”, edhepse dihet, mirėfilli, se nuk ka pasur asnjė qasje dhe asnjė meritė nuk i takon atij. Pėrkundrazi, janė pėrpjekur ta sabotojnė. Kufiri ėshtė thyer, ekskluzivisht, me forcat vetanake tė oficerėve institucionalė dhe tė ushtarėve luftarakė tė tyre. Andaj, kujdes, mos falsifikoni historinė, si babai i juaj Enveri!

Posted by: [size=15]Bota Press[/size]
View more posts[/size][/size]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: