AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Djemt e Ismail Qemailit ,ja deboi nga shqiperia Enver Hoxha

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Djemt e Ismail Qemailit ,ja deboi nga shqiperia Enver Hoxha   Jeu 7 Jan - 13:37

Rock Politike 

[size=32]Si e dėboi Enver Hoxha, tė gjithė familjen e Ismail Qemalit jashtė Shqipėrisė[/size]

 January 5, 2016 opozita.com 424 Views  0 Comment
Mė 1947 i biri i Ismail Qemali i tha Enver Hoxhės: Hiqe nga zyra portretin e tim eti.
Nė foto: QAZIM BEJ VLORA nė mes tė Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės, nė kohėn kur ishte kėshilltar i tė atit.
Qazim Bej Vlorės i refuzohet mundėsia e jetesės nė Shqipėri Enver Hoxha i ndėrpret pensionin patriotik Por edhe pėr Qazim BejVlorėn, fėmija i pestė i Ismail Qemalit, pavarėsisht tė kaluarės sė tij personale, ku pėrveē faktit qė ishte i biri dhe kėshilltari i Ismail Qemalit, mbartte dhe njė veprimtari tė jashtėzakonshme nė shėrbim tė atdheut tė tij, ashtu si tė vėllait qė i ishte futur nė burgun e Tiranės me akuzė tepėr banale, i ishte rezervuar njė shuplakė e llahtarshme. Pikėrisht atij do t’i refuzohej mundėsia e jetesės nė Shqipėri.
Kjo, sipas autoriteteve komuniste tė porsaardhura nė pushtet, mund tė arrihej fare thjeshtė, jo duke e shpallur publikisht dhe zyrtarisht “NON GRATA”, por ashtu siē u veprua nė tė vėrtetė, qė, nė mėnyrėn mė arbitrare ndaj tij u krye veprimi mė monstruoz qė mund tė mendohet. Iu ndėrpre pensioni simbolik patriotik, qė i ishte akorduar qė nga qeveria e Lushnjės e drejtuar nga Sulejman Delvina. Atė pension tė cilin i biri i Ismail Qemalit e kishte tė vetmin mundėsi jetese nuk kishin guxuar t’ia ndėrprisnin as qeveritė e kohės sė luftės tė cilėsuara “kuislinge”, pavarėsisht se shtėpia e tij e ndodhur afėr burgut fashist ku u vra nėna heroike Mine Peza, ishte kthyer nė njė bazė tepėr aktive e lėvizjes ēlirimtare”.
“Tė gjitha qeveritė e mėparshme shqiptare, – thotė nipi i tė bijės sė Ismail Qemalit, Orhan Zershati, – e kanė njohur statusin e tij si djali mė aktiv i Ismail Qemalit dhe i kishin akorduar njė pension tė mirė, po mbas ēlirimit ky pension iu hoq”.
Njė fakt tė tillė tė ndėrprerjes sė pensionit e konfirmon edhe Qemal Vlora, nipi i Qamil Vlorės, djalit tė vogėl tė Ismail Qemalit, i cili deklaron, “Qazimi, siē thashė pak mė parė, pėrfundoi nė Strugė, pėr faktin se kėtu i hoqėn ēdo mundėsi jetese sa erdhi nė pushtet qeveria komuniste e Enver Hoxhės, pension qė i jepej si fėmija i njė patrioti tė madh tė Shqipėrisė”.
etonte mes skamjes dhe urisė nė zemėr tė kryeqytetit – I ishte mohuar gjithė aktiviteti patriotik

Askush nga Tirana Zyrtare nuk e pėrfillte mė tė birin e Ismail Qemalit, tė cilin i ati e kishte pasur nė krahun e tij tė djathtė.
Ndėrsa Ismail Qemali ishte kthyer nė simbol pėr gjithė shqiptarėt nė mbarė botėn, Qazim Vlora nė qendėr tė kryeqytetit, ashtu si vėllai dhe dy motrat, jetonte mes skamjes dhe urisė. Meditimi tashmė i ishte kthyer nė natyrė tė dytė. I kishin mohuar gjithēka. I kishin mohuar deri dhe aktivitetin e luftės nacional ēlirimtare ku gjithė familjen e kishte angazhuar kundėr pushtuesve nazifashistė tė cilėt dikur i kishin helmuar tė atin vetėm se luftonte pėr mėvetėsinė e kombit tė tij shqiptar. Revolta shpirtėrore pėr kėtė shpėrblim nga bashkėkombėsit e vet po e brente pamėshirshmėrisht. Por ēfarė thotė pėr kėtė pėr njerkun e tij, pra vetė djali i bashkėshortes sė Qazim Bej Vlorės, Edip Ohri. “Ai ishte shumė i pakėnaqur dhe tmerrėsisht i revoltuar – dėshmon Edip Ohri – duke thėnė qė unė qė kam kontribuar kaq shumė pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė sė bashku me babėn tim ndėrkohė qė mora pjesė aktivisht nė luftėn antifashiste aq sa edhe shtėpinė e kthyem njė bazė tė fuqishme tė luftės kundėr pushtuesit tė mė bėjnė kėtė skandal dhe tė mė sjellin kėto vuajtje qė nuk i meritoj. Sepse nė tė vėrtetė shtėpia jonė gjatė gjithė viteve tė luftės ka qenė njė bazė e rėndėsishme e saj duke bėrė qė nė tė tė strehoheshin ilegalė tė rėndėsishėm si Ramize Gjebrea, Kristo Themelko, Nako Spiru e shumė e shumė tė tjerė.
Pra ideja dhe revolta e tij e papėrmbajtshme ishte te mendimi qė analizonte duke thėnė qė unė qė kontribuova familjarisht pėr ēlirimin e Shqipėrisė, ndėrkohė qė Enver Hoxha nuk mi njeh kėto merita dhe nuk mė jep atė qė mė takon si gjithė tė tjerėt, pensionin pėr tė jetuar.

Ka qenė me tė atin nė Peruxha kur u pėrdor helmi nė ushqimin e tyre
Edhe Qazim Bej Vlora mori dozėn e helmit, por falė moshės sė re arriti tė mbijetojė

Pas gjithė kėtyre Qazim Bej Vlorės nuk i kishte ngelur as njė mundėsi pėr tė siguruar jetesėn. E vetmja, mundėsi pėr tė dhe familjen kishte qenė ai pensioni simbolik, tė cilin tashmė ja kishin refuzuar. Kjo pėr faktin se mosha e tij disi e thyer dhe gjendja e rėndė shėndetėsore pėr pasojat qė kishte prej helmimit qė kishte pėsuar bashkė me tė atin nė Peruxha tė Italisė ku arriti tė mbijetojė vetėm falė moshės sė re, e bėnin tė pamundur punėsimin e tij.
“Qazim Beu mė ka shpjeguar personalisht – tregon nė vijim tė dėshmisė sė tij pėr njerkun e vetė Edip Ohri – qė nė momentin kur ėshtė helmuar babai i tij, ishte nė Peruxha tė Italisė. Sa e mori ushqimin ėshtė helmuar dhe momentalisht ėshtė rrėzuar, menjėherė shkumėzoi dhe situata kaloi nė njė gjendje tė tillė qė ishte e kotė ndihma. Nė pak ēaste ai gjeti vdekjen. Por nė atė moment ėshtė helmuar dhe i biri i tij, Qazim Bej Vlora, i cili nuk i ndahej nė as njė ēast tė atit dhe qė mė vonė do tė bėhej njerku im, pasi do na vdiste babai dhe do na linte nė mjerim gjė qė na u gjend dora e Qazimit qė do na rriste me edukatė dhe pėrkushtim tė veēantė. Dhe Qazim Beu ka vuajtur gjatė gjithė jetės sė tij nga ai helmim i rėndė. Kishte shumė probleme me stomakun gjė qė ia dilte vetėm duke mbajtur njė peris shumė tė fuqishėm, pra njė dietė shumė tė fuqishme pėr arsye tė helmimit qė pati sė bashku me babėn e tij”.
Njė dėshmi tė tillė pėr punėn e helmimit e vijon edhe vetė Orhan Zarshati, qė ėshtė nip i Ylvies, vajzės sė vogėl tė Ismail Qemalit. Ai thotė: Qazim Bej Vlora, nė momentin e helmimit tė tė atit u helmua gjithashtu edhe ai. Pra u helmuan tė dy. Por ai e kaloi. Falė moshės sė re, e mposhti. Ndėrsa Ismail Qemali si i moshuar qė ishte nuk mundi ta duronte dot efektin e helmit, ndėrsa Qazimi ishte i ri, mė i fuqishėm prandaj dhe e duroi dhe e kaloi atė me shumė rrezik. Pra shpėtoi pėr fatin tonė tė mirė. Kėtė fakt tė atij momenti tragjik unė e di direkt nga babai im qė ja ka treguar personalisht nga daiu i tij Qazim Bej Vlora.

Nėn irritimin revoltues takoi me insistim kryeministrin Enver Hoxha
Pas situatės sė krijuar nė familjen e Qazim Bej Vlorės ku nuk kishte si tė jetonte dhe me se tė jetonte aq mė shumė qė ai nga helmimi qė kishte pėsuar as mund tė bėnte dot as njė lloj pune vendosi tė shkonte te kryeministri Enver Hoxha. Ai me mendimin e tij ishte i vendosur se nuk mund tė lejonte njė pėrdhosje tė kėtillė. Duhej kėrkuar mundėsia dhe e drejta pėr tė jetuar nė vendin e tij. I ati kur kishte mbyllur sytė nėn shkumėzimin e verdhė tė helmit tė rėndė i kishte pėshpėritur “Nuk ju lash dot pasuri, por ju lash pasurin mė tė madhe Shqipėrinė. Shqipėria……, Shqi….”.
Edhe atė moment tepėr interesant pėr tė birin e Ismail Qemalit ku pas takimit me Enver Hoxhėn do tė protestonte duke braktisur pėrfundimisht Shqipėrinė pėr tė cilėn ishin robtuar familjarisht njė jetė tė tėrė vetė Edip Ohri tregon:
Njerku im si mendoi gjatė nė shtėpi dhe e bloi me vete gjendjen qė i kishin faturuar pushtetarėt e rinj komunistė pastaj shpėrtheu nė mėnyrė tė menjėhershme duke thėnė se do tė takonte patjetėr kryeministrin. Pas kėsaj kėrkoi me ngulm qė tė takohej mė Enver Hoxhėn si kryeministėr, edhe u paraqit nė zyrėn e kėrkesave pėr ta takuar. Nė kėrkesėn e parė qė bėri pėr tu takuar me Enver Hoxhėn si i biri i Ismail Qemalit, Enver Hoxha nuk e pranoi. Tha me siguri qė ky ka ardhur pėr tė kėrkuar pensionin duke iu drejtuar adjutantit tė tij, i thuaj qė nuk jam. Unė kėtė e kam marrė vesh nga shoku im me tė cilin ishim edhe oficerė bashkė dhe qė quhej Moisi Elezi. Ai nė atė kohė ishte edhe adjutant i Enver Hoxhės. Ai pa e ditur qė unė e kisha pasur njerk tė birin e Ismail Qemalit shumė vite mė vonė kur isha komandant i aviacionit shqiptar mė tregoi pėr ditėt kur njerku im, pra i biri i Ismail Qemalit kėrkonte takim me Enver Hoxhėn dhe Enver Hoxha nuk i kthente pėrgjigje pohuese. Enver Hoxha i tha Moisiut qė i thuaj qė nuk jam kėtu. Ndėrkohė qė mė mbrapa qė siē ju thashė qė unė isha bashkė me Moisiun nė kursin e Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe ai e kujtonte si diēka tė veēantė ngjarjen. Ai e fillonte bisedėn mes hollėsive tė pėrditshme, por qė atė rast e kujtonte me mburrje duke pėrmendur disa hollėsira qė ja e kam njohur djalin e Ismail Qemalit dhe e kam njohur nė kėto rrethana. Por gjithnjė pa e ditur se ēfarė e kisha unė Qazim Beun. Nga ai mėsova gjithēka se tregonte fill e pėr pe gjithė historinė prandaj edhe jam shumė i qartė se ēfarė ndodhte nė zyrėn e Enver Hoxhės kur Qazimi kėrkonte takim. Herėn e parė nuk e priti Enver Hoxha, pastaj herėn e dytė djali i Ismail Qemalit kėrkoi me ngulm qė tė takohet. Mė nė fund kur Enver Hoxha pa ngulmimin e tij tha “Le tė vijė”.
Por edhe Qemal Vlora, nipi i Qamil Vlorės, djalit tė vogėl tė Ismail Qemalit pėr kėtė moment tė takimit tė Qazim Bej Vlorės tregon: Po, e kam dėgjuar edhe kėtė fakt qė xhaxhai i tim eti, Qazimi, i ndėrpritet pensioni pas viteve ’45, dhe Qazimi arrin ta takojė, i ka shpjeguar dhe i ka kėrkuar se pėrse ishte bėrė njė padrejtėsi e tillė ndaj tij kur ishin tė detyruar t’ia jepnin pensionin.
Po ashtu edhe Orhan Zarshati, Nip i Ylvies, vajzės sė vogėl tė Ismail Qemalit dėshmon: Po, mbas ēlirimit ai, mesa di unė, ka kėrkuar tė takohet me Enver Hoxhėn edhe ėshtė takuar edhe mė vonė duke i thėnė dhe duke i shpjeguar atij qė kam marrė pension patriotik gjatė gjithė qeverive shqiptare tė mėparshme dhe sė fundmi i ka kėrkuar qė t’i rikthehet si njė e drejtė shumė e ligjshme qė i takonte si pėr meritat e tė atit ashtu dhe pėr kontributin e tij, por ishte e kotė kundėrshtimi dhe reagimi i Enver Hoxhės dukej se kishte formėn e pandryshueshme.
E ndėrsa nė lidhje me momentin e bisedės sė tij me Enver Hoxhėn Edip Ohri, djali i bashkėshortes sė Qazim Bej Vlorės shton atė ēka ai e dėgjoi nga vetė goja e njerkut tė tillė si u kthye nga zyra e Enver Hoxhės. Ai tregon: Qazim Bej Vlora si shkoi te Enver Hoxha, ne prisnim nė shtėpi me padurim se ēfarė do tė arrinte se prej tij prisnim tė jetonim se situatėn e kishim tepėr tė rėnduar. Ai hyri nė zyrėn e Enverit dhe i tha “Shoku Komandant, jam i biri i Ismail Qemalit. Deri tashmė unė kam marrė njė pension patriotik i cili nuk ėshtė ndėrprerė gjatė gjithė kohės qė nga Qeveria e Lushnjės. Por tani ēuditėrisht mė ėshtė ndėrprerė. Ju lutem shumė, unė kam njė familje qė ka marrė pjesė aktivisht nė lėvizjen antifashiste nacionalēlirimtare, kam marrė dhe unė pjesė. Shtėpia ime ka qenė bazė e luftės. Kam kontribuar edhe unė aq sa kam mundur. Por pėrveē kėsaj, jam edhe i biri i Ismail Qemalit. Tė ardhura tė tjera nuk kam. Me punė nuk jam i punėsuar. Ju lutemi shumė tė mė rilidhet pensioni qė u ndėrpre. Por pėrgjigja e Enverit ka qenė taksative dhe e prerė duke i thėnė “Nuk ju takon pensioni”. “Por unė jam, – i tha ai, – djali i Ismail Qemali!?”. “Kushdo qė tė jesh, – ia ktheu Enver Hoxha, – nuk tė takon”.

Qazim Bej Vlora i drejtohet Enver Hoxhės: Hiqe portretin e babait tim, Ismail Qemalit, nga zyra juaj
Por edhe te zyra e Kryetarit tė Qeverisė, Enver Hoxha ku kishte shkuar tė kėrkonte tė ruante dinjitetin e tė atit tė tij portreti i tė cilit sundonte sfondin kryesor tė Zyrės nuk gjeti as shpresė dhe as respekt, por veē refuzim absolut pėr tė rimarrė pensionin. Ajo bisedė e parė dhe e fundit me kryeministrin e vendit tė tij nė orėt e fundit tė qėndrimit nė Shqipėri u mbyll me njė shpėrthim tė jashtė natyrės sė tij me thirrje urdhėruese ndaj Enver Hoxhės i cili nuk meritonte tė mbante portretin e tė atit nė zyrė.
Pikėrisht pėr kėtė moment tė pabesueshėm tė historisė sė Shqipėrisė Komuniste ku i biri dhe bashkėpunėtori njėkohėsisht i Ismail Qemalit i ka kėrkuar Enver Hoxhės tė heqė portretin e tė atit nga zyra e vetė e dėshmojnė pasardhėsit e tij tė cilėt e kanė tė konfirmuar absolutisht. Kėshtu Edip Ohri e mėsoi nė atė ēast kur ai u kthye nė shtėpi nga zyra e Enverit dhe vendosi tė braktisė Shqipėrinė nė mėnyrėn mė tė revoltuar ndėrsa Qemal Vlora, nipi i Qamil Vlorės, djali i vogėl i Ismail Qemalit ka mėsuar nga babai i tij pėr atė situatė tė xhaxhait tė vet. Konkretisht, EDIP OHRI qė siē e pėrmendėm jo rastėsisht gjatė gjithė prononcimeve tė tij qė ėshtė pikėrisht djali i bashkėshortes sė Qazim Bej Vlorės tregon: Kur njerku im Qazim Bej Vlora mori mohimin e padiskutueshėm nga Enver Hoxha i tha atij. Atėherė ky i nervozuar i tha: Zoti Kryeministėr kėtė fotografinė e babait tim qė e mban nė zyrėn tėnde nuk e meritoni ta mbani juve. Hiqeni pėrderisa ju nuk ndihmoni nė momente kaq tė vėshtira fėmijėt e tij! Paskėtaj erdhi menjėherė nė shtėpi i revoltuar dhe i tha nėnės sime “Bėju gati se do tė ikim menjėherė nga Shqipėria”.
Po e njėjta dėshmi vjen edhe Qemal Vlora, nipi i Qamil Vlorės, djali i vogėl i Ismail Qemalit kur tregon: Siē mė ka treguar im atė pėr xhaxhain e tij, kur Qazimi ndėrsa ishte para Enver Hoxhės nė zyrėn e kėtij tė fundit dhe pa se Enver Hoxha nuk kishte ndėrmend t’ia plotėsonte kėrkesėn pėr pensionin dhe si u bind qė ai ishte koshient pėr heqjen e tij, i thotė qė “fotografinė e tim eti atėherė s’ke tė drejtė ta mbash atje, sepse njė njeri qė nuk respekton fėmijėn detyrimisht nuk ke respekt as pėr tė atin”. Fakt shumė i trishtė ky.

http://opozita.com/2016/01/si-e-deboi-enver-hoxha-te-gjithe-familjen-e-ismail-qemalit-jashte-shqiperise/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Djemt e Ismail Qemailit ,ja deboi nga shqiperia Enver Hoxha
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: